Ne kujtim te poetes, artistes se ndjere Xhesika Mulliqi/
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/Ndonese ende nuk i ka mbushur tre vjet nga ndarja e jetes se saj,poetesha dhe aktorja e Komunitetit shqiptaro- amerikan,Xhesika Mulliqi,e njohur me nofken” Jessica” ka lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike ne fushen e poezise,publicistikes,si dhe nje karriere solide aktoreske.Ajo tashme pas jetes ka lene te botuara ne gjuhen shqipe permbledhjen poetike” Qyteti i Engjejve” si dhe romenet ne gjuhen angleze ” Two for Two” dhe ” The Last Kiss in Paris”.Vellimi poetik ” Qyteti i Engjejve ” i botuar vite me pare ne Prishtine eshte nje mesazh poetik i ndertuar ne kater cikle letrare dhe mbart ne vete nje mesazh karakteristik dhe refleksiv per jeten e mergimtareve.Vetem nje shpirt poetik do te mund te percjelli aq fuqishem nepermes vargjeve poetike tek lexuesit jeten e mergimtareve shqiptare ne Ameriken e larget dhe veshtiresite e tyre ne token e huaj.Poezia e poeteshes se ndjere,Xhesika Mulliqit eshte refleks i peripetive jetesore te saj,e cila i kaloi per shume vite ne mergim ne SHBA,por njekohesisht ajo ishte e lidhur perjetesisht me fatin e popullit te saj ne Kosove.Sikurse nje plejade e tere te shkrimtareve tane qe i kishin shkruar per vite me radhe mergimit
dhe jetes mergimtare edhe te autorja, Xhesika Mulliqi,verehet subjekti lirik ku ne krijimtarine e saj nje vend te spikatur e zene padyshim poezite me motive kurbeti.
Ne kete permbledhje poetike autorja,Xhesika Mulliqi ka arritur si rralle kush ne mergaten shqiptare te Amerikes te portretizoje figuren e mergimtarit,ku nepermes figurave te goditura artistike,ajo njekohesisht paraqet shpirtin e tij te trazuar,vetmine,millefin dhe vuajtjen e pakufishme per ardheun.Ne kete vellim poetik te emertuar ” Qyteti i Engjejve” autorja Xhesika Mulliqi ka perdorur dhe deshmuar nje stil te vecante e krejt individual, nje figuracion te zgjedhur e origjinal,nje simbolike te pasur,nje risi vargezimi dhe tingellimi,qe e bene me karakteristik nga autoret e tjere te mergates shqiptare te Amerikes.Ne ciklin kushtuar jetes se saj ne mergim,ajo paraqet mallin per vendlindjen e saj,
Drenicen dhe gjithe Kosoven martire qe kishte treguar nje lufte heroike kunder pushtuesve serbe.Marre nga aspekti social largimi nga vendlindja dhe ardhja ne nje toke te re kishte krijuar nje absurd te ri.Ky absurd i krijuar mes nje bote te huaj
nuk arrin t’ia marre shpirtin dhe enderren per vendlindjen e saj,te gjendur diku larg tek nje cep bote largore.Megjithate,ajo jeton se toku me enderren e saj per atdheun,duke u lidhur me ndiesite imagjinative te kohes.Edhe ne ciklin tjeter poetik kushtuar deshmoreve te lirise,Ajo ka mesazhin e simbolikes,mesazhin e egzistencializmit te popullit shqiptar ne trojet e veta etnike,mbase edhe poezite
pararendese jane nje perkushtim per popullin shqiptar,i cili gjithmone u beri balle furtunave te kohes dhe sulmeve armike ne mbrojtje te lirise dhe Pavaresise se atdheut.Ajo ne menyre madheshtore paraqet qendresen heroike te komandanteve legjendare te UCK-se,si te Adem Jasharit,Fehmi Lladrovcit,Xheve Lladrovcit etj, cilet luftuan heroikisht deri ne fund te jetes se tyre per lirine dhe Pavaresine e shtetit te ri te Kosovës.Ne ciklin e fundit poetik ” Vetmia” autorja ,Xhesika Mulliqi,i referohet vargjeve qe kane te bejne me jeten e mergimtareve,te cilet ne cdo kohe e ndiejne mungesen e njerezve te tyre te afert,sepse ata ndodhen larg vendlindjes se tyre,larg vatrave stergjyshore.Ajo permes vargjeve poetike deshiron te pershendetet me njerezit e vendlindjes se saj.Ajo
deshiron ta pershendes,popullin e saj te pervuajtur,deshiron ta pershendes atdheun e saj te dashur qe i kishte munguar per shume vite ne mergim.
Ne fund ky vellim poetik perfundon me ngjyrime emocionale dhe kombetare,duke dhene mesazhin e nje malli,nostalgjie,ofshame te pashuar,si
dhe vuajtjen e pakufishme per atdheun! Ne vijim nje poezi kushtuar mergimit.
Nenelokja me shoqeroi
Deri tek pragu i shtepise
Dy fjale m’i tha:
” Mos e harro kurre
Vendin e femijerise”
Me valixhe ne duar
Ktheva koken mbrapa
Tek Ti moj nene pashe mall
Shpresova se do te gjeja gjalle
Tash ne kurbeti Une tretem
Kujtimet per Ty nene….
Ne mendje me mbeten.