

Bujar Leskaj/
Sot, datë 6 maj 2025, organizova promovimin e veprave: Genc Leka-Vepra dhe Vilson Blloshmi-Vepra, në kuadrin e Studimeve Politike të Institutit “Ismail Qemal Vlora”. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin martirët e parë të zhvillimit të një letërsie moderne.
Gjatë referimit të mbajtur në promovimin e këtyre veprave, theksova se në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë shkrimtarë të martirizuar sa pati giatë sundimit të diktaturës në Shqipëri. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmonte një fuqi të madhe paraprijëse për formimin dhe botëperceptimin iluminist të letërsisë dhe arteve në vendin tonë.
Vepra e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës janë vepra “disidente”, por si një rast i rrallë kjo disidencë është e tjetër lloji, frymore, në mënyrë figurative dhe simbolike, e ngjashme me atë të “Krishtit të Kryqëzuar”.
Mbajtën referencat e tyre, ish-deputeti dhe ish-kryetari i Bashkisë Vlorë z.Gëzim Zilja, Prof.as.dr Monika Hasani Hoshafi, Dr.Alta Azizi Haluci, si dhe përshëndeti në këtë promovim z.Bedri Blloshmi, i cili u ka kushtuar jetën veprave të Genc Lekës e Vilson Blloshmit. Në përfundim të aktivitetit, shpërndava veprat e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit.