Nga: Ermira Babamusta/
New York – Qëndra artistike botërore, New Yorku gjatë muajit të Nëntorit ka përjetuar dhe njohur nga më afër kulturën shqiptare me dy festivale madhështore të filmit shqiptar në Amerikë: “Albanian Film Week” me themelues Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj ku u shfaqën filma të shkurtër, të gjatë dhe dokumentarë nga regjizorë shqiptarë nëpër botë; si dhe “Young Albanian Filmmakers Festival” themeluar nga Bujar Alimani, me prezantim të filmave me metrazh të shkurtër të regjizorëve të rinj studentorë nga akademitë përkatëse të Artit dhe Filmit në Shqipëri dhe Kosovë.
Festivali “Young Albanian Filmmakers Festival” po shfaqet nga 29 Nëntori – 1 dhjetor 2013 tek Producers Club Theatres, në New York me 19 filma pëzgjedhur nga 50 me juri Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj. Ekipi artistik përzgjedhës i filmave përfshin: Dhimitër Ismailaj, Luan Bexheti, Roland Uruci, Anisa Dema, Lola Luma, Gentjan Basha, Alfred Tollja, Entela Barci dhe Bujar Alimani. Krijimtaria artistike e regjizorëve të rinj vjen nga Akademitë përkatëse në Tiranë dhe Prishtinë, Universiteti i Arteve-Departamenti i Filmit Tiranë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë, Akademia e Arteve -Dega e Filmit Prishtinë.
“Tematika e filmave është vërtet një mozaik ngjyrash, subjektesh, idesh dhe ëndrrash të cilat këta të rinj i derdhin me sinqeritetin e shpirtit në ekranin e kinemasë,” tha organizatori Bujar Alimani.
Z. Bujar Alimani është një regjizor i suksesshëm, i cili njihet për “Amnesty”, “Gas” dhe “The Compass”. Filmi i tij “Amnesty” u konsiderua si një nga filmat e huaj më të mirë në garën prestigjioze të Oscarit (84th Academy Awards).
Bujar Alimani ka lindur në vitin 1969 në Patos, Fier, Shqipëri. Ai ka studiuar pikturë dhe regjizurë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Në vitin 1992 emigron për në Greqi. Ka punuar si asistent regjizor në disa filma të ndryshëm Grek. Ai jeton dhe punon në Greqi. Në vitin 2002 përfundoi filmin e parë të tij , KATOI (“The Kennel”), i cili ka marrë pjesë në festival të ndryshme ndërkombëtarë si ( Drama-Greece, Venice -Italy, La Ciotat -France, La shorts -Hollyëood/USA, Sidney -Australia, Tehran – Iran, Barcelona-Spain etc ). Dhe ka fituar çmimet : -Best Balkan Film Drama Film Festival 2002 -2th Aëard Auburn Int Film Fest, Sidney, Australia -The Best Albanian Film-1st Int Film Festival Tirana 2003.
Në vitin 2012 i madhi Bujar Alimani nisi projektin e tij ambicioz “Cine Fier 2012″, një cikël seminaresh mbi kinematografinë shqiptare dhe botërore.
“CINEFIER 2012 është një cikël seminaresh mbi kinematografinë që ka për qëllim grumbullimin e një kontingjenti të rinjsh me prirje drejt filmit dhe organizohet e mbështetet prej Bashkisë Fier. Ka një segment kohor dy muaj dhe ka nisur kryesisht me leksione teorike rreth kinematografisë e komponentëve të realizimit të një filmi, paralel e gjithë kjo me njohuri për historinë e kinematografisë botërore e asaj shqiptare, por duke fokusuar gjithçka drejt realizimit të tre filmave me metrazh të shkurtër me ide të vetë nxënësve që kanë shkuar drejt të bërit të skenarëve e që do të realizohen totalisht prej tyre. Prekja e të gjitha hallkave të bërjes së një filmi është thelbi i këtij cikli seminaresh,” tha z. Bujar Alimani, në një intervistë me Albert Vataj.
Në vitin 2013 Z. Bujar Alimani solli kinematografinë e filmave të kineastëve të rinj shqiptar në një platformë më të gjerë botërore nëpërmjet festivalit “Young Albanian Filmmakers Festival” që u hap për herë të parë të premten me 29 nëntor 2013 tek Producers Club Theatres me pronarë Ernest dhe Alfred Tollja,. Festivali zgjat tre ditë me katër çmime fituese për filmat më të mirë.
Publiku shqiptar priti fuqishëm natën e hapjes së festivalit, me prezantuese aktoren e njohur Lola Luma, vijuar pas shfaqjes së filmave me një forum debati për kinematografinë shqiptare për publikur udhëhequr nga Lola Luma, Ermira Babamusta dhe Bujar Alimani. Nata e dytë e festivalit ishte po aq e fuqishme ku ndezi interes dhe debat nga publiku, udhëhequr nga Lola Luma, Violeta Mirakaj dhe Bujar Alimani. Me 1 dhjetor do jetë nata finale ku do ndahen çmimet fituese, shoqëruar me nje forum debati nga Arta Kallaba dhe Bujar Alimani për kinematografinë kosovare.
Vizionari Bujar Alimani po i jep një zë të rinjëve shqiptar si nga Shqipëria dhe Kosova dhe po krijon një urë ndërlidhëse të artit dhe kulturës shqiptare me atë amerikane dhe botërore. Ky realitet i ri mundësuar nga Bujar Alimani është një hap i domosdoshëm për zhvillimin dhe ecurinë e kinemasë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu mundëson inkurajimin dhe mbështetjen e brezit më të ri të fushës së filmit, duke krijuar një epokë të re të filmit shqiptar – arenën ndërkombëtare për aspiruesit e rinj të kinematografisë.
Nëpërmjet festivalit Young Albanian Filmmmakers (YAFF) Bujar Alimani po sjell një eksperiencë mallëngjyese për emigrantët shqiptarë të New Yorkut, duke u ndjerë më afër vendlindjes me temat sociale dhe paraqitjen vizuale filmike trajtuar në filmat e studentëve të rinj. Filmat u përcollën me shumë interes dhe janë të një cilësie shumë të lartë, duke paraqitur krijimtarinë moderne dhe aktuale pasqyruar nga realiteti shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë.