Reportazh nga trojet shqiptare- Nëna Terese : ” Virgjëresha, dëshiron katedrale që do të ndërtohet këtu, në këtë vend të bukur ” , kur ajo më shumë se 23 vjet më pare pati vizituar qendrën e Tiranës , kryeqyteti i vendit të saj të lindjes/
Nga Tirana Beqir Sina/
TIRANE : “Rrno vetëm për me tregue” një vepër monumental e një prifti shqiptar, që 23 vjetë më parë përjetojë “ikuzicionin” komunist, nuk më hiqet nga mendja në udhëtimin tim të gjatë dhe shumë të bukur nëpër trojet shqiptare. Kudo që të shkelësh këtë tokë të bekuar, më bren pyetja ngashëruese “ah bre!” “Përse nuk u bë Zvicër – vendi i im kur Zvicera e cila ka shumë më pak resuerse natyrore se sa vendi i im?!”
Shqipëria, e cila konsiderohet si vendi që kaloi regjimin më të egër komunist, një vend ky që “burgosi” një popull të tërë, duke e rrethuar me tela me gjemba dhe izoluar totalisht nga bota.
Aqsa edhe u bë vendi i pa fe, ku kleri katolik mbetet të ishte ai që u përndoq dhe u presekutua më shumë se kushdo tjetër.
Dhe këtë më së miri e gjejmë sot tek ao që na la pas At Zef Pllumi, ku lexuesit e tij thonë se :”A do ta hiqte rrobën e priftit, ai për t’u bërë revolucionar, apo do të zinte sërish një qosh për të vijuar misionin e tij, atë të të jetuarit vetëm për të treguar, me shpresë se dikush do të frymëzohet një ditë dhe do t’i thotë ndal mosndëshkimit të krimeve të Enver Hoxhës dhe bijëve të tij që udhëheqin vendin sot”
Titulli i veprës lapidar të At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, gjithmonë më ka bërë përshtypje, në kto reportazhe pa arritur t’a kuptoj, atë, si duhet, megjithëse edhe vetë, natyrisht jo si ai prifti i përndjekur dhe, atë të pushkatuar pa gjyqe, të përndjekur, të burgosur dhe të interrnuar, por si njeri prej atyre mijëra bashkëvuajtësve të mi, i cili ka kaluar kalvarin e vuajtjeve të atij rregjimi, qysh në bark të nënës.
Nuk e kuptoj edhe sot, që po vizitojë vendin tim të dashur, se pse At Zef Pëllumbi zgjodhi këtë titull, e cila vjen si një thirrje solmne, si një betim, ose si një fjalë e fundit para pushkatimit, deklaratë apo një misioni sublim, pikërisht i këtij prifti që nuk jeton më, dhe e kaloi gjithë jetën e tij i burgosur në qelin e burgut të Spaçit dhe Burrelit, duhej të ekzistonte ende në Shqipërinë 23 viteve të demokracisë.
Një vend ky ndoshta unik në Europën Juglindore,në ish kampin socialist,(kupto komunist) që nuk ka bërë pothuajse “kurrëgjë”!, për të gjithë ato familje të ish të pushkatuarve, pa gjyqe, pra të ish burgosurve politik, ish të përndjekurve dhe ineternnuarve.
Dëmshpërblimi, tashmë një shpresë financiare, që do të “ngrohte” sado pak “xhepat e shpuara” të këtyre njerëzve, dhe intergimi i tyre, tashmë është kthyer në një “mission impossibly”, një makth, pa përmendur këtu “Ligjin e Lustracionit” i cili pas 23 Qershorit, është kthyer në “Ligjin e Desertacionit” ose Ligjin e Tezës së mbrojutur, nga ish bijtë e Bllokut, për tu rikthyer në pushtet.
Mirëpo, megjithë atë sa shkrujata më lart, një temë tjetër edhe më e gjerë, e cila kërkon një analizë tjetër, kësaj rradhe po i dedikohem në shkrimin tim “Reportazh nga Trojet Shqiptare”, kryeqyteti të vendit tim Tiranës, metropolit shqiptar, ku po qëndrojë këto ditë vjeshte.
Do të nënëvizoja gjithmonë sipas opinionit tim, se :” Nuk mundet të vizitosh Tiranën, pa vizituar objektet fetare, të cilat sot janë simbolet e presekutimit komunist.Kisha katolike dhe vetë kleri katolik, janë nga më të presekutuarat, në Shqipëri,ashtu si nuk mundet të vizitosh New Yorkun, pa vizituar Katedralen San Patrick në zemër të Manhattanit”.
Andaj, edhe unë vizitën e parë në Tiranë e fillova për shumë arsye në Katedralen Shën Pali në qendër të Tiranës, sepse ajo lidhet edhe me emrin e priftit shqiptaro amerikan – prej nga vijë edhe vetë, të Dom Rrok Kola Mirdita (i lindur më 28 shtator 1939 , Klezna , Mali i Zi ) i cili sot është Arqipeshkvi katolik i Durrës- Tiranë ,primat e Shqipërisë, dhe një amaneti të Nëna Tereses e cila ka thënë se :”Aty duhej ndërtuar një Katedrale”.
Dom Rrok Mirëdita, u shugurua prift më 2 korrik , 1965, në moshën 25 vjeç , dhe shërbeu në famullin etnike shqiptare në Bronx dhe Westchester qarqet e Nju Jorkut, një nga më të mëdhat dhe më të njohurat kisha shqiptare në Amerikë, e cila sot është e pagëzuar me emrin Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, që aktualisht udhëhiqet nga një prift i përkushtuar ndaj fesë dhe kombit të tij Dom Pjetër Popaj.
Më 25 dhjetor , 1992, të moshës 53 vejç , Dom Rrok Kol Mirëdita u emërua kryepeshkop i Kryedioqeza katolike romake e Tiranë- Durrës dhe shugurua më 25 prill , 1993 nga Papa Gjon Pali II dhe Cardinals Camillo Ruini dhe Jozef Tomko , së bashku me tre peshkopëve të tjerë ( Zef Simoni , Frano Illia dhe Robert Ashta ) gjatë vizitës baritore e Papës në Shqipëri . Mirdita është Presidenti i Konferencës së Peshkopëve shqiptar dhe Kryetari i Caritas-it Shqiptar.Me iniciativën e tij, dhe amanetin e të lumnueshmes Nëna Terese, Noblesites shqiptare, është ndërtuar në Tiranë katedralia e Shën Palit me një Arkitekturë të saj si trekëndësh , sipas idesë së arqipeshkvit , e cila thotë ai “simbolizon bashkëjetesën e Islamit , Krishtërimi Orthodhoks dhe katolicizmin në Shqipëri” . Mesha e parë e Shenjtë në katedralen e re u kremtua nga kardinali Anxhelo Sodano , Sekretar i Vatikanit i Shtetit dhe Kryepeshkopi Rrok Mirdita më 27 janar, 2002.
Dom Rrok Mirdita është Qytetar Nderi i Tiranës , Shqipëri .
Në një distancë të shkurtër në këmbë nga shetitoria kryesorë i kryeqytetit “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” dhe parkut më të madh dhe më të bukur Rinia, ngrihet madhshtore Katedralja e Shën Palit, e cila është një ndërtesë massive fetare , që ngjason nga vendosja e saj me Katedarlen e Shën Patrick në New York, ose me katedralet e famëshme në mes të kryeqyteteve të Europës, Romës, Parsit, Londrës, Bonit, Amsterdamit, Brukselit, apo Madridit .
Tipari më interesant I Katedrales së Shën Palit në metropolin shqiptar , veçanërisht, është se menjëherë të shfaqen dy figurat emblematike të kohës moderrne të krishtëzimit, ajo e Papa Gjon Palin II dhe Nënë Terezës, e cila ndodhet në të majtë të portës së përparme, në hyrjen e Katedrales .
Katedralja e Shën Palit, e cila i takon të jetë Kryedioqeza katolike romake e Tiranë- Durrës, vizitohet çdo ditë nga qindra turistë të huaj shumica e tyre nga Europa perendimore, dhe mund të konsiderohet si “Porta Europiane” për të hyrë në Shqipëri.
Kjo katedarle e cila thirret ndryshe dhe Katedralja Shqiptare , është inauguruar më 27 janar 2002, në një ceremoni të kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit Anxhelo Sadano. Ndërkohë, që punimet e saj kishin filluar në vitin 1998. kur mijëra besimtarë katolikë të Tiranës, morën pjesë në festimin e fillimit të punimeve dhe bekimin e punimeve.
Katedralja e Shën Palit në zemër të kryeqytetit të vendit Tiranës,, e cila është projektuar nga arkitekti nga Dortmundi – Gjermani, Hinz Winfried , u financua nga Caritas , konferenca të shumta peshkopale , dhe ndihma për të Kishës në Nevojë , e cila ka ndarë më shumë se 600.000 dollarë për Dioqezën Tiranë Durrës.
Sipas një shënimi të ruajtur me kujdes brenda katedrales shkruet se :” Virgjëresha dëshiron katedrale që do të ndërtohet këtu,në këtë vend të bukur “ka thënë Nënë Tereza , kur ajo më shumë se 23 vjet më pare pati vizituar qendrën e Tiranës , kryeqyteti i vendit të saj të lindjes .
Katedralja e Shën Palit me përurimin zyrtar , në një ceremoni të përurimit qe bër e kryesuar nga kardinali Anxhelo Sodano , sekretar i shtetit të Vatikanit, i cili mori pjesë si përfaqësues papnor një ditë më pas ka mbajtur aty edhe meshën e parë .
Në këtë meshë e cila u krye nga Kryepeshkopi i Durrës – Tiranës, Dom Rrrok Mirdita, morën pjesë përveç delegacionit të Vatikanit , edhe Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës, Presidenti i Konferencës Episkopale shqiptare; peshkopët e vendit; dhe priftërinjtë të cilët administrojnë dioqezat në Kosovë dhe Mali i Zi , ku katolikët shqiptarë banojnë, më së shumti.
Në mesin e atyre të cilët në masë të madhe morën pjesë në këtë moment historik për të krishterët shqiptarë ishte pjesmarrja edhe At Segundo Teyado , nga Spanja, i cili ka punuar në Gadishullin e Ballkanit për 10 vitet e fundit të rënjes së komunizimit .
Vetëm në 8 vitet e fundit , Katedralja e Shën Palit në Tiranë, nga qeveria e ish Kryeministrit Berisha, për herë të parë u fut në guidën turistike të vendit, dhe u vizitua nga qindramijëra njerëz, kryesisht turistë të huaj të cilët e kanë vizituar kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranën, duke hyrë në Shqipëri, pikërisht nëpërmjet “Portës Europiane”. Në këtë katedrale, gjithashtu janë falur dhe kan percjellur lutjet e tyre edhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota, që kan vizituar metropolin shqiptarë, si dhe ambasadorët perendimorë, të cilët kanë pasur mundësinë e një jete më të denjë këtu ,në Katedralen shqiptare Shën Palin ë Tiranë .
Shqipëria, ky vend prej 3.5 milion që për 45 vjet ka përjetuar vështirësi të mëdha politike dhe ekonomike , një nga vendet ish komunsite që përjetojë një nga rregjimet më të egra komuniste, pavarësisht, këto dhe gjenjden e saj në të cilin ajo u gjend në luftën e Kosovës, pothujase çdo shtëpi shqiptari, me atë të pasurën e thejshtë ua hapi dyert dhe zemëren vëllëzërve dhe motarve shqiptar nga Kosova, duke ua lehtësuar atyre sado pak atë dhemibjen e tmerrshme, që kaluan afro 1 milion të larguar me forcë, me pritjen që ju bën në ato moment aq të vështira në Shqipëri.
Kështuqë, pas vështërsive të shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, dhe ardhjen e tyre në Shqipëri, të afro një milion kosovarve në Shqipëri, rreth 400,000 kosovarë , thuhet se morën ndihmën dhe u vendosën nën kujdesin e drejpërdrejt të Kishës Katolike Shqiptare, dhe organeve ndërkombëtare të krishtera si Karitasi e të tjera që e bënë të mundur më vonë që shumica e tyre të kthehen në shtëpit e tyre , në Kosovë.
Ndërkohë, gjatë këtyre 23 vjetëve duhet theksuar se Kisha Katolike Shqiptare, ka luajtur një rolë historik në rikthmin e besimit ndaj Zotit, në Shqipëri, mbas atij presekutimi të pashoqë në të gjithë botën nga regjimi i Enver Hoxhës.
“Sot kudo besimtarët janë të frymëzuar të fillojnë përsëri për të rindërtuar një strukturë shoqërore shkatërruar nga 45 vitet e komunizmit, në të cilin duhet theksuar se katolikët kan vuajtur persekutimin më të dhimbëshm, kleri katolik ishte më i presekutuari nga rregjimi komunist në Shqipëri” .
Thuhet sipas At Segundo Teyado , nga Spanja, i cili ka punuar në Gadishullin e Ballkanit për 10 vitet e fundit të rënjes së komunizimit,dhe ka deklaruar se ” Dekadat e diktaturës kanë zbrazur këta njerëz në të gjithë përmbajtjen fetare , çmontimin e tyre nga vlerat mbi të cilat është bazuar kultura e tyre , ” ka then prifti spanjoll , duke shtuar, se gjithashtu ,ardhja e sekteve të shumta fetare, në këtë vend që 45 vjet ishte i “pa fe” i ka hutuar njerëzit dhe çororditur ata pa kutim”.
Shqiptar Çam says
I dashur Beqir
Me urimet me te mira per shendet-TAKE CARE-si I “themi” ne ketej, SI ATDHETAR I MIRENJOHUR, po munde shko deri ne ÇAMERINE SHQIPTARE, dhe na shkruaj se sa “Te drejta” kane shqiptaret e krishtere te Çamerise Shqiptare!!
Sepse Greqia e mban vehten si antare e BE dhe keshtu nuk njeh asnje te drejte per minoritetet. Demokraci alla grekce