Nga Ndue BACAJ
“Pamje e kullës së Vranines sot”
Hyrje
Per Vraninen nuk ka banor të Malesisë , Shqiperisë, Malit Zi e më gjërë që të mos kenë dëgjuar të pakten diçka historike e legjendare , me të cilen jemi krenuar e krenohemi… Edhe pse shpesh kjo trashigimi vërtitet në mes gojdhenave dhe shkrimeve… Me ketë “gjurmim” të vogel historik nuk marrë përsiper të bëj historinë absolute të “ishullit” së Vranines ,veçse mundohem të mbledhë e rendisë atë histori shumeshekullore që kemi pasur mundesi ta degjojmë e “takojmë” ndër trevat tona Etnike e politike , që fal Zotit kanë ruajtur kujtesen nga njeri brez në tjetrin , por edhe duke marrur në kosiderate ato çfar kanë shkruar ; albanolog , historian ,studiues ( e pse jo edhe shkrimtarë) të huaj e shqiptar…Si dhe duke medituar nga trashigimia “arkeologjike” dhe rrenojat që shohim sot në ketë vend, që per ne shqiptaret i ngjanë (në miniatur) një Troje të shekullit XIX, por me fatë disi më të mirë , pasi per ketë nuk kerkohen shekuj për të zbuluar vendodhjen , por “thjesht” kerkohet vemendje e kujtesë historike per të mos u harruar nga brezat që do të vijnë…
Sa e Vjeter është Vranina…
Per hershmerinë e Vranines si vendbanim i rendesishem qarkullojnë mjaft gojdhena të cilat tregojnë se ky “ishull” ka qenë i banuar të pakten që 2300 vite më parë. Trashigimitë gojore thonë se ketu ekzistonin DY tempuj ; ku njeri i kushtohej mbretereshes Ilire Teutes (dhe njihej me ketë emer) , ndersa tjetri quhej “Rrasa e Yllit Bardhë”. Tmpujt ndodheshin në dy kreshta të Vranines , dhe në çdo Pranverë banoret vendas (Iliret) festonin ardhjen e kesaj stine që “paralajmronte” ringjalljen e jetes , duke bërë kurbane… Keto rite siç dihet ishin thjeshtë Pagane. Një tjeter gojedhenë tregon se në majat e kreshtave ku ishin dy faltoret e sipercituara ngjiteshin jo vetem banorët e Vranines , por edhe të rrethinave e deri ata të Shkodres dhe festonin jo vetem ardhjen e Pranveres , por dhe të Veres , ku në keto festime kishin si simbol perveç ferlikut edhe Veren e Vranines që prodhohej nga rrushi që kultivohej në ishull ,dhe thuhej se ishte shumë i ëmbel. Banoret vendas ishin vendosur ketu shumë heret , sa nuk mbahej mend. Shtepiat e tyre ishin të ndertuara prej guri , por edhe prej druri…1. Keto gojdhena fitojnë dimensione të verteta historike edhe nga studiues e historian si Konstandin Jirecek , i cili ndër të tjera shkruante se : “Mbi ketë ishull janë Dy maja shkembi të larta 330 m , me një pamje të gjërë rreth e rrotull permbi Liqen e rrethsinë e tij…” 2. Ndersa studiuesi e albanologu Johan Georg von Hahn (në shek.XIX), thotë se : “ Vranina gjindet perpara grykes së Moraçes dhe vetem një kanal i ngushtë e ndan prej toket . Rrethi i saj është nja një orë e gjysem (me levizë në kembë ,N.B.). Gjysma Veriperendimore ka toka të mira , që prodhojnë nga 200 barrë miser në vit , pjesa e Jugut është mal dhe joprodhuese…”.3. Siç shihet keto dy autor tregojnë edhe lartesitë e kreshtave ku ishin vendosur tempujt , dhe token prodhuese , në të cilen kultivohej miser dhe dikur edhe hardhi e tjer..
Emri i “Ishullit”…deri tek Vranina e sotme
Në lashtesi (që në kohen Ilire) ky ishull quhej “Syni i Liqenit”. Emertimi mendohet se i pergjigjej plotesisht edhe pozicionit të rendesishem e strategjik që zinte ishulli. Këtu dimeroheshin blegtoria , perpunohej peshku i zënë , ku shquhej tharja e putarges . Nga ky vend behej gjuetia e shpendeve të ujrave e tjer. Gjithashtu ishulli ishte një vend i mrekullueshem vrojtimi , nga ku mund të kontrollohej levizja e varkave (apo anijeve të vogla të kohes), që qarkullonin nga Shkodra , Malesia e më gjërë…Pra ky ishull ishte një “SY” i vertet që shihte gjithshka levizte neper ujrat e Liqenit. Kur filloi zbritja e fiseve barbare në Ballkan (me siguri sllaveve nga Uralet gjatë shekujve VII-IX…), ky ishull thuhet se mori emrin “Syni i Gjakut”. Nga vetë emri kuptohet se ky ishull u la në gjak nga luftrat grabitqare të jabanxhijeve , madje kjo kohë gjaku e mjerimi nuk ishte vetem brenda ishullit “SY” , por edhe në rrethinat , që “Syri”- ishull i kishte parë dhe larë me lot gjaku… Sa vazhdoi ky emer mbi ketë ishull nuk dihet me saktesi , por studiuesi Ermanno Armao shkruan se : “…Ishulli i Vranines është i njohur që në shekullin e XIII…”.4. Harta është e shekullit XVII. Emrin apo toponimi Vraninë , thuhet se e ka marrur ishull dalngadal pas luftrave mbrojtese që zhvilluan vendalit shekull pas shekulli dhe masakrave që shkaktuan jabanxhinjet që luftonin per zotrimin e ketij vendi strategjik. Gjatë ketyre kohrave vriteshin shumë njerzë , duke e kthyer ketë ishull në një gijotin të perhershme ku shuheshin pa meshirë jetë njerzore. Si rezultat i kesaj historie ishulli filloj të thirrej “Vendi ky vriteshin Njerz”. Historia ndër shekuj bëri “bashkimin “ e fjaleve Vra – -Njerz , dhe nga ky bashkim dalngadal “lindi” emri apo toponimi VRANINË…, toponim që e kemi edhe sot në shekullin e XXI. Per hirë të vrtetes duhet thenë se ka edhe një gojedhenë e cila toponimin Vraninë e “spjegon” me pozicionin e vrojtimit të ishullit ,nga i cili vihej re gjithshka perreth , e per ketë mendohet se “fjalet” Vu – Re duke u bashkuar dalngadal kanë dhënë toponimin disi të sllavizuar Vraninë…
Gjurmë qytetrimi , zhvillimi e besimi në Vraninë
Si në shumicen e trojeve të banuara nga të paret tonë Iliret , edhe në Vraninë kishte të ndertuar një qender banimi e qytetrimi mjaft të zhvilluar per kohen, por që baticat e zbaticat e shekujve shpesh u treguan të pameshirshem per ketë qytetrim e zhvillim. Është interesant se edhe sot mund të gjinden gojedhena që thonë se në Vraninë kishin një rezidencë të perkoheshme edhe prinderit e perandorit Romak me origjinë Ilire, Valer Dioklecianit , i cili udhehoqi ketë perandori ne vitet 284-305, si dhe i nipit të tij Shen Kajit , që u bë Papë dhe ishte në krye të selisë së shenjte per trembedhjet vite. Kjo gojedhenë edhe sot mund të “gjejnë” mbeshtetje tek dy autore (në librat e tyre historik per Shqiperinë) : Se pari , Edvin Zhak i cili per perandorin Diokleciani shkruan ; se ishte me origjinë Ilire dhe kishte lindur në fshatin Dokleas në pellgun e Liqenit të Shkodres. 5. Së dyti , Zhan Klod Faveirial i cili thotë se Shen Kaji (apo Shen Gaji) ishte nipi i perandorit Diokleciani dhe qendroi në krye të fronit të Shen Pjetrit në vitet 283-296..6. Është interesant të cilsohet se albanologu Xhuzepe (Giuseppe) Valentini kur shkruan per Marshejin (dikur edhe qytet-kala) “nenvizon” se manastiri i Vranines ju është dhuruar kryeparëve të Marshenjit ; Ili Marsenit në vitin 1288 , dhe Gjergj (Georgius) Marsen-it në vitet 1322 – 1329…7. Ndonse per shekuj Vranina ka qenë edhe një qendër e banuar , në regjistrimin e kadastres dhe koncensioneve …(1416-1417) të perpiluar nga Venedikasit nuk ka asgjë të shenuar per numrin apo emrat e banoreve. Ndersa defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodres i vitit 1485 (perpiluar nga Osmanet) na jep keto të dhena ; Fshati Vranina ,varet nga Zhabjaku , është timar i Hasan Marinit , dhe ka të regjistruar vetem emrat e dy kryefamiljareve (dy shtepiave) që jane : Gjuro i biri i Vukashit dhe Nika i biri i Dimitrit…8. Pra siç shihet edhe emrat e ketyre dy kryefamiljareve tingellojne si emra ortodoks – sllave , gjë që ka mundesi të jenë e vertet , pasi banoret autokton kristian (katolik) , pasi kishin luftuar gjatë me pushtuesit otoman , ose ishin vrarë , ose ishin detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre per ti shpetuar valës së parë të egersisë së pushtuesit. Ndersa sllavet siç dihet jo vetem u nënshtruan “paqë” në ketë kohe ,por shpesh ishin bërë edhe aleat të pushtuesve osmanë…
Një studiues i njohur i dinastisë shqiptare të Balshajve , Xhuzepe Xhelcik (Giusepe Gelcich ) përpara më shumë se një shekulli do të shkruante se : “…Shqiptari i zgjuar nga natyra dhe i paisur me një shije të jashtezakonshme , i kishte stolisur qytetet e veta me monumente artistike shumë të çmuara ,të cilat u zevendesuan pa shenjë e pa nishan nga kulla ciklopike zetjane dhe nga ledhet mbrojtese venedikase , shto ketu edhe goditjen e pameshirë që i shkaktuan shpatat dhe zjarret perpise të çdo gjëje , që i shpartalluan ato qytete (apo qendra urbane të zhvilluara N.B.) fatkeqe , që keshtu heshten pergjithmon ….” .9. Është kjo aresyeja që edhe në ishullin e Vranines albanologet ,studiuesit e historianet konstatojne fare pakë monumente qytetrimi , zhvillimi e besimi Iliro-shqiptare… Konstandin Jireçek shkruan se mbi ishujt e Liqenit (Shkodres) kanë qenë pesë manastire të vogla… Më i madhi ishte manastiri i Shen Nikollit në ishull të Vranines… Manastiri ka qenë i paisur me dhuntira të shumta , si prej anës së Nemajevet ashtu edhe prej Balshajve e më vonë (1572) prej Skenderbeg Cernojeviqit. Një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me manastirin serb të Shen Mehillit , dhe atë të Shen Gabrielit në Jeruzalem , të cilit ia kishte dhanë cari Stefan Dushani.. (atëhere kur ky despot kishte pushtuar trojet shqiptare si shumë troje të tjera të Ballkanit .N.B.). Po ky autor (Jireëek-u) shkruan se edhe në ishullin Moraçnik (afer Vranines) ka qenë një manastir i vogel i Shen Merisë-Nënë që ishte “pronë” e Balshes III…10. Ndersa Milan Shuflaj “tregon” se sikur mund të shihet prej shkresave , manastiri (mungadia) e Shënkollit të Vranines gjendej atje që në shekullin e XIII…11. Po ky autor në një studim tjeter të tij e “saktëson” se manastiri i Shenkollit ishte themeluar rreth vitit 1232 nga peshkopi i Zetës… i cili u braktis që në vitin 1843 , por që u ripertri në vitin 1886..12. Është interesant se ka gojdhena që thonë se në Vraninë ekzistonte manastiri apo kisha kushtuar të shenjëtores Marie , Nënës së Jezu Krishtit, dhe një Kala mjaft e hershme . Jireçeku kur shkruan per Vraninen nuk e permend ketë kala të hershme , por thotë se e ndertuan turqit mbas vitit 1843 , ndersa për manastirin e Zojes Shën Mri shkruan se gjindej në ishullin e afert Kom , dhe ndër muret e tija gjindej varri i Llesh Gjurasheviqit (Cernojeviq), kryekomandantit të despotit Stefan , me një mbishkrim. Më tej është Starceva Gorica ; një manastir dikur i njohur me një nga dorshkrimet e vjetra.Tash është krejt i shkretë. Ketu ka qënë varrosë Bozhidar Vukoviqi (1540) që shtypte libra kishet serbisht në Venedik. Në ishullin Beshka Gorica kanë qënë dy kisha ; një e Shen Gjergjit e tjetra e Shen Mërisë nanë. Ndër germadhat e kesaj të fundit gjindej varri i Lenes , bijes së princ- Lazarit serb , e cila ma parë ka qënë e shoqja e Gjergj Strazimir Balshes (shqiptare N.B.) e mbas tij e vojvodes madh të Bosnjes Sandal-it (1442)…13. Siç shihet ky autor shkruan edhe per ishuj të tjer me të vegjel të liqenit të Shkodres ,që natyrisht kishin lidhje , por edhe mvaresi nga ishulli i madh i Vranines…
Pershkrime me vlera gjeografike e historike
Studiuesi francez Hyacinthe Hecquard i cili ka qënë edhe konsull në Shkoder (në shekullin e XIX), kur pershkruan Ishullin e Vranines e lidhë atë me derdhjen e lumit të Moraçës ,dhe thotë se në atë kohë ndahet nga toka vetem prej një kanali të vogel ; ai dallohet që larg prej dy maleve majemprehta që ngrihen në pjesen jugore të tij. Në perendim të ketij ishulli ndodhet ishulli , apo me saktë shkembi i Lesandres…14. Ndersa Ermanno Armao shkruan : “…Nese niveli i liqenit do të kishte qënë më i ultë se i sotmi (vitit 1930..N.B.) Vranina do të kishte qënë asokohe e lidhur me fushen e Moraçes dhe nuk do të ishte ishull…”.15. Albanologu Milan Shuflaj në studimet e tija shkencore na “kujton” se ishulli i Vranines ka qënë edhe një vend strategjik ku mblidheshin perfaqesuesit e zonave perreth (shqiptare e fqinje ,malazez e më gjërë) , per të bërë aleanca e marrë vendime me interesë të perbashket . Një ndër keto momente historike është fiksuar në vitin 1455 kur perfaqesuesit e 51 fshatrave të Zetes së Siperme ( ateherë trevë e komunë me shumicë shqiptare ,por edhe me pak banor malazez, nënshkruan në ishullin e Vranines se bashkoheshin me Venedikasit me anë të një konvente per të luftuar kunder invazioneve Osmane që perbenin një rrezik të perhershem…16. Ndersa i Studiuesi i koheve tona Oliver Jens Schmitt, shkruan se takimi i vitit 1455 është bërë në muajin shtator në ishullin e Vranines (Vranjina…) të Liqenit të Shkodres në mes fiseve luftarake të Zetes së Eperme , nën udheheqjen e Stefan Cernojeviqit (aleat i prijesit legjendare të Arberisë , Gjergj Kastriotit Skenderbeu..N.B.). Perfaqesuesit e fiseve premtuan se do të marrin pjesë në luftimet në të gjithë Arberinë …17. Po ky autor thotë se marrveshja e Vranines ….e vitit 1455 mbeshtetej mbi patronazhin e kulluar dhe aleancen kunder Osmaneve.. 18. Studiuesi Georg Hahn ( shekulli XIX) tregon per ishullin e Lesendres që ishte shkemb dhe ndahej nga një kanal i ngushtë prej bregut perendimore të Vranines , që nuk është më shumë se 100 kembë i gjërë . Ishulli në fjalë është një milje e gjysem deti larg bregut malazez … Ishulli i Vranines ka qenë gjithmon i “Turqisë”, (domethenë i Shqiperisë , pasi në ato kohë ishim të pushtuar nga kjo perandori dhe identifikoheshim me emrin e ketij pushtuesi..N.B.). Edhe tokat e ishullit ishin të agallareve (shqiptar të Zhabjakut). Shkaku që Vranina u shkeput nga Turqia ( d.m.th. nga Shqiperia ) ka qënë ky: me 4 nentor 1832 tetë vranjot shkuan në Shkoder gjoja per të blerë krypë ,por ketu u kapen si spiun të malazezeve . Me urdher të vezirit të madh Reshit Pashes , që ateherë ndodhi në Shkoder u futen në burg . Njeri prej tyre shpetoi ,ndersa shtatë të tjeret u varen. Vranjotet kur e moren vesht ketë derguan një delegacion të Vladika dhe iu luten që ishullin e tyre ta pranonte brenda tokes malazeze. Lutja e tyre u pranua me gëzim dhe Vladika dergoi shpejt në ketë ishull një garnizon ushtaresh dhe Lesendren e siguroi duke ndertuar një kullë të fortë. Në ketë menyrë malazezet fituan sundimin mbi pjesen veriore të liqenit dhe u bënë të vetmit pronar të plloçave të mira të atjeshme…19. Është me vlera të theksohet se grabitja e ishullit shqiptar të Vranines që ishte edhe një pikë strategjike që kontrollonte edhe qarkullimin e tregtinë që zhvillohej nepermjet Liqenit të Shkodres (në mes dy brigjeve e me tej) , ka ndodhur pikrisht në vitin 1832 , kur edhe kishte rënë dinastia famemadhe shqiptare e Bushatlinjeve të Shkodres ,ndersa incidenti me banoret me besim ortodoks të Vranines ishte thjeshtë shkaku që inskenuan fqinjet tanë të vonë sllav, per të grabitur ketë “Sy” Magjik e Historik të liqenit të shqiptareve …Në dokumentet osmane gjindet një urdher i kryevezirit turko-osman i datës 10 prill 1839 i cili ndalon perkohësisht ndeshkimin e banorëve (raja) të ishullit të Vranines, të cilet prej vitesh ishin bashkuar me kryengritesit malazez. Ndeshkimi thuhet në urdher do të behet më vonë, meqense Vladika i Malit Zi pergatitej per luftë. Gjithashtu ndeshkimi thuhet se do të bëhet më vonë , pa zhurmë , me anë të një fisi që quhen malësor… Fisi malësor në fjalë është zotuar per një fillim të mirë…20. Në këtë urdhër nuk njoftohet emri i fisit malësor… Nën presionin e shqiptareve në vitin 1843 Osman Pasha vendosi me Çlirua ishullin nga pushtuesit malazez. Pasha urdheroi me zgjerua fortifikatat e Lesendros dhe me ndertua një kullë ….Vladika me shpenzime të medha transportoi disa topa të rendë deri në breg dhe me këto bombardoi fortifikatat e Lesendros , por pa as me të voglin sukses ,dhe sulmi i 300 malazezeve kundra Vranines u terhoq i detyruar prej garnizonit të shqiptareve që i shkaktuan humbje të medha armikut . Prej asaj kohe të dy ishujt (Vraninan e Lesendra ) u bënë pronë e Turqise (dmth ju rikthyen shqiptareve me 1843)…..Ndersa pjesa më e madhe e banoreve të vjeter të Vranines u kthye perseri në trojet e veta…21. Për fortifikimet e “reja” në ishull, Hekardi thotë se në vitin 1843 , Osman Pasha ndertoi edhe dy kulla në Vraninë dhe në Kramazur , që Hahni e shkruan në trajten Gurmeshur..22.
Vranina , ose pak nga historia e një Troje shqiptare të shekullit XIX…
Si çdo pllembë truall i Shqiperise Etnike ,edhe Vranina ka historinë e saj shumeshekullore të luftrave ,qendreses e shpesh mbijeteses. Por simboli më sinjifikativ që e bënë Vraninen ti ngjasoi (në miniatur) Trojes historike të më shumë se tridhjet shekujve më parë , është Lufta mbrojtese e qershorit të vitit 1862 kur trimat shqiptar , me në krye – kryetrimin Oso Kuka, bënë që një kullë baroti në Vraninë të gjëmoi më shumë se një kala , gjëma e të ciles u degjua jo vetem tek Krali malazez në Cetin , por deri në kryeqytetet e Europes Plakë… Lufta per mbrojtjen e Vranines kishte qënë e pabarabart , pasi shqiptaret jo vetem nuk perkraheshin në mbrojtje të teritoreve të tyre nga Stambolli (pushtues), por shpesh edhe pengoheshin , ndersa forcat pushtuese malazeze kishin një ndihme të pakursyer jo vetem nga “motra” Serbi , por edhe nga Europa plakë e veçanarisht nga dadoja e sllaveve , Rusia… Kur kësaj lufte të pabarabart i kishte ardhur fundi tragjik dhe forcat mbrojtese shqiptare po flijoheshin një e nga një , Oso Kuka me trimat që u printe vendosen të terheqin sa më shumë forca malazeze rreth kulles . Pikrisht kur u “mendua” se momenti kulmore kishte ardhur, dhe qindra ushtarë e oficerë malazez po “festonin” fitoren rreth kulles , Oso Kuka me miratimin e shokeve të tij trima (që kishin mbetur rreth 30 vetë) , vendosen me vdekë heroikisht , duke shlyer vehten disa herë. Per ketë i dhanë zjarr kullës së barotit e cila gjemoi nga një shperthim trondites që mbuloi me flakë e shtellunga tymit krejt ishullin ku gjeten vdekjen pa lavdi rreth 200 malazezve shoven , por edhe u flijuan me lavdi e nderë në shekuj rreth 30 deshmor shqiptar , heroizemi i të cileve edhe sot këndohet e kujtohet me krenari , duke bërë që edhe Vranina ti ngjasojne një Troje shqiptare të shekullit XIX…
Pas vitit 1945 kur në (ish) Jugosllavi dhe në Mal të Zi sunduan komunistet, Vraninen ata e kthyen në një burg të tmerrshëm per kundershtaret e tyre politik . Siç thuhet nga ky ferr i komunisteve jugosllav kishte shpetuar i gjallë vetem një i burgosur i cili kishte arritur të arratiset duke perdorur deren e burgut (prej dërrease), per të lundruar drejt tokes.. Më vonë kur Vranina e kishte humbur funksionin si burg muret e mbetura të kalasë apo kullës së “Oso Kukes” demtohen edhe nga një termet… Sot kulla e “Oso Kukes” është lënë në meshiren e “moteve” që dalngadal po e “rrafshojnë”.. Por megjithse sot Vranina është e ndarë me kufij nga Shqiperia “londineze”, ajo është e pandarë perjetsisht nga historia e Shqiperisë Etnike…
Referencat:
1.Keto gojdhena i gjejmë të shkruara edhe në romanin historik të Sulejman
Krasniqit me titull “Oso Kuka “,fq.22-23.
2.Konstantin Jirecek , Vezhgime Iliro-Shqiptare , fq.111.
3Johan Georg Hahn , Studime Shqiptare ,fq.161.
4.Ermanno Armao Vende, kisha , lumenj ,male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqiperisë ,fq.179.
5.Edwin Zhak ; SHQIPTARET.. fq.151.
6. Zhan Klod Faveirial ; HISTORIA ,më e vjeter e Shqiperisë ,fq.90.
7.Giuseppe Valentini , Il Diritto Delle Comunnita…fq.311.
8.Defteri Sanxhakut Shkodres…fq.370- -371.
9.Giusepe Gelcich , Zeta dhe Dinastia e Balshajve ,fq.366.
10.Konstantin Jirecek ; Vezhgime Iliro-Shqiptare… ,fq.111.
11.Milan Shuflaj ,serbet e shqiptaret ,fq.220
12.Milan Shuflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë Paraturke ,fq.87-88 , perkthyer e perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj, botime franceskane ,Shkoder 2013.
13.Konstantin Jirecek,po aty..fq.111.
14.Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë ,fq.95.
15.Ermanno Armao Vende ,kisha , lumenj , male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqiperisë Veriore ,fq.179.
16.Milan Shuflaj ; Serbet e Shqiptaret..fq.154.
17.Oliver Jens Schmitt Arberia Venedike 1392-1479,fq.307.
18.Oliver Jens Schmitt , po aty…fq.497.
19.George Hahn ,Studime Shqiptare …fq.161-162.
20.Akademia e Shkencave të RPS të Shqiperisë , Instituti i Historisë, Kryengritjet popullore në vitet 30 të shek. XIX ,dok.261 ,fq.389 ,Tiranë 1978.
21.Goerg Hahn ..po aty .fq.162 .
22. Hyacinthe Hecquard ; Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë Eperme ose Gegerisë ,fq.96.