
Prof. Sylë Ukshini/
Në ditët më të vështira për shqiptarët e Kosovës, atëherë ku po rrezikohej zhbërja e kombit nga agresioni dhe fushata e spastrimit etnik, inetelektual dhe figura të mëdha në Perëndim dolën në krahun tonë dhe na inkurajuan që të mos dorëzoheshin. Në mesin e tyre ishte edhe shkrimtar
hebraiko-amerikan dhe i mbijetuari kampeve të përqëndrimit në Aushvic dhe në Buchenvald, Eli Wiesel. Ai ishte një zë i fuqishëm kundèr indiferentizmit dhe vuajtjeve të njerëzve dhe për këtë gjë udhétonto pa pushim anekènd botes.
“Në kohè krizash”, thoshte ai “neutraliteti èshtè marrèzi”
I mbijetuari i Holokaustit i pati bërë thirrje asokoje edhe Izraelit që të rreshtohej përkrah vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës. “Izraeli është një shtet hebre dhe si i tillë duhet të tregojë ndjeshmëri të veçantë ndaj vuajtjeve njerëzore”, shkroi Eli Wiesel.
Nobelisti Wiesel, me porosi tè presidentit tè ShBA-së, Bill Klinton, në prill të vitit 1999 vizitoi në Maqedoni kampet te debuarve shqiptarë nga Kosova. Në një intervistén tè dhènè asokoje për revistè gjermane “Stern” ai apelonte njè pajtim, duke shtuar:” Në Kosovë kishim detyrim moral që të intervenonim, nëse ne duam që të quhemi akoma
shoqëri civilizuese.…krimet ishin të organizuata nga lart, nga Miloshevici. Miloshevici nuk dëshironte të shihte më shqiptarë në Kosovë. Ai dëshironte një Kosovë për serbët. Ai nuk i realizoi synimet e tij…Miloshevici e humbi luftën në çastin kur e filloi atë.”