Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mbrëmë e ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendit, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu.
Driton Kuka, trajneri i Majlindës, këtë fitore e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.
“Prapë e artë, Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minute”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook.
Fitoren e Majlindës e kanë përshëndetur dhe mirëpritur shumë sportistë dhe politikanë.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin Facebook se “s’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve”.
favenid says
Mrs. Majlinda,
Mahnitemi mos ka zbritur nga qelli nje Zane mali me fuqi te Jashtzakonshme qe ne cdo kampinat te xhudos nuke njeh gje tjeter vec F I o r e.
Marrja e m e d a l j e s A R T nga ana e j u a j ka redesi te jashtzakonshme,jo vetem per Ju,familjen tuajj por per gjith boten shqiptare.
Ju jeni nje ambasadore me rendesi shum te madhe jo vetem per r e p u b l I k e n e kosoves por per te gjith bashkekombasit shqiptare.
Sporti ka rendesi te madhe per promovimin e
d a r d an I s e e te e pi r I t e ne bote.
Perzemersisht u pershendesim.
Gjthnj te korrni fitore.
Fatbardh Dock S.C.
New York
February 7, 2016