Nga Frank Shkreli*/
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhënjet diplomatike më 15 Mars 1991, kur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Raymond Seitz nënshkruan atë ditë Memorandumin e Mirëkuptimit, në prani të dhjetëra shqiptaro-amerikanëve dhe zyrtarëve nga të dy vendet.
Më 1945 Shtetet e Bashkuara kishin kushtëzuar rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike me Shqipërinë, ndër të tjera, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke dërguar atë vit një mision në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje. Por, sipas Departmentit të Shtetit, qeveria komuniste e Enver Hoxhës i kërkoi misionit amerikan që të largohej nga Shqipëria. Ashtu edhe ndodhi. Diplomatët amerikanë u dëbuan ga Shqipëria komuniste, për të mos u këthyer në Tiranë deri në vitin 1991.
Pothuaj e njëjta procedurë qe ndjekur nga Amerika edhe në Mars/Prill 1991, kur menjëherë pas nënshkrimit të rivendosjes së marrëdhnjeve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës më 15 Mars, Departmenti Amerikan i Shtetit vendosi që të dërgonte sa më shpejtë një delegacion diplomatik në Shqipëri për të hapur ambasadën e re dhe njëkohësisht për të shërbyer si monitotues në zgjedhjet e para pluraliste, ndonëse jo të lira, që ishin në plan të mbaheshin në Shqipëri më 31 Mars, 1991. Një delegacion i përbërë nga katër veta dhe i kryesuar nga ambasadori David Swartz, arrijti në Tiranë, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit,dhe në javë para zgjedhjeve, duke u bërë kështu misioni i parë diplomatik amerikan që vizitonte Shqipërinë, ç’prej vitit 1946.
Ndonëse në raste të mëparshme kam shkruar mbi vizitën e misionit të parë amerikan në Tiranë më 199, si dhe për marrëdhënjet shqiptaro-amerikane që kanë vazhduar të lulëzojnë ç’prej asaj date, kësaj rradhe deshta të përkujtojë shkurtimisht, atmosferën e zgjedhjeve të para pluraliste nga pikëpamja e një monitoruesi të atyre zgjedhjeve, si anëtar i delegacionit amerikan. Megjithëse gjendja politike kishte ndryshuar shumë në një vend si Shqipëria që ishte sunduar nga thundra e hekurt e një prej regjimeve më barbare të botës komuniste — zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i parë drejtë liberalizimit, drejtë hapjes së Shqipërisë ndaj botës dhe procesit të gjatë të demokratizimit të jetës në vend, pas një izolimi të vet-imponuar prej pothuaj 50-vjetësh.
Procesi i zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, nuk ishte as i lirë dhe as i ndërshëm, sepse ligjet dhe rregullat për zgjedhjet e para pluraliste ishin përpiluar nga partia në fuqi, dmth. Partia e Punës — dhe natyrisht ishin në favor të saj, duke u mohuar partive të tjera të posa formuara barazinë dhe të drejtën e barabartë për të zhvilluar një fushatë efektive.
Partia e Punës gëzonte një monopol absolut mbi mjetet e komunikimit dhe median, ndërkohë që partitë e opozitës ankoheshin se nuk kishin patur kohë të majftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet, pasi nuk kishin as përvojën e nevosjhme për tu prëballur me Partinë e Punës që i kishte rrënjët thellë. Në të vërtëtë, nga vizitat që bënim tek qendra e Partisë Demokratike dhe tek ajo e Partisë Republikane – që ishin dy partitë kryesore të opozitës — në Tiranë si edhe në zyrat e tyre në rrethe, shihej konfuzioni i tyre, për të mos thënë mbizotëronte një kaos i vërtetë, falë mungesës së përvojës për të organizuar një fushatë, sidomos kundër një partie që kishte kontrolluar dhe pentruar çdo aspekt të jetës së shqiptarëve, për pothuaj një gjysëm shekulli.
Listat e kandidatëve për rrethe të ndryshme të partive të opozitës, në shumë raste, nuk ishin të plota dhe në shumë zona të vendit, partitë e opozitës nuk kishin zgjedhur as kandidatë për arsye se koha për tu përgatitur për zgjedhjet ishte aq e shkurtër. Në të vërtetë, Partia e Punës kishte vendosur që – për të minimizuar rolin e partive të tjera, zgjedhjet të mbaheshin në fillim të Shkurtit, ashtuqë opozita të kishte edhe më pak kohë për tu përgatitur, por më në fund kishte vendosur që – si një gjest “vullneti të mirë” ndaj opozitës, zgjedhjet të shtyheshin dhe të mbaheshin me 31Mars. Megjithkëtë, ishte një atmosferë tejet e pafavorshme për kandidatët e partive politike të posa formuara, në krahasim me ata të Partisë së Punës, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtetërore në favor të kandidatëve të saj.
Në zyrat e partive të opozitës vihej re një mungesë dëshpëruese e mjeteve bazë për funksionimin e një zyre të thjeshtë, lere më të një qendre ose zyrë funksionale për drejtimin e zgjedhjeve kombëtare dhe për shpërndarjen e programit dhe mesazheve të opozitë elektoratit shqiptar. Megjithëse votimet u cilësuan nga shumica e monitoruesve të huaj, sidomos europianëve, në përgjithësi si të drejta dhe të lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t’i cilësonin si të tilla. Një prej tyre, Instituti Kombëtar Republikan ka thënë në raportin e tij se “fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej as si e drejtë dhe as e lirë.” Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënses Margareth Tutwiler në Washington bëri një deklaratë me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, “Duke u bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duket se procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBE-së për zgjedhje të drejta dhe të lira.” Zëdhënsja e Departmentit Amerikan të Shtetit, tha duke iu referuar Shqipërisë si një vend pa përvojë demokratike, se “tani është në dorë të të gjithë elementëve të shoqërisë shqiptare për të mbështetur që sistemi i ri pluralist të funksionojë në mënyrë efektive”, duke theksuar se, “Partia e shumicës duhet që të respektoj plotësisht të drejtat e partive më të vogëla”, dhe përfundoi duke shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara se ato “Do të mbështesin vendosmërisht parimet e demokracisë në Shqipëri, si edhe ata që veprojnë për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.”, deklaroi para 23 vjetëve, zëdhënsja e Departmentit Amerikan të Shtetit, pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.
Fitorja e Partisë së Punës shkaktoi revolta në disa qytete, përfshirë Shkodrën ku për fat të keq të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pas zgjedhjeve, me 2 Prill u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, dhe u plagosën afër 30 të tjerë. Fatkeqsisht, edhe sot pas 23 vjetësh të këtyre vrasjeve, siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë e vendit, nuk është zhvilluar ndonjë proces drejtësie për ata që ishin drejtë për drejtë përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerzve të pafajshëm. Thuhet se këto të shtëna, të cilat sipas dëshmitarve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër jehona e të cilave kumbon edhe sot për drejtësi në koridoret e instiucioneve qeveritare e shtetërore, 23 vjetë pas zgjedhjeve pluraliste. Më kujtohet mirë se megjithë shpresat e mëdha për një fillim të ri, për një shoqëri më të drejtë dhe më tolerante për Shqipërinë post komuniste, vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, në radhët e delegacioneve të huaja në Tiranë, si një shënjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Mos zbardhja e këtyre vrasjeve deri më sot, justifikon dyshimet e tyre, 23 vjetë më vonë.
*Autori ka qenë anëtar i delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri dhe monitorues i zgjedhjeve të para pluraliste në atë vend në Mars/Prill 1991.
gj kastriti skenderbeu shqipni says
I perejetshem kjofte Kujtimi i 4 Djemve shkodrane Deshmore te Demokracise qe i Vrau ppsh, Diktatori Ramis Alia dhe ministri I Mrenshem Hekuran isai me Togen e Snajperistave te Diktatorit Ramis Alia pikerisht me 2 prill vitit 1991 ne ora 9 paradite ka Filluar grumbullimi i njerzeve te popullit Shkodran nga Ora 9 30 minuta ka mrritur Drejtusi i Revoltes Arben Broci me disa Studente,ku Ka pasure ne Doren e Djathte e Majti nje Autopolant ushtriet me Bateri ku Thirrye poshte ppsh, poshte Ramis Alia, Nexhmije Rruspie, O Ramis O shkerdhate, Nuk e ke jeten e gjate, Enver Hitler Liri Demokraci, Azem Azem Ti je Bot! Azem Azem Ti je Bota edhe pse nuk ishte Azem Hajdari prezent Azemi u be Bashke me Berishen Figure e Demokracise po Ishte fillimi dhe Azemi ishte pishtar levizjes ne qytetin studenti bashke me A Brocin ku ne Takimet me Ish diktatorin Alia ne Tetor 1990. Diktatore i spikati Arben Brocin dhe Azem Hajdarin ku azemit i tha:- dale Dale Azem ta marrim me shtruar… kurse Arben Brocit u tha juve nga jini Djale?- duke i rrahur shpatullat 3 here. Arben Broci i tha:- nga Shkodra mire i ferkoi efhe Shpatullat duke i Thene qenke goxha Djal pra rreth ores 10 paraditen e 2 prillit revolta u nxeh fhe mori guximin ne thirrjet E Arben Brocit se bashku me Revolten kundra ppsh, kundra diktatorve me Fyegjet antikomuniste ne ate moment u shtuan forcat e policise dhe te Ushtrise erdhen tanke, diagac ne ushtare oficere, te gjitha forcat toksore te Divizionit te ushtrise korpusit shkoder dhe Batalioni i Tankeve Melgushe se kishtf Rezerven e Tamveve Edhe Divizioni Shkoder ne Krahe te majte ku ishte sanatorjumi i shkodres pra shume shpejte arriten komandanti i Divizionit Enver Gaba, Komisari i divizionit dhe Antar i k Q ppsh Ded Lheshi Ku u takuan me Ish kryetarin e Deges shkoder Capajev Taci,Nenkrytari Dilaver Papare dhe shefi i Rendit Gjek cela thone masi u skjaruan turma mori akoma me entuziazem kundra ppsh kundra komitetit ppsh te godina e saje ne shkoder bafhe pere bafhe me komitetin ekzekutiv pra shkyen te gjitha parullat ppsh te gjitha figurat e fotogrsfive te udheheqjes se Diktatures ppsh bashke me Te Ramizit dhe te Enverit ´pra sa revolta arriti kulmin kur polu ua ushtria kane hapur zjarr 3 here Lset me bresheri dhe djke ghirrur Dilaver papare e gjek cela largonu se do ju vrssim bresherit vazhduan ne turme ku U plagosen shume popull dhe u vrane 4 vete mes tyre Drfjtusi i Revoltes Arben Broci ku me ka Rene para kembeve dhe ra duke thirrur fme ffjalet kundra komunizmit E kapen shpejt shiket e tije pere e vune ne ambulance dhe plumin kur e mori Arben Broci e mori nga mrapa ishte snajperist siduket ne dritaten e katit te Dyte te komitetit ekzekutiv dhe nga komiteti ekzekutiv i erdhi predha se Arbeni ishte ne Yrutuar vsll perbadhe me komitetin e ppsh te godines shkoder prandaj Arben Broci u vra nga komiteti ekzekutiv se ishte me fytyre ballepereballe me godinen e komitetit partis. Ok por ka pasur mrena ne Turme shume sigurimsa te sekretit te shtetit te deges mrenshme shkoder pore kane ardhur edhe nga tirana. Orgjenfishte Thone me ishe ministrin e Brenshem hekuran isa dhe ai ka parapregaditur cdo gje kundra rrevoltusve ai ka siedhe snsjperistat me urdher te Diktatorit Ramiz Alis Arben Brocin e pikerunen nga komiteti Ekzekutiv me snajperistin me te mure te toges digurimsvet te Ramis Alis qdo interviste toeyer eshte Rrene thone qe ne shkoder kane kene prezent ne drejtim te policis dhe ushtrise Gramos Ruci fhe Hajredin shyti ku ata u akuzuan bashke me Capajevin, Dilaverin dhe gjeken ku qaoajev tavi dilaver papare u denuan Rende ndersa gjeka me pak kur u thyen burgjet ne 97 At folen fhe rregudhuan letrat me qeverine socialiste ok un qe shkruaj kame kene ne te gjitha Levizjet dhe Revoltat Antikomuniste ne shkoder dhe Tiran kame kene shok i flamur Elbasanit dhe Noc Liqejzes dhe Shu i njohur me Ded kasnjecin e zef gjonin dhe Bac bilalin kame pase shume shoqeri me Nazmi kryeziun biles edhe me krejte vllezrit e tije Ismetin muhametin po thirret Buli dhe ne vilin gjitheashtu kame pas shoqri me Fjalin e Axhes tyre Gsni kryeziu ok prandaj shkodra eshte Djepu i kultures dhe Diepi i Demokracis shqiptare ne shkoder lindi Demokracia ne ore 001 te nates naten E 14 marsit 1990 kur shkodrant trima te gjith shokt e mi me ne krye Flamur Elbasanin Qe u hodhi litarin ne Qafe bustit stalinit mu para lulushtes 1 maji ok u kargusm nfs friga se edhen shume polici civila sigurimsa u rrethua krejte vebdi 72 ore kane arrestuar shume preje tyre shum inen ok prandaj hidtorin e shkodres dhe popullit dhkodran Antikomunist e ka treguar jeta ku ne vitet 1946 posrripa antikomuniste Demokratike pra gjyshrit tone me dhok i kane Ra sistemit pksh Te Enver hoxhes ne shkoder ok dihet Histori Dihet kush eshte qarku dhkoder Dihet kush eshte Baza dhe ku linfi Demokracia pra ne shkoder me 14 mars dhe ne vazhfim demostrata me e fuwishme pere here te oare masditen e 13 dhjetorit 90 dhe super Demostrata Revolta E 2 prillit 1991 ku u plagose mbi 60 veye dhe u vrane kater Djeme shkodran shqiptar Demokrat ok qe sali Berisha ne Cermonin e varrimit i shpalli 4 dheshmort e Demokracis Shqiptare ok i Perejetshem kjofte vepra kujtimi i Tyre dhe i Azem Hajdarit ok Rrofte Shqipnia Demokratike populli i saj Rrofte lidershipi i perejetshem i demokracise shqiptare dhe Lideri i kombit Shqiptare Dr Berisha! Rrofte Bashkimi i Kombit! faleminderit!