TIRANË, 26 Maj/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), miratoi të premten regjistrimin e Partisë Demokratike dhe te Partise Republikane si subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. PD u regjistrua gjithashtu si subjekt zgjedhor edhe për zgjedhjet e pjesshme per kryetar bashkie ne Kavajë.
Komisioni Zgjedhor regjistroi si subjekt zgjedhor dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që do te konkuroje per zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.
Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje. Republikanet ne momentet e fundit vendosen qe te dilnin me vehte, nderkohe qe parti te tjera te vogla aleate te demokrateve kane pranuar qe kryetaret e tyre: Shehi, Duka, Ndoka, te futen en listat e PD.