Piktura e Zojës së Shkodrës, ose siç njihet edhe ndryshe me emrin tjetër “Zoja e Këshillit të Mirë”, vepra në telajo e shekullit XIX, pasi i shpëtoi masakrës së kulteve dhe mbijetoi në muzeun ateist të Shkodrës deri në vitin 1990, sot ruhet në Famullinë e Shën Shtjefnit nën kujdesin e Dom Artur Jaku.Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro pasi e ka vizituar gjatë këtyre ditëve nga afër këtë thesar të trashëgimisë, dhe pasi ka konstatuar dhe dëmtitet e saj, ka njoftuar se do ti nënshtrohet procesit të restaurimit.
Edlira Çaushi dhe skuadra e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë filluan punën për të shpëtuar dhe konservuar ikonën.Zoja e Shkodrës, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Sh. Marisë në Shkodër.
Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin ç’shenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj.
Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë.
Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”. Shkodranët e shprehin në këngë mjerimin që pushtoi qytetin pas shtegtimit të Figurës së Zojës dhe pushtimit osman.(Kortezi:ATSH)