NGA ATE NIKOLLE MARKU/
Zgjedhjet parlamentare mbaruan. Ne do t’ju kemi juve kryeminister te Shqiperise zoti Edi Rama. Ju uroj mbaresi dhe paqe ne punen tuaj, qe do te filloje se shpejti.
Fushata juaj e fundit ne Shkoder duke permendur shume nga njerezit historike te Rilindjes, me lindi nje deshire per t’ju shkruar ne shtyp. Besoj se cdo kush ne kete komb qe quhet kombi shqiptar, do te bindej per papajtushmerine e kontributit te rilindasve ne dobi te kombit shqiptar, krahasuar me misionin anti shqiptar te Anastas Janullatos.
Deshiren tuaj per ti dhene titullin qytetar nderi i kryeqytetit, kur ishit kryebashkiak, po e anashkalojme si nje mungese informacioni ose si nje gabim politik, qe fare mire mund ta korigjoni ne te arthmen. Qendrimet tuaja per disa ceshtje teper delikate si, ujrat detare etj, te lene te kuptosh se ju po beheni koherent me ate cka ndodh nen rrogoz ne dem te Shqiperise. Une besoj se, ju nuk do te perserisni gabimin historik ndaj Janollatosit ,duke i afruar nje agjenti te asfalise greke dhe nazisteve greke respekt si kryeminister i Shqiperise.
E ndiej si detyre ndaj kauzes te ortodoksise pavarur, por dhe si njeri i thjeshte, te mbroj kombin shqiptar nga cdo sulm apo deshire per ta zhdukur dhe tjetersuar historine e vertet. Pikerishte, per kete arsye madhore, po ju kujtoj dhe njehere se cfar demi po ndodh ndaj kombit shqiptar nga Anastas Janullatos, ky gozhde Nastradini, me nje mision kunder jugut te Shqiperise dhe ne teresi ndaj kombit shqiptar.
Zoti Rama. Ju e dini shume mire se Shqiperia nuk ka vetem rilindas nder shekuj por ka dhe martire, qe per ceshje jetike te atdheut dhe kombit, jane sakrifikuar me jeten e tyre, kisha ortodokse Shqiptare ka nje statistike te gjate martiresh. Si mund te lutem perpara altarit te kishes per Kristo Negovanin, Dhaskal Todhrin, Petro Luarasin, Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin etj, kur ne krye te kishes ortodokse Shqiptare qendron Anastas Janullatos, nipi i atyre qe gatuan helm dhe gjak kunder martireve ortodokse shqiptare, martire qe endrra e tyre ishte qe kisha te ishte e pavarur dhe te meshohej Shqip.
Ne fjalen tuaj ne Shkoder, ju permendet priftin legjendar dom Simon Jubanin. Dikur ne fillimet e demokracise, ju keni patur mardhenie politike te nje niveli shume pozitiv me priftin Simon Jubani. Le ti bejme nje pyetje vetes sone. Po te ishte gjalle dom Simon Jubani, cfar qendrimi do te mbante ndaj Janullatosit? Shume te burgosur politike qe kane jetuar me te ne burg, kane nje konsiderate te larte per shkak se, ky prift i pamposhtur ishte nje atdhetar i pakompromis.
Zoti Rama. Besoj se, kur behet fjale per varreza te ushtrise Greke(varreze memorial), nuk eshte problemi per te respektuar djem nenash qe kane humbur jeten per atdheun e tyre por, per interpretime te deshmoreve ne Vorio-epir. Nje politike e mirfillte me eshtra njerezish, nuk njihet ne historine e njerzimit pervec Janullatosit qe frymzon dhe mbeshtet plane fantazmash. Ishte pikerisht Janullatos qe nuk organizoi asgje per njeqind vjetorin e pavarsise sepse, per te nuk ka Shqiperi te pavarur, por ka vetem Vorio-epir dhe Serbi. Besoj se, ju e kuptoni se cfar kuptimi ka kur kreu i kishes ortodokse shqiptare meshon greqisht dhe aq me teper ne institucione nderkombetare flet greqisht, nenkuptimi eshte i qarte.
Financimi dhe ndima qe jep per ndertim kishash, nje dite do ti paguajme shtrenjte sepse, pothuaj asgje ne kete bote nuk behet per hir te Zotit, te pakten nga ky person. Janullatos ka treguar qe pas financimeve vjen gjuha greke me imponim, ndryshimi i emrit, ndryshimi i kombesise, percaktimi i territorit, aty ku nuk ka greke etnik sic nuk jane etnik dhe greket ne disa fshatra te Shqiperise.
Zoti Rama. Anastas Janullatos, asnjehere nuk ka ndihmuar kur kane ndodhur spastrime te refugjateve shqiptare nga Greqia. Ai kurre nuk bisedoi me kishen Serbe qe ajo te heqe dore nga spastrimet etnike dhe konfliktet artificiale, qe mbjell ne Mitrovice e gjetke dhe aq me teper te lutet per shqiptaret e zhdukur ne Kosoven martire . Ju kerkua nje meshe per viktimat e genocidit grek ndaj shqiptareve etnike te Camerise dhe Janullatos nuk e mbajti. Per cfar eshte ky njeri ne Shqiperi? Per te na ndihmuar? Veprimtaria e tije eshte tregues i qarte i misionit Vorio-epir. Sigurisht qe e mbeshtet organizata agjenture Omonia dhe politikani me kulture dhe i edukuar me thike pas shpine Vangjel Dule.
Zoti Rama. Jam koshient per pergjegjesine tuaj ndaj ketyre emrave, si dhe per ekuilibrat qe ti dikton koha, ekuilibra qe kerkojne ti ruash dhe ti mbash per nje Ballkan ne paqe dhe harmoni. Anastas Janullatos ka pas vetes shtetin Grek, shtet kaq te perkedhelur nga Anglo-Sanksonet. Nje mushkonje ta piskoje ne Shqiperi Janullatosin dhe shteti Grek e kthen ne predhe kunder lirise e brockullave hipokrite qe perdorin kunder vendit tone.
Zoti Rama,injorojeni prezencen e Janullatosit si klerik i fese. Janullatos vetem njollos veprimtarite e shtetit dhe institucioneve shqiptare me prezencen e tije. Aty ku ndodhet ai, eshte prezente asfalia Greke dhe kriminelet e Vorio-epirit.
Mos pranoni bekim nga Anastas Janullatos sepse, do te njollosni amanetin e heronjve te kombit shqiptar por sidomos atyre ortodokse qe per nje kishe te pavarur kontribuan gjithe jeten, mos harroni se ata ishin rilindas. Mos pranoni bekimin e tije sepse do ti vini qeverise tuaj te ardhshme nje dyshim negativ per orientimin e saje qeverises. Thjeshte zoti Rama injorojeni Janullatosin si njeri qe misionit te tije anti shqiptar dhe aspak fetar, i ka dale boja perfundimisht.
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN
ATE NIKOLLA MARKU