“Përpara se të vija në Shqipëri, kam shërbyer në Malin e Zi dhe Kosovë. I njoh shumë mirë sfidat me të cilat përballet ky rajon. Mund të them se, personalisht, jam krenar që kam dhënë ndihmesën time, si diplomat amerikan, që rajoni të ecë përpara. Për të gjitha dallimet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka akoma edhe më shumë gjëra të përbashkëta. Bashkëpunimi rajonal, sidomos nëpërmjet nismave si Open Government Partnership, është thelbësor për zhvillimin drejt një rajoni ballkanik më të fortë dhe më të suksesshëm. Unë e përgëzoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj nisme, dhe ju premtoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekje që forcojnë marrëdhëniet rajonale.”
Theksoi Zëvendës Ambasadori David Muniz, gjatë aktivitetit “Open Government Partership Dialogue” – 10 shtator, 2015
“Before coming to Albania, I also served in Montenegro and Kosovo. I know very well the challenges this region faces. I can say, personally, that I have been proud to contribute what I am able, as an American diplomat, to help the region move forward. For all the differences between the countries of the Western Balkans, there are even more similarities. Regional cooperation, especially through initiatives like the Open Government Partnership, is essential for progress towards a stronger and more successful Balkan region. I commend the government and people of Albania for their support of such initiatives and commit to you that the U.S. will continue to back efforts that strengthen regional relationships.” Deputy Chief of Mission David Muniz at the Open Government Partnership Dialogue” –. {Sh.K}.