Filozofi bashkëhor Umberto Eko thotë: “Vetëm e vërteta do të na bëj njerzë krejtësisht të lirë”Atëhere nisur nga postulat i Ekos, a mund ta pyes vetën çdo shqiptar, në çmasë e zotëron të vertetën dhe , varësisht raportit të tij me të vertetën, sa është i lirë.
Cilësia dhe progresi i individit tonë varet fort nga këmgulja e tije për të vendosur një raport sa më realist me të vertetën të vertetën e tij , të shoqërisë ku jeton të historisë dhe kombit që i përket , përndryshe do të kemi një individ të sëmurë , larg mendjes së shëndoshë të lehtë për tu manipuluar në çdo kohë nga çdo lloj demagogësh, dhe diktatorësh , sikundër e kemi parë të ndodhë me ne jo pak herë përgjatë historisë tonë..
Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh!
Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodrës, njofton Tiranën ende nën sundimin e kuqë të komunizmit gjakatar i erdhi fundi.
Mijëra vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit terrorist gjeorgjian Stalin. Mijëra vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistët kriminel të ardhun nga Tirana vetëm për gjakderdhje.
Mendohej vetëm masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane. Mungonin disa djelm të cilët një natë ma parë ishin tradhёtue e kapë nga forcat speciale të sigurimit t’ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi.
Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!
14 Janari 1990 ishte dita lirisë që po agonte në mes terrorit komuniste!
Gjatë 32 viteve kemi ndigjue politikan analistë që mburren në ekranet televizive duke mashtruar brezin e ri se bijtë e komunistave sollën pluralizmin politikë, një gënjeshtër e përçmuese nga këta ithtarë të diktaturës staliniste shqiptare që deformojnë historinë e Shqipërisë e mbulojnë të vertetën me gënjeshtrën e tyre ideologjike. 14 janari 1990 qe aksioni i parë antikomunste ndaj diktaturës, që i tregoi shqiptarve se muri stalinist shqiptar, do të kishte fundin e murit të Berlinit, duhet të binte, dhe këtë aksion kombëtar në mbrotje të lirisë e dha Shkodra e martirve të Kishës që gjatë 45 viteve të diktaturës para plumbit vdisni me thirrjen Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnia! Shkodra e intelektualëve dhe kulturës, gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste po vlonte në damarët e Rinisë dhe se, nuk kishte shkue huptë.
Numri i të arrestuemve i kalon të 120 të rinjë e të reja, dhe nr, në total i kalonte 600 shkodran që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit.Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dinë ku i kanë djemët e vajzat e tyne mbasi nuk fliste askush për ata.
Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë.”
Pra, siç shihët, rruga e hetimeve të çonte drejtë plumbit.
Sot mbas 32 vitesh kush e solli pluralizmi djemtë e komunistave? Apo rezistenca e antikomunistëve shkodran e shqiptarë për 45 vite. Gjatë 45 viteve dhe pse diktatura e mbrojtur me armë, e me heshtjen e ndërkombëtarve, kurrë nuk qe e qetë megjithë reprezaljet që bante përpara shqiptarve antikomunistë. Vërtete nuk pati disidencë siç e komentojnë gazetarët e oborrit komunist, por rezistenca e antikomunistave shqiptare sfidoi çdo disidence europiane duke mbajtur të gjalle e të shejtë lirinë. Shkodranët antikomunist mbajnë vndin e parë për sakrificat kundra stalinizmit shqiptar. Pra ne antikomunistave shqiptarë që politika pluraliste na quan të përndjekur politike treguam rezistencën më të madhe në europë gjatë shekullit njëzet. Mbas 14 janarit , filluan protestat në Kavajë, Me 20 qershor 1990 ish të dënuarit politikë Tiranas Burhan Kalaja e Ylli Bodinaku do të thyeshin murin e Ambasadave duke i treguar shqiptarve se duhen thyer këto mure, Fmijlja Popa kishte mbi 5 vite në amabasadë, në 25 janar 1945 ishte kryengritja e parë antikomuniste e Llesh Marshit, e Preng Calit, U pasua me 9 shtatorin e 1946 në Postribë të Shkodrës. Deri në në vitin 1954 malet e veriut ishin të mbushura me antikomunistë që luftonin regjimin dhe pse u tradhëtuan nga shërbimet e inteligjente siç ishte rasti i Kim Filbit. Në 1967 Tre djem të burgosur politik në burgun famëkeq të Burrelit do ta thynin atë burg famëkeq dhe do ti tregonin stalinizmit shqiptar se ne i shpërthejmë prangat tuaja të larë me gjak të pafajshëm. Në maj të 1973 shqiponjat e gulakut të Spaçit do të bënin revoltën e parë antikomuniste, ku do të ngrinin flamurin pa yll në mes të plumbave të kriminelëve enveristë. Në 1974 shqiponjat e Qafës Barit do të trondisnin regjimin me vullnetin e tyre duke i thënë ndal torturave çnjerzore. Dhe regjimi enverist nuk do të njihte qetsi gjatë sundimit të tije nga antikomunistat shqiptar pjesa ma patriotike, atdhe dashese dhe trimërore. Ku ishin komunistata dhe bijtë e tyre, ata duartrokitshin pushkatimet dhe burgimet e internimet e shqiptarve që e deshën lirinë si europa. Këto aksione politike të antikomunistave shqiptarë e parabartë me pushtetin e fuqishëm kriminal do të detyronin diktatorin Ramiz Alia që të lejonte futjen në ambasada me 2 korrik. Por mashtruesit e historisë ithtarët e diktaturës, që manipuluan qëndresën tonë, e muarën pushtete duan sot të bindin brezin e ri sikur këta palaqo të diktaturës kan qënë kontribues në ndryshimin e ardhjen e pluralizmit. Këta ju bashkuan rënjes së regjimit në europë kur panë se si në Rumani populli rumun e pushkatoi Komunistin Çausheskun.
Protogonistë të 14 janarit që dhanë shkëndinë e parë të shembej sistemit nuk rrahën gjoksin, por përballuan tortura, por duhej të vuanin edhe me burg. Qendrimi i tyre burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Këta burra u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nuk ka mbajtë asnjë përgjegjsi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba! Sot mbas 32 vitesh ata që ushtruan tortura kan ngjitur majat e larta të drejtsisë. Megafonet mediatike pranë qeverisë po na tregojnë se si edhe kryeministri aktual paska qëne protagonist i ndryshimit. Sot mbas 32 vitesh është kthyer bolshevizmi në qeverisjen e vendit, se Partia komuniste nuk u dënua për krime ndaj njerzimit, tani nuk të bëjnë arrestime por bëjnë korrupsion kan krijuar pasuri marramendse i kan kthyer qytetarët në dorë të parë e të dytë
Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e këtyre protogonistëve të 14 dhjetorit.
Mbas lirimit nga burgu, këta burra në mes tyre ishte dhe i riu RINI MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.
Rini e ashtu si shumë të tjerë që dhane kontributin e tyne, tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruen.
Ndoshta, ”autoambulanca” e paharrueshme që më 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder, e kishte ndjekë deri në Austri Rinin, deri në Villach, ku me datën 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë krejt i vetmuem.
Këta pak rreshta i shkruejta në shenjë mirënjohje, për ditët e Lirisë që punoi Rini,, Ded Kasneci, Flamur Elbasani, Tonin Ndoja Gjergj Livadhi etj. Këtë shkrim ia kushtova në 70 vjetorin e Lindjes së Rinit , Këtij Ylli, në qiellin e pafund të Demokracisë sonë.
Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Luigj Gurakuqit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Një ditë guri kaloi nga hoteli Turizmit e, sot nuk e dij a asht aty.
Jam plotësisht dakort me studjuesin e palodhur shkodran Fritz Radovanin që kërkon që në Qytetin e Shkodrës, në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vendoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirve dhe të Dëshmorve të Shkodrës, ku në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue nga Rinia Shkodrane edhe emni i nderuem i shkodranit të paharrueshëm: RINI MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.
Dhe sot mbas 32 vitesh gjindemi përballë një pushteti që don të zhduki kujtesën të vertetën e shqiptarve kontributin e Shkodres e te tan antikomunistave shqiptare që e vaditën këtë tokë të shejtë me gjak për ta bërë si europa. Në Shqipëri asht kthy boleshvizmi nga ata që krenohen me krimet e xhelatëve komuniste. Ata që kan manipuluar ndërkombëtarët duke mbrojtur sistemin kriminal të Enver Hoxhës.
Këta që i shërbyen komunizmit : Na i vodhën ëndrrat!
Na e bëjnë të vështirë të tashmen!
Tani mundohen të na kapin dhe të ardhmen.
Politika shqiptare një rrethrrotullim i rrezikshëm për kombin.
Çdo heshtje ndaj manipuluesve të historisë së krimeve të komunizmit i duhet çjerrë maska e ta dënojmë moralisht për veprimin antikombëtar ndaj kujtesës së kombit!
Le të na shoqëroi në mbrojtje të kujtesës së kombit postulati i shkodranit të madh antikomunistit dijetarit të pavdekshëm At Pater Meshkalles: Prej të parve pritëm një shqipni të bashkueme, breznisë se re le ti lejmë nje shqipni të lumtum!
Besim Ndregjoni