Me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama,një përfaqësi e Vatrës,u takua me 26 Shtator, ne oren 3 pasdite, në hotelin”Four Sizen” në Manhattan, me Kryeministrin e Shqipërisë.
Në këtë takim, merrte pjesë Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, sekretarja Nazo Veliu dhe editori i Diellit, njëkohësisht dhe anëtar i Kryesisë Dalip Greca.Kryeministri shoqerohej nga Ina Kuka dhe Shefi i Misionit Shqiptar ne Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha.
Në fjalën e tij, kryetari Bucaj, tha: Zoti Kryeministër, e çmojmë shumë dëshirën tuaj për të takuar një përfaqësi të “Vatrës” dhe e vëlerësojmë takimin si rast të dobishëm, për t’u njoftuar me programet që qeveria e juaj synon të realizojë gjatë mandatit të saj dhe, nga ana tjetër, ju të njifeni direkt me qëndrimet e “Vatrës” dhe me kërkesat që vatranët dëshirojnë të shohin të realizuara në Shqipëri.
Për zgjedhjet e 23 qershorit, shumica e vatranëvet patën shprehur mendimin që proceset e integrimit dhe programet ekonomike të mos ndërpriteshin nga ndërrimi i administratës qeveritare dhe, solidarë me shtresën e ish të përsekutuarëvet, kanë shprehur shqetësimin nga disa shënja recidive komuniste dhe zëre revanshiste të vrejtura në fushatën paraelektorale të koalicionit socialist. Megjithatë, kualifikimin e zgjedhjeve si më të mirat, me standardet më të larta deri tani, njohjen e rezultatit të zgjedhjevet dhe kalimin paqësor të pushtetit tek administrata e re, i vlerësojmë pozitive. Ju urojmë për fitoren, për të cilën keni bërë përpjekje të mëdha, në gjykimin tonë ndonjëherë dhe me tepri. Ju dëshirojmë sinqerisht, në vazhdimësi si administratave të më parshme, arritje të suksesshme në dobinë e vëndit e të kombit. “Vatra” do të mbështesë përpjekjet për të arritur suksese në dobinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar dhe, gjithashtu në vazhdimësi, ne do të shprehim mospajtimin dhe do të bëjmë presion konstruktiv kur ta shohim të nevojshme.
“Vatra” do të vazhdojë synimin të jetë një zë i fortë objektiv dhe i pavarur nga rrymat politike partiake. Duke u përpjekur t’i rrijmë besnikë këtij parimi, qëndrimet tona kanë rënë herë në pajtim e herë në kundështim me veprimet e njërës palë ose tjetërs. Dy shembuj të së kaluarës jo të largët: kemi shprehur kundërshtimin e ligjit për memorialet e varrezave të ushtarëvet grekë, të rënë si okupatorë në tokën shqiptare, duke e parë si ligj kundër interesit dhe sovranitetit kombëtar, i kaluar në parlament kur ishin prezent vetëm deputetët e koalicionit të djathtë, për shkak të bojkotit nga deputetët socialistë. Kemi shprehur publikisht kundërshtimin tonë për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2009 nga ana e koalicionit socialist, si veprim i dëmshmëm për proceset ekonomike dhe integruese, përgjithësisht si pengesë e pajustifikuar për zhvillimin normal të vëndit.
Siç kemi bërë me ish Kryeministrin Berisha dhe me përfaqësues të tjerë qeveritarë e shtetërorë, po rreshtojmë disa nga veprimet që kërkojmë të merren në konsiderim nga krahu ekzekutive që ju kryesoni, dhe që dëshirojmë t’i shohim të realizuara. Një përmbledhje të këtyre kërkesave, shumica e të cilavet kërkon ligje të posaçme, ia kemi përmëndur edhe Presidentit Nishani, gjatë vizitës së pardjeshme në selinë e “Vatrës” dhe në darkën e shtruar për nder të tij, duke shprehur besimin se, si autoriteti më i lartë shtetëror e juridik, ai do të lehtësojë kalimin a tyre, ne se ato arrijnë mbi tavolinën e tij.
E konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës së kaluar, tepër prezente në jetën publike dhe politike në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht në Shqipëri. Jemi ti bindur se, pët të arritur një gjë të tillë, duhen dënuar krimet e komunizmit dhe duhet realizuar integrimi dhe dëmshpërblimi i shtresës së ish të përndjekurëve, këthimi i ponës së konfiskuar nga regjimi komunist tek i zoti, zbatimi i ligjit të lustracionit, ligjit për heqjen e imunitetit deputetëve dhe politikanëve në raste akuzash për krime e korrupsion, pastrimi i gjykatave nga individët e ngarkuar me përgjegjësi kundër shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës e tjera. E shohim si shumë të nevojshme një luftë të suksesshme kundër korrupsionit të rëndë, që nuk ka ngjyrë rozë as blu, por ngjyrën e zezë të krimit.
Dëshirojmë të shofim arritje konkrete drejt bashkimit kombëtar, me integrimin ndërshqiptar në të gjitha fushat: politike, kulturore, arsimore, tragtare, sportive e tjera, pa interferenca ideologjike ase interesa propangandistike.
Është nevojë për luftë gjithnjë e më të intensive kundër varfërisë, pa mbajtur anë interesash partiake ase përsonale, duke i trajtuar të gjitha viset dhe të gjithë shqiptarët njisoj.
Vëlerësojmë marrëdhënjet e mira me fqinjtë, por jemi kundër tolerancës ndaj ndërhyrjeve në punët e brëndshme të Shqipërisë.
E shohim të nevojshme rritjen e lidhjevet infrastrukturore me viset shqipare për rreth dhe përkrahjen e fortë për të drejtat e shqiptarëve kudo jetojnë në trojet e tyre, si dhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes çame.
Kërkojmë vëmëndje dhe vëlerësim më të madh për rëndësinë që ka harmonia ndërfetare te shqiptarët, e cila është halë në sy të armiqvet, por gur në themelin e trollit të përbashkët kombëtar. Nuk është e domosdoshme të jeshë besimtar për të njohur këtë vlerë që kemi trasshëguar nga Rilindësat. Klerikët dhe institucionet që shërbimin fetar përkatës e ushtrojnë në frymën kombëtare, kanë nevojë për vëlerësim e përkrahje më shumë, ndonjëherë edhe për mbrojtje, nga organet shtetërorë, qeveritare e kulturore.
Ju dëshirojmë sukses në realizimin e këtyre dhe tjera programeve dhe reformave në të mirë të shoqërisë shqiptare.
Punë të mbarë në përfaqësimin e Shqipërisë në Asemblenë e Kombeve të Bashkuara!
Kryeministri Rama, tha ndër të tjera se e vlerësonte takimin. Ai tregoi më pas sfidat që ka marrë përsipër që të realizojë qeveria e tij, e cila ka në përbërje një ekip të rinjësh dhe më shumë se cdo herë ministre femra.
Po ashtu Kryeministri Rama tha se objekt i qeverisë së tij janë lidhjet më të ngushta me Kosovën dhe unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Këtij qëllimi tha ai do t’i shërbejnë edhe takimet e progarmuara të dy qeverieve ne cdo 6 muaj, ku do të marrim përsipër detyra konkrete për unifikimin e programeve dhe teksteve mësimore, unifikimin e veprimtarive sportive dhe kulturore ndërshqiptare në rajon, vecanërisht mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sfida madhore , tha ai mbetet ftesa për për në Bashkimin Europian dhe realizimi i detyrave për të shkuar drejt anëtrarësimit në BE.
Parashtrimi i kerkesave te Vatres para kryeministrit nga ana e kryetarit eshte plotesisht ne perputhje me programin dhe filozofine kombetare. Se sa do te bashkepunohet dhe realizohen keto objektiva do t’ja lem kohes. Falenderoj kryetarin dhe perfaqesuesit e there per kete paraqitje dinjitoze dhe fisnike gjithmon te frymezuar nga interesi kombetar.
SA KEQ SA KEQ…MIRE ATY ERDHEN TE PERCARE DY DELEGACIONE ,POR JU CFAR BETE VALLE?
E MIRATUAT KETE,NUK I FTUAT NE DY NE NJE TAVOLINE ,FOLET V4C E VEC DHE DHATE SI ATA NJI MESAZH TE KEQ!
VATRA ESHTE PER TE GJITHE ,RESPEKTONI PUNEN E NOLIT,DERI TANI KEQARDHJE NDJEJME KUR AKOMA PRANE NUK JU NDJEJME..
JU LUTEMI NDRYSHONIIIIIIII!
E falederoje ne menyre te vecante Kryeministrin Rama per inisiativen qe ka treguar per te takuar Vatren. Kjo tregon nje kulture te madhe te tij. Kjo eshte nje burreri dhe nje educate.
Nga ana tjeter le te behemi burra nga te dy anet nuk eshte ne nderin e Vatres qe te mos I rezervoi nje pritje Kryeministrit te Shqiperise por te botoi ne shtyp qe me kerkesen e tij u takuam. Po te mos kishte kerkuar ai , ne nuk do te takohemi (nenkuptohet) Le te behemi me tokesor te dy palet le ti ulim shpatat dhe te punojme per Shqiperin qe te behet nje vend I integruar ne Europe.
Jam me se i sigurte qe nuk do te botohet sic jam munduar here te tjera por te pakten dikush do ta lexoje. Le te punojme te gjithe per te shtruar rrugen qe populli po e pret dhe duke sakrifikuar te gjithe dhe jo te fillojme gerre verret e vjetra sepse nuk u gjendet fundi. Le te shkruajne historianet per te kaluaren por te mos ta ndertojme te ardhmenen sipas gjykimit qe vetem une kam te drejte.
Vatra po e humb dita dites identitetin e saje. Ajo nuk u krijua si “lavjerese” politike, por si vater kombetare e cila dha kontribute madhore historike, Sot ben dallime, paragjykon dhe perdore dy standarte. Sa keq..!
Miku im, duhet ta lexosh me paanesi Historine e Vatres, e cila u krijua per t’i sherbyer Kombit dhe ate ka pase dhe e ka me te shtrenjte se cdo gje tjeter. Sa I perket”Lavjersit”, po ju kujtoj se: Vatra e ka kritikuar ashper Ahmet Zogun ne koheqeverisjen e pare et tij, por u be avokatja me e madhe e tij per me shume se 13 vjet,sepse pa veshtrimin e tij perendimor per te bere shtet,Vatra ushqeu fillimisht iluzone per”djemte e popullit” qe zbriten nga malet ne kohe luften e II Boterore, I dha perkrahje atij regjimi deri ne fund te viteve ’50, por u be armikja me e eger e atij regjimi sepse pa se demokracia per ata ishte ndeshkimi I opozitareve, marrja e jetes e antikomunisteve, pa se edhe memdhetaret vatrane i coi ne plumb e i kalbi burgjeve sepse kishin dashte Atdheun dhe Kombin dhe qene kthyer ne Shqiperi, -vatranet I dhane mbeshtetje Partise Demokratike sepse pane tek ajo partine me afer idealeve demokratike te tyre,- Vatra vendosi per t’u takuar me kryeministrin socialist sepse ate solli vota masive e shqiptareve.Vatra nuk mund ta paragjykoje popullin votues.Takimi me Edi Ramen nuk do te thote se Vatra nuk do te shfaqe openencen e saj per mospajtimet. Nese Kryeministri e nisi me provokim duke hequr fotografine e kreut te shtetit ne zyrat e shtetit(Sikur nuk kishte pune te tjera per te bere),ky nuk eshte faji i Vatres, nese Kryeministri mprehu shpaten per pastrimin e administrates edhe ne darken Gala te NAAC ne New York nw prani tw amerikaneve-sikur nuk kishte vend tjeter, madje duke hequr para kohe edhe diplomate, qe nuk e kane mbaruar mandatin, sikur nuk priste dot edhe nje vit, per kete nuk e ka fajin Vatra. I nderuar mik, Vatra, qe po organizohet ne te Gjithe Ameriken dhe po rikthehet ne kohet e saj em te mira, me takimin me kryeministrit, dha nje sinjal, te cilin do te doja ta kishit kapur edhe ti miku im, sic shenon ne mesazh….Vatra meriton perkrahje dhe jo gure! Ne mirekuptim:Editori-Dalip Greca
Vatra tradicionalisht ka qene dhe mbetet vater e gjitha partiv dhe besimeve, poashtu edhe e kryeministrit Rama qe deri para 23 Qershorit bllokonte cdo gje integruese ?! Vota e popullit nuk eshte kontestuese,Rama eshte i yni as nuk shitet dhe as nuk falet , perderisa punon per Shqiperine e ka mbeshtetjen dhe perkrahjen tone, madje edhe nese rreshqet ne ndonje gropedo ta nxjerrim nga ajo !
E falenderoje redaksin qe e ka botuar shenimin tim te vogel por me rendesi te madhe (kush e kupton drejte.) Vetem deshira e madhe qe kemi per ta pare vendin tone te bukur dhe te lulezuar eshte arsyeja e veteme qe mundohemi ti shprehim mendimet tona.
Arsyeja qe thashe me siguri qe nuk do te botohet eshte se kam derguar nje koment te vogel lidhur letren qe Z. Reshat Kripa i ka derguar Kryeministrit te Shqiperise Z. Rama. Lexova repliken e Z. Pellumb Kulla me Z. Reshat Kripa dhe per koincidence une kisha ngritur te njejta probleme qe kishte ngritur Z. Pellumb.(Mos me keqkuptoni se une nuk matem me Z. Pellumb Kulla sepse ai ashte shume here me i ditur se une) Nuk e pashe te botuar sepse e kritikpoja Z. Reshat Kripa per qendrimet e tia te tipit ultimatum.
Une sinqerisht e pershendes Kryetarin aktual te Vatres dhe do ti sugjeroja qe te kontriboj per nje Shqiperi te Shqipetareve. (Personalishte une e kam kritikuar shume here Z. Rama neper opinione dhe arsyeja e vetme ka qene sepse nuk po luftonte per bashkim te forcave progresiste dhe kjo beri qe planet shume te mira per zhvillimin e vendit te ngeleshin ne sirtare dhe te vazhdohej me teorine zero.) Fati e deshi qe ne moment kritike u gjete gjuha e perbashket dhe besojme e shpresojme qe mireqenja e Shqiperise te ngrihet ne nje nivel me te larte.
Para disa ditesh Kryetari i Kuvendit Popullor Z. Ilir Meta hodhi idene qe Zogu, Enver Hoxha, Fatos Nanao dhe Sali Berisha jane tanet dhe kane patur te mirat dhe te errtat e tyre te influencuara nga rrethanat e ndryshme historike. Tani te shohim perpara te ecim dhe te kontribojme te gjithe te jemi te bashkuar dhe te mos ndodhe ashtu si thote Z. Pellumb qe tre shoqata ne te njejten dite ngrejne flamur te ndryshem. Nuk do te beheni si delet te qendrojme ne nje kope dhe te pranojme cdo gje qe thuhet por ne te njejten kohe edhe kopeja duhet ndjekur dhe nuk duhet te paragjykohet qe mbeshteti fuqishem Aleancen e udhehequr nga Z.Rama Dhe Z. Meta.
E pergezojme kryetarin Gjon Bucaj dhe Vatren per qendrimet ne mbrojtje te interesave gjithshqiptare. Ne te persekutuarit kemi qene te deklasuar, te perbuzur, te padeshiruar, te infektuar, te humnerizuar ne kutin e bunkerit te madh te Shqiperise. Kemi qene dhe vazhdojme te jemi te persekutuar. Nder ne vazhdon te ndikoje presioni gjysheshekullore trishtues. Edhe ne bote te lire, ketu ne France, frigohemi kur perballohemi me police. Pasojat e diktatures….turp te kene ata qe vjedhin…turp te kene ata qe merren me korrupcione….turp te kene ata qe nuk pranojne te verteten…turp te kene njemije here.
It is truly a nice and helpful piece of info. I’m satisfied
that you just shared this useful info with us. Please stay us
informed like this. Thanks for sharing.