Nga Halil AHMETI/
Ish-deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryetar i Shoqatës “Drini, Gjakovë-Shkodër”, Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën.
Në këto ditë të 16 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duke shetitë në qytetin e madh të Nju Jorkut më ka bërë përshtypje të vecantë një fakt: Urat e Nju Jorkut.
Disa prej tyre janë të vjetra, shumë të vjetra. Ura e Lartë (The High Bridge) mbi lumin Harlem, 43 metra, e ndërtuar në vitin 1848. Ura e Bruklinit (Brooklyn Bridge)
mbi Lumin Lindor, 1.825 metra e gjatë, e vittit 1883. Urat mbi Lumin Harlem, si: Ura e Digës Makombs (Makombs Dam Bridge), 774 metra e gjatë, e vitit 1895; Ura e Washingtonit (Washington Bridge), 724 metra, e vitit 1888; Ura e Rrugës së Tretë
(The Third Avenue Bridge), 854 metra, e vitit 1898; Rruga e Tretë Karrol (Carrol Street Bridge), 33 m, e vitit 1899 dhe Ura Spyten Dajvel (The Spuyten Duyvil Bridge) 186 metra, e vitit 1899.
Unë i thashë vetëvetes time dhe po ua them edhe ju në këtë temë: Në kohën kur të parët e mi, të parët tuaj, të parët tanë, luftonin me armë në dorë në luftëra me otomanë e sllavë në vitet e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit e të Lidhjes “Besa Besë” të Pejës, këtu në Amerikë, pikërisht në Nju Jorkun e sotëm, në këtë kryeqytet kulturor, financiar, mediatik e diplomatik të botës, pikërisht në qytetin më të fuqishëm ekonomik të botës, ngriheshin ura të tilla ndërlidhëse njujorkeze, vepra të tilla “mrekulli amerikane”, që përbëjnë edhe histori, kulturë, ekonomi të Amerikës lidershipe në botë.
Dhe ne shqiptarët dardanë të Kosovës luftuam shumë, si rrallëkush, në histori, ndër kohëra, për Lirinë e Pavarësinë tonë, edhe prej nga Epopeja e Nokshiqit
legjendar në krahinën e Plavë-Gucisë (4 dhjetor 1879-janar 1880) në kohën e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit dhe deri tek Epopeja legjendare e Koshares (1999) e Luftës UCK-NATO, në Kosharen e Gjakovës time të shtrenjtë e të shenjtë.
Vendlindja ime, nga djepi deri tek pensionimi, është e mbetet Ponasheci i Gjakovës, i dalluari dhe i sakrifikuari i madh në luftëra e masakra të jashtëzakonshme e të pandalura për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e sotme të Kosovës dardane. Pa
shkuar larg në kohëra, pikërisht 111 vjet ma herët, më 27 shtator 1913, pa mbrri viti i plotë i Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, sllavët me në krye gjeneralin Radovan Veshoviq e sulmuan egërsisht, me zjarr e hekur, me gjak e flakë, Ponashecin tim, duke i vrarë 116 shqiptarë të Ponashecit, mes tyre edhe 7 gra e dy nga të cilat ishin shtatëzëna si dhe fëmijë, ku asokohe e dogjën edhe kullën e madhe të të parëve dhe
mi vranë 5 pjestarë të familjes të atëhershme. Edhe në vitin 1941, prapë edhe sllavët me të tjerët, na i vranë 30 burra të Ponashecit.
Prandaj, si e gjithë Kosova jonë dardane, edhe Ponasheci im, u hodh aktivisht e masivisht në Luftën e UCK-së për Liri-Pavarësi-Shtetësi të Kosovës, ku e dhanë jetën 16 dëshmorë të saj.
Edhe mue m’u desht të la përkohësisht penelin e piktorit dhe stilografin e mësuesit në Durrës i shpëtuar nga sigurimi serb dhe terrori që bëhej nga politika Millosheviçjane sidomos në brezin kufitar me Shqipërinë.Ju bashkova Luftës për Lirinë në Kosovës bashkë djalin tim Blerimin i cili ju bashkangjitë UCK-së në Luftën e Morinës, luftëtar në Epopenë e Koshares. Jo vetëm meshkujt, por edhe vajzat e axhës (xhaxhait tim), të dyja me emra të bukur e domethënës, iu bashkuan UCK-së: Shqipja në Shtabin e UCK-së në Prishtinë dhe Ilire- infermiere në frontin e Luftës.
Pra, kështu, ne, të gjithë ponashecasit e Gjakovës, familjet shqiptare të Ponashecit, sikurse shqiptarët atdhetarë të Gjakovës e të Kosovës dardane, iu
bashkuam Luftës për Lirinë-Pavarësinë-Shtetësinë e Kosovës.
Fuqi të Mëdha të kohërave në kongrese e me traktate na e ndanë Kosovën nga Shqipëria, Kosovën
nga trevat shqiptare në Maqedoni, Kosovën nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri (Novi Pazarit), Kosovën nga trevat shqiptare në Mali i Zi; na e
ndanë Gjakovën time nga Malësia e saj (nga Malësia e Gjakovës -Tropoja) dhe Malësinë e Gjakovës nga Gjakova e saj.
Tashti, ne, bashkëkombasit tuaj në Kosovën dardane, sikurse dhe Jubashkatdhetarët tanë në Amerikë e kudo në Botë, po iu gëzohemi 25 viteve të Lirisë
e 16 viteve të Pavarësisë së Kosovës, dhe po punojmë e luftojmë të ndërtojmë, të ngrejmë, të lartësojmë, së bashku me aleatët e miqtë tanë, në SHBA e kudo,
Shtetësinë e Kosovës, që të vijnë dita jonë e madhe historike që edhe Kosova jonë të jetë antare e OKB-së, që edhe Flamuri i Pavarësisë e Shtetësisë së Kosovës të valvitet përkrah 193 shteteve antare të Kombeve të Bashkuara, të valvitet në selinë e OKB-së, këtu në Nju Jork, duke marrë fillimisht statusin e Vëzhguesit në OKB.
Kosova si shtet i pavarur e sovran, si një projekt euro-atlantik i Perëndimit (NATO e BE) për zhvillimin e saj të shumanshëm e të vazhdueshëm, po ka arritje
të mira, pamvarësisht se Republika e Serbisë të Milloshevicit e Vucicit me Rusinë e Carëve e të Putinit, po mundohen ta pengojnë në rrugen e saj, duke tentuar të aneksojnë territore të Kosovës, të mos i pranojnë e dëmshpërblejnë dëmet e jashtëzakonshme në tokën e ndaj njerëzve të Kosovës dardane.
Dr. Ibrahim Rugova Presidenti ynë Historik, kishte një ëndërr të madhe, një vizion të rrallë për shtetin dhe shtetësinëe Republikës së Kosovës, ku disa prej tyre edhe janë kryer madhërisht si Liria e Pavarësia e Kosovës e të tjera, e të tjera. Rugova i madh thoshte se me ndërtimin e Autostradës, Rrugës së Kombit, nga Prishtina në Durrës, qytetarët e Kosovës do të shkojnë në Tiranë për një kafe, e do të kthehen në Prishtinë për pak kohë. E tashti, të gjithë ju, edhe këtu në Vatër e në Amerikë e keni marrë lajmin e mirë se do të ndërtohet Hekurudha Ndërkombëtare, Korridori Adriatik-Alpe, në intinerarin Prishtinë-Gjakovë-Tropojë-Shkodër-Shëngjin-DurrësTivar.
Po, duke nisur nga një arsye, si Kryetar i Shoqatës
20 vjecare “Drini, Gjakovë-Shkodër”, lobuese për
Rrugën e hekurudhën Bregut të Drinit. Duke nisur
dhe nga fakti se këto projekte madhore integruese e zhvillimore e shpesëdhënëse jo vetëm për Kosoven e Shqipërinë,por edhe Rajonin, me interes të gjithanshëm strategjik infrastrukturor e kulturor duke u lidhur me autostraden e Adriatikut dhe portet detare.Due të falenderojë dy qeveritë në Prishtinë e
Tiranë për bekimin zyrtar të ndërtimit të saj sa ma të shpejtë.Lavdi e respekt të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës,të gjithë atyre që kontribuan në luftë dhe ndërtimin e paqës,ruajtjen dhe mbrojtjen e kufirit të saj. Në 25 vjetorin e Luftës dhe të Lirisë së Kosovës, duam të japim sadopak kontributin tonë në zhvillimet e sotme e të nesërme të Kosovës Dardane.
Ne, edhe sot, këtu në Nju Jork të Amerikës, në këtë
përvjetor të 16-të të Pavarësisë Kosovës, Bushjane e
Klintoniane ju urojmë 75 Vjetorin e NATO-s më 4 prill 2024 dhe 112 vjetorin e Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë me 28 prill.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që gjenden!
Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqët tjerë në Europe dhe botë!