NGA REXHEP DEDUSHAJ/ New York/
Hydaverdi Pashe Begolli ne vitin 1703 .pasi e vrau ne tradhti kryetrimin e fshatit Trepca – Martinin ,emrin e tij e merr ky fshat pastaj,ua ndrroi fene dhe I shendrroi ne cifcinje te agallareve te Gucise te gjithe fshatin !!Edhe sot eshte ne mes te Livadhit te Madh ,afer Luces nje shelg qe quhet;” Mrina e Mallaga “,ku thuhet se persekutoheshin fshataret e ketij fshati nga cifligaret e tyre: “ Tere naten e lejshin njeriun ne bore e ne shinlidhun per ate mrine “ – me thoshte shpesh daja Shaban!!
Ata fshatar qe s’kishin pranuar ta ndrronin fene Pashai pejane I shpernguli per ne Peshtere apo ne Rugove.Te shperngulur te tille siduket ishin edhe paraaedhesit e Bajraktareve te sotem te Martinajve.Megjithese Cela – Bajraktari i sotem i ketij fshati e shpjegon kesisoji shkuarjen e ture ne Peshter:” Jemi nder banoret me te vjeter te Martinajve.Por ne kohen e Turqise kishim shume bageti dhe duhej ti dimronim ne Peshter meqe nder ne mungonte ushqimi per to.Keshtuqe duke shkuar percdo vit atje,sidomos dimrave ishim detyruar te blenim edhe toke dhe dalngadale nje pjese e familjes tone mbeti te jetoj atje e pjesa tjeter vazhdonte te jetio ne Martinaj ku jetojme edhe sot.E mbase ndonjeri prej paraardhesve te mi mund te kete jetuar me gjate atje e pas kethimit ne vendin ame mund t’jete quajtur si I ardhur…Pra fjala eshte per nje levizje brenda per brenda territoreve tona,tokave tona ,brenda perbrenda Shqiperise Etnike.”
Sipas fjaleve te te Celes,qe ia kishte perciellur i ati – SHABANI ,bajrakun (Flamurin )e kishin fituar ne Luften e Morese .SIC dihet ,deri atehere Martinajt s’kane qene Bajrak I vecant.E ne Luften e Morese ( Viti 1820-1822) kunder kryengritjeve greke ishte dalluar nje I pari I tyre – emri si kujtohet dhe nga ajo kohe Mustafa Pashe Bushati e emroi Bajraktar te fshatit Martinaj.( Shih lib.e lartepermendur : “ Gjurme …”f.150-151)
Qe nga ajo kohe ,kjo familje ne fjale I prine ketij fshatit me utresi ,vendosmeri,trimeri dhe ndershmeri duke u dalluar ne mesin e fshatrave te Nahise se Gucise.
Ne mesin e me te dalluareve gjate historise me se 200 vjecare ishte Bajraktari – AZEM HAZIRI ,pinjoll I kesaj familje me emer dhe me kontribut ne levizjen atdhetare ne veri te Shqiperise.
Ky u dallua gjate Luftes se Pare boterore ,si njeri nder udheheqesit me te shquar te krahines ne fjale.Ate dite qe u clirua nga A,H,me 15 tetor 1918,u vendos pushteti popullor vendor dhe u organizuane mitingje gjithepopullore ne te cilate folen Hasan Ferri,Ismail Nikoci etj.Ne njeren nga keto mitingje,te mbajtur me 24 dhjetor 1918 u zgjodhen edhe delegate qe do ta perfaqesonin Plaven e Gucine me rrethine ne Komitetin e Shkodres;Ismail Nikoci dhe Hysen Efeni Vuthi–Gjonbalaj.Po ne te njejtin tubim u vendos qe te mbrohet me cdo kusht kjo krahine nga ushtria serbo-malazeze te cilete e kishin rrethuar te njetjten dhe ishin te gateshme per sulm.
Ne mbledhjen e njejte u nenshkrua edhe nje peticion ne te cilin thuhej ;’ Na .te nenshkruarit,perfaqesuesit e popullsinave te Gucise e te Plaves ,po diftojme se Komiteti ; “ MBROJTJA KOMBETARE E KOSOVES “nder kryepari te z.Hoxha Kadri Prishtina ,me Qerim Beg Mahmut –Begollin ,Hysni Beg Currin Bedri Beg Pejanin ,Halim Beg Gostivarin ,po si antare,I ka te drejtat e nji delegates plotefuqishme para botes zyrtare e jashtezyrtare per me e realizue dishiren tone kombetare qe ashte; ‘ BASHKIMI I GUCISE E PLAVES ME SHQIPNINE E LIRE E VETQEVERIMTARE’!dhe,ne emer te popullesise se Gucise e Plaves nenshkruajne;
Imam Hoxhe Ejupi – Guci
Azem Bajraktari – Martinaj
Mehmet Bajraktari – Vuthaj
Mustafe Kadria – Kukaj
Elez Bashi – Martinaj
Et’hem Nuri – Martinaj
Hazir Shpendi – Vuthaj
Jusuf Meli
Cak Alushi – Hot
Mini I Dishit – Nokshiq
Rame Faku – Pepaj
Bajram Zhuj Arifi – Arzhanice
Bektesh Alku
Halit Ardsabi
Hak Zhuka
Shaban Breca …
Ky dokumet I nxierrur nga Arkivi Shteteror I Shqiperise u paraqite ne Simpoziumin Shkencor te mbajtur ne Plave ne veren e vitit 2012. (Shih: Ramiz Lushaj : “Krahina e Plaves mund te ribashkohet me Shqiperine ose Kosoven” ne portalin:Gazeta Atlantiku “ Dhjetor 2o13)
Sic dihet nga kjo dite e deri me sot askush ne emer te kesaj krahine nuk ka nenshkruar dhe nuk kane pranuar okupimin e Malit te Zi mbi te .Por,perkundrazi ne konferncen themeluese te Lidhjes se II te Prizrenit nentor 1943 ne emer te saj kane marrur pjese e I kane nenshkruar dokumentate e saj Shemsi Ferri e Rexhe Meta –Ulaj .Dhe ne Konferencen e Bujanit te mbajtur ne fshatin me te njejtin emer ,ne rrethin e Tropojes ne dhjetor 1943 e janar 1944,perfaqesuesit e Plave –Gucise ;Sadik Bekteshi –Ahmetaj e Mehmet Dermani – Gjonbalaj ,nga Vuthajt e Zymer Halili –Balidemaj,nga Mrtinajt dhe Bejto Shahmani nga Plava e nenshkruane Rezoluten e Bujanit ku thuhet;”Popoullit Shqiptar te Kosoves I garantohet e drejta per vetvendosje deri ne shkeputje .Kete e garantuane UNCE Shqiperise dhe aleatet e medhenj ne LDB;Anglia,Amerika dhe Bashkimi Sovjetik (Krta e Atlantikut,Konferenca e Moskves dhe Konferenca e Teheranit…)
Kosova dhe Dukagjini – thuhet ne ate Rezolute ,eshte treve e cila ne pjesen me te madhe eshte e banuar nga populli shqiptar dhe e cila ,si kurdohere ,ashtu edhe sot –deshiron te bashkohet me Shqiperine dhe prandaj e ndiejme per detyre te tregojme rrugen e drejte nga duhet nisur.(…)Kur te gjithe popujt ,madje edhe shqiptaret do te kene mundesi te deklarohen per fatin e vet me ane te se drejtes per vetpercaktim deri ne shkeputje “.( Shih Dr.E.Stavileci ;’Ceshtja e vetvendosjes se Shqiptareve dhe garancite e vendeve te Evropes ‘ ne ‘Ilyria’ NY.9 tetor 1991.f.23.)
Dihet se ne baze te asaj rezolute ka lindur Shteti I pavarur I Kosoves sot.Dhe si per cudi,nuk u perfshi edhe Krahina e Plave – Gucise brenda perbrenda saj,kur dihet se qe nga viti 1832 e njejta ishte pjese ( nenprefekture ) e Prefektures se Pejes ne te gjitha koherate:Ne ate te Turqise,te Malit te ZI dhe te Mbreterise Jugosllave!?
Dhe ne baze te cfare te drejte jemi sot aty ku jemi; Nen Republiken e Malit te Zi ?!
Organizimi I Plaves e Gucise me fshatrat perreth,per vetembrojtje beri qe per 3 muaj e gjysem (nento-dhjetor ,1918 dhe janar e shkurt 1919) kjo krahine te kete ,te thuash ,nje autonomi te plote ,qe udheheqej nga banoret e saj.
Ne Nenkomitetin per organizimin e mbrojtjes se Gucise krahas Jusuf Hotit,
.Shaqir Musliut,Adem Omerages,Shaqir Halilit,Cun Mules,Adem Smajlit – bajraktarit te Gucise,ndodhej edhe Azem Bajraktari…
Me 19 e 20 shkurt te vitit 1919,forca te shumta serbo-malazeze te udhehequra nga kriminelet Punisha Raciq nga rrethi I Andrievices dhe Lakiq Vojvodic e sulmuane Plavene Gucine .Ata u sollen edhe me zi se ne vitet 1912-1913.Kahdo qe kalonin lenin shkretire; “ Kane djegur me qindra shtepi dhe kane pushkatuar e therr me bajoneta me qindra te pafajshem.U dogjen 489 shtepi dhe u vrane 500 veta”.( Shih:Xh.Shatri;’Veshtrim I pergjitheshem mbi politiken Serbomadhe ne Kosove ‘,Zvicer f.50) Mbare popullesia tjeter qe arriti te shpetoi iku ne Mlesi dhe Shkoder,rreth 3000 veta.Ku nje pjese e te cileve jetojne edhe sot atje,Ne:Gurz,Shtoj te Shkodres (Gucia e Re )ne rrethin e Durresit etj.
Nga kjo kohe vjen edhe kenga popullore;Njefsha mire ,mori malesi.
Mire na mbajte shtetemdhet mije
Dymbdhet vet me e vogla shpi
Ishte kjo pra masakra e dyte,marsi I dyte,mbi kete popullesi martire,te pambrojtur por kurr te paperkulur para krimineleve ordinar te Vasoviqit te tipit:Avro Cemoviqit (1913) dhe Punisha Raciqit e Lakiq Vojvodiqit me 1919…
Marjan Cubi says
I nderuar Z. Rexhep Dedushaj.
Te pergezoj per kete shkrim shume objective dhe shume I kuptueshem historikishte per banoret e Plave e Gusise.
Rexhep Dedushaj N.Y. says
ju falenderoi per publikimin s’pari dhe per lavdrimin z.Cubi…
SAMI says
I NDERUARI Z REXHEP LEXOVA PUNIMIN TUAJ MEKNAQSI JUPËRGËZOJ PËR KTO MENDIME SHUM TËSQARTA DHE PUNIM MEVLERR POR KAHALA GJËRA SIKUR KJO HISTORI QË AKADEMIJA NUKAPAS HAPSIR MEI HAPUN KTO KONA TË DHIMBSHME POR JU VAZHDONI DHE JU LUMT PË KSI LLOJ VEPRIMTARI .