• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2012

FESTA E MADHE DHE INSTITUTI I SHPRESËS

November 26, 2012 by dgreca

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU-BRUKSEL/

Erdhi dhe festa e shumë pritur nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në  trojet Shqiptare por  edhe për ata që jetojnë larg atdheut, në të gjitha vendet e botës.100vjet pavarësi! GEZUAR!

Tirana kryeqyteti i Shqipërisë është veshur kuq e zi duke shpërndarë  kudo atmosferërën festive. Sa bukur! Shpirti të thotë: Ndal e shiko! Shijoje  o shqiptar shekullin e pavarësisë! Dhe me mend ndërmjet flamurit lexon gjithë historinë e vërtetë, të trimave të vërtetë, të një shekulli të tërë mbushur me trimëri, me heroizma, me luftra, me heronj të vërtetë e të sajuar,  me liri të cunguar nga vet shqiptarët, dhe së fundi një Shqipëri me të vërtetë dinjitoze, të lirë demokratike me të gjitha dimensionet e saj. Përpara parlamentit të zë syri edhe institutin e integrimit të përndjekurve politik, dhe papritur përpara të hapet një dritë jeshile, një shpresë e madhe,  ku të duket se ky institut do të mbyll përfundimisht plagët që ende  rrjedhin gjak burgjesh, intërnimesh, të çdo lloji moshe. Sa të futesh në këtë oborr,  shikon gra, burra, të rinj e të reja që hynë e dalin në këtë derë me letra nëpër duar, por me shpresën e madhe  në zemër. Po, dihet, secili i burgosur  që nuk është më, plagët e pambyllura i mori me vete në banësën e tij të fundit, sepse s’ka kohë e s’ka  mjek që mundet të shëroj ato zemra aq të vrara, aq shumë të lënduara, aq shumë të fyera nga një rrebesh marramendës që sundoi për gjysëm shekulli. Pra, brenda këtij shekulli që ne po festojmë sot, ka sunduar  një diktaturë  sa shumë e gjatë, po aq e egër dhe e tmerrshme.  Ah, ndjehet psherëtima për atë dhimbje, për atë fëmijëri, për atë rini, për ata njerëz që s’guxuan të ishin të lirë për të shikuar përpara lirinë e për të mbrojtur dinjitetin e tyre njerëzor.Ndoshta jo rrallë hasim lotin e tyre që ju rrjedh nga një pikëllim, nga një brengë apo bulëzim i pafat, nga një padrejtësi e bërë dikur, e atyre u dhemb shpirti edhe sot  ndërmjet kujtimeve të hidhura, ndërmjet një humbje, apo ëndrre të parealizuar. Që në rinin e tyre të hershme  nuk ditën ç’është gëzimi dhe aq më tepër ç’është liria personale e ndërgjegjes, e fjalës së lirë në një pjese të konsiderueshme të popullit që trajtohej skllavë brenda vendit të tij. Në tërësinë e atyre viteve të nemura vjen e kaluara dhe të troket në çdo çast në zemër e të duket se të thotë : hej, mos më harro ! 100 vjet pavarësi! 50 vjet dhimbje!. Nis edhe mendoj krejt pa dashje apo ndonjë qëllim të caktuar e mendja më shkon te ajo plagë, te ai kamp në të cilin bëra dhe unë pjesë si viktima më e vogël e vitit 59,në kampin e savrës.Por më kujtohet: Rinia e asaj kohe brenda telave ku unë i ndiqja pas dhe i imitoja madhështitë, bukuritë e tyre brenda telave të shpirtit, brenda bukurive të shpirtit të tyre, brenda edukatës së tyre dhe gjithsesi edhe brenda kulturës së tyre të gjerë.Ata ishin të gjithë të bukur !Por ja, përsëri në këto çaste psherëtij dhe sytë më mbushen me lot, e dhimbja ka bërë një fole në zemrën time ku janë strukur brenda saj qindra fëmijë, burra, gra, e ajo rinia dinamike e asa kohe, që s’kërkoi kurrë lëmoshë apo mëshirë në ato vite të zeza fare të pashpresa. Por shpresa e vetme tek këta fisnikë në gjysëm shekulli,ishte dashuria për njeriun,respekti reciprok dhe mirënjohja e përshëndetjeve të tyre shoqëruar nga një buzëqeshje drite e dëlirësie.Tani ajo rini është e plakur fizikisht por e fortë si karakter, dhe me guxim e me fjalën e saj të lirë dhe me shpirtin e gjërë shikon dritën jeshile shoqëruar me shpresën e madhe të jetës, dhe të shoqërisë së re, e cila u ndërtua 20vjetët e fundit në demokraci. Po,është e vërtetë, vdiqën shumë prej tyre. Por ata vdiqën të lirë pa polici mbi buzën e lidhur, ku t’i pengonte edhe për të shkuar në banesën e fundit. Më kujtohet kur vdiq i nderuari Bajram Hoxha, ishte 27, dhjetori. Balta në kamp, të shkonte deri në gjunj dhe të ndjerin e zuri muzgu i ditës tjetër dhe nuk i jepni makinë apo karrocë e leje për ta varrosur në banesën e fundit. Dhe më e tmerrshmja ndodhi: kur ai kishte 5vjet që po prehej në parajsë,i komunikuan një mëngjes tek po bënin apelin te polici, një dënim tjetër shtesë, plus 5 vjet internim pas vdekjes për Bajram Tahir hoxhën I cili nuk kishte hypur asnjëherë në tren gjatë gjithë jetës së tij 53vjeçare, sepse pas vitit 1945,ishte i burgosur pastaj i internuar.

Ali Dema ndjesë pastë, me të birin e të nderuarit Bajram Hoxha, Ganiun, që bënin apelin atë mëngjes të ftohtë te polici, kuptuan mirë mes atij shqetësimi se kishin të bënin akoma me demonë e jo njerëz. Mjerisht, aty ishte ferri i Dantes, ku kishte vetëm një portë për të hyrë, dhe tjetër portë për të dalë, nuk kishin projektuar xhelatët.

Ëndrrat e tyre të pa arritura, të pa realizuara, të ndrydhura  dikur ndër pranga, tani janë zgjuar te fëmijët e tyre ; dhe janë ata që që po shpien përpara aspiratat e tyre.

Prandaj sot kur kaloj  përpara këtij instituti shpresëdhëns, vetvetiu të lind pyetja brenda trurit : A punohet aty brenda për t’i integruar plotësisht këto familje? A është integruar plotësisht në shoqërinë demokratike kjo pjesë e shumëvojtur ? Dhe brenda vetes përsëri e gjen përgjigjen tek pritja e ngrohtë e çdo dikasteri si dhe te ky institucion reabilitimi.Sa hynë në këtë portë duhet harruar porta e ferrit se tashmë, janë hapur faqe të reja në historine demokratike të Shqipërisë. Përshëndetjet e ngrohta i has që sa hynë në katin e parë, e pastaj,  kur shkel në shkallët e katit të dytë, ndjen lehtë një kërcitje të tyre ku mund të merren si një rënkim i thellë, i atyre që po përmenden ende pas vdekjes, për të çuar deri në fund amanetin, atë që ata fatkeqësisht, nuk arritën dot në  ditët e bukura të lirisë dhe në 100vjetorin e pavarësisë.

Në zyrë të pret gjithnjë me respekt Drejtori i përgjithshëm, djali i internimeve të gjata, Simon Miraka.Urtësia e tij, edukata e thellë të bënë instiktivisht të ulësh zërin kur pa dashur e ke ngritur shumë.Dua të shpreh : Këtij njeriu që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij në kampin ugurzi të Tepelenës, e pastaj të rinisë së tij të vrarë së tepërmi nga diktatura, kishin formuar një djalë xhevahir ku në familjen e tyre vihej re një edukatë e gjërë, shprëndarëse, ku ata përcillnin te të tjerët një respekt dhe e mbështillnin atë respekt me një dashuri të madhe për njeriun në përgjithësi. Simoni të dëgjon me vëmëndje dhe shkruan çdo hall e breng të tyre, çdo kërkesë, dhe i nis ato këkesa e propozime, drejt në instancat përkatëse. Pra, duhet të themi :Faleminderit  Zotit, që erdhi kjo ditë dhe zëri ynë dëgjohet , po këtë herë dëgjohet për mirë, e jo si një zë armiku ku do të sabotojë, por si një krenari lashtësie për brezat që do të vijnë. Më mirë vonë se kurrë. Pak vonë, po erdhi. Erdhi me të gjitha të mirat e saj, duke u mbushur universitetet edhe me fëmijët e kësaj shtrese të shumë vuajtur, por të vlerësur  e nderuar në ditët e demokracisë.

Polikseni Argjendari, sekretare e drejtorit, është e përkushtuar në dhënien e plotësimin e bursave për fëmijët e kësaj shtrese.Në sytë e kësaj zonje, shkëlqen një buzëqeshje drite ku të gjithë që vijnë e ndjejnë këtë, dhe largohen të qetë duke i kryer punët e tyre nga Polikseni me qetësi.

Fatbardha Dosti ka vite që punon në këtë institut dhe ajo është e para që përballet me dhënien e statusit, dhe s’e dëgjon një herë që të ankohet nga lodhja,apo nga njerëzit.  Ajo është e fortë, e gatshme për  t’u shërbyer me devotshmëri ish klasës së saj të persekutuar. Fatbardha i ndihmon edhe moralisht dhe ndjehet e gëzuar që më në fund tregoi veten, familjen nga ku vjen, dhe cilësitë e saja fisnike.

Elma Ndreu, kjo punonjëse e denjë për detyrën e saj, e sheh gjithnje me pritjen e ëmbël që e karakterizon vetëm atë në zgjidhjen halleve e problemeve, në pregatitjen e dekumentave që u mungojnë.

Mimoza Çela,Kjo zonjë e pa lodhur, pritjet dhe përcielljen e çdo njërit nga të persekutuarit e bën me buzëqeshjen e saj afruese duke i dhënë çdokujt një pjesë nga dashuria njerëzore dhe forca e saj qëndron tek takti që ajo i përciell të gjithë të kënaqur.

Manjola Rakipaj,është nënpunëse, e gjen gjithnjë me krye mbi letra e ordinator duke punuar.Kjo vajzë e re, e bukur, që në pamjen e parë të lë të kuptosh se aty ndodhet për punë  të madhe, dhe për të, orari i punës  është i respektuar maksimalisht.

Myzejen Lulo, Arshiviste e pa lodhur në përsëritjen e dekumentave. Atë e gjen duke çfletuar dosje, shumë herë të përsëritura nga hallexhinjtë e ish-përndjekurve politik.

Sabrie Vladi, e pa lodhur, inspektore në këtë institut, Eva Bllaci, shefe e burimeve njerëzore, Esmerina Mustafaj, Specialiste statusi, Eriona Kulla, Shefki Çupi, Mark Lekgega, specalistë , janë model i punës së plodhur në ndihmë për të kryer në kohë detyrat e tyre. Pra ky institut i nderuar punon pa pushim e të gjithë të persekutuarit shpresojnë se vetem në atë derë duhet trokitur për hallet që nuk kanë të mbaruar. Qeveria ka premtuar e premton pë të bërë të pamundurën ,vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë e në kohë sa më të shkurtër të zgjidhet problemi i tyre, po jo vetëm qeveria po edhe presidenti i repuplikës ështe i interesuar dhe i preukupuar për shtresën e ish-perndjekur politik. Jo vëtëm kaq, po presidenti di t’i pres e t’u kryej  punë. Është mburrje, ndoshta dhe e pabesueshme : Dikur nuk e ktheje dot as kokën për të vështruar nga presidenca,sepse bëheshe i dyshimtë  dhe të shtynte ushtari që rrinte të porta me kallash, kurse sot, mund të ngjisë shkallët e saj çdo gazetar e hallexhi që kërkon të takohet me Presidentin. Punonjësit ,nënpunësit, janë të predisponueshëm në pritjen e popullit që te dera, dhe të sqarojnë si, Alfred Grabocka shërbimi i kontrollit të jashtëm, Djana Metaj, shërbimi i kontrollit të brendshëm,Kastriot Jahja, oficer i shërbimit  të iformacionit  pranë presidentit,Sefer Gjyriqi,Asistent pranë Presidentit, Amik Kasoruho, Shaqir Hasani,Këshilltarë juridik të presidentit, etj. Të gjithë këta titullarë të presin e të përciellin me ngrohtësi duke të kryer të gjitha ato mundësi që të lejon ligji. Kjo është një mburrje, një arritje  e madhe e demokracisë në Shqipëri dhe kjo arritje, bënë pjesë brenda këtij shekulli që po festojmë ne sot.

GEZUAR 100VJETORI I PAVARËSISË!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, Festa dhe, i Shpreses, Instituti

NJI URIM I BEFTË PËR RITA ORËN

November 26, 2012 by dgreca

Nga Jozef Radi/

Emni Rita Ora, prej kohësh e rreh veshin tim, po siç ndodh random me gjithë ata që kanë tashma nji reliev të përcaktuem të shijeve dhe ekzigjencave të tyne muzikore, e shtyjnë pak me arrogancë në shpërfillje ose i lejojnë nji hapsinë aq të vogël asaj çka ndodh përreth, sa nji ditë mbeten paksa jashtë kohe, bash prej këtyne mënyrave selektive e shijeve të tyne, fatkeqsisht të paaxhornuara…

E ndërsa “shetisja” ashtu i përhumbun midis flamurëve të nji feste të madhe ndër shqiptarë, befas bukuria tallazuese e Kim Kardashian m’u shfaq e plotë, veshun e gjitha në të kuq me nji shqiponjë që i rrinte gjoksit të saj si nji grafullim tundues…

Mendova se asht nji lojë… Po edhe nëse asht lojë fotoshopi – thashë, – i lumtë atij që e ka mendue! Ndala pak ma gjatë dhe e kundrova at bukuri të veshun me diçka që m’përkiste edhe mua, e kjo më dha nji afërsi të çuditshme, nji atmosferë dashnie që merr befas kuptim dhe ti s’e gjen psenë e kësaj që ndodh me ty… Megjithatë, thashë, po e gërmoj pak psenë e këtij operacioni mediatik dhe gjeta ndër rreshta se… i vëllai i Kim: Rob Kardashian, ishte afërsisht “i dashtuni” i Ritës, kangtares së lindun në Kosovë në vitin 1990…

Pra, nji lidhje ishte… ashtu krejt pa lidhje nuk ishte!!!

Po kush dreqin na qenka kjo Rita Ora, që paska kaq pushtet në muzikë dhe që unë s’po ditkam asgja… thashë me vete, dhe ia nisa nji udhëtimi kërkues që më zhyti ndër botë të panjoftuna rinie… Mbrenda pak çastesh ti e gjen veten mes nji mrekulli të pabesueshme: takohesh me nji vajzë të ikun nga vendi i saj, dhe ndjen nji artiste komplete, me përmasa të jashtzakonshme, artiste që pak çaste ma parë ishte për ty krejt e huej, e largët, askushi…

Hej injorant! – i thirra vetes – dhe vazhdova zhytjen nëpër at natë magjike, ku nji bionde sensuale, diçka ma shumë se njizet vjeçe, të afronte gjithçka: mbi të gjitha nji za plot jetë me nuanca e vibracione grabitëse; energji dhe shlirtësi të natyrshme, nji timbër edhe pse disi të ngjashëm e të krahasuem me superyjet e momentit, kishte diçka të vetën, të pangatrrueshme, rrebel; kisha njoftë kangtaren e nji brezi që jeton në rrugë, në hare, në shkujdesje të plotë dhe pashë se ajo, me nji lehtësi të pabesueshme, ishte nji prej atyne…

Ishte nji udhëtim rrëmbyes… mahnitës… që më detyroi me kuptue se kangë mbas kange përballesha nji personalitet muzike, me nji arrogancë të pabesueshme vokale, që i kishte thye gjithë portat dhe hendeqet dhe me drejtohesh me forcë: Sonte jam unë mbretnesha e shijeve të tua… Unë… dhe askush tjetër!!!

Dhe ti ndjehesh i vogël dhe i madh njiherësh: i vogël pse vizita jonë në kangët e saj asht në kufijtë e të qenit i 100 milionti; i madh sepse ajo i ka dhanë nji përmasë të re shpirtit tand, nji përmasë që prej kësaj nate s’mundet kërkush ta vrasë…

Ishte nji udhëtim që e kapërceu mesnatën pa u ndje, që më futi atje ku s’e besoja, më bani të ndjehesha adoleshent, i pamoshë, i papranguem; të ndjehesha njiherësh planet dhe grimcë… dhe e gjitha kjo prej asaj vajze që kishte kapërcye hendeqet dhe ngurtsinë e etapave ngutshëm falë nji talenti dhe energjie të pabesueshme… Ajo ishte nji vajzë kosovare, që pjesën ma të madhe të jetës e ka kalue në Angli, e që raportet muzikore i kishte me ma të randsishmit e kohës së vet; nji vajzë që shfaqej ngado skenave si nji prej kangtareve ma të sukseshme të panoramës muzikore botnore…

Të Falemnderës Ritë,

zani yt prej sot, prej kësaj mesnate vjeshte, iu ba pjesë e atij relievi tashma të konfiguruem qartë, edhe pse me pak vonesë, e ndjeu se zani yt i paska mungue pa e ditë as ai vetë pse…

Ndërsa nata e mbyllte ciklin e vet duke u futë te dita e re, pashë se n’at shoqni magjike e të pabesueshme të kësaj çupuline të skenës dhe spektaklit, ajo kishte mbushë 22 vite të jetës së saj…

O Zot – thirra! Rita Ora mbushte at çast 22 vjeçe: e pabesueshme!

Më takonte ndër të parët me e urue…!

Takoheshim papritmas në vetminë e nji nate dhe ndjeheshim miq prej kur s’mbahej mend… Edhe njiqind ditë si kjo Rita!

Çfarë mund t’i uroja tjetër?! Asgja ma shumë se at pavdeksi që zani i saj tashma e ka; at mrekulli që ma kishte falë aq papritmas dhe që tash e kisha të pamundun ta braktisja…

Nji falenderim ari Rita Ora, për magjinë e kësaj nate, ku krejt rastësisht të njofta ty, zanin tand, të cilin mjaft prej atyne që sot ndjehen dive të kangës, ta lakmojnë…

U ndala për pak dhe mora frymë thellë! Gjithë kët shkrim e kisha shfry nën tingujt e kangës së saj “Hello, hi, goodbye!”, dhe pa frikë mund të shprehem se mund ta ndigjoj pa u lodhë për nji kohë të pacaktueme… dhe jo vetëm atë…

Prej kësaj nate, bjondja e lindun në Kosovë, e që sot jeton skenave të mëdha, Rita Ora, nji prej mbretneshave të popit botnor, asht edhe mikja ime… Uroj të jetë edhe mikja e gjithkujt që s’u lodh së lexuemi këto shënime mesnate, nën shoqninë magjike të Rita Orës!!!

Filed Under: Kulture Tagged With: Jozef Radi, nji urim, Rita Ora

VENDOSET BUSTI I PETRO MARKOS NE DHERMI

November 26, 2012 by dgreca

NGA GEZIM LLOJDIA*/

Në fshatin Dhermi-Vlorë, u organizua ceremonia e përurimit të bustit të
shkrimtarit të madh-Nderi i Kombit, Petro Marko! Më parë se të zhvillohej
ceremonia u bë një vizitë dhe u vendosën buqeta me lule te ka varri i
shkrimtarit. Kjo vepër e përkryer dhe e realizuar në bronx nga skulptori Agim Rada,
financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, është një dhuratë e
çmuar dhe respekt për veprën e këtij kolosi të letrave shqipe.
Sheshi i fshatit ishte zbukuruar me flamuj kombëtar. Bashkëfshatarë të moshave
të ndryshme prisnin me padurim të shikonin Petron e tyre në bronx sepse i
kishte marë malli dhe kanë shumë për t’i thënë njeri-tjetrit!
Për të nderuar këtë ngjarje ishte e pranishme edhe deputetja e kuvenditpopullor, zonja Rajmonda Bulku, drejtoresha e artit dhe kultur ës në
Ministrinë e Kulturës, rinisë dhe sporteve, zonja Mimoza Ylli, drejtori I librit, zoti Ermir Nika si dhe skulptori Agim Rada. Ishte dhe zoti Aleksandër
Çipa-kryetari i unionit të gazetarëvë si dhe kryetari i klubit të shkrimtarëve
“Petro Marko”-Vlorë, z. Myrteza Mara.Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe vajza e shkrimtarit të madh Petro Marko, Arianita Marko!Bustin e zbuloi deputetja Raimonda Bulku dhe Kryetari i Bashkisë Himarë, z.GoroKryeplaku i fshatit dhe kryetari bashkisë Himar, zoti Goro përshëndetën tëpranishmit, falnderuan Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë për këtë kontributdhe vlerësim të figurës së shkrimtarit Petro Marko! Më pas përshëndetën zonjaMimoza Ylli, deputetja Rajomonda Bulku, z. Aleksandër Çipa dhe z.Myrteza Mara! “Ky bust-tha ndër të tjera z. Aleksandër Çipa është i pari në zonën e Himarës dhe për figura të ndritura si Petro Marko duhet të bëhen simbole drite, kulture
dhe patriotizmi.”“Më shumë se kurrë e ndjej veten krenar që klubi ynë i shkrimtarëve mban emrin Petro Marko! Petro Marko është i gjithë Shqipërisë, i Ebros dhe i Ustikës, i
luftës dhe paqes, i burgut dhe i lirisë, i dritës dhe i lotit, i historisë dhe
i lavdisë! Petro Marko ndriçon kohën dhe kombin, brezat i janë mirënjohës
veprës së tij!”Shumë emocionuese ishin fjalët e ngrohta të banorëve të fshatit të cilët
vendosën lule tek busti dhe bashkë me to edhe lutje e falnderime të përlotura!

Lindi në fshatin Dhërmi.

Petro Marko ka lindur më 25 nëntor 1915 dhe ka vdekur më 27 dhjetor 1991. I ati quhej Marko,kurse e ëma Zoica. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare nVlorë, që e nisi më 1924 dhe ekreu nvitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Natë shkollë
pati si drejtor edhe arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest
Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë. Një nga
këto i prezantoi “Manifestin” e Marksit. Pasi kreu shkollën,
sorollatet nëpër Tiranën e zymtë të asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa
i bien në dorë një ditë Hilë Mosit, asokohe ministër Arsimi, i cili e caktoi
mësues nDhërmi. Më pas transferohet për nDhuvian të Dropullit. Qëndron nkontakt
të vazhdueshëm me shtypin komunist nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte
Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petroja u jepte
nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë). Kështu që u detyrua të
largohej për herë të parë nGreqi. Qëndron nKorfuz, ku bie nkontakt me
emigrantët politikë të atjeshëm, me nkrye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për
nAthinë, ku kishte të vëllanë, Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë
nga Bregu. Atje hyn ne fakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me
rektorin, të cilit Petroja i thoshte: “Turp për ju që ende jetoni ne kohë të
Bizantit!…”, ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot të ishte mësues
i shqipes. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllait krijohet mundësia të hyjë në
një shkollë joshtetërore, në Fakultetin Ekonomiko-Politik. Shqyrton mundësinë
të shkojë nBashkimin Sovjetik, ku natë kohë ishte dhe Sejfulla Malëshova, Ali
Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet nShqipëri, por
ikën fill pas dështimit të kryengritjes së Fierit. Kthehet pas vendosjes të
qeverisë liberale të Mehdi Frashërit (verë 1935). Planifikohet kryengritja e
Fieri, që dështon që nzanafillë, dhe ikën nga Vlora për nKorfuz. Kthehet në
nëntor, pasi Branko Merxhani e Ismet Totoja e thërrasin, ngaqë do të hapej një
gazetë (“Koha e re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një
artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës, që Ethem Totoja, asokohe ministër
i Brendshëm, e pa si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën
(“Illyria” etj.) dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko
Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të
dytë. E internojnë në Porto-Palermo (2 javë) e pastaj në Llogora. Lirohet me
interesimin e Merxhanit e Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare”
të B. Merxhanit, që donte ta vinte si antipod i “Hyllit të Dritës”.
Por largohet mbasi u shkrua një artikull se sishte gazetë komuniste nga
Brankoja. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij proproletariatit,
i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e
zëvendësprefektit të Himarës. Petroja i jep fjalën se do ta pranojë pasi të
shkojë në Athinë e të japë ca provime. Takohet me Migjenin para se të niset
(1937) dhe pastaj me të mbërritur në Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë.
Anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në
Marsejë dhe gjen nParis Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një
“shok” serb që mbante nofkën “Roberti”. Dhe caktohet
kryetari i grupit prej 113 vetash që u nis për nAlbacete, ku ishte qendra e
brigadave internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në
Spanjë, shkon për në “Kuintanar de la Republica”. Merr pjesë në mbledhjen e
shkrimtarëve antifashistë nValencia, ku ishin dhe Ernest Heminguei, Pablo
Neruda etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku
herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale,
i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat
internacionale), u ngarkue me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.
Hyn nItali nga fundi i 39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet natdhe, sepse
KOMINTERN-i kishte porositë me i çue legalisht ose jo të gjithë komunistët në
vendet e tyne. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin – hasmëri të
vjetra. Në Vlonë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E
burgosin në Vlonë, në Tiranë (maj 1940)… Mbas marsit 1942 e nisin për Itali,
Palermo e Ustikë. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase
labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”,
romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa
mbarim”, “Bija e kapitenit”… Pas çlirimit të Jugut tItalisë
nga forcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur tjerë dhe
kalon në zonat e çliruara italiane. 1944 arrestohet nga gjermanët dhe po atë
vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin 1944
kthehet ne Shqipëri, duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve të
tjerë në kohën kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Është në
Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Te
“Retë dhe gurët” citon N. Spirun, që i thoshte se Shqipëria kishte
material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet – bollëk ky që
bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman,
ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e
çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në
Tiranë nga 1945-1947. Nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë
vijës së partisë (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi), lirohet më
15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Boton “Hasta la
vista” (1959). 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të
birin. Romani “Çuka e shtegtarit” (1980) si direktivë për autokritikë
nga Partia, por sia pranuen e nuk u botue. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund
të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos
kur provoi ti rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë,
kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa
ceremoni.
I paharueshmi Petro Marko

Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona, poeti Petro i kësaj ane është
i paarritshëm. Petroja ka pasur frymëzimin e detit, d.m.th., kur mbushej me atë
gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla njëfarsoji
si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset te
bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël, e bardhë, hyjnore e
këtij deti dhe e kësaj toke. Ku mund ta takojmë sot poetin Petro Marko? Është
një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër
xhinët e kësaj bote. Është në kohëtretjen e madhe, por të paharrueshmen. Është
në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e
librave, është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës, është në koperturën
e një shoqate shkrimtarësh, është kudo i gjithëgjendur, është dhe nuk është.
Por koha nuk e ka harruar poetin tonë Petro Marko. Dhe pse të harrojë? Kam
kaluar kohëra të mira dhe të këqija, që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e
këtyre viseve jugore, por emri “Petro” nuk besoj se është bërë i harrueshëm.
Nuk e kam njohur dhe dua ti çoj një lule atje ku prehet paqësisht, mirëpo ku ti
gjej këtu lulet dhe në këtë stinë? Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi
ta vizitojnë. Ka një veçori, që dua ta përmend. Petro ishte një shenjtor i
fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë
me regjimet dhe diktatorët e diktaturat, që e qëlloni sa majtas, djathtas, para
e mbrapa, se ishte krijues, ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe
përpara regjimtarëve të të gjitha kohërave. Prandaj dua të them se poetët e
rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht
i miri poet, i biri i Markos dhe nënë Zoicës. Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime
ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak, aspak madje dhe nuk dihej ishte i
gjallë apo i vdekur, vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë, që ia kishin
fshehur, ia kishin marrë ose ia kishin ndryshuar qëllimisht.

nga një fis i Kaonisë rridhnin, madje në shek 15 “”Himarë”
quheshin jo vetëm trevat e sotme, por edhe Lumi i Vlorës dhe Kurveleshi dhe
diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se
lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë, Butrint, Sarandë, bregu i Jonit dhe
përfshinte rreth 53 katunde, ndërsa në një akt zyrtar të M. Argiroit
shënoheshin 38 katunde deri para myslimanizmit në Lumin e Vlorës e Kurvelesh
kanë qenë të krishterë, të traditës iliro-arbëreshe. Një pjesë e madhe e fiseve
të Himarës (sotme) kanë ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Në Himarën e
madhe në shumë dokumente dalin emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhërmi),
Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari
(Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove
Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica,
Progonates, Tepelena, shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në
mos gaboj është Sh. Delvina tek “Epiri”… Mbi kurrizet e Çikës godiste me…
vetëtima Zeus (mitologji, të vjetrit)… “Nëse Homeri do të kishte zgjedhur malet
e Himarës për skenën e Iliadës, gjërat do të kishin marrë rrjedhë tjetër gjatë
periudhës 3000-vjeçare shprehet Pukëvil.” Kaonia (Himara), vendi ku circet
porositën Odiseun të ruhej prej sirenave… malet mbi Himarë quhen “të
Vetëtimave”? Zeusi lëshonte ato nga qielli sipër saj… (Emri “Himarë”
(Himera, edhe Kimera)… përfytyrohej si qenie mitologjike me trup dhie e kokë
luani, me bisht dragoi… që villte zjarr nga goja (zjarri nga flakët e
vullkani, tashmë të shuar, në Llogora…) Deti Jon. Legjenda thotë se Jonin,
birin e Dyrrahut, pas vrasjes së tij në luftë e hodhën në det, i dha emrin
(varianti tjetër) “deti Jon” (deti ynë).Fiset epirote kanë banuar që në lashtësi: Kaone Himara, Thesprotet, çamët,mollosët – Janina, amantët – Lumi i Vlorës… Kaonia (ka hone) shtrihej ngaumi Aos, Aosta (Vjosë deri në lumin Thyamis (Kallamas) në Jug. Straboni dheTukididi thonë se “Pellazget e Ankandës quheshin kaonë. Variant i emrit
kaon (ka hone) dhe varianti tjetër “Kaoni”, biri i Priamit… Kaonet zinin pjesën
më të madhe të Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët,
japigët, mesapët… shprehet një studiues i këtyre anëve te gazeta “Demokracia” e
vitit 95… Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro çthotë për origjinën e tij dhe
të fisit?Me sa kam dëgjuar, me sa di unë, rrjedh nga një familje që në fshatin Dhërmi
quhet Bua. Shekuj më parë në fshatin tonë erdhi për tu strehuar Gjin Bue
Shpata. Nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç, thonë pleqtë, banoi
ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa
dhe që quhet Paloshpita… Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen,
aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i lindën dy djem: Markoja dhe Gjoni.
Pak metra poshtë ngriti një kishë të vogël, Shën Janin, që është ende.
Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera të vogla nën shpellën e Pano
Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bënë pranë e pranë. Aty në atë vend Markajt Gjanët
bënë shtëpi të tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut të Gjinit.
Kështu që shekuj me radhë Markajt, Gjonët, Buajt ishin një bark, një fis gjer
vonë, sa isha unë i ri, nuk martoheshin me tjetrin. Kishin të drejtën e gjakut
për njëri-tjetrin…

Mirëpo Petron unë sot nuk kam ku ta gjejë, ndritë veçse shpirti te varrezat.
Aty paqësisht ai fle, në ditë të mira dhe të këqija, në dimër, në verë, në
stërbima, llohëra e zheg, pra ka kohën e prehjes së madhe. Petroja ishte një
shqiptar i mirë, që shprehte vetë dhe mburrej me këtë, kishte edhe një ideal,
por Petroja ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari. Në të vërtetë figura e
tij është një lloj ndriçimi yllësor dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin
tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu
që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithçka deri në zhdukjen fizike, por
poetët mbesin, sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur
vijnë. Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron, a kishte kurthim për
zemrën e poetit, a kishte hekura për ti lidhur duart, ndonëse dhimbshëm e lanë
të presë, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë “të vdesë”? Edhe
deti i gjorë sot fle si Petroja. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane
ecte në detin e gjerë të letrave. Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në
kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli, që kurrë se humbi muzën edhe
nga gjumi zgjohej, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yje, në atë
botë thashethemesh, ku ishte Petroja, perverse lundronte në dallgët e regjimit
që e shtynin andej, këtej lart, para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti
mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh, kur regjimi e shtrëngonte çdo
ditë drejt vdekjes, kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga kroma
e socializmit mashtrues. Kështu, ai priti gjallërimin e kohardhjes pranverë,
sepse kishte vite e vite që nuk e ndiente mungesën e reve, të shiut dhe
mungesën e vrapit të erës së re.

* Sekretar i klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Busti i Petro Markos, Dhermi, Gezim Llojdia

REQUIEM PER IZET SHEHUN

November 26, 2012 by dgreca

NGA RESHAT KRIPA/

Ike Izet i dashur! Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë. Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë të përmortëshme në përcjelljen tënde për në banesën e përjetëshme.  Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për mendimin tënd, për fjalën tënde. Por ti ike. Zoti kishte  vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri. Çfarë të të kujtoj o vëlla? Ishe ende i ri kur u detyrove të përballeshe me përndjekjen më mizore të sistemit totalitar. Por ti kishe genin fisnik të fisit tënd. Ishte ky gen që të udhëhoqi në çdo hap të jetës tënde. Ndaj nuk u përule asnjëherë. Dallgët e jetës i përballove me krenari dhe dinjitet. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira.  Po, Izet i dashur, ti i  mbijetove  asaj  kohe  barbare, i  mbijetove  sepse  në  venat  e tua rridhte gjak fisniku dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.

Por së fundi kohët ndryshuan dhe ti ishe gjithmonë në rradhën e parë të atyre që iu kushtuan demokratizimit të vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin hequr mbi supet e tyre tmerret e atij sistemi.. Për këtë arsye ata të zgjodhën si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe nuk u gabuan. Ti e justifikove plotësisht besimin që të dhanë. Ti ishe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar me të gjitha forcat e tua për demokratizimin e vendit dhe luftën kundër mentalitetit të përmbysur totalitar që ende sundonte në vendin tonë. Ti ishe gjithmonë përkrah shtresës tënde nacionaliste, së cilës i përkisje. Ne nuk do të harrojmë kurrë për tërë këta vite që do të jetojmë.

          Kush ishe ti, Izet Shehu? Ishe poeti, ishe shkrimtari, ishe publicisti, ishe politikani. Këtë ti na e ke treguar nëpërmjet vargjeve të tua të arta        :

 

                                      Jam zjarri i zjarrit tim,

                                      Më i hershëm se Prometeu,

                                      Mos më shihni si hutinë!

                                      U ndeza

                                      Kur u ngjiz dheu.

 

                                      Jam ushtari,

                                      Që i binte bririt

                                      Rrotull zjarreve pagane,

                                      Me Teutën verë kam pirë,

                                      Vallen hoqa mes taulntëve.

 

          Ky ishe ti, i dashur Izet. Por të tilla vargje ne nuk do t’i dëgjojmë më.

 

                                      Pushuan tingujt e magjepsur,

                                      Ato nuk do t’i dëgjojmë më.

 

          Shkruante dikur poeti i madh i madh Lermontov dhe mua sot më duken sikur këto vargje të kushtohen ty, Izet.

          Ngriheni kokën lart e nderuar zonja Shehu! Ngriheni kokën lart të nderuar Agur  Shehu, vajza, nipër e mbesa! Qëndroni krenarë. Ju keni me se mburreni. Krenaria, fisnikëria dhe dinjiteti i burrit dhe babajt tuaj ju bënë edhe juve krenarë si ai. Për njerëzit e mëdhenj nuk derdhen lot. Për ta thurren vargje dhe ngrihen këngë. Izeti ishte njeri prej tyre..

          Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur tuajin, por edhe ne nuk kemi humbur pak. Ne humbën mikun tonë të mirë. Humbëm njeriun  që e kishim në krahun tonë. Ne sot po i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e tij e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes tonë Izetin tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.

          Qoftë i lehtë dheu që i ka rënë përsipër!

 

NGUSHELLIM I GAZETES DIELLI

 

Shpirti ne paqe Mesuesi im i dashur!

 Lajm i dhimbshem per ikjen e ish Deputetit Izet Shehu. I ndjeri ishte mesuesi im dhe ndjehem shume krenar per te si mesues, si njeri, si krijues. Marrdheniet me te kane qene njerezore, edhe pse ne vitet e Demokracise ishim dy here perballe njeri-tjetrit ne kandidimin per Deputete(PD-PR- 31 mars 1991- ; 22 Mars 1992) une ruajta respektin bdhe marredheniet korrekte me Mesesin tim te dashur.

 Edhe kur punoja per gazeten Illyria, edhe tani tek DIELLI, i kam ruajtur marrdheniet dhe kam botuar artikujt e tij. Mesuesi im ishte njeri i drejte dhe nuk bente kompromis me ndergjegjen; ishte kritik ne dukurite qe i vleresonte negative, edhe kur ato shfaqeshin ne krahun e tij politik. Ndersa krijimtaria e tij letrare, ishte shpreheje e perjetimve jetesore.

Shpirti ne Paqe Mesesi im i dashur!

 

DALIP GRECA

Editor i DIELLIT

 

JETA DHE KRIJIMTARIA

Izet Shehu lindi në Lushnjë më 15 djetor 1942. Mbaroi gjimnazin në Lushnjë më 1960, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhë letërsi shqipe. Më 1995 ka kryer Kolegjin e Mbrojtjes së Shqipërisë. Ka punuar si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Lushnjë dhe Elbasan. Krijimtarinë letrare e nisi qysh në bankat e shkollës. Botoi dendur gjatë viteve gjashtëdhjetë, por, për shkak të biografisë politike, pasi iu pezullua vëllimi poetik “Gjaku im”, do t’i hiqej përfundimisht e drejta e botimit deri në vitin 1990. Është një prej inicuesve dhe themeluesve të Partisë Demokratike dhe në vitin 1991-1996 u zgjodh deputet i kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë. Është dekoruar si mësues me urdhrin “Naim Frashëri të klasit I” dhe me medaljen “Pishtar i demokracisë”. Pas viteve ’90-të boton artikuj, polemika, ese, prozë e poezi në disa nga organet më të rëndësishme kombëtare.

Ka botuar këto libra :

“Çiltërsi lirike”, përmbledhje poetike

“Vjeshtë njerëzore”, përmbledhje poetike

“Ëndrra trëndafilash në borë”, përmbledhje poetike

“Brohorima e një dimri”, përmbledhje me tregime dhe novela

“Troku i fatit të verbër”, përmbledhje poetike

“Mjegulla e trishtimit”, përmbledhje me tregime

“Fatkeqja e bukur”, novelë

“Perëndimi në zabelin plak”, përmbledhje me tregime

“Mbi qerpikë çlodhet agu”, përmbledhje me poezi

“Drithërime muzgu”, përmbledhje poetike

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Izet Shehu, reshat kripa

LIRIBERSIT NUK KANE NEVOJE PER FALJE, AS PER MESHIRE, DUAN DREJTESI

November 25, 2012 by dgreca

Serbia e dominuar nga kriminelë lufte, e pa penduar dhe e pandëshkuar për krimet e gjenocidin dhjetëvjeçar trazon të tashmen dhe tenton të mbajë peng të ardhmen e rajonit/

Nga Fetnete Ramosaj/

Sivjet kur po shënojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar jemi të vetëdijshëm se gjenocidi serb, krimet dhe terrori i ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare ka përmasa shumë më të mëdha sesa që e tregojnë të dhënat dhe hulumtimet e deritanishme. Vetëm në periudhën tetor 1912 – mars 1913, kur filloi pushtimi serb i Kosovës, sipas dëshmive autentike të Leo Friendrich te “Golgota Shqiptare”, në Kosovë u ekzekutuan dhe u masakruan mbi 25 mijë shqiptarë. Ndërkaq, sipas një raporti të fshehtë të përfaqësisë austriake në Shkup, dalin të dhëna edhe më tronditëse: vetëm gjatë vjeshtës së vitit 1912, nga ushtria serbe janë vrarë 47 mijë shqiptarë. “Masakrat që i bënë serbët në Kosovë, kapërcejnë çdo instinkt gjakpirës”, do të shkruante gazetari i “New York Times”-it, Pickthal, dëshmitar okular i këtyre ngjarjeve të llahtarshme. Tërësisht identike janë krimet dhe gjenocidi serb që e kryen gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pikërisht, pas 100 vjetësh, presidenti serb, vojvoda çetnik Tomisllav Nikoliq, kalon në shtetet fqinje (siç është rasti me pjesëmarrjen dhe deklarimet serbomëdha në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Parë Ballkanike në Zebërnjak të Kumanovës), për t’u thurur lavde krimeve e masakrave makabre mbi popullin shqiptar. Njëkohësisht vojvoda çetnik Nikoliq, mohoi edhe gjenocidin serb në Bosnjë e në Kroaci e të mos flasim për rastin e Kosovës. Për këto veprime serbomëdha e luftënxitëse të të parit të Serbisë dhe të tjerëve nuk kishte ndonjë reagim adekuat nga Brukseli zyrtar.

Zgjedhjet e sivjetme në Serbi pas dhjetë vjetësh ia çjerrën maskën“demokratizimit” aq të trumbetuar të Serbisë. Ardhja në pushtet e komplet garniturës së Millosheviqit, e cila në fillim të viteve ’90-të i shkaktoi dhe i zhvilloi katër luftëra gjenocidiale në ish-Jugosllavi, është tregues i qartë se mentaliteti në Serbi për asnjë milimetër nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj luftënxitës e serbomadh. Aparatura pushtetare e dominuar nga kriminelët e luftës, e udhëhequr nga tandemi Nikoliq-Daçiq, vërtetoi sërish atë që është dukuri historike në Serbi, e cila tradicionalisht i shpërblen kriminelët.

Si dikur kryekrimineli i Ballkanit, Millosheviq, edhe sivjet, “Slloba i Vogël” – Ivica Daçiq, zëdhënësi i luftës i Millosheviqit, i fitoi zgjedhjet në Serbi, në saje të arrestimeve dhe keqtrajtimeve kundër shqiptarëve. Veç tjerash, në vend se të ndëshkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare për krimet dhjetëvjeçare që i kryen në fundshekullin XX, ardhja në pushtet në Serbi e nomenklaturës kriminale të Millosheviqit, që ishte shkaktare e katër luftërave, në të cilat i kryen krimet e gjenocidin më të tmerrshëm në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, është edhe një tregues i qartë për dështimin e politikës ndërkombëtare në raport me Serbinë, e cila gjatë gjithë kohës u përkëdhel dhe u tentua të amnistohet për krimet e gjenocidin e shkaktuar.

Veç kësaj, kontrollimi i shërbimeve të sigurisë dhe i mekanizmave të tjerë shtetërorë serbë nga kuadrot e vjetra të Millosheviqit, i kuadrove “të dëshmuara” në Kosovë, madje i kuadrove të komprometuara publikisht për përfshirje në krimet e luftës në Kosovë, që pa asnjë dyshim do të duhej të përgjigjeshin për krime lufte para Tribunalit Ndërkombëtar, është tepër i rrezikshëm dhe me pasoja. Mjafton të përmendim se kryeministri serb, Ivica Daçiq – “Slloba i Vogël”, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, e ka kontrollin mbi Policinë dhe Xhandarmërinë por edhe mbi Shërbimin Sekret Serb – BIA. (Shërbimi sekret BIA deri në këtë mandat ishte nën kontrollin e presidentit serb, ndërsa tani i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit të Serbisë). Aleksandar Vuçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, zëvendës i Tomisllav Nikoliqit, të cilin e pasoi në krye të partisë, në kohën e Millosheviqit ishte ministër i Informatave, i njohur për qëndrimet e tij ekstreme gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) por edhe para saj. Qysh në vitin 1995, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Radikale Serbe (SRS), së bashku kryetarin e partisë, Vojisllav Sheshelin, Tomisllav Nikoliqin, dr. Nikolla Poplashenin, Maja Gojkoviqin, Ranko Dujiqin e Aqim Vishnjiqin e hartuan dhe e nënshkruan platformën antishqiptare – programin e “Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale Serbe” (SRS), me titull “Si do ta zgjidhin serbët problemin e Kosovës”,  i cili në detaje parashihte spastrimin etnik të Kosovës nga popullsia shqiptare dhe kolonizimin me gjysmë milioni serbë, parashihte që Prishtina të ishte kryeqyteti i Serbisë, që këtu të vendoseshin qendrat e forcave ushtarake e policore të Serbisë, që përqindja etnike e popullsisë me të gjitha mjetet të ndryshohej dhe sillej në shkallën 50:50, etj. Po ashtu, gjenerali serb Lubisha Dikoviq, i cili në vend që të jepte llogari për krimet e luftës, masakrat, dhunimet e qindra femrave shqiptare dhe spastrimin etnik që kreu ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht në rajonin e Drenicës, ku Dikoviq e komandonte Brigadën e 37 të Motorizuar të UJ-së, ai sot gjendet në krye të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë (i emëruar nga presidenti i mëhershëm serb Boris Tadiq). Gjenerali i komprometuar Momir Stojanoviq, ish-kryeshef i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë (VBA), i cili preokupim kryesor del t’i ketë Kosovën dhe Sanxhakun, në vend se të përgjigjej për masakrën e Mejës (masakrën më të madhe në Kosovë) dhe për dhjetëra ekzekutime të tjera në masë gjatë luftës në Kosovë, është emëruar në Këshillin për mbrojtjen dhe sigurinë e Serbisë. Anëtar i këtij këshilli është edhe gazetari i dikurshëm i Radio Televizionit të Serbisë (RTS), Millovan Drecun, i njohur për veprimtarinë antishqiptare që nga fundi i viteve ’80-të. Ministër i Jashtëm i Serbisë, është Ivan Mrkiq, ish-shef shumëvjeçar i kabinetit të akademikut serbomadh Dobrica Qosiq, njëherësh njëri ndër figurat më të besueshme të Millosheviqit. I njohur si rojtari i “arkës së Sllobodan Millosheviqit”, emri i Mrkiqit lidhet me transferin e miliona dollarëve nëpërmjet postës diplomatike nga Beogradi në bankat qipriote. Zoran Stankoviq, njeri i afërt i Millosheviqit, i cili për një kohë të gjatë ka qenë në krye të VMA-së (Akademisë Mjekësore Ushtarake), në vend që të jepte llogari për mbi 5 mijë obduksione të dyshimta mjeko-ligjore të kryera të VMA dhe të zbardhte dyshimet e bazuara për eksperimentimet që janë bërë me shqiptarët në vend të minjve në bodrumet nëntokësore të VMA-së dhe të Institutit për Siguri të ish-RSFJ-së, pas posteve të ministrit të Shëndetësisë në qeverisjen e kaluar dhe të ministrit të Mbrojtjes në periudhën 2005-2007, tani jorastësisht gjendet në krye të Trupit Koordinues të qeverisë së Serbisë për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Pa i përmendur me radhë të tjerët, duhet të ndalemi edhe te një fakt. Të paktën dy anëtarë të një njësiti sekret për likuidime, sot kanë pozita të larta në Qeverinë Daçiq (të tjerët në xhandarmëri e në polici).

Bëhet fjalë për anëtarët e të ashtuquajturës Drejtoria e Gjashtë (Šesto odeljenje Centra DB-Beograd) e njohur si“Drejtoria për Vrasje” (Odeljenje DB za ubistva), e formuar zyrtarisht por në mënyrë të jashtëligjshme në vitin 1999 në kuadër të Qendrës së Sigurimit Shtetëror serb në Beograd. Për ekzistencën e saj dhe veprimtarinë kriminale shtetërore u bë e ditur fare pak dhe atë pas 12-vjetësh, pra vetëm në vitin 2011.

Nën përkujdesin e kësaj “drejtorie për vrasje” rezulton të jenë kryer krime të shumta monstruoze dhe ekzekutime enigmatike në Serbi dhe jashtë saj. Sipas kryeshefit të “Drejtorisë së Gjashtë”, Ratko Romiq, kjo drejtori sekrete ishte formuar“për kryerjen e shërbimeve të fshehta dhe aktiviteteve operative jashtë vendit”(“za vođenje obaveštajno-operativnih aktivnosti u inostranstvu”).

Ndonëse “Drejtoria e Gjashtë – Drejtoria për Vrasje”, për shkaqe konspirative përbëhej vetëm nga pesëmbëdhjetë persona, kishte fuqi të jashtëzakonshme dhe të drejtë që të angazhonte në operacionet e saj çdo pjesëtar aktiv të Shërbimit Shtetëror serb, e në veçanti pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale (JSO). Krahas likuidimeve misterioze, ekipet e kësaj drejtorie njëkohësisht mësohet se janë marrë me zhdukjen e dëshmive dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë. Prandaj, vrasjet politike të pasluftës në Kosovë dhe tendencat për nxitjen e një lufte vëllavrasëse, por edhe rastet e vrasjeve të banorëve serbë, duke filluar që nga aksioni i parë i vrasjes së banorëve serbë në grunajat e fshatit Grackë e Vjetër të Lypjanit, në korrik të vitit 1999, duhet parë në prizmin e veprimtarisë së “Drejtorisë së Vrasjeve” të Serbisë. Serbia duhet të japë llogari për veprimtarinë e kësaj drejtorie.

Në anën tjetër, dihet botërisht se gjatë tërë kohës së pasluftës në Kosovë, administrata ndërkombëtare ka imponuar “një ligj të pashkruar”, për minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Madje ajo ka shkuar edhe më larg, me të gjitha mjetet është përpjekur të shkatërrojë dëshmitë që do të argumentonin krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Edhe proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me krime lufte në Kosovë, të organizuara nga UNMIK-u dhe EULEX-i, rezultojnë të jenë tepër të njëanshme. Raporti i të gjykuarve dhe i të dënuarve për krime lufte në Kosovë është 5:1. Pra pesëfish më shumë janë gjykuar e dënuar shqiptarë, edhe pse në asnjë rast nuk kanë mundur t’i argumentojnë akuzat kundër tyre. Krahas 12 mijë shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe, eshtrat e më shumë se 5 mijë civilëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve, u gjetën në varrezat masive në Serbi. Ka raste që për vrasjen e disave është akuzuar UÇK-ja, edhe pse eshtrat e tyre janë gjetur në varreza masive në Serbi (në Batajnicë, Peruçac, Petrovo Sello etj.) pikërisht në vendqëndrimet e mekanizmave qendorë të sigurisë së Serbisë.

Përderisa pas Luftës së Dytë Botërore, në Gjykatën e Nurembergut, njerëzimi pa të ndëshkohen shkaktarët e luftërave dhe mori frymë më lirshëm, gjashtëdhjetë vjet më vonë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ndodhi e kundërta. Në këtë gjykatë nuk u trajtuan vetëm përgjegjësit dhe shkaktarët e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, por mbizotëruan tendencat e padenja të drejtësisë ndërkombëtare për barazimin e krimeve dhe trajtimin e njëjtë të xhelatëve e viktimave!

Tani kur po pritet për së dyti vendimi për lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, gjeneralit Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarët Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, në rastin e rigjykimit të pjesshëm (gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në gjithë historikun 20-vjeçar të Tribunalit të Hagës), Serbia është hedhur në ofensivë për të penguar lirimin e pashmangshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në përpjekjet për të ndikuar në epilogun e këtij gjykimi të stërzgjatur, Serbisë i është bashkuar si zakonisht edhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, të cilës shumë më shumë do t’i shkonte përshtati të ishte në krye të Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë.

Duhet kujtuar se derisa ishte në krye të Prokurorisë së Hagës, siç dëshmojnë ish-bashkëpunëtorët e afërt të saj, Del Ponte krye në vete i ka ngritur dy aktakuzat kundër shqiptarëve. Këtë nuk e ka bërë pse ka pasur fakte, por për të tërhequr paralele për barazimin e krimeve, për t’ia bërë qejfin Serbisë apo “për të mos iu hidhëruar Millosheviqi”. Asnjëherë ajo nuk u shërbye me dëshmi e argumente (sepse natyrisht nuk i kishte) siç ia kërkonte profesioni, por me fyerje, thashetheme, pohime absurde dhe me shpifje ekstremisht të paqëndrueshme kundër shqiptarëve të akuzuar padrejtësisht dhe kundër popullit shqiptar përgjithësisht. Në saje të zvarritjeve të paarsyeshme që ish-kryeprokurorja Del Ponte i bëri në gjykimin pesëvjeçar të kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ai nuk u dënua fare nga Tribunali i Hagës. As Serbia nuk u gjykua për gjenocid, sepse ish-kryeprokurorja Del Ponte i fshehu dhe i shkatërroi dëshmitë e krimeve serbe të luftës në Bosnjë e në Kosovë. Del Ponte me çdo kusht tentoi të ndikonte edhe në epilogun e pritur të aktgjykimit lirues ndaj Haradinajt e të tjerëve në vitin 2008, kur nuk ishte më në krye të Prokurorisë së Hagës, me përrallën shesheliane për “trafikim organesh” nga shqiptarët.

Në dy shkallët e gjykimit në Tribunalin e Hagës ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe të tjerëve, kemi parë se si u dekompozuan shpifjet dhe fabrikimet e Serbisë. Kemi parë se siç nuk ka ndodhur në asnjë rast tjetër, mbrojtja e Haradinajt dhe të tjerëve nuk pati nevojë të thërriste asnjë dëshmitar të mbrojtjes për të dëshmuar pafajësinë.

Më 29 nëntor, populli i Kosovës pret nga Tribunali i Hagës vendim të drejtë e jo të ndikuar politikisht nga Serbia, e cila as nuk është penduar as nuk është ndëshkuar për krimet dhe gjenocidin dhjetëvjeçar. Pret fitoren e domosdoshme të drejtësisë mbi padrejtësinë. Pas tetë vjetësh pret lirimin jashtëzakonisht të arsyeshëm të gjeneralit Ramush Haradinaj, i cili është personi që gjatë kësaj kohe i janë bërë më së shumti padrejtësi. Haradinaj, Brahimaj e Balaj, nuk kanë nevojë as për falje, as për mëshirë. Kanë nevojë vetëm për drejtësi, e cila nuk guxon të mungojë!

(Autorja është msc. e Shkencave të Sigurisë, autore e dy vëllimeve të librave “Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve”).

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fetnete, liribersit, Ramosaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT