• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

BASHKOHUNI ME NE NË 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

January 15, 2013 by dgreca

VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE NË NEY YORK ME RRETHINA DO TË KREMTOJNË  5 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS ME 17 SHKURT

Njoftohet komuniteti shqiptar në New York dhe në rrethina se Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare do të kremtojnë 5 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2013. Kremtimi do të bëhet nga ora 12 te drekes deri në 5 pm në restorantin e  njohur  MAESTRO’S, që ndodhet në  :

ADRESËN:

 MAESTRO’S

1703  Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Tel: 718-792-8844

     Sipas traditës në këtë festë do të jenë bashkë : Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, më bashkësinë Shqiptare si dhe Qendrën Islame në New York dhe New Jersey, Kishwn Katolike Shqiptare ”Zoja e Shkodrës” si dhe  Kishën Orthodokse “Shën Kolli”.

Argëtojnë këngëtarë të komunitetit. Ushqime te bollshme.

        Të ftuar në mbrëmje: Personalitete amerikane dhe shqiptare.

Për hollësi do të’ju njoftojmë së shpejti, pasi të bëhet takimi i radhës i komunitetit.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 5 vjetori i Pavaresise, Kosoves, Vatra dhe Bashkesia shqiptare

AMERIKA NUK ËSHTË NË RËNIE

January 15, 2013 by dgreca

hkruan “The Washington Post” /

Do të ketë debat madhor në politikë të jashtme, gjatë betejës së konfirmimit të nominimit të ish senatorit Chuck Hagel, për sekretar amerikan të mbrojtjes, dhe për çështjen e ndërlidhur se sa gjatë duhet të qëndrojnë trupat amerikane në Afganistan.
Presidenti Barack Obama duhet ta shfrytëzojë këtë rast të qëndrojë në mbrojtje të vizitonit të tij të gjërë se si forca amerikane mund të jetë e qëndrueshme dhe e përdorshme, megjithqë kjo nuk duket natyrore për pragmatistët, që dëshirojnë që vendimet të merren atëherë kur të vijë koha, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Washington Post.
Kjo do të jetë një tjetër betejë lidhur me çështjen nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie afatgjatë. “Ne nuk jemi në rënie dhe diskutimet për këtë çështje nuk duhet të na frikësojnë. Duket se këtë e kemi çdo herë në pak dekada”, shkruan gazeta.
“Ne e kishim këtë në vitin 1960 kur John F. Kennedy premtoi që vendi të lëvizë përsëri”.
“Ne e kishim atë diskutim në vitin 1980, pas Vietnamit, pas invadimit rus në Afganistan dhe pas marrjes së pengjeve amerikane në Iran”.
“Roland Regani kishte premtuar që Amerika përsëri të bëhet e madhe”, shkruan Washington Post.
Në vitin 2008, me rritjen e Kinës, vendi ynë ishte përbaltur në luftën dëshpëruese në Irak dhe ekonomia ishte në rënie të lirë.
Obama erdhi duke paralajmëruar “shpresë” dhe “ndryshimi në të cilin ne besojmë”. Fjala kryesore ishte “besojmë”.
Në vitin 2012, Mitt Romney i dha Obamës kompliment në përdorimin e së njejtës fjalë në slloganin e tij “Beso në Amerikë”.

Kritikët më të ashpër të Obamës e akuzojnë atë se ai e ka pranuar rënien e Amerikës. Ata besojnë se ai dëshiron të tërhiqet nga bota dhe ta ulë buxhetin e Pentagonit, për të krijuar hapësirë për më tepër shpenzime të brendshme.

Ai shpeshherë akuzohet se po bën zgjedhje evroperëndimore: më pak për ushtri, më tepër mirëqenie të shtetit.

Chuck Hagel, kritik i fryerjes së Pentagonit, dhe i angazhimit amerikan në Irak dhe Afganistan, nominalisht shihet si agjent republikan i Obamës, në arritjen e këtij transformimi, shkruan Washington Post.

Të shohim së pari në të vërtetat e pjesërishme të mishëruara në kritikën, e cila përndryshe, i keqkupton synimet e Obamës.
Presidenti gjithnjë e ka konsideruar intervenimin në Irak një gabim shkatërrues.
Shumica e amerikanëve janë të lumtur, që trupat janë jashtë këtij vendi.
Por, ai ishte shumë më tepër i paqartë lidhur me Afganistanin, për shkaqe politike dhe të pavarura.
Sikur shumë demokratë, ai e sheh luftën në Afganistan të arsyeshme nga zhvillimet më 11 Shtator 2001, në mënyrën që Iraku nuk ishte. Por, koha dhe kushtet në terren e kishin bindur atë se ekzistojnë kufizime se çka Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë atje, shkruan Washington Post.
Nominimi i zotit Hagel dhe i senatorit John Kerry, si sekretar shteti, mund të sjellë përfitime shtesë për forcimin e lidhjeve amerikane me Evropën.
Asgjë nga kjo nuk është rënie, tërheqje ose izolacionizëm.
Është një qëndrim që i ka rrënjët në realizëm për burimet e vërteta të fuqisë së Amerikës dhe për urgjencën e veprimit të përbashkët ekonomik dhe të brendshëm, shkruan pos tjerash, e përditshmja Washington Post.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Amerika nuk, eshte ne renie, The Washington Post

Imzot Joani: Fan S Noli, figurë dominuese e Kishës dhe shtetit shqiptar

January 15, 2013 by dgreca

Po, ne ortodoksët shqiptarë jemi shumë më shumë sesa shifra zyrtare që është dhënë nga Censusi. Jemi mbi 24 për qind në të gjithë Shqipërinë”. Imzot Joani, Mitropoliti i Korçës, shqiptari që ka studiuar në SHBA, thotë se tani është koha për të folur. Në një intervistë të gjatë për revistën Java, kleriku i lartë ortodoks shpjegon arsyet se pse komuniteti fetar që ai i përket është shumë më i madh në numër dhe thotë se: “Nuk mund të ndërtohet një e ardhme e begatshme dhe në paqe mbi themele të gënjeshtra”. Ai flet për sulmet që i janë bërë Kryepeshkopit Anastas, për marrëdhëniet me politikën e komunitetet e tjera fetare dhe paralajmëron rrezikun që sjell vala e nacionalizmit. “Në boshllëqe ideologjike e kulturore, në popuj të frustruar, në kohë krizash ekonomike dhe morale, gjithmonë është rreziku i rigjallërimeve të nacionalizmave”, thotë Imzot Joani, që shpjegon se urrejtja është një udhë pa krye. Kleriku i lartë distancon kishën ortodokse nga përfshirja e saj në debatin e hershëm me varrezat e ushtarëve të luftës italo-greke dhe afron një portret për Fan Nolin, që e konsideron si figurën që dominoi jo vetëm historinë e Kishës Ortodokse shqiptare, por dhe si një nga figurat kyçe të historisë të themelimit dhe njohjes së shtetit shqiptar

Një rezultat i papritur për ortodoksët shqiptarë përfundimet e censusit kombëtar, që e nxirrnin komunitetin tuaj në shifra që ju i kundërshtoni. Cili është komenti juaj?

Mendoj se ky rezultat ishte i papritur jo vetëm për ortodoksët, por për të gjithë. Gjatë kësaj kohe kam takuar shumë persona nga komunitete të ndryshme fetare, klerikë dhe laikë dhe asnjë prej tyre nuk mendon se rezultatet e shpallura nga INSTAT janë të vërteta. Ndërsa ne, nuk kemi as dyshimin më të vogël, që të dhënat e Censusit të fundit, në lidhje me përkatësinë fetare, janë jo vetëm të pasakta dhe nuk paraqesin realitetin, por janë edhe qëllimisht të deformuara dhe si rrjedhim të papranueshme. Për këtë, Kisha Ortodokse ka bërë një deklaratë zyrtare ku denoncon procedurat që u ndoqën për këtë regjistrim dhe manipulimin e këtij regjistrimi. Me anë të kësaj deklarate informuam, si opinionin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar, mbi pasaktësitë dhe mbi të dhënat jo reale të këtij regjistrimi në lidhje me përkatësinë fetare.

Në deklaratën zyrtare përmendim faktin që statistikat e mëparshme e nxirrnin komunitetin ortodoks mbi 20 për qind. Gjatë këtyre 20 vjetëve ky komunitet ka pasur një zhvillim mjaft të dukshëm dhe pritej që numri i tyre të ishte akoma më i madh. Pra është me të vërtetë shumë i dyshimtë fakti se si ortodoksët u pakësuan me dy të tretat e numrit të tyre. Nuk mendoj se ka njeri që mund ta besojë këtë gjë dhe është për të ardhur keq që një komunitet historik dhe i rëndësishëm, me një kontribut të pashoq në formimin dhe zhvillimin e këtij vendi, të trajtohet në një mënyrë kaq dashakeqe dhe fyese.

Sipas të dhënave kishtare që ne disponojmë (regjistrat e pagëzimit, para dhe pas persekutimit, si dhe nga regjistrat e 460 famullive ortodokse në të gjithë vendin), numri i të krishterëve ortodoksë e tejkalon 24 për qind të popullsisë së Shqipërisë. Me të drejtë ngrihet pyetja në deklaratën zyrtare të Kishës Ortodokse: Ku janë mbi 17 për qind e ortodoksëve të tjerë që i fshehu regjistrimi?

Solomoni i ditur thotë se ka një kohë për të heshtur dhe ka një kohë për të folur. Kemi heshtur shpesh herë dhe e kemi bërë këtë për të mirën e vendit. Tani, mendoj se është koha për të folur, përsëri për të mirën e vendit, sepse me të vërtetë është tepruar dhe heshtja do të ishte e dëmshme, jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë. Nuk mund të ndërtohet një e ardhme e begatshme dhe në paqe mbi themele të gënjeshtra. E vërteta nuk dëmton askënd dhe të gjithë ne kemi nevojë për të vërtetën.

Për më tepër, mendoj, se kushdo që e do këtë vend, duhet ta dijë se ka disa gjëra që nuk duhen prekur. Nga kjo dallohen të mençurit dhe ata që e duan dhe i dhimbset realisht vendi i tyre. Të prekësh njerëzit, të çfarëdo komuniteti, në identitetin e tyre, do të thotë t’i lëndosh në vetë qenien e tyre dhe ky lëndim ka gjithmonë një reagim. Komuniteti ortodoks i qarkut të Korçës, një komunitet historik me kontribute të jashtëzakonshme në historinë e shtetit shqiptar, ndjehet shumë i lënduar dhe i indinjuar, dhe kushdo në qytet e ndjen reagimin e fortë që ka përfshirë tërë komunitetin ndaj rezultateve të këtij Censusi. Zhvillime të tilla të papërgjegjëshme, si ky i Censusit të fundit, dëmtojnë harmoninë fetare që është një thesar që duhet ruajtur me çdo kusht dhe nxisin përçarjet. Vendi ynë ka nevojë për unitet dhe për respekt të ndërsjelltë ndërmjet të gjithëve, pavarësisht nga besimi apo krahina.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka nisur të bëjë në mënyrë empirike një census të sajin për besimtarët e vet, çfarë synoni të arrini me një gjë të tillë?

Nuk është një Census, ndoshta është keqkuptuar nga gazetarët, por ishte vazhdimi i një anketimi që ne kemi bërë për personat që nuk ishin vizituar nga regjistruesit ose ishin vizituar dhe nuk ishin pyetur fare mbi përkatësinë fetare . Siç kemi theksuar në Deklaratën Zyrtare, vetëm gjatë dy të dielave, 9 dhe 16 dhjetor 2012, tek ortodoksët pjesëmarrës në meshimet në kishat e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës, Vlorës, si dhe në qytete të tjera, anketimi në lidhje me Censusin tregoi rezultate befasuese, duke i bërë akoma më të dukshme përmasat qesharake të këtij regjistrimi. Anketimit tonë iu përgjigjën me emër, mbiemër dhe adresë 7118 persona. Prej këtyre 2469 persona ose 34,68 për qind deklaruan se u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë fetare gjatë Censusit. Ndërsa nuk u vizituan fare nga regjistruesit, ose u vizituan dhe nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare 4643 persona ose 65,23 për qind. Për më tepër, kemi dëshmi të shumta se regjistrimi në një pjesë të madhe të tij është kryer nga regjistruesit me shënime në fletore, jo siç e kërkon procedura që të shkruhet në pyetësor dhe as nuk janë firmosur nga deklaruesit.

Pra si mund të heshtet dhe të pranohen rezultatet të këtij regjistrimi të papërgjegjshëm, jo profesional dhe për më tepër të manipuluar?

Kryepeshkopi Anastas është vënë në mënyrë ciklike nën sulme të natyrave të ndryshme. A mendoni se ka lidhje kombësia e Kryepeshkopit Anastas me kundërshtitë e vazhdueshme ndaj tij? Pse nuk ka qenë e mundur deri më tani akordimi i shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin, siç është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme? Pse ky ngërç, kur ky proces ndodh në mënyrë relativisht të lehtë për të tjerë?

Këto sulme nuk janë të reja, ato kanë tashmë mbi 20 vjet, por vetëm ndërrohen emrat e personave ose të grupimeve që sulmojnë. Asgjë e re nuk thuhet, por vetëm përsëriten të njëjtat akuza të pasakta dhe të pavërteta. Ne i jemi përgjigjur shpesh herë këtyre akuzave dhe jemi shprehur qartë se këto sulme janë të mbushura me gënjeshtra dhe shpifje. Por, ajo që është për të ardhur keq është se nën maskën e retorikës, gjoja patriotike, qëndron keqdashja ndaj përparimit të Kishës Orthodokse. Mendoj se ata që e duan me të vërtetë vendin e tyre duhet të gëzoheshin për këtë përparim dhe ta falenderonin Kryepeshkopin për punën, përpjekjet dhe sakrificat e tij titanike në ringritjen e Kishës. Sepse, atdhetaria e vërtetë matet me masën sesa dikush ndërton, lulëzon dhe begaton vendin e tij dhe jo me masën e sharjeve kundër të tjerëve. Në ndërtimin dhe lulëzimin e Kishës dhe të vendit tonë, Kryepeshkopi Anastas ka bërë shumë e shumë më tepër se ata që e akuzojnë. Madje të them të drejtën, dhe këtë e kam përsëritur shpesh, privatisht dhe publikisht, unë nuk njoh në këtë kohë ndonjë tjetër, shqiptar apo të huaj, të ketë bërë për vendin tonë, aq sa ka bërë Kryepeshkopi Anastas, pa kërkuar asgjë dhe pa marrë asgjë. Për këtë mendoj, se më e pakta që ne mund të bëjmë, është të shprehnim mirënjohjen.

Zgjedhja e kryepeshkopit Anastas për të kryer rindërtimin dhe organizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri nuk u bë se ai ishte me kombësi greke, por sepse ai ishte personi i duhur për të kryer ringritjen e saj, që për shumë mendohej si e pamundur. Kisha, e cila nuk e mohon etninë e askujt, e kapërcen atë, sepse ajo është universale. Në historinë e Kishës kjo është diçka krejtësisht e zakonshme. Të qenurit e një kombësie tjetër nuk dëmton. Kisha dëmtohet vetëm nga njerëzit që nuk janë të devotshëm. Të gjithë ata që e duan përparimin e Kishës, qofshin vëndas apo të huaj, janë shprehur se kjo zgjedhje rezultoi të ishte më e mira.

Vazhdimi i sulmeve të padrejta ndaj Kryepeshkopit Anastas për një kohë kaq të gjatë, edhe mbasi të gjithë e kanë parë veprën e tij unike dhe titanike në ringritjen e Kishës, është një tregues i dhimbshëm, se këta njerëz ose grupe që e sulmojnë vazhdimisht atë, nuk janë të shqetësuar nga etnia e tij, por nga vepra e tij: Ringritja nga gërmadhat e Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Gjithashtu mosdhënia e nënshtetësisë Kryepeshkopit Anastas tregon mungesën e respektit dhe dashamirësisë, jo vetëm ndaj punës kolosale dhe të pashoqe të Kryepeshkopit, por edhe ndaj komunitetit të nderuar ortodoks. Kur nënshtetësinë e kanë marrë qindra persona, shpesh edhe pa kontribute, si mund të pranohet dhe të justifikohet mosdhënia e nënshtetësisë këtij personi të ndritur dhe me kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në ringritjen nga gërmadhat të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe në forcimin e bashkegzistencës dhe harmonisë fetare, si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjithë botën? Dhënia e nënshtetësisë do të nderonte vetë shtetin shqiptar. Shumë vende të tjera do t’ia kishin dhënë nënshtetësinë menjëherë, me kënaqësi dhe do të ndjeheshin të nderuar, nëse ai do e kishte kërkuar prej tyre.

Gjykoni se e ka dëmtuar imazhin e Kishës përfshirja e saj në ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe një sërë peripecish dhe pakujdesish ekstreme gjatë ngritjes së tyre?

Përsa i përket varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, kjo nuk është një çështje e Kishës, por e dy qeverive respektive dhe për çdo gjë duhej drejtuar atyre. Kisha ka ofruar vetëm ndihmën dhe shërbesën e saj, si një detyrim që ajo ka ndaj çdo të krishteri ortodoks, kushdo qoftë ai, ashtu sikundër edhe mjeku i vërtetë i shërben çdo pacienti në spital, kushdo qoftë ai. Kisha nuk merret me biografitë, me meritat ose gabimet e personave, por kryen lutjet dhe shërbesat për shpirtrat e të gjithëve. Por ajo që më shqetëson më shumë në këto sulme kundër Kishës Ortodokse, nuk janë vetëm pasaktësitë, mosnjohuritë dhe shpifjet, por ekzistenca e disa qarqeve dhe personave, që për arsye të ndryshme, nuk e duan ringritjen e Kishës Ortodokse dhe me çdo mënyrë duan ta përbaltin atë, si edhe fakti i hapësirës së madhe që i jepet në media këtyre zërave, të cilët as nuk përfaqësojnë mendimin e shumicës së shoqërisë shqiptare.

Ndodh shpesh që dikush hedh në shtyp një shpifje dhe ajo përsëritet pastaj nga të gjithë, duke marrë kështu statusin e një të vërtete. Kështu mendoj ka ndodhur edhe me përfshirjen e kishës, në mënyrë dashakeqase, në historinë e zhvarrimeve. Duke shkruar dhe përsëritur vazhdimisht të njëjtat shpifje dhe sulme të ulta, sipas parimit shpif, shpif se diçka mbetet, mund të lindë dyshimi në një pjesë të popullsisë, e cila nuk është në korrent të zhvillimeve brenda Kishës Ortodokse. Kjo, jo vetëm është e padrejtë, por edhe e dëmshme për shoqërinë tonë, sepse përhap errësirë dhe nxit dyshime dhe urrejtje.

Ka një rigjallërim të nacionalizmit në Ballkan dhe së fundmi edhe në Shqipëri, a përfshihet edhe Kisha në një debat të tillë të rrezikshëm?

Në boshllëqe ideologjike e kulturore, në popuj të frustruar, në kohë krizash ekonomike dhe morale, gjithmonë është rreziku i rigjallërimeve të nacionalizmave. Të duash vendin tënd është pozitive dhe Kisha i nxit besimtarët që ta duan atdheun e tyre, sepse është e pamundur të duash Zotin dhe të mos duash vendin tënd. Por të duash vendin tënd nuk do të thotë të urresh dhe të përjashtosh të tjerët. Urrejtjet e sëmura nacionaliste mund të shkaktojnë fenomene të dëmshme si ksenofobia dhe armiqësitë ndëretnike, të cilat mund të çojnë në persekutime, në luftra dhe në shfaqje të tjera të dhunës, duke shkaktuar vuajtje të mëdha për të gjithë popujt e përfshirë në to. Në Ballkan, ashtu si edhe në pjesët e tjera të Europës, sipas fjalëve të Patrikut Bartolomeo, nacionalizmi: “…u kthye në një shpatë me dy tehe; në duart e tiranëve ka qenë shkatërrimtar – me të vërtetë, forca më shkatërruese në historinë njerëzore, duke vrarë 75 milionë qenie njerëzore vetëm ndërmjet viteve 1914-1945. Tashmë duhet ta pyesim veten hapur dhe ndershmërisht: A nuk është koha t’i vihet fre ekseseve të nacionalizmit?”

Kisha është shprehur qartë dhe me vendosmëri: Çdo gjë e motivuar dhe e ushqyer nga urrejtja është e papranueshme dhe antinjerëzore. Themeli i krishtërimit është dashuria dhe Kisha e krishterë është për vëllazërimin e të gjithë popujve, të gjitha racave dhe të gjithë njerëzve.

Përkujtimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë anashkaloi një nga figurat më domethënëse të historisë së vendit, Fan S. Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pse ka ndodhur kështu?

Unë nuk mund të shpjegoj arsyet përse dhe si ka ndodhur, por mund të them me siguri se Imzot Theofan Noli është figura që dominoi jo vetëm historinë e Kishës Ortodokse shqiptare pothuajse gjatë gjithë shekullit XX-të, por është gjithashtu një nga figurat kyçe të historisë të themelimit dhe njohjes së shtetit shqiptar. Aktiviteti i tij kishtar dhe patriotik, si roli i tij në ndërgjegjësimin konbëtar të kishës dhe në njohjen dhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, si edhe veprimtaria e tij e gjithanshme, dihen tashmë pothuajse nga të gjithë. Kështu që anashkalimi i rolit të tij në historinë e Shqipërisë do ta linte të paplotë vetë këtë histori.

Çfarë kontaktesh keni me komunitetet e tjera fetare në vend, gjykoni se ekziston harmonia e deklaruar mes jush dhe çfarë mund të bëhet për ta mbrojtur atë nga ekstremizmat që shfaqen herë pas here?

Kontaktet me komunitetet e tjera janë të vazhdueshme, si në nivelin institucional, ashtu edhe atë personal dhe miqësor. Të gjithë e pranojmë se kjo është një vlerë e madhe dhe si çdo vlerë duhet mbrojtur dhe ruajtur. Të gjithë komunitetet kanë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim, por do të doja të kishte më shumë bashkëpunim ndërmjet komuniteteve fetare dhe sidomos më shumë solidaritet për njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që e ruajmë harmoninë, por e forcojmë akoma edhe më tej. Kisha Ortodokse, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas, jo vetëm që ka vazhduar traditën e shkëlqyer të harmonisë dhe bashkekzistencës fetare, por është përpjekur gjithashtu të forcojë dhe të shtrijë akoma më shumë fushën e bashkëpunimit.

Cili është raporti juaj me politikën në vend, me të cilën, zakonisht shkëmbeni përqafime vetëm në ditët e festave fetare. Gjykoni se ka një vullnet të qartë politik për të zgjidhur problemet e trashëguara të komunitetit tuaj dhe të komuniteteve të tjera, për shembull, në çështjen e kthimit të pronave?

Në kuptimin që i japin njerëzit sot politikës nuk kam ndonjë lidhje direkte me të, sepse Kisha është dhe duhet të jetë apolitike. Por të jesh apolitik nuk do të thotë të jesh indiferent. Ne nuk mund të mbyllim sytë ndaj gjërave që ndodhin në këtë vend, përfshi këtu vendimmarrjet ose ligjet e ndryshme, sepse besimtarët tanë janë pjesë e kësaj shoqërie dhe preken ose përfitojnë nga gjithçka që ndodh në vendin tonë. Është për tu habitur dhe madje qesharake, por këtu tek ne edhe ndodh. U akuzua Kisha dhe Kryepeshkopi se u përfshinë në politikë ngaqë denoncuam Censusin, po nga ata persona, të cilët i kanë sulmuar, sharë dhe akuzuar organizatorët e Censusit për çdo gjë.

Por kur ka të bëjë me Kishën ata dalin në mbrojtje të tyre, duke treguar qartë se qëllimi i tyre është vetëm të sulmojnë Kishën dhe jo e vërteta.

Raporti i Kishës me politikën ka qenë korrekt, por, për të mirën e vendit, duhet të kishte më shumë bashkëpunim dhe më shumë dashamirësi. Do të donim që Shteti të respektojë Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të ratifikuar në Parlament, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta. Në nenin 5.1 thuhet: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”. Por në fakt kemi persona që kanë uzurpuar një kishë dhe nuk kemi asnjë ndërhyrje nga Shteti. Ose problemi i pronave që ju përmendët. Po të kishte vullnet të qartë nga të gjitha forcat politike në Shqipëri mendoj se ky problem do të ishte zgjidhur me kohë. Dhe kur flasim për pronat nuk dua që të ketë keqkuptime. Kërkesa e vazhdueshme për kthimin e tyre nuk ka si qëllim pasurimin e komuniteteve fetare, por konsolidimin e tyre. Fatkeqësisht, gjatë gjithë historisë sonë ka pasur një tendencë për t’i kontrolluar komunitetet fetare dhe ka mbizotëruar mendimi i gabuar dhe i dëmshëm se komunitete të dobta mund të kontrollohen më lehtë. Në fakt është e kundërta. Shtetet solide dhe me përvojë të gjatë e dinë mirë se komunitete të konsoliduara dhe të pavarura financiarisht, do të forconin edhe më tej konsolidimin dhe sigurinë e vendeve të tyre.

A gjykoni se ka shumë urrejtje në shoqërinë shqiptare, çfarë mund të bëjë Kisha për zbutjen e kësaj plage?

Urrejtja, ky antinjeri, siç e ka quajtur një shenjtor, për fat të keq është e pranishme në shoqërinë tonë. Fjalori i egër kundër njëri-tjetrit, grindjet, konfliktet ndërmjet individëve apo grupeve, me ose pa arsye, sharjet, shpifjet, vrasjet, madje edhe brenda familjes, mund t’i shohësh dhe t’i dëgjosh kudo, pa qenë nevoja të ndjekësh lajmet. Para kësaj situate me të vërtetë të dhemb zemra, se si vëllezër të një vendi sillen ndaj njëri-tjetrit sikur janë armiq për vdekje. Vendi ynë ka nevojë për bashkim dhe harmoni dhe urrejtja e përçarja nuk ndërton. Unë nuk di që të ketë ekzistuar ndonjë shoqëri, komb apo shtet, ndërtuar mbi urrejtjen dhe përçarjen, dhe në të njëjtën kohë të ketë patur begati, paqe dhe jetëgjatësi.

Predikimi dhe veprimtaria e Kishës kanë qenë gjithmonë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, duke përhapur kudo një frymë pajtimi dhe faljeje. Të gjithë ata që e kanë ndjekur zhvillimin dhe ringjalljen e Kishës Ortodokse në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, janë dëshmitarë të kësaj. Por ne kemi një handikap të madh. Kemi një hapësirë shumë të vogël në media për mesazhet dhe shërbesën e vazhdueshme të paqes dhe dashurisë, duke e kufizuar kështu përhapjen e këtyre mesazheve. Edhe kur ka lajme rreth kishës, ato janë ose kundër saj, ose për çështje jo thelbësore të shërbesës dhe të misionit të saj.

Po ju bëj edhe një pyetje personale. Ju keni mbaruar shkollën në SHBA dhe Kisha shqiptare në Amerikë u perpoq që t›ju mbante për të shërbyer aty, përse nuk qëndruat por u kthyet në Shqipëri?

Kam studjuar për teologji në Fakultetin e Kryqit të Nderuar (Holy Cross Orthodox School of Theology), në Boston, ku edhe u diplomova me Master i Studimeve Teologjike. Pastaj, po në njëjtën shkollë, vazhdova për dy vjet të tjerë studimet e mëtejshme, ku u diplomova me Master në Teologji. Mbas mbarimit të shkollës, Kisha ortodokse shqiptare në Amerikë, dëshironte dhe u përpoq që të më bindte të qëndroja dhe të shërbeja atje, meqenëse unë isha rezident në SHBA. Pa dyshim, krahasuar me Shqipërinë e asaj kohe, shërbesa dhe jetesa në Amerikë ishte më komode, në të gjitha drejtimet, por qëllimi i shërbimit në Kishë nuk është komoditeti. Ishte e qartë për mua se në Amerikë një prift më shumë a më pak nuk do të ndryshonte gjë, ndërsa Kisha në Shqipëri kishte nevojë për gjithçka. Ka momente në jetë që duhet të zgjedhësh dhe të vendosësh se çfarë duhet bërë. Shumë shokë të klasës sime vendosën të shkonin si misionarë në Afrikë, Amerikë Latine etj., ndërsa vendimi im për t’u kthyer dhe për të shërbyer në vendin tim, as nuk mund të quhet misionarizëm. Mbas kaq shumë vjetësh, besoj se zgjedhja që bëra ishte më e mira. Sot ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që kam qenë edhe unë pjesë e ringritjes së Kishës në Shqipëri, duke dhënë kontributin tim modest.( Nga Lorenc Vangjeli, JAVA)

Filed Under: Featured Tagged With: dhe Kishes, e shtetit, figure dominuse, Imzot Joani, noli

Koreality, the New York rapper drops new music video

January 15, 2013 by dgreca

By: Nora Kalaja, New York/Prishtinë/

At a time when hip hop is moving away from its original beginnings and the philosophy of the 90s, New York underground rappers like Koreality are bringing hip hop back to its traditional roots. “Reality Rap” is what Koreality calls it. This is a movement that many emcees and rappers like Koreality try to define hip-hop through lyrical skills and street style. For Koreality hip-hop and music in general is about storytelling and being socially conscious, touching upon street themes.

“Music in general gives people a place to turn to for enjoyment, to get something off their mind, or to relate to a specific song. With my music I want to give back to art and hip-hop. To me it’s like a club with no rules and no titles, you have to be a fan of hip-hop to be part of the club. I want to contribute back to hip-hop and bring it to its original roots. It was more popular in the 90s. The way I perceived it growing up it was more about being on the way. Rappers were people who from the bottom made it to the top. Back then the artist wanted to show that there is a way to get there. Today it’s all about being on top and about bragging about fame. Hip-hop has become very materialist, what you do have and don’t have,” said rapper, songwriter Koreality.

Koreality’s music is loved by many for its soulful stories. The latest hit is his first self-titled music video which is inspiring the young teens who can relate to his story and struggles. “Koreality” music video is directed and shot by Edwin Escobar, the beat is produced by Acid Beatz. The song is written by Koreality and it was released on January 1, 2013. (Watch “Koreality” Music Video http://www.youtube.com/watch?v=aVcbJ9yMqnk&sns=fb)

This Brooklyn born raw talent is one to watch out for. As an up-and-coming rapper Koreality is defining the next generation of hip-hop fans, showing a different approach to music, focusing on the positive attitude and a better future.

“Music is my life, my passion, my sanity, my love, my everything. Music is the glue in life, that one thing which ties everything together for me and gives meaning to my life. My message in the lyrics that I write is my way of giving people my perspective on daily struggles. I try to bring myself to the lyrics and express an idea how I see it. And I hope that people will be more aware of the little things, not take things for granted and appreciate the smaller things in life,”said the talented rapper Koreality.

Early Life and Career beginnings

Koreality – Rapper, Songwriter, Entrepreneur. Born as Korab (Korey) Sacipi on March 1990 in Brooklyn, New York. He is first-generation American as his parents were born in Europe (father from Skopje/Shkup and mother from Montenegro/Mali i Zi). His family moved from Europe to United States in the 80s.

“I have much appreciation for my Albanian-European roots. My family taught me the values, respect and the morals I have today. My life principles are an extension of my family’s values and their early on influence on my life. I am thankful for their great support and love,” said Korey Sacipi.

Before Koreality fell in love with music, he was introduced to poetry when he was in 2nd grade. At age ten he heard the lyrics of DMX for the first time and hip-hop has got his attention ever since. Korey’s music inspirations come from music icons such as 2Pac, Eminem and Notorious B.I.G.

“Hip-hop changed when 2Pac died. He is a huge inspiration in my music. 2Pac was a thinker who tried to open people’s eyes. Eminem, Biggie and everyone that came before me really had a passion for hip hop. Music came from their heart, it was true and original. Rap in 90s is more about the message. I appreciate this about hip-hop back then and I want to portray my passion into my music. I have been writing my own lyrics for 14 years now and it is about what’s on my mind. I like to express myself, I write to give an idea, sometimes is just for fun,”said Koreality.

At age 14 Koreality recorded his first songs and collaborated mostly with Phaze (Arben Rugova) and A.V.D.I.(Avdi Rugova) aka A-V. At age 18 Koreality decided to make music his career and fully emerged himself into the art. His early on hits were “Welcome to the game” and “Fair warning” released in 2008 as group tracks with Phaze and A-V.

KorealityTv.com: New School Music“Reality Rap” 

Korey Sacipi (Koreality) is founder of Koreality TV (www.korealitytv.com) which is a project that he created as of early January 2013. KorealityTV.com is at its early stages as a music company that promotes new and established artists to the music scene. Korey’s mission is to bring hip-hop back to its roots and to expose other talents, including artists such as A.V.D.I. aka A-V, Phaze, Ray Wunda, Kamikaze Flow, J.S., etc.

 

“KorealityTV.com is a trademark to identify with. I see it as a movement to give other artists a place to showcase their artistry and music creativity. My vision is to promote them and get the message across at the same time. KorealityTV music is about what I call “Reality Rap”, things that you can tie into life, what people go through on daily bases, both good and bad, all life moments people can appreciate. If you do good, put your heart into what you do, you will get somewhere at a small or big scale, it doesn’t matter, you will get somewhere. I believe that we create our own barriers and limit in life. With my music and my company I want to show to the younger generation the new school music of reality rap. Today’s hip-hop has been watered down and it is important to have an appreciation of originality, true self what inspire people today,” said founder and CEO of KorealityTV.com, Korey Sacipi.

Koreality is currently bringing new talents on board and plans to have www.korealitytv.comup and running in a few months.

Recent Projects: “Koreality” Music Video and new music releases

In January 2013 Korey Sacipi released his first music video “Koreality” directed by Edwin Escobar. With the release of the new video Koreality inspired many of his fans for its underground feel and true emotions. Along with the promise of staying true to hip-hop, Koreality brings theskill of poetry, writing, and lyrical skills.

“The purpose of the music video is to get people to have a more positive aspect on things. I want to show a different approach to make things better, to be open about the way we do things, and get back to the morally correct things. The message that I want to get across is that what we do now affects our future. So we all must think and care about the future that is to come. I want my fans and people to focus on what is really important in life,” said rapper, songwriter Koreality.

In March 2013 Koreality is expecting to release his second music video titled “Still Asking” feat. A.V.D.I. (A-V). In early 2013 Koreality will also be releasing his first mixtape.

“I like to make music in general for people. I like to think I represent people into myself. The ultimate feeling is the great feedback and appreciation I get from my fans. It makes me feel great and confident. I think that when you believe in yourself is great, but when you see others believe in you it is even better. That is why what we do as artists and public figures is important to maintain a positive attitude and display good character for the younger kids to follow,”said rapper, businessman Koreality.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Koreality, Nora Kalaja

PARAVOTA

January 15, 2013 by dgreca

nga Vullnet Mato/

Paraja dhe vota, në dukje dy dukuri të kundërta, kanë mes tyre një lidhje të ndërsjellë tepër të ngushtë. Kanë një dashuri fryme, pa të cilën nuk mund të ekzistojnë. Besoj nuk e teproj po të them, se paraja dhe vota kanë krijuar një çiftim të përbashkët si atë të burrit me gruan dhe ekzistojnë në një lidhje organike si mishi më kockën.

Këtë e kam vënë re qysh herët, e kam parë te disa të njohur, por dhe e kam dëgjuar me veshë nga përvoja e të tjerëve. Një rast të tillë, tepër interesant dhe pothuajse mjaft përgjithësues për këtë fenomen, do ta sjell në këtë tregim me kumbim të vërtetë.

Atëherë kisha çelur zyrën e një enti botues, te rruga “Qemal Stafa” në Tiranë, ku siguroja botime për shtypshkronjën e tim vëllai në Sarandë. Shkurt, në fillim të punës sigurova disa dorëshkrime librash që nga kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të asaj kohe, deri te disa shkrimtarë e krijues me emër. Më pas çmimet e botimit u rritën, tatimet u rënduan dhe pas tre vjetësh u detyrova ta mbyll atë zyrë, në kohën kur mezi shkula nga policia tatimore fotokopjen, kompjuterin dhe printerin e sekuestruar prej tyre.

Gjatë asaj periudhe më erdhi në zyrë një djalosh simpatik i tërhequr nga tabela e madhe mbi derë “Enti botues Milosao”. Ai kishte veshur një kostum me vija të spikatura dhe më kujtohen sidomos flokët e tij tepër të zinj, të ndritshëm e të dendur, në kontrast me flokët e mi të rralluar e në rënie e sipër. Djaloshi kishte një pamje fytyre të butë e të qeshur dhe pas paraqitjes së dorëshkrimit me fabula, më tha se ishte sekretar i komunës P. në periferi të Tiranës. U njohëm dhe u miqësuam shpejt. Sepse me pëlqyen fabulat e tij origjinale dhe kur më ftoi për kafe, i fola me superlativa për shpërndarjen e këtij libri, sidomos te mësuesit dhe nxënësit e shkollave të të gjitha kategorive.

-Kam qenë mësues, – tha ai, pasi kuptoi kureshtjen time sesi një sekretar komunie shkruante fabula. – Kam dy vjet, pas zgjedhjeve të fundit që kalova në komunë.

-Mesa duket, ke qenë aktivist shoqëror i zoti, që të zgjodhën të punosh në atë zyrë.

Ai qeshi dhe më kundroi drejt në sy me atë syndritjen e tij të mprehtë.

-Përkundrazi, – ma ktheu në çast, – kam qenë një dembel stambolli, por e pashë se nuk çahej me nxënësit e tetëvjeçares dhe çava ndryshe, duke u afruar me një parti politike. Ajo më vuri në komisionin e votimeve dhe ashtu u bëra sekretar…

-Po më çudit, – vijova me kureshtje, – si kështu, tak-fak, nga anëtar i thjeshtë i një partie, në karrigen e një drejtuesi të komunës?…

A qeshi ëmbël sërish dhe më pyeti;

-Ju bëni pjesë në ndonjë parti?

-Mos e dhëntë zoti, kam alergji nga pjesëmarrja nëpër parti.

-Edhe unë, – tha menjëherë, – por ja, që pa atë kërcim së larti, nuk mund bija dot në kolltukun butë të sekretarit që kam sot.

-Sidoqoftë, ke pasur ndonjë mik, se nuk bëhet aq lehtë dembeli, siç e the ti, një nëpunës i devotshëm…

-Dembel, pehlivan, – qeshi ai. – E shoh se u bëre kurioz, po ty që rri larg partive, do të ta tregoj… Kërkova të më vinin në komisionin e votimeve për partinë S. ku beja pjesë. Dhe që të mos e zgjat muhabetin, aty e luajta mirë pehlivanllëkun tim. Kur shkoi mesnatë dhe përcollëm vëzhguesit, ne të komisionit u mblodhëm veçmas. Hapëm kutitë dhe numëruam votat. Partia ime S. kishte fituar fare pak vota. Po në fund te fundit numërimin e saktë e bën Shën Leku…

– Pse, leku ynë shenjtërohet në votime?!-bëra sikur u habita unë.

– Po, bëhet si ai medaljoni që mban papa i Romes në gjoks kur shuguron besimtarët e zgjedhur. Nejse, kryetari i komisionit të votimit, një burrë autoritar si në pamje edhe në tonin e të folurit, tha pa e zgjatur më tej: “Kush nga ju e gjen këtë gjëagjëzë: Një herë në mot, del e kullot?…”
Drapri… nxitova ta them i pari unë, që lëvroja fushën e fabulave dhe të gjëagjëzave. Bravo, më tha kryetari. Ti e meriton plotësisht një dorë me para nga drapri i komisionerit, që një herë në katër vjet del e kullot një tufë të mirë me lekë. Nuk fola sepse ai vazhdoi vetë: “Ata të partive lartë, kullosin nga kolltukët e tyre gjatë gjithë vitit, ngrenë vilat dhe shëtisin me vetura ku u do kokrra e qejfit. Ne or vëllezër, këtë rast kemi, t’u çojmë fëmijëve e grave tona të hanë ndonjë pllakë me bukë gruri të ngrohtë. Vetëm po të jemi budallenj, si ata që thonë jemi militantë dhe në fund të votimeve hanë kakërdhitë e të zgjedhurve… Për mua nuk ka rëndësi fiton Cani apo Ceni, le të fitojë ai që jep llapushka, jo ai që kërkon vetëm të marrë…” Ai fliste me aq bindje e siguri në ato që thoshte, sikur të ishte brenda shpirtrave të secilit nga anëtaret e komisionit. Sepse asnjëri nuk reagoi kundër. Aty pashe se leku ka magjinë që të bën memec. Pastaj kryetari nxori një shishe rakie, na mbushi të gjithë nga një gotë dhe tha duke e ngritur të tijën mbi kokat tona: “Hajt gëzuar e na daltë për hair!”… Gëzuar, thamë të gjithë, ndërkohë që kryetari nxori dhe një qeskë me salçiçe të skuqura dhe djathë kaçkavall. Filluam të përtypemi të uritur, se nuk kishim ngrënë darkë deri në ato çaste…

– Me një fjalë, kryetari u korruptoi me salçiçe e kaçkavall? – bëra shaka unë.

-Jo, ore, ai e kishte muhabetin më të dhjamosur. Se sapo pimë nga dy gota raki, iu drejtua komisionerit të partisë kryesore A. duke e pyetur: Sa hedh ti, or mik, për të gjithë ne të komisionit?… Njëzetekatër milionë!- hodhi ai… Na bien nga pak, tha kryetari me pakënaqësi të dukshme në fytyrë. Shto dhe ca, se jemi lodhur e do rraskapitemi akoma me shumë, derisa t’i mbyllim këto gjethet e thata të dushkut që kemi përpara!… Nuk më dhanë më shumë, kaq më dhanë, tha komisioneri A… Atëherë hidhu ti, i tha atij të partisë B… Dyzetetetë milionë! – tha ai me krenari… Fjala e fundit?- e pyeti kryetari me gëzim tashmë… E fundit fare, për kokën e kalamajve!… Epo, kështu po, tha kryetari, ka lezet të shpiem të paktën nga tetë milionë në shtëpi. Hajt, gëzuar dhe o burra, të mbyllim procesverbalet për firmë se shkoi vonë e po gdhihet!

-Unë nuk firmos!- kërceva unë me vendosmëri, sikur hodha një shashkë që krisi me gjëmim mbi kokat e tyre.

Të gjithë komisionerët shqyen sytë nga habitja se si po hidhja poshtë tetë milionëshin tim dhe atë çast, ata mu dukën sikur do kërcenin të gjithë bashkë të ma nxirrnin nga fyti salçiçen qe sapo kisha kapërcyer.

– Je militant qukapik, që troket sqepin nëpër mitingje?- më pyeti kryetari me sarkazmë në zërin e çjerrë tashmë dhe i bëri sytë sa dy vezë laraske.

– Jo, jam mësues harabel, që cicëroj gjithë ditën për të mbledhur thërrimet e qindarkave të mia dhe pas votimeve do shkoj prapë të çuçurit klasë më klasë me tridhjetë e ca orë mësimi në javë…

-Pse, ç’farë do ti më shumë, po tu shtosh qindarkave të tua dhe tetë milionë?!… – më tha i habitur komisioeri i partisë B, i cili do të merrte kryesimin e komunës për kandidatin e tij.

-Dua që ai kryetari yt të më marrë sekretar të komunës… Se unë veç hallit që u thashë, ia kam dhënë votat që fituam partisë sime me celular dhe…

– Ajo e celularit, korrigjohet prapë, – ma preu ai, – me demek, u thua na u prish rezultati, se erdhën me vonesë votat nga zonat e fundit. Ndërsa punën e sekretarit ta siguroj unë! – më premtoi me seriozitet komisioneri B.

-Si ta besoj?- kërceva prapë duke qëndruar mbi telin tim të pehlivanit.

-Na! – tha ai dhe mori një copë letër e ma shkroi premtimin të firmosur.

E lexova me kujdes dhe me ndritën sytë me tepër se drita e dobët e dy llambave elektrike që kishim përsipër.

-Atëherë hajt, gëzuar e u mbledhshim prapë pas katër vjetësh kështu si sot, kur drapri ynë del e kullot!- thashë unë dhe së fundi u mbyll ai muhabet.

Filluam të firmosim procesverbalet dhe afër mëngjesit, futëm në xhep secili nga një shuk me para të mbështjella në zarf të veçantë.

Por dhe puna ime, u tha, u bë. Pas një jave unë ia lashë sqepin e harabelit një mësuesi të ri në shkollë dhe u ula në kolltukun e butë të zyrës së komunës, duke u kthyer nga harabel thërrimesh, në skifter zyre. Ja, kështu!- tha krejt gazmor…

– Por pas dy vjetësh, do bëhesh prapë harabel! – ia ktheva unë duke e kundruar me simpati.

-Kismet, ku i dihet, mbase shtegtimi i ri, na krijon prapë mundësinë të bëjmë ndonjë fole të re, më të rehatshme…

Libri i këtij fabulisti të shkathët doli i plotë dhe i ilustruar nga një grafist i talentuar, me figurat përkatëse për çdo fabul. Në kopertinën e parë, unë sajova një harabel që cicëronte mbi tel dhe ai e pëlqeu pa masë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Paravota, Vullnet Mato

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT