• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

ALBANIA-GJAKU I ARBËRIT E KA NJË FJALË

January 10, 2013 by dgreca

SOFRA POETIKE E DIELLIT- POEMË PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT/

Xhemail Ali Peci/

I/

GJAKU I ARBËRIT E KA NJË FJALË/

                                                     Të kam Mëmë,/

                                                      E më ke Djalë,/

Shqipëri, O Zemra Ime!/

Shqipëri, O Mëma Ime!/

 

 

GJUHA SHQIPE

 

“O gjuhë e folun për trimi prandvera;

    e tok na mbajte ndër pushtime t’hueja

sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe

     as kur u ndam n’besime e n’doke tjera”

Ernest Koliqi: “Gjuhës Shqipe”

“Gjuha Shqipe të fisnikëron shpirtin”

(Holger Pedersen)

“O djellë i llaftaruar që ndrinë si pikë lot”

(Lasgush Poradeci për Gjuhën Shqipe)

 

 

Kushtuar: Kujtimit të Paharruar të Mësuesit Atdhetar Sali Elhyka, nga Kavaja, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shkollat Shqipe të Kosovës, mbolli tek Brezat Atdhetarë: Dashurinë e Shenjtë për Gjuhën Shqipe, për Kulturën Kombëtare, për Atdheun dhe Kombin.

 

Sali Elhyka u likuidua për veprimtarinë e tij atdhetare nga shërbimet sekrete jugosllave, të cilët nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e dërguan në burgun famëkeq të CZ së Beogradit, ku pas 17 ditë torturash mizore e likuidojnë.

 

Qoftë i Paharruar Kujtimi dhe Nderimi për Sali Elhykën dhe Veprën e Tij Atdhetare e Arsimore, në Shërbimin e Shenjtë, sa Fisnik aq edhe Heroik, Për Shqipërinë e Lirë e Demokratike.

 

Në ligjërimin shqip e në këngëtimet e gjakut,

në thëllimet e shekujve me krahë vetëtimash,

degët e trungut ilir me rrënjët bri pragut,

me vite nëntorësh mbi supe e me re suferinash,

përflakur dhe përgjakur fletëve të meshareve,

nisej të shkruhej Gjuha Shqipe :

me gjakun e shqiptarëve !

 

Nisej me një Formulë Pagëzimi,

nga Pal Ëngjulli,

me datën 8 të nëntorit të vitit 1462,

një copë e shkëputur e mbishkrimeve të përgjakura,

një zë ëngjullimi në fletët e përflakura,

viteve dhe shekujve,

nisej Gjon Buzuku e Lekë Matrënga,

Kënga e Përshpirtshme e Gjuhës Shqipe,

nisej Pjetër Budi, Pjetër Bogdani e Frano Bardhi,

të çante shekujt me zërin shqip,

nisej shqiptari.

 

Nisej Mësues Todri,

me ca shkronja mbështjellur në gji,

kaptonte malet me fusha,

kodrat me brigje,

në borë dhe në shi,

çante shtigjet e diturisë,

nisej Mësuesi i Gjuhës Shqipe,

në mes territ dhe errësirës,

Dritërrëfenjësi :

nëntorëve të bardhë sogjetarë amshimi,

mes baltës dhe shëllirës,

e në zemër kish pengun e dëshirës,

të sillte Shkronjat e Gytenbergut,

në Tokën e Skënderbeut.

 

Ca shkronja shqipe,

ca fjalë dhe ca rrokje si një melodi,

si këngët e zogjëve shtegtarë,

pranverave me shi ciu ciu ci,

do flasësh me shkronjat e shpirtit tënd Shqipëri,

do flasësh me shkronjat e zërit tënd Shqipëri,

do shkruash me shkronjat e zemrës sate Shqipëri,

me zanoret me rrokjet dhe me bashkëtingëlloret,

e gjuhës sate Shqipëri.

 

E tutje Naum Panajot Bredhi Veqilharxhi,

qëndisej me shkronja ari Evërtari,

Martiri i Gjuhës Shqipe,

e Konstantin Nelko Kristoforidhi:

Dritësjellësi,

Babai i Gjuhës Shqipe,

me ca shoqëri biblike angelze,

Biblën përkthente shqi:

o ja që edhe Jezu Krishti,

po dika të flasi Shqip!

 

Shqip niste të shkruante Shqipëria,

e shkronjat hidhte prej Gjakut të kulluar,

tej Petro Nini Luarasi,

Shqiponja e Gjuhës Shqipe,

epikë e shekujve me shkronja stralli,

Papa Kristo Negovani:

Dëshmor i Gjuhës Shqipe,

për shqipen e digjte malli,

e Naim Frashëri me gjuhën qilizmë:

Bilbili i Gjuhës Shqipe,

e Princi i saj Faik Konica,

me zjarrin e qëruar të fjalëve,

niseshin të shkruanin dhe të flisnin,

me gjuhën e të parëve.

 

Vinin vargut :

Samiu, Asdreni, Çajupi,

Dom Ndre Mjeda e Gergj Fishta,

matanë detit :

Jeronim  De Rada , Serembe, Santori

e Gavril Dara i Riu.

Gjuha Zonjë!

Përanash Porta e Lartë e Patriarkana Greke,

rrethuar mes Scillës dhe Haridbës,

mes kudhrës dhe çekanit,

kështu niseshin dhe vinin :

Ata,

me kokë në torbë,

e me libra në duar,

viganë dhe madhështorë,

parakalonin :

Ata,

të fliste Shqipëria,

të shkruanin ato që si Shenja të Shenjta,

si ndjenja të ndrydhura shekujve,

i ruante për relike të shtrenjta.

 

O edhe Shekspiri fliska shqip !

Edhe Dante !

O madje edhe Eskili !

Gjëmonte Salla e Kombeve,

tek fliste,

Theofan Stelian Noli,

dhe Kisha Autoqefale Shqiptare,

niste të fliste shqip,

e teatrot e Evropës ushtonin shqip:

nga zëri Aleksandër Moisiut.

 

Mërmërisnin armiqtë e Atdheut,

të Kombit,

e të Gjuhës,

po çanin tufanet,

udhërrëfenjësit e dritës dhe diturisë,

flamurtarët e zemërthirrjeve të Shqipërisë,

me thinjat e bardha flokëve,

e me peshën e viteve mbi supe,

me ca shkronja në duar,

e me ca rreze dielli në sy,

me ca traste me libra,

e me ca abetare në gji,

një Pashko Vasë,

një Thimi Mitko,

një Hoxhë Hasan Tahsin,

Koto Hoxhi,

Petro Nini Luarasi e Papa Kristo Negovani,

Gjerasim Qiriazi, Parashqevi e Sevastia:

 

Gjethi fletënjomë i diturisë u hodh!

Qeshu e gëzohu o Korçë o lule,

nisnin vargëzimet dhe ligjërimet e tyre:

Bilbilat e Gjakut Tënd Shqipëri,

meloditë e këngëve nëpër kapilarë,

viteve dhe shekujve,

me flakë vetëtimash,

me supe nëntorësh,

për Gjuhën Shqipe,

për Kombin Shqiptar:

Kongresi i Manastirit,

tek Kongresi I Drejtshkrimit,

e Një Ditë:

Kongresi I Drejtshkrimit,

Tek:

Kongresi I Mbarëshkrimit.

 

Si ushtarë të rrjeshtuar,

nën urdhërat e Atdheut,

niseshin Poemat e Gjakut Tënd:

të ngrenin Gjuhën Shqipe,
të Bijtë e Shqipërisë,

siç ngrenin të parët tanë,

Flamurin e Lirisë:

Kështjellave të Skëndërbeut.

 

 

 

VDEKJA E THEMISTOKLI GËRMENJIT

 

“Në baladën që dua të bëj për Themistokli Gërmenjin dua të fut një ndodhi nga jeta e Dantonit.

   Kur ushtima e topave gjermane dëgjohej në Paris, shokët për ta shpëtuar, i thanë Dantonit: shko në Angli. Dhe ai u përgjigj: po a e marr dot Francën, La douce France, me shuajt e këpucëve të mia ? Dhe nuk iku. Dhe u vra, duke e ditur që do të vritej. Edhe Themistokliut i tha e shoqja: Mos shko se do të të prishin. Po ai u përgjegj: Po të shkoj unë do të ketë Shqipëri. Po të mos shkoj, s’ka Shqipëri. Dhe shkoi i bindur që do ta prishnin. Po unë dua të ve ato fjalë që tha Dantoni – a e marr dot Shqipërinë me shuajt e këpucëve të mia?”

 

                                                                                Lasgush Poradeci

 

“Themistokli Gërmenji hapi gjoksin dhe me trupin drejt e sypatrembur e priti breshërinë e plumbave burrërisht dhe si shqiptar i vërtetë”.

 

                                                                               Koloneli Ogyst Mortje

 

Togu i ushtrisë franceze merrte shenjë pushkatimi!

Nuk dua të m’i lidhni sytë, ua tha pa pikë frikësimi.

 

E për dëshirë të fundit donte t’i lexohej një letër!

Një letër, çuditej oficeri i togut francez!

Ushtarët prisnin urdhër në radhë.

 

Themistokli Gërmenji po thoshte fjalët e fundit:

Edhe pse u dënova me vdekje, po vdes i pafajshëm,

dhe jam i bindur se vdekja ime do t’i shërbejë Shqipërisë,

por më vjen keq se po vdes nga plumbat e francezëve,

me të cilët lidha besë për t’i shërbyer çështjes shqiptare –

si dhe miqësisë me Francën.

Po s’ka gjë !?

Kjo dhembkë do të jetë e ëmbël :

duke ditur se po vdes në luftë për lirinë e atdheut tim,

Shqipërisë sime të dashur…

Po vdes i lumtur dhe i kënaqur,

se e kam ndërgjegjën të pastër,

dhe shpirtin të qetë,

në përmbushjen e detyrave,

kundrejt Shqipërisë…

 

Lutja e fundit që u drejtoj francezëve

është të mos e rrëzojnë flamurin kombëtar shqiptar,

të cilin e kam ngritur në Korçë,

dhe të mos bëhen shkak e të mos prishet kjo copë Shqipëri.

 

Kaq u tha ushtarëve francezë,

atyre që vinin nga nëna e lirisë dhe e arteve,

nga Franca.

 

9 Nëntor 1917:

Togu francez i pushkatimit,

zbatonte urdhërin e zi,

nga Këshilli i Luftës së Armatës së Lindjes,

zbatonte qejfin e gjeneralit Hanri Sal :

Zjarr…

Toka e Selanikut u la prapë me gjak shqiptari.

Republika Shqiptare e Korçës u la me gjak,

me gjak dhe me lot.

 

Pas pushkatimit, oficeri i togut lexoi fundin e letrës:

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Franca!

Edhe pas vdekjes sime, rroftë Franca !

 

Franca, nëna e lirisë dhe e arteve !

 

9 Nëntor 1917.

Një ditë nga ditët e nëntorëve të Shqipërisë,

Flamuri shqiptar binte në gjysëmshtizë:

 

 

Kërkoj ndjesë nga gjithë atdhetarët,

në u kam bërë ndonjë të keqe pa dashur.

Lexonin tutje pas pushkatimit,

letrën e tij të fundit.

 

Një Nënë kishte lënë,

po s’ish e vetëm Ajo,

s’ishte vetëm as Evdhoksia,

as vetëm Eiçeja e vogël nuk ish,

po as ndarja e Hektorit me Andromakën nuk qe,

me dhembje e me mall druante shoqja e re:

 

Themistokli!

Do ikësh,

do shkosh,

do nisesh?!

Mblidhej në ankth trazuar,

tek pyeste Evdhoksia.

 

Do shkoj.

Do nisem.

Do vejë atje ku thërret Liria,

se po s’shkova unë,

Do shkoj Shqipëria!…

 

Një Nënë kish lënë,

rënduar nga supet,

rënduar nga vitet,

po s’ish veç Ajo,

as vetëm Eiçeja e vogël nuk ish,

s’ish vetëm Evdhoksia,

ishte me të e gjithë Shqipëria:

 

 

 

 

 

Do shkoj.

Do nisem.

Do vejë atje ku më thërret Liria,

se po s’shkova unë,

do shkoj Shqipëria!.

 

 

 

KRAHU I SHQIPONJËS

(Kushtuar motrës sime, piktores me emrin: Çamëri)

 

Një kokë i rri në jug, dhe tjetra shikimin e hedhë në veri,

një krah në Tomor, e tjetri ç’i pikon gjak përmbi Çamëri,

një flatër mbi Tarabosh e tjetrën ia merr tej vet lumi Dri,

 e thërret Ura e Ibrit, dhe bien tupanat prapë në Dardani.

Përgjakur flatrat me sfondin e kuq të atdheut ç’pikojnë,

qumështin i marrin Rozafës e Teutës bekimin í kërkojnë,

ia marrin këngës ilirishte, e me sqep shqyer tisin e territ,

s’u mposht – jo kurrë prej tmerrit Kënga e Bilall Xhaferit.

E kënduar brezave edhe gjeneratave : Kënga e Çamërisë,

Fustanellë e përgjakur: çau Shqipëria, kësulë e vet Ilirisë,

kur iu turrën danajtë e bajlozët tokës sonë stërgjyshore,

Kënga iu bë Hymn e zë, mos ma shkel o barin mbi vorre!

Pikëllim i përgjakur që í rri mbi qepallë të syrit : Çamëria,

e  lotët í pikojnë faqeve, dhimbjet i mba në gji Shqipëria,

eh sa mot dhe sa mort, era e detit valën e mba pikëlluar,

ja troku i kuajve e tej Konstantini Doruntinën ka në duar.

A do vijë e a do t’kthehet, o Nënë a do vijë tej legjendës,

o Zot a do të gdhijë agimi në fjalën e dhënë tej bjeshkës,

po Fjala e Poetit që mba mbi supe valën e kaltër të detit,

Nënë, vallë a do t’vijë në gjirin tënd, e prapë pranë vetit?

Zot në çdo kapërcyell shekulli, dielli se ç’na rri përgjakur,

e në sfondet hyjnore të shqipes dykrenore rri i përflakur:

 Qielli i Arbrit dhe me këngë tupanash e shqyen vet terrin,

e sa herë që tiranët ngriten ajo e thërret : Bilall Xhaferin.

                    N’krahun e shqiponjës rri i biri i saj dhe penën e ka sqep,

ç’ia lakmojnë lakejtë, po kushtrimin ai e di se kujt ia jep,

se përkundur e ka vet, e këngët – veç tok i mbajnë në gji,

kur e thërrasin zemrat Shqipëri, ai e thërret veç: Çamëri.

 Atje është Arta, e atje është Janina, e tutje tëhu Preveza,

atje është kënga e gjyshërve tanë t’mbajtur nëpër breza,

atje ku bollat edhe sprija mëtojnë të t’veshin shamizeza,

shtojzovalle e zana ç’ngadhënjejnë mbi lafsha edhe keza.

Pikëllim zemrash e refkëtimë shpirtrash në gjakun si shi,

Kalorësit e Lirisë dhe krushqit e ngrirë: në këngët me oi,

oi,oi, oi, gjakim brezash rri, o ti e zemrave tona: Çamëri,

Fustanellë e bardhë e kësulë mbi sy se ç’të rri, Shqipëri!

 Një krah ia ka falë qiellit të përflakur Grykës së Valbonës,

e tjetrin Bajram Currit përmbi vetull majave të Tropojës,

Tomor Taraboshit i ngjitet si vetëtimat vet atje lartësive,

e në majat e plisave betuar ç’rilind: në zgjimin e hyjnive!

Shqiptar! Në pikat e shiut janë rrahjet e zemrës ku Poeti,

Bajroni e Bilall Xhaferi vijnë e rrijnë tok klithjes si zë deti,

zgjohen në tingëllimat e borive ca tingëllima në zë vargu,

një konstelacion kombëtar firmosur n’ lumenj prej gjaku.

Ja. Xhavella edhe Kundurioti me tufët e kuqe mbi opinga,

Boçari e ai Mark Suljoti, jataganë që ngriten përmbi diga,

ja erë e zefirit përmbi fytyrat tona, tutje si vet trëndelina,

me shpatën zhveshur:Shqiptare jam, zë thërret Bubulina.

E në heshtjen e gurëve rënë kalldrëmëve e monopateve,

e Drejta e Gjakut zë sfidon Europën që ah konferencave,

na la psherrëtimat lulevirgjëra, peng i thellë tej zemrave,

 që s’shuhet kurrë mësa kujtimi ì brezave e as ai i emrave.

Dhe rron në gjirin e rreshkur të nënës e në këngë nusesh,

i zgjon perënditë ilire, nën krisma armësh, e pesë pusesh,

Janino ç’të panë sytë, të pesë puset në grykë, Jaaaa-nino,

 dhe kokat për tokat numëron kur Oso Kukën zgjon: Nëno.

Nëno shpatë e zhveshur, e shpatë e brinjëve tu Shqipëri,

Çamëria, fustanellë e luftërave : në ëndrrën e vet për liri,

në valle shpatash e valle dasmash : kësulë mbi sy ç’të rri,

Kosovës ia bën me sy dhe ty zemrës të thërret veçse Iliri.

Filed Under: Kulture Tagged With: albania, Gjaku i arberit e ka nje fjale, poeme, Xhemail Ali Peci

SHKRELI ANTIKOMUNIST NË KRYENGRITJEN E VITIT 1945

January 10, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Kohët e fundit, Fran Gjeto Xhaj nga krahina  Shkrel e Malësisë së Madhe pati mirësinë të më postonte librin e tij me titull: SHKRELI DHE ROLI I TIJ NË KRYENGRITJEN ANTIKOMUNISTE TË MALËSISË SË MADHE TË VITIT 1945.  E lexova me kënaqësinë më të madhe sepse megjithëse origjinën e kam nga Shkreli, di shumë pak nga ajo periudhë, për të cilën shkruan autori,  ngase familja ime  ishte larguar nga ato anë shumë kohë më parë dhe unë, pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jemi shpëngulur familjarisht në vitin 1970.

Duke qenë  aq larg dhe të izoluar nga diktatura komuniste,  njohuritë e mia dhe të shumë ne të mërguarve shkrelas mbi vuajtjet e fisit tonë dhe mbi ato që kanë ndodhun në Shkrel gjatë diktaturës komuniste,  ishin shumë të kufizuara.  Nga të dhënat e Fran Gjeto Xhaj-it, i cili nuk pretendon të jetë shkrimtar, por që thotë se ishte dëshmitarë okularë për ato që shkruan,  dhe sipas redaktorit të librit Dedë Shyti, edhe njëri që ka përjetuar ngjarjet bashkë me ata heronjë —  unë  mësova shumë hollësi që nuk i dija më parë mbi rolin që ka luajtur fisi i Shkrelit në luftën kundër komunistëve sllavo-aziatikë, e posaçërisht lexuesi mëson mbi rolin e rëndësishëm si dhe vuajtjet dhe persekutimet e familjes së tij dhe  të shumë familjeve të tjera të kësaj zone, të cilat refuzuan t’nënshtroheshin komunizmit, duke sakrifikuar edhe jetën.

Fran Gjeto Xhaj,  thotë se megjithëse në moshë të shkuar, me këtë botim modest, ai është duke çuar në vend porositë dhe amanetin e Major Llesh Marashit, komandant i kësaj kryengritjeje si dhe patriotëve të tjerë anti-komunistë të Shkrelit, ai ka marrë guximin –ndonëse me mundësi modeste dhe aftësi të kufizuara, — që t’u lanë mbrapa  brezave të ardhëshëm të fisit të Shkrelit disa të dhëna si dëshmitar i asaj historie të luftës së treve të Malësisë së Madhe dhe qendresës së fisit të Shkrelit ndaj bishës së kuqe sllavo-komuniste dhe të të shiturve të tyre shqiptarë, të lidhur, sipas autorit këmbë e kokë me Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, të cilët zaptuan vendin tone dhe Shkrelin me njerëz të pabesë.

Fran Gjeto Xhaj   biri i Gjeto Lekës nga fshati Xhaj, rrjedhë nga një prej familjeve të dalluara, por të vuajtura, e të përsektuara  të Shkrelit, si familje nacionaliste, dhe fetare, bashkpuntore në veprat dhe në luftën patriotike kundër komunzimit të Major Llesh Marashit me shokë, komandantit të  “Batalionit të Malësisë së Madhe’’.

Lexuesi, përveç  komandantit  Llesh Marashi,  gjithashtu mëson edhe për emëra të tjerë udhëheqsish të fisit të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, prijës të dalluar malësor si Prek Cali,  Gjelosh Luli, Nikollë Preka,  Ismail Zeneli, së bashku me shumë klerikë katolikë të prirë nga prifti patriot  i famullisë së Shkrelit, Dom Nikoll Gazulli, (me urdhër të presidentit të Republikës  “ Martir i Demokracisë’’),  e të cilët u dalluan si drejtues të batalionit të Shkrelit dhe si organizatorë të qendresës antikomuniste.   Krahas këtyre, lexuesit i tërhiqet vemendja edhe për vuajtjet e klerit katolik shqiptar, i cili në vuajtje e në gëzime, gjithmonë i gjëndej pranë Shkrelit dhe gjithë Malësisë së Madhe, e sidomos gjatë asaj periudhe për të cilën shkruan Fran Gjetja.   Mua si ish-seminarist, më bën përshtypje  dhe më shkakton dhëmbje shpirtërore, sidomos përshkrimi i veprimtarisë patriotike dhe  i vuajtjeve, sakrificave përsekutimeve  të anëtarëve të  klerit katolik, kujdestarë  të grigjës dhe të kishës, por edhe ruajtës të gjuhës e të kulturës dhe të atdhetarizmit në ato anë, duke dhënë edhe jetën për idealet e veta.  Ndër ta dallohen Dom Alfons Tracki, Dom Nikoll Gazulli, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Çuni, Dom Aleksandër Sirdani dhe At Anton Luli, të cilët gjatë përndjekjeve të tyre nga komunistët, për t’i shpëtuar gjenocidit sllavo -komunist- bolshevik -shqiptar,  “shpellat i këthyen në katakombe’’.   Është thënë edhe nga të tjerë më parë se zhdukja e klerit katolik shqiptar ishte  një objektiv prioritar dhe pjesë e një marrveshjeje djallëzore midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Partisë Komuniste Jugosllave, pasi kleri katolik konsiderohej se kishte lidhje të ngushta me Perëndimin.

Për më tepër duke lexuar librin e Fran Gjeto Xhaj, i cili thotë se qyshë në moshën 14-vjeçare paska qenë vuajtës dhe dëshmitar i masakrave e persekutimve  të shumëta komuniste në krahinën e Shkrelit, mësova hollësi që nuk i disha ma parë mbi këtë familje, si dhe mbi  humbjet e torturat e tmerrshme që e gjithë familja e Fran Gjetos paska pësuar nën komunizëm: babë Gjeto Lekën, e nanë Terezen, motër e axhat e autorit, e tjerë.  I trishtueshëm është sidomos përshkrimi i vuajtjeve që ai thotë se pësoi e nëna e tij Terezja në duartë e tortueruesve komunistë, në qelitë e burgjeve në Koplik.  Edhe vetë Frani si fëmi në moshë të re thotë se ka vuajtur torturime nepër burgjet e Koplikut dhe të Shkodrës.

Përveç të dhënave nga autori i këtyre shënimeve të një dëshmitari okular, Fran Gjetja — mbi rolin e Shkrelit në kryengritjen anti-komuniste të  Malësisë së Madhe dhe  mbi vuajtjet nën diktaturën komuniste të tij dhe familjarëve të vet, si dhe të mbarë fisit të Shkrelit — autori ashtë kujdesur që në libër të përfshijë fotografi të protagonistëve kryesorë mbi të cilët fletë dhe të cilët kanë luajtur një rol me rëndësi jo vetëm në historinë e fisit të Shkrelit, por edhe në historinë e kombit shqiptar. Ndërsa këtu flitet për vuajtjet dhe torturat  dhe persekutimet  e tmershme ndaj  burrave dhe grave të Shkrelit, vetëm e vetëm se ata nuk pajtoheshin me ideologjinë sllavo-komuniste,  nuk mund të mos thuhet se cilët ishin  torturuesit, ata  të cilët iu vërshuan  asaj krahine si bisha të egëra,  duke sjellur  tmerr e zi në Shkrel dhe në gjithë Malësinë e Madhe.

Duke i gënjyer se po tu dorëzoheshin komunistëve, ata do të faleshin dhe do të ishin të lirë të këtheheshin në shtëpitë e tyre — duke besuar në besën e dhënë — malësorët që dorëzohehsin për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre,  mbaronin në qelitë e torturave të  burgjeve të Shkodrës dhe  të Koplikut dhe më në fund ekzekutoheshin, të prerë në besë nga përfaqsuesit e regjimit komunist.  Si përfaqsues  të  atij regjimi që ishin dërguar për të nënshtruar Shkrelin dhe Malësinë, autori përmend  emisarët e forcave të diktaturës së Enver Hoxhës, Toger Babën, Zoj Themelin, prokurorin e  Gjykatës ushtarake në Shkodër, Aranit Çela dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malazez, përfshirë edhe Bajo Stankoviqin ,   ndër ata të cilët, sipas autorit, “me damkën e hekurt e me shpirtin e djallit’’, bënë kërdinë mbi malësorët të cilët nuk  pajtoheshin që Shqipëria të nënshtrohej nga sistemi  sllavo-komunist.

Kryengritja e vitit 1945, për të ndaluar nënshtrimin e këtyre zonave nga komunistët,  kryengritje këjo e udhëhequr nga burrat dhe gratë e Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe me në krye  Llesh Marashin, mund të jetë, sipas disa vërejtësve, e para kryengritje e tillë anti-komuniste në Shqipëri dhe ndoshta e para edhe në pjesën tjetër komuniste të Evropës Lindore.  Me shtypjen mizore të kësaj kryengritjeje të malësorve nga forcat bashkpuntore komuniste sllavo-shqiptare, siç dihet, fillon tragjedia e  vërtetë  gjysëm shekullore për Shkrelin dhe Malësinë e Madhe.

Është me vend që disa prej këtyre herojnve të Shkrelit  janë shpallur “Martirë të Demokracisë’’, nga presidenca e shtetit shqiptar dhe autori Fran Gjeto Xhaj shpreh falenderimet e tija kryetarit të Komunës Shkrel, Z. Fred Sterkaj për iniciativën  e tij për të ngritur lapidarin në Dedaj të Shkrelit, kushtuar këtyre heronjëve, duke përjetësuar kështu këtë kryengritje si edhe kujtimin e këtyre bijve dhe bijave të Shkrelit.  Le tu këndohet gjithmonë kënga dhe të marrin vendin që u takon në historinë e Malësisë së Madhe dhe të kombit shqiptar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fran Gjeto Chaji, Frank shkreli, Shkreli antikomunist

MESAZH DHIMBJEJE I POETES BAJAME HOXHA

January 10, 2013 by dgreca

Në një mesazh plot dhimbje drithëruese, poetja Bajame Hoxha Celiku, përcolli për miqtë pas ndarjes nga jeta të njeriut të saj të dashur, bashkëshortit, Gani Hoxha, njeriut me te cilin sfidoi diktaturen ne kampin e internimit. Ky mesazh mbërriti edhe në emailin e editorit te gazetës Dielli. Me lejen e saj, po e publikojmë:

Të dashur miq;

Me hidhërim të thellë po ju njoftoj për të ndarë bashkë me ju dhimbjen time të madhe e cila me goditi përfundimisht dhe më preu krahet e fluturimit në këtë prag feste te Vitit të Ri. Pikërisht më 19 dhjetor, në një ditë plot diell, plot shkelqim, im shoq, bashkeshorti im, shoku im më i dashur, shoku im me i ngushtë, shoku me të cilin kapërcyem hendeqe e tela, që u rritëm sebashku në ato kampe të thella, që ndamë dhimbjet e thella gjatë vuajtjeve të pafund nëpër kampet e internimit, Ndërroi jetë pas një ataku në zemër në moshën 57 vjeç, duke pire kafe te kafe “Tajvani” Tiranë. Nje ditë plot diell e mbushur me gëzim për të dhe për të gjithë familjen pasi gjyshi i tij, Tahir Avdulla Hoxha, U shpall pas vdekjes “Qytetar Nderi” Nga Bashkia e Tropojes, dhe mua me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare.

Ganiu im i dashur, dashuria ime hynore u nda prej nesh vetëm me vdekjen. Na ndau vdekja Gan! Për mua nuk ishte thjesht burri dhe baba i mirë i tre femijeve. Ai ishte më shumë se kaq, më shumë se çdo gje tjetër për mua e për fëmijët. Ai ishte një hero i kohës.

I vetmi djalë i ri që kundërshtonte hapur komunizmit e egër ishte ai. Trimi që nuk i dridhej qerpiku, që nuk iu nënshtrua kurrë atij regjimi barbar, kurrë! Njeriu plot botë që mbështeta jetën plot besim tek ai, dhe për të arritur te njeri-tjetri s’ishte e lehtë. Në atë kohë duhej të thyheje kohën, opinione barbare e patriarkale. Ne ishim të fortë e arritëm njeri-tjtrin me shumë sakrifica aq sa meriton një dashuri vërtet e pastër. Dhe unë e dashurova marrëzisht se e meritonte, sepse ishte djali më i mirë, më trimi, djali më i ndershëm, dhe djali më besnik e më i pashëm që kisha njohur deri atëherë. Ishte i riu me vlera te pa tjetërsuara, njeri fisnik, që vinte nga një familje fisnike, me tradita patriotike, me një zemër të gjerë ku kishte vend për të gjithë.

Ishte njeri përparimtar me shokë shumë që mburrusha me të.Njeriu që më zbukuroi krahun me gximin e tij prej qytetari të vërtetë në ato vite krenarie, në atë rini të bukur brenda kampit e apelit.Ganu i harmonisë familjare, i dashurisë së madhe, i buzëqeshjeve pranverore. Njeriu i paqes, njeriu i qytetruar deri te shpirti i tij i kulluar, që me lejoi të shkruaja poezi ashtu siç i ndjeja pa censurë familjare e pa xhelozi. Ai donte që unë të isha poete e vertetë me ndjenja të lira.

E qava shumë zemrën time se e desha shumë. U ndamë për jetë! Eh, S’na ndau dot askush! As hipokritët, as operativët e sigurimit, e as hetuesit gjakpires që na thërrisnin e na bënin presione psikologjike e tek Ganiu edhe tortura. Por ne! Na ndau veç vdekja e tij që qe më e fortë! Medet! Do ta qaj gjithë jetën time Ganiun tim, zemrën time, shpirtin tim, pa harruar asnje fjalë të tij, asnjë këshillë, asnjë buzëqeshje të ëmbël e të çilter, asnjë kujtim sado i vogël që të jetë. E humbën fëmijët babanë e urtë, shokun e ngushtë, mësuesin e tyre të parë, e qanë me gjithë shpirt të katër fëmijët (E fejuara e djalit) se e kishin dhe shok e baba të mirë. E qanë dhe shokët me ngashërim përpara meje se e donin aq shumë sepse e meritonte lotin e dalë nga zemra e tyre e ngrohtë. E kush s’e deshi Gani Hoxhën? E kush nuk e deshi paqen?Të gjithë ata që e njohin, jam e bindur që e vuajnë shumë humbjen e tij të parakohshme.

Addio zemra ime e vërtetë! Uroj, dhe shpresoj të kesh marrë udhën e parajsës për të më pritur mua!

Zemra jote që të do shumë !

SHENIM I DIELLIT: LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTEVE TË SHQIPËRISË, DEGA LUSHNJË, I AKORDOI Bajame Hoxha Celiku ” ÇMIMIN E KARRIERËS”  për Vitin 2012.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, Gani Hoxha

NJOFTIM – DO TE PERKUJTOHET ABAZ KUPI NE NEW YORK

January 10, 2013 by dgreca

NE FOTO: ABAZ KUPI ME MITHAT FRASHERIN/

Partija “Levizja e Legalitetit”- Dega e SHBA-se ne bashkepunim me familjen Kupi ka nderin te njoftoje komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbreteroret shqiptare, anetaret e partise “Levizja e Legalitetit”, miqte dhe dashamiret e familjes Kupi se edhe sivjet, si cdo vjet, diten e Shtune me date 12 Janar 2013, ne oren 12 pasdite do te mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, ne varrezat Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens per te perkujtuar 37 vjetorin e vdekjes se udheheqesit te nacionalizmit shqiptar, burrit qe, ne krye te trupave te Mbretit Zog, I zbardhi faqen Shqiperise me 7 Prillin e 1939, dhe themeluesit te Organizates Kombetare te Levizjes se Legalitetit.

Te gjithe shqiptaret jane te mirepritur.

Salla ku do te mbahet perkujtimorja ndodhet :

ADRESA

127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, New York 11415

Kryesia e Partise Levizja e Legalitetit per SHBA.

Hakik Mena

 

Filed Under: Kronike Tagged With: abaz kupi, Njoftim

NJË POPULL I JEP KUPTIM JETËS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURËN E VETË KOMBËTARE…

January 10, 2013 by dgreca

-thotë poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshëm në Gjermani Shaban Cakolli/

 Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dh përfaqësuar kulturën e vet kombëtare./Kjo do të tregon realitetin në të cilin jeton shoqëria jonë. Nëse kemi pasur fatin të përfaqësojmë një kulturë të mirëfilltë, para botës jemi më të njohur. Arti është ai që i jep kuptimin dhe realitetin kulturës.

Krijimtaria është diçka e shenjët, sidomos për ne shqiptarët të cilëve fati na ka përballur me vështërsi të tilla, ku pushtues pas pushtuesi, kanë kaluar mbi kurrizin tonë me qëllim për të na e mohuar atdheun. Pushtuesit tonë kishin dy forma për të na zhdukur: zhdukëjen fizike dhe kulturore , e që asnjëra nuk ishte më e padhimbshme se tjetra.Krijimtaria jonë është rruga më fisnike e cila mbanë gjallë ndërgjegjen kombëtare.Njeriu që jeton në mërgim, temat i imponohen vetvetiu, kjo vie nga dashuria për atdheun, malli për njerëzit e tij, nga se kam fituar përshtypjen se njeriu peshën e dashrisë për atdheun e ndjenë kur është larg tij, kur atdheu i mungon. Pra krijimtaria në mërgim pa mëdyshje ka ngarkesën emocionale, ka peshën e mallit, e mungesës së atdheut, e të dashurëve të vet

 Një prezantim të shkurtër.

Jam Shaban Cakolli, i lind ur në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzova për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punoja me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrnim gazeta të murit. Me shkrime dhe kulturë vazhdova edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Kam botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botë në Kosovë, ku edhe tani botoj në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.Kam udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck isha sekretar i SHKA “Aleksandër Moisiu” në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM),

jam në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH. Kam botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Jam i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.Përkohësisht jam me banim në Gjermani.

 I lindur në Krilevë të Dardanës ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

Po; fëmijërinë time e kam kaluar në këtë fshat të bukur, dhe malli për te më pushton gjëthnjë.Krileva është një fshat i bukur i komunës të Dardanës, me tokë pjellore, me kullosa, rrethuar me kororë malesh, me ajr të freskët,me gurra uji të ftohët të pijes;aty në arat e bukës kultivohen gjitha kulturat bujqësore,mes arave të punës kalon lumi,shtëpitë janë të ndërtuara përbri rrugës,e në mes të fshatit është shkolla,ambulanca dhe shitoret.

Krileva ka një shtrirëje mjaft të bukur gjeografike,të cilës ja kanë lakminë fshatërat për rreth.Më se njëqind shtëpi,me qindra banorë,me punë e aktivitete në të gëdhirë i japin gjallëri fshatit. Në Dardanë(ish-Kamenicë) shqiptarët kanë frymuar më vështirë, mbase në punën zyrtare kanë mbretëruar sërbët.Vendasit e mijë nuk kanë pasur rastin atëbotë të punojnë në ndonjë vend pune me perspektivë.

Aty-këtu ndonjë kanë punuar si minatorë,apo rojtar të ndonjë fabrike.Po njerëzit e fshatit tim ishin punëtorë,punonin në bujqësi e blegtori,por fitonin rendimente të larta.Po,të parët tanë të fshatit ishin burra të mençur,këtë mençuri ua kishte falë përvoja e jetesës,burra të pashëm,të dalluar në veshëje,në mikpritëje,dhe udhëheqës të mirë familjar.Jam rritur mes tyre,si fëmijë kam ndejur me të vjetrit nëpër dhama të pritëjes së miqëve dhe kam mësuar shumë gjëra prej tyre.Kur vinin miqët nëpër odat tona,i zoti i shtëpisë ngrohej nga nderi që i bënin vizitorët,u bënte nderë e rrespekt,u shtronte në sofër gjithë të mirat që posedonte,pije nga më të veçanta,pemë,më pas shkriheshin në biseda shumë interesante,shpalosnin gëzimet e dhimbjet e tyre,përvojat e kujtimet.Kur vinin miqët dimrit qëndronin ditë të tëra,natën e parë i mbante pritësi,të nesërmen vinte ia mirrte fqiu,e kështu fqinjë pas fqinji me radhë.Unë si i ri kam shkuar me miqët fqi,pas fqiut,kam dëgjuar biseda të këndshme dhe interesante,kam mësuar lojëra interesante që luanin fshatarët tanë odave,më pas tregime të ndryshme,këngë interesante që shpalosnin historinë tonë kombëtare,rrapsodët tanë para miqëve.Gjithçka e kishte bukurinë e vet.Shkollime pos atyre fillore deri në gjeneratat tona nuk kishte,fshatarët iu kishin përkushtuar punëve në blegtori e bujqësi dhe ndiheshin mirë,pasi fitonin mirë prej tyre.Kur kam filluar unë të shkollohem,nuk ishte shkolla e plotë fillore në vendlindje,aty kryanim katër klasët e para,pastaj tjerat në një fshat fqinjë që quhej Strezofc.Nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas,bënim katrëmbëdhjetë kilometra këmbë.Si të rinjë kjo nuk na pengonte aspak.

Pavarësisht kushteve të vështira ne mësonim, rrespektonim prindërit,arsimtarët dhe të vjetrit.Edukimin dhe frymëzimin e kam fituar në fshat në mesin e fshatarëve të mijë.Që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare unë është dashur të shkëputem nga fshati,mësimet e mesme i kam kryar në Dardanë,ato univerzitare në Prishtinë,ku edhe blemë shtëpi dhe u vendosëm,po askund në asnjë vend,në asnjë ndejë,nuk jam ndier më i ngrohët ,më i lumtur,më i frymëzuar,se sa kur i kam bërë vizitë fshatit.Krileva është vend i bukur,ka njerëz të dashur e të mençur,ka një rini të shkëlqyeshme.Sot të gjithë të rinjët në Krilevë janë të shkolluar,kemi doktora shkencash,magjistër,profesor,mësues,shkrimtar e poet.Gjëthnjë kudo që gjindem,mendjen dhe mallin e kam te fshati im,i njerëzve të mijë Krileva e bukur e dashur dhe e ngrohët.

Shkollimin fillore ne Krilevë dhe të mesëm keni bërë në Dardan, mund të na thuash më shumë për jetën tuaj shkollore?

Jeta ime shkollore ishte pak e mundimshme: Në fshatin tonë nuk kemi pasur shkollën e plotë fillore.Shkolla në fshatin tonë atë botë ishte katër klasëshe,pjesën tjetër të shkollimit e kemi ndjekur në një fshat tjetër të komunës sonë.Fshati ku ndiqnim mësimet quhej Strezofc,nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas bënim 14 kilometra rrugëtim në këmbë. Kur ktheheshim nga shkolla,kishim pak pushim derisa drekonim, prindërit na angazhonin në punë të shtëpisë,mësimet i pregadisnim orët e natës,rryma elektrike ende mungonte në fshat,mësonim nën dritën e qiririt apo ndonjë vajguri.Mund të them se prindërit na flisnin fare pak,ose fare për rëndësinë e shkollimit,nga se ishin të lodhur me punën e tyre për mbijetesë.Ne i kushtonim rëndësi mësimit,madje garonim për notat më të larta,kemi pasur shumë rrespekt për mësimdhënësit,për të moshuarit.Kur nisa mësimet në shkollën e mesme në Dardanë, nuk kisha mundësi të udhëtoja,mungonin autobusët në fshatin tonë,u desh të paguaja banesë në Dardanë, po hargjime kishim më shumë,por kushtet për mësim ishin shumë më të mira,madje edhe kohë për aktivitete të lira kishim mjaft.Mundohesha të bëjë një orar kohe për mësime,për aktivitete,për miq,me një fjalë isha shumë i gjindshëm,i dalluar në mësime,në aktivitete kulturoro-letrare,i rrethuar me shumë miq.Mund të them në kohën e kushtet e vështira që kemi jetuar,kam pasur një jetë të mirë rinore,me kujtime të ngjeshura,të cilat i evakuoj tani shpesh.

Keni studiua në Prishtinë, çfarë ka në mendje sot Shabani nga këto kohëra, nga jeta studentore?

Jeta studentore për mua është e shenjët, pjesa më e mirë e jetës sime. Nuk kam banuar në konvikte, kam banuar në shtëpi private, por kam pasur mundësi të mira të rrugëtoj me kohën, si dhe të provoj gjëra që nuk kisha pasur rastin më parë të i provoj. Isha student i rregullt, kur ndiqja ligjeratat i përcillja me vemendje, kishim edhe literaturë të mjaftueshme, biblioteka ku mund të zgjidhnim tituj e mësonim.

Aty, kisha kohë më tepër të i përkushtohem krijimtarisë, madje isha i angazhuar edhe në disa Shoqëri Kulturore, Artistike(SHKA). Si student ndihesha më i pavarur, më i burrëruar, më i zhdërvjellur në aktivitete dhe shoqëri.

Edhe jetën e natës e bënim të organizuar, aty krijova rrethin, shoqërinë, aktivitetin, por fatkeqësisht nga viti 1981,filluan zbehëjet. Demostratat e studentëve u etiketuan si armiqësore, studentet si nacionalist, iridentist, e deri në kanibal. Filloj diferencimi ideopolitik, përcjellja në katedër, punë ,shoqërim,etj…Kohë të vështira ishin,por ishim të përkushtuar dhe ia dolëm të hapërojmë dhe të mbijetojmë ato kohë të liga.

 

Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare., kujtimet e juaja nga kjo kohë e rinisë suaj në punë me brezin e ri, një paralele mes punës si i ri në vendlindje dhe asaj në mërgim?

Po, kishim një mësues në shkollën fillore, quhej Ejup Ahmetaj, nga Hogoshti i Dardanës. Mësuesi banonte me familje në banesat e shkollës sonë. Më dukej mësues dhe mik, sikur tek ai isha më i ledhatuari i shkollës.

Më mirrte në banesën e vet më shoqëronte me fëmijët e vet, më udhëzonte si të pregadis lëndet, si të recitoj vjershat, si të vizatoj, të shkruaj tregime, më pas shkrova një vjershë kushtuar fshatit tim.

Mësuesi sikur në fytyrën e tij tregonte gëzimin për vjershën time, kjo më jipte kurajo dhe kohë më pas shkrova edhe disa nga vjershat. Në një program shkollor më prezantuan me vjershat e mia, kisha emocione, pak edhe frikë, po vjershat e mia u shpërblyan me duartrokitje,madje edhe muarën dhenë,kudo flitej për to,kjo më jepte forcë dhe më nxiste për punë.Fshati ynë kishte një rini të mrekullueshme,një rini të dashur,një rini aktive,kemi bashkëpunuar,kemi mbajtur gjallë jetën kulturoro-artistike,kemi shënuar ditën e shkollës,festa kombëtare,me programe letrare dhe artistike,kemi çfaqur koncerte me muzikë të pasur e të mirëfilltë shqipe,kudo jemi

mirëpritur e shpërblyar. Kjo na ka nxitur të punojmë më shumë, kemi nxjerrur gazeta të murit në shkollë e lokale rinore, i kemi mbushur me vlera dhe zbukuruar mirë. Ishin punë të mira ato, i kujtoj me mallëngjim, kemi pasur shumë suksese por gjëthnjë kemi qenë të palodhur, në krye të aktiviteteve, duke u përpjekur gjithnjë që punën që kemi bërë të jetë më e mira, të jetë vlerë. Kur shkova në Dardanë në shkollën e mesme, aty ishte aktiv grupi letrar.

Në këtë grup u kyça edhe unë, u desh disa kohë pune dhe profesori i gjuhës shqipe më cilësoj si më aktivin në atë grup. Profesori quhej Mehmet Surdulli, një ditë më thirri në bisedë dhe ngadal e qetë me disa ledhatime, më lavdëroj duke më cilësuar si shumë të aftë me shkrime, më tha se duhej të botoja në gazeta e revista! Nuk munda pa e pyetur, si bëhet kjo? Ai më tha se njeh një poet të famshëm dhe do të më njeh me te: Kështu edhe u përcaktuam. Një të shtune nga Dardana më mori për dore, më pagoi biletën e udhëtimit rrugëtuam drejt Prishtinës në Ulpianë më drejtoj në zyren e një poeti. Me vete kisha një fletore ku kisha renditur shkrimet. Tek kur hyra në byro, kuptova se me poetin që duhej të takohesha ishte Azem Shkreli! Për Azem Shkrelin kishim mësuar në shkollë, e dija se ishte poet me famë, por ajo çka më trishtonte mua ishte: Si do të mund të bashkëpunoja unë me Shkrelin? Profesori u përshëndet me ne, kurse mua më la kokë me kokë me Shkrelin. Filluan të më dridheshin gjunjët, por aty kam mësuar se Azem Shkreli ishte mik, nuk dallonte shoqëri në shtresa, ishte i thjeshtë me miqët, ishte poezia vet. Pas një bisede të gjatë, disa këshillave që mi bëri, më kërkoj fletoren e shkrimeve, ia lash me kënaqësi, u përshëndetëm me te. Nuk ishte bërë një muaj i plotë kur në revistën”Zëri i Rinisë” më zëri syri tri poezi të mijat, me pak ndryshime që kishte bë i madhi Shkreli, poezitë e mija ishin më të dalluarat në atë revistë. Nuk dijë të përshkruaj gëzimin që kam ndier, kemi pasur edhe shumë takime me Shkrelin, më ka ndihmuar të ndryshoja diçka që nuk shkonte, kështu kohë pas kohe arrita të botoj në gjitha gazetat e revistat që botoheshin në Kosovë. Kur erdhëm në mërgim, qëllimi ynë ishte të zhvillojmë veprimtari në dobi të kombit. U njohëm me mërgimtarë të të gjitha moshave.

Erdhëm në përfundim të formojmë një Shoqëri Kulturore mes të cilës do të zhvillonim veprimtarinë tonë. Shoqatën e pagëzuam”Aleksandër Moisiu”, e regjistruam te organet gjermane dhe vite të tëra kemi kryar aktivitete të nduarduershme, për atdheun dhe kombin. Përmes saj kemi internacionalizuar çështjen kombëtare tek gjermanët, kemi ndihmuar fondin e Qeverisë, Fondin Vendlindja Thërret, shkollat shqipe në Kosovë, skamnorët, kemi punuar me rininë, i kemi ndihmuar në jetën kulturore e letrare, ku në krye të punës gjithnjë isha unë.Kemi hapur shkollën shqip këtu në Gjermani,në vendin ku jetojmë ne,kam qenë vite të tëra si kryetar i këshillit të prindërve,kam ndihmuar krejt çka kam mundur në mbarëvajtëjen e mësimit të shkollës shqipe këtu në Gjermani.

Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, do të ishte më interes të mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e shkrimtarit në jetën bashkëkohore?

Si mësues nuk vajti mbarë, ishte kohë e vështirë për shqiptarët, për mësuesit tanë. Nisa punën si mësimdhënës në një shkollë afër Prishtinës, punoja me përcjellje në çdo hap, komitetet atëhere më cilësonin si njeri i papërshtatshëm ideo-politikisht për arsim, dhe më dëbuan, pjesën tjetër kam punuar në “XIQ”Karaqevë. Mbase rolin e një krijuesi më së miri do e zhvilloja në arsim, por kjo nuk më ka lëkundur asnjëherë dhe kurrë nuk iu kam nda krijimtarisë. Krijimtaria është diçka e shenjët, sidomos për ne shqiptarët të cilëve fati na ka përballur me vështërsi të tilla, ku pushtues pas pushtuesi, kanë kaluar mbi kurrizin tonë me qëllim për të na e mohuar atdheun. Pushtuesit tonë kishin dy forma për të na zhdukur: zhdukëjen fizike dhe kulturore,e që asnjëra nuk ishte më e padhimbshme se tjetra.Krijimtaria jonë është rruga më fisnike e cila mbanë gjallë ndërgjegjen kombëtare.Nuk mundemi të themi se muza poetike ka shkathësi të shkatërroj luftëra,të mund ushtri,por mund të themi lirisht se ëndërren për liri e bëjnë të lakmueshme,ndez gjakëra për të i dalur zot atdheut, kjo ka dëshmuar përpjekëjet e gjata për të kundërshtuar zaptuesit,këtë e kanë dëshmuar rilindas pas rilindasi,lufta e fundit që i solli humbje pushtuesit,nga se arti ishte dhe mbetët shpirti i kombit që mëson të duam e mbrojmë atdheun, që ka mbajtur gjallë e të patjetërsueshëm kombin. Krijimtaria është fisnikëria e shpirtit ajo ka fisnikruar vendasit në mbrojtëje të atdheut, ajo fisnikronmërgimtarët që sot nuk janë pak, ku krijimtaria atje ka peshën e mallit, ngarkesen e madhe emocionale,,mungesen e atdheut,po që ndërton shoqërinë ,brezat më të ri,në forcimin e atdhedashurisë.Përmua krijimtaria e shkrimtarit bashkohës është e shejtë,është armë e fortë e mbrojtëjes së atdheut e kombit,gjuhës….Fatbardhësisht krijues bashkohës kemi sot më shumë se kurrë, për fat kemi të mëdhenj,e të vegjël, kjo është mirë, sot kemi një Kadare të madh, nesër do të kemi Kadare të tjerë dhe kjo është krenari për ne.

Qysh si student jeni marrë me shkrime, cilat janë shkrimet e juaja te para dhe ku i keni publikua në atë kohë ato?

Po, atë kohë nuk mendonim për ndonjë botim libri, nuk gjindej sponzor, kurse si student na mungonin mjetet materiale për këtë. E rëndësishme ishte se ne punonim në atë drejtim, nuk ndaleshim, më pas kur mendonim se punimi është brumosur mirë, ua shpërndanim redaksive të pakta që atëherë kishim në Kosovë. Dorën në zemër, na i kanë botuar të gjitha gazetat dhe revistat, na imponohej të kënaqeshim me mundësitë që kishim.

Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat e juaja?

Unë fillova me shkrime në vegjëli, fillimisht si i vogël më nxiste të shkruaj për vendlindjen, më pas duke ndier vetën më të burrëruar më flaku motivi i dashurisë. Kam disa fletore të shkruara me poezi në këtë motiv.

Vitet e 80-ta, për ne filluan një dridhëje të madhe, hetime, përndjekje, burgosje, privime, kjo nuk do të thotë se na lëkundi nga krijimtaria, nga se pikërisht në këto kohë të vështira arti shpërthente më tepër, po u desh të u kthehemi temave të kohës.

Nuk dijë ndoshta kam gabuar, por më dukej se nuk kishim kohë për dashurinë, por as kohë dashurie nuk ishte, andaj me kujdes ato fletore të atij motivi i palosa në një kënd, ku sot e atë ditë, më kanë mbetur të pabotuara.

Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat e juaja?

Ju e dini, unë edhe pak muaj mbushi njëzet vite në mërgim. Njeriu që jeton në mërgim, temat i imponohen vetvetiu, kjo vie nga dashuria për atdheun, malli për njerëzit e tij, nga se kam fituar përshtypjen se njeriu peshën e dashrisë për atdheun e ndjenë kur është larg tij, kur atdheu i mungon. Pra krijimtaria në mërgim pa mëdyshje ka ngarkesën emocionale, ka peshën e mallit, e mungesës së atdheut, e të dashurëve të vet.

Më duket kjo krijimtari ka një ndikim më të fortë në ndërgjegjëjen e dashamirëve të saj. Madje nga këto rrethana, mendimi im është që shumë prej atyre që ndoshta kurrë më parë nuk janë marrur me krijimtari, pikërisht malli për atdheun e vet, rrethanat e jetës në mërgim i kanë nxitur të i rreken punës, të shkrojnë rreshta apo vargje për mallin e atdheut. Pra frymëzimi për temat, si të të gjithë krijuesit në mërgim është, atdheu, kombi, malli, kurbeti…

Ju keni botuar në shqip, çka ka botua deri më tani Shabani?

Kam mundur të botoj më shumë, ndryshe nga ata që nxitojnë të botojnë në numër, mua më duket më e arsyeshme të bëjë hapa më të ngadalshëm në botim. Më parë kam pasur dëshirë të botoj romane, por për fat të keq, një roman në të cilin kam punuar disa vite”Gjurmëve të Vuajtjeve Shqip”më pat konfiskuar regjimi i atëhershëm dhe nuk e dijë sakt nëse ka përfunduar diku në flakë, apo shportë mbeturinash, por që kurrë më nuk ka rënë në dorën time. Thënë drejt më është dhimbsur shumë, kam hargjuar kohë e mund, dihet atëbotë si shtypej në kushte të vështira, me disa makina shkrimi aspak praktike. Nga atëherë sikur ndjejë një dozë frike të botoj libër në prozë, botoj pjesë në gazeta, por asnjëherë nuk i kam përmbledhur në libra. Jam përkushtuar në poezi, dhe deri më tani kam botuar:

 

“TOKË DARDANE”

“LOTI I ATDHEUT”

“DETI I QIELLIT”

“KRISMA E FJALËS”

“AGSHOLI”

 

Kam edhe të tjera për botim, nuk kam pasur ndonjëherë oferta për sponzor, botojmë me mjetet nga djersa, duhet të matemi mirë kur vie në radhë botimeve, nga se kemi edhe shumë halle tjera, të ndihmojmë familjet, të afërmit e ndonjë nga skamnorët, e rëndësishme është se ato rrijnë në sirtar të pregatitura, me shpresë një ditë do u vie radha. Jam i përshirë edhe nëpër shumë antologji, si e dini ju edhe në një antologji tuajn”Jehona e Shekujve”, e cila ka dalur një antologji mjaft e mirë për të cilën u jam mirënjohës.Jam futur edhe nëpër antologji gjermane,në të cilat jam mjaft i kënaqur,nga se punimet tona kanë kaluar nëpër duart e Ferdinand Lahollit, një përkthyesit më të njohur në shqip-gjermanisht.

Keni udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe tani në mërgatë, cka mund të na thotë për këtë Shaban Cakolli?

Në kulturë kam qenë dhe jam i angazhuar gjithnjë. Kjo punë më duket punë me peshë dhe fisnike. Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dh përfaqësuar kulturën e vet kombëtare. Kjo do të tregon realitetin në të cilin jeton shoqëria jonë. Nëse kemi pasur fatin të përfaqësojmë një kulturë të mirëfilltë, para botës jemi më të njohur. Arti është ai që i jep kuptimin dhe realitetin kulturës.

Padyshim të punosh në këtë lëmi duhesh të jesh njohës i saj,po nuk mjafton vetëm kjo:duhet durim,qëndrushmëri e përkushtim.Duhesh të luash me më të çmuarën ,kohën,unë kam humbur kohë,madje kam dëgjuar njerëz të më përqeshin si unë humbas kohë,por kur i kam vërejtur rezultatet,më është dukur shpërblim.Në vendlindje kjo kishte një lehtësim,ishim edhe të sigurtë për rezultate,kurse në megrim kishte pragje të panjohurash:Nuk njihnim të rinjët,nuk dinim prirëjet,shkathësitë dhe kjo ishte më tepër se mundi. Unë në mërgim e kam nisur i vetëm këtë nismë, tek kur të tjerët kanë pa rezultatet e para kanë filluar aty-këtu të më bashkangjiteshin.Në qytetin ku unë gjeta strehë në mërgim,kishte shumë të rinjë e të reja shqiptare.Fatkeqësisht mes vete bisedonin në gjuhën gjermane.Kjo mua më brente,ishte dhimbje,shkolla shqipe ende nuk kishte,fillimisht më është dashur të zbuloj dhuntitë dhe talentet e të rinjëve që nuk i njihja.Ishte e vështirë,por jo edhe e pamundur.Problem tjetër ishte se isha i nxënë me punë, nuk kam ditur të mendoj për pushimin,kam kaluar edhe orët e vona të mesnatës me të rinjët nëpër ushtrime me të rinjët.Lokale për ushtrime nuk kishim,i patëm nda dhoma nga banesat tona për ushtrimore.

Një lokal për shënime kulturore e paguanim.Me këta të rinjë kam punuar në gjitha fushat e kulturës,letërsi,art,muzikë,sport,më pas edhe kemi organizuar kuize për matjen e njohurive në lëmi tjera.

Veç kësaj gjatë jetës kulturore fëmijët janë pasuruar edhe me të folurit dhe të shkruarit drejt në gjuhën amtare. Pas hapjes së shkollave shqipe udhëheqja e jetës kulturore sado pak na u lehtësua. Punonim bashkarisht me mësuesit dhe ushtrimet i mbanim nëpër lokalet e shkollave. Falë kësaj, ne kemi zhvilluar një veprimtari të begatshme kulturore, kemi organizuar orë letrare,ekspozita,programe muzikore, kemi shënuar festa të shkollave, festa kombëtare, jemi prezantuar në Ditët e kulturës, e cila mbahet në vit në Gjermani.kemi prezantuar kulturën tonë dhe kudo kemi dalur faqebardhë.Kishim një mësues të vyar Sejdi Gashi,tani në pension me te kam qenë i pandarë në aktivitetet kulturore, si për këtë veprimtaria ime është futur nëpër disa monografi të shkollave shqipe. Në vendlindje për organizimin e kësaj veprimtarie ndoshta kushtet ishin më të vështira, por kemi pasur veprim të përbashkët me njohës të mirë të kësaj lëmie, kemi njohur edhe talentët, kështu që na nevojitej vetëm mundi dhe koha, të cilat në asnjë rast nuk i kemi kursyer.

Ishit sekretar i SHKA “Aleksandër Moisiu” dhe në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim, cfarë është roli i këtyre sdhoqateve në mërgim?

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM) kishte për qëllim të bashkonte intelektualët e shkapërderdhur nëpër mërgim, njerëz me vyrtyte njerëzore, të dashur dhe intelektual të kompletuar,që të tillë në Gjermani ka shumë. Ata duhej të tuboheshin, të analizonin gjendëjen e atdheut i cili ishte nën okupim, të formulonin e publikonin mendime, rreth formave të organizimit, për të dalur nga ajo gjendëje e mjerueshme. Zëri i tyre do të duhej të dëgjohej e jo rrallë këtë zë të tyre e përhapnim edhe ne mes mjeteve të informimit. Fillimisht këtë nismë e pat marrur një intelektual i mirëfilltë, një veprimtar i shquar Ramiz Kugleci, tani i ndjerë.Në këtë BISHM,isha edhe unë anëtar kryesie.Për habi ky Bashkim i Intelektualëve Shqiptar në Mërgim,i cili ndoshta ishte shpresa më e madhe e mërgimtarëve,nuk qëndroj shumë.

Përse, si, çndodhi?Për këtë nuk mund të flas më shumë nga se nuk kam njohuri të sakta,një gjë mund të them,nuk ia dolën të organizoheshin si kërkohej.

Jeni ne Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH, cka mund të na thoni përpunën tuaj në këtë Shoqatë?

Ndryshe është me Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptar(LSHAKSH), ajo u themelua tani pesë vite. Nismëtar i themelimit të LSHAKSH, ishte Martin Çuni,një intelektual,veprimtar i shquar,i burgosur politik, reporter i luftës së Kosovës,njeri i penës dhe pushkës,njeri i dashur për miqët,i kalitur për punë,mbas të cilit kemi hecur çdo hap.LSHAKSH,nuk ka lokal të vetin në Gjermani,organizohen tubime vend,pas vendi në Gjermaninë e

madhe, krijuesit bëjnë qindra kilometra udhëtime, për të marrur pjesë në tubime. Gjithçka arritet vetëm me vullnetin e mirë të krijuesve.LSHAKSH, veprimtarinë e kryajnë me një fond shumë të vogël,po aty janë bërë punë të mëdha e sukseshme.Janë promovuar disa dhjetëra libra të krijuesëve tanë,janë botuar disa antologji nga LSHAKSH,si:Asht e Gjak Arbërie,Trinomi i Lirisë,”Një Shekull Dritë”,e disa që për momentin nuk po më kujtohen.LSHAKSH,fillimisht kishte organ të vetin”Muzçn Poetike”,revistë mujore,tani po e njejta nxirret në formë elektronike,poashtu ka një faqe në facebook ,me emrin LSHAKSH.Krijuesit tanë të palodhshëm secili ka dhënë kontributin e vet, organizojmë orën e Pavarësisë që mbahet njëherë në vit,organizojmë poashtu Takimet”Azem Shkreli”,është organizuar çdo vit Dita e Kulturës,Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës.

LSHAKSH, në çdo vit ndanë çmime e mirënjohëje për të merituarit në gjitha fushat e arteve kulturore dhe veprimtarëve të kombit. LSHAKSH, posedon gjitha seksionet e kulturës, letërsi, art, pikturë, muzikë….Në aktivitetet e LSHAKSH, marrin pjesë edhe krijuesit jashtë Gjermanisë :si nga Holanda, Belgjika e Zvicrra,Është për të përmendur Valdete Berishën,një poete dhe piktore e shquar,e cila nga Belgjika ndjek tubimet tona.

Ajo vitin e kaluar ka marrë çmimin për pikturën më të mirë, por këtë çmim ajo menjëherë e dedikoj për fëmijët bonjak në Kosovë. Muaj më parë ka pasur zgjedhje në LSHAKSH, ku kryetar u zgjodh Hasan Qyqalla, një krijues intelektual, një punëtor i pa epur, unë jam zgjedhur sekretar, po punojmë, kemi promovuar antologjinë”Trinomi i Lirisë”, kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, është mbajtur orë kushtuar letrarit dhe veprimtarit Tahir Desku, është promovuar libri”NJË SHEKULL DRITË” në shenjë të njëqindvjetorit të pavarësisë të Shqipërisë, libër ky që është promovuar edhe në Tiranë e Prishtinë, nga LSHAKSH.

Është mbajtur orë letrare për Ali Podrimen, e kemi në plan edhe shumë aktivitete të ngjeshura, çka besoj se do të shkojnë mirë. Lirisht mund të themi se punët më të mira që munden të kryhen në mërgatë janë kryar nga LSHAKSH.

Sa jeni ju i kënaqur me punën në shkolla në mërgim kur kemi të bëjmë me Lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim sot efektiv tek fëmijët mërgimtar?

Organizimi i mësimit të shkallave shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Gjermani është tradicional. E them këtë nga se në korrik të këtij viti, unë mbushë njëzet vite qëndrim në Gjermani.

Njëzet vite, janë shumë vite por Shkollat shqipe në Gjermani kanë funksionuar shumë më heret se të vinim ne këtu. Kur flasim për mësimin shqip në Gjermani, nuk flas në çdo cep të Gjermanisë, nga se

Gjermania është shumë e madhe, duhet shumë rrugëtime për të u njohur me gjendëjen e saktë të mërgimtarëve tanë. Unë po flas për republikën në të cilën jetoj unë Nord Rhein Westfahlen(NRW) si republikë shumë e madhe. Natyrisht shkollimi në gjuhën shqipe është bërë nëpër etapa, ashtu si shqiptarët kur dhe ku janë strehuar.Në qytetin Gladbeck,ku unë jam strehuar,kjo traditë e punës së shkollës shqipe është nëntëmbëdhjetë vjeçare.Kohën kur unë erdha këtu,në këtë qytet nuk ka pasur shkollë shqipe.E kujtoj si sot,mbas mësimit të gjuhës gjermane,fëmijët shqiptar kohën e lirë e kalonin nëpër strehimore, apo rrugëve duke biseduar në gjuhën gjermane.Kjo nuk më linte të qetë,kishte dhjetëra fëmijë shqiptar që po të vazhdonin kështu do të tjetërsoheshin.Pata vendosur që të u përkushtohem këtyre fëmijëve pa pagesë dhe bëra kërkesë te organet gjermane.Fati i keq për mua ishte si për çdo shqiptar fillestar në mërgim.Nuk kisha status qëndrimi dhe nuk e njihja gjuhën gjermane,gjithëçka bëhej mes përkthyes.

Dorën në zemër, organet gjermane na kanë pritur mirë, ata na thanë se këtu në Gjermani mësimin e shkollave shqipe e paguajnë, por mësuesi duhet të ketë status qëndrimi, të cilin unë nuk e kisha.

Kam lobuar kohë për një mësues shqiptar. Nuk po zgjërohem shumë rreth kësaj, dikur në gazetën “Bota Sot”, pata bërë një shkrim me titull”Ditën kur loboja për shkollën shqipe, në shtëpinë time kishte dasmë” Dikush që ka mundur të e lexoj do të i kujtohet, pra në shtëpinë time kishte dasmë, por unë nuk isha prezent në dasmën tonë! Ishim në kërkim të një mësuesje shqiptare dhe fatbardhësisht e gjetëm. Më kujtohet kur ime më pat pyetur: Je normal ti im shoq? Mendoj se po, iu pata përgjegjur,por më thuaj përse më pyet?Si përse të pyes,në shtëpinë tonë ka dasmë,kurse kreu i shtëpisë nuk është në shtëpi,mu gjegj ajo!

I pata thënë: Sot kishte dasmë vetëm në shtëpinë tonë, po nëse do bëjmë shkolla shqipe këtu gjithë shqiptarët do të kenë dasmë, dhe qesh ndier mirë, kur ajo miratoj mendimin tim.Mësuese e patëm zgjedhur Feride Gashin, e cila ka bërë punë të madhe në edukimin e rinisë tonë këtu.Po kthehem në fillim të pyetjes sërish:Shkollat shqipe në Gjermani kanë bërë dhe po bëjnë një punë të madhe kombëtare,dhe këtë përmes formave të ndryshme të organizimit:Përmes mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe,historisë kombëtare,gjeografisë të trojeve shqiptare,artit e kulturës sonë,angazhohen me të madhe për të arritur njohuri të mëdha, për traditën kombëtare shqiptare,historinë dhe kulturën e popullit tonë të lashtë. E them këtë me plot besim, sepse i kam ndjekur angazhimet e tyre në ditët e shkollave, në festat kombëtare, në kuizin e diturisë i cili mbahet në çdo vit nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë, ku fëmijët tanë kanë dëshmuar me rezultate të mëdha në matëjen e njohurive. Fëmijët që flasin e shkruajnë drejt gjuhën amtare, që përzemërsisht i shkruajnë e recitojnë atdheut, kombit, gjuhës, flamurit, dëshmorëve, që mësojnë historinë kombëtare, që kanë rrënjosur në zemër gjeografinë e vendit të tyre, nuk u kanoset asimilimi.Këtë rezultat pa dyshim ua kanë mundësuar prindërit, mësuesit dhe intelektualët e rrethit të tyre. Tani mund të ketë edhe vende ku mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët tanë në Gjermani, nuk organizohet.

Nëse është kështu, do të më vinte keq. Unë do të thoja: aty ku ka dhjetë fëmijë, duhet të hapet shkolla shqipe, këtë mundësi duhet të ua ofrojnë mësuesit, prindërit dhe intelektualët tanë.Askush të mos mendojnë se një ditë gjermanët do të vijnë e të na lusin:Ju keni shumë fëmijë dhe ja ne po ua hapim një paralele shqipe!Ata të cilët duhet të bëjmë këto kërkesa jemi ne,madje duhet edhe shumë mund e djersë për këtë, po më në fund shpërblimi është i yni.

 Keni botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke sa jeni i kënaqur me prezsentim e punës suaj?

I kënaqur nuk mund të jetë njeriu me atë që ka bërë brenda një periudhe.Nëse themi jemi të kënaqur gabojmë rëndë,ne synojmë për arritëje tjera më të mëdha,përpara kemi mund,por detyra e krijuesit nuk bëhet ndryshe.Në botimet shqip duhet të jem i kënaqur,ate që kam dhënë nga vetja,e kam nxjerrë nga bota shpirtërore,tani libri im më nuk është i imi,librat e mija kanë rënë në dortë të lexuesëve, lexuesit e thonë mendimin për te, fundja kjo është ajo që kam pasur mundësi të e bëjë. Në gjermanisht, kjo mua më duket mirë, është mirë lexuesit gjerman të njohin kulturën tonë,poashtu ne kulturën e tyre. E ceka diku më lart, libri im ka kaluar nëpër dorë të sigurt të përkthyesit, Ferdinand Laholli, është ndër përkthyesit më të sigurtë të letësisë shqip-gjermanisht, po e themi ne, kështu e kanë thënë edhe gjermanët. Në gjuhën turke, as që më ka shkuar mendja të përkthej. Sot mundësia mes internetit është njeriu të zgjedh. Dikush nga turqit shqipfolës e ka përkthyar librin tim”TOKË DARDANE” në gjuhën turke, nuk mund të flas për nivelin e përkthimit pasi nuk e njoh gjuhën turke, e kam pa edhe në një forum turk komplet librin tim të përkthyar, unë nuk di as të flas, as të lexoj turqisht,sidoqoftë u jam mirënjohës atyre që kanë marrur mund të përkthejnë librin tim.

  Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Shbani nga natyra ?

Fillimisht më duhet të them: krijues mund të jetë një individ që lexon, që mediton leximin, i nxjerr thelbin, gjithnjë kërkohet leximi. Vartësi për ne është se ne jemi larg atdheut tonë, gjëra të ndryshme zhvillohen brenda ditës në atdheun tonë dhe jasht tij, që mua më nxisin të njoh aktualitetin e përditshëm. Pra përdor shumë mjetet elektronike dhe të shkruara, kërkoj gjëra interesante, lexoj literaturë tonën dhe të huajn, dua të ndjek të arriturat kulturore kombëtare dhe ato të huaja, kjo është natyrë e imja, nëse ndonjëherë pamundësohem të i njoh këto, nuk ndihem mirë.

Ju jeni shkrimtar, publicist, çfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist në mërgim?

Të arriturat, por edhe humbjet njeriu më së miri i përballon në vendin e vet. Tani ne jemi jasht atdheut dhe nuk mund të vajtojmë e arsyetohemi: ja jemi në vend të huaj, çka na duhet shtypi, çka na duhet libra, e jona është të punojmë, të sigurojmë familjet, të kthehemi nga puna, të pushojmë e relaksohemi. Ata që mendojnë kështu bëjnë gabim të madh. Unë kam qenë i lidhur me mediat si i ri në vendlindje, por nuk e kam pushuar kurrë interesimin tim për mediat. Fillimisht lexoj, për të ditur tani çka duhet të shkruaj. Po, në media aktiviteti imështë mjaft i përhapur, në gazeta, revista, radio ,televizion,internet,faqe interneti,pushimin nuk e dua,as nuk e njoh. Si fëmijë kam lexuar pak revista e gazeta që botoheshin atë botë te ne: Rilindja, Zëri i rinisë, Pioneri, e ndonjë revistë e kësaj natyre, më vonë kam botuar në të gjitha dhe në gazetën studentore. Për fat, tani ne kemi shumë media të shkruara dhe elektronike, kjo është mirë, unë trajtoj shkrime publicistike, opinjone, letërsi, po duke falemnderuar redaksitë që më botojnë shkrimet e mia, thuaj se jam i pranishëm në të gjitha. Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me gazeta e revista, që disa prej tyre sot nuk janë aktive si: Rilindja, Zëri i Rinisë, Republika, EmigrantiShqiptar, Kosovapress, Zëri i Kosovës, RRuga jonë po që bashkëpunoj gjithnjë me Bota Sot, Zeri i Dites, Fakti, madje me revistën tuaj Dituria, për të cilën ju jem mirënjohës. bashkëpunoj me shumë radio shqiptare, kurse të përhershme e kam Radio Zeri i Arbërit në Norvegji, ku më së miri e gjejë veten, bashkëpunoj fal jush edhe me radion lokale tuajn Dituria dhe ate në Athinë.Si krijues i LSHAKSH, kemi bashkëpunime edhe me RTK, Rrokum, e televizione tjera, që përshkruajn aktivitetet tona por edhe shpalosin opinjonet tona, për të cilat u jam mirënjohës.

Planet e Shbana cakollit për të ardhmen, çka lexuesit presin nga ju?

Jeta e njeriut është shumë interesante e ngjeshur me plane, e pangopur, jetë si hije që diçka realizon gjatë kohës, e shumë shkrihen si vesa brenda pak çastesh. Kështu ndodhi me mikun tim të madh të letrave shqipe Azem Shkrelin, i cili kishte shumë plane vetëm një javë para se të ndahej nga jeta, Podrimja, Ibrahim Ibishi, Adem Berisha, Ferit Ramadani, etj. që shumë plane iu shkëputën përgjysmë.

Diku më lart e ceka: Në krijimtari punoj nuk ndalem, kam materiale për botim, por për momentin materialisht nuk qëndroj mirë. Sponzor në letërsi nuk hasen shpesh, janë koncentruar më shumë në fusha tjera, ku ka fitime materiale. Nëse do të jem shëndosh, me forcat e mia vetanake, në një të ardhme jo të largët para lexuesëve do të dal me një përmbledhje të re poetike, që e kam titulluar “ME MALLIN E LULEVE”, dhe ka kohë prit botimin.

Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne për të mirë?

Ndoshta vetëm pse jam shqiptar, po nuk mendoj kështu, më duket në realitet se shqiptarët janë populli më i lashtë, më tradicional, më i vuajturi në Ballkan, krenarë, i pathyeshëm në realizimin e ënërrave të tyre për aspirata kombëtare. Këto mundësi nuk i kam unë, unë kam ndonjë mundësi të vogël për të ndihmuar ndonjë individ sadopak, por për shqiptarët në përgjëthsi kam shumë dëshira: Shqiptarët janë më të coptëzuar se çdo komb tjetër këtë coptëzim ua sollën të tjerët. Të punojmë pa rreshtur për të ia bashkuar atdheut copëzat që ia grabitën grabitçarët.

Sot shqiptarët po mendojnë se kjo nuk është e rëndësishme, nuk po them për shqiptarët në tërësi(për krerët e tyre) që mendojnë se integrimi europian, do të ulte rëndësinë e teritoreve!

Unë mendoj se shqiptarët e coptëzuar, në Evropën e bashkuar, kanë pak, apo fare hiq rëndësi.Si të tillë shqiptarët nëse arrijnë në pragun evropian ,janë të parëndësishëm dhe të varur nga të tjerët. Dëshira dhe mendimi im është: Shqiptarët duhen të bëjnë bashkimin kombëtar dhe të bashkuar të hyjnë në portat e Evropës, kështu do të ishin të fortë dhe të pavarur nga të tjerët.

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

Pa pritur këtë pyetje nga ju, sikur dhash përgjigjejen më lart. Shqiptarët kanë bërë hapa në njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë si dhe katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës, por shqiptarët kanë të bëjnë edhe shumë. Si krijues asnjëherë nuk jam ngjeshur në politikë, por opinjonin drejt çështjes kombëtare e shoh obligim kombëtar e moral. Shqipëria në njëqind vjet pavarësi ka hapëruar ngadal, i duhen dyfishuar dhe përshpejtuar hapat. Kosova fatbardhësisht ka bërë hapin e rëndësishëm, të cilin e ka la me gjak e sakrifica një shekull, nën këmbët e huaja. Tani falë gjakut dhe sakrificave të kombit, përkrahëjes të miqëve nga bota Kosova sot nuk e ka këmben fashiste mbi kokë, por nuk mund të themi se po frymon krejt lirshëm.

Disa uzurpime, banda, barikada, sikur i kanë mbyllë portat Mitrovicës, kurse Kosova Lindore mbeti e shkeputur dhe nën sundimin e huaj, shqiptarët nën pushtetin maqedonas dhe malazez janë të përbuzur, pa harruar asnjëhere Greqinë që ka tjetërsuar e greqizuar trojet tona. Sot në çdo vend të shqiptarëve flitet për mossundim të ligjit, varfëri, urrejtëje, analfabetizëm,tregëtim me njerëz, me substanca narkotike, njerëz të humbur, pasuri të vjedhur, etj…….Shqiptarëve më tepër se pasuria materiale,e cila e paligjshme po bie në gjepa të individëve,kurse populli ka rënë në varfëri, i duhet mençuri, i duhen qofshin edhe sakrifica me të cilat jemi të mësuar, që të bashkojnë copëzat që po na i mbajnë me dhunë të tjerët, i duhet bashkimi kombëtar,udhëheqja intelektuale dhe reale, që atëhere shqiptarët do të jenë të fortë, të lirë e të pasur.

Përveç artit te të shkruarit, publicistikës si e kalon kohën e lirë Shabani?

Gjumi dhe pushimi nuk më pëlqejnë, kur nuk kam kohë të lirë hulumtoj miq intelektual, për të shkëmbyar ndonjë pije, opinjonet tona rreth kombit, kulturës, traditës më pëlqen shetitja me familjen, me miqët, muzika e mirëfilltë shqipe, ngapak shiqoj televizor sidomos emisione nga kultura, por kohë të lirë e konsideroj leximin e librave dhe afirmimin e krijuesve të rinjë të cilin e kam bërë gjithnjë dhe vazhdoj të e bëjë, në gazeta, revista, faqe shqiptare në net, radio, e kështu me radhë…..

Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Asgjë më të lumtur se shëndeti, puna dhe ndihma nëse mund të ua ofroj të tjerëve, për mua nuk ka, kjo është lumturia ime.Më mundojnë breshëritë e vuajtëjeve që kanë rënë padrejtësisht mbi popullin tim. Ato në memorien tonë kanë mbetur të pashlyera, edhe pse ndoshta për interesin kombëtar duhen të falen, por jo të harrohen. Aq më mundon ngecja shtetërore e shqiptarëve dhe përqarëja e tyre, si dhe pasurimi i disa individëve në kurriz të popullit tanë.Intervistoi: Sokol DEMAKU

Filed Under: Interviste Tagged With: Gjermani, interviste me, Shaban Cakolli, Sokol Demaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT