• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2013

NJOFTIM MORTOR

February 6, 2013 by dgreca

Njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA se Gjon Kolnrekaj, i moshës 26 vjecare, i biri i Marjan Kolnrekaj, ka humbur jetën në një aksident automobilistik të dielën me 3 Shkurt 2013.

    Shërbimet funerale për të ndjerin do të bëhen të enjten me 7 Shkurt 2013 nga ora 14.00 deri në 21.00 në shtëpinë mortore Farenga në Bronks, ndërsa varrimi bëhet të premtën, më 8 shkurt 2013, në Vallhalla të Nju Jorkut, pas meshes, që do të mbahet në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në orën 11.00.
    I ndjeri Gjon Kolnrekaj humbi jetën të dielën rreth orës 11 e 25 të mbrëmjes. Sipas raportit të policisë , i ndjeri po udhëtonte me një makinë tip Nissan Maxima 2007, të cilën e voziste  23 vjecari Esmin Ljesnjanin. Po sipas raportit të policisë makina po udhëtonte në veri të Strawtown, kur shoferi humbi kontrollin dhe goditi një shenjë rrugore. Makina pastaj udhëtoi mbi një lëndinë në 112 Road Strawtown dhe u përplas me një pemë, sqaroi policia e qarkut Clarkstown.Të dy djemtë mbetën të vdekur.
Ngushëllime familjes Kolnrekaj!

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon kolnrekaj, humbi jeten, i biri, marjan Kolnrekaj, Njoftim mortor

MIRATOHET TAP- PROJEKTI QE I JEP SHQIPERISE 2 MILIARDE DOLLARE DHE 20 MIJE VENDE PUNE

February 6, 2013 by dgreca

TAP kalon në rreth 200 kilometra në territorin shqiptar dhe nën detin Adriatik kalon në Itali. Investimi total i parashikuar deri më sot në projektin e madh të gazsjellësit Trans Adriatik është rreth 41 miliardë dollarë, nga të cilat 25 miliardë janë investime në fushën e gazit Shah Deniz 2 për nxjerrjen e rezervave të gazit dhe pjesa tjetër investim për ndërtimin e gazsjellësit.

Këshilli i Ministrave miratoi te merkuren me 6 shkurt në parim Marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi, për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), një nga projektet më të rëndësishme energjetike jo vetëm për Shqipërinë, që do të sjellë gazin nga fusha e Shah Deniz në Kaspik në Europë.
Kryeministri Berisha, duke prezantuar tekstin e Marrëveshjes, e vlerësoi atë historike për nga rëndësia që ajo ka për zhvillimin e Shqipërisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të saj.
“Vetëm në territorin e Shqipërisë, – u tha Kryeministri – investimi arrin në 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt e indirekt gjatë ndërtimit e funksionimit të tij mbi 20 mijë vende të reja pune.”
Kryeministri Berisha theksoi se me këtë projekt, me pozicionin e saj gjeografik dhe depot natyrale të gazit prej disa miliarda metër kub, Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon, ndërsa garantoi se projekti i viteve në vazhdim është ai për gazifikimin e vendit.
“Gazifikimi nënkupton përdorim e gazit për ngrohje e gatim, si dhe shpenzime më të ulëta për çdo familje shqiptare për ngrohe e gatim, pra, nënkupton një rritje të standardit të jetesës e mirëqenies për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do paguajnë më pak për energjinë e tyre për ngrohje e gatim.”
Kryeministri Berisha siguroi se Shqipëria do të gjithçka për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadër të këtij projekti.
“Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze në trajektoren e saj, ka krijuar ekipet e shpronësimeve ku ai do të kalojë dhe ekipe të tjera dhe është e vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e vet, në mënyrën më serioze.”
Fjala e Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë, gjatë prezantimit të Marrëveshjes trepalëshe për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
“Në këtë mbledhje miratojmë sëbashku një marrëveshje, e cila vërtet është historike si për zhvillimin, ashtu edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Kjo është Marrëveshja tre paleshe, e cila do të firmoset gjatë një afati të shkurter, nga tre qeveritë e Shqipërisë, Italisë e Greqisë, për gazsjellësin Trans Adriatik. Ky gazsjellës do të sjellë gazin nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, Azerbajxhan, në Europën Perëndimore. Ai kalon në rreth 200 kilometra në territorin shqiptar dhe nën detin Adriatik kalon në Itali. Aktualisht është projekti më fizibël, më i leverdishëm që ekziston nga të gjitha projektet e tjera. Leverdia e Shqipërisë për këtë projekt është e jashtëzakonshme, por edhe angazhimi i saj për të qenë partnerë në këtë projekt ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve. Marrëveshja finalizon një kuadër ligjor të domosdoshëm të bashkëpunimit dhe kalimit të gazsjellësit në territorin e vendeve tona. Investimi total i parashikuar deri më sot në projektin e madh të gazsjellësit Trans Adriatik është rreth 41 miliardë dollarë, nga të cilat 25 miliardë janë investime në fushën e gazit Shah Deniz 2 për nxjerrjen e rezervave të gazit dhe pjesa tjetër investim për ndërtimin e gazsjellësit. Vetëm në territorin e Shqipërisë, investimi arrin në 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt e indirekt gjatë ndërtimit e funksionimit të tij mbi 20 mijë vende të reja pune.
Ndërkohë, Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon, pasi vetë pozicioni i saj gjeografik është shumë i rëndësishëm. Ajo është jo vetëm një vendkalim i gazsjellësit drejt Italisë, por ekziston edhe një potencial tjetër i madh, që gazi, krahas trajektores së gjertanishme, të shkojë drejt Ballkanit të Veriut. Bashkimi Europian po studion e konkretizon çdo ditë e më shumë një projekt tjetër të gazsjellësit të quajtur JAP, Jonian Adriatik Pipeline, i cili fillon nga Fieri dhe përfundon në Slloveni. Natyrisht, ky gazsjellës ndërtohet me vendosmërinë dhe vullnetin e BE-së, për këtë zonë që vuan për gaz, nuk ka sasinë e nevojshme, madje Shqipëria nuk e ka fare në përdorim – me anëtarësimin e Kroacisë në BE, dy prej tyre bëhen vende anëtare të BE-së. Gazi i gazsjellësit Trans Adriatik ka të gjithë shanset të shkojë drejt veriut të Ballkanit, nga Shqipëria, nëpërmjet gazsjellësit JAP. Natyrisht, ky është projekti më konkret dhe fillimi për punimet e tij do të mund të kapin fundin e këtij viti. Vendimi pritet të merret nga mesi i viti.
Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze në trajektoren e saj, ka krijuar ekipet e shpronësimeve ku ai do të kalojë dhe ekipe të tjera dhe është e vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e vet, në mënyrën më serioze. Për Shqipërinë, një vend pa gaz në përdorim ose me përdorim jashtëzakonisht rudimentar, të kufizuar, ky është një shans shumë i madh, sepse do të ketë mundësi të ndërmarrë gjatë mandatit që vjen, gazifikimin e Shqipërisë. Gazifikimi nënkupton përdorim e gazit për ngrohje e gatim, si dhe shpenzime më të ulëta për çdo familje shqiptare për ngrohe e gatim, pra, nënkupton një rritje të standardit të jetesës e mirëqenies për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do paguajnë më pak për energjinë e tyre për ngrohje e gatim.
Shqipëria ka një avantazh vërtet të madh, sepse ka depo natyrale të mëdha, prej disa miliarda metër kub gaz, gjë e cila është shumë e leverdishme për gazsjellësin. Ne jemi të gatshëm që, në bazë të rregullave, t’i vëmë ato në dispozicion, në mënyrë që të rregullojë fluksin e gazit në varësi nga faktorë të ndryshëm.
Marrëveshja miratohet sot në parim, pasi janë disa çështje teknike, terminologjike, për t’u zgjidhur nga grupet që po punojnë. Kjo marrëveshje, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është historike. Ky projekt se bashku me projektin tjetër të kaskadës së Devollit po e shndërrojnë Shqipërinë në vend të zhvilluar.
Kush do të mund të imagjinonte ndonjëherë se në dy projektet më të mëdha në historinë e vendit do të kishte peshë kryesore një prej vendeve më të veriore të Europës, Norvegjia. Këto projekte japin një transformim të madh të marrëdhënieve të bashkëpunimit të Shqipërisë jo vetëm me vendet mike Greqinë e Italinë, Azerbajxhanin e Turqinë, por edhe me të gjitha vendet, kompanitë e mëdha të të cilave janë aksionere, Zvicrën, Norvegjinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Kompania gjermane EON është nga më kryesoret në këtë projekt. Me këtë ridimensionohet shumë bashkëpunimi ndërkombëtar i Shqipërisë.”

Filed Under: Kronike Tagged With: 2 miliarde dollare, Gazjellesi, qe i jep, Shqiperise, TAP

DENVER JEWISH FILM FESTIVAL- BESA

February 6, 2013 by dgreca

BESA: The Promise makes its way back to Colorado giving the community of Denver a chance to see the award winning and internationally acclaimed documentary featuring an original score by Philip Glass, at the Denver Jewish Film Festival:

Tuesday February 12th, 5:40pm

Elaine Wolf Theatre, MACCJCC

350 S. Dahlia St. Denver, CO 80246

BESA: The Promise follows the modern-day quests of two men: American photographer Norman H. Gershman and Albanian toyshop owner Rexhep Hoxha. Their parallel journeys reveal the nearly unknown WWII story of thousands of Jews rescued in Albania, a majority Muslim country. The Albanian moral code of besa requires a promise of protection to anyone requesting it, and carries across generations. Rexhep Hoxha’s father sheltered a Jewish family who left behind three precious Hebrew books. Kept hidden during the nearly half-century of repressive communism following the war, Rexhep must now fulfill his father’s besa and return the books – if he can find the family. When Rexhep meets Norman, an unexpected drama is set in motion, uniting fathers and sons, Muslims and Jews.

Following the screening Producer Bill Morgan will be on hand for a Q&A.

BEST DOCUMENTARY AWARD

Last month, BESA: The Promise opened to two sold out screenings in its hometown at the Washington Jewish Film Festival and took home the Audience Award for Best Documentary. At the WJFF screening BESA: The Promise also proved a great subject of interest for a local social group JAM DC (Jewish and Muslims). JAM celebrated their monthly “dinner and a movie” night by attending a screening of BESA: The Promise.

EUROPEAN PREMIERE

BESA: The Promise made its European premiere in Tirana, Albania on November 8th at the 13th Festival of Albanian Film in the 100th Independence Year. Prime Minister Sali Berisha, Speaker of Parliament Jozefina Topalli and Minister of Culture Aldo Bumçi were all in attendance. Also present was Rexhep Hoxha, whose story is central to the film. The capacity crowd gave the film a standing ovation. Although not in competition, BESA: The Promise was presented with a Special Jury Award by the Festival at the closing night gala.

A short video of the visit to Albania can be seen on the film’s Facebook page.

To view a trailer of BESA: The Promise, please visit besathepromise.com. Presskit, links to reviews and publicity stills are available atbesathepromise.com/press. BESA: The Promise is a production of JWM Productions, the multiple Emmy Award-winning documentary company created in 1996 by Jason Williams and Bill Morgan. For more information about JWM Productions, please visit www.jwmprods.com.

The Producers of BESA: The Promise gratefully acknowledge the generous support of the National Endowment for the Humanities in the making of this film.

Filed Under: Featured Tagged With: BESA, Denver Jewish Film Festival

KUR SHQIPËRIA KOMUNISTE NGRITI DOREN KUNDER ZOTIT

February 6, 2013 by dgreca

Më 1985,  për të përkujtuar 40-vjetorin e fillimit të persekutimeve fetare në Shqipëri, Qendra Katolike Shqiptare për Informim në Santa Clara të Kalifornisë, nën drejtimin e Z. Gjon Sinishtaj, organizoi një ceremoni përkujtimore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar për këtë periudhë tragjike të kombit shqiptar./

Nga Frank Shkreli/

Ishte 6 Shkurti i vitit 1967, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”,  fjalim ky me të cilin ai filloi luftën kundër  ”ideologjisë fetare”  dhe  ”zakoneve prapanike”, duke e shpallur me ligj Shqipërinë kundër Zotit, si vendin e parë dhe të vetëm ateist në historinë botërore.   Ky veprim i regjimit komunist të Enver Hoxhës do të ishte qesharak — siç përqeshej ky vendim në median botërore të kohës dhe më vonë — po të mos ishte për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë ,pasojat e të cilit ndihen ende.   Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç’prej vitit 1945,  sidomos kalvari i Kishës Katolike dhe udhëheqsve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në fuqi.    Megjithëse rrethanat dhe numëri i të përndjekurve nga regjimi komunist, shumë prej klerikë katolikë shqiptarë por edhe të dy feve të tjera, mysimanë dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të pa-imagjinueshme nepër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist,  nga viti 1945-1960.    Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nepër burgje e kampe përqëndrimi– katolikë, myslimanë dhe ortodoksë — nën torturat më ç’njerëzore gjatë asaj periudhe, ndoshta nuk do të dihet kurrë.    Deri më 1950- komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar aq shumë nga përndjekjet dhe vrasjet sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të këtyre komuniteteve.   Lidhjet me Vatikanin për udhëheqsit e Kishës katolike ishin shpallur kundër ligjit.   E gjithë këjo ndërsa në të njëjtën kohë, kushtetuta e Shqipërisë garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.

Kështuqë në vitin 1967,  kur diktatori Hoxha mbajti fjalimin kundër “influencave fetare dhe zakoneve parapanike”,  influenca e feve në shoqërinë shqiptare ishte minimale për të mos thënë se nuk ekzistonte fare.   Pas fjalimit të Enverit në Shkurt,   Majin të vitit 1967, të gjitha kishat dhe xhamitë që ishin ende të hapura, u mbyllën ose u shëmbën,  dhe në Nëntor të të njëjtit vit, revista letrare ”Nëntori”, njoftoi se gjithsejt në Shqipëri u mbyllën 2,169 objekte fetare dhe bëri njoftimin absurd se Shqipëria tani  ishte bërë zyrtarisht ”shteti i parë ateist në botë.”   Shumica e këtyre objekteve, siç dihet, u shëndërruan në qendra sportive dhe kulturore për edukimin ideologjik të rinisë.    Revista Nëntori mburrej në atë kohë duke shkruar për këtë fushatë anti-fetare se partia dhe shoku Enver ia kanë caktuar rinisë revolucionare detyrën e zbatimit të këtij misioni të madh e historik dhe se nën udhëheqjen e ndritur të partisë dhe shokut Enver, Shqipëria është shteti i parë ateist në botë, shkruante revista Nëntori.

Fjalimi i diktatorit Hoxha me 6 Shkurt 1967 ishte si të themi vaj në zjarrin e fushatës së dhunëshme anti-fetare që regjimi enverist po zhvillonte në atë kohë në Shqipëri.    Media e atëhershme e kontrolluar nga regjimi komunist, në krye me ”Zërin e Popullit”,  e cilësuan dhe e përshëndetën fjalimin e diktatort komunist shqiptar si,  ”një dokument historik pragmatik”  dhe si rezultat i drejtë për drejtë i ”revolucionit të tanishëm kulturoro-ideologjik.”

Megjithëse fatkqesisht, Kombet e Bashkuara dhe bota e qytetëruar në atë kohë kishin heshtur dhe pothuaj mbanin qendrime indiferente mbi gjenocidin fetar dhe ndaj shkeljeve flagrante të ligjeve dhe marrveshjeve ndërkombëtare që garantonin liritë bazë të njeriut, përfshirë lirinë fetare,  nga ana e regjimit stalinist në Shqipëri — kishte persona dhe organizata që ndjenin obligime morale dhe fetare dhe të cilat  ngritën zërin në mbrojtje të të drejtave fetare dhe lirive bazë të popullit shqiptar.

Diaspora shqiptare në Amerikë ishte një ndër ato që nuk harroi kurrë vuajtjet e bashkombasve të tyre gjatë regjimit komunist dhe përpiqej që në mënyra private dhe publike të njoftonte botën mbi persekutimin e besimtarëve dhe për shkeljen e të drejtave bazë të njeriut në Shqipëri.

Më 1985,  për të përkujtuar 40-vjetorin e fillimit të persekutimeve fetare në Shqipëri, Qendra Katolike Shqiptare për Informim në Santa Clara të Kalifornisë, nën drejtimin e Z. Gjon Sinishtaj, organizoi një ceremoni përkujtimore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar për këtë periudhë tragjike të kombit shqiptar.   Në atë përkujtim morën pjesë përfaqsues fetarë të diasporës shqiptare, miqë të shqiptarëve  nga Amerika dhe kombe  të tjera,  dhe njëkohësisht  autoritete të larta politike amerikane dëguan telegrame solidarizimi me popullin e vuajtur shqiptar.

Në një mesazh solidarizimi organizuesve, me rastin e përkujtimit të 40-vjetorit të persekutimeve fetare në Shqipëri,  Presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan shkruante se, ”Për 40-vjetë tani, atdheu i juaj është  nën një regjim që kontrollon lirinë dhe besimin.  Një masë kritike e lirisë që gëzon një vend, është aftësia e popullit të tij për të praktikuar fenë që ai dëshiron.   Por liria e fesë ruhet në zemërat e popullit shiqptar, madje edhe nëqoftse ai nuk është i lirë të praktikojnë këtë të drejtë.   Shpirti njerëzor nuk mund të thyhet as nga regjimet më të egëra.”    Si një profetë, ish-presidenti Reagan e përfundon letrën e tij, drejtuar shqiptarëve duke thënë se, ”Ndërsa ju luteni për të afërmit dhe miqët tuaj, të jeni të sigurt se eventualisht të gjitha tiranitë do të rrëzohen dhe se edhe në Shqipëri do të rivendosen liritë e shtrënjta.”

Ndërsa ish-governatori i shtetit të Kalifornisë Xhorxh Deukmejian, në mesazhin e tij me rastin e 40-vjetorit të përsekutimeve fetare në Shiqpëri u shpreh  se, ”Jemi shumë të shqetësuar për ao që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 40-vjetëve të fundit…Sakrifica personale e klerikëve për fe, liri dhe drejtësi duhet të vlerësohet dhe të mbahet mend.    Unë bashkohem me të gjithë popullin e Kalifornisë për të nderuar këta shqiptarë dhe fenë e tyre.”

Solidarizimi me këtë përvjetor nga Departamenti amerikan i Shtetit erdhi në formë të një telegrami nga Ndihmës Sekretari  i Shtetit Elliott Abrams , i cili iu drejtua organizuesve të ceremonisë  në Santa Klara të kalifornisë  me rastin e 40-vjetorit të fillimit të persekutimeve fetare në Shqipëri duke thënë se, “Shqetësimi juaj rreth persekutimeve fetare në Shqipëri është me rëndësi dhe ne e kuptojmë shumë mirë.  Çështja e lirisë fetare është njëra prej shqetsimeve më themelore e të drejtave të njeriut.  Gjëndja në Shqipëri, vendi i vetëm në botë ku ushtrimi i fesë është praktikisht i ndaluar me ligj – është një njollë e keqe për të gjitha normat e qytetërimit.’’

Me rastin e kujtimit të martirëve të fesë dhe Atdheut më 1985 në Kaliforni, i Përndershmi  Baba Rexhebi  i  Teqesë  Bekatshiane në Detroit  deklaroi se,  “Me këtë rast dëshiroj  të  përshëndes klerin katolik shqiptar, për të cilin kam respektin dhe admirimin më të madh.  Ata pësuan vuajtjet më të mëdha nën përsekutimin komunist për  arsye të rezistencës së tyre të fortë.  Shumë  ipeshkvinjë, priftërinjë murgesha dhe  laikë katolikë  u ekzekutuan ose vdiqën në burgje dhe kampet e përqëndrimit. Ndër ta kishte patriotë , shkrimtarë e poetë të dalluar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm në rilindjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare‘’.    Baba Rexhebi tha gjithashtu me atë rast se,  “Edhe kleri ortodoks dhe mysliman shqiptar u persekutua, sidomos pjesëtarë të sektit myslima Bektashi. Së bashku me katolikët, klerikët e sektit Bektashian u prseektuuan ashpër”, shtoi  Baba Rexhebi  i Teqesë Bektashiane në Detroit të Shteteve të Bashkuara.

Edhe Kancelari i Kishës Ortodokse Shën Gjergji në Boston, i Përndershmi At Arthur Liolin përshëndeti gjithashtu  pjesëmarrësit në ceremonitë përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të fillimit të përsekutimeve fetare në Shqipëri, mbajtë në Santa Klara të Kalifornisë më 1985, duke thënë se, “Liria e fesë dhe lutja e përbashkët është një prej të drejtave bazë të njeritu, e garantuar nga të gjitha shoqëritë e qytetëruara dhe entet ndërkombëtare në mbarë botën. …..Bashkohemi me  besimtarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë shqiptarë, madje edhe me ata që nuk besojnë  për të venë në dukje  tolerancën  unike dhe respektin për njëri tjetrin që populli ynë ka gëzuar me shekuj.”

Megjithë përpjekjet e mëdha dhe masat shtypëse ndaj eliminimit të fesë deri me zhdukjen fizike të klerikëve më të njohur të Shqipërisë, regjimi i Enver Hoxhës, ndonëse edhe me ligj e shpalli Shqipërinë  shtetin e parë dhe të vetëm ateist në botë,  nuk ia doli të çrrjënjoste  ndjenjat e thella  të shqiptarëvempër lirinë e fesë dhe liritë e tjera të nejriut,   me masa siç ishin mbyllja  dhe shëmbja e objekteve fetare,  ashtu siç mendonte dhe shpresonte  Enver Hoxha më 6 Shkurt 1967.Nuk besoj se ndonjë popull tjetër të ketë pësuar  vuajtje, procese gjyqësore dhe vështirsi më të mëdha se sa populli shqiptar gjatë shekullit të kaluar.  Siç ka thënë edhe Papa Gjon Pali i Dytë: “Historia nuk ka parë  ndonjëherë ato që kanë ndodhur në Shqipëri”.   Nëqoftse nuk mund të bëjmë gjë tjetër, atëherë të pakën t’i kujtojmë këto viktima të pafajshme,  të kësaj periudhe tragjike të historisë së Shqipërisë, me shpresë që të mos përsëritën më në ato forma ose ndryshe.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: doren, Frank shkreli, kunder Zotit, Kur Shqiperia ngriti

Faik Konica mes himnizimit dhe kritikës së psikologjisë së popullit tone

February 6, 2013 by dgreca

Nga Anton Çefa/

  Historikisht në kulturën shqiptare dhe veçanërisht në letërsinë tonë janë përvijuar dy qëndrime ndaj psikologjisë etnike të popullit tonë: përlavdimi deri në mitizim dhe kritika deri në akuzë. Të dy qëndrimet kanë synuar gjithnjë në një hulli të përbashkët: në emancipimin shpirtëror të popullit, në kulturimin dhe përparimin e tij në çdo fushë.

            Si një popull i lashtë me një nivel të konsiderueshëm qytetërimi, më tepër të supozuar se të dëshmuar, duke pasë marrëdhënie afërie me popujt grekë e romakë, që arritën shkallë të larta të qytetërisë, dhe duke u ndodhur në një trevë kryqëzimi kulturor të rëndësishëm, tek ai që heret u kristalizua një psikologji e veçantë etnike, dalluese, që u bë në të njëjtën kohë një ndër faktorët përcaktues të dorës së parë të mbijetesës së tij. Kjo strukturë shpirtërore, ashtu siç na dëshmohet në folklorin, historinë, kulturën dhe aspektet e tjera të jetës materiale, shoqërore dhe shpirtërore të popullit, sa e lashtë aq edhe origjinale, erdh e u ruajt nga tjetërsimi, i ndikuar nga faktorë të jashtëm e të brendshëm shpirtërorë e joshpirtërorë deri në ditët tona. Tharmi i saj edhe sot e kësaj dite plazmon jetën e popullit tonë në të gjitha shfaqjet e saj.       

            Larg mendësh, sot në ditët tona ta mitizojmë e ta shpallim me mburrje, larg mendësh ta absolutizojmë pozitivitetin e saj, po edhe larg mendësh çdo mohim i origjinalitetit dhe rolit të saj në fatet kombëtare të popullit tonë.

            Rilindasit u kapën më së forti ndaj këtij faktori për të realizuar qëllimin e tyre, zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, që kishte rënë në një letargji përhumbjeje gjatë shekujve të sundimit otoman dhe prandaj ata edhe e mitizuan, duke ngritur në superlativ cilësitë pozitive të popullit tonë, vlerat morale e shoqërore të tij, virtytet karakterizuese të “racës”, siç i thonin ata, bëmat e tij historike, etj. Në ballë të këtij trajtimi qe Naimi, apostulli.

            Po edhe në këtë periudhë nuk mungoi ana tjetër e medaljes, ajo e kritikës që bëhej për të prekur në sedër shqiptarin me qëllimin e aktivizimit të tij në veprimtarinë e gjithanshme kombëtare.

            Kronologjikisht, periudha e mitizimit të psikologjisë sonë etnike në kulturë dhe në letërsi vjen deri më 1912 dhe bile deri më 1920, kur në rend të ditës së çështjes shqiptare qëndronte pavarësia dhe formimi i shtetit shqiptar.

            Mbas këtij viti, d. m. th., mbas formimit të shtetit shqiptar, për trojet që përfshinte ky, në plan të parë përvijohet formimi i ndërgjegjes së shtetasit, qytetarit.

            Qëndrimi i ideologëve, shkrimtarëve, publicistëve, etj, ndaj këtij problemi lidhet natyrisht edhe me faktorë të tjerë, përveç kronologjisë historike. Rol të veçantë në këtë mes, në fushën e letërsisë artistike, lot gjinia, lloji letrar. Destinacioni i veprës letrare përbën gjithashtu një element përcaktues në këtë fushë. Nëse vepra qe sendërtuar për të huajt, atëherë po, vazhdon përlavdimi i shqiptarit, i vlerave të tij shpirtërore, i kulturës, i së kaluarës së tij historike; por ndryshon puna nëse ajo është destinuar për popullin tonë. Në këtë rast, ajo sendërtohet mbi tehun e një kritike të ashpër, shpesh edhe shumë të ashpër.

            Veprimtaria letrare e Konicës, e shikuar në këtë prizëm, përbën objektin e kumtesës sonë.

            Kjo veprimtari kronologjikisht i takon dy periudhave. Shkrimet e Konicës, të botuara në “Albania”, siç dihet, i takojnë fazës së dytë të  Rilindjes, përkatësisht nga viti 1897 deri më 1909. Konica, lidhur me problemin që po trajtojmë, nuk i shmanget qëndrimit të përgjithshëm të rilindasve. Aq më tepër kur shkrimet janë shkruar për të huajt. Kjo është kahja kryesore e tyre. Por nuk përjashtohen rastet në të cilat ai duke iu drejtuar shqiptarëve, i kritikon, bile mjaft ashpër, ashtu siç ka ditur e ashtu siç e ka pasur zakon. Por as që nuk duhet menduar – siç fatkeqësisht është shkruar – që Konica e bën këtë për të diskredituar shqiptarin, për ta përbaltur shpirtin e tij, ose i nisur nga mosbesimi për forcat progresive të popullit tonë; përkundrazi, ai e bën këtë për ta tronditur e zgjuar ndërgjegjen e tij. Pikërisht ashtu siç bënte Vaso Pasha dhe gjithë rilindasit tjerë në raste të tilla.

            Veprat kryesore në fushën e letërsisë artistike, Konica i shkroi në vitet ’20: “Një ambasadë e zulluve në Paris” (botuar më 1922), “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit” (1924), “Shqipëria si m’u duk” (1929). Kjo është periudha kur para kulturës e letërsisë sonë, siç ka vënë në dukje Namik Resuli (në kumtesën “Faik Konitza në qindvjetorin e lindjes”, mbajtur në Seminarin e organizuar nga “Vatra” me rastin e këtij 100-vjetori dhe botuar në librin “Faik Konitza 1876-1976”, në  N. Y. nën redaktimin e Eduard Liços), ngrihet e mprehtë detyra e formimit të qytetarit, të nënshtetasit, prandaj, ajo përdori kryesisht armën e kritikës, që parakupton vënien në dukje të të metave me qëllim përmirësimi.

            Në veprimtarinë e Konicës, kjo detyrë vjen e kristalizohet në synimet dhe përpjekjet e tij për një oksidentalizim kategorik të shqiptarit, të jetës dhe të kulturës së tij, të organizmave shoqërore e shtetërore. Prandaj ai e mprehu kritikën ndaj të metave, duke përdorë me sukses, falë talentit, inteligjencës dhe kulturës së tij humporin e mprehtë, ironinë tallëse, sarkazmën e pamëshirshme, groteskun asgjësues.

            Mbështetur në këtë trajtim kritik të jetës e të kulturës shqiptare, me tendencë mohimi e diskreditimi dhe me një dozë të theksuar dashakeqësie u akuzua Konica se gjoja “paraqiti në mënyrë të tillë të errët pamjen e vendit, sa ushqeu mosbesimin në një të ardhme të përparuar e përgjithësisht në forcat popullore e përparimtare…” (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Historia e  letërsisë shqiptare”, f. 471).

            Në të njëjtën mënyrë u damkos edhe Fishta: vargje në të cilat poeti satirizonte shqiptarin për cilësitë e tij negative, sado qesharake që na duket, u trajtuan në rangun e një kredoje poetike, sikur ai i kishte shkruar me qëllim që ta diskreditonte atë. Natyrisht, këto “marifete” komentesh për një lexues të veprave të Konicës e të Fishtës nuk  ecnin; por rininë shqiptare nën diktaturën e egër komuniste, që nuk i kishte lexuar veprat e tyre,  lehtësisht e lajthisnin.

            Tani ju marr leje të hapi një parantezë lidhur me shkakun e vërtetë të mohimit të Konicës. Eshtë thënë që Konica u mohua sepse hodhi baltë mbi kulturën shqiptare, gjë që nuk përban shkakun e vërtetë, por një argument të stisur. Në diktaturën e kuqe çdo gjë bëhej e diktuar nga lart; në më të shumtën e rasteve, e orientuar nga pozita thjeshtë personale ose teket, hujet e huqet e diktatorit. Kështu lidhur me Konicën kritikëve zyrtarë iu desh të sajonin vetë  “argumentet” për “çkishërimin” e mallkimin e tij, ishin apo nuk ishin të bindur për to.

*          *          *

            Me qëndrimin ndaj etnopsikologjisë dhe psikologjisë së personazhit të veprës letrare lidhet edhe gjinia e lloji letrar. “Një ambasadë e zulluve në Paris” është pa dyshim një vepër alegorike që aludon tek bota shqiptare; në të njëjtën kohë ajo është një vepër satirike, “një satirë par excellence”, siç e emërton shkrimtari e studiuesi Sabri Hamiti. (Sabri Hamiti, “Faik Konica jam unë”, f. 74).

            A mund të pritet në një vepër satirike t’i thurën himne objektit të shkrimit, përveçse për ta tallur?

            Zullutë janë në gjendjen shoqërore e psikologjike të turmës. Udhëheqësi intelektual, atdhetari idealist, Plugu, përpiqet të ndikojë dhe t’i udhëheqë drejt vetëdijësimit të etnicitetit dhe të identitetit të tyre, për t’i futur në rrugën e qytetërimit dhe për t’i shndërruar ata në një komb.

            Në këtë vepër në mënyrë alegorike, Konica ka dënuar mitizimin në ballafaqim me kritikën, vënien në dukje të të metave. Dy metoda të kundërta të procesit të edukimit, kulturimit e vetëdijësimit të masave. Kështu, kur Plugu – mbasi ka mbajtur një fjalim para turmës së zulluve, duke bërë të qartë se për Evropën e qytetëruar, zullutë s’janë asgjë më tepër se negër dhe se evropianët ose i shajnë, ose i përqeshin dhe vetëm disave u vjen keq, por të gjithë i përbuzin – i vënë në ikje, sepse i ndjekur nga turma që donte ta linçonte për këtë “akuzë” të pamëshirshme, fillon të thurë këngë të bluara sipas mides logjike e estetike të turmës, kjo kënaqet. Turma ekzaltohet sidomos për faktin që këngët përfundojnë gjithnjë me glorifikimin e Zululandit: “Rroftë e qoftë Zululandi!”

            Dhe këtu hapim një parantezë të dytë. Lavdërimi parapëlqehet dhe ndikon në mënyrë të veçantë tek naivët, njerëzit e pakulturuar dhe fëmijët. Njeriu i rritur, inteligjent dhe me kulturë ka nevojë t’i vihen në dukje të metat. Kështu është edhe për popujt. Na duket se populli ynë pëlqen lavdërimin më tepër se kritikën. Një situatë të tillë psikologjike na e dëshmon folklori ynë, sidomos fjalët e urta. Megjithëse populli thotë  edhe: “Mos iu hidhëro pasqyrës, kur turirin e ke të shtrembër”.

            “Atij nuk i pëlqejnë lëvdatat,- shkruan Namik Resuli për Konicën – vetëm lëvdatat që i thureshin këtij populli sikur të ishtë më i miri i botës; prandaj nis të nxjerrë në shesh edhe të metat, edhe veset e tij  e kundra këtyre turret e lëshon shigjetat plot helm me bushtëri të hollë, pikërisht ashtu siç kishte filluar të bënte në vjershë një tjetër shok dhe mik gjenial, Gjergj Fishta.” (Libri i cituar më llart, f. 10).

            Edhe një problem tjetër të rëndësishëm, lidhur me trajtesën tonë, na sugjeron vepra në fjalë. Për triumfin e idesë e të çështjes kombëtare, në përgjithësi, vetëdijësimi kombëtar i turmës kërkon trajtimin e individit e më pas të qytetarit, shtetasit. Lidhur me këtë problem kryesor, në gjithë veprën kullon një dozë e fortë skapticizmi që, për mendimin tonë, nuk duhet interpretuar si mohim i aftësisë dhe i mundësisë së shndërrimit të turmës në një element të ndërgjegjshëm.

            Një gjë e tillë dëshmohet me faktin se Konica teorikisht nuk ia ka njohur shqiptarëve psikologjinë e turmës, të kopesë. Siç është shprehur ai në veprën “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, karakteristika e parë e shqiptarit është individualizmi. Në Shqipëri nuk ka turmë, shqiptari ka besim në vete, në situata të paqarta merr vendim vetë. Bindjen e vet Komica e ilustron edhe me konkluzionin e dr. Herbart Luis: “Në Shqipëri nuk ka masa indiferente popullore”. Më tej, individualizmin e shqiptarëve dhe mungesën e shpirtit të turmës, autori ynë e trajton si pengesë të dorës së parë për bashkim kombëtar. (Shih, Faik Konica, Vepra, mbledhur e përgatitur nga N. Jorgaqi  dhe Xh. Lloshi, Tiranë, 1993, f.   ).

            Vetvetiu del pyetja: me që në Shqipëri mungon psikologjia e turmës, ç’është gjithë ajo dramë e udhëheqësit intelektual për ta vetëdijësuar atë? Apo shqiptari e humbi individualizmin karakteristik dhe u shndërrua në kope? Shkurt, këtu kemi të bëjmë me një kontradiktë e Konicës.

            Vepra tjetër, më e rëndësishmja, “Dr. Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” është gjithashtu një vepër satirike, por në ndryshim me të parën, kjo nuk   është alegorike. Kryesisht në pjesën e dytë, Konica diskuton drejtpërdrejt rreth problemeve shqiptare të kohës.

            Në fillim të viteve ’20, populli shqiptar e kishte dëshmuar vitalitetin e tij. Me Kongresin e Lushnjës dhe me Luftën e Vlorës, ai shpallej para botës se është i aftë e i vendosur të marrë në dorë me çdo kusht fatet e tij. Një argument i rëndësishëm ky, për të vënë në dukje tharmin e një psikologjie pozitive. Po pikërisht, ky prag ngjarjesh – formimi i shtetit shqiptar në një pjesë të trojeve të tij – kërkonte një mobilizim të madh, ndërgjegje të lartë patriotike dhe potencë intelektuale për të bërë që ky shtet i porsa formuar të funksiononte si duhej. Ajo që kishte formuluar Fishta më 1921 shumë qartë: “Nuk asht mjaft që të jetë Shqipnija; duhet ta mbajmë!” (“Hylli i Dritës”, 1921, nr.1).

            Paraqitja tek “Dr. Gjëlpëra…” e Shqipërisë së kohës me ngjyrat më të zeza, e zhytur në varfëri, iniorancë, fanatizëm, hajni, mashtrim, rushfet, dhe e shqiptarëve “si njerëz të mërzitur nga bota e vetja e tyre…” nuk dëshmon humbjen e shpresave ose mosbesimin e autorit ndaj së ardhmes së vendit. Aq më tepër, ajo nuk plazmon mesazhin e veprës.

            Në këtë vepër, përballë intelektualëve të tjetërsuar: ministrit Salemboza dhe doktorëve Protagoras Dhalla dhe Emrullahut, vihet figura e intelektualit shqiptar me formim e kulturë perëndimore, i cili si atdhetar idealist do t’i përvishet punës për emancipimin e popullit. Veç përmirësimit të shëndetit, ai do të dritësojë e do të frymëzojë rrugën drejt së ardhmes.

            Dr. Gjëlpëra, që është mishërimi i ideve, i idealeve dhe kulturës së Konicës, do ta projektojë shpëtimin në emancipimin shpirtëror të kombit. Dhe janë shtresat e popullit që e kanë ruajtur më mirë autenticitetin. Kur dr. Gjëlpëra bie në kontakt me to (E ku? – Në Pazar!), ai bindet për këtë dhe në ndërgjegjen e tij ravijëzohet shpresa e besimi në to.

            Vepra e tretë dhe e fundit e viteve ’20 “Shqipëria si m’u duk”përbën një analizë të hollësishme shoqërore e psikologjike të shoqërisë shqiptare, bazuar në udhëtimin e autorit në Shqipëri, më 1928. Nuk kemi të bëjmë këtu me novela e romane satirike e alegorike, por me një vepër dokumentare të argumentuar, ku nuk mungojnë fare të gjitha ngjyrimet e satirës koniciane.

            Ideja e trajtuar në themel të veprës është se çështja kombëtare pengohet nga vetë shqiptarët e pikërisht nga shtresa të tilla si ekspertët, robotët dhe levantinët. Këta të fundit, më të rrezikshmit, kanë humbur vetitë karakteristike kombëtare, janë çoroditur, nënvlerësojnë e mohojnë çdo vlerë kombëtare dhe mitizojnë si snobë çdo gjë të huaj. Në hullinë e ballafaqimit të psikologjisë etnike të popullit tonë me psikologjinë e tjetërsuar të levantinëve kristalizohet qartë rëndësia e ruajtjes së autenticitetit të çdo gjëje kombëtare, në fushën e psikologjisë, kulturës, zakoneve, etj.

            Në vitet ’20 dhe më vonë në vitet ’30, në gjirin e kulturës shqiptare, të ideologjisë dhe të letërsisë artistike ka vepruar një rrymë e fuqishme e inteligjencës që mendonte se e ardhmja e kombit tonë, duke synuar qytetërimin perëndimor, duhej të nisej nga përpunimi e zhvillimi i vlerave të larta psikologjike të brumit tonë etnik.

            Eshtë pikërisht ky një nga mesazhet më të rëndësishme që i përcjell kohës sonë jeta e veprimtaria e Konicës.

*Arkiv i Diellit- (Kumtesë e mbajtur në Seminarin e organizuar nga “Vatra” në Neë York, më 22 prill 1995)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Anton Cefa, Faik Konica, mes himnizimit dhe kritikes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT