• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2013

QAMILI I VOGËL ZË QË NUK SHUHET-MONOGRAFI NGA DEMIR KRASNIQI

February 25, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Pavarësisht situatave të disfavorshme politike dhe ekonomike, kur pushtuesi po bënte krejt çka arrinte të shëmtonte përmbajtjen kombëtare kulturore të diturisë sonë, Qamili i vogël po rezistonte me dinjitet, për të ruajtur frymën kombëtare të kulturës sonë, pa përfillur pasojat që mund të binin mbi të. Ai e deshi atdheun, këngën dhe diturinë kombëtare dhe në moshën e tij njomake krijoi, kompozoi dhe këndoi shtatëdhjetë e tri këngë motivesh të ndryshme, suksesi i të cilave më pas i zgjoi ëndërrën e zjarrtë, për të u bërë këngëtar i dashur i popullit, këngëtar i qëndrueshëm i kohërave. Ai përherë e më shumë e përvetësoi mjeshtrinë e këtij arti të dashur popullor dhe nga artëdashësit e kombit u stolis me shumë epitete, si: Bilbili i Kosovës, Babai i këngës shqipe, veteran dhe doajen i këngës.

Epitete këto që kanë arritur pak personalitete të kulturës dhe këngës sonë kombëtare.

Qamili i Vogël u gjind gjithëhere në stërvitje, nuk pushoi së vepruari, fitoi simpati te dashamirët e artit, bashkoi rreth vetes grupe këngëtarësh e këngëtare dhe u bë nismëtar i shumë shoqërive kulturore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në treva tjera shqiptare.

Në situatën jo të favorshme politike, por edhe ekonomike nxori mbi tetëdhjetë audiokaseta, tridhjetë videokaseta dhe afro pesëqind këngë të veta me motive të ndryshme. Atë botë Qamili i Vogël para masave artëdashëse u bë i dashur dhe këngëtar i pa zëvendësueshëm.

Qamili i Vogël atë kohë ishte ndër këngëtarët më të ngrohtë, që artëdashësit më së shumëti kanë vjelur nga shpirti i tij artistik. I lindur në Gjakovë, Qamili i Vogël, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Prishtinë. Ai ka punuar në” Rilindje” deri në pension, kurse ka kontribuar

dhe pasuruar TVP, tani RTK, ku ka lënë shumë gjurmë nga veprimtaria e tij kulturore. êshtë për t’u habitur se si sot nuk janë në gjendje së paku një herë në vit ta përkujtojnë me një emision këtë personalitet të madh të kulturës sonë kombëtare! !

Këngëtari popullor, Qamili, quhet i Vogël, sepse qysh si fëmijë ka filluar të këndoj nëpër dasma dhe tubime të ndryshme. Prandaj sa herë që shpërthente hareja në Gjakovë, të pranishmit thonin:”Thirreni Qamilin e Vogël të këndojë”, gjë që ishte normale, sepse ende ishte fëmijë.

Prandaj mbiemri i Vogël është një epitet i bukur që ia ka dhuruar populli. Kështu falë përkëdheljes së popullit “Qamili i Vogël”, këngëtari i lavdishëm me zërin e tij artistik që ushtonte në malin e Qabratit u bë i njohur në mbarë Shqiperinë Etnike Ai u bë sinonim i këngës popullore me melodinë e tij, prej të cilit kënduan shumë gjenerata,. Një dhunti tjetër e këtij solisti të mirënjohur është se Qamili i Vogël kurrë nuk këndoi këngë për qoftëlargun J. B. Tito, siç vepronin disa këngëtarë, (ani me sharki e çifteli dhe kostum kombëtar shqiptar), siç ishin vargjet “Marshall Tita n’ kali t’bardhë”. meithëse ai ishte shtatëgjatë dhe personalitet i madh. Ai ishte kultivues i kulturës sonë kombëtare, duke i shpallur tërë jetën e tij luftë të pakompromis antivlerës, nga se donte një kulturë kombëtare të pasur dhe unike. A duhet të lihet në harresë ky personalitet i madh i kulturës sonë kombëtare?! Ndoshta të hutuarit pas shundit dhe kiçit, mendojnë se kjo ikonë e kulturës sonë do të mbulohet me pluhurin e harresës, por jo ne nuk do të lejojmë pluhërosjen mbi personalitetet madhështore të historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Vlerat më të themelta të së kaluarës që kanë mbajtur gjallë popullin tonë janë: Historia, kultura dhe tradita kombëtare, të cilat do t’i hulumtojmë, ndriçojmë dhe do i bëjmë të njohur e të dashur për çdo dashamir të kulturës dhe kombit. Ata që e njohën Qamilin e Vogël si dhe e deshën kulturën kombëtare nuk do ta harrojnë kurrë këtë veteran të këngës, por edhe ata që nuk e njohën do të mësojnë dhe do të mbjellin simpati shpirtërore për të. Pse? Sepse ai u mor me karakteristikat simbolike të këngës, i këndoi Rilindjes Kombëtare dhe figurave të etapës së saj, vlerave më të rezistueshme kombëtare, që do të nxitin kureshtjen e të rinjëve të e njohin verën e tij, dedikuar së kaluarës sonë historike. Veprimtaria e tij dedikuar shtigjeve të historisë sonë kombëtare, ka vlerë reale-historike për të kaluarën tonë. Padyshim tani mbi 22vjet të vdekjes së tij, ka gjurmë se ai ka lënë këngë dhe krijimtari poetike, me të cilat nuk është marrë asnjë studjues intelektual, për të hedhur ndriçim mbi to, e që mundësitë më të mëdha për kët dhe përkujtimin e figurës së tij kanë pasur “Rilindja” ku a ipunoi dhe RTK, ku ai derdhi kontributin e tij. Nga ky borxh nuk mund të lirohen as disa intelektual të Gjakovës artëdashëse, në gjirin e së cilës lindi dhe hapëroi Qamili i Vogël, të cilës i këndoi tërë jetën. Gjeneratat e tij dhe gjeneratat tona në vazhdim, duhet të jemi ballëlartë që nga gjiri i popullit tonë doli ky personalitet që e deshi atë dhe i këndoi tërë jetën. Të rinjtë tanë duhet të njohin dhe kanë nevojë për të njohur këtë veprimtari të kulturës sonë kombëtare dhe historike. Ata duhet të e mësojnë në mënyrë që ta njohin, ta përkujtojnë me shënime kulturore kalimtare dhe të emërojnë institucione kulturore me emrin e krijuesit popullor – Qamili i Vogël. Ka pasur etnomuzikolog,të quajtur miq të tijë,njohës të mirë të tijë,njerëz që kanë vjelur nga shpirti i tijë,që u ka lënë vepra të begatshme,të cilët pas vdekjes së bacës Qamil,treguan shpirtngushtësinë e tyre dhe nuk u treguan të gatshëm së paku njëherë në vit,të përkujtojnë këtë ikonë të çmuar të kulturës sonë kombëtare!Po,kjo ikonë,ky veteran i këngës shqipe nuk mund të mbetej në pluhurin e harresës si mendonin disa.A do të donin disa që në një farë mënyre të përvetsonin punën e begatshme të këtij veterani të madh,duke ia vjedhur autorsinë këtij mjeshtri të madh,duke i përdorur këngët e tijë si të vetat,duke dalur kështu pa fije turpi autorë të këngëve,autorë të rrejshëm të teksteve dhe melodive të tij,madje edhe bastardim i teksteve të tijë,madje shumë nga këngëtarët inçizuan produkcionet e tyre,duke shtrembëruar realitetin, duke i regjistruar këngët që i krijoj dhe komponoi baca Qamil,si këngë pa autorë,të shënuara si popullore,duke ua shtrembëruar edhe melosin!!!Po,baca Qamil kishte edhe miq të mirëfilltë,të cilët e donin,bashkëvepronin me te,që duanin vlerat kombëtare,që çmuan dhe ruajtën veprimtarinë e tijë.I tillë ishte Demir Krasniqi,një këngëtar e krijues i madh,që diti të krijoj e ruaj vepra,një etnomuzikolog,një këngëtar i çmuar.që vet dha gjitha nga vetja për kulturën e kombin,shoqëroj Qamilin në këngë e krijimtari,por edhe ia ruajti me kujtim e rrespekt,krijimtarinë e tijë të frytshme muzikore.këtij këngëtari të spikatur popullor.Duke pasur parasyshë miqësinë e ngrohët me bacën Qamil,kontributin dhe veprat që i ka lënë në dispozicion baca Qamil,rëndësinë e shumëfishtë të tyre për etnomuzikologjinë Kosovare dhe shqiptare në tërësi,për të njohur brezat e rinjë me punën kulturore të këtij veterani të madh,Demir Krasniqi i hyri një pune aspak të lehtë dhe me shumë përgjegjësi,duke pasur shumë fakte për te si bashkëpunëtorë e mik,duke hulumtuar edhe shënime tjera,hartoj një monografi për bacën Qamil,duke e titulluar ate”QAMILI I VOGËL ZË QË NUK SHUHET”.Këtë monografi Demir Krasniqi e nisi për hartim në baza vullnetare,nga vullneti dhe dëshira të jep kontributin për ndriçimin e jetës dhe veprimtarisë së Qamilit të Vogël.Kjo monografi shquhet ndër monografitë më të mira që ka mundur të hartohet ndonjë nga monografitë te ne.Aty jipen burime të pasura ,të drejtuara nga rrespekti,malli dhe dashuria e madhe që pati Demir Krasniqi ndaj këngëtarit dhe krijuesit të madh Qamili i Vogël.Kjo monografi e vullnetit të mirë ka bërë që brezat që nuk e kanë

njohur bacen Qamil,të e njohin hollesisht punën e tij,të ua ofrojnë atyre një pasqyrë komplete rreth tij,të ua rikujtoj dashamirëve të artit që veprat e tij të mos harrohen,por edhe atyre që luajnë me autorësinë e tij të heqin dorë nga ai veprim i shëmtuar.Demir Krasniqi,si muzicient

dhe krijues i madh,si mik i baces Qamil,me këtë monografi kapi dy ngjarëje të mëdha.E para,monografia u botua në shenjë rrespekti për një përvjetor të ndarëjes së tij nga ne,si dhe njohëja e dashamirëve të artit tonë me jetën dhe veprimtarinë e bacës Qamil,kultivimi, dhe mbrojtëja e krijimtarisë së tij.Tani ne këtë punë të madhe monografike të Demir Krasniqit,edhe po deshëm nuk mund të e përmbledhim në një vështrim tonin,por ka disa çështje të zbardhura,që janë shumë të rëndësishme për ne dhe lexuesit tanë kudo që janë.

E para,na e bënë të mundur të njohim hollësisht jetën dhe veprat e tij.E cekëm më lart në shënimin tonë,përse populli e quajti Qamil Muhaxherin-Qamili i Vogël,tani po japim përse quhej Muhaxheri?Demir Krasniqi,mik dhe bashkepunetorë i baces Qamil ,na mëson:

Qamili i Vogël,sipas rrethanash historike,me rastin e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga fshatrat e rrethit të Jabllanicës,të parët e familjes së tij ishin ardhur në Gjakovë nga një fshat i komunës së Medvegjës,u ku të gjithë ardhacakët quheshin “Muhaxhir”,

kështu mori mbiemrin edhe familja e baces Qamil.Kjo është një e dhënë shumë e ndritshme rreth figurës së tij,nga që deri më tani shumëkush nga ne nuk e kemi ditur.

Qamili i Vogël-Muhaxheri,u lind me 1923 në në familje bujqësh,në mahallën e Gecës në GjakovëNë kushte të vështira kishte arritur arsimin elementar,pasi gjendja dhe kushtet atëbotë ishin të tilla,ka qenë pjesmarrës i LNÇ,së,ku më vonë u kualifikua si punëtor grafik në shtypshkronjën”NGB+Rilindja*Prishtinë,ku punoi deri në pension.Autori i monografisë Demir Krasniqi,na njofton se:Talenti i rrallë i Qamilit,u vërejt shumë heret kur ai ishte fëmijë.Ai kishte mjeshtri dhe zë karakteristik,kështu mjeshtri i madh,pedagogu i këngës popullore Ymer Riza,e mori në mesin e vet nga fëmijëria dhe punoi me te cilin punoi gjatë tërë jetës.Që nga ajo kohë Qamili filloi të le gjurmë në këngën popullore dhe krijoi emër këngëtari i cili nëpër kohë fitoi famë të madhe.Të flasim për veprën dhe jetën e bacit

Qamil.rrethanat dhe kushtet e vështira në të cilat ka vepruar,krijimtarinë e tij të madhe me plot vepra e rrespekt,asesi nuk mund të e përmbyllim në vështrimin tonë,lexuesi duhet të lexoj veprën e Demir Krasniqit”QAMILI I VOGËL ZË QË NUK SHUHET”;ku do të njeh

gjërësisht jetën dhe veprimtarinë e bacit Qamil.Para se të hedhim edhe disa njohuri rreth baces Qamil,të ju njohim pak me veprimtarinë e Demir Krasniqit.

Demir Krasniqi u lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës, nga nëna Hysnije dhe babai Shefkiu .Rrjedh nga një familje skajshmërish e varfër , por shumë bujare , mikpritëse dhe me bazamente të forta kombëtare .

Shkollën e plotë fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin dhe kualifikimin profesional muzikor i kreu në Prishtinë.

Talenti i tij i rrallë muzikor dhe dashuria e madhe ndaj këngës , u vërejt që nga ditët e para të fëmijërisë së tij, në bankat shkollore, në programet e ndryshme shkollore, ku gjithmonë dallohej me talentin dhe interpretimin e tij të shkëlqyeshëm.

Më 25 Maj 1964, në Manifestimin ndërkomunal të Kamenicës “Mikrofoni është i juaji”, Demir Krasniqi i shoqëruar nën përcjelljen e violinës nga arsimtari i tij, Rexhep Bunjaku, përfaqësoi shkollën fillore të Tugjecit, me këngën “Hajredin pasha po na vjen Radikës”, me ç’ rast nga Juria profesioniste u nderua me Shpërblimin e Parë, në vlerë prej 5000 dinarësh, që atë kohë ishin sa dy paga e gjysmë të një mësuesi .

Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione: Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës, ku krahas punës edukativo – arsimore , në të gjitha shkollat ku ka punuar, ka themeluar edhe grupe e shoqëri të ndryshme muzikore, si: SHKA “Shpresa e Malësisë” në fshatin Tugjec, të Malësisë së Kamenicës, gjatë vitit shkollor 1970/71, Grupi muzikor i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë , më 1974- 1977, SHKA “Kosova” në Prishtinë, më 1974, Grupi muzikor i Shkollës Fillore në fshatin Llabjan, në fshatin Slivovë, në fshatin Novo Bërdë dhe në fshatin Viti të Merecit, prej vitit 1977 deri më 1980.

Ka qenë anëtarë i rregullt i AVI “ÇIFTELIA” të Radio Prishtinës, nën drejtimin artistik të kompozitorit dhe etnomuzikologut Lorenc Antoni, prej vitit 1968 deri më 1977. Anëtar dhe bashkëthemelues i Grupit folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë, prej vitit 1965 deri më 1980.

Në Gjilan, ka themelua SHKA “DITURIA” pranë shkollave të mesme të qytetit në fillim të viteve të 90-ta, pastaj themelues i Grupit muzikor “Xhevahiret e Gjilanit”, Grupi muzikor “Krasniqja” në Gjilan, Grupi folklorik “Shahiria” në Gjilan, Grupi muzikor i shkollës fillore “Selami Hallaçi “ në Gjilan, Grupi muzikor “Marigona” i shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, Grupi muzikor i shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, Grupi muzikor “Tefta Tashko” i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan etj. etj.

Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, kur u pranua si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh incizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.

Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gazmendeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare si: Rivista e Folklorit Ballkanik në Zagreb, Rivista e Folklorit Ballkanik në Ohër, Tubimet e Folklorit Ballkanik në Beograd dhe në Festivalin e Folklorit të popujve evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad, ku ka këndua në duet me Nexhmije Pagarushën , këngën “Ku po shkon moj Rrushja e lalës”, festival ky që për herë të parë u transmetua direkt përmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizion”.

Në Jubileun e 500 – vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu , më 1968 , ka incizua dhe publikua këngën “Kushtrimi i Skënderbeut”.

Në Jubileun e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , më 1978 , ka krijua, kompozua , incizua dhe publikua këngën me titull : “Lidhja e Prizrenit”.

Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.

Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.

Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është prezantuar si kantautor i këngës:”Kosova – nuse me kurorë”.

Me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, para publikut gjilanas është prezantuar si kantautor i këngës :”100 vjet të Pavarësisë”.

Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Kënga e parë që e ka kompozua , titullohej “Kënga e vashës” dhe këtë këngë e ka incizua në Radio Prishtinë në duet me këngëtaren Liliana Çavolli.

Ka qenë pjesëmarrës disa herë me radhë në Festivalin tradicional “Akordet e Kosovës” më 1969,1970, 1974, 1976, 1980, 1988, 1995 etj. Në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon” në Ferizaj më 1976, kënga e tij kushtuar heroit të popullit Zenel Hajdini, është shpërblyer me Vendin e Parë të Jurisë profesionale dhe me Vendin e parë të Publikut.

Që nga viti 1969 ka qenë anëtarë i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë (SAKOJ) në Beograd , anëtar i Mbrojtjes së të Drejtave Muzikore të Autorëve (ZAMP) dhe anëtar i Lidhjes së Autorëve të Muzikës Popullore (SANAM) në Beograd .

Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.

Është kantautor i himnit të Televizionit të pavarur “Festa” të Kumanovës, himnit të “Liberalëve”, “Himnit për Kosovën”, “Marshi i UÇK-së” dhe Himni i “Flakës së Janarit” në Gjilan.

Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.

Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare. Pos kësaj, ka botuar me qindra këngë burimore në “Folklorin muzikor shqiptar” Bleni 4,5,6 dhe 7 të Lorenc Antonit.

Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.

Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi . Ndër mediumet publike në të cilat ka punua si gazetar dhe moderator i shumë emisioneve, duhet përmendur : Radio “Viktoria” në Gjilan, Televizioni i pavarur “Vali” në Gjilan, gazeta “Bashkimi” në Gjilan, Gazeta javore “Fokus” në Prishtinë, gazeta javore “Perspektiva” në Preshevë dhe veb faqja elektronike “Zemra Shqiptare” në Londër .

Për punën dhe kontributin e tij, gjatë karrierës prej këngëtari e krijuesi muzikor është nderuar me qindra mirënjohje, pllaketa , e dekorata tjera.

Demir Krasniqit , për mbledhjen dhe publikimin e dy veprave muzikore të këngëtarit legjendar kosovarë Qamili i Vogël – Muhaxhiri ( pas vdekjes së tij) , Familja e këtij këngëtari të pavdekshëm , ia dhuroi dy kompletet e gardërobave kombëtare të Qamilit të Vogël, dhurata këto që Demir Krasniqi i mbanë, i veshë dhe i ruan me krenarinë dhe respektin më të madh njerëzor .

Në Qershor të vitit 2010, përmes Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, dy këngët autoriale të Demir Krasniqit:”Faleminderit Amerikë” dhe “ Këngë për Presidentin Bill Klinton”, i dorëzohen në duar Presidentit historik të SHBA-së , z. Bill Klinton, i cili e falënderon publikisht autorin dhe këto dy këngë janë të parat në historinë e folklorit muzikor shqiptarë, të cilat hynë në Muzeun e burrështetasve amerikanë , në Shtëpinë e Bardhë të Vashingtonit .

Në Festivalin tradicional “Zëri i Alfabetit-2011” në Manastir, Demir Krasniqi nderohet me një mirënjohje dhe me “Plaketën e Kongresit të Manastirit”.

Në çmimet e Dhjetorit të vitit 2011, nën moton:”Me më të mirët”,organizuar nga Kuvendi Komunal dhe DKRS e Gjilanit, nderohet me mirënjohje “PËR KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR NË SFERËN E ARTIT DHE TË KULTURËS”.

Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,

“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,

“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,

“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,

“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,

“Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,

“Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,

“Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,

“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,

“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,

“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,

“Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,

“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,

“Valle popullore” – Gjilan, 2007 ,

“Këngë dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007,

“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 ,

“Diell lirie” – Gjilan, 2008 ,

“Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008,

Gëzim Marku :”Intervistë me Demir Krasniqin”, botoi “Zemra Shqiptare” – Londër , më 2009 ,

“I pa epur” – Gjilan, 2010,

“Malli për Gollakun” – Gjilan, 2010,

“Djepi i këngës” – Gjilan, 2011,

“Therje me vegsh “ – Gjilan , 2011.

“Amaneti” – Gjilan, 2011.

“Tinguj dhe ofshama” – Gjilan, 2012.

“Komentime dhe përkushtime” – Gjilan, 2012.

“ Kënga ime” – Gjilan, 2012.

“ Sofra e këngës ” – Gjilan, 2012.

Jeton i pa punë, pa kurrfarë të ardhurash dhe krijon në Gjilan.

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:

“Për emrin e Zotit,

Për nderin e kombit,

Për gjakun e dëshmorëve,

Për eshtrat e varreve”!

Demir Krasniqi,njohës i mirë i muzikës,këngëtar i ëmbël,mik i bacës Qamil,bashkëpunëtorë i tij,bacën Qamil e quan:Qamili i Madh,Bilbili i Kosovës,Mbret i Këngës,Baba i këngës,Mësues i këngës,Ambasador i këngës,Shpirt i këngës,Mjeshtër i këngës,Pioner i këngës,Veteran i këngës,Doajen i këngës,etj…….Vet këto emërtime tregojnë se Qamili ishte njeri i madh,por jo vetëm kaq,tregojnë se edhe autori i monografisë Demir Krasniqi,është njeri i madh,nga se njeh vlerën e artit dhe mikut,pa njohëjen e të cilave nuk mund të ndihemi as vet se kemi vlerë.

Qamili i vogël del si këngëtari më i spikatur i gjysmë shekulli kënge.Në fillim të këngës së vet Qamili ka kënduar këngë me motiv nga jeta e tij personale,këtë e ka shty frymëzimi i rinisë së tij të përmbushur plot vuajtëje.Më vonë me mjeshtri të rrallë e ka kultivuar këngën burimore gjakovare,duke e pasuruar më vonë me një vistër këngësh të zgjedhura nga rrethi i Tiranës,Shkodrës,Elbasanit, Beratit,Korqës.

Në moshën e pjekurisë Qamili iu është rrekur edhe këngës folklorikeqë i ka kënduar me mjeshtri,që ua ka ruajtur me shumë kujdes origjinalitetin.Qamili me sukses diti të thurë dhe komponoj këngë të reja,me motive qytetare e fshatare,të cilat u mirëpritën gjithmonë nga publiku.Ato këndohen dhe dëgjohen me ëndje edhe sot e kësaj dite kudo,në ndejat shoqërore,ahengje e gazmende popullore,koncerte e mediume tjera publike e kulturore.Duhet cekur se veprat dhe kenget e Qamilit të Vogël,i kanë qëndruar dhe u qëndrojnë të gjitha kohërave,kanë tërhequr dhe tërheqin vemendjen dhe kërshërinë e lexuesit.

Këngët e tij:Vajtimi i Avdisë,Kënga e Rexhës,Krisi Pushka,Dah Polloshka,Met Isufi,Te shtunen nga içinija,Krisen Topat,Kadal dal,po vjen Pleqnia,ishin karakteristikë e veçantë e këngëvetë tij të cilat hynë në zemrën e popullit.Qamili veq si krijues i këngës dhe kompozitor,me vargjet e veta dhe figurat stilistike na bënë përshtypjen e një poeti të rryer.Se ishte poet i mirë ka dëshmuar me shumë nga poezitë e veta, por quditërisht pesë vite para vdekjes e kishte shkruar epitafin për vdekjen,të cilin e kishte ruajtur në fshehtësi të titulluar”VJERSHA IME”,e cila tani thuaj është shumë e njohur për gjithë ne,unë po i jap

vetëm një strofë,që lexuesi sapo të e vështroi do i kujtohet:

VJERSHA IME

O,ju shokë,miqë dhe dashamirë

Kur t´kaloni ndonjëherë këtu pari

K´theni e m´kqyrni ku jam i shtrirë,

Ndoshta pak ju hiqet malli!

Se kush ishte Qamili i Vogël,këtë na e thotë gjërë e gjatë me disa analiza veq e veq,Demir Krasniqi,të cilin e falemnderojmë për mundin e tij të madh,që bëri për të ruajt kujtimin dhe për të na njohur me vepren e tij.

Nga monografia mësojmë se Qamili ishte një krijues i begat muzikor,një mik i çmuar,një atdhedashës që shkruante dhe këndonte për atdheun,ëndërronte për lirinë shqiptare,nuk ishte materialist,gjithçka çka inçizoj e botoj bëri me mjete të veta materiale.Qamili i Vogël ,kohën kur shumë krijues muzikor,që turreshin mbas porosive me pagesa të majme,ai nuk kishte qëllim material,kishte synim në mbrojtëjen e kulturës kombëtare,pasurimin e saj investoj tërë jetën potencialin e tij shpirtëror e material,,udhëtoj me shpenzime të veta nga oda në odë, nga fshati në fshat, nga qyteti në qytet,nga shkolla në shkollë,nga koncerti në koncert,nga një shoqëri në tjetrën,nga një shtet në tjetrin në çdo mes ku kanë jetuar e punuar shqiptarët,të përhap,kultivoj dhe mbjell dashuri ndaj këngës shqipe.Madje baca Qamil e kishte thënë haptas: NËSE KËNDON PËR FYTYRË-NUK DO TË KESH PARA;NËSE KËNDON PËR PARA -NUK DO TË KESH FYTYRË!Çka të shkruajmë më parë për këtë monografi të pasur:Na mëson se Qamili si ambasador i këngës ,që i dha famë edhe Radio Prishtinës,pas vdekjes fatkeqësisht nuk u përkujtua as nga ata.Autori i monografisë na njeh:Qamilin e Vogël,si këngëtar popullor,si kompozitor i këngës popullore,formimi i tij si krijues popullor, na jep:Analiza dhe pasqyrën tabelare të këngëve të Qamilit të Vogël,Ambitusi në Këngët e Qamilit të Vogël,Veprat e tij muzikore,Qamili i Vogël si Poet Laik,Popullor,Qamili i Vogël-Amator i jetës kulturore

dhe pedagog i këngës popullore,Qamili i Vogël si mbledhës i folklorit muzikor shqiptar,Qamili i Vogël si producent i parë shqiptar nga Kosova,Qamili i Vogel,ambasador i kenges shqipe në vende tjera….

Në fund muzicienti dhe këngëtari Demir Krasniqi,në monografinë e Qamilit,jep edhe disa shkrime që kanë shkruar të tjerët për Qamilin e vogël,SI QAMILI I VOGËL TEMË E KONGRESEVE FOLKLORIKE-Shefqet Pllana, QAMILI I VOGËL NË LIRIKËN TONË QYTETARE-Rexhep Hoxha,SI DUKAT I VOGËL-Maksut Shehu,KRIJUES E RRAPSOD I PALODHSHËM-Vehap Shita,GJYSMË SHEKULLI KËNGË-Sylejman Dërmaku,U SHUA EDHE NJË YLL I KËNGËS”Fjala”,  HARRUAM SI SHPEJT QAMILIN E VOGËL”Bujku”1993,I MADHI QAMIL I VOGËL-EsatDujaka,BIE SHARKIA E YMER AGES;Poezi nga Esat Mekuli, dhe ne fund AUTO-EPITAF i Qamilit të vogël.

Të shtjellojmë tani këta tituj një nga një për lexuesin tonë,edhe pse duam,kjo duket e pa mundur,por secili që lexon monografinë Qamili i Vogël Zë që nuk Shuhet,nga Demir Krasniqi,do të njeh bukur jetën dhe veprën e Qamilit të Vogël.Do të mësojmë se Qamili i Vogël,si njeri i mençur e i urtër,si atdhedashës e këngëtar me famë,u bë udhërrëfyes i shumë këngëtarëve dhe grupeve muzikore,që lindën pas tij në Kosovë dhe viset shqiptare.Ai në zemrat e artdashësve u bë një çenie e shejtë e cila nëse lindë,lindë shumë rrallë te ne.Figura e tij çmohej dhe do të duhet të çmohet kurdoherë,si për kah miqësia, urtësia,atdhedashuria e kënga,ai ishte që qdonjëri nga ne ia kishte lakmi,çdonjëri prej nesh veçmas këngëtaret,ëndërronin të ishin një Qamill,si ai.Andaj këtë gjenerator burimi të këngëve sikur do të ishte mirë çdonjëri nga ne të e përkujtojmë më shpesh,të e nderojmë,rrespektojmë e çmojmë,punën dhe veprën e tij të pashoq.Edhe njëherë falemnderojmë Demir Krasniqin,për monografinë e tij”Qamili i Vogël zë që nuk shuhet,mes të cilës patëm mundësi të njohim më mirë ambasadorin e këngës shqipe Qamili i Vogël.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Qamili i vogel, Shaban Cakolli

ÇKA THA AMBASADORI TURK PER SHQIPTARËT ?…

February 25, 2013 by dgreca

100 vjetori i rrethimit të Shkodres…/

Nga Fritz RADOVANI/

Shkodra, flitet, por sa asht e vertetë nuk e dij, thonë se asht rrethue disa herë por sa herë asht vështirë me e percaktue!.. Ka historianë që i fillojnë rrethimet e saj para Krishtit. Ka edhe që i vazhdojnë edhe mbas Krishtit… Kishe me thane se ky lamsh historik i “Rrethimit të Shkodres” e ka burimin tek mospercaktimi i saktë se: “Shkodra vazhdon me kenë edhe sot e rrethueme!”.

          Po kush e ka “Rrethue Shkodren” ?… – Gojdhanat dhe gojkëqijtë kujt nuk ia lanë fajin!?

Disa thonë se Shkodra u rrethue nga turqit… Disa të tjerë ua lanë komshijëve… Disa që janë konsiderue edhe historianë të zotët, thonë se Shkodren e kanë rrethue vetë shqiptarët…

Kujt me i besue?!.. Nuk di njeriu kujt me ia prishë as kujt me ia lanë mbarë!?

Një liber e ka lanë per këte punë Don Marin Barleci, një prift që e ka shkrue aty nga viti 1504…”punë boshe”, se mos di kush me thanë të verteten. Kush ia beson Atij prift sot këto
fjalë: “Tashti pra Otomani, tue marrë parasysh se Shkodra ishte qyteti ma i përmendun dhe kryeqendra e krahinës së Shqipnisë, ishte roja, syni, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretnisë, dera e detit Jon dhe e Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e të gjithë të krishtenëve, ushqeu një shpresë shumë të madhe per me e shti në dorë…” (“Rrethimi i Shkodres”fq. 31).  Ai sot asht pak i besueshem!

Ma vonë aty nga fillimi i shekullit XX, njëfarë Don Ndoc Nikaj ka shkrue një tjeter liber per rrethimin e Shkodres nga malazezët…edhe ky si i pari, “punë priftnish”. Ka shkrue prap edhe një frat i quejtun At Justin Rrota, po per rrehimin e Shkodres së 1912 – 13, po nuk permendet gati prej askujt, perveç prej atyne që e dijnë se shkrimet e Tija i ka pervetsue “prof. dr. dekan…” Jup Kastrati, po as “ata” nuk flasin se “nuk asht mirë me tregue se ky ‘prof. dr.’  i vdekun ishte hajdut veprash”!.. Të gjitha këto vepra janë edhe “pa vlerë”, mbasi janë shkrue edhe Gegnisht.

Per fat këta vepra u mblodhën dhe nuk u dogjën si shumë të tjera, dhe mbasi iu ba njëfarë seleksionimi po i themi nen kujdesin e disa “prof. dr.”, u kthyen në gjuhë e “njësuar” tue i vue në kopertinë edhe emnin e adaptuesit. Dikund nëpër té shkruente edhe një frazë ose dy kunder klerit katolik, që e bante të mundshem botimin e saj. Pak kohë para Jupit këte punë e filloi Dhimiter Shuteriqi, ndersa ma vonë kjo u ba “modë”. Një pjesë që erdhën deri në ditët tona tashti ia kanë fillue me shkrue në gazeten “Drita Islame”, edhe pse karrieren e kanë fillue tek “Rruga e Partisë” në vitin 1967, kur i udhëzonte “rahmetlia” Ramiz Alia në “Revolucionin Kultural” në Shkoder.

Per çudi shumë dorshkrime që u patne plaçkitë nder bibliotekat dhe muzeumet e qytetit të Shkodres në vitin 1946 nga jugosllavët dhe u derguen nga Bosnja nëper rrugen e Koplikut, nuk dihet fare fati i tyne mbasi nder valixhet e lidhuna me litar ka pasë edhe disa dorshkrime të At Gjeçovit, At Fishtës etj., që njiheshin edhe nga ish nxanësit e tyne që kanë jetue deri vonë.

Vlera ma e madhe e atyne thesareve asht kenë ajo e fushës së shkencave historike, mbasi si gjithmonë klerikët katolik shqiptarë perpara se me shkrue një shkronjë në leter, janë kenë disa herë të sigurtë se ashtu asht e verteta e atij dokument per të cilin kanë shkrue. Ata nuk i kanë lejue vetes asnjëherë me shkrue dishka të pasigurtë ose të diskutueshme. Kjo ngjante se kishin seder per çka shkruenin dhe nuk i lejonin emnit vet me u diskutue per pasaktësi. Me ngja dishka kështu emni i tyne fshihej nga revistat e kohës. Këte e verteton revista e tyne “Hylli i Dritës”… Ndersa sot ngjet që po i njajti autor që nuk ka lanë gja pa thanë per At Fishten, me paturpësi edhe guxon me u krenue me veprat e At Fishtës, që deri dje kje “fashist” apo “i padijtun” në shkrime.

Kjo fatkeqësi e kishte burimin tek karakteri i dobët dhe mungesa e personalitetit të atyne që shkruenin per me i ba qejfin diktatorit dhe rrethit të tij, që ishte edhe ai si diktatori.

Vetë Enver Hoxha fliste e shkruente pa asnjë kontroll të logjikës. Ai ishte gjithnjë në të gjitha fjalimet, deklaratat dhe “veprat” i pakorrigjueshem, kështu u mësuen me kenë edhe ata që i rrinin perrreth tavolinës së tij. Ai të pakten e justifikonte këte me ruejtjen e kolltukut të vet, per të cilin sakrifikonte gjithshka tue fillue nga burri i motres së vet Bahri Omari, që kushedi sa herë u strehue edhe vet Enveri në shtëpinë e tij me shpetue koken…E në fund, e pushkatoi!

Sot ka nga pasuesit e tij që mundohen me e imitue në mos me fjalë, me vepra. Harrojnë se bota ua lexon letrat në xhep! Ata ua rrahin shpatullat derisa këta karagjozë punojnë per ta!

Unë do të shkruej një fakt që ka ngja në Tiranë në vitin 1964, mu në pallatin e Brigadave, apo të karagjozit tjeter Ahmet Zogollit, pikrisht, me “fanarin ndriçues të marksizem-leninizmit” në botë, atëherë kur Nikita Hrushovi, pat mendue “me ba Shqipninë një kopësht të lulzuem të socializmit në Ballkan, si shembull per të gjitha vendet islamike!!..”

Në banketin e shtruem per festat e nandorit Enver Hoxha foli edhe per pavarsinë tonë nga turqit, tue vue theksin se “menjëherë shqiptarët u zgjuan dhe nuk vonoi e formuan PKSh, e cila solli lirinë dhe fitoren e socializmit, të cilin do ta ruajmë të paprekur nga armiqtë tanë…”

Sigurisht, të pranishmit e “duartrokiten” me ovacione… Nder ambasadorët e pranishem që ndodheshin aty e mori fjalen ai i Turqisë, i cili vuni në dukje “miqësinë e popullit shqiptar me popullin turk nder sa shekuj dhe cilsoi, se po mos t’ ishte pushtimi shekullor turk, Shqipnia nuk do të konsiderohej si vend islamik nga Aleatet fitues të Luftës së Dytë Botnore, kështu ajo nuk do të lejohej me kenë nën influencen e vendeve komuniste. Si pasojë sot ju nuk do t’ ishi një nga vendet socialiste po mos t’ ishit të okupuem nga Turqia, prandej asaj duhet t’i jeni mirnjohës!”

Edhe ambasadori turk u “duartrokit”, por pa ovacione…

Mbas pak ditësh, në pragun e festës së Republikës me 11 Janar 1965, kur ambasadorët që ishin në Tiranë shkonin në Ministrinë e Jashtme dhe banin urimet e tyne, tue shenue në protokol edhe praninë e tyne aty, Enver Hoxha thrret ministrin e jashtem Nesti Nase (i cili e ka tregue këte ngjarje kur u arrestue), dhe e porositë: “Kur të vijë tek ju per urime ambasadori turk pyete se a e ka lexuar kryeartikullin e sotem në gazeten ‘Zëri i Popullit”, pastaj më trego çfarë tha?”

Kryeartikulli i gazetës “Zëri i Popullit” ishte shkrue nga vetë Enver Hoxha, që i prekun nga fjalët e ambasadorit turk, kryesisht se “të gjitha fitoret e luftës dhe të socializmit ishin të tijat dhe se ai po ndriçonte aso kohe gjithë vendet e mbrapambetuna me idetë marksiste-leninste” e kishin zemrue Enverin, aq sa nuk lente gja pa thanë per atë që kishte errësue figuren e tij…

Në oren e caktueme per ambasadorë në Ministri të Jashtme erdhi edhe ambasadori turk. Ministri Nesti Nase e pyeti: “A e ke lexuar sot kryeartikullin e gazetës “Zëri i Popullit” ? – Po, iu pergjegjë ambasadori, dhe vrejta se artikullshkruesi kishte dashtë me më dhanë pergjegjen e asaj që unë kam thanë atë natë në banketin e festave tueja të nandorit. Me siguri, ju keni per t’i tregue dhe mendimin tim atij që e ka shkrue artikullin prandej, ju lutem i thoni: “Kaq të mbrapambetun i keni udhëheqësit tuej ju shqiptarët, sa edhe disa pashallarë që kemi pasë shqiptarë nder disa krahina tona në Turqi, ato krahina edhe sot janë ma të mbrapambetunat e Turqisë moderne!”

Shpesh, ambasadorët dijnë ma shumë se edhe vetë ata që drejtojnë shtetin e tyne!

Ndoshta, ambasadori i Turqisë sotme, e ka “ndryshue” mendimin…

Melbourne, 2013.

Filed Under: Opinion Tagged With: ambasadori turk, Fritz radovani, shkodra

Në kujtim të një intelektuali të shquar

February 25, 2013 by dgreca

Rasim    Balla & Reshat   Kripa/

Po shkruajmë për një person që duhet shkruar, për një person që i mbylli sytë në mërgimin e largët por që dëshira e tij ishte të prehej në atdheun mëmë. Këtë dëshirë ia plotësoi e shoqja, zysh Meremja. Duke u gdhirë 11 janari 2012 shpirti i profesor Suatit erdhi në Golem dhe pas dy ditësh erdhi edhe arkivoli me trupin e tij të pajetë. Varrimi u bë madhështor. Respekti u krye i plotë. Ju dha lamtumira e fundit fisnikut, patriotit, atdhetarit, intelektualit e demokratit Suat Babani që gjithë jetën ëndërroi për demokracinë e vërtetë.

Lindi në vitin 1920 në fshatin Baban të Devollit në një familje atdhetare dhe arsimdashëse. Qysh në fëmijëri i vdiqën të dy prindërit e tij, duke e lënë jetim. Kujdesi që tregoi për të gjyshja dhe dy xhaxhallarët e tij, bënë që të mos e ndjente shumë humbjen e prindërve. Ai mundi të mbaronte jo vetëm arsimin fillor por të kryente me sukses dhe me rezultate të shkëlqyera Liceun Francez të Korçës, ku mori bazat e një edukate dhe kulture perëndimore.

Pushtimin fashist e priti me urrejtje së bashku me të vëllanë, Sedatin, i cili u inkuadrua në Brigadën e Parë Sulmuese, ku edhe ra heroikisht në luftën për çlirimin e Krujës më 8 gusht 1944.

Pas lufte mbaroi studimet e larta në Bullgari, në degën e agronomisë gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Ishte një tip i veçantë. Megjithse ishte vëlla dëshmori, kurrë nuk kërkonte që për hir të kësaj të fitonte favore apo privilegje të pamerituara. Filloi të punonte si agronom në fermën e Maliqit. Sjellja arrogante dhe prepotente e drejtuesve të pushtetit i treguan fytyrën e sistemit në të cilin po jetonin. Kështu që ai u zhgënjye nga ky sistem dhe filloi ta shihte atë me një sy tjetër.

Në vitin 1948, me grupin e deputetëve, i dënohet me vdekje dhe ekzekutohet xhaxhai i tij, juristi dhe noteri i njohur Mehmet Babani, i cili i kishte ndenjur aq pranë kur kishte humbur prindërit e tij. Xhaxhai tjetër, Faik Babani, që edhe ky i kishte qëndruar  pranë, u dënua për motive politike. Të dyja këto ndikuan në formimin e një bindje tjetër në ndërgjegjen e tij.

Megjithatë puna në fermën e Maliqit vazhdonte. Kultura dhe edukata që kishte marrë që i ri, niveli i lartë profesional si dhe dashuria për punën, bënë që ferma, edhe në sajë të kontributit të tij, të kishte rezultate të larta, që rriteshin nga viti në vit. Ishin pikërisht këto rezultate  dhe kontributi  i  dhënë prej tij që Presidiumi i Kuvendit Popullor ta dekoronte me Urdhërin e Punës të klasit të tretë në vitin 1954, ndërsa në vitin 1956 ta dekoronte përsëri me Urdhërin e Punës të klasit të parë. Më vonë, pas një aksidenti të rëndë që pësoi, transferohet në shkollën e mesme bujqësore në Golem të Kavajës.

Por këto nuk e detyruan të hiqte dorë nga marëdhëniet e ngushta që kishte me familjarët e tij. Krahas punës, ai pati kurajon që, edhe në kushtet e rënda të përndjekjes nga sistemi, t’i gjendej pranë dhe të kujdesej edhe për xhaxhanë e burgosur dhe sidomos, pas lirimit të tij, kur ai nuk kishte asnjë mundësi jetese pasi ishte shumë i moshuar dhe pa fëmijë, iu ndodh gjithmonë pranë.

Në pozicionin e mësuesit, si specialist në fushën e bujqësisë, profesor Suati edukoi dhe paisi me kulturë profesionale disa breza nxënësish, të cilët edhe sot e kujtojnë me nostalgji dhe respekt të madh metodikën e mësimdhënies së profesorit të tyre. Kujtojnë me nostalgji e respekt karakterin e tij të palëkundur, seriozitetin dhe mjeshtërinë gjatë proçesit mësimor, si dhe dashurinë prindërore të këtij njeriu me virtyte të larta. Si njohës i saktë i tre gjuhëve të huaja, frëngjisht, italisht, bullgarisht, ishte i apasionuar pas programeve  shkencore  televizive  të  huaja

si dhe dëgjues i rregullt i emisioneve të lajmeve në këto televizione, falë njohjes perfekte të gjuhës frënge dhe italiane.

Autoriteti i tij ishte i tillë që detyroi pushtetin e atëhershëm të kërkonte ta bënte me vehte. Për shkak të njohurive të larta shkencore, impononte gjithmonë respekt dhe autoritet por kishte, gjithashtu, dashuri dhe thjeshtësi me kolegët dhe punëtorët. Për këtë iu propozua nga Byroja e Partisë së Golemit të bëhej anëtar i Partisë së Punës. Duke qenë i ndërgjegjshëm për konditat e tij politike, ai iu përgjigj thjeshtë:

–         Më falni, por këtë detyre nuk e bëj dot.

Ndërrimi   i   sistemeve  e  gjeti  profesorin,  së  bashku  me  bashkëshorten,  ish  mësuese

matematike, në pension. Shumë nga rinia e Golemit, që sot janë rritur, kujtojnë që profesori ato ditë kishte rilindur, ishte rinuar. Ai, së bashku me bashkëshorten, kishin vite që e prisnin një ditë të tillë. Shtëpia e profesor Suatit tashmë priste çdo ditë  djemtë e Golemit. Bëheshin diskutime politike, bëheshin pyetje dhe profesori, së bashku me bashkëshorten, sqaronin me  qetësi por, gjithmonë, me optimizëm dhe siguri për të ardhmen. Frika ishte vrarë… Suat e Mereme Babani ishin ndër të parët që u antarësuan në Partinë Demokratike dhe ishin gjithmonë aktiv në proçeset demokratike. Gjithmonë i pranishëm në konferenca dhe takime me drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Megjithëse të lodhur nga jeta ata tregonin një gjallëri që shumëfishohej sidomos në fushatat zgjedhore, duke biseduar me njerëzit, duke treguar me largpamësi për të ardhmen europiane të Shqipërisë si dhe duke rritur optimizmin. Ky njeri, që kishte refuzuar antarësimin në Partinë e Punës së Shqipërisë, gjeti forca dhe, megjithëse në moshë të thyer, të rreshtohej në rradhët e Partisë Demokratike, pasi aty shikonte të ardhmen e atdheut.

Në vitet e fundit, tashmë i lodhur nga pesha e moshës që i rëndonte mbi supe, por aktiv dhe me shëndet të plotë mendor, ndërmori disa herë udhëtime në vendin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar dhe respektuar vëllezërit e gruas së tij dhe shumë miq të vjetër që i kishin shpëtuar thonjve të komunizmit. Por, siç duket, perëndimi kishte mbërritur. Fundi po arrinte. Profesor Suati e parandjeu dhe i tha së shoqes atë shprehjen e thjeshtë dhe të bukur, atë që thonë vetëm atdhetarët e mëdhenj:

–         Dua të fle, për jetë, në atdhe, në Shqipërinë time, atje ku e kam vendin!

Këtë amanet ia plotësoi e shoqja, mësuesja e njohur Meremja.

Ky ishte profesor Suati. Është në nderin e kujtdo,  sidomos  organeve  arsimore  të  rrethit

Kavajë apo edhe atyre qëndrore të shkruajnë dhe të kujtohen për këtë figurë të njohur të arsimit shqiptar.

A do ta bëjnë vallë? Do të presim dhe do të shohim.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Inmemoriam, reshat kripa, Suat babani

VISAR ZHITI DHE GJYQI I NEW YORK-UT

February 24, 2013 by dgreca

Të hënën me 18 shkurt, në Royal Regency Hotel, Yonkers- NY, shoqata Albanian-American Freedom House organizoi ballafaqimin, që ajo e paralajmëroi si “Visar Zhiti-Gjyqi i New Yorkut”. Pas promovimeve të mëparshme të librit “Grabiani Rrëzë kodrave” i Leka Tasit si dhe organizimit të asaj që u cilësua si “Seanca e parë e Gjyqit të Washingtonit”, ku Bedri Blloshmi pat denoncuar krimet e komunizmit përmes librit-Dosje “Fabrikimi i vdekjes”, organizatorët këtë radhë kishin zgjedhur një nga shkrimtarët më të shquar , mjeshtrin e penës dhe njeriun që njohu nga afër vuajtjet e ferrit të hetuesisë dhe burgjeve,fituesin e çmimit të madhe të Letërsisë shqipe për vitin 2011, Visar Zhitin dhe dy librat e tij”Ferri Carë” dhe “Rrugët e Ferrit”. Takimin e moderoi Hasan Kostreci, i cili pasi i uroi mirëseardhjen shkrimtarit Zhiti dhe pjesmarrësve, që kishin udhëtuar nga shtete të ndryshme të Amerikës, i ftoi të pranishmit, që të përcillnin së bashku Hymnet kombëtare të Amerikës dhe të Shqipërisë.

Më pas Shkrimtari Hasan Kostreci ka prezantuar shkrimtarin Visar Zhiti , jetën dhe veprën e tij letrare, si dhe çmimet ndërkombëtare dhe Kombëtare me të cilat është nderuar vepra e tij.

Kostreci ftoi Zef Balën, sponsor të vizitës së tij, i cili i uroi mirëseardhjen shkrimtarit Visar Zhiti. Duke iu drejtuar shkrimtarit me fjalë mirëseardheje, Balaj tha se është mrekulli që keni dalë me mendje të kthjellët nga ferri dhe na sollët veprat e bukura letrare, veçanërisht dy librat që promovojmë sot “Ferri i Çarë” dhe ‘Rrugët e Ferrit”.( Te plote mund ta lexoni ne Gazeten Dielli)

Filed Under: Kulture Tagged With: Albanian-American Freedom House, dalip greca

REAGIM:SERBIA KA DËBUAR DHUNSHËM 60 SHQIPTARË NGA PUNA NË BUJANOC

February 24, 2013 by dgreca

Botohet Lista e plotë e 60 shqiptarëve të Bujanocit të dëbuar dhunshëm nga puna me qëllim që të braktisin vendin/

Programi Unik Shqiptar – PUSH, me qendër në SHBA, reagon ndaj veprimeve dhunuese të qeverisë së Serbisë e cila që nga qershori i vitit 2012 e deri Shkurt 2013 ka dëbuar nga puna rreth 60 shqiptar në Bujanoc. Këto veprime jo demokratike Serbia i bënë me qëllim dobësimin ekonomike të shqiptarë të atjeshëm dhe dëbimin masiv të shqiptarëve për të braktisur vatrat e tyre. Kësaj politike të tipit fashis duhet me i thënë Ndal. Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë të reagojnë ashpër sepse në Bujanoc po bëhet spastrim etnik në heshtje duke i detyruar familjet shqiptare të emigrojnë në Evropë dhe SHBA për tu mos u kthyer kurrë më në shtëpitë e tyre prindërore.

Prandaj ne si Lëvizje e Re PUSH tërheqim vëmendjen ndërkombëtarëve që ti vështrojnë qartë veprimet e pushimit nga puna të 60 kryefamiljarëve shqiptare në këtë komunë.

Shqiptarët duhet të reagojnë të gjithë bashkë si një trup ndaj veprimeve jodemokratike kohëve të fundit nga qeveria e Serbisë.

 

 

 

Emin Eddie EGRIU

Kryetar i PUSH-SHBA

Ish-kandidat Demokrat për në Kongresin Amerikan

 

24.2.2013

NEW JORK

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 60 shqiptar ne Bujanoc, Eddi Egriu, pevizja Push, prej pune, Serbia pushon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT