• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2013

Shqiperia thyen rekordin. E 48-ta ne Bote.

April 12, 2013 by Administrator

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një hov të ndjeshëm prej 16 pozicionesh
njëherësh duke u ngjitur ne vendin e 48-të në renditjen e FIFA-s, pozicioni më i
mirë në historinë e saj. Meritë e kësaj ngjitje është padyshim fushata e
suksesshme në eliminatorët e Botërorit 2014, me fitoren në transfertë kundër
Norvegjisë pak javë më parë, si dhe fitoren pak ditë më vonë në miqësoren kundër
Lituanisë.

Falë fitores me Norvegjinë, Shqipëria ka fituar 16 pozicione
në renditjen botërore, dhe çfarë është më e rëndësishme, ka fituar 7 pozicione
në renditjen e UEFA-s, duke marrë tashmë vendin e 25-të në klasifikimin
kontinental.

Është pikërisht pozicionimi në klasifikimin kontinental që
ndikon në ngjitjen një vazo më lart në hedhjen e shortit për Kampionatin
Evropian të vitit 2016, ndaj renditja sa më e mirë në UEFA ndihmon kuqezinjtë që
të sigurojnë edhe një short më të lehtë në letër.

Ndër ekipet e tjera të
grupit ku bën pjesë përfaqësuesja shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2014,
Zvicra mban vendin e 15-të në Botë (-1), Norvegjia vendin e 30-të (-1),
Sllovenia vendin e 55-të (+1), Islanda vendin e 73-të (+19) dhe Qipro vendin e
123-të (+10).

Renditja botërore vazhdon të kryesohet nga Spanja, e
ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Duhet theksuar se vendin e katërt e mban
Kroacia, ndërsa Franca dhe Brazili kanë pësuar rënie tjetër në këtë klasifikim,
pasi evropianët janë të 18-tët, ndërsa organizatorët e Botërorit 2014 kanë rënë
në vendin e 19-të.

Filed Under: Sport

Futboll! Kategoria e pare. Lushnja prek titullin. Partizani Superioren.

April 12, 2013 by Administrator

Mamurrasi ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi, ndërsa është mundur 2-3 nga
Lushnja, që me fitoren e djeshme thuajse ka prekur Superioren. Ndërsa nga ana
tjetër, mamurrsakët, me dështimin e pësuar dje, duket se janë larguar nga
pretendimet. Ka mjaftuar dopieta e Cankës dhe goli i Gjylës që verdhejeshilët të
dilnin nga fusha e lojës me 3 pikë. Nga ana tjetër, golat e Ndrecës dhe Metajt
vetëm sa ngushtuan diferencën.

Loja nis e shpejtë për miqtë, të cilët që
në minutën e 7-të dalin në avantazh, me anë të përhershmit Mikel Canka, i cili
ka diktuar një të çarë të mbrojtjes, duke shënuar. Ndërsa nga të shquarit e
Mamurrasit ndër më aktivët mbetet Metaj, i cili do të rrezikonte disa herë
portën e Spahos, por pa sukses. Jo vetëm për meritë të portierit, por edhe për
shkak të mbrojtjes së hekurt. Pavarësisht rasteve të shumta nga skuadrat
respektive, kjo pjesë nuk do të dhuronte më gola, për t’ia lënë gjithçka
fraksionit të dytë.

Kështu, ky 45- minutësh nis me zëvendësime për
Mamurrasin. Trajneri Sokol Meta, i cili ende nuk është njohur mirë me lojtarët,
ka menduar për mbrojtjen, duke futur në fushë Kolaverin, një lojtarë shtatlartë
ky që premton dhe duket se ka ruajtur mirë krahun e tij. Madje, ai ka rrezikuar
në dy raste portën e lushnjarëve. Ndërsa minutat kalojnë dhe loja zhvendoset sa
në njërin krah në tjetrin, do të jenë sërish verdhejeshilët ata që do të
dyfishojnë rezultatin me anë të Gjylës. Duke mos u pajtuar me rezultatin,
mamurrsakët hidhen në sulm, duke humbur disa raste me Ndrecën. Mirëpo, është po
ky, që në minutën e 82-të ngushton rezultatin pas një gjuajtjeje me kokë. Sulmet
e mamurrsakëve shtohen me anë të Ndrecës, Metajt, por dhe Kolaverit, por pa
sukses. Është Canka ai që ua pret hovin, pasi trefishon rezultatin. Të besuarit
e Metës fillojnë lojën nga mesi i fushës dhe organizohen në sulm dhe në të 89-ën
do të realizojnë dhe golin e dytë me anë të Metajt. Por vetëm kaq, pasi nuk ka
më kohë për lojë. Lushnja merr 3 pikë dhe ecën e qetë në rrugën drejt
Superiores.

MAMURRASI – LUSHNJA 2-3
GOLAT: E.Ndreca 82′, Metaj 89′/
Canka 7′, 88′, Gjyla 72′
MAMURRASI: Gjergji, Malaj, Demaj, Baçi, Lama (Hysa
66′), Sela, Gjeçi (Kolaveri 46′), Metaj, Allmeta, Jushi (E.Ndreca 46′), Gecaj.
Trajner: S.Meta
LUSHNJA: Spaho, Ndoni, Byzhyti (R.Sula 77′), E.Sula (Dabulla
70′), V.Gjyla, Çela, H.Korreshi, Dervishi, E.Korreshi (E.Gjyla 55′), Metushi,
Canka. Trajner: A.Bano
GJYQTARË: O.Sokoli, D.Rexha, B.Mesi
(Tiranë);
VËZHGUES: Vasil Angjo (Pogradec)
DELEGAT: Enton Lita
(Tiranë)

Partizanit i ka mjaftuar një gol për të mar rë tri pikë të arta në sfidën ndaj Gramshit, e cila u luajt në Elbasan. Skuadra e Edmond Hidës ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, ndërsa e ka rrezikuar shpeshherë portën e kryeqytetasve, por një gabim në mbrojtje ka sjellë edhe golin e disfatës, pasi Lala në të 66-ën minutë ka arritur ta mposhtë portierin Koçi. Takimi i djeshëm, përveç sfidues në fushë, ka pasur edhe garë në tribunë, ku tifozët nuk kanë kursyer jo vetëm mbështetjen ndaj ekipeve të tyre, por edhe replikat në distancë.
Gramshi e nis lojën në sulm dhe kërkon golin që në minutat e para, ndërkohë që “demat” me shumë ndryshime në formacion duken të lodhur dhe të tërhequr në gjysmëfushën e tyre. Loja është relativisht e qetë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tribunën, ku tifozët e ardhur nga Gramshi dhe Tirana kanë filluar edhe përplasjet në distancë mes tyre. Është dashur ndërhyrja e uniformave blu që situata të mos kalonte në konflikt fizik. Për sa i përket lojës, sinjalin e parë në portën e mbrojtur nga Adroviç e jep Lezi, i cili provon me një goditje nga distanca, por nuk gjen saktë kuadratin. Lala reagon nga një goditje dënimi, por asgjë më shumë. Minutat kalojnë dhe rastet për të dyja skuadrat janë sporadike dhe pa rrezikshmërinë e duhur, pasi topat e gjuajtur nga sulmuesit ose shkojnë në duart e portierit, ose devijohen në goditje nga këndi dhe asnjëri prej tyre nuk shkon në rrjetë.
Fraksioni i dytë i lojës ka të njëjtën panoramë me të parin dhe gramshakët sulmojnë me anë të Lezit dhe Koçit, por rrjetat vazhdojnë të jenë të paprekura. Përballja në këto çaste zhvillohet më shumë në tribunë, ku tifozëritë “thumbojnë” njëra-tjetrën. Gjithashtu ultrasit miq nuk harrojnë të thërrasin në korr edhe emrin e Dorian Bylykbashit, apo edhe të presidentit të Elbasanit, Arben Laze. Duke u rikthyer edhe njëherë te ndeshja, Koçi ka një rast të artë për ta kaluar ekipin e tij në avantazh, pasi merr një pasim nga prapavija dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar tenton të gjuajë, por është anësori që akordon pozicion jashtë loje duke ndërprerë edhe aksionin dhe sjellë pakënaqësi te stoli i Gramshit. Pas këtij momenti vjen edhe goli i të kuqve. Oladele nga krahu i majtë kroson saktë në qendër të zonës gramshake dhe aty Lala pozicional, arrin të kontrollojë dhe të gjuajë tokazi, duke mposhtur Koçin. Tek të kuqtë nis festa, ndërsa për Gramshin nuk ka kohë për të humbur. Minutat e mbetura janë mjaft intensive dhe Gramshi tenton të barazojë, por trajneri Lika edhe me zëvendësimet e bëra, e ul ritmin e takimit pasi skuadra e tij tashmë vetëm qarkullon topin dhe tenton të dyfishojë me anë të kundërsulmit. Rasti i fundit i rrezikshëm për Gramshin është ai i minutave shtesë. Çutra, në një pozicion ballor në hyrje të zonës së kuqe, gjuan fort, por Adroviç me vështirësi grushton duke ua mohuar golin vendësve.
GRAMSHI-PARTIZANI 0-1
GOLI: Lala 66′ GRAMSHI: Koçi, Kaloshi, Basriu, Kote, Trashi, Mehmetaj, Lezi (Magani 70′), Çutra, Lena (Latifi 46′), Toçi, Le.Koçi. Trajner: E.Hida PARTIZANI: Adroviç, Duqi, Prençi, Felix, Devolli, Ishka (Thana 55′), Oladele, Tushe (Sulçe 80′), Lala, Malo (Tafaj 69′), Petro. Trajner: H.Lika KARTONË TË VERDHË: Kaloshi 55′, Basriu 74′, Çutra 75′ / Petro 68′, Adroviç 90′+3′ DELEGAT: B.Pregja (Tiranë) VËZHGUES: A.Janku (Tiranë) GJYQTARET: B.Ziri, I.Veseli, Sh.Ziri (Fushë-Krujë)

 

Filed Under: Sport

Corinthians! Skuadra Braziliane, interesohet per sulmuesin e Kombetares Armando Sadiku.

April 12, 2013 by Administrator

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, mund të transferohet në kampionatin Brazilian te Korianthians. Një lajm seensacional që vjen nga mediat italiane, sipas të cilave investitorë të fuqishëm të skuadrës latino-amerikane i kanë drejtuar sytë nga 22-vjecari, i cili aktualisht është pjesë e Luganos në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Në fakt, për sulmuesin shqiptar ka interesim nga skuadra të ndryshme të Serisë A, si Siena dhe Fiorentina, që po e monitorojnë prej shumë kohësh në distancë, pasi Sadiku prej dy vjetësh po shkëlqen në futbollin helvet. Futbollistit elbasanas I mjaftoi një kohë e shkurtër për t’u konfirmuar protagonist te Lokarno, ndërsa që nga vera e 2012 është pjesë e Luganos, ku ka arritur të shënojë 14 gola në 19 ndeshje. Armando Sadiku është grumbulluar rregullisht nga Xhani De Biazi vitin e fundit, ndërsa në takimin e parë eliminator për Kupën e Botës Brazil 2014 ndaj Qipros shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.

Filed Under: Sport

Zëvendësimi i anëtarit të KQZ, shtyhet votimi per te Henen

April 12, 2013 by dgreca

Bllokohet puna në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve. Tre anëtarët e propozuar nga të majtët dhe zoti Muho i propozuar nga LSI braktisën mbledhjen/

Në Shqipëri parlamenti shtyu për të hënën e ardhshme votimin për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, propozuar nga Lëvizja socialiste për integrim. Vendimi I marrë dje nga Komisioni i Ligjeve vetëm me votat e së djathtëve ka rritur tensionin politik. Lsi ka kërkuar ndërhyrjen e trojkës së ambasadorëve. Kreu i pranisë së Osbe-së në Tiranë Eugen Wollfarth tha sot se duhet të sqarohet baza ligjore mbi të cilën po veprohet Situata e nderë e krijuar nga vendimi i shumicës së djathtë për të zëvendësuar anëtarin e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve të propozuar nga Lëvizja socialiste për Integrim, u ndje që në mjediset e jashtme të parlamentit. Për më shumë se tre orë deputetët qëndruan në pritje të nisjes së seancës dhe askush nuk dinte shkaqet e vonesës. Votimi i paralajmëruar nuk ishte një cështje e lehtë, edhe për shkak të numrave, pasi ashtu si dhe në rastin e votimit të ministrave të rinj, demokratët do të duhen t’i shtrijnë sërish dorën tre deputetëteve socialistë të pakënaqur, që janë larguar nga grupi i tyre. Seanca filloi pasi më parë ishte marrë vendimi për shtyrjen e hedhjes në votim të ndryshimit në KQZ.

Kalimi i Lëvizjes socialiste në opozitë shtyu partinë demokratike që të vepronte me shpejtësi dhe të mbyllte brenda ditës së djeshme procedurat e zëvendësimit në komisionin e ligjeve, me argumentin se barazpeshimi politik në Komisionin qëndror dhe për pasojë edhe ne nivelet e dyta ishte prishur. Demokratët ju përmbajtën një arsyetimi nisur nga fryma sic thanë ata, e vetë kodit zgjedhor. Por po i njejti kod, ka parashikuar në mënyrë specifike rastet kur ndërpritet mandati, dhe në asnjë prej tyre, nuk bëhet fjalë për ndërprerje kur ndryshojnë raportet politike në parlament.

Opozita e cilësoi si antikushtetues vendimn e të djathtëve. Sot kryetari I Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta foli gjithashtu për një akt të rëndë: “Problemi është që kemi një sjellje prej diversantësh, jo prej ligjvënësish, jo prej politikanësh, jo prej njerëzish të përgjegjshëm. Ky është shqetësimi”.
Por ndërsa parlamenti ishte në pritje, tensioni ishte transferuar edhe në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve, ku anëtarët e propozuar nga e majta, së bashku me zotin Ilirjan Muho, i propozuari I LSI-së, braktisën mbledhjen. Puna në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u bllokua duke qenë se mbeti vetëm me tre anëtarë.
Situata e krijuar ka aktivizuar përfaqësuesit më të rëndësishëm ndërkombëtarë në TIranë. Mbrëmë LSI kërkoi ndërhyrjen e trojkës së ambasadorëve. Sot kreu i pranisë së OSBE-së Eugen Wollfarth, tha se aspektet politike varen nga mënyra se si i sheh cdo kamp, ndërsa ato ligjore duhet të jenë të njejta për të gjithë: “Do të jetë shumë e rëndësishme të kemi shpjegime të mëtejshme lidhur me bazën ligjore mbi të cilën është marrë apo duhet të merret çdo vendim. Disa aktorë politikë, por gjithashtu edhe ekspertë ligjorë, na kanë shprehur dyshime lidhur me bazën ligjore. Prandaj, nga këndvështrimi ynë, ne do të ftonim qartas që të sqarohet baza ligjore mbi të cilën veprohet”. Sipas ambasadorit Wollfarth “në kohën kur u zgjodhën, u emëruan dhe u miratuan nga parlamenti, nëtarët e KQZ-së reflektuan gjendjen e opozitës dhe të qeverisë në parlament. Kur morën detyrën, ata morën një detyrë apolitike”, saktësoi ai. Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, tha vetëm se cështja po ndiqet nga afër prej tyre.(Kortezi-Zeri i Amerikes)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: KQZ, shtyhet votimi ne pralament, te henen

Thaçi: Ne s’lëvizim nga propozimi ynë/ Daçiq: Tash për tash, s’ka bisedime/

April 12, 2013 by dgreca

“Është në duart e lidershipit të Serbisë të pranojë ose jo marrëveshjen. Ne i kemi dhënë propozimet tona, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore, dhe nuk do të lëvizim nga ky pozicion”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë..


RADIO EVROPA E LIRË- Zoti kryeministër, pas refuzimit të marrëveshjes nga Serbia, baronesha Ashton ka ftuar Qeverinë serbe ta bëjë përpjekjen e fundit për të arritur marrëveshje. A ekzistojnë më mundësi që Serbia të pranojë marrëveshjen apo kjo çështje ka marrë fund kur flasim për propozimin e fundit të BE-së?

HASHIM THAÇI –Mundësia ekziston. Serbia ka kërkuar që të bëjë dramë me këtë proces në Beograd, dhe këtë e ka thënë hapur në Bruksel, në takimet që i kemi zhvilluar bashkërisht me baroneshën Ashton. Atë dramë e ka krijuar vetë te opinioni publik. Mendoj se tani është momenti që të lëvizet përpara.
Pozicioni i delegacionit të Kosovës është plotësisht i përputhshëm me idetë e baroneshës Ashton, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që normalizon përfundimisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë; që hap perspektivë të sigurt euro-atlantike edhe për shtetin e Kosovës edhe për Serbinë, për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Prandaj, dua të shpresoj se në orët dhe ditët e ardhshme gjërat do të lëvizin drejt një vullneti për të arritur marrëveshjen e diskutuar në këta gjashtë muajt e fundit, në nivele të larta politike në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian, konkretisht baroneshës Ashton dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RADIO EVROPA E LIRË-Në rast se Serbia përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke bërë thirrje për vazhdim dialogu, çfarë ndryshimesh mund të ketë marrëveshja që Serbia të pranojnë atë?

HASHIM THAÇI-Është në interesin e të gjithëve që Serbia të pranojë marrëveshjen. Serbia është në dilemën midis integrimeve apo izolimit. Serbia, nëse zgjedh rrugën e integrimeve evropiane, duhet të arrijë marrëveshje me Kosovën, nëse vendos të zgjedh refuzimin e marrëveshjes, ai është vullneti i saj për vazhdimin e izolimit.
Por, Serbia nuk do të mund ta mbajë peng të ardhmen evropiane të Kosovës, nuk do të mund ta mbajë peng rajonin dhe nuk do të mund të mbajë peng investimet e Bashkimit Evropian në rajon, dhe nuk do të lejohet diçka e tillë.
Nëse Serbia refuzon, atëherë Kosova do të vazhdojë të shikojë perspektivën evropiane në rrugën e vet dhe Beogradi do të mbetet mbrapa me fajin e vet, nga papërgjegjësia e vet dhe nga logjika e mentalitetit të politikës së kaluar që ka shkaktuar luftërat në Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe kriza të rënda në Serbi.

RADIO EVROPA E LIRË-A mund të ndryshojë marrëveshja e ofruar nga baronesha Ashton që Serbia të pranojë atë?

HASHIM THAÇI-Është në duart e lidershipit të Serbisë të pranojë ose jo marrëveshjen. Ne i kemi dhënë propozimet tona, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore, dhe nuk do të lëvizim nga ky pozicion.
Është çështje e Serbisë se a do apo nuk do. Refuzimi nga ana e Serbisë do të ketë kosto për Serbinë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, duhet si Kosovë të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë në perspektivën tonë evropiane, me relacionet Kosovë – Bashkim Evropian dhe natyrisht përgjegjësia për stagnimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal do ta ketë një adresë, dhe kjo adresë do të jetë Serbia.

RADIO EVROPA E LIRË-Çka do të ndodh nëse nuk do të ketë marrëveshje? Si do të rregullohet çëshjtja e veriut te Kosovës?

HASHIM THAÇI-Ne kemi kushtetutën tonë, kemi ligjet tona, kemi prezencën ndërkombëtare, EULEX-in dhe KFOR-in. Ne do t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve në veri. Do të punojmë maksimalisht për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për ta, për krijimin e ambientit të sigurisë për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, për funksionimin e të gjitha institucioneve të Kosovës.
Qytetarët në veri janë të mashtruar dhe të gënjyer nga Beogradi për këto 14 vite dhe Serbia nuk është e interesuar për serbët në veri, por është interesuar për territorin në veri. Ndërsa, përkushtimi im është që t’u shërbej atyre qytetarëve; ata janë qytetarë të Kosovës, kanë të drejtën e dyshtetësisë dhe do të krijojmë një ambient të qetë integrues dhe zhvillimor. E di që do të ketë vështirësi dhe sfida, por gjërat do t’i lëvizim përpara.

RADIO EVROPA E LIRË-A do të ketë pengesa në këtë që ju thoni? Deri kur mund të funksionojnë strukturat paralele të sigurisë në veri?
HASHIM THAÇI-Me marrëveshje përfshihet shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave paralele të sigurisë, që nënkupton edhe të MUP-it serb, por edhe të inteligjencës.
Dhe nëse Serbia refuzon marrëveshjen atëherë duhet të vazhdojmë dhe të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kështu ka ndodhur edhe në Rambuje, kështu ka ndodhur edhe me veprimet e koordinuara në mes të Kosovës dhe Bashkësisë ndërkombëtare dhe në Vjenë.
Pra, Serbia nuk mund ta mbajë peng Kosovën në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, asnjë kusht dhe në asnjë zhvillim të sotshëm dhe të ardhshëm.

RADIO EVROPA E LIRË-A ka ndonjë afat kohor për arritjen e marrëveshjes? Ka deklarata të ndryshme që thonë se së shpejti do të ketë një takim…

HASHIM THAÇI-As Prishtina e as Beogradi nuk mund të vendosin afate kohore njëra tjetrës. Afatet kohore, mund t’i prezantojë vetëm baronesha Ashtnon, por unë mendoj që baronesha Ashton ka qenë shumë e qartë dhe periudhat kohore i ka prezantuar në opinionin publik.

RADIO EVROPA E LIRË-Deri kur mund të pritet Serbia që të ndryshojë qëndrim karshi Kosovës dhe a mendoni se nëse zgjatet koha për një përgjigje, baronesha Ashton do të humb durimin?

HASHIM THAÇI-Ne kemi qenë të vetëdijshëm se dialogu është zgjidhja e vetme për të lëvizur përpara, për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Baronesha Ashton ka berë një punë të çmuar, me udhëheqjen e saj briliante të këtij procesi, për çka edhe e falënderoj.
Bashkimi Evropian ka qenë unik në mbështetjen të angazhimeve të baroneshës Ashton. Propozimet e baroneshës kanë qenë plotësisht në përputhshmëri me standardet me të larta evropiane, të Kartës evropiane për vetëqeverisjen lokale.
Prandaj, ne do të punojmë maksimalisht që edhe kjo pak kohë që ka mbetur, pasi që jemi edhe në kontakt të vazhdueshëm me baroneshën Ashton, të shikojmë edhe mundësinë më të vogël që ekziston për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të nënkuptonte qartë shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në veri; krijimin e kushteve të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të lira, që atje njerëzit të zgjedhin liderët e tyre, institucionet lokale, të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, pa mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.
Të kemi një sistem unik të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovë dhe një sistem unik policor sipas standardeve dhe ligjeve të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË -Dhe nëse dialogu dështon, cilat do të jenë pasojat për Kosovën?

HASHIM THAÇI-Ne, do të lëvizim në arritjen e marrëdhënieve të drejtpërdrejta në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për të ecur Kosova sa më shpejt drejt proceseve integruese evropiane, gjithmonë më barrën e rëndë të veriut Mitrovicës dhe me përgjegjësinë direkte të Beogradit për cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Pra, e ardhmja evropiane e Kosovës nuk është e varur nga Serbia, por normalizimi i marrdhënieve Kosovë – Serbi, do t’a lehtësonte perspektivën.
E kam theksuar edhe më herët, arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk është e mirë vetëm për Kosovën, është edhe në interesin e Serbisë, është në interesin e qytetarëve para së gjithash në veri dhe nese nuk ndodh marrëveshja humbësit me të mëdhenj do të jenë serbët në veri.
Por, nëse nuk ndodh marrëveshja në të njëjtën kohë është edhe një humbje e madhe e kredibilitetit të Bashkimit Evropian në angazhimet që i ka pasur në këto relacione Kosovë – Serbi.
Nëse nuk ndodh marrëveshja askush nuk mund t’i mbyll sytë dhe veshët në Bruksel dhe adresa e pergjegjësisë për mosarritje të kësaj marrëveshjeje, është ajo e Beogradit, siç ka qenë shkaktar i të gjitha problemeve në rajon që nga viti 1990.(Kortezi:Anton Konushevci)

 Daçiq: Tash për tash, s’ka bisedime/

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje të pranueshme me Kosovën, nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve me Prishtinën.
“Ashtu siç qëndron situata tani – jo, sepse nuk kemi ardhur deri te momenti kur duhet të vazhdojmë bisedimet. Në Bruksel do të shkohej ose për vazhdimin e bisedimeve ose për nënshkrimin e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se 16 prilli, kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i dorëzon raportin Komisionit Evropian, nuk është “Dita D” për integrimet evropiane të Serbisë.
“Nuk do të jetë 16 prilli ‘Dita D’ dhe nuk do të shuhen të gjitha ëndrrat tona për BE-në dhe Kosovën. Do të agojë edhe 17 prilli”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se, tani për tani, nuk ka asgjë të re në dialogun e Beogradit me Prishtinën dhe se Serbia kërkon që propozimi i ofruar për marrëveshje, të përmirësohet.
Autoritetet serbe kanë thënë se propozimi i Brukselit nuk parasheh përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Prishtina, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të lejojë kompetenca të tilla për këtë mekanizëm.
Mungesa e marrëveshjes, Serbisë mund t’i kushtojë me mosmarrjen e datës për anëtarësim në BE.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Dacic, s'ka bisedime, s'levizim nga propozimet tona, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT