• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

Revista austriake zgjedh prishtinasen per “Playmate July 2013”

June 13, 2013 by dgreca

Iris Shala, e lindur ne Prishtine, mbesa e aktorit të madh, të ndjerë kosovar, Abdurrahman Shala, shpallet “Playmate”  per korrik 2013/

Aktorja dhe topmodelja 22 vjeçe, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe që jeton në Graz të Austrisë është zgjedhur për “Playmate July 2013”, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj.

Irisi është e njohur edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (na dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë.

Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë.

Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një afinitet për aktrimin. Këtë e ka edhe njëfarë trashëgimie, thotë ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë.

Është me siguri shqiptarja e parë që zgjidhet “Playmate” në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave, “Playboy”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Iris Shala, revista austriake

Tirania e shumicës mbi pakicën!

June 12, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

”Demokracia është kuvendimi dhe votimi i dy ujqve dhe një qingji për çështjen se çfarë do të hanë për drekë!”E njihni atë kuturierin (rrobaqepësin) anglez John Galliano që punonte për markën franceze ‘’Dior’’. Ishte tapë në një lokal dhe ca turistë e provokuan, e filloi të shante hebrenjtë, që mirë ja u kishte bërë Hitleri, etj, etj. Kur videon ja nxorën në youtube e hoqën direkt nga puna me ceremoni. Kurrë nuk kanë për t’i dhënë më punë në modë, ngaqë hebrenjtë kanë çelësat e saj si dhe ato të kinemasë dhe po ashtu bankat.

Kjo është diktatura ose tirania e shumicës mbi pakicën. Pakicë është ky(John Galliano) kreatori i modës, ndërsa shumicë është populli i thjeshtë botëror, me kokën e mbushur me paragjykime ose siç përmblidhet rëndom në gjuhën e shtypit OPINIONI PUBLIK, i cili është dhe tirani i sotshëm botëror.

Autocensura e njerëzve, e sidomos atyre që kanë kokën plot e shumë gjëra të tregojnë, dhe që është më e keqe se censura, se të lë pasoja psikologjike bile të kthen të çmendur, vjen pikërisht nga kjo tirania e masës, e turmës, e shumicës.

Me një diktator ke një shans ta gjesh një gjuhë të përbashkët, ndërsa me turmën, me shumicën, ASNJËHERË. Se turma nivelon gjithnjë nga poshtë(në demokraci s’ka më artistë të mëdhenj, shkrimtarë të mëdhenj, vepra madhështore, turma është e paaftë ta kuptoj artin e madh ngaqë përbëhet prej njerëzish të vegjël).

Feja monoteiste (me një Zot të vetëm) është po ashtu tirani e shumicës, e masës, e turmës etj, etj. Bile krishterimi ishte fitorja e skllavit mbi njeriun e lirë, si dhe lindja e tiranisë se masës. Niçja jo pa qëllim thotë ‘’Zoti vdiq’’, sepse me Zot nuk mund të kishte vend për Mbinjeriun e tij. Enveri po ashtu jo pa qëllim e ‘’eliminoi’’ Zotin. Nuk mund të këtë vend për të dy, diktator (njeriu suprem) dhe Zot. Po të shohësh në Magreb, vendin e diktatorëve po e rimerë ZOTI etj, etj.

PS; Ndërsa ato ‘’shteti i së drejtës dhe ‘’ndarja e pushteteve’’ janë llafe koti, pa lidhje.

 

Filed Under: Komente, Opinion Tagged With: faik Krasniqi, mbi pakicen, tirania e shumices

Katër lojëra të rrezikshme brenda kombit

June 12, 2013 by dgreca

Nga Gjon KEKA/

Nëse një popull kthehet përsëri në jetën e tij gjalluese, aktive të natyrshme nga një sëmundje e rëndë, atëherë ai do të duhej dyfish të rifitonte shëndetin duke u përmbledh fortë në veten e tij ,duke u frocuar dhe mbajtur veten mbi shkëmbin e kombit të tij , rrënjët e tij , pastaj me një shikim mirënjohës duke drejtuar sytë lart drejt qiellit dhe falënderuar për shëndetin e tij si këtu në tokë personalitetet mbikohore që sakrifikuan për lirinë dhe jetën e tyre ,shëndetin e tyre të ardhmen e tyre, pra të përulen dhe falenderojn ata që derdhen gjakune tyre për lirin dhe shëndetin e tyre , nga kjo ata do të mund të merrnin edhe vendime të mira e të sigurta për të ardhmen.Sepse vetëm popujt e mençur mbesin besnik ndaj këtyre vlerave themelore të popujve ,ndaj personaliteteve ndaj rrënjeve dhe punojn shëndetshëm drejt të ardhmes së mirë si për ta ashtu edhe për brezat që vijn.Kështu duke rrespektuar duke u gjunjëzuar përball personaliteteve mbikohore të kombit shqiptar europian si Gjergj Kastrioti Skënderbeu ecja në vizionin e tij dhe rrugën e tij të natyrshme kombi ynë do të ringjallet dhe do ta dëbonte sëmundjen e mbetur që nga koha e pushtimit të perandorisë barbare otomane.

Megjithkëtë tani në këtë kohë ne si komb po përballemi edhe me një shkputje të brendshme ,shkëputje kjo e re helmuese dhe që ka dy natyra të përbindëve atë të mbetjeve sulltaniste dhe atë që vjen nga jashtë por që është i njejti helm.Janë pikërisht këto që po fusin në gjirin e kombit tonë shqiptar europian doktrina pa shpirt, helm ideologjik sulltanist-islamik dhe përçarje në mes vëllezërve shqiptar-arbëror të një gjaku të cilët për gjatë gjithë historisë kanë qenë të bashkuar në qëllimin e tyre kombëtar dhe kanë mbajtur vizionin dhe gjakun e Gjergj Kastriotit në jetën e tyre të brendshme kombëtare në të gjitha lëvizjet e jetës së tij ,shoqërore, kulturore e politike.

Janë pikërisht këto që duan që pas gjithë përpjkejeve të përbashkëta të historisë të derdhin gjak të pafajshëm duke u ndihmuar nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm,pra janë këta që duan që nga gjiri i kombit tonë të dal një rrëke gjaku shqiptar të pastër arbëror duke pirsh kohezionin ,unitetin e brendshëm dhe qëllimin e orientimin e shqiptarëve drejtë rikthimit me dinjitet në familjen e lashtë europiane.

Po këta janë ata ndjellës të së keqes, ata armiqë të tërbuar të arritjeve të kombit shqiptar europian ,të lirisë ,të vlerave të përjetshme të tij,të historisë së ndritshme kombëtare ,të personaliteteve mbikohore që kanë pas ndikim të madhë në historinë e përgjithshme të europës , pastaj të kushtetutës dhe të jetës demokratike të kombit tonë në përgjithësi.I gjithë ky shpërthim i erës helmuese sulltaniste dhe mbetjeve të saj në hapësirën tonë kombëtare europiane është i rrezikshëm për frymëmarrjen europiane ,kulturën,politikën, shtetet dhe jetën demokratike si dhe të tërë qenejes sonë në këtë kontinent,prandaj shtrohet pyetja se si kjo po ndodh para syve tanë ,para syve të shqiptarëve të ndershëm, patriot ,me identitet,para politikanëve të përgjegjshëm dhe vizionar?

Është pikërisht kjo racë e huaj, kjo mbetje sulltaniste që nga një paralele që i është ofruar panatyrshëm të jetë në trojet tona autoktone godetet qenjen dhe personalitetet mbikohore të kombit tonë shqiptar arbëror.

Tani shihen katër lojëra të rrezikshme brenda kombit tonë:

E para futja e doktrinave të huaja diabolike sulltaniste dhe frymës së saj të errët e përçarëse brenda kombit tonë shqiptar europian.

E dyta infektimi i rinisë duke i futur ata në hipnozë dhe mësuar se si ta mohojn atdheun e tyre,prejardhjen e tyre dhe personalitetet mbikohore kombëtare të tyre dhe të kapen pas një atdheu iluziv të doktrinave pa shpirt ,të huaja dhe ideologëve të rremë,

E treta tendencat për ta vendos një çerdhe të sulltanizmi për t’i dhënë imazh oriental-islamiko-politik sipas ideologjisë së tyre të errët e demoniake vendit, dhe

E katërta urrejtja e furishme ndaj shtyllës më vitale apo zemrës së kombit shqiptar Gjergj Kastrioti ,pa të cilën kombi ynë mbetet përgjithmonë pa diellin dhe thesarin e tij të madh të historisë së tij kombëtare ,por edhe të historisë së përgjithshme europiane.

Si mund të njolloset një personalitet mbikohore dhe lider vizionar si Gjergj Kastrioti ku gjithmonë shqiptarët-arbëror e kanë parë atë si të Shenjtin e të Shënjetëve të arbërit.

Kështu që këto mbetje sulltaniste ,individ të ndryshëm me tendenca apo mercenar duke qenë në rrugën e tyre qorre mundohen të mbjellin frmyën e verbërisë ehde tek popujt tjerë ,individët dhe njerëzit, si dhe ofrojn sajesa antihistorike ,modele mohuese të identitetit të popujve, janë apo këta që me pasione të errëta ajnë bërë armiqë të kushtetutës, të paqes ,të rendit shoqëror dhe institucioneve demokratike sepse ata nuk njohin asnjë princip demokratik as rymën e demokracisë dhe shtetit modern europian.

Fatmirësisht shqiptaro-arbërorët i kanë lidhjet e tyre historikë të natyrshme ,harmonike ,të dokumentuara, të provuara edhe në kohë të ndryshme ,pastaj edhe në kohë regjimesh ,pushtimesh barbare ata kanë mbajtë në vetëvten e tyre të brendshme shpirtorore këtë lidhje kohore vertikale e horizontale të pandërerë nga rrjedha e tyre e pastër e kohës që nga zanafilla.

Shqiptarët si komb gjithnjë kanë qenë të matur, vigjilent, patriot dhe të vlefshëm për të mbajtur kombin në vijën e tij të natyrshme vertikale dhe horizontale ,por ata asnjehër nuk kanë lejuar që individ apo mbetje të huaja të fusin lidhjet e tyre apo fijet e barutit të doktrinave ideologjike pa shpirt brenda kombit tonë me prirje të rrezikshme ideologjiko-politike dhe të mbrapshta ,ata gjithnjë janë përballuar me ligjin dhe rendin .Prandaj edhe sot në këtë shekull do të duhet që çekani i ligjit të rrah forët ,që njerëzit që prishin rendin shoqëror, fusin zjarrin brenda për të përçarë një popull të marrin dënimin e shtetit sipas ligjit dhe vendi pastaj të ecën i sigurtë drejt të ardhmes.Ky është dhe ka qenë gjithmonë parimi i secilit komb dhe shtet që të kryej detyrat e demokracisë të mbrojë vlerat ,personalitetet mbikohore kombëtare,të kujdeset për rendin dhe të zhvilloj të gjitha kapacitetet demokratike e institucionale duke ruajtur themelet e fuqishme historike e kombëtare mbi të cilat qëndron shteti.

Ndërkaq në anën tjetër ne si komb fatmirësisht nuk kemi nevoj për shtylla të kalbura te cilat jane listuar sipas dorktrinave ideologjike pa shpirt nga mbetjet sulltaniste e bizantine që nga koha e pushtimeve te huaja barbare.Sepse ne kemi shtyllat tona të përjetshme kombëtare mbi të cilat qëndron kombi ynë dhe mbi të cilat ne marrim mesime të dobishme dhe ecim të sigurtë në rrugën e të ardhmes me identitet si dhe i lëmë brezave shembullin e tyre të përjetshëm për të ecur edhe ata në rrugën e paraardhësve tanë.Me pakë fjalë vetëm fryma e natyrshme e dal nga rrënja e kombit shqiptar-arbëror sjell lirinë, frymën e drejtësisë dhe unitetit që përshkon një popull të tërë. Kjo frymë është pikërisht ajo që ne duam të zgjojmë dhe të ushqehemi në kombin tonë.

Është pikërisht fuqia e origjinës dhe përsosmërisë personale të personaliteteve mbikohore të admiruar, të përjetshme të kombit që janë bërë pjesë e barabartë e lartësisë nga fama e mirë ë tyre në kurorën e botës së civilizuar dhe demokratike.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: brenda Kombit, Gjon Keka, kater lojera, te rrezikshme

SHPIRTËRAT E ATYRE QË NA THËRRASIN MË 23 QERSHOR

June 12, 2013 by dgreca

Mikut tim, Muhamer Kurti, që ndërroj jetë në agimin e lirise,  në pragun e pranverës 1989, i kushtohet, si dhe të gjithë bashkëmoshatarëve të mij, që lindën, e vdiqën në robërinë komuniste./

 Nga Tomorr Hoxha/

E madhërishme do te jetë pranvera e këtij viti, unë e ndiej se sa fort po dridhen muret e bllokimit e mezi e pres 23 qershorin.Në atë prag  pranvere te vitit 1989 Merka,  ende nuk i kishe mbushur  tridhjetë vjeç, dukej se të dy ishin në garë, ai dhe pranvera.  Dukej se asnjëherë  pranvera nuk kishte rendur aq fuqishëm sa do të bënte të paqenë atë dimër, dimrin e fundit te robërisë më të madhe  që bota ndonjëhere kishte njohur. Dielli shklëqente mrekullueshëm, agimet dhe muzgjet ishin mahnitës, në atë  prelud pranevere dukej se  edhe vet krijuesi ishte i ngazëllyer me çlirimin e madh  që popujve u ishte bërë ndonjëherë në historinë e tyre… por atë mëngjes, dukej se edhe pranvera e ndali

ngarendjen e saj…

Ishte një mëngjes më tepër se gri e që përçonte një lagështirë  dhimbëse, një ankth pothuajse mbyëtës ndihej në ajër…dikush më tregon se mbrëmë ishte shuar në një rrethanë aksidenti tragjik në turnin e tretë, i dashuruari  i asaj pranvere te madhe Muhamer Kurti, ose Merka siç

thërrisnim ne miqte dhe te afërmit e tij. Vlora po përcillte me  një proçesion madhështor birin e sajë. Nuk mungonin në të, të gjithë

grupmoshat e veçanërisht rinia që ishte pothuajse e tëra…Dhimbje, pezm, e njëherësh krenari e nder të ishe në rradhën e miqve të tij, që ashtu edhe prej arkemortit të tij të parakohshëm shpallte madhështinë e qënies së njeriut në botën tonë.

Pranvera çuditshëm e ndali vrullin, djaloshi që kishte fluturuar në amshim dukej se ishte kudo, kështu tregonin të gjithë, sikur shpirti i tij i dlirë endej mes nesh, dëshironte të  bëhej edhe ai dëshmitar i asaj ngjarje të madhe, që aq fuqishëm e kishte jetuar në ënderrat e tij.

*    *    *

Pranvera ja la vendin verës, e vetem vjeshta do të mund ti dhuronte planetit ngazëllimin e lirisë që ndërroj faqen e historisë së njerëzimit ….muri i ferrit, ose i Berlinit u shemb, zilet e parajsës tingëlluan fuqishëm për popujt e shtypur nën tiraninë komuniste.

Era e ndryshimit ndihej kudo, në çdo gjethe peme, në çdo frymëmarrje, i ngjasonte një mrekullie të vërtetë, përjetimi i atyre ditëve, edhe vet universi përjetonte një ekstazë.

E Merka sërish ndihej se ishte mes nesh e se shpirti i tij endej diku mes nesh, ai kishte vendosmërinë që të mbetej këtu deri në agun e lirisë.

Pranverë 1990, The Scorpions me këngën “Era e ndryshimeve” u bënë hit i shekullit të gjithë popujve qe aspironin lirinë. Në vjeshtën e atij viti, u trandën themelet e tiranisë, një  Burrë i Madh që e kish kuptuar se ishte lindur pikërisht për atë ditë, i dha formë lëvizjes studentore,  asaj lëvizje që gjunjëzoj robërinë, duke themeluar Partinë Demokratike, të parën parti opozitare. Të gjith ne miqt, të afërmit, vëllezërit e motrat e Merkes ishim atje, pothuajse e gjithe ajo rini pjesëmarrëse në proçesionin e tij atje ishin, ishin edhe për Merken , që gjithësesi ndihej se nuk ishte transferuar ende ne vendin qe atij i ishte caktuar në parajsë.

Merkja rridhte nga një familje fisnike, të parët e tij ishin dëgjuar në trevat e tyre për vlerat e larta morale dhe cilësitë e spikatura atdhetare,  gjë që kish bërë që prindërit e tij të kishin përjetuar persekutime që nga  kampet shfarosëse famëkeqe e deri në internimet dhe mungesën e strehës së pa përshtatëshme ku i kishin vendosur, pasi i zbuan nga trojet e tyre e në të cilat kishin bujtur figura të ndritura të kombit, gjë për të cilat ai nuk hezitonte të krenohej, dhe krenaria e tij nuk ishte egosite, por e kishte frymëzuar atë në rrugëtimin e tij  mjerisht të shkurtër, por mrekulisht të paharrueshem.

Ai Burri i Madh, që kishte vendosur të ndryshonte Shqipërinë, thuhej që ishte doktor zemre dhe historia e kishte ngarkuar të shëronte zemrën e kombit të sëmur. Në atë rrugëtim lotësh të 50 vjetëve të trishtuara, ku gjëmonin prej pesë dekadash krimet më të padëgjuara që i ishin bërë këtij vendi përgjat gjithë historisë së tij, eksperimente tragjike të gatuara në humnerat më të errëta …e zemra e kombit lëngonte.

Ne u thirrem në përballjet e mëdha  më 31 mars 1991, ishim të gjithë atje, ishim edhe për Merken, kur i mposhtëm në zemrën e tyre…  dikush tha,  sikur të ishte edhe Merka sot këtu. Pritëm, në Tiranë, përfaqësuesin e kombit më të madh, në vitin 1991, Xheims Bejker, lot gezimi, nderuam  mikun e madh ashtu siç edhe na takonte, e bota u drodh për ato vlera mirënjohje e fisnike që vetëm popujt e bërë sipas shëmbëlltyrës sonë  mund ta bëjnë, e kur miku i madh artikuloj: “ at last You’re  Free “ , në fund ju jeni të lirë, sërish mendova….sikur të ishte edhe Merka këtu.

Kur ne u thirrëm për të ngadhënjyer më 22 mars 1992, dhe ngadhënjyem, në atë festë epokash … sërish  menduam se sa mirë do të ishte që të ishte edhe Ai këtu , Merka.

Kur ne qëndruam në rebelimin e vitit 1997 do të ishte mirë që ti të ishje për  të forcuar fortesën e qëndresës, që më mir se ty askush nuk e dinte.

Kur u thirrëm në Marshimin e Madh të lirisë  të viteve 1997-2005 shumë nevojtej zemra jote e forte .

Edhe kur u thirrëm për të ringadhënjyer në vitin 2005, ne ngadhënjyem sërish.Kur më duhet të të risjell në kujtesë ti nuk mund të vish, perveç si një simfoni në horizont e si një ideal fisnik, ose si një vizion diku përpara, sepse ti ishe gjithëmonë një hap përpara dhe një hap më mirë,  sepse ishe vetë simbolika e ndryshimit.

Po miku im, ti ke qenë në të gjitha evenimenet e mëdha, që na kanë ndjekur, shpirti yt ka qenë këtu mes nesh për të frymëzuar ashtu siç ti dije të frymëzoje me vullnetin tënd, me pastërtinë e qëllimeve dhe lartesinë e vlerave qe ti mbartje. Me kundërshtimin e çdo lloj  padrejtësie, sigurisht  me modelin “Satjagraha” që ishte filozofia  që ti kishje zgjedhur në jetën tënde dhe që e realizove përsosmerisht.

Ne sërish jemi thirrur tani të udhëhiqemi prej doktorit të zemrës , për të mos e lënë në mes rrugën e nisur, sepse ashtu siç edhe unë mbaj mend , asgjë më shumë se puna e lënë në mes nuk të revoltonte ty, edhe e shprehje gjithmonë, që rruga e lënë në mes eshtë më keq se hiçi.

Ja pra, se përse une, ju, vëllezërit e motrat e tij, të gjithë pjesëmarrësit e asaj përmase njerëzore në proçesionin e ndarjes me Merkën, do te jemi Ndryshimi e do të jemi Perpara.

Merka ! Ne do ta votjme sërish  Doktor Sali Berishën . Për fëmijerinë tënde të pafëmiëjruar. Për djalërinë tënde te padjalëruar.

Për lirinë tënde te pashijuar.

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: me 23 qershor, qe na therrasin, shpirtrat e atyre, Tomorr Hoxha

Pse serbët na analizonin si komb?

June 12, 2013 by dgreca

Shkruan: FAHRI XHARRA/

Serbët e njohin mirë historinë tonë ,e dijnë shumë mirë qe janë në tokë të huaj.I dijnë doket e zakonet tona; dhe sa më mirë të na njohin aq më mirë e më lehtë manipulojnë me ne. Ky është arti i diplomacisë të cilën ata e kanë mësuar mirë. Ne jemi largë dhe shumë largë në këtë aspekt; e më e keqja  është që po largohemi edhe më shumë nga ajo që duhet ta dijmë përmendësh.

                                                  ….Arnauti div i trimit,

që e përgatit të keqën në çdo anë

Por se në gjakun e tij trimëror

As një pikë nga ai i turkut nuk e mbanë

(Aleksa Gj. Bogosavljeviç , 1897)

Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.Pse? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë.

Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit.Për derisa bota na vrojton ,ne nuk i përfillim rregullat më elementare të qytetërimit. Vrojtuesi më i madh ka qenë dhe është Serbia. Prej se ka ardhur dhe na është afruar ,dhe e kemi fqinj ,Serbia vazhdimisht vrojton , shënon dhe sipas nevojave të veta i shpërndanë ato shënime ,vrojtime dhe dihet vazhdimisht për të keqen tonë. Kemi ne,farë institucioni të mësheft apo të hapur ku mund të lexojmë karakterin e një populli tjetër të huaj. ?Serbët e kanë ,jo vetëm për ne por për tërë botën.
Serbët e njohin mirë historinë tonë ,e dijnë shumë mirë qe janë në tokë të huaj.I dijnë doket e zakonet tona; dhe sa më mirë të na njohin aq më mirë e më lehtë manipulojnë me ne. Ky është arti i diplomacisë të cilën ata e kanë mësuar mirë. Ne jemi largë dhe shumë largë në këtë aspekt; e më e keqja  është që po largohemi edhe më shumë nga ajo që duhet ta dijmë përmendësh.

Më rastisi të lexoj një libër të botuar në vitin 1897  me titull ” O arnautima” (Për Arnautët)

të shkruar nga Aleksa Gj. Bogosavljeviç – oficir i zhandarmerisë mbretërore të Serbisë . Dikush mund të pyet se ç`është për ne interesant sa çka ka shkruar një oficir zhandarmerie për ne..  Mua mu duk e arsyeshme që të komentoj këtë përmbledhjen etnografike për një popull (për ne) ,nga një ushtarak icili si e thot edhe vet ” unë e bëra t`imen dhe le të sherbej për nevojat e shtetit ” (Serbisë).

Libri është thjesht përshkrim i një populli nga syri i një atdhetari serb( për Serbinë ky është atdhetar) që mendon më largë, libri botohet më 1897 , e që të këqijat për ne në atë kohë ishin në vazhdimin e përgatitjeve.

Moto të librit të tij , shkruesi  e venë një poezi  ku e lartëson trimërinë shqiptare ,dhe sipas bindjës së tij që gjaku shqiptar nuk paska asnjë pikë gjaku turk .E quditshme të dëgjohet nga goja e serbit një gjë e tillë.!

Se çfarë populli janë shqiptarët ,autori i siguron lexuesit se do t`i njoftoj me këtë libër; ”duhet t`i njofim sepse neve, pas fatkeqësisë së vitit 1690 na zuan tokat tona ( Shpërngulja e Madhe Serbe fxh)” . Ky thot  se serbët janë ”vëllazër prej gjaku (?) me Drenicakët, Rugovësit , Lumjanët, Shkodranët dhe Dibranët,Labjanët dhe Malësorët ”Ata janë kusherinj me serbët sepse janë  të krishterë ortodoks dhe katolik”. ” Kemi humbur mjaft kohë , duhet të punojmë më shumë për Serbinë tonë duke njohur vetvetën dhe të tjerët që na rrethojnë” -thot autori. Por pa dashtas e cekë se shqiptarë ka në Srem ,në Nikinci dhe në Ratkoci fër Mitrovicës së Sremit ( Serbia e sotme). Pse po them pa dashtas , sepse e sjegon shumë mirë se si erdhën shqiptarët në këto anë : me shpërnguljen e madhe serbe  . Një shpërngulje e rrjejshme serbe  dhe në të njejtën kohë një largim i së paku 40 00 familjeve ortodokse shqiptare nga Kosova. Një mashtrim epokal për shqiptarët . ” Aty u vendosën Kelmendasit dhe që edhe sot e kësaj dite i ruajnë doket dhe zakonet e tyre ( Viti 1897fxh)”

Në Istër, në fshatin Peroj ( arnautska dolina) jetojnë mbi 500 arnaut. Këtu i solli sipas autorit, Republika e Mletës me 1657 . Ata e paskan ruajtur veshjen e tyre kombëtare , zakonet e tyre ,flasin arnautisht (shqip) ,por që të gjithë janë të fesë ortodokse.

Në librin “ O arnautima”: spjegohet drejtë gjendja e shqiptarëve në Itali,” Shqiptarët e Italisë jetojnë në regjionin e Puljas dhe Abruzias. Kanë ardhur këtu menjëherë pas vdekjës së  Gjorgje Kastriotiçit ( Gjergj Kastrioti). Këta  Arnaut ,këtu i solli i biri i Skënderbeu dhe nëna e tij Andronika ( Donika) ,pas vitit 1468. kurrkund nuk e cekë se Skënderbeu ishte serb.

”Në kohët e fundit, ankohet autori në libër se të Arnautët e Italisë ka filluar të ngjallët vetdija kombëtare. E kanë filluar luftën për kombësinë e tyre por edhe për bashkëkombasit e tyre në Shqipëri . Ata për këto i kanë formuar komitetet  e tyre dhe mbajnë mitingje të vazhdueshme duke kërkuar që Shqipëria të fiton autonominë dhe që qeveria italian t`i ndihmojë shkollat e tyre. Këta shqiptarë janë me ndikim të madh në Itali,dhe të gjitha mitingjet që janë mbajtur kanë dhënë rezultate. Çështja shqiptare në Itali   është popullarizuar shumë dhe opinioni publik në Itali e kërkon autonominë e Shqipërisë.””

Pra kjo ishte koha e Rilindjes Shqiptare në vrullin më të madh.

Ku janë shqiptarë? ” Në pjesën Perendimore të Gadishullit Balkanik, përgjatë Detit Adriatik dhe atij Jon, nëepër , Thesaali ,Greqi , Mal të Zi  Bosne , Hercegovinë dhe në Serbinë e vjetër (Kosova), është vendi që është tri herë më i gjatë se i gjerë e i cili quhet  Arbania ose Arnautluki.”   Serbët janë plotësisht të vetdijshëm për shtrierjen tonë të vërtetë natyrale .

Lumenjt e Arnautlukut  thot autori janë shumë por me rrjedhë të shkurtër si : Bojana (Buna) , Shkumba (Shkumbini) , Vojuca (Vjosa) Drini, Limi,Vardari, Ibri ,Sitnica dhe Llabi.Sipas tij të lundrueshëm janë vetëm Buna , Shkumbini dhe Vjosa.

” Arnautët ndahen në fise ”Gegë e Toskë , Krasniqë Kelmendas, Mirditas , kastar , Hot, Dibranë dhe Malisor . Këta të fundit janë më të këqinjt ,mëtë zjarrtit dhe më trimat nga të gjithë.” Ndarje e gabuar e fiseve! Kurse për gjuhë shqipe thot se ështe e veqantë dhe nuk ka asnjë lidhëshmeri me ndonjë gjuhë të gjallë.

”Shqiptarët nuk janë pak ,por ndjenjë për shtetformim nuk kanë :dhe  vazhdon ” sipas traditës sonë (serbe fxh) dhe të drejtës sonë historike,duhet që kërkojmë të drejtën për posedim të Serbisë së Vjetër ( Kosovës) dhe Maqedonisë e posaqërisht në ato anë që banohet me shqiptarë se pa ata Sërbia e Madhe nuk mund të paramendohet.”

Vazhdohet me përshkrimin tonë të jetës në fise , hakmarrjen sidomos te shqiptarët ortodoks të Kosovës dhe Shqipërisë Veriore ( vëllezërit tonë si e thot autori):. Përshkruhet se të shqiptarët kihet shumë kujdes  në martesat ndërfisnore që ato mos të ndodhin. Kuse në faqën 20 ceket se shumica e shqiptarëve e pijnë rakinë dhe verën por që nuk dehen ,nuk njihen me shprehinë e të dehurëve.

“Te shqiptarët musliman  bëhet synetia ,por nëpër fshatra  ndodhë që të mbesin pa atë ceremonial edhe nga 3-4vjet në mungesë të hoxhës , por edhe kur t`iu vjen rradha ,të rinjt rriten dhe ikin nëpër male për tu mëshefur se iu vjen marre ,dhe kështu mbesin të pa synetuar.” “ Shqiptarët nuk janë fetarë të mëdhenj, të premteve hoxha me tre -katër pleq e kryejnë faljen ,kurse të rinjt  në oborrin e xhamisë apo nëpër fshat në atë kohë luajnë me armë , duke i treguar aftësitë e tyre. Arma për shqiptarët është diçka që nuk guxon t`iu mungoj” Flitet për besën dhe hakmarrjen.

Një gjë që e brengosë autorin është që shqiptarët pa dallim feje e mbrojnë njëri tjetrin.

Fahri Xharra ,09.06.13

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fahri Xharra, na analizonin, Pse serbet, si komb

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT