• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

PROF. DR. ALFRED FRASHERI, NJERI DHE SHKENCETAR

August 8, 2013 by dgreca

Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe./Edward R. Morrow (1908-1965) Gazetar/

Shkruan: Ing.Ahmet Collaku/ Filadelfia/

Para ca vitesh, komunikova me Prof. Alfred Frasherin dhe  midis te tjerave e pyeta  si i vlertesonte keto procese koncesioniste  me te huajit. Ne kushtet e globalizimit,-me thote ai,- investimet e huaja jane normale, problemi eshte  si behen kontratat. Nese  ne ekipet do  punesohen  specialist me miqesi, sic behet, te huajt nuk  kane per te gjetur  kurre  nafte apo  minerale xeherore, sepse me ato nje-dy vite qe rrine, sado profesore te zote te jene, ata kurre nuk do te arrijne te kuptojne gjeologjine e Shqiperise. Njezete vjetet e tranzicionit kete e kane vertetuar kater ciperisht, konkretisht  nuk eshte gjetur asnje vendburim. Ne ekipet e tyre nuk gjen asnjehere specialiste shqiptare qe njeh zonen. Ka plote shembuje. Te huajit, shfrytezojne  si mos  me keq ato vendburime qe kemi zbuluar ne. Kjo eshte fatkeqesi per vendin, sepse vitet ikin, ata marrin copat me te pasura dhe me te lehta, konkretisht  nuk zhvillohet industria per  te punesuar shqiptaret! Kete u a kam thene te huajve qe ketu e 20 vite me pare ne nje kongres nderkombetar te EAGE-se ne Firence te Italise, si edhe disa kanadezeve qe kerkonin baker ne Shqiperi. Kjo do te thote te besh  nje vrime ne uje… -Dhe  me pas  vazhdon,-  Brezi i yne beri nje mal me pune,  ne kemi detyre  ta dokumentojme ate per brezat  e ardheshem… Une kam zgjedhur shkrimin shkencor dhe ate  popullor… Ku i dihet, ndonje  dite te bukur me mbushet mendja te shkruaj edhe nje biografi per  brezin tone sepse  une e konsideroj vehten si pjese te ketij brezi. Brezi yne e gjeti naften me dije,  me pune, me sakrifica, me  dashuri te  madhe,  kurse keta te huajt po e grabisin sikur kjo Shqiperi te jete nje han pa zot…Kam shkruar dhe kam folur, po kush te degjon?!.

Prof. Alfred Frasheri  ka qene prof. im ne kursin e  gjeofizikes. Ishin  vitet kur  mori carje kampi socialist dhe shume student Shqiptare u kthyen ne atdhe pa mbaruar studimet, jashte shtetit. Nje prishje ne strukture dhe teksture. Ky vetepushtim  shqiptare, cinik dhe egoist,  lindi shume  inisiativa. Njera nga keto  inisativa ishte  edhe ajo  kolerja  “gjithcka  me forcat e veta”.  Produkt I kesaj  qe  edhe ngritja e  kursit special te gjeofizikes ne Fakultetin Gjeologji-Miniera ne Tirane. Sado deshiren e mire  dhe perkushtimin e madh te  disa  pedagogeve dhe specialisteve te prodhimit,  kjo inisiative  la nje hije te keqe jo vetem ne aftesimin cilesor te studentave,  por edhe ne  personalitetin e tyre  si specialiste shqiptare te zot dhe  te depolitizuar. Disa pedagoge te  ketij  kursi special, ishte ne nivel  te ulet, pa kualifikim  te pershatsheme  per ato lende specifike te pa njhohura deri ne ate kohe,  pa tradite, pa baze material, pa laboratore, pa experience, te cilat, ndihen akoma  edhe pasi kane kaluar shume vite.  Shkollat e larta  te shkencave special ngrihen  ne bazen e nje tradite,  kjo, sidomos  per ato gjeologjike,  te kerkim-zbulimit te   naftes, te  xeheroreve, e tjera.  Ky vakum, nuk beri gje tjeter, vec se ngriti si  nje  ballon ne ajer, egoizmin e PPSH te atyre viteve, per te iu kundervene te pa perjashtim te gjitheve. Dhe e beri, dhe ballona u shpua pa u ngjitur dhjete metra ne ajer.

Por duhet thene  se ne kete epidemic te keqe,  midis padagogeve dhe specialisteve qe  spikati  per me mire nga gjithë te tjeret, ne kursin e gjeofizikes, ishte  Prof. Alfred Frasheri. Prof. Alfred Frasheri, eshte  nje perjashtim nga  sindroma “me forcat e veta”  packa se ai vete  eshte  me shume, nje  specialis I vete kualifikuar, autodidakt,  I vete  perfeksionua duke kercyer  nga shkolla ne perodhim  dhe  nga prodhimi ne fakultet…

Prof. Alfredi, ishte shume me larte, se I ndejri  H.T. I cili per me teper  kishte mbaruar ne Rusi dhe  ishte emeruar drejtor ne  Ndermarrjen Gjeofizike te Fierit. Ai ishte nga kuadrot e para  gjeofizikante  qe  vinin ne Shqiperi, pasi kishin  kryer studimet e plota ne jashte. Te ndjerin  e caktuan  te  na jepte  lenden e seismikes,  shkencen  kryesore te studimit te Tokes…  Ajo fletore ngeli e bardhe, pa fjale, pa formula, pa vizatime…

Prof Alfred Frasheri,  ishte shume me larte. Ne pamje te pare  ai  dukej shume serioz dhe I rende, dhe jo shume vite mbi ne.  Shkumesi I konsumohej shpejte teksa shkruante  ne derrase te  zeze ato formula te gjata dhe te veshtira.  Puna e tij  ka lene  hije ne Fakultetin Gjeologji-Miniera, ne ate godine  gati  te rrumbullaket  mes  atyre pemeve te gjelberuara qe thithen  nje sekuence  te  rinise time. Tani, pas shume vitesh, ato pemet  rrotull atij tempulli mungojne,  nuk jane me. Perjashim  bene  ndonje peme e vetemuare, e tejplakur  qe me kot  mundohet ti rezistoje kohes dhe vandalizmit shqiptare.  Te vjen gjynah qe ato peme jane cregjistruar nga memorjet e te gjitheve. Njeriu plaket kur nis ti kalbet  memorja. Rreth  kesaj godine te bukur, jane ndertuar apartamente te larte te cilet  e kane burgosur  sikur ajo  te jete nje Vatikan per keq. I kane  vjedhur  horizontin nga te gjithë anet, te shkuaren, rinine.  Tani aty jep  mesim nje brez tjeter pedagogesh , specialiste te ardhur nga prodhimi,  disa  me tituje  te larte shkencor, por qe  nuk thone asgje per perspektiven e naftes Shqiptare,  nuk vizatojne ndonje  objekti konkret.

Po, le te vazhdojme me  Prof Alfredin. Qe nga ajo kohe ka rrjedhur shume uje. Te gjithë, pa perjashtim te gjithë jane  plakur. Prof.Alfredi  eshte  rritur por jo plakur. Pune, dhe vetem pune. Puna  e madhe qe ai beri, e instaloi aty ne ate  fakultet, kur dihet se ne Shqiperi cinizmi dhe lufta per  karrige bene  hatane, gradon dekane dhe rektore, shpalle akademike.  Ai eshte krejte ndryshe.   Edhe  tani pas shume vitesh, po ta  soditish me vemendje teksa ecen ne rruge,  e merre per  nje statuje levizese me  cante varur ne dore.  Ajo cante varur perjetesisht ne doren e tij, rendohet  nga  formulat sepse formulat  jane  nervat e tij. Keshtu dora dhe canta e tij, nuk kane tradhetuar kurre njera tjetren, as  ne dimer dhe ne vere, as ne kohe gripi apo fushate zgjedhjesh, as ne  kohen moniste apo ne  kete kohe tranzicioni qe zgjatet dhe zgjatet si Seri Furie… Tirana sikur nuk mund te nenkuptohet pa Prof Alfredin, kurse Fakulteti Gjeologji-Miniera, e  mban  aty prane  si nje statuje akoma te pa zbuluar… Qe ketej ngrihen klasiket, se klasike nuk ka vetem ne muzike, ne arte, ne letersi, ka klasike te punes individuale qe nuk e matin mohen me ore, po me faqe librash, apo me ore neper sallat dhe dhomat e bibliotekave. Librarite jane tempuje fetar, fe si muzika

Ai le rruget e rrugicat, pastaj bene majtas, djathtas, gjithmone duke u menduar,  vret mendjen per te saktesuar nje studim.  Sado qe ka shume zhurme, kjo hapsira e gjere e  inspiron. Djajte kane hipur ne makina,  i ngasin ato pa limit, si ne ekstaze. Ai ecen dhe interferon me te gjithë, po deri me sot nuk ka bere vaki qe ai te perplaset me dike.   Prof. Alfredi, nuk leviz nga e tija.  Cfare mendon?  Nje Zot e di  pergjigjet proverbi gjerman.  Ai kurre nuk mendon te vjedh, apo te shes mend, sic bejne shume elitare ulur ne bangot  majtas apo djathtas. Duke ecur, kembehet me  lloje lloje njerzish. Me Diket.  Prof. Alfredi   u be zot I vetes  sepse ai I qendroi korrekt mesimit latin se ne dituri shkohet nepermjet tri rrugeve, permes te menduarit,  edukimit dhe pervojes.

I perpiket dhe  autodidakt, ai nuk humbiste as nje  minut rrugeve, ai ishte shume I sakte ne ato qe thoshte dhe ne ato qe kerkonte, apo shkruante,  insistonte qe ne ti dinim  te gjitha, edhe  pozicionet e  kondesatoreve apo te rezistence ne skemen elektrike te stacioneve te karrotazhit, I  kerkonte ato sikur te  ishin qenie  biologjike…  Me kujtohet kur ai hapte ate liber te madh  ne gjuhen  rusisht e qe andej shpaloste  skemat elektrike e me pas ngulte gishtin ne nje nyje, e si per dreq,  nuk e hiqte  ate pa degjuar pergjigje…

Tek ai,lirizmi dhe humori jane te fshehuar, prandaj duhet ndonje detonator qe ato  te shperthejne.. Por  kur ai qesh, shembellen me nje femije qe mezi pret  nje raste  per tu degjuar. Ai ka graduar  me mira specialiste te thjeshte dhe pasuniversitar, te  gjithë ata  te  graduar  kane pagezimin e tij.

Teksa shkruaj per prof. Alfredin, me kujtohen ata  te  elites, Ing.Sherif Toptati,  gjeologu Prof. Luan Peza, mathematikani Prof. Osman Kraja, fizikanti Prof. Sotir Kuneshka, gjeologu Tomi Kristo, Prof. Ziver Meko, gjeologu Vangjel Melo…  Nderi dhe vlera e tyre jane  rrezatuese,  sepse, me zgjaten doren, me hapen syte dhe me  preken ne zemer, (sipas  Jilly Cooper)

 

Para ca kohe I kerkova  Prof Alfredit, ate te pjese te  resumese se tij qe bene fjale kryesisht per perspektiven e naftes Shqiptare. E  dua I thashe se do ta  vendos ne librin tim. Resumeja e tij me la pa mend.  Shume aktivitete shkencor  dhe aplikativ ne disa fusha te gjeofizikes, te gjeologjise, te fizikes se tokes… Shume atrikuje dhe shkrime, libra, vite te tera pedagog, studime , kerkime  ne  punimet  fushore, drejtues I disa shoqatave dhe organizmave  shkencore Shqiptare,  anetar ne disa  shoqata

dhe  forume  nderkombetare, Ballkanike, Europiane, Boterore…

 

Prof. Alfredi  eshte nje lloje Magellani Shqiptar,  ai ka marre pjese jashte  ne  takime, konferenca  simposiume,  mbledhje.  Jam I sigurte se planeti yne  per te  eshte shume i vogel.  Natyra na  ka bere te afte te mesojme thote Seneka. Kjo I shkon vecanerisht Prof.Alfredit.  Vite me pare, u takova me Prof. Alfredin ne Glasgow te Skocise ne nje simpozium nderkomtar per naften. . Erdhi pak me vones, shume energjik. Paraqiti nje studim ne fushen e elektrometrise.

Ne disa raste  Prof. Alfredi  hap nje ombrele te madhe, aty  turren te zene vend  disa pseudoshkencetar qe  bejne humor te shpifur duke  qindisur ndonje resume servile ne fillim apo ne fund te ndonje libri qe nuk ka asgje personale.  Profesor Alfredi  ka zemer te madhe,  shkenca ne disa pika  takohet me artin,  pamvarsisht se arti eshte  pune individuale kurse shkenca dhe teknika, pune  kolektive.

Prof. Alfredi eshte I ndjeshem si  nje tel violin, ai dridhet  sepse shume gjera nuk shkojne me ndergjegjen dhe me shpirtin e  tij. Ata qe  duhet  ta degjojne kete  personalitet te shkencave te Shqiperise, qeveritaret tane  fshihen dhe  heshtin.  Kujdes nga njerzit qe fshihen thote Kafka.  Profesori nuk ka vetem vlera profesionale, se pari eshte nje qytetare qe ecen me turmen, shikon, reagon,  do  te shpertheje por nuk mundet prandaj bene monolog. Ky monolog e  vrete. Me shume dhembje me poston nje  shkrim  te gjate qe bene fjale per apologjine e Frashellinjeve,  Abdylit, Naimit, Samiut, te cilet zene  vend ne moralin dhe ndergjegjen e kombit tone ashtu si  si Gete ne Gjermani, Hugo ne France, apo Shekspiri  ne Angli…

Me shkruan se  me 25 Maj 2013, ishte ne  Frasher, ne perkujtimin te  167 vjetorit te  lindjes se Naimit… Prof. Alfredin e  trishton  indiferrentzmi I qeverise ecila  shkaterroi gjithë vlerat historike dhe ekonomike te Shqiperise. Shteti  punon kunder Shqiperise, kunder Rilindesave tane, shkruan ai.  Une jam plotesisht me Prof. Alfredin qe thote se  konkretisht ne  veprimtarit  shqiptare vete perfshirese atdhetare-kultirore dhe shkencore gjate ketyre 22 viteve te tranzicionit nuk ka shkelur  ne Frasher asnje minister. Cdo gje shkon drejte renimit, po rrenohet muzeu  I Frashellinjeve, pa dyshim, kjo eshte edhe  deshira e qarqeve te caktuara keqdashese  greke, te cilet me 6 Maj te vitit 1914 dogjen 318 shtepi ne Frahsher…

Prof. Alfredi, jeton mes  popullit tone, ai eshte shume I ndjeshem ndaj rrenimit te tejzgjatur. Une dhe Prof. Alfredi, ndiejme  dhembje per shuarjen e  gjithë atyre ndermarrjeve dhe istitucioneve te  naftes dhe  gjeologjise te cilat I jepnin gjake Shqiperise.  Ai cdo vit shkon ne Frasher  te Permetit per nder te  Rilindasave  Frasher. Ai nderon Shqiperine.  Muzeun e Frashellinjeve, Qeveria Demokratike,  e ka fshire nga memorja e kombit.  S’ka me roje qe te kujdeset per te,  kurse rojet personale per Berishen  dhe per qeveritaret e tjere, jane shtuar si mizat… Keshtu, Prof. Alfredi,  mbytur ne trishtim  fundosur  ne sedile, belbezon vargjet e Naimit per Shqiperine dhe shqiptaret, dhe I rrjedhin lot…

Profesor Alfredi per më shumë se 50 vjetë ka zhvilluar pa ndërpreje një veprimtari të gjerë pedagogjike, kërkimore e shkencore, ka bërë studime e botime të shumta, brenda e jashtë vendit, ai ka  një kontribut të shquar në fushat e gjeoshkenave shqiptare.  Tani se fundemi Prof. Alfredi  ka shkruar dhe botuar nje liber te mrekullueshem, “Gjeomonumentet” ku  shkenca mplekset me  natyren,  kurse meditimi  pikon   dhembje.

Me gezon  dhe me le pa mend energjia e madhe e Prof. Alfredit… Ka plote  njerez te zgjuar  ky vend bere me kujdes  nga Zoti, po si eshte puna qe qeverite, radhe-radhe, bejne sikur nuk I shikojne?  Prof. Alfred Frasheri,  nuk ka nevoje per qeverite, qeverite kane nevoje per te. Ky  personalitet I shkencave te gjeologjise Shqiptare  eshte I pa zevendesueshem. Ai ka dicka nga Frashellinjte. Pasardhesit tane  me siguri do ndertojne atje ne Frasher te Permetit Muzeun e Shqiperise,  me te madhin,  me te larte se minaret e Stambollit, dhe me  solemn se Akropili I Greqise. Shqiperia fillon atje ne Frasher te Permetit, me Frashellinjte.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Collaku, Prof. dr. Alfred Frasheri

PËRPJEKJET “INTELIGJENTE” NË KËRKIM TË NJË SOVRANI KARIZMATIK?

August 8, 2013 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/

Ata që sot e kësaj dite janë nostalgjikë ndaj sistemit të njëmendjesisë do mëtojnë ta shpjegojnë atë batutën dedikuar jevgut, e cila duket pak a shumë kështu: “Që ma shave mamanë, ma shave, që ma shave sojin, ma shave, që m’i shave të tërë, m’i shave, që ma shave toptan jevgërinë, ma shave, që ma shave kasollen, ma shave, që ma shave kalin dhe arabanë, ma shave, që m’i shave kalamajtë e uritur e të palarë, m’i shave…, dhe unë kurrën e kurrës nuk të bëra as për faj, as për turp e as për trap…, i hakërrohet jevgu komunistit, por ama,  kur më shave për ngjyrën e lëkurës sime, nuk durova dot…  Për këtë nuk nuk të fal kurrë, o pederast, o rezil, o bir rrospie…, kishte dalë prej binarëve, me të drejtë, jevgu ynë shumë i nderuar dhe gjithsesi i respektuar.

Hokatarët mund të thonë se kjo batutë sot paksa lakohet më ndryshe dhe më “allafrënga”… dhe lexohet kësisoj: (flet një simpatizant i një partie politike me një bastorexhi të Tiranës, të cilit hiç fare nuk i ha palla për politikë a parti). “Se m’i shave rilindësit, m’i shave, se ma shave Skënderbeun, ma shave, seç më the se ai pak fliste shqip, më the, se ma ofendove nënën Terezë, ma ofendove, se m’i shave të tërë, m’i shave, se më the “zhvishu”, më the, se ma shave surratin, ma shave… Të gjitha këto sharje nuk i mora si punë me “qeder”, por ama kur ma shave lidershipin e partisë, thashë se kam me ta q….mamanë.., ti trap hamami”? Eh, ç’e gjeti këtë…, më thotë nip Rexhepi nga Stambolli. Për këtë arsye e do puna të themi dhe një përrallë të Ezopit, dedikuar “Zotit dhe bretkosave”!

“Në një pellg me ujë mbretëronin bretkosat në zhegun e verës… Këndonin ato pa pushim gjithë ditën e ditës dhe kënaqeshin duke u mërzitur. Një ditë e kishin  lutur Zotin që t’iu çonte  një mbret. Dhe në rastin e parë, Zoti u hodhi bretkosave një trap… Një palo mbret. – Ja, u tha Zoti bretkosave, ky është mbreti juaj… Bretkosat u kënaqën për këtë mrekulli dhe filluan të rreziteshin mbi trapin e butë. Ato hidheshin shpesh në ujin e papastër. Ngaqë e pyesnin trapin se çfarë duhet të bënin, e trapi si rrjedhojë nuk u jepte përgjigje. Bretkosat gëzuan kështu një liri marramendëse, saqë formuan edhe korin e tyre “UAK”. Por me kalimin e kohës, mërzia trokiti në derë. Bretkosat, si duket, filluan të mos e pëlqenin gjendjen pasive të ‘mbretit’ dhe filluan ankesat. Për këtë arsye, kryepari i bretkosave i bëri Zotit një lutje tjetër për një mbret më dinamik dhe më kompetent. Zoti emëroi mbretin e dytë të bretkosave. Këtë radhë një gjarpër… Gjarpri, i cili ishte i vjetër në moshë dhe kishin filluar ta linin veshët, irritohej pa masë nga kori “UAK” i bretkosave. Ai nuk paralajmëronte askënd, por kollofiste me rastin më të parë çdo bretkosë që guxonte të çilte zërin. Kështu, bretkosat filluan dalë-ngadalë ta kuptonin këtë strategji dinake dhe diskutonin në heshtje me njëra-tjetrën se si të dilnin nga kjo diktaturë gjarpërore… Edhe nga ky mbret nuk ishin të kënaqura dhe kërkuan të tretin mbret! Por Zoti, si duket, s’kishte kohë të trajtonte kërkesën e tyre për një mbret të ri, pasi maksimumi ishte vetëm dy mbretër gjithsej. Bretkosat u përgatitën që të jetonin nën sundimin e mbretit të ri, i cili kollofiste nga një, sa herë dëgjonte një zhurmë të vogël. Në këtë mënyrë, bretkosat që atë ditë e sot, vazhdojnë përpjekjen e tyre legjendare për një mbret të ri, i cili nuk dihet se kur do të vijë… dhe përse duhet të vijë”!? përfundon Ezopi i urtë.

Që lexuesit të mos e humbasin “durimin”, unë do mëtoj që me përrallën e Ezopit të mos ndërtoj asnjë identifikim a paralelizëm me “njerëzit” e moderuar këtej trekëndëshit politik të Gadishullit Ilirik, të cilët sivjet kujtojnë 100-vjetorin e shtetit të tyre londinez…, njerëz që kishin jetuar e mbijetuar në anarki, në kohërat e terrorit a diktaturës dhe së fundi në vaktin e ndërkalimit shqiptar. Babai im, duke kujtuar ato kohëra, pos të tjerash, na shpjegonte edhe këtë histori të shqiptarëve:

Keq me anarki e keq pa anarki, keq me kanun e keq pa kanun, keq me mbretëri e keq pa mbretërinë e  Ahmet Zogollit, keq me diktaturë e keq pa diktaturën e Enver Hoxhës (i cili dikur kishte asgjësuar profesionin e avokatit),  keq me demokratë e keq pa to, akoma më keq pa Sali Berishën, keq me socialistë e keq pa socialistë, akoma më keq pa Fatos Nanon dhe Edi Ramën, keq me këtë parti e keq pa këtë parti, akoma më keq pa lidershipët e saj, keq me kope delesh që nuk japin qumësht, e keq me dele me qumësht që nuk guxon t’i mjelësh…, keq me çoban e keq me një të tillë që kopenë e cjapeve, në vend që ta çoj të kullosë, e çon në gojën e uritur të ujkut…, e tjera të këqija të vogla a edhe të mëdha. Parashtrohet pyetja se ç’u duhet shqiptarëve të ballafaqohen me gjithë këto të këqija. A mos vallë, shqiptarët kokë e këmbë janë “të abonuar” (parapaguar) që të lodhen e të rraskapiten me këso ndryshimesh sistemesh e “mbretërish”, me lëvizje qeverish, me “zhvendosjet e tyre kunj më kunj”, njëherë në prehër të nënës a edhe në prehër të njerkës!?. A nuk u “ngopën” me disfata e fitore, qofshin ato të kurdisura, të sajuara a edhe të merituara? Eh, vetëm një dreq mund ta dijë këtë mesele.

Çuditërisht, shqiptarët asnjërin prej këtyre sistemeve nuk e deshën, nuk i deshën as kryeparët e tyre, ca për arsye se nuk i kishin për zemër, ca të tjerë nuk i kishin për huji, kishte edhe do njerëz të cilët ishin aq shumë të ekzaltuar nga çallami dhe të mirat e pushtetit sa nuk donin as të dëgjonin për mbret, po qoftë ai të ishte edhe…!? Ata nuk e deshën as Ismail Qemal Bej Vlorën, as Nolin, Fishtën, Faikun e Mit’hatin…, ata nuk e deshën as mbretin Ahmet, i cili në vaktin kur jetoi, sa do pak, Shqipërisë i solli aristokraci politike dhe mediatike, nuk e deshën as doktorin gjegjësisht kryeministrin në detyrë, pavarësisht se ky ndërtoi “Rrugën e Kombit”, nuk e deshën as Mejdanin, as Mojsiun e Bamirin, as Nishanin pavarësisht se ishin katolikë, ortodoksë, myslimanë, bektashinj, toskë a gegë…, ata nuk e duan as Edi Ramën, pa dallim se ky i fundit qeverisë së re do t’i sjellë gjashtë femra ministresha, nuk e duan as burrat e Kanunit, sepse ai përgjithmonë e shembi atë kështjellën e shovinizmit mashkullor shqiptar. Unë habitem me atë inatin makabër dhe trishtues të tyre, unë habitem me atë filozofinë e shqiptarit që cili me shumë “kollajllëk” u gjunjëzohet paragjykimeve të ndryshme.

Po ku do ta gjejnë shqiptarët atë sovran me reputacion të lartë politik, por edhe me karizëm! Me këtë higjienë cerebrale që e kanë, me këtë fjalor nënçmues, me etiketime, si për shembull: lesh, tradhtar, obskurant, recidivist, antikokombëtar, katundar malok, shehërli sehirxhi e sherxhi dhe gafe e zhargone të tjera, toptan këto pjellë të asaj neverie a dufi të akumuluar ndër shekuj…, me këtë mospërfillje të mendimit ndryshe, nuk besoj se ndonjëherë do e gjejnë. Nëse e kanë për njëmend, atëherë fillimisht do të duhet  t’i shtrohen një “dialize politike”, mandej politikës së tyre do të duhet t’i bëhet një redaktim gjuhësor dhe (ri)redaktim akademik, thjesht intelektual dhe profesional…, do të duhet t’i nënshtrohet një rishikimi dhe analize serioze, sidomos tani kur bëhet fjalë për raportet e reja opozitë-pozitë e të tjera analiza! Nëse kjo nuk do të bëhet, atëherë shqiptarëve do t’u “merret e drejta” e përpjekjeve të tyre “inteligjente në kërkim të një sovrani karizmatik”! Mos dhëntë Zoti, që politika shqiptare të vuajë nga diagnoza e ashtuquajtur: “Ambivalenca (ndasia) patologjike e paradoksale gjegjësisht konflikti i dyfishtë emocional dhe racional”. Fatkeqësisht, psikiatrit thonë se kjo sëmundje nuk kurohet dot kollaj. Tekembramja, shqiptarët nuk janë bretkosa të Ezopit, nuk janë as pleshta të At Gjergj Fishtës e as inatçinj të papërmirësueshëm të Fan Nolit a edhe të Konicës! Po qe se na del e kundërta, atëherë shqiptarëve u mbetet të “kërkojnë ngushëllim” në atë thënien e Gjergj Metës nga Tirana, ku, pos të tjerash, thuhet: “I vetmi shpëtim nga kjo katrahurë, është ajo fjala që shkon në mort, ajo fjala e PRANISË, ajo që nuk nxjerr tinguj, por flet duke ngushëlluar”! Seç ç’shtet, ç’qeverisje e çfarë sovrani e sovraniteti u duhet shqiptarëve, unë nuk e di dhe as që mund ta di!

Duke e përfunduar këtë vështrim, po parafrazojmë një mençuri shkodrane: “Me sa duket ne mbetemi viktimë e përhershme e së vërtetës, si gjithmonë, që durojmë kur duhet ngutur, e ngutemi kur duhet duruar, luftojmë dhe bëjmë zhurmë, kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë heshtur, kur duhet thënë ‘açik’ fjala…”

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fadil Lushi, karizmatik, ne kerkim te sovranit, perpjekjet inteligjente

KUKESI IA DOLI, KUALIFIKOHET ME 10 LOJTARE

August 8, 2013 by dgreca

Urime Kukësit se po shkruan një faqe nderi në historinë e futbollit shqiptar në kupat e Europës, duke u ngjitur ne elitën Europiane!/

Ka ndodhur mrekullia në shtëpinë e ukrainasve të Metalurg Donjeckun, kuksianët e Dungut dhe të Starovës, janë kualifikuar edhe pse kanë luftuar me 10 futbollistë në 16 minutat e fundit të ndeshjes(plus 3 minuta shtesë) pas nxjerrjes me karton të kuq të Malindit nga gjyqtari i ndeshjes, turku Yildirim. Duket se tashmë ekipi i Cungut dhe Starovës nuk është rastësisht në garën e Ligës së Europës. Mendohej se në shtëpinë e ukrainasve të Metalurg Donjeckut Kukësi do ta kishte tepër të vështirë për të përsëritur atë c’ka arriti të firmosë në Qemal Stafa një javë më parë, por djemtë e Cungut dhe të Starovës, ia kanë arritë të sigurojnë kualifikimin, duke i mposhtur radhazi kundërshtarët e Flora Talin, Sarajevo dhe së fundi Metalurg Donjeckun e Ukrainës.
Udhëtimi i Kukësit drejt Ukrainës u shoqërua me shpresën se kualifikimi nuk ishte as i lehtë, por as edhe i pamundur. Rezultati 2 me 0 në Tiranë ishte një investim që mbillte shpresë dhe ashtu ndodhi në fushën e lojës. Edhe pse ekipi vendas e ka kërkuar shumë fitoren dhe ka ushtruar pressing, e ka arritur që në minutën e 27 me Dimitrov fitoren minimale 1:0, po nuk kanë mundur që të bëjnë më shumë se aq. Presingu i vendasve ka qenë i madh, por Kukësi me në krye portierin Halilaj, ka përveshur mëngët dhe i ka zmbrapsur me sukses sulmet e vendasve të uritur për të barazuar rezultatin. Vecanërisht 16 minutat e fundit kanë qenë minuta ferri për arsye se Kukësi është ndëshkuar dhe është detyruar të luajë me 10 lojtarë pas nxjerrjes jashtë loje ët Malindit në minutë e 74.Gjithësesi ia arriti.Pra ndeshja përfundimisht u mbyll me rezultatin 1:0 për Metalurgun, por duke qenë se Kuëksi e pat fituar ndeshjen e parë 2:0, ai do të vazhdojë garën në Ligën e Europës.

Urime Kukësit se po shkruan një faqe nderi në historinë e futbollit shqiptar në kupat e Europës, duke u ngjitur ne elitën Europiane!

Ekipet luajtën me këto formacione:

METALURG-KUKESI 1-0 (0-2)
Golat: Dimitrov 27′
METALURG: Pankiv, Checher, Polioviy (Daniel 84′), Priyma, K.Mkrtchyan, Nelson (Alex 59′), Lazić, Makridis, Dimitrov, Nasonov (Golaydo 69′), Júnior Moraes. Trajner: Volodymyr Pyatenko
KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Peqini, Malota, Progni, Malindi, Allmuça (Mziu 90+7′), Alikaj (Popović 69′), Karabeci, Hoxha (Manuka 81′). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: B.Yildirim, S.Gencerler, E.Kan (Turqi)
Kartonë i verdhë: Nasonov 67′ / Karabeci 35′, Malindi 66′, 74′, Halili 87′, Manuka 90+3′
Karton i kuq: Malindi 74′(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Sport Tagged With: kualifikohet, Kukesi ia doli

Historianet italiane:Epiri, që është nga trashegimia Iliri

August 8, 2013 by dgreca

CFARË ËSHTË “KRONIKA” UDHËTIMIT PËRTEJ ADRIATIKUT” PËR RRUGËT QË NDËRTHURESHIN NË ANTIKITET/

NGA GËZIM LLOJDIA*/

1. Epiri, që  është nga trashegimia Iliri/

Është shkruar fjalë për fjalë:” Kronika e  udhëtimit përtej Adriatikut” duke qëmtuar të dhëna historike nga Enciklopedia   arti  i lashtë supplement II (1971).

Thëniet janë për Epirin .  Epiri, që  është nga trashegimia Iliri dhe ka vazhduar të ketë marrëdhënie të ngushta me provincën fqinje, duke filluar me rrjetin rrugor thuhet në këtë pjesë.

2. Boshti kryesor është Egnatia

Sipas fakteve historike aty shkruhet për rrugët që ndërthureshin në antikitet dhe më vonë. Boshti kryesor është Egnatia e cila vazhdon deri Traki arriti në Bizant, dhe ka edhe një numër të rrugëve dytësore, të tilla si rruga bregdetare kalon nga Scodra dhe Lissus dhe kalon nëpër Dyrrhachion(Durrës) Apoloni, Aulon, ​​Orikum, Sarandës, ose si rrugët që lidhin  Apoloninë dhe Antigonesë apo Bylis ,Dodona, Thesalisë. Autorët e provincave romane sjellin detaje mbi rrugët tokësore .Sipas autorëve :Këto rrugët tokësore janë integruar edhe me një sistem të rrugëve,të dy detet Adriatik dhe më lartë, të cilat janë duke u hetuar me vëmendje në rritje. Në këtë rajon malor në mes të Gjirit të trungut dhe me kursin e poshtme të lumit Aous, dendësia e popullsisë nuk kishte qendra shumë të rëndësishme. Më të shumta ishin ato që ndodhen përgjatë bregdetit.

Aulona,thonë autorët ishte  ​​ndalesë e rëndësishme në një ishull në gji si :Sason,(Sazani) dhe Onchesmos, e cila është goja nga  deti i qytetit më të madh të, Phoenike, Buthrotum, shpërndarës i madh i trafikut detar është nga toka, ku u ngritën edhe vila të tilla si Penthouse, Kassope (v.), ne një pozicion dominues mbi Gjirin e trungut dhe në det të hapur.

Përveç rrënojat e Butrintit (dhe Nikopoli (ne duhet të kujtojmë Phoenìke (Finiqit) janë nga periudha Romake janë  disa pjesë të mureve  dhe rinovimi i skenës së teatrit, përveç (Thesauros) agora të periudhës helenistike.

Si një vazhdim të qytetit perandorak ai  u shtri në këmbët e malit ku janë ndërtuar nga Justiniani, ndër të tjera, një bazilikw.

Në gjirin e vogël Gramata,( kepi midis Acrocerauno), kishte një gurore të rëndësishëme, me pamje nga deti,e cila ishte përdorur në mes të shekullit të gjashtë, P. erës sonë dhe III pas Krishtit. Në muret shkëmbore të gjirit ka mbishkrime të lashta  ku ishin gdhendur nga marinarët .

3.Oriku

Alberto Gitti te Enciclopedia Italiana ( viti1935) shkruan kështu për Orikun:

ORICO (‘Ωρικός ose’ Ωρικόν, Orâcus dhe Orâcum). – Qytet i rëndësishëmdetar i Epirit, sot Eriko në Shqipëri. Sipas traditës, u themelua nga Eubeesi, i cili, pas kthimit nga Trojës, u vendosën atje nga një stuhi, sipas Pliny, megjithatë, ishte një koloni e Colchis. Pikë e rëndësishme strategjike për komunikime midis Greqisë dhe Italisë, ishte shpesh në fushën e veprimit tëluftërave të mëdha, të tilla si të ndryshme romake-ilire, të parë dhe të tretë,maqedonase dhe sidomos lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut. Gjatë dimrit të 48 të. C.  Ka vuajtur shumë dëme. Ishte një koloni romake gjatëperandorisë dhe u restaurua e zbukuroi Atticus Herodit.

Në këto “kronika” udhëtimit përtej Adriatikut, përkushtimi vjen nga Apolonia, Bylisi, Brindisi, Tarantos, por edhe nga Pontus.

Ndër emra të njohur, ka nga ata të Pompeit. Pak qytete në brendësi të shumta, ndër të cilat ne kujtojmë, në pellgun e lumit Aous të, Billys në bregun e djathtë dhe Amantia (qendra e një rrethi të minierave) në të majtë, në turmë Aous  e njëjta dhe dell ‘Elaeon, Antigonea).

Orakulli i lashtë i Dodonës, sipas Straboni,  në kohët romake e kishte  humbur shumë rëndësinë e saj, pavarësisht ndërhyrjeve të ndryshme në shenjtëroren e Zeusit (para Paolo Emilio, thuajse tre shekuj pas Hadriani) dhe një teatër, faqe që u kthye në lavdinë e mëparshme. Kultura artistik  e krahinës është dokumentuar kryesisht në Butrint, ku ata gjetën, ndër të tjera, skulptura neoattiche (ky është nënshkrimi i Sosicle të Athinës) dhe portretet e moshës perandorake, dhe Amantia (statujat dhe relieve të traditës) .

*Master. Anëtar i Akademisë  Evropiane te Arteve.Autori ka qenë Drejtor i Parqeve arkeologjike të Vlorës

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Epiri, Gezim Llojdia, Historianet italiane, qe eshte nga trashegimia Iliri

Brukseli nuk e konfirmon marrëveshjen për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë

August 8, 2013 by dgreca

Maja Kocijancic, zëdhënësja e Catherine Ashton, tha se Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë/

Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefës për politikë të jashtme, Catherine Ashton e cila ka ndërmjetësuar takimet e kryeministrave të Thaçi e Daçiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj teme.
“Ende nuk ka ndonjë lajm për pranimin e marrëveshjes. Ne shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë shkurtimisht Kocijançiq.
Një ditë më parë, delegacioni kosovar për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte thënë se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjës, ndërsa pala serbe ka kohë deri sot.
Marrëveshja është që pala kosovare të marrë kodin ndërkombëtar, +383, ndërsa për këtë të aplikojë një prej vendeve anëtare të BE-së.
Mediat kosovare sot kanë raportuar se marrëveshja është arritur pasi edhe delegacioni serb është pajtuar për këtë gjë, por kjo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: mes kosoves e Serbise, Nuk ka marrveshje, per telekom

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT