Drita Siliqi, age 80, passed peacefully on August 5, 2013. She was the loving wife of the late Albanian intellectual: poet, literary critic and publisher, Drago Siliqi. Drita is survived by her two daughters and their families: daughter Darina Siliqi Demiri, husband Arben Demiri, their two daughters Lora Demiri Carlessimo and Stella Demiri, her great-son-in-law Robert Carlessimo and two great-grandchildren, Adriano Carlessimo and Alessia Carlessimo; and daughter Laura Silqi Konda, husband Gjergj Konda and their two sons, Tedi Konda and Martin Konda. She is predeceased by her parents Athanas Shundi and Kaliroi Shundi and her sister Angelina Shundi. Drita dedicated her life to raising her two daughters by herself and to honoring her husband’s legacy. She was a professor, magazine editor, and translator. She edited and published her husband’s complete works. Visitation will be held Thursday, August 8, from 5 – 8 pm at National Funeral Home, 7482 Lee Highway, Falls Church, VA. Funeral services will be held Friday, 11 am, at the funeral home. Share a memory at NationalFH-MP.com
Archives for August 2013
Arkitektëve në Kosovë,tentimet për ndasi dhe procesi i Licencimit
Nga arkitekt Ylber Vokshi-Ylli/Prishtine/
E çuditshme mu duk komunikata për opinion se me 4 korrik u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm i Asociacionit te Arkitekteve te Kosovës,u shkarkua kryesia aktuale e AsAK dhe u zgjodh kryesia e punës. Nga një foto e postuar në internet shoh disa njerëz (arkitekt) se si po rrinin në këmbë,pas disave të ulur e qe mbanin një tubim,kjo foto tmerrësisht më irritoi,ajo më kujtoi se si bëheshin “grusht-shtetet” në Amerikën Latine në vitet shtatëdhjeta të shekulli të kaluar. Athua në cilat kohëra jemi duke jetuar,a po kthehemi në kohen kur janë lejuar këto “puqe”,apo po e rrejmë vetveten se jemi duke jetuar në demokracinë e proklamuar të shekullit 21. Këto “Komunikata “ më kujtojnë kohërat e kaluara të rinis time kur kemi qenë të detyruar të jetojmë,ku partia ka vendosur gjithçka për mirëqenien tonë.
Një grup i arkitektëve organizon një “mbledhje” dhe e vet shpall in-ekzistentë një institucion i cili u zgjodh në mënyrë legjitime nga shumica prej neve arkitekteve prezent në atë Kuvend të tetorit 2008. Kryesia e re ato vite kishte potenciale pozitive për punë në kushte të vështira,pa financim institucional,pa lokale etj. Kërkohej punë në baza vullnetare,por ata arritën së paku të fillojnë të afirmojnë profesionin e Arkitektit në shoqërinë tonë,gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë. U angazhuan që zëri ynë të dëgjohet edhe jashtë Kosovës,me anëtarësim në Unionin ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA) dhe disa organizata tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
A e dinë këta zotëri se çka donë me thanë “u shkarkua Kryesia e Asociacionit te Arkitekteve te Kosovës”,në cilat argumente u bazua ky veprim,në cilën bazë ligjore u bazua ky veprim,a po llogarisin ata se kjo e qon tërë komunitetin e arkitektëve në ANARKI,ndoshta pas një kohe i teket edhe ndonjë grupi tjetër të vet-shpall veten, si vepruan këta me 04 Korrik,kur e mbajtën “Kuvendin e jashtëzakonshëm të asociacionit te arkitekteve te Kosovës”. Kush po iu jep instruksione këtyre,si po i kanë llogaritë,si pa njohuri elementare në rregullat ekzistuese juridike veprojnë kështu,ku është qëllimi përfundimtar i tyre,cilat teori të konspiracionit (që vet i sajojnë) ata po donë me na servu…
Vepruan kështu duke harruar se vizioni dhe misioni i ynë si arkitekt është fisnik,i bazuar në artin dhe teknikën e ndërtimi dhe organizimit sa ma të mirë të territorit dhe jetës së një shoqërie. Ashtu ka qenë me shekuj,hulumtoni dhe kuptoni së paku historinë e njerëzimit. Këto veprime nuk i shkojnë për nder të profesionit të Arkitektit,i cili duhej të ishte Avangard e një shoqërie,ashtu është trajtuar gjithnjë,dyshoi se kjo vlen për shumicën e arkitektëve kosovar. Mos harroni se profesioni i Arkitektit duhet të mbes i shenjët,i pa ndikuar nga politikat aktuale pasi ne duhet të jem në shërbim të njerëzimit.
Nuk e përjashtoi mundësinë se AsAK aktual legjitim ka bërë gabime,një fjalë e urtë popullore thotë “kush punon gabon”. Por assesi nuk duhej të ishte shkas për të organizuar “puq” institucional. Ku është pushteti qendror Qeveria dhe MMPH me MAP, të cilat kanë fuqi ligjore të parandalojnë dhe të ndalojnë këto veprime destruktive të një grupi të arkitektëve kosovar në stilin revolucionar të shekullit XIX. Nuk i Nevojitën Kosovës këso ndasi në mes të “ekspertëve” me titull Arkitekt të cilët janë çmuar në të gjitha shoqëritë e civilizuar,ashtu edhe ka qenë në Kosovën e para vitit 1999 përkundër numrit simbolik të tyre. Së fundmi sjelljet e tyre në profesion dhe shoqëri i obligon edhe KODI Etik i tyre,të cilin shumë pak arkitekt të Kosovës e njohin dhe e respektojnë.
Si një nga arkitektët e pakët të gjeneratave të “vjetra” i cili me kujdes kam marr pjesë dhe i kamë përcjell të gjitha zhvillimet në asociacion nga viti 1978,(që 35 vite),mundem të them lirisht se tërë kohën është punuar në baza vullnetare,prandaj efektet e punës së arkitektëve kosovarë dhe ndikimi i tyre në shoqërinë me dekada ka qenë i margjinalizuar. Ashtu është duke ndodhur edhe në vitet e pas luftës. Kishte kërkesa realiste,nga ana e shumicës së arkitektëve,që të zhvillohet shoqëria kosovare ashtu si e kërkojnë rregullat ndërkombëtare në fushën e arkitekturës,urbanizmit dhe planifikimit hapësinor,aty ku arkitektët janë të thirrur të kontribuojnë ma së shumti pasi për atë duhej të ishin të kualifikuar,por ata u injoruan !.
Por çka ngjet pas vitit 1999,arkitektët u dirigjuan dhe u nënshtruan nga politik-bërja,vendimmarrësit kosovar dhe grupet e ndryshme të interesit, u “dhunuan” që ketë profesion të shenjët dikur,ta degradojnë në ekstrem të pa para në shekujt e kaluara në këto territore. Kthehuni kah realiteti,korrigjohuni,në demokraci problemet zgjidhen me dialog. Sa unë jam në dijeni,AsAK gjithnjë ka qenë i gatshëm që çështjet e hapura te debatohen,mospajtimet të shqyrtohen dhe të zgjidhen në mënyrë transparente së bashku,në frymën e ligjeve ekzistuese,në kuadër të institucioneve shtetërore,në mënyrë që të mos kemi këso veprimesh të pa kontrolluara si ka ngjarë në kohën e fundit.
Tërë ky “konflikt”filloi me fillimin e fazës përfundimtare të procesit të LICENCIMIT,atëherë kur MMPH ishte këmbëngulëse që të fillon procesin e licencimit, dhe njëkohësisht kontrollimin profesional të ndërtimit në Kosovë. Është për të përshëndetur ketë hap të Ministrisë,që pas shumë vite kërkohet rend dhe rregull dhe respektim i rregullave ligjore dhe teknike në ndërtim,nga ana e arkitektëve si dhe pjesëmarrësve tjerë. Ishin bërë përgatitje të mëdha me ndihmën e donatorëve të ndryshëm ndërkombëtar që e përkrahën procesin e licencimit.
Rrol të rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës e kishte AsAK aktual,i cili në tre vitet e fundit kishte rrol aktiv të cilin nuk duhet harruar,si po tentojnë disa. Me një përkushtim profesional të tyre filluan përgatitjet e domosdoshme dhe transparente për tërë procesin që duhet inkurajuar,e tërë kjo punë ishte bërë në baza vullnetare,pa pagesa.
E tani kur afati i parë i Licencimit ishte në fazën përfundimtare,kishte mbetur të realizohet vetëm faza e fundit e pyetjes së kandidatëve,të cilët kishin kaluar tërë procesin e vështirë të përzgjedhjes (selektimit),po lindin ndasitë! Duhet theksua si një nga pjesëmarrësi aktiv në proces,e kam çmuar punën e bërë në procesin e filluar të mundimshme të Licencimit,e kamë vlerësuar si hap të rëndësishëm të Ministrisë (MMPH) për të filluar me stabilizuar situatën kaotike me ndërtime në Kosovë. Ky procesi si asnjë herë më parë u përcoll me një profesionalizëm dhe transparencë të plotë,të pa parë në Kosovën e pas luftës.
Nga dikush u arrit të “bllokohet” përkohësisht procesi i licencimit,duke tentuar të anashkalohet vija institucionale,të cilën MMPH-ja uroj se do ta tejkaloi sa ma parë,duke ndërprerë tentimet për të vazhduar “loja”14 vjeçare me ndërtime,që është duke e shkatërruar sistematikisht dhe me qellim shtetin e ri të Kosovës.
Në fund më duhet edhe një herë të përsëriti mendimin e një arkitekti të madh se: ”Sistemet e ndryshme politike shkojnë e vijnë por profesioni i arkitektit mbetet si prijësetar (AVANGARDË) e të gjitha shoqërive të civilizuara. Arkitektin e vërtetë e dallon pos tjerash trimëria dhe sakrifica e jo ngarendja e verbër pas dikujt që punon keq”,ajo shumë arkitektëve në Kosovë ju mungon.
Ka edhe shumë çështje të hapura për tu diskutuar,si u theksuan në ndasitë–polemikat e këtyre ditëve,por këto duhet diskutuar së bashku ne arkitektët,duke respektuar vetëm rrugën institucionale,nëse dëshirojmë të kemi shtet funksional,edhe pse si duket disave nuk po iu përshtatet kjo rrugë por që është e vetmja alternativë, tjetër nuk ka.
Prishtinë, Gusht 2013, arch. Ylber Vokshi-Ylli, arkitekt i pavarur-ylberv1@yahoo.com
Labinot Bytyqi shqiptari që synon të rilindë Detroitin
* Solaborate, një rrjet i ri social superior ndaj Google dhe Facebook-ut
*“ Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndani mes jush (share) informacionet ose të lidheni në rrjet me të tjerët, por ju nuk mund të bashkëpunoni dot me to në kohë reale.” , Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO, i Solaborate.
Shkruan: Rafael Floqi /
Ata i kanë menduat të gjitha por jo vetëm kaq. Ata mund te jenë nesër sipërmarrësit e Google , Facebook-ut apo të këtyre të dyjave së bashku, të paktën versioni i tyre beta i kësaj faqe të veçantë interneti , që tingëllon si bashkëpunim e vërteton. Quhet Solaborate dhe nënkupton Colaborate.
“Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndani mes jush (share) informacionet ose të lidheni në rrjet me të tjerët, por ju nuk mund të bashkëpunoni me to në kohë reale.” , pohon Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO, President i Solaborate. Kjo ishte ideja e djaloshit kosovar sot e realizuar, por që mund të revolucionarizojë gjithë botën e mediave sociale.
Por nga ideja deri në fazën e sotme ka kaluar shumë punë. Labinoti ka ardhur nga Kosova në SHBA në vitin 1999, ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm për “Computer and Information Science”. në George Fox University dhe ka punuar në industrinë e teknologjisë, duke u shërbyer klientëve si : Microsoft, Apple, Google, Facebook, HP dhe Intel. Ndërsa në PSA ai ndjeu se industria kishte nevojë për një vend të posaçëm ku profesionistët e teknologjisë dhe kompanitë mund të promovonin më mirë produktet dhe shërbimet e tyre, ndërkohë që bashkëpunonin online në kohë reale”. Dhe vlerësimet nuk munguan. Kompania kohët e fundit mori çmimin “Best Show” në Konferencën WebRTC dhe për Expoindustry për punën e tyre për një faqe të dedikuar për profesionistët e teknologjisë.
“Nuk më ndodh shpesh që kur shoh një demo të teknologjisë së lartë që më bën të them “uau “. Por unë jam e impresionuar me të vërtetë me atë që kam parë deri tani me Solaborate, platformën më të re të rrjeteve sociale” kështu e fillon shkrimin e saj. Eileen Brown një specialiste, për Social Business botuar në portalin ZDnet më 30 prill 2013.
Solaborate është e para platformë e rrjeteve sociale e dedikuar për profesionistët e teknologjisë. Dhe kjo iu lidh telat dhe iu shtyp butonat e duhur të gjithë atyre që janë të dhënë pas teknikës. Edhe pse tani ende në beta, Solaborate mundëson profesionistët e teknologjisë dhe kompanitë për t’u lidhur, bashkëpunuar dhe krijuar një ekosistem rreth produkteve dhe shërbimeve të tyre. Në fakt, qëllimi i mediave sociale është t’i kthejë klientët në vullnetarë të ushtrisë së marketingut dhe Solaborate bën pikërisht ketë. Ajo iu siguron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjete të drejtpërdrejta dhe shërbime për të bashkëpunuar në kohë reale – si brenda dhe jashtë vendit – dhe për të zgjidhur problemet e biznesit. Varianti i saj Beta që u njoftua në Los Angelos u lançua së bashku me njoftimin sipas portalit Marketwired dhe Wall Street Journal se kompania kishte marrë më shumë se 1 milion dollarë financime falas nga dashamirës (angels) dhe investitorë individualë.
“Deri tani produkti është në Beta private dhe së shpejti, pohon Labinoti, do të ketë mundësi të jetë në Beta publike. Ai pohon në Chat drejtpërdrejt ne ALBTVUSA se Solaborate brenda dy javësh do të jetë gati për sistemin operativ Android, çka do ta bëjë këtë platformë më të përhapur madje në çdo xhep”.
” Me vështrimin e parë, platforma është e ndërtuar nga fillimi për të mundësuar bashkëpunimin midis kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale të tilla si : LinkedIn, Facebook, Google dhe Twitter.
Ajo është ndërtuar në Microsoft Windows Azure në renë informatike, Cloud, duke përdorur HTML5, WebSockets, dhe protokollin WebRTC për komunikim në kohë reale.
Por çlidhje ka kjo me Detroitin? Ekipi i ri i Solaborate mendon se “Qyteti i motorëve” mund të bëhet shpejt qyteti i teknologjisë.
“ Hapja e një zyre në Detroit mund të provojë dobinë një terren dhe mund të shërbejë si testimi për fillimin, dhe gjithashtu mund t’u ndihmojë profesionistëve të rrjetit që të rriten dhe t’i sjellin kompanitë e tyre në qytet. “Solaborate do të jetë një mjet përshtatje dhe do të sjellë lehtësi të madhe për komunitetin e teknologjisë në rritje në Detroit,” thotë Edi Demaj i cili punon në Detroit dhe është pjesë e Ekipit të Solaborate.
“Ne jemi duke punuar për t’u lidhur me kompani të tjera të teknologjisë në Detroit që të rrisim praninë tonë.” Kompania është aktualisht në kërkim për të mbledhur sa më shumë para, dhe do të duam të jemi partnerë me investitorët në Michigan dhe Detroit.” Edi ishte i pranishëm në TV e Shqiptarëve të Amerikës për një apel jo për ndihmë, por për të investuar drejtuar biznesmenëve shqiptarë.
Nga ana teknike Solaborate do t’i tërheqë profesionistët e teknologjisë për shkak se ajo u mundëson atyre që të postojnë pyetje, të bëjnë share, të shkëmbejnë dokumentet dhe prezantimet, të zhvillojnë chat, video-konferenca, dhe të sigurojnë praktikat më të mira, të gjitha këto brenda platformës së projektuar ekskluzivisht për ta. Platforma u mundëson përdoruesve që të lidhen me njeri tjetrin të zbulojnë, të ndjekin dhe punën e profesionistëve të tjerë të teknologjisë, si dhe kompani produkte dhe shërbime. Ata gjithashtu mund të hyjnë në kërkimin e njohurive, dhe të aplikojnë për punë dhe të kenë mundësitë, të sigurojnë komente, t’ia parashtrojnë publikut produktet e tyre për t’i parë, dhe shumë gjëra të tjera.
Karakteristikat kryesore të platformës përfshijnë:
• video chat- një-me një dhe në grup me klientët, ekspertët dhe përfaqësues të produkteve, etj, pa pasur nevojë për shkarkuar software apo plug-ins pasi bazohet në WebRTC.
• Ajo i lejon mundësinë publikut të krijojë, dhe shohë një pjesë të produkteve dhe shërbimeve
• Ajo krijon mundësi të anëtarësohen ose të zhvillojnë grupet përdoruesish, ku ata mund të shkëmbejnë përmbajtjen dhe të marrin pjesë në diskutime.
Solaborate u themelua në vitin 2010 dhe ka selinë e saj në Los Angeles, në Kaliforni. Themeluesi dhe CEO i Solaborate, Labinot Bytyqi nga Kosova ka ndërtuar një ekip prej mbi 18 vetash për të hartuar dhe zhvilluar Solaborate në Shkup, Maqedoni, me një ekip të fortë prej shtatë vetash në Prishtinë, Kosovë përgjegjës për testimin e produktit. “Po përpiqemi të shtrihemi dhe në Shqipëri, thotë Labinoti, me te cilin komunikuam në chat me Solaborate.
“Platforma , shpjegon djaloshi tjetër kosovar nga Michigani Edi Demaj, i cili ka mbaruar studimet për administrim biznesi dhe aktualisht punon në Detroit edhe si manaxher me kompaninë e njohur të huave të shtëpive “Quicken Loans “duket të ketë marrë të gjitha tiparet më të mira të LinkedIn, Facebook, dhe Google +, duke i shton disa nga veçoritë e zgjuara të veta. Por njësoj si ato platforma, Solaborate do të gjenerojë të ardhura nëpërmjet reklamave – duke mos i detyruar përdoruesit të paguajnë abonime mujore për të hyrë në faqe”. Edi vetë ka përfunduar studimet për drejtim biznesi shkenca politike në Ockland University dhe mban një master NBA në Walsh College në Michigan, dhe ai është ideatori i hapjes së zyrës në Detroit.
“Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndajnë informacionet ose të rrjetit me të tjerët, por ju nuk mund të bashkëpunojnë në kohë reale”, thotë Bytyqi. Chat Grupi përdor një teknologji të ndryshme me atë të përdorur nga Google + vegjët e saj. Ky software ofron atë çka kanë me te mirë e mediat sociale duke i çuar ato një hap më tej. Solaborate e bën më të lehtë për të share përmbajtje relevante me bashkëmoshatarët, kolegët, shitësit, dhe konsumatorët nga një platformë qendrore, duke ndërtuar një ekosistem rreth produkteve dhe shërbimeve të gjitha dhe përbën një vend të dedikuar për profesionistët e teknologjisë.”
Tani për tani, p.sh. LinkedIn i mungon aftësia për të lejuar përdoruesit e saj për të bashkëpunuar në kohë reale, gjë që sipas Bytyqit përbën një avantazh të Solaborate.
“Solaborate aktualisht përqendrohet veçanërisht në industrinë e teknologjisë, megjithatë në të ardhmen, planet e saj përfshijnë një lëvizje në industritë e tjera, thotë Edi Demaj. Testimi privat Beta tashmë ka arritur mbi 5000 përdorues dhe Solaborate është duke folur për një zyrë Detroit së shpejti.
“Ne kemi parë se sa janë miqtë tanë të pasionuar rreth Detroit për ta ringjallur qytetin , thotë Bytyqi. “Ne duam të jemi një pjesë e komunitet në rritje të teknologjisë.”
Detroit tashmë është ka shtëpi të mëdha për zhvillim aplikacionesh dhe rrjetesh sociale, duke përfshirë, me dhjetëra kompani të tjera nismëtare të teknologjisë. Amazon ka thënë se është në udhë për t’u vendosur në Detroit, dhe raportet e vitit të kaluar tregojnë rritjen e industrisë së teknologjive të reja aty. Hapja e një zyre në Detroit mund të provojë të dobinë dhe është një terren testimi për fillimin, dhe gjithashtu të ndihmojë profesionistëve të rrjetit që të zhvillojnë kompanitë e tyre në qytet. shkruante kohët e fundit portali Michipreneur.com . Ndërsa në numrin e saj të Nëntorit revista prestigjioze e fushës së biznesit “DBusiness” do të botojë nja artikull të gjatë për Solaborate dhe ndikimin që mund të ketë në zhvillimin e teknologjisë amerikane.
Për ta mbyllur do të thoja se “Linkedin është për njerëz që i njihni. Facebook për njerëz që i keni njohur. Twitter për njerëz që doni t’i njihni. Solaborate për t’i prezantuar mes tyre”. Nëse doni ta shijoni, kërkoni një çelës tek www.solaborate.com.
LUFTË E RE E FTOHTË NË MARRËDHËNJET MIDIS UASHINGTONIT DHE MOSKËS
Ne Foto: Presidenti Obama dhe Putin. Nuk duket se janë të kënaqur me njëri tjetrin/
Nga Frank Shkreli/
Presidenti Shteteve të Bashkuara, Barak Obama anulloi takimin e nivelit të lartë që kishte në plan të mbante në fillim të shtatorit me rastin e mbledhjes së nivelt të lartë të grupit G-20- të, vendeve më të industrializuara në Shën Petersburg të Rusisë, me Presidentin rus, Vladimir Putin. Anullimi i takimit midis dy udhëheqsve të lartë, u mor pas vendimit të Rusisë për t’i dhënë strehim të përkohëshëm politik prej një viti, amerikanit Eduard Snouden, i cili kohë më pare, në kapacitetin e tij si kontraktor me Agjencinë Amerikane të Sigurimit i dha medias, pa autorizim, informacione mbi përgjimet e fshehta të agjencisë për të cilën ai punonte, duke bërë publik programin e përgjimeve. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar atë për spiunazh dhe kërkojnë kthimin tij në Amerikë. Vendimi i Moskës për t’i dhënë strehim të përkohshëm prej një viti Eduard Snouden-it, zemëroi për së tepërmi Uashingtonin zyrtar. Senatorët nga të dy partitë kryesore të vendit i bënë thirrje administratës së Presidentit Obama që, jo vetëm që Z. Obama të mos takohej me udhëheqsin rus në shtator, si përfundim këtij vendimi për të strehuar Snoudenin, por edhe për arsye të një numër çështjesh të tjera në marëdhënjet ruso-amerikane, duke bërë thirrje që tu bëhet një vlersim i përgjithshëm marrëdhënjeve midis dy vendeve. Senatori demokrat nga Nju Jorku, Çarlës Shumer, së bashku me senatorin republikan Xhon Mekejn të shtetit Arizona, janë zërat më kritikë ndaj vendimit të Rusisë për t’i dhënë strehim të përkohëshëm Snoudenit. Senatori Shumer u shpreh me zemërim se,”Presidenti Putin po sillet si një shantazhist, i cili nuk meriton respektin që do t’i akordonte atij një takim i nivelit të lartë me udhëheqsin amerikan”. Ndërsa Senatori republikan Xhon Mekejn i bëri thirrje administratës Obama për, “një rishqyrtim themelor të marrëdhënjeve”, siç tha ai, “me Rusinë e Putinit”.
Gjatë një intreviste mbrëmë në programin televiziv të Xhej Leno të rrjetit NBC, Presidenti Obama tha se në takimin e Shën Petersburgut ai do të mbajë një qendrim të fortë ndaj Rusisë, duke akuzuar se autoritetet ruse mendojnë si gjatë luftës së ftohë dhe shpesh ata i këthehen mentalitetit të asaj periudhe. Këjo, tha presidenti amerikan, i takon së kaluarës.
Shtëpia e Bardhë, ndërkaq, duke arsyetuar anullimin e takimit midis Presidentit Obama dhe Presidentit Putin, në një deklaratë për mediat theksoi se, “pas një rishqyrtimi të hollësishëm të marrëdhënjeve amerikano-ruse, kemi ardhur në përfundimin se nuk është shënuar mjaftë përparim kohët e fundit në marrëdhënjet dy-palëshe me Rusinë, me qëllim që të mundësohet mbajtja e një takimi të nivelit të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha në një deklaratë, zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni. Ai shtoi, në deklaratën e tij se, vendimi i Rusisë për t’i dhënë Snoudenit strehim të përkohshëm, ishte gjithashtu një faktor me rëndësi që detyroi rivelrësimin e thellë amerikan të marrëdhënjeve të tanishme midis dy vendeve. Por, megjith tensionet midis Uashingtonit dhe Moskë për arsye të “çështjes Snouden’’, Presidenti Obama tha mbrëmë gjatë intervistës me Xhej Leno në NBC se, ai do të marrë pjesë në mbledhjen e vendeve industriale të botës në Shën Petersburg të Rusisë në fillim të shtatorit, pasi sipas tij, ky takim është i rëndësishëm, ndonëse është foumi kryesor ku diskutohet për ekonominë botërore me udhëheqsit dhe me përfaqsuesit më të lartë të ekonomive më të industrializuara të botës.
Por babai Eduard Snoudenit, Lon Snouden, i cili ka udhëtuar në Moskë për të vizituar të birin, reagoi ndaj atmosferës së krijuar në Uashington në lidhje me atë që ka bërë i biri, duke thënë se është i mendimit që djali i tij të qëndrojë në Rusi, pasi kur të merren parasyshë reagimet e ashpëra nga zyrtarët amerkanë, ndaj asaj që ka bërë ai duke publikuar pa autorizim, të fshehtat më sekrete të këtij vendi, ato të programit të përgjimit — ai, sipas tij, nuk do të gjykohej ferë dhe me drejtësi, ndërkohë që falenderoi popullin rus për strehimin e djalit të tij.
Marrëdhënjet amerikano ruse kanë qenë të tensiounuar për një kohët të gjatë tani, një gjëndje këjo që shumë analistë ia atribojnë presidentit rus Putin. “Çështja Snouden” nuk ëshë e vetmja çështje që, për një kohë tani, ka shkaktuar probleme serioze në marrëdhënjet amerikano-ruse. Marrëdhënjet as midis dy udhëheqseve nuk kanë qenë aspak të mira, gjatë mandateve të tyre, siç mund të shihet edhe nga fotoja e mësipërme. Të dy vendet që ata përfaqësojnë, mbajnë qendrime të ndryshme, përveç të tjerave, mbi luftën civile në Siri, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut në Rusi, krijimi mbrojtës i raketave në Europë, si dhe mbi një numër çështjesh të tjera ndërkombëtare. Por vendimi i Rusisë për t’i dhënë strehim amerikanit Snouden, i akuzuar tanimë për spiunazh nga Shteteve e Bashkuara, siç duket i ka keqësur edhe më tepër marrëdhënjet midis dy vendeve, që sidoqoftë ishin edhe ashtu tepër të tensionuara. Aq tepër duket se janë tensionuar marrëdhënjet midis Moskës dhe Uashingtonit, që si rrjedhim, disa zëra këtu në Shtetet e Bashkura po bëjnë thirrje, për asgjë më pak se bojkotimin e lojërave olimpike dimërore që do të mbahen vitin që vjen në Soçi të Rusisë — një atmosferë këjo e paparë dhe e pa dëgjuar në marrëdhënjet ndërkombëtare ç’prej luftës së ftohët.
NDERROI JETE NË WASHINGTON DRITA SILIQI, NENA E GAZETARES LAURA KONDA
Njoftojmë komunitetin shqiptar në Washington dhe shtetet e tjerë të Amerikës se ndërroi jetë në moshën 80 vjecare Drita Siliqi, nëna e gazetares së njohur të Zërit të Amerikës, Laura Konda.
Federata Panshqiptare e Amerikës dhe redaksia e Diellit i shprehin zonjës Laura dhe motrës së saj si dhe të gjithë të dashurëve, mbesave e niperve, ngushëllimet më të thella për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
E ndjera ishte gjithashtu vjehrra e z.Gjergj Konda, i cili punon në Bankën Botërore. Drita la pas vajzat e saj, Darinën dhe Laurën, si dhe mbesa, nipër, një stërnmbesë e një stërnip.
Komuniteti mund të shpreh ngushëllimet gjatë ditës së Enjte, me 8 gusht nga ora 5 PM deri në 8 PM në National Memorial Park 7482 Lee Hwy, Falls Church, VA.
Varrimi do bëhet ditën e premte, me 9 gusht në të njëjtën adresë nga ora 11AM-12PM.
- « Previous Page
- 1
- …
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- …
- 80
- Next Page »