• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Lubonja është angazhuar në agjendën e çmontimit të miteve dhe simboleve kombëtare shqiptare!

August 4, 2013 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/art@asllandibrani.com/

Jo rrallë  bien disa   figura të pa rëndësishme    e shqetësojnë   opinionin shqiptar  dhe mediat e saj .Aq ma keq qe këto shqetësime   megollamane i krijojnë    qytetarët e Shqipërisë    nga nacionalitet të  huaja  cigan , grekë,  vllehë,    bullgarë,   serb ,  turq   etj. Sistemi i Enver Hoxhës i   përfshiu  në  emancipim  kulturë dhe edukatë  të lartpërmendurit   me një integrim      të plotë  në shoqërinë shqiptare?    Qëllimi ishte  qe mos të mbesin    jashtë rrjedhave     kulturore dhe ekomomike  nga e cila   sot përfitojnë rastin ti  kthehen Shqipërisë  si bumerang me mos njohje , shantazhe  ,  injorime   dhe   mohim   se ekzistuari?!!.!

Fatos Lubonja  i  akuzuar për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare  në shërbimin e fshehtë  si agjent i KGB-së ruse!

Aq ma keq qe këtë   folklorizëm   mediatik e luajnë në emër të   analisteve  dhe   si shkrimtar shqiptar pa   e vra mendjen qe ata nuk i përkasin     nacionalitetit  kombëtar shqiptar?Një rast i tillë është edhe me një  injorant  antishqiptar  Fatos Lubonja  me shfaqjet e tij antishqiptare   të përhershme  qe    në  kohën moniste   u burgos . U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua edhe 16 vite të tjera burg, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare  në shërbimin e fshehtë  si agjent i KGB-së ruse, ishte  dhe i shërbimeve tjera  i njohur si “armik i popullit shqiptar” për rrënimin e Shqipërisë.

Aktivitetin e vet e  mobilizoj kundër   zotit   Ramush Haradinajt UÇK-së dhe popullit të saj qe përpiqet ti identifikoj si jugosllav!

Aktivitetin e vet e  mobilizoj edhe këto ditë  me   një   fushatë    kundër   zotit   Ramush Haradinajt i cili    në saje te një luftëtari të denjë  e  fitoj    të drejtën     e lirimit nga   Tribunali i Hagës  , nga njerëz  të përgatitur në fushën e  jurispondences   , njerëz ma të përsosur   për     ngritjen dhe    përfundimin e   akuzave kundër   atyre qe përcaktohen të zhvillohen hetimet kundër tyre.

-Lubonja  në artikullin  “Nën qiellin e Evropës” e  hedh   poshtë vendimin e Tribunalit të Hagës që shfajëson Haradinajn nga e cila  përfitoj    edhe UÇK-ja  në  luftën e drejt  karrëshi    okupatorit serb qe ishte  një barbar i   pa parë!

Në luftën e fundit  u ngritën akuzat   shumë figurave     të përfshira në luftërat  e  Kroacisë , Bosnjës , Serbisë dhe Kosovës  nga e cila  gjykatë u dënuan edhe    barbarët  e Serbisë   Sllobodan Millosheviqi,Radovan Karagjiqi etj. Ata ishin “kryekasapët e   Ballkanit” qe i  mbron Lubonja!?. Ata qe prenë  e vranë shqiptare  burgosen e torturuan    në mesin e tyre jam edhe unë ish i burgosur politik, kundër Jugosllavisë së  Fatos Lobonja. Isha  në  mesin  e atyre   paraprijës i rrënimit të sistemit jugosllav, qe asnjëherë se kam ndier veten jugosllav as  turk as vllehë  as romë-cigan,  qe shumica kanë qenë bashkëpunëtor të  okupatorit qe me thika  kanë hapë xhepa në   barkun  dhe trupin   e nënave  dhe   motrave tona,  por edhe  në fëmijët   tanë pran syve të prindërve. Akoma janë duke kulluar gjak  plagët  e popullit shqiptare në Kosovë e ma gjerë ,  andaj  ky gjak dhe këto  plagë  do të hakmerren   Fatos Lubonja   qe përdhunon  vlerat e këtij kombi qe me djersë i fitoj. As  zoti Haradinaj    me UÇK-në  nuk ka mundur te rrinë spektator pran një   ekspedite  mercenarësh,  qe fshatrat tona i shndërruat në stalla  kasaphane  të bagëtisë. Terrorin qe e kryet ju cigan,turq vlleh e sllav, ishit   krah  i djathtë i  okupatorit, andaj   edhe ata edhe ju,  janë   konsideruar  dhe mbeteni,  dhunues tanë , pushtues tanë , terrorist  dhe kujdestar  në ngarkesën psikike tek shqiptarët.     Me një epitet    përtypje  kafshe është  përfshirë  edhe mendimi   i juaj me çka mbeteni  si terrorist qe terrorizon me propagandë   popullin  tonë  liridashës. Mendimet e tua  janë të pa qëndrueshme  dhe bien ndesh me realitetin , gjë qe    rrugë tjetër  nuk kanë shkrimet tua pos koshit të plehrave  bashkë me ty  në oborrin   e pushtuesve si mbeturinë dhe mercenar   i tyre! !.

Fatos Lubonja është angazhuar në agjendën e çmontimit të miteve dhe simboleve kombëtare shqiptare!

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, cmontim i miteve, Fatos Lubonja

Vërtet, kush është “tradhtar”!? (Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë (2))

August 4, 2013 by dgreca

“Edhe nëse është ditë ndeze qiriun që të gjesh njeriun e ndershëm”  Diogjeni ( 412- 323 prk)/

Ne Foto: Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë : Udhë e mbarë Nuse!/

Shkruan:Fahri XHARRA/

Ligj kundër gjuhës shqipe. Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).

Ku jemi ,çka jemi ,për kend jemi ? E duam ne vetvetën? Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe.

Çfarë janë arësyet qe ne jemi tkurrur territorialisht dhe numerikisht si komb ne vazhdimesi.?

“….kërcënimet telefonike dhe pëshpëritjet që kam dëgjuar nga disa anonimë dhe bashkëvendas: “ja ky tradhtari që thotë se është shqiptar…” Këto pëshpëritje dhe përbuzje i përjetova më së rëndi para pak ditësh, në drekën pas varrimi të bashkëvendasit tim, Jordan Llazarevski, ndjesë pastë, në fshatin Beliqica të Rekës së Epërm. Në atë drekë vetëm ndonjëri më përshëndeti, asnjëri nuk u ul në tavolinën time. Prifti, sapo më pa, më përshëndeti dhe më përqafoi. Shumë veta u befasuan, ndoshta edhe u hidhëruan, sepse ngrysën fytyrat e tyre. Pastaj erdhi një zonjë të tavolina ku isha i ulur vetëm. Ajo qe mbesa e një ish-funksionari të madh politikë të RM-së. Mu drejtua: “mund të ju pyes diç?” “Urdhëroni, uluni”, ia ktheva. Sapo u ul më foli paksa e egërsuar: “vërtet, ke thënë se je shqiptarë ortodoks, se në RM jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë ortodoksë?”. “Po”, iu gjegja, duke dhënë sqarimet vijuese: “e dini Ju, Zonjë, se 95 për qind e pjesëmarrësve në këtë drektë varrimi flasin gjuhën shqipe, por ende detyrohen ta mbajnë fshehur…” “Po, edhe unë di shqip, meqë gjyshja ma ka mësuar…”, ndërhyri ajo. “Atëherë çfarë ishin nënat dhe gjyshet tona, që nuk dinin asnjë gjuhë tjetër pos shqipes…!?” Ajo nuk dëgjoi më gjatë arsyetimet e mia, e inatosur iku nga tavolina pa u përshëndetur dhe shkoi në tavolinë ku ishte më parë. Më nervozizëm po u rrëfente për bisedën tonë zotërinjve që i kishte në tavolinë..”( nga shkrimi i Branko Manojllovskit)

Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve  të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatrave Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”.

Pra fjalën e kam për Shqiptarë Ortodoks të Maqedonisë ,dhe me ta dhe qështjen e tyre do të mirremi në kët shkrim. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika  se Historia do ta bëj të veten,  dhe të thuhet e vërteta  dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën.  Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata  do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.

“Dua vetëm të tregojë një ngjarje.Ndoshta  do të tingllon mire,dhe disi po me lidhet ,me këta njerëz ( shqiptarët ortodoks të Maqedonisë).Në një bisedë që e kisha para dy tri vjetesh me një  të njohur në Gjermani.S´pari me pyeti se nga jeni ,dhe une i tregova se jamë Shqipetar,kurse ai mu pergjigj  që qenkemi t´afërt ,dhe unë i thash si ka mundesi ,kurse ai më tha :une Gjyshen e kam shqipetare t´Maqedonisë.Bile me tha se e kam te inqizuar ne tel se si flet Shqip,dhe unë nga kureshtja që të bindësha i thash se a bën ta ndegjoj.Por kur e leshoje ajo nuk fliste “ shqip,”por një gjuhë disi te perzier me maqedonishte ,dhe i thash se kjo nuk flet shqip,kurse ai mu pergjegj  se gjyshja ime nuk pranon asgjë tjeter vetëm se është Shqipetare,dhe më tha se nuk e kam ndegjuar t´ketë thën ndonjëherë se ka ndonjë komb tjetër. ( Xhavit Ramadani,Gjermani) . Pra ?

Sa janë në numër këto gjyshe dhe këta nipër të tillë që nuk guxojnë të tregojnë se janë shqiptar,dhe jetojnë në Maqedoni?

Pikërisht mungesa e një platforme kombtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuam shum keq në histori. Platforma sllave e ka zanafillën që në shekullin 16 kur Rusia i përktheu veprat kishtare të Bizantit e përkthyesi kryesor ishte Mihail Artioti me origjine shqiptare ,sllavet e krijuan strategjinë dhe unitetin fetar dhe në shekullin 19 dolën me platformë për formimin e shteteve kombëtare sllave.

Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese  edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks. Pokëta të sotit çka bëjnë më pak ?

Janë shumë shqiptarë të Maqedonisë që janë ortodoks e që nuk guxojnë të flasin se çka janë. Kalaja e Shkupit e meshefë të heshturën e shekujve. Edhe aty kishte kishë ortodoks shqiptarë. Ajo apo ato u rrënuan. kurse tani sllavishtfolësit e duan ta përvetësojnë  historinë  tonë e të mbjellin një kishë të tyre. Ortodoksët shqiptarë, ata nuk guxojnë të flasin, ata nuk guxojnë të çfaqën e lëre më të kërkojnë kishën e tyre  ortodokse shqiptare. Historia jonë ende duhet t’i ruhet forcave centripetale që me ngulm e shtyjnë kombin tonë drejt vrimës së zezë të përpirjes.

“Të tjetërsuarit në Maqedoni janë shqiptarë dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje pa u lodhur kurrë që ata shqiptarë ortodoks të rikthehen në identitetin e tyre të parë shqiptarë. Që të na thonë se vetëm muslimanët janë shqiptarë në Maqedoni e s`ka të tjerë kjo është e pa pranueshme. slavët e kanë planin e tyre : shqiptarët ortodoks janë sllav , shqiptarë musliman janë turq kures ata katolik janë zhdukur.( të mos harrojmë që Nën Tereza ka lindur në një lagje katolike të Shkupit) (Ilir Taraj)

“  Zhdukja” ishte  e mundur ne saje të platformës pansllaviste te inicuar nga Rusia e cila platformë filloi të zbatohet në dëm te qështjes shqiptare e sidomos pas vitit 1814 dhe Aleancës së shenjtë e cila u realizua me inicim te Rusise. Si rrjedhim i kësaj u shuan të gjitha lëvizjet shqiptare që synonin pavarësi dhe autonomi nga turqia  dhe kryengritjet që i inicuan shqiptarët i shfrytzuan grekët dhe sllavët të i bëjnë shtetet e tyre nacionale. Teoria e Wikelmanit e shekullit 18 për të bër shetetin modern Grek si dhe teoritë e Homajkovit dhe Danillevskit për të formuar shtetet sllave ne Ballkan te cilat ishin po tërësisht nën kontrollin Rus ndikuan në t’kurrjen e territoreve shqiptare, asimilimin e shqiptarëve duke e lënë popullin shqiptar pa as një të drejtë kombtare, të varfër, të perqarë dhe në proces te vazhdueshëm te asimilimit dhe dëbimit nga tokat e tyre. Kurse Turku vetë iu ndihmonte në këto qëllime satanike. (Qazim Namani)

Duhet bër shumë në ndriqimin e të vërtetës rreth asimilimit te popullatës shqiptare ortodokse ne Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. Të rikujtojmë edhe njëherë se shumica e manastireve ortodokse ne Maqedoni ishin shqiptare, dhe se në Manastirin e Shën Gërgurit sot Jovan Bigorskit deri me 1945 liturgjia  kryhej në gjuhën shqipe; manastir  i cili u dogj per të humbur gjurmët shqiptare . Pushteti dhe kisha ortodokse sllavo serbe e shtyen  që për këtë manastir te doktoroj Julia Trickovska me qëllim të falsifikimit të fakteve historike dhe të njejtën permes Këshillit të Evropës e sollën në Kosovë që të drejton Trashëgimin Kulturore.Poe njejta është bashkautore e Enciklopedisë së Maqedonisë dhe  të katër librave tjerë që e falsifikojnë kulturën dhe traditën shqiptare në Maqedoni. Julia bashkpunon me arkeologun Pasko Kuzmanin të cilit ju besuan shumë vepra dhe publikime për pervetësim të kulturës materiale shqiptare në Maqedoni.

Dhe një ditë  ata , shqiptarët ortodoks mund ta thonë të vërtetën e tyre të lashtë e të tashme njëherësh pa frikë ….sepse ata  janë rrënjet e lashta të gjakut tonë….iliro-arberor-shqiptar….rrethanat ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda… Në fakt në Maqedoni kanë filluar të shfaqen haptazi disa persona në deklarimin e tyre si shqiptar ..dmth nga ata shqiptare ortodoks ..edhe kjo punë që po  e lobojmë e ka për qellim sensibilizimin dhe kthimin e këtyre shqiptarëve në identitetine tyre kombëtar, atëherë fitorja jonë do t `ishte e menjëherëshme ..dhe sllavët  do të tretëshin si krypa në ujë se puna e tyre  disa dhjeta vjeqare iu shkoi kot.

“ Por armiku më i madh i këtyre ( Shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë Shqiptarët. ( Jeton Kadiri ). Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në çdo fushëveprimi, ne ende po mirremi me fajtorë .Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vie ajo ditë që Shqiptarët  Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë”

…” Si i zemëruar nga ai përjetim në atë drektë dhe nga kërcënimet dhe pëshpërimat se jam tradhtar pse jam deklaruar publikisht shqiptar, mbase më lejohet të them: më keq po sillën disa shqiptarë ortodoksë, që tashmë deklarohen makedonë, se sa edhe vetë nacionalistët makedonë. Prandaj është vendi për të shtruar pyetjen: vërtet, kush është tradhtar!? Unë që sinqerisht e ndershmërisht shfaq identitetin tim shqiptar, apo të tillët fatkeq e shpirtshitur, që kamuflojnë identitetin e tyre shqiptarë, ose të paktën gënjejnë se nuk i kishin prindërit dhe paraardhësit shqiptarë? Megjithatë, – përkundër hidhërimit njerëzor, – nuk u hidhërohem teprueshëm. Këta fatkeq nuk kanë mundur të përballojnë politikën e asimilimit që kanë ushtruar gjatë gati 100 vjetëve….(B.M -Tanashi)

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, shqiptaret orthodokse te Maqedonise 2

US Congress honors Ermira Babamusta for her international humanitarian efforts

August 4, 2013 by dgreca

By: Pam Jones/
 Ermira Babamusta received the 2013 Distinguished Humanitarian Award from United States Congress on Thursday, August 1, 2013 in Washington DC at the Capitol Hill. Senate Majority Leader, Harry Reid honored Ermira Babamusta for her international humanitarian efforts in Kosovo, diversity, justice, peace and democracy advocacy. To commemorate Ermira’s outstanding contributions to the international community, at the request of the honorable Senator Harry Reid, the American flag was flown over the United States Capitol building on Independence Day, July 4, 2013. A second flag was flown over the Capitol to honor Ermira’s father, professor Neki Babamusta in recognition of his international advocacy of democracy and strengthening the Albanian-American ties.

“I, along with my father receive this honor with deep gratitude. It is an honor that speaks to our highest aspirations – we believe that democracy, freedom and justice will triumph.   We must continue to pursue peace through diplomacy. I hope to represent America, Albania and Kosova with dignity in my efforts of enhancing human rights, justice and women empowerment. I recognize the value of the tremendous American leadership how it changed the course of war toward peace in Kosova. The Albanians are forever grateful to the great American nation. I especially want to thank Senator Harry Reid for his tremendous leadership in United States Senate, especially for his efforts on immigration reform,” said Ermira Babamusta.

At the ceremony “Welcome to Washington” organized by Senator Harry Reid, Ermira Babamusta expressed her gratitude to the US Congress, Senator Reid and the American people and emphasized the importance of the great partnership between America-Albania-Kosovo. Following the ceremony Ermira received a tour of the US Congress.
“I truly value the great relationship between United  States of America and Kosova. The two countries have frequently collaborated on issues of common interests such as trade, security, education and economic growth. Today’s success of Kosova has been a combination of genuine change on the part of Kosovar leadership in following a democratic platform and tremendous leadership on peace & democracy building from the U.S. I am particularly thankful for the leadership of Senator Tom Harkin and the state of Iowa for playing a key role in strengthening the Albanian-American diplomatic ties. As former staff of Senator Harkin and the Obama Administration I am inspired by the shared vision of building long trust, prosperity and democracy,” stated Ermira Babamusta.
In 2004 the United States Congress honored Ermira Babamusta for her excellent services in Congress while working for Congressman Mark Kennedy. Congressman Kennedy recognized Ermira’s vision to further America’s diplomacy. Her father Neki was also recognized by Congressman Kennedy for his democracy building efforts. Additionally, Ermira is the winner of the “International Woman of Courage Award”, awarded by Kessel Peace Institute. This award recognized her leadership, courage and willingness to sacrifice for others, especially in advocating women’s rights in US, Albania and around the world.
“The inspiring words of Noble Peace Prize winner, Mother Teresa come to mind –through understanding, peace and love we can make the world a better place. I believe each and one of us can find meaning in life and serve a higher purpose by giving back to the community, being compassionate to one-another and standing up for our freedoms. Everyone in the world deserves an equal opportunity to the God given rights – liberty, prosperity and justice,” said Ermira Babamusta.
Ermira Babamusta is currently involved in the President’s Volunteer Service program, established by the Office of the President in 2003. She hopes to inspire others by taking positive action to change the world. Ermira’s biggest inspirations are two powerful women, First Lady Michelle Obama and Senator Hillary Clinton. Her future aspirations are very much bound to working for the White House or serve as a diplomat to represent US foreign interest abroad.

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, fron US Congress, Harry Reid Humanitarian Award

EDITORIAL I DIELLIT:VËRTETË KEMI BAJRAM E PASHKË, POR SHQIPTARINË E KEMI BASHKË

August 3, 2013 by dgreca

Nga Dalip Greca/

Titullin e këtij editoriali ia kam marrë borxh At Gjergj Fishtës. Mendoj se nuk ka shprehje më të gjetur se kjo për të shprehur realitetin e shkueshmërisë fetare mes shqipatrëve. Vetë Fishta ishte modeli praktik i asaj harmonie ndërfetare që shqiptarët e kanë fe’ e përmbi f’e. Është shumë dmoethënës akti i priftit franceskan, intelektualit erudit, politikanit kombëtar, letrarit të shkëlqyer-kandidat për çmimin Nobel, At Gjergj Fishta, kur me çlirimin e Shqipërisë nga perandoria Osmane, do të ngrinte Flamurin Kombëtar në Shkodër, dhe në bashkëveprim me myftiun e xhamisë pranë, do të lidhte me konopin ku ishin vendosur dritëza ndriçuse, këmbanoren e kishës me minaren e xhamisë, ndërkohë që në të dyja, edhe në minare, edhe në këmbanore, shpalosej Flamuri Kombëtar. Ka një shekull që ka ndodhur kjo ngjarje dhe ende përcillet ndër breza si mesazh harmonie dhe bashkëjetese ndërfetare.

Kjo harmoni ndërfetare është prezente edhe tek shqiptarët e Amerikës. Nuk është rastësi që në themel të bashkimit më solid të shqiptarëve të Amerikës, Federatës Panshqiptare, Vatra, është pikërisht lidhja e fortë ndërfetare që e bëri atë rezistente të kohës. Po ashtu nuk është rastësi fakti që shqiptarët e kuptuan se “manovrat” dhe kurthet e fqinjëve për të na përçarë me fenë, kërkonin si kundërveprim shpëtues kombëtar- bashkim, dhe vetëm bashkim Kombëtar. Dhe u bashkuan këtu në Amerikë, fillimisht duke krijuar Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare, e më pas Federatën Vatra, që i ndihu bashkimit Kombëtar. Kur Venizellosi i Greqisë shpallte botërisht se “çdo ortodoks ishte grek”, shqiptarët e Amerikës nën drejtimin e Vatrës firmosnin peticione se të gjithë ishin ortodoksë,veçse jo grekë, por shqiptarë (madje dhe myslimanët).

Për Federatën Vatra harmonia fetare është e shenjtë dhe e përcjellur ndër breza. Në të 101 vitetet e jetës së saj ajo është udhëhequr nga ky parim. Vatra i ka parë të tre besimet fetare të lidhura ngushtësisht me kombin dhe egzistencën e tij.Peshkop Noli ishte një lis i fortë, rreth të cilit u bashkuan shqiptarët e Amerikës, pavarësisht fesë. Vetë Kisha Ortodokse shqiptare që ai themeloi këtu, u bë një gur prove për shkueshëmrinë fetare në mërgatën shqiptare të Amerikës. Ai ndërtoi marrdhënie të shkelqyera me udhëheqësit myslimanë, veçanërisht me Imam Vehbi Ismailin, me komunitetin bektashian, Baba Rexhepin dhe me udhëheqësin shpirtëror të katolikëve, Monsinjor  Zef Oroshin. Këto marrdhënie edhe në ditët e sotme, mes Vatrës dhe komuniteteve fetare, janë të shkëlqyera.

Vatra e ktheu në traditë  njëshekullore bekimin e darkës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke aplikuar  rregullin e radhës së përvitshme, herë një imam e bekonte darkën,herë një prift katolik apo prift orthodoks. Kjo rregullsi vazhdon deri në ditët e sotme.Natyrisht këto marrdhënie nuk janë formale, por reale dhe bazë për ruajtjen e traditave kombëtare këtu në mërgatë.

Shembulli më i qartë ishte ai i festimit të 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, ku i gjithë kleri ndërfetar, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, diaspora, përfshi dhe arbëreshët e Italisë, ishin të përfaqësuar në rangjet më të larta.Mënyra e përcjelljes së mesazheve, qoftë në Konferencën Shkencore”100 vite në shërbim të kombit”, qoftë edhe në darkën festive me më shumë se 1000 të ftuar, ishte emocionuese.

Faktet nuk kanë nevojë për komente, ato flasin në dritën e diellit.Ndonjë koment që përcillet në internet apo kafeneve nuk mund ta trondisë ata ç’ka paraardhësit tanë e kanë ndërtuar me mund e përkushtim.

Por jo gjithëçka shkon sot si në vaj. Tendencat e kohëve të fundit për të futur mes shqipatrëve rryma fetare agresive, ekstremiste, kërkojnë pjekuri dhe reagim kolektiv me qëllim që e keqja të mos hyjë mes nesh dhe të na përçajë. Trysnia radikale e rrymave fetare nuk përputhen me trashëgiminë tonë fetare tradicionale. Veçanërisht fondamentalizmi radikal është i rrezikshëm për kombin tonë, që nuk e ka në natyrën e tij të përqafojë rryma të tilla.

Kombi shqiptar, autokton në trojet e veta, e ka pësuar nga teoritë dhe tezat radikale fetare dhe nuk duhet të bjerë preh e tyre. Kujtesën duhet ta kemi të kthjellët: a nuk u dëbuan nga trojet autoktone myslimanët çamë në fund të Luftës së Dytë Botërore me pretekste fetare? Po rreth treqind mijë muslimanë të Kosovës, a nuk u dëbuan nga trojet e veta nga Jugosllavia duke ua mohuar autoktoninë? Po një milion shqiptarët e Kosovës në agimin e shekullit të ri, a nuk u dëbuan dhunshëm nga racistët e Beogradit?

Ne shqiptarët e sotëm duhet ta ruajmë drejtpeshimin harmonik fetar si një hajmali, ndryshe brezat që vijnë pas nesh do të na gjykojnë rëndë. Ne do të jemi përgjegjës për atë ç’ka trashëguam, nëse nuk e ruajmë.

Natyrisht ne kemi pasë edhe problemet tona në të shkuarën.Siç ka konstatuar edhe shkrimtari ynë Kombëtar, kandidat shumë herë për çmimin Nobel, Ismail Kadare-Historia e harmonisë fetare në Shqipëri nuk është një histori idilike, në thelb ajo ka qenë dhe mbetet dramatike përgjatë historisë,- nuk është fjala këtu vetëm për episode të atilla, si farsa tragjikomike e ndalimit të besimeve nga regjimi komunist, as për mallkimin që në emër të fesë iu bë alfabetit shqiptar, dhe as rebelimit proturk të Haxhi Qamilit , historia ka qenë dramatike sepse ka qenë përherë e mbarsur me rreziqe të mëdha. Edhe tani në demokraci të gjitha rreziqet e kapërcyera, janë prapë të mundshme, sepse ato janë të tilla edhe në botë.

Kombi ynë karakterizohet nga tri fe tradicione dhe secila ka vendin e vet, pa i hyrë në pjesë tjetrës. Kombi nuk mund të identifikohet as me njërën, as me tjetrën më vete, por me të tria bashkë. Kjo përbën thelbin e shkueshmërisë fetare dhe ne duhet të krenohemi me harmoninë tonë fetare. Kjo është pasuria me të cilën trokasim për të hyrë në dyert e Europës. Është fakt se kombi ynë është në Evropë dhe po shkon drejt saj me dy shtete shqiptare. Nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë se në këtë shekull, por harmoninë duhet ta ruajmë fort, si pasuri Kombëtare. Ata që veprojnë kundër nuk punojnë për Kombin.

Edhe pse në tërësi kombi ynë është i rreshtuar në krah të Amerikës dhe Europës kundër terrorizmit, fatkeqësisht trojet tona duken të ekspozuar nga rryma fetare radikale që nuk janë karaktersitike për psikologjinë shqiptare. Mjerisht po përzihen shqiptarët në emër të fesë edhe në luftra në vendet arabe, ku ka përplasje ndërfetare, siç është rasti i  Sirisë e gjetkë, ku kanë humbur edhe jetën. Kush do t’ua ndriçojë mendjet shqiptarëve se nuk duhet të përzihen në luftra fetare? Sa shpejt e harruam kurthin që na pat ngritur Millosheviçi duke trumbetuar nëpër botën perëndimore se lufta e shqiptarëve të Kosovës, nuk ishte luftë për të drejta njerëzore, por luftë fetare, luftë kundër krishtërimit Seb! Sa mirë që bota nuk e hëngri përrallën e Millosheviçit se nuk ishte fjala për Luftë fetare të myslimanizmit shqiptar kundër krishtërimit Serb, por luftë për të drejta njerëzore. Nëse shqiptarët e Kosovës do të kishin rënë në kurthin e Millosheviçit dhe makinës së tij propagandistike , tragjedia do të kishte përmasat e katastrofës njerëzore.

Për asnjë çast nuk duhet t’i harrojmë aleatët tanë që na shpëtuan nga katastrofa. Nëse ata na thonë sot se duhet të ruhemi nga radikalizmi fetar, duhet t’i bëjmë sytë katër.

Qeveritë e shteteve tona është koha që të bëjnë kujdes që ta kultivojnë më tej drejtpeshimin dhe shkueshëmrinë fetare, duke u udhëhequr nga ligjet dhe toleranca. Krahas lirisë, nuk duhet hequr dorë nga kontrolli i institucioneve fetare, nga shkollat, fondacionet, klerikët shqiptarë dhe të huaj që shërbejnë në to, financimet e brendshme dhe të jashtme.Varfëria ekonomike mund të pranojë çdo urdhërese që vjen në emër të fesë.

Në mbyllje të këtij komenti, po i rikthehem edhe një herë, vlerësimit të Kadaresë, për harmoninë fetare shqiptare:” Shqipëria e re dhe ajo e vjetër karakterizohet nga marrdhënie të mira mes besimeve. Tolerance dhe harmonia fetare është vlera më e madhe e Shqipërisë dhe kjo nuk është vetëm diçka proverbiale. Shqiptarët ditën të përballen me holokaustin. Pas Lufëts së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrejve u rrit gati dhjetëfish. Megjithëse në Shqipëri ekzistojnë tre besime e katër komunitete fetare dhe nuk shquhemi si popull i urtë, nuk i kemi njohur konfliktet fetare. Dy vëllezër, njëri katolik e tjetri musliman kanë jetuar në një pullaz.”

Kjo na bënë që të ndjehemi krenar për ç’ka kemi trashëguar, dhe të mos harrojmë se jemi vëllezër të një gjaku, të një gjuhe, pavarësisht besimit.Të mos e harrojmë thëinien e at Gjergj Fishtës në krye të shkrimit,”Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”!

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, Editoriali i Diellit, korrik 2013

Gjenerali nuk bindet të harrojë

August 3, 2013 by dgreca

Nga Pëllumb Kulla/
Ai pat lindur këtu, po i ati qe kthyerë në mëmëdhe, para se të vinin italanët. Babaj zuri krahun e Çlirimtares, luftoi pa kursyerë veten dhe u vra. I biri, ende katërmbëdhjetë vjeç, zuri vendin e babajt. Pas lufte djalin e dërguanë në një akademi të rusëve dhe u këthye që andej kolonel. E bënë gjeneral më vonë dhe e lanë t’i gëzonte pallaskat vetëm një javë, pastaj të tëra gradat u fshinë. Nëntë vjet më vonë i vunë hekurat. E duart i liroi pe tyre, vetëm pas pesëmbëdhjetë vjetësh, atë vit të madh, kur u hoqnë hekura e kyçe e u hapnë tërë portat.
Gjenerali banon tashi, me zonjën e dy djemtë, në nënkatet e një pallati në Rixhvud. Shqiptarët atje e thërresin gjeneral dhe atij i bëhet qejfi, sidomos, kur ulet në kafene dhe klientët porosisin:
– Shpjerini pe meje një kafe, gjeneralit!
Zotit gjeneral, një ditë të mirë të Perëndisë, iu shkrep të shkruante kujtimet e burgut.
Mua më gjeti në Fresh Pond, më dorëzoi dorëshkrimin e m’u lut që t’ia shpija prefesor Skënderit, që të tërë e mbajnë për kritik të klasit të parë. Gjenerali desh mendje pe prefesor Skënderit, po ai diku gjendej në atë kohë e unë e ktheva të ngrohtë librin.
– E di çë, o Peço, a nuk i jep ti vetë, një të lexuarë? – iu shkrep plakut. Për ty më kanë folur mirë. Bile më kanë thënë, që je dhe shumë i rreptë!
– Unë një copë shofer jam, i rreptë! – i thashë. Ja tall ca agronomë që qahen nga diktatura, që i ka hequr nga një fermë e Tiranës dhe i ka shpënë në një të Durrësit! Zotrote, je rrahur me varè në kovaçhanën e xhehnemit. Guxoj unë, të kem rreptësi me ty!
Libri më pëlqeu vërtet. Kish një çiçkë mburrje për qëndrimin në hetuesi, por më të shumtën, dukej rrëfim i vërtetë.
– Nuku të paska pëlqyerë Peço, ëh?
– Jo vetëm më pëlqeu – i thashë kur u takuamë, – por më ka mbetur mendja. Tëra ato që thua ti, mua tashi më dalin në ëndërr. Më mirë të mos e kisha lexuarë!
Gjenerali po fluturonte. Qarjet e mia për forcën e librit, e shpunë atë në qiell të shtatë, pa kaluar hiç nëpër gjashtë të poshtmit.
– Do tërbohen ca e ca, kur t’i shohin emrat në libër! Janë kriminelë edhe do të duanë të hakmerren gjene – thosh me endje e frikë tok, plaku. Po, le të hidhen përpjetë! Shkurt, Peço, thua që libri ka brumë dhe bëhet edhe… film?
– Oskari është pak, gjeneral! – kisha gati lëvdatën tjetër unë. Po të flasim për librin njëherë: më njofto ditën kur do dalë në Tiranë, t’u them njerzve të mi, mos mbeten pa blerë. Urime, zoti gjeneral!
Pas ca ditësh, më thirri e shoqja. Vajta. Gjenerali rrinte ulur e shikonte një film me kartona, me luftë. Plaku dukej hundë e buzë.
– E lexove librin e tim shoqi, ti Peço? – më pyeti gruaja, pa më dhënë hiç kafe.
– E lexova me një të marrë frymë, moj ti zonjë e gjeneralit – ia prita, – dhe, kur mos kem babanë, më la pa mend! Urime, si familje! Hajde lib…
– Domethënë – ma preu përruan e lëvdatave plaka, – ti ia paske krehur bishtin?
Hodha sytë nga gjenerali. Ay sikur s’qe fare aty. Vazhdonte të shikonte filmin.
– Unë, moj zonjë, veç e lexova e nuku bëra asgjë të keqe. E nuk e kisha veten në dorë të më pëlqente, apo jo. Është faji i shkrimit, që më bëri ta pëlqej. Që nga dita, që e lexova…
Po ajo nuk i hante lavdet, si gjenerali.
– Shiko, Peço – më tha. Unë kam dy djem, që i dua si dritën e syve. E nuku dua të m’u ngasë qimen njeri! Im shoq, le të rrijë gjeneral! Na dashka dhe shkrimtar ky, tashi!
Gjenerali u ngrit më këmbë.
– Ta thashë e po ta them: është detyrë të dëshmojmë – shfryvi ay. Ay që më torturonte të ketë frikë e jo unë. Pa ekzagjerim, bre Peço, një seancë të tërë më ka marrë në pyetje, ay me këmbë në dysheme, unë me këmbë në tavan! I varur! Të dy formonim një fand spathi. Dhe e dinte qeni, të vërtetën, që asnjërit pe nesh nuk i pat vajtur ndërmend ta sulmonte Enver Hoxhën me tankse e me topa. E këto do t’i them. Më vjen turp nga njerëzimi, nga bota demokratike…
– Nuk të le njeri t’i botosh ato kujtime! – ia priti zonja. Na lerë të vdesim rehat. E di ti, se ku është ay hetuesi yt sot? Në Këshill të Drejtësisë, a më lart, më duket. Gjykatësi ka ardhur në dy seminare, këtu në Vashington, e burri im kërkon t’i heqë petët… Të na hapë luftë.
Plaka dridhej nga gogoli që ish në mes të një bostani, mijëra kilometra larg.
– Nuku dua të hyj në punët tuaja familjare – u thashë shtruarë, – po ju, tashi keni marrë nënshtetësi amerikane, të vendit më të sigurtë në botë. Kush pyet në Shqipëri për kritika! Sot atje batërdisin Presidentin, ministrat…
– Nuk janë për t’u patur frikë as Presidentët as ministrat, – ulëriu zonja. Të vërtetat e llahtarshme, janë të hetuesave, të prokurorëve!
– Ato që shkruani ju, o zoti gjeneral, a janë të vërteta? – u sigurova edhe njëherë unë.
– Të kulluara! – ma priti ai. E unë do t’i botoj, se më vjen turp nga bota demokratike! – shtoi me një qëndrim historik dyke dalë jashtë.
Zonja më vuri të betohesha, që nuk ia kisha dhënë dorëshkrimin njeriu. E më kërkoi të mos ia zija në gojë as gruas time.
– Të gjorët ne, që kujtuamë se hallet muarë fund! – tha plaka dyke më përcjellë deri jashtë e dyke më porositur të gjeja për gojën një kyç të madh. E me ca sy që dukshin sikur nuk kishin më bebëza, por vetëm të bardha, vështronte e gjora, sa më të majtë më të djathtë të Fresh Pondit!
Ca ditë më pas, gjenerali e pa limuzinën time që nga kafeneja e ma bëri me dorë. Parkova e bashkova gjeneralin.
– Tërë kundër, po unë do ta hap atë kapak! – më tha.
– Më bëhet qejfi, zoti gjeneral, – iu bëra krah unë. E the vetë, e ke për detyrë para demok…
– Megjithatë – ma preu, – kam vendosur t’u bëj lëshime. Gruas i ka ikur gjumi e djemve oreksi. Fytyra e fundit, që ka parë ime shoqe, ka qënë ajo e hetuesit tim. Unë po merresha me valiçat e ai i qënka afruarë e i paska folur. “Po shkoni në Amerikë, ëh? Me këta aeroplanë, tani njeriu vjen kollaj e të gjen edhe atje”. I ka futur llahtarin. Do përdor iniciale. Kam frikë o Peço, mos bëjnë ndonjë marrëzi djemtë. Ai i vogli e ka kaluarë atë lodrën e fëmijëve. Po e ka kaluarë keq, ama! Ay edhe të vret.
– Thua t’u bëjë gjë atyre që të torturuanë?
– Jo atyre! Kam frikë mos të bëjë gjë ty!
– Muuuaaaa?!
– Ty, ty! Kushedi ç’u ka përrallisur ajo, tutkunia ime!
T’ëmën, ç‘budallenj mban mbi kurriz kjo botë! Vetëm pse e kisha lexuarë, më rrezikohej jeta! Gjenerali nxorri dorëshkrimin mbi tryezë. Pastaj u ngrit dhe dolli jashtë kafenesë. Libri tashi qëndronte përpara meje, si një kafshë e rrezikshme. Plaku u kthye.
– Hodha një sy rrotull, se kushedi, – më tha me pëshpërimë. Dëgjo, tashi: hetuesit, që më varte kokëposhtë, ia kam ndryshuarë inicialet, dyke i vënë më parë mbiemrin. Tani ay quhet T.P. Ndihmësin e tij, nga C.L. e kam bërë L.C. Prokurori që e kish emrin dhe mbiemrin njësoj, më futi në telashe. Ay e kish K.K., por, po ashtu dilte edhe po t’ua ndërronje vendet. Thashë njëherë ta bëj L.L., por gërmat qenë shumë afër dhe lexuesit mund ta kuptojnë, prandaj u shtyva tej dhe e quajta S.S.
– Mirë e ke bërë, po do dukesh shumë i ashpër, gjeneral! S.S.-ja, të kujton nazisët, ëh?
Tashi edhe gjenerali filloi të shikonte përqark me dyshim njerëzit pa të keq të Rixhvudit.
– Mirë thua, po e bëj T.T… Jo! Më tingëllon si revole ruse! Po e bëj V.V…
Më tregoi edhe inicialet e përmbysura të trupit gjykues. Unë ia miratova të tëra ndryshimet.
– Tashi, – i thashë, – nuku të zëmërohet njeri. Por unë them, që edhe diktatorin ta kesh me iniciale. Mos e quaj E.H., por H.E. e kështu je, si i thonë, brenda stilit!
– Çfarë stili!? Enver Hoxhën, e njohin të tërë!
– Nuku ka gjë, – ngula këmbë unë. Ti bëj tënden. Thuaj H.E, pa lexuesit, po të duanë, le ta marrin vetë përgjegjësinë! Dëshmia kështu, del tronditëse tamam. Edhe stili ruhet.
M’u duk se jashtë portës së kafenesë pashë djemtë e gjeneralit. Nuku isha shumë i sigurtë, por kjo mjaftoi, që të më ikte qejfi i ndreqjeve.
I kërkova lejë plakut dhe dola. Nuku pashë asnjeri të dyshimtë për rreth. Kur hapa
limuzinën, se nga u shfaqnë, nuk e mora vesh, por m’u ulnë prapa, që të dy ata. Ngriva.
– Duamë të pimë kafe me ty, Peço, – tha i madhi, sterrë në surrat.
– Prishur mos qoftë dhe kafetë do t’i paguaj unë! – thashë.
Bëra të nis limuzinën. Atyre limuzina u dukej se i kish dënglat e mëdha, prandaj më thanë ta lija ku e kisha parkuarë. Do shkonim me të tyren, një xhip i madh bojë kafe.
– Ti je i vetmi që i ke lexuarë ato budallallëqet e babait tonë, – nisi që rrugës i madhi, teksa vështronim varret e lagur më të dy anët e udhës së shpejtë Xheki Rabinson. Po fut hundët shumë, në punët e familjes. Ç’farë kërkon? Jemi rritur në internim, për shkak të babajt. Është tjetër gjë të rrish në birucë e tjetër të punosh katërmbëdhjetë orë në pikë të diellit! Tashi, nuku duamë të merret vesh, që ai ka shkrojtur kujtime.
Epo, të dridhesh në mes të Amerikës, se ke lexuarë një libër! U pendova që u vajta pas, po ish vonë. Asnjeri nuku do të më besojë, se as unë vetë nuk arrij ta besoj tashi, po kjo që do them, nuk është ëndërr, ja kur mos i kem tërë!
Të më marrin, or të keqen, e të më shpjenë në një magazinë frutash, ku punonte si hamall njëri pe tyre. Në magazinë nuku gjeje xhan-xhin! Vetëm ne të tre. Shqiptarë safi që të tre, po ama që na ndante thika: unë, që kisha mësuarë historirat ngjethëse dhe ata, që deshnë, që unë t’i harroja ato. Më futnë në një të ndarë, ku kish vetëm arka pllastike e asnjë penxhere, ku ata e unë do të ulërinim e s’do na qasej njeri!
“T’ëmën, më vranë!”, thashë me vete e aty m’u përfytyrua ime shoqe me të zeza dhe guri i varrit: “Vdekur në Nju Jork, më..”
Më pyetnë a kisha bërë kopje nga libri i babajt, u thashë jo. Më pyetnë a kisha folur me njeri mbi librin e gjeneralit, u thashë gjene jo.
E të dy nuku m’i ndanin sytë. Tërë thelbi ish të merrnin vesh kush bënte në Shqipëri lojëra politike, për t’i vënë këmbëzën shokut që po ngjitet përpjetë. Demek: futim një njeri- (mua) – te një i vojtur, – ( gjenerali) – ai i vojturi boton kujtimet, kujtimet gërmojnë nevojtoret, që të nisin të përhapin erën dhe hop! Iu arrit qëllimit! Ku në të s’ëmës, gjenerali na qënkesh ulur në tryezë me penën mbi letër, një javë pasi isha kthyerë unë nga Shqipëria! Të gjitha këto dëshmonin, se porosinë për gjeneralin, e paskësha sjellë unë! De, o pikë e zezë!
– Kemi pyetur nëpër agjensitë ajrore, – ngulte këmbë i madhi.
I vogli, ai që kish kaluarë keq atë lodrën e fëmijëve, më përfshiu pe kravate. I vinte era qepë.
– Mos ma trajto si zonjë, këtë surrat, – i hoqi vërejtje vëllajt e m’u këthye: Unë t’i heq brekët nga koka, dëgjon?! Thuaj, kush të ka futur? E pa më lënë të tregoja kush më kish futur, vazhdoi: – Se mos ke bërë kopje!
T’ëmën-o, sikur nuk ishin rritur në internim, po sikur kishin studiuar në Moskë, si i ati! Po këta, në shkollat e hetuesve, këta! Thashë njëherë t’ia mbathja, po nuku dija a kishin armë me vete. As krisma nuku do dëgjoheshe, ikje për dhjamë qeni e nuku të paguante njeri! Bagazhi i maqinës bojë kafe ish i madh dhe një kufomë me vrimë në kurriz, futej kollaj, po t’ia mblidhje cazë këmbët.
Rraha t’i bindja. U thashë, që mua nuku më kish njeri në hesap e gjenerali qe burrë i nderuarë dhe i matur e nuku do pranonte kurrë të shtyhej nga një çunak, si unë. S’më besonin. U premtova, që nuku do ta takoja më gjeneralin. U betova që nuku do sillja më, këmbë pasagjeri në Rixhvud, e nuku do shkelja atje as me rrota, as me këpucë!
Më lidhë këmbët me një litar e me një vinç të vogël, më ngritnë kokë poshtë e këmbët lart, drejt tavanit. “Erdhi fundi”, thashë dhe, turp-nder, ulërita. I shava nga nëna, nga zonja e gjeneralit, për të cilën kisha shumë respekt, kur i kisha këmbët përdhe. Ata as u fyenë e as e prishnë terezinë. Gjaku erdh e m’u mblodh i tëri në zverk, faqet m’u frynë. U betova që po të shpëtoja, po të shpëtoja …, dorëshkrim, jo e jo, po as libër me autor të vdekur, nuku do zija me dorë. E kur dhimbja u bë e padurueshme, u betova, se po të mbetesha gjallë, do i vija zjarrin një librarie.
Më lanë ashtu nja njëzet minuta. Kuptova se, që vdekja tjetrit t’i duket mjaltë e të të thotë faleminderit, duhet më parë ta varësh nga kërcinjtë. Por nuku ndodhi asnjë vdekje. Më thanë që do më zbrisnin pe andej, vetëm po të thoshja së paku një emër.
– Vetëm ta shpik kot! – u thashë, me zorrët te goja.
– Nuk ka gjë më të ndyrë bre, se kur ti nuku hap gojën, ngaqë nuku di ç’të thuash e të tjerët ta marrin për heroizmë!
– E pleqësuanë njëri me tjetrin aty më tej dhe erdhnë e më zbritnë nga vinçi. Më nxorrën me makinë jashtë oborrit. I vogli zbriti të mbyllte portën dhe më tha të hidhesha pe makinës.
Doli llaf, këtu apo në Shqipëri, për ato që kanë ndodhur e për ato që ishin shkrojtur, do të të hamë megjithë lecka, – tha i vogli, që kish hequr lodrën. Këtu jemi gjene! Nuku harrojmë ne, or jo!
Unë kujtova se s’do harronin ata kriminelët, që u kishin sfilitur babanë, këta hajvanët, nuku do më harronin mua! Mua, që vetëm sa u hodha një sy fletëve, që pat nxirrë i ati! Pas asaj mbrëmje, më bëhej sikur më futnin pasagjerë të më provokonin. Kur dëgjoja të më flisnin për Spaç e Burrel, shtërngoja timonin, humbja qafën mes supeve e u thosha:
– Eh, të shkuara të harruara, ato! U bë, ç’u bë, le t’i harrojmë. Tashi jemi tërë ushtarë të kombit. E ushtarët e vërtetë, vështrojnë vetëm përpara, – përsërisja një gjeneral që këtë se ku e kish thënë e unë, se ku ia kisha lexuarë!
– Jo po, nuku duhen harruarë! – ngulnin këmbë pasagjerët.
– I madh është ai që harron! – ia ktheja unë, shoferi.
– Jo po, ka ca që e lanë vendin, erdhën këtu e po shkruajnë kujtimet. E bravo u qoftë! – avazin ata.
– Nuk njoh asnjërin nga ata, për kokë të fëmijëve! – ua ktheja unë. E po kohë e mirë sot, ëh?
Të gjitha këto telashe nga ai libër i mallkuarë! Një natë po e një natë jo, më dilte
në ëndërr vinçi. Gjëmoja në gjumë! Një ditë shpëtova për qime nga një xhip bojë kafe, që m’u sul përsipër e pastaj u zhduk. Bëj be që ishin djemt’ e gjeneralit.
Ma thanë copë, bre: ata nuku harrojnë!(Marre nga :Rrëfenja nga Amerika)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: gjenerali nuk bindet, Pellumb Kullaa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT