• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

NË QERPIKËT E JONIT

September 2, 2013 by dgreca

Copëza  fundgushti, pikturuar në sytë e Verës/

 -Rrugëtim në fund të stinës-/

Shkruan:   DRITA LUSHI/                                           

 Edhe kur datat me “kryeneçësi” na kujtojnë se fundi i stinës së kaltër është duke përfunduar, ditët e ngrohta të ftojnë përsëri buzë detit, për të mbledhur ndjesi të bukura, si start për tu hedhur në vjeshtën e artë. Të shkelësh më këmbë bukurinë e Rivierës e plazhet, është si të marrësh pak bukuri dhe vetë, të ndihesh det, dallgë, të ndihesh e kaltër dhe e ngrohtë.

E më mirë se në fundgusht nuk mund t’i ndiesh këto.Ditet kanë ulur tempin e zhegut, e nata të ofron ëndërra e romantizëm, e nën zhurmën e dallgëve, të duket  se dëgjon fjalët e të dashuruarve, që deti në shekuj ruan thellësive të tij, dashuritë pasionate, puthjet e bukura verore, përqafimet e freskëta,vështrimet e horizonteve, që të mbledhura ndër shekuj, krijojnë sinfoni, arie e opereta Jete,që janë të pa arkivuara, të papromovuara, por aq të lira e të virgjëra në gjithësinë tonë.

Shpesh pushimet i çlodhin, por dhe i lodhin njerëzit.

Që nga mendimi se ku do pushojnë, bagazhet, veshjet dhe sendet e domosdoshme janë një stres parapushimor.

Gjithmonë harroet diçka, sadoqë  përpiqesh ti marrësh të gjitha. Kur arrin  në vendpushim e kupton këtë.”Ngulja” në një vend, në det apo mal, të krijon monotoni, dhe madje aty nga fundi i pushimeve,njerëzit numurojnë ditët se kur do mbarojnë e ti rikthehen shtëpisë.

Andaj, duke kaluar këtë përvojë njerëzore vendosa diçka ndryshe, të nisesha e të mos qëndroja në një vend,por të ecja e të vizitoja sa më shume vende, duke zgjedhur pikërisht Rivierën Shqiptare.

Një kafe në një  bar afër Sheshit të Flamurit në Vlorë,nje vizitë në Shtëpinë ku u ngrit Flamuri,një foto pranë Isa Boletinit ishte fillimi i udhëtimit tonë.

Ndalesa e parë në Plazhin e Rradhimës, ishte si fillim e bisedim me detin, për vazhdimin e rrugëtimit.

Pamje të bukura, ujë i kristaltë,vend i qetë,mëngjese e darka të lehta, perëndime që të nguleshin jo vetëm në mendje,por doje ti merrje dhe në celuloid, “biseda” me  mëngjeset e paqta ,detin e qetë, ose të zemëruar, “pakte” me diellin, përqafimi me  hënën e yjet.

Plazh vërtet  i mrekullueshëm,dhe mjaft i pastër.

I mirëmbajtur dhe i rregullt, me investime serioze nga banorët e zonës, bën  të ndihesh e të pushosh mirë.

Të nesërmen lëmë në krah Orikumin e fillojmë ngjitjen për LLogara,duke përshëndetur Tragjasin e nën vështrimin e Dukatit të heshtur, marrim të përpjetat për të prekur majën më të lartë.

Restorante turistike shtriheshin në të dy anët e rrugës gjarpëruese,por ne ndalojmë pikërisht në parkun e Llogarasë.

Majë asaj qafe, të shtrihet parasysh një bukuri  shumëdimensionale.

Një park ku gjelbërimi, pemët,trungjet e prerë që krijojnë forma artistike të bukura,drerët miqësorë me pulla e brirë të gjatë na lejonin ti përkëdhelnim e tu afroheshim.

Të zgjeroheshin mushkëritë. Nuk ngopeshe me atë vend.

Fëmijët ndihen të lumtur se i gëzohen çdo gjëje.Mjaft të veprojmë dhe ne, lirshëm dhe natyrshëm si të vegjëlit, të shijojmë e ta shohim bukur çdo gjë, dhe natyrisht nuk ka si të mos shkojnë mbarë dhe pushimet.

Vilat e drunjta që shtriheshin në dy anët e parkut, turistët e huaj dhe ata shqiptarë i jepnin gjallëri asaj qafe mali, e të dukej si një oaz i blertë,  zbuluar papritur në atë vend.

Hoteli dhe pishina brenda tij, të ftonin pa mëdyshje të haje mëngjesin e të pije kafenë aty.

Kënde dhe improvizime të ndryshme  brenda parkut e shtonin argëtimim e turistëve ditorë, të kalimtarëve apo të pushuesve që kishin zgjedhur pikërisht këtë vend për të lënë disa ditë vere, e për të marrë imazhe qetësie e butësie në vazhdmësinë e ditëve.

Vazhdojmë ngjitjen.

Afër Qafës së Llogarasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve, dhe erërave që fryjnë në atë qafë.

Një mjegull e papritur e disa pika shiu, një erë e ftohtë që fillon të fryjë na “ndrydh” pak, por gjithsesi s’mund të rrija pa zbritur pa pare nga afër “Pishën Flamur” e pa i bërë disa foto.
E kthyer e gjitha në një anë sipas erërave që fryjnë, ajo të jepte përshtypjen e një flamuri që valevitej, por me gjyrë të blertë.

Te dukej se mjegulla herë të “prekte” mbi supe, herë si pelerinë e hirte u mbulonte maleve kreshpat, e here, herë sikur ua zbukuronte  si vello ato.

Mjegulla vazhdon të na shoqërojë e hirtë e heshtur, e kur ndalojmë në atë që quhet” Ballkon i Llogarasë”  s’mundëm të dallonim detin që binte “thikë” nën shkëmb.

Gjithsesi u mundova ta “imagjinoj”sepse aparati s’mund të fotografonte të padukëshmen.

Megjithatë pikerisht në atë vend, munda të fotografoj një pllakatë  gjys’ të prishur me mbishkrimin 1920, çka tregon se pikërisht aty mund te ishte zhvilluar ndonjë ngjarje historike.

Rruga bie thike, një lartësi që të shkakton një ndjenjë boshllëku.Shumicën e fotove i bëj nga dritarja e makinës, të cilën e drejton bashkëshorti dhe bashkëudhëtari im në këtë rrugëtim të bukur.

 

Mjegulla davaritet dhe mund te duket deti më qartë, bregu, gjiret e pastra e të virgjëra.

Rruga kalon në një terren malor, shkëmbor  dhe gjarpëron në kthesa të forta e të rrezikëshme.Natyrisht me rrip sigurimi mundohem të fotografoj, e më vonë  ndalem në një vend, ku deti duket qartë nga nje lartësi mbi 1000 m, ku blej dy tufa çaj të freskët mali dhe sherebelë nga një fshatar që si epej asaj lartësie. Ndjesi të bukura, teksa prek me vështrim nga  ato lartësi, detin Jon.

Ai terren malor e aq i ashpër e bri tij deti blu,më bën tu jap te drejtë vlonjatëve për natyrën e tyre burrërore mjaft të shprehur.Njerëzit kudo, janë  mjaft të sjellshëm .

Pasi përshendesim Dhërmiun,dua të takoj patjetër Jalën  e bukur, e ndonëse vapë dhe mesditë, zbresim e pijmë një pije freskuese.

Zbarkimin e dytë e bëjme në Himarë.

Një shtëpi e thjeshtë me oborr, ku rritej që nga rrushi e domatja e freskët, do ishte shtrati ynë dy ditor.

E zonja e shtëpise ishte me sy blu.

Mendova përnjëhere:” Epo të lindësh buzë detit…”- e vura buzën në gaz.

Të marrësh çantat e të nisesh pa prenotuar, është një eksperiencë e bukur, pa parashikuar asgjë, e aq më shumë bujtja larg salltanete e hoteleve luksoze  por në shtëpi të thjeshta, ku mund të dalësh në kopsht, të bisedosh lirshëm me të zotin e shtëpisë, të marrësh një kokërr domate në kopsht, janë këto eksperinca që të kalisin, të rrisin kuriozitetin, të mësojnë të reja, dhe të mbajnë larg mërzisë e monotonisë.

Në Himare atë natë këndonin, Endri dhe Stefi, dy vëllezërit korçarë  dhe kalimi i mbrëmjes nën shoqërine  e zërit të tyre ishte kënaqësia tjetër e ditës.

Mëngjesi pak i vrenjtur, bëri që ta marrim shtruar ditën, pas kafesë dhe mëngjesit tradicional shqiptar,një byrek me një gotë dhallë, menduam të marrim  rrugën drejt Borshit për të parë e prekur qerpikun tjetër të Jonit.

Gjire të bukura, aq sa s’mund të rrija pa ndalur makinën e të bëja foto.Formëzoheshin aq bukur, e futeshin si gjymtyrë në det, sa s’më besohej që i shihja.

Aty pashë dhe “të përfolurin” Gjirin e Kakomesë.

Ngjisim rrugën e shohim së pari Qeparoin, e ndalesën e bëjmë në Borsh.

Plazhi me gurë të vegjël të bardhë, ishte karakteristika e tij.

Koha vrenjëtej e vetëtimat na shoqëronin herë pas here, megjithatë ne e prekëm detin, e pa kaluar as nje orë filloi një shi i papërmbajtshëm me erë, që na bëri të nxitonim në makinë.

Shiu binte  edhe në Himarë ku fjetëm dhe natën e dytë.

Dukej sikur moti, lozte me ne,herë shi e herë diell.Por kjo s’na mërziti aspak.

Ndoshta dielli,e pa që s’mund të na merrte qetësinë dhe vendosi të çeli blunë dhe në qiell,pas grisë me shi të papërmbajtshëm.

Pasdite koha u qetësua.Një shëtitje buzë detit në mbrëmjen himarjote do të mbyllte dhe siparin e asaj dite rrugëtim- pushimi.

Të nesëmen destinacioni ishte Saranda.Udha ishte e mrekullueshme, mes kodrinave të mbushura me ullinj, e kthesave gjarpëruese mbusheshe me frymë.Në Lukovë qëndruam për një kafe, dëshira për të parë dhe biseduar me çdokënd që takoja nga ato vende, bënte të ndalonim shpesh.

Në orën 11 mbërrijmë në Sarandë.

Fotot e para i bëra nga pika më e larte brenda qytetit. Pedonalja shtruar butë e hijshëm të ftonte t’i hidhje hapat e sigurtë e me besim,se aty do kaloje bukur.

Nje kafe, një akullore dhe pas hotelit,ende pa “marrë frymë”, tek plazhi “PASQYRAT”.

Pas një rruge (jo shumë e gjatë)të keqe ,që të prishte vertet humorin, ai plazh , ishte mrekullia vetë.Nuk kisha parë atë lojë dallgësh, ngjyrash, zhurme të fortë si oshëtimë, e ato guva të mrekullushme që ishin krijuar nga përplasja e ujit në shkëmbinj.

Çudi si, ai plazh i vogël, ishte plot me turistë.

Ngjyra mes blusë e jeshiles, ndërfuteshin  tek njëra tjetra për të arritur bregun duke shkumëzuare dallgezuar. Ishte një  lojë e bukur, ngjyra të thella e të bukura, breg i shkumëzuar, e njerëz të mrekulluar me aparate fotografike për të fiksuar këtë lojë të çuditëshme, që ndoshta luhej veç aty.

Me fjalë është vështirë të arrihet përshkrimi,e celuloidi gjithashtu s’mund të zbulojë gjer në detaje atë mrekulli natyrore.

Dallgët ngadalë  pushtuan bregun dhe plazhistët nisën te zhvendoseshin më sipër.

Ndërsa ne, u zvendosëm për në Ksamil e andej në Butrint, ku lodhja harrohej para asaj mrekullie që na u shfaq para sysh.

E zbuluar nga gërmimet arkeologjike ajo të mahnit me lashtësinë e saj, por nga mbishkrimet, pikturat e gdhendura me gurë, statujat e çdo gjë tjetër të bën të besosh në një qytetërim të vërtetë.

Muret rrethuese, daljet sekrete, amfiteatri e arena, tregon se banorët kanë qenë mjaft aktivë, dhe ndeshjet apo shfaqjet kanë qenë të pranishme dhe të zhvilluara.

Liqeni blu që e rrethon i japin asaj një pamje hyjnore e misterioze, e papritur duke lexuar pllakatat, futesh në meditime  të largëta, që shkojnë deri në vitet para Krishtit.

Ndjen, që historia të merr në vorbull e harrohesh duke parë çdo imtësi.

Ke dëshirë të jesh spektatore, herë në arenë e herë thjesht ”vëzhguese” imagjinare e atyre paraardhësve të stërlargët ,që  kanë frymuar, jetuar e luftuar , brënda këtyre mureve.

Ngadalë bie mbrëmja dhe ne duam ta shijojmë në bulevardin mbushur plot me njerëz.

Muzika live mbush shëtitoren, paçka se fundsezoni.

Nje valle aty, pse jo.

Përshihemi bashke me të tjerët në kërcim,në barin me muzikë, duke mbyllur një ditë të lodhëshme  por të bukur.

Të nesërmen vendosëm të qetësohemi e të bëjme plazh në qytet.

Pasdite, desinacioni ynë ishte Kalaja e Lëkursit.

Një pamje që s’e arrijnë dot fjalët.

Një e përpjetë  ku shoferi duhet të ishte i kujdesshëm, por ne arritëm në majë.

Ndonjëherë gjërat që i kemi afër, s’i shohim, s’i kuptojmë dhe s’i ndiejmë.

Saranda nga Kalaja e Lëkursit ishte një Perlë.

Perëndimi na zuri për kafenë e mbrëmjes në këtë  lartësi ku të dukej se prekje me gishta Sarandën.

Të dukej vetja si një princeshë e kohëve të lashta.

Turistët e huaj nuk mungonin  as aty.

Se imagjinoj dot, të vish deri në Sarandë dhe të mos futesh në lashtësinë e Butrintit, apo të mos shkelësh Kalanë e Lëkursit.

 

Mrekullitë s’janë ato që njohim, por ato, të cilat s’kemi parë akoma, s’i kemi prekur dhe s’i  kemi shkelur.

 

E mbushur me ndjesi të zjarrta e të arta  të atij perëndimi të datës 30 gusht 2013, marrim rrugën e kthimit për në Sarandë.

Të nesërmen do përshkonim qindra kilometra deri në kthimin në shtëpi.

Duhej të pushonim pak.

Nisemi nga ora 8 e mëngjesit, duke lënë pas dhe Sarandën, por duke marre në memorje imazhe e mbresa të bukura verore.

Gjatë kthimit,qëndrojmë tek “Syri i Kaltër”.

Një kombinim ngjyrash që edhe një piktor do ta kish “zili” natyrën si kish’ arritur të krijonte atë perfeksion. Ngjyra jeshile, pemë të ndërthurura si kurorë mbi kokë,ku,  tek –tuk ndihej vjeshta me një të verdhë të lehtë e mes kësaj,një Sy uji blu, si një bekim për atë vend dhe për ne vizitorët,që kemi nevojë për pamje e pushime të tilla, pranë natyrës, detit e njerëzve, per tu ndierë në frymëmarrjen tonë në sinkron me jetën.Marrim rrugën e kthimit, nga “Qafë Muzina” drejt Gjirokastrës, Tepelenës e duke udhëtuar e njëkohësisht të “humbur” në mendime pozitive e verore, për atë rrugëtim.

@ Drita Lushi

shtator 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Drita Lushi, ne qerpiket e Jonit, rrugetimi i fundstines

Shkenca shqiptare dhe Instituti Alb-Shkenca

September 2, 2013 by dgreca

Shkenca shqiptare  dhe  Instituti Alb-Shkenca

Nga Arjan Th. Kallço*/

Nga data 29-31 gusht u zhvillua në Tiranë Takimi i 8-të i Institutit Alba-Shkenca. Një nismë e domosdoshme mbarëshqiptare për të qënë me hapin e kohës me Europën, Amerikën dhe vendet e tjera. Por edhe për vetë faktin se në Shqipëri u instalua një model i shëmtuar i militantizmit dhe klientelizmit në arsim dhe shkencë. Reformat e shumta mbetën thjesht fjalë dhe në vend që të sillnin progresin, e çuan shkollën shqiptare në kahun e kundërt. Nëse dikur shtrohej me të madhe parulla i gjithë populli ushtar, tani parulla është tjetërsuar, i gjithë populli në shkollë. Sigurisht që do të shkonte, po përdor kohën e shkuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas goditjeve sistematike të njëpasnjëshme, me shpresën se gjërat duhet të ndryshojnë. Që të ndryshojë një komb, duhet të ndryshosh themelin e tij, pra arsmin. Ka ardhur koha që politika të mos merret më me reforma të tilla, por të reformojë veten dhe mentalitetin e vet. Populli e dha verdiktin e vet qartë, prandaj i takon poltikës t’i hedhë hapat e veta të dukshme dhe të sigurta. Nëse nuk reformon dot veten e vet, nuk mund ta reformojë shoqërinë. Në gjithë periudhën postsocialiste denigrimi i shoqërisë erdhi si rezultat i heqjes dorë nga postulate se përzgjedhja e njeriut është faktor kryesor në zhvillim. Tetë vjet qeverisje e papërgjegjëshme solli pasoja me precedentë tepër negativë për vendin. Jemi vendi i parë në Europë me 44 universitete private, por pas nuk mbeten as Kosova dhe Maqedonia, kur vendet e tjera nuk i mëshojnë faktorit saisor, por kryesisht cilësor. Skandalet me universitetet private shqiptare tashmë e kanë lënë shijen e hidhur nëpër Europë, niveli i universiteteve shqiptare është në nivelet më të dobta europiane dhe botërore. Të mos flasim pastaj për shkencën, kur vendi u kthye në një fabrikë diplomash. Shkenca shqiptare do të varet shumë nga niveli i shkollës; një shkollë pa kokë, do të prodhojë një shkencë sa për të kaluar radhën. Për këtë mjafton të sjellim shembujt konkretë të konferencave shkencore që zhvillojnë vendet e Europës.

Instituti Alb-Shkenca tashmë po krijon traditën e vet në takime të përvitshme ku marrin pjesë studiues nga trevat shqipfolëse në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Në një kohë kur edhe Akademia e Shkencës u përdor si karem për fitime poltike, instituti në fjalë nuk ngurroi të ndërmerrte një prej nismave që duhet vërtet të përçojë mesazhin se shkenca e vërtetë nuk mund të mbetet peng i një poltike të mbrapshtë. Në ditën e parë takimi i zhvilloi punimet tek salla Iliaria në Qytetin student, ku morën pjesë drejtues të Institutit, të Universitetit të Tiranës, studiues të shumtë, por edhe Ministria e ardhshme e Arsimit Lindita Nikolla.

Fjalën e hapjes, mirëseardhjen dhe falenderimin për gjithë punën në organizimin e konferencës, në emër të stafit të institutit, për të gjithë të pranishmit, e mbajti z.Adrian Maçi, drejtues i degës shqiptare.

Më pas foli drejtori i Përgfjithshëm i insitutit z. Niko Qafoku I cili vuri në dukje punën e bërë deri më tash, duke hedhur ide edhe për të ardhmen, mes të cilave edhe bashkëpunimi i ngushtë dhe më i frytshëm mes studiuesve shqiptarë kudo që janë në botë, kudo që zhvillojnë punën e tyre shkencore, kudo që japin kontribute të rëndësishme në fushën e shkencës. Një ide tjetër që gjeti mirëkuptimin mes pjesëmarrësve ishte dhe ajo e botimeve në revista të huaja, deri më tash një  ëndërr e parealizuar e studiuesve shqiptarë, por edhe e projekteve shkencore të përbashkëta jo vetëm mes universiteteve dhe institucioneve, por edhe mes vetë faktorit shqiptar.

Ministrja në pritje të marrjes së detyrës, z. Nikolla theksoi se ka ardhur koha që arsimi dhe shkenca të marrin vendin që u takon në Shqipëri. Konferenca të tilla janë tepër të nevojshme dhe kërkoi që bashkëpunimi të mos ndalet këtu, por edhe më tej në takime të tjera që edhe vetë Ministria do të organizojë. Jemi të vendosur – vazhdoi  z. Nikolla për një arsim dhe shkencë bashkëkohore. Forume të tilla duhet të mbështeten fuqishëm nga shteti. Natyrisht ishte dalja e saj e parë para studiuesve shqiptarë kudo që ata punojnë dhe inkurajimi i tyre është një fillim i mbarë, duke e lënë të hapur derën e institucionit më të rëndësishëm vendimarrës të arsimit. Qeveria e re ka përpara një mal me probleme të trashëguara nga qeveria paraardhëse, por duhet guxim dhe mençuri që t’i përballojë me sukses këto sfida, e duhet ta fillojë pikërisht nga reformat serioze në arsim. Duhen shëruar disa plagë të thella që besoj edhe vetë z. Rama i përmendi në programin e qeverisë. Nuk kemi më kohë për të humbur.

Më tej folën edhe përfaqësuesit e degëve të Kosovës dhe Maqedonisë që duke vlerësuar punën e bërë në takimet përkatëse me rotacion, vlerësuan faktin se ka botime me vlera autentike, se tubimi ka karakter ndërkombëtar mbarëshqiptar dhe të bashkohen forcat më të njohura shqiptare në Europë. Mendoj se ndoshta në të ardhmen duhet hequr dorë nga karakteri masiv i takimeve, në kërkim të cilësisë së vërtetë. Nëse nuk realizohet kjo, atëherë rrezikojm ëqë edhe këto takime t’i shndërrojmë në fabrika të sasisë.

* Bashkepunetori i gazetes Dielli eshte pedagog ne Universitetin”Fan S Noli” Korce/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Instituti Alb-Shkenca, Shkenca

DREJTË FITORES ME KEN BIBERAJ

September 2, 2013 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

Ne Foto: Ken Biberaj me autorin, me rastin e hapjes së fushatës së tij, Mars, 2012/

Po afrohet 10 Shtatori, 2013.  Kjo është dita e zgjedhjeve paraprake në qytetin e New Yorkut, ku shqiptaro-amerikani Ken Biberaj përballet me 6 kandidatë të tjerë të Partisë Demokrate në New York për të siguruar zgjedhjen nga votuesit e kësaj partie kandidat për  anëtar të Këshillit të qytetit të New Yorkut.   Ken Biberaj është tani i njohur mirë nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe më gjërë, por edhe nga banorët e Lagjës së Epërme Perëndimore të qytetit të madh të New Yorkut, falë një fushate të organizuar shumë mirë, pothuaj me një përpikmëri të     përsosur, megjithëse këjo është hera e parë që Ken Biberaj zhvillon një fushatë për një kandidaturë politike.   Por megjithkëtë, Ken Biberaj nuk është fillestar as i panjohur i procesit elektoral të Amerikës, pasi ai ka shërbyer  si Drejtor politik  në fushatën për president të Senatorit Xhon Kerri, tani Sekretar Amerikan i Shtetit, në vitin 2004 dhe ka punuar për Fondacionin e presidentit Klinton.  Ai ka studjuar në Universitetin Amerikan në Uashington, në Universitetin Harvard dhe në Universitetin e New Yorkut.   Keni, pra në një moshë të re, ka arritur të ketë një  përvojë të pashoqe politike, akademike dhe të një biznesmeni me përvojë, që e kualifikon atë të bëhet një anëtar i suksesshëm  i Këshillit të qytetit të New Yorkut.  Për një vit e gjysëm, Ken Biberaj ka zhvilluar një fushtatë fillestare mbresëlënse, në përpjekje për të bindur banorët e zonës bashkiake numër 6 të Zonës së Epërme Perendimore të Manhatanit, se ai është kandidati më i përshtatshëm, më energjik dhe njëherazi kandidati më i mirë që ofron zgjidhje reale për problemet e zonës ku ai jeton. Si banor i asaj zone, ai ka theksuar gjatë fushatës se është njohës i mirë i problemeve me të cilat përballen familjet e asaj zone e cila, sipas tij, po ndryshon me një tempo të shpejtë.  Gjatë fushatës së gjatë, ai u ka bërë thirrje bashkqytetarve të vet që  të votojnë kandidaturën e tij në mbështetje të familjeve dhe tregtive të vogëla.
Keni i dha një energji të re fushatës për Këshillin e qytetit të New Yorkut.  Gjatë takimeve para zgjedhore me banorët e kësaj lagje, kandidati Ken Biberaj ka theksuar, ndër të tjera, tre arsyet e tija kryesore se pse ai dëshiron të zgjidhet anëtar i Këshillit të New Yorkut: për të përkrahur cilësinë e jetesës për të gjithë në Lagjën e Epërme të Manhatanit, për të  bërë të mundur investime të reja për zhvillimin e komunitetit në të ardhmen dhe për të mbështetur vlerat e zonës, të cilën ai dëshiron ta përfaqësojë në Këshillin e qytetit të New Yorkut prej pothuaj 10-milion banorësh.  Bazuar në   përvojën e tij politike, akademike dhe tregtare, Ken Biberaj  është kandidati më i mirë dhe më entuziast që, ashtu siç bëri gjatë fushatës,  do të sjellë energji, ide dhe përspektiva  të reja në udhëheqjen e këtij metropoli botëror.
Gjatë fushatës së tij, Keni ka mundur të bindë shumë personalitete të partisë demokrate dhe organizata të ndryshme që veprojnë në këtë zonë të Manhatanit, se ai është kandidati më i mirë ndër gjashtë kandidatët, që duhet të mbështetet duke hedhur votën e tyre dhe të anëtarve të organizatave të tyre për Ken Biberaj, javën që vjen, me 10 shtator.  Ndër përkrahsit entuziastë të kandidaturës së Ken Biberajt janë, ndër të tjerë, ish-goverantori i shtetit të New Yorkut, Dejvid Paterson dhe Shoqata me influencë  e Policëve të New Yorkut.  Duke njoftuar mbështetjen e tij për Ken Biberaj,  Ish-Governatori Paterson deklaroi: “Unë jam duke përkrahur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj sepse ai beson në një rrugë më të mirë për të ardhmen e familjes së tij, për miqët  dhe për fqinjtë e tij, por edhe sepse ai përfaqëson një zë të ri dhe të freskët, i gatshëm për t’u angazhuar në procesin politik amerikan.”   Ish Governatori Paterson theksoi gjithashtu se, “gjatë bisedimeve të gjata që ka pasur me Ken Biberaj, në lidhje me problemet që prekin zonën bashkiake numër 6, Keni ka shprehur një qendrim pragmatik dhe realist në lidhje me ekonominë tonë dhe mbi periudhën në të cilën jetojmë, një qendrim ky që ësht unik dhe i rradhë.”    Gvernatori Paterson e cilësoi kandidatin Biberaj si një mendimtar me besim në të ardhmen, me një vision të jashtzakonshëm për të ardhmen e komunitetit ku jeton si dhe për cilësinë e jetesës së banorëve të lagjës.”
Ndërsa  kryetari i Shoqatës së Policëve, Patrik Linç u prononcua në mbështetje të ken Biberaj, duke thënë se, “Jam shumë i impresionuar nga angazhimi i Kenit ndaj çështjeve të rëndësishme për policët tanë si dhe për zotimin e tij për të ruajtur sigurinë e qytetit…..Keni ka energjinë, vizionin dhe gjykimin për të çuarpërpara qytetin e New Yorkut dhe këjo është arsyeja qe orgnaizata jonë po e mbështetë atë për anëtar të Këshillit të qytetit.” Edhe Liga e Votuesve të Nju Jorkut për Ruajtjen e Ambientit, ka njoftuar mbështetjen e Ken Biberaj për anëtar Këshillit të Nju Jorkut.  Presidentja e kësaj Lige, Marsha Bystryn tha me këtë rast se, “Ken Biberaj i njeh mirë çështjet dhe problemet me të cilat përballet Zona numër 6, dhe i mbarë qyteti i Nju Jorkut dhe jemi të bindur se ai do të bëjë ç’është e mundur për përmirësimin e rrethanave të ambientit për të gjithë banorët e Nju Jorkut.  Interesimi i tij për këtë çështje, pasqyron ineteresat më të mira për një ambient të shëndosh në zonën e tij dhe zgjedhja e tij është një hap pozitiv përpara, për lagjën e Epërme të Manhatanit,” theksoi Marsha Bystryn.

Ken Biberaj gjatë gjithë fushatës së gjatë ka premtuar se me zgjedhjen e tij, ai do të sjellë në Këshillin e Nju Jorkut, udhëheqje dhe ide të reja.  Të gjithë përkrahsit e Ken Biberaj — individë dhe organizata me rëndësi shoqërore dhe politike — i kanë arsyet e veta për të votuar për ‘të në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate të martën që vjen.  Por shqiptaro-amerikanët që jetojnë në zonën bashkiake numër 6, si dhe komuniteti më i gjërë shqiptaro-amerikan, kanë arsyen më të madhe, që të gjithë të përkrahim këtë kandidtaurë.  Të gjithë ata shqiptarë me të drejtë vote e që jetojnë në atë lagje duhet të shkojnë e të votojnë në favor të kandidaturës së Ken Biberajt.   Komuniteti shqiptar në Nju Jork tregoi seriozitetin dhe angazhimin e tij të vendosur politik me mbeshtetjen e madhe qi dhanë shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili u zgjodh si anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut.   Kandidatura e Ken Biberaj është rasti i dytë dhe po aq i rëndësishëm sa i pari që komuniteti   javën e fundit të kësaj fsuhate,  të angazhohet me të gjitha mundësitë për të bërë të mundur fitoren e Ken Biberaj të marten që vjen.  Kush e njeh Kenin është i vetdishëm se ai ka punuar aq rëndë gjatë fushatës dhe ka një dëshirë të madhe për të fituar.   Le të bëjmë të pamundurën, në ditët e fundit të kësaj fushate — vullnetarë dhe mbështetës — ashtuqë që të martën mbrëma, komuniteti shiqptaro-amerikan të mund të festojë fitoren historike të Ken Biberaj në Këshillin e qytetit të Nju Jorkut, jo vetëm si një sukses i tij personal por edhe si një zhvillim historik dhe angazhim serioz politik i komunitetit shiqptaro-amerikan në procesin politik të Shteteve të Bashkuara.  Ken Biberaj ka përkrahjen e shumë votuesve dhe të organizatave dhe grupeve të ndryshme në lagjen ku jeton.  Por  një ndër grupeve që duhet të përqëndrohet në këtë fushatë janë  shqiptaro-amerikanët me të drejtë vote, në zonën elektorale  numër 6.  Këjo, për arsye se siç pata thënë në fjalën përshëndetse me rastin e hapjes së fushatës së Kenit marsin e vitit që kaloi, “Ken Biberaj është një histori suksesi e të rinjve shqiptarë të lindur dhe të rritur në Amerikë.  Ai është shëmbull i një historie personale që na bën të gjithë ne të jemi krenarë që jemi amerikanë dhe shqiptarë….Keni është një djal i guximshëm që shikon  vetëm përpara me vendosmëri të fortë, me dëshirën për të dhënë diçka më tepër për këtë komunitet dhe për vendin ku jetojmë — për të bërë pra diçka në shënjë falenderimi për Shtetet e Bashkuara — ky vend që ka bërë aq shumë për ne këtu si shtetas shqiptaro-amerikan të këtij vendi, por edhe për kombin tonë dhe për mirëqenjen e bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan”.

Jam i bindur se nëqoftse fiton, Ken Biberaj, do të japë kontributin e tij  të çmueshëm në qeverisjen vendore të këtij metropoli amerikan, si anëtar i ri në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut – dhe jam i bindur se do të ushtrojë detyrën e tij të re me një cilësi dhe stil të lartë moral e politik – duke bërë krenare familjen e tij dhe njëkohsisht edhe të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.

***
Një Biografi e shkurtër e Ken Biberaj:   Ken Biberaj ka një të kaluar të shkëqyeshme akademike dhe politike.   Para se të merrte diplomën e avokatit nga Universiteti i Nju Jorkut në vitin 2008, Keni ka diplomuar në Universitetin Amerikan në Uashington dhe ka marrë diplomën Master nga Shkolla Kennedy për Qeverisje e Universitetit të njohur Harvard në Boston.  Përveç diplomave prestigjoze akademike, përvoja e tij politike përfshinë punën që ai ka bërë  për fushatën e kandidatit demokrat për president Xhon Kerri (tani Sekretar Amerikan i Shtetit) në vitin 2004, dhe ka punuar për Presidentin Bill Klinton dhe për Fondacionin e tij.  Këjo përvojë në fushën politike me dy gjigandë të politikës amerikane, e bën Ken Biberaj një kandidat serioz për detyrën për të cilën shpresojmë të fitojë të marten.  Për punën dhe veprimtarinë e tij të dalluar akademike, politike si edhe në fushën e tregëtisë e të biznesit, Universiteti Amerikan në Uashington i ka akorduar atij Çmimin e “Një Ylli të Dalluar” me përspektiva të mëdha në jetë, duke u bazuar në kontributet e tija të konsiderueshme  të deri tanishme ndaj shoqërisë, nepërmjet punës së tij profesionale, politike dhe filantropike.  Keni, i cili thotë në biografinë e tij se për shërbim publik ai është frymëzuar nga babai i tij Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Zërit të Amerikës për Euroazinë – është i martuar dhe me bashkshorten Valerie dhe djalin e vogël Hadsën, jeton në lagjën ku pret të fillojë jetën politike nëqoftse zgjidhet anëtar i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut.  Ken Biberaj tani për tani punon si zevëndës president i lokalit të njohur dhe prestigjioz, “Russian Tea Room” në Nju Jork.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Drejt fitores, Frank shkreli, me Ken Biberaj

Të lindësh femër, është fat apo mallkim?!

September 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Vilhelme Vranari Haxhiraj/

 Ese…, (sociologji) /

“Kur nuk njeh dot veten, nuk ke se si të njohësh të tjerët dhe botën…/

           Po qe se të mungon respekti ndaj vetes, nuk respekton dot tjetrin,!/

           Nëse nuk i bën mirë vetes, kurrë s’mund t’u bësh mirë të tjerëve!”  /

Vivra/

Titulli i këtij shkrimi(ese) që ngjan me një “Pyetje Kujtesë” për lexuesin, është sa delikate dhe po aq tronditëse, sa zhbiruese edhe po aq e thellë, sa e thjeshtë në dukje dhe po aq intriguese për debat. Veçse, në këtë diskutim dëshiroj që të japin mendimin individë të kategorive e profesioneve të ndryshme. Pavarësisht nga niveli kulturor dhe jetik, apo mënyra e të jetuarit, do të ishte me rezultat nëse do të jepnin mendimin e tyre intelektuale dinjitoze e të respektuara, ose femra me një jetë normale apo gra e vajza të dhunuara, sidomos intelektualë që kërkojnë zhvillimin e vërtetë të kombit. Nuk përjashtoj të marrin pjesë në këtë edhe njerëz të thjeshtë që kanë përvojën e jetës. Por mjerisht…

Natyrisht për këtë temë kam parasysh të dy sekset dhe të gjitha moshat.

Duke kujtuar thënien e Rilindasit të madh, Naim Frashëri, se “At’ i qytetërimit është liria“,është pikërisht kjo e drejtë legjitime për të cilën ka nevojë çdo njeri, si mashkulli, ashtu edhe femra. Nuk bëhet fjalë vetëm për kuptimin e ngushtë të lirisë kombëtare, jo…por për kuptimin e gjërë të kësaj fjale si nocion i shtrirë si në kohë,ashtu edhe hapësirë.

Që t’i përgjigjesh pyetjes:”Të lindësh femër… është fat apo mallkim?!”,

nevojitet që të bëhet një qelizëm i thellë i ndërgjegjes humane që mund ta krahasosh me gërmimet dhe gjetjet arkeologjike të antikitetit, ku vetëm aty mund të gjesh arsyet logjike për të hasur në të vërtetën e fshehur nëpër labirintet që ka varrosur koha ndër shekuj. Këtij titulli që ndonjë studiues i huaj i shkencave të filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë, hulumtues që nuk njeh shkallën e kulturës, mentalitetin dhe ndërgjegjësimin psiko- social të shqiptarit, e cila vetëm deri para pak vitesh u ka qëndruar besnike normave të moralit komunist nga njëra anë, si dhe mendësive të trashëguara nga mesjeta dhe karakteri ballkanas, nga ana tjetër, do ta merrte si një dukuri alarmante, tronditëse, pasojë e të cilit është fenomeni vetshkatërrues i kombit.

Pse? -do të pyes ndokush.

Kjo pyetje, pavarësisht nga mënyra e përpilimit apo trajtimit të saj, është bërë shpesh, por për herë dhe më shumë është trokitur në vesh të shurdhët. Gruaja është pjesë e shoqërisë, madje deri në fund.shek.të XX përbënte pak  më shumë se gjysmën e popullsisë. Ndaj që të nxjerrësh përfundime rreth fatit dhe rolit të saj në jetë, nuk duhet marrë veçmas nga bota meshkullore.

Që bota ka arritur në stade të pëlqyeshme vlerësuese të segmentit femër, kombet kanë shekuj që kanë nisur këtë luftë që bëhet sot tek ne për liritë,  të drejtat e fenrës dhe barazinë gjinore që lidhen me shkallën e lirisë vetjake. Gjithsesi edhe kombet e zhilluara kanë ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Gjithmonë, edhe gjatë diktaturës komuniste, në Shqipëri është folur për emancipimin e gruas, natyrisht, edhe të shoqërisë, por brenda caqeve të paracaktuara. Ishte ngritur në piedestal thënia e famshme: “kush merr nëpër këmbë dinjitetin e gruas, do të digjet me zjarr dhe me hekur!”, por kjo ishte vetëm një dogmë konformiste. Pasi ndërkohë asaj i ishin mohuar të drejtat dhe liritë e saj.

Mjafton të kujtojmë disa fakte:

Për shkak të planifikimit socialist, jo të gjitha vajzat e kishin të drejtën e arsimimit, të drejtën e ushtrimit të profesionit që adhuronin, nuk mund të realizonin ëndrrat apo të shpalosnin dhuntitë me të cilat kishin lindur, ndërkohë që meshkujt kishin më shumë privilegje. Femrat nuk mund të zgjidhnin katedrën e parapëlqyer për arsimimin universitar. Kjo ishte e përgjithshmja, se për të rinjtë e të rejat e deklasur as që bëhej fjalë t’u jepej e drejta e studimit. A nuk ishin këto shkelje e të drejtave dhe mohim i lirive vetjake të femrës?! Askush nuk mund ta mohojë se kjo është një formë dhune.

A nuk përdorej dhuna morale në martesat e detyruara që bëheshin në bazë të parimeve komuniste, shtresës klasore, apo martesat me ndërmjetës pa u njohur çifti fare?

Sa e sa të burgosur, madje edhe shumë gra, u vranë nëpër burgjet e diktaturës dhe nuk u deklaruan kurrë, sepse ua mohuan edhe të drejtën e prehjes në një varr. Pra bijtë e shqipes u trajtuan si të lindur nga hiçi, pra qenie pa atdhe. Këtu a nuk kemi të bëjmë me një dhunë të egër, ku mijëra fajtorë të pafaj u çkombtarizuan nga dhuna politike.

Nuk llogariten sa përdhunime femrash i ka mbuluar pluhuri i harresës,ku heshtja ishte kapak floriri, pasi nuk duhej të nëpërkëmbej dhe të përbaltej “madhështia” e pushtetit komunist. Dhe më keq akoma, për të humbur gjurmët e dhunës morale ndaj vajzave që joshnin eprorët, kryenin një krim të dytë duke i martuar dy të rinj kundër vullnetit të tyre, sepse ky ishte misioni moral i orjentuar nga Partia-shtet. “X” djalë më parë emërohej në një institucion me rëndësi si në “fole pëllumbash”, kurse më pas e urdhëronin: “do ta mbash këtë vend pune, por me një kusht: Do të martohesh me këtë “X” vajzë“. Ky ishte urdhër, me anë të të cilit u hapej dera e të mirave për “çiftin e lumtur“, ku vetëm ndërgjegja e tyre ishte dëshmitare e kësaj “lumturie të dhuruar”, që origjinën e kishte te dhuna”.

Nëse ndokush dilte jashtë kornizave të këij morali, thyente rregullat dhe caqet, quhej antikombëtar, antiparti dhe shpallej armik populli. Pa pritur e pakujtuar, i gjendej një pretekst… Ndërsa populli flinte gjumë, “X” personit i hidheshin prangat: me slloganin: “Në emër të popullit je i arrestuar“. A nuk është dhunim e mohim i lirive pa logjikë, pa shkak dhe pa arsye?!

Në një shoqëri me mentalitet mesjetar, ose ku morali, virtyti apo rregullat ishin strikte nën trysninë e politikave të një kombi të mbyllur, që kanë qenë të imponuara, kemi të bëjmë me dhunë të shumfishtë ndaj individit e veçanërisht ndaj femrës. Respektimi i këtyre rregullave ishte i detyruar nën kërbaçin e dhunës së diktaturës, për të shmangur burgun.

Theksoj se nuk ishte shkalla e kulturës kombëtare, ajo që i mbante të ndrydhur shqiptarët, apo që respektonin ligjet komuniste, por ishte frika ajo që e mbante nën tutelë vesin, krimin apo dhunën, të mbuluara nga një petkë mashtrimi, gënjeshtre dhe hipokrizie në fasadë.

Këtë e tregoi më së miri, rënia e diktaturës, duke nisur nga “Njeriu Idhull”, për vdekjen e të cilit derdhën “lotë të hidhur dëshpërimi”, e mohuan aq shpejt dhe aq dhunshëm e mbuluan me turp, sa bustin e “Orakullit” e hoqën zvarrë sa hap e mbyll sytë. A nuk është paradoks, për një shoqëri që edhe frymë merrte për “Atë”, të cilin e kishte “Zot” dhe pastaj e shëmbi për tokë me paturpësi dhe pa mëshirë?! Mendoj se është shprehje e një zemërimi të shfrenuar, si pasojë e izolimit të gjatë gjysmë shekullor e dhunës së përdorur ndaj një komuniteti që e vlerëson lirinë. Ky fakt është një tregues i tjetërsimit moral e mendor të njeriut.

Pas viteve 1990, te shqiptarët me nivel të ulët kulturor, pa origjinë brezash fisnikë ose pa origjinë qytetare, sapo shpëtuan nga zinxhirët skllavërues të dhunës, nxori kokën e keqja, doli në shesh vesi, mori krah krimi dhe prostitucioni. Është mëkat dhe fatkeqësi kombëtare kur dembelët dhe parazitët amoralen e quajnë morale, paaftësinë e quajnë aftësi, gënjeshtrën e quajnë të vërtetë, mashtrimin e quajnë virtyt, antivlerën e quajnë vlerë. Në bazë të këtyre cilësive të tjetërsuara, kultura kombëtare shkoi dhe vazhdon të shkojë në regres.

Ndaj vajzave që hasin kundërshtim, tutorët përmes shantazhit, përmes kërcënimit të familjes së tyre, përdorin dhunën psikologjike, dhunën fizike e dhunën morale, me forma dhe metoda nga më çnjerëzoret madje arrijnë deri në krim.

Nëse në fillimet e ndryshimeve politike, krimi, tregtia e lëndëve narkotike, tregtia e qenieve njerëzore, droga ishin dukuri spontane sot, kanë arritur shkallën më të lartë që si fenomene hynë në krimin e organizuarnë shkallë kontinentle, pse jo dhe botërore.

Kam të drejtën morale dhe qytetare, si çdo nënë tjetër, të pyes:

“-Ç’u bë ajo tradita e bukur e familjes shqiptare? Këta tregtarë të ndyrë, të paskrupullt a kanë familje? A nuk kanë lindur nga një nënë? A kanë motra? A kanë gra? A mund ta shpërdorojnë besimin dhe dinjitetin e tyre?! Nuk e di…Porse një dritë e mekët, ajo e arsyes, e ndriçon anën e errët, të panjohur të qenies sime e më thotë se ata për para bëjnë gjithçka. Të zhytur në ethet e drogës dhe fitimeve pa mund, të zhveshur nga çdo normë humane, nuk duan t’ia dinë sepse janë të zhytur aq shumë në llomi dhe krim sa nuk dinë të dalin dot.

 Nëse çdo familje shqiptare e edukon fëmijën që kurrë të mos harrojë të shkuarën, por ta kthejë kokën pas dhe të ndjekë arsyen përmes Mbivetdijes. Me intuitë të ecë në të përpjetat e të tatëpjetat që të parët e tij kanë hasur në jetë, ai njeri kurrë nuk ka për të gabuar.

Kujtoj lexuesin se në të gjitha rastet e paraqitura, ndërgjegja e përsosur  humane këlthet: “O njerëz të mirë, ndaloni, analizoni dhe i thërrisni arsyes,se kemi të bëjmë me dhunimin e femrës, dhunimin e lirive humane, po shpërdorohen të drejtat dhe liritë vetjake…”A është e drejtë kjo? A na nderon si komunitet apo si komb?!” 

Me këtë rast po kujtoj pak nga historia jonë kombëtare…

Duke nisur që nga ilirët, gruaja veç bukurisë që e karakterizonte ,ishte e shenjtë, nderohej dhe vlerësohej si e paprekshme nga të gjithë dhe kishte të drejtën të merrte pjesë në kuvende burrash, ku i dëgjohej fjala, gjë që u ka bërë përshtypje edhe të huajve (përmend dy anglezë: Xh.Bajron, dijetari Hamond dhe sa e sa të tjerë). Ishin gratë ato që në kohë luftrash mbanin shtëpinë, drejtonin ekonominë dhe jo rrallë herë u veshën si burrat e luftuan krahas tyre. Po kujtoj për lexuesin disa syresh… Mbretëresha Teutë, zëvëndësoi të shoqin, Gentin dhe udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Romake. Ne ndjekim me ëndje filmat ku trimëria e të huajve është ngritur në art dhe vjen tek ne përmes legjendash. A nuk e meriton një përjetësim të tillë kinematografik legjenda e Argjiros, që u hodh me djalin nga bedenat e kalasë së Gjirokastrës, e ndjekur nga dhjetëra gra trimëresha?! Identike si histori e El Sidit,(kufoma e të cilit u kalli tmerrin armikut), tek ne është Shote Galica që veshi rrobat e u armatos me armët e Azemit dhe luftoi me trimërinë e luftëtarit. Maro Kondi kjo nënë e re u flijua duke e tërhequr në greminë ushtrinë e huaj. Janë burra ata që mbajnë leksione për këto gra të virtytshme, po përse vallë sot e shohin me zili dhe e nënvleftësojnë aftësinë femërore?! Mos vallë egua mashkullore nuk i lë të dalin nga vetja? Ndoshta duket si vetëvlerësim apo mbivlerësim i aftësive të tyre, por gabojnë sepse kush nuk është në gjendje të njohë veten,nuk arrin të njohë tej hundës së vetë.

Pushtimet e huaja mesjetare sollën një regres të lirisë së gruas. Baballarët, burrat, vëllezërit ushtruan një trysni ndaj saj, duke e mbyllur brenda mureve të shtëpisë, me synimin për ta mbrojtur nga dhuna e të huajit. Por ndërgjegja shqiptare kishte harruar se ajo ndërkohë e në vazhdimësi po dhunohej shpirtërisht, mendërisht dhe psikologjikisht, gjë që u shndërrua në traditë. E njëjta gjë ndodhi me femrën nën petkun e emancipimit edhe gjatë izolimit gjysmëshekullor të diktaturës komuniste, ku gruaja e njohur për karakterin fin dhe delikat ,u shndërua në një qenie të përçudnuar me tipare burri.

Gjatë kohërave, vetë femra, e bindur se nënshtrimi ndaj mashkujve, që shkonte deri te respekti i tepëruar që duhej të kishte edhe për kunatin o nipin e mitur të burrit, ndaj të cilit duhej të përulej se e donte zakoni apo tradita, e ka shndërruar atë në inferiore ose skllave të ndërgjegjes së saj. Për femrën këto rregulla të vendosura padrejtësisht si trashëgimi mesjetare, kanë arritur që ta dëmtojnë imazhin e saj për botën reale,duke pranuar pa kusht mohimin e të drejtave dhe lirive të saj.

Me kohë, me apo pa dëshirë, këto rregulla të pashkruara, u bënë ligje të trashëguara që zbatoheshin dhe vazhdojnë të gjejnë zbatim edhe sot, madje më egërsisht… sepse bëhen me vetëdije të plotë. Me këtë të fundit kuptojmë se sot kemi parasysh stadet bashkëkohore të zhvillimit global të njerëzimit. Pra dhuna sot zhvillohet më e sofistikuar dhe e paramenduar nga përdoruesit e saj.

Ka aq shumë shembuj e tregues për format, metodat, shkallën e përdorimit të dhunës dhe pasojat e saj tragjike, sa koha është e pamjaftueshme për t’i rrëfyer.(pikërisht këto tema duhet të studiohen dhe të diskutohen në rrethet studentore, në qendrat sociale apo rehabilitimi, në organizata grash etje).

Në ditët e sotme mjafton të kujtojmë rritjen e numrit të përdoruesve të drogës, rritja e krimit në familje, divorcet në shifra alarmante dhe një ringritje e ushtrimit të prostitucionit. Divorci është një vendim i drejtë i çastit, por pasojat janë më afatgjata dhe shumë të rënda për fëmijët. Kur nuk janë fëmijët në mes, është femra, ajo që pëballet me vështirësitë, jeta e së cilës mund të ketë pasoja diskriminuese e fatale.

Një vlerë edukuese e parandaluese janë marrëdhëniet prind- fëmijë dhe prind- institucion arsimor. Nuk mjafton ta lindësh e ta rrisësh fëmijën. Ushqimi më i mirë për të, është edukimi që nis sapo ai ngjizet në barkun e nënës. Në këtë periudhë rol të veçantë kanë marrëdhëniet në çift dhe sa shumë e dëshirojnë ata daljen në jetë të këtij fëmije.

Përdorimi i drogës që nis qysh nga mosha e adoleshencës e në vazhdim, sjell shkatërrimin e ekonomisë familjare, e jetës së individit, si dhe të familjes në tërësi. Kurse si pasojë e drogës, e pedofilisë,marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje, shkaktohet sëmundja vdekjeprurëse AIDS. Këto vese vihen re te fëmijët që vijnë nga familje me nivel të ulët kulturor. Ndodh edhe në ato familje të kamura që u japin fëmijëve liri të tepëruar , të cilët e shpërdorojnë lekun, pa ia ditur vlerën dhe se si nxirret. Në të dy rastet kemi të bëjmë me mungesë të theksuar informacioni nga ana e prindërve. Një punë të madhe edukuese duhet të bëjë nëna, lidhur me pasojat e veseve prej të cilave tërhiqen fëmijët.

Kujdes duhet treguar nga familja, e cila duhet të dijë se në ç’shoqëri bënë pjesë fëmija.

Natyrisht marrëdhëniet mes gjinive në familje dhe në shoqëri, si: femër dhe mashkull, motrës e vëllait, burrit e gruas, mes kolegëve kanë ndryshuar. Ky ndryshim është i lidhur me integrimin social drejt një shoqërie të hapur dhe me integrimin e femrës në shoqëri, i cili varet nga shkalla e personalitetit (niveli arsimor, kulturor dhe profesional).

Ky evolucion varet nga hapësirat sociale që i krijon njeriu vetes, sidomos vendin që i krijon femra vetes në të gjitha fushat e jetës. Rëndësi të veçantë ka përballja e femrës me realitetin, gjë që arrihet nëse ajo vret frikën, ka kurajon për të pranuar të përballet me të rejat e kohës, për të sfiduar jetën dhe të papriturat e saj. Duhet të kemi parasysh se sa kulturë ka trashëguar dhe se si e ka pritur ajo hapjen me botën e zhvilluar. Shpesh herë te femrat vihet re mungesa e besimit në vetvete, që vjen si shkak i mosnjohjes së vetes. Këtë e vërteton fakti që femrat, duke mos njohur aftësitë e tyre, punojnë, zhvillojnë fushata elektorale dhe votojnë që të zgjedhin kandidatë meshkuj në organet më të larta legjislative, ekzekutive apo gjyqësore, si dhe në drejtimin e forcave politike. Me këtë padrejtësi që i bëjnë vetes gratë, janë të dhunuara moralisht nga egua mashkullore dhe të vetëdhunuara mendërisht nga inferioriteti i tyre.

Kujtoj se Partitë kanë mbirë me bollëk në Shqipëri, si kërpudhat pas shiut. Nuk është aspak çudi që çdo fis shqiptar të krijojë një parti politike. Mjerë gratë se atëherë femrat kanë për t’u lënë fare në harresë.

Vendosja e shifrës fiktive 25-30% e administratës së lartë, si në Parlament, Qeveri, drejtësi, në administratën e mesme të jenë gra, gjë që nuk është realizuar asnjëherë në këto afro 23 vjet, e quaj një formë dhune psiko-morale ndaj femrës nga pushteti dhe politika. Te përqindja e gruas në përfaqësitë politike kemi të bëjmë me konformizëm të theksuar.

  Cila formë do të ishte më e mira? 

Çdo grua apo vajzë që e ndjen veten të aftë si intelektuale, në arsimim dhe profesion, duhet të pranoj sfidën dhe me kurajo të startojë me burrat që kandidojnë. Bota e pushtetit të çdo fushe është e egër, i ngjan madhështisë së pushtetit të Meduzës. Cilido që ulet në një karrige, pastaj nis e flet ajo, e cila ngjitet aq shumë me shpirtin e atij që është ulur në të sa, nuk e lë të ndahet prej saj. Ndaj vlen shprehja: “O shtet që ke madhështinë e pushtetit të Meduzës, kujdes se kë ul në karrigen tënde, se do të pësosh disfatë, pasi i ngjan bukurisë magjepsëse të Meduzës, që mbyt dhe më të zotin detar…” 

Dua të di historikisht, se cili mashkull e la karrigen e vet që të ulet një tjetër, aq më tepër një femër e paragjykuar prej tij?!

Ndaj cilido mund të pyesë: A duhet përkrahur shoqëria apo politika lidhur me këto probleme që cënojnë integritetin e femrës dhe të shoqërisë?

Sot mbi të gjitha pushtetet qëndron pushteti i parasë. Para saj gjunjëzohet dija, diploma, aftësia, arsyeja… dhe ngre krye Padija, hipokrizia, gënjeshtra, mashtrimi, korrupsioni dhe krimi. Është paraja që nxjerrë në ankand vajzën apo djalin e mitur, motrën, aty dhe gruan, pra familjen. Meqë familja është embrioni i shoqërisë, qeliza e kombit, atëherë kur vlera dhe dinjiteti i familjes shumëzohen me zero, ç’vlerë ka për të tillët atdheu?! Janë këto fenomene sociale që i ndeshim përditë,që i japin liri pa kufi bashkëshortit që ta trajtojë gruan si pronën e tij. Me nivel dhe me marrëdhënie të tilla, nuk shkohet drejt Evropës. Nëse familja do të vazhdojë të jetë në udhëkryq, sepse një jetë e dhunuar nuk është normale, edhe fati të lindësh femër, nuk është më fat, por mallkim që lindi.

Për njeriun e udhëhequr nga virtytet, Atdheu është familja. Nëse nuk e do familjen, nuk e do atdheun.

Nuk mund të jetë familjar i rregullt një baba që do fëmijët e tij, por fyen dhe dhunon mendërisht, moralisht dhe fizikisht, gruan që rilindi jetën me genet e tij. Nuk duhet të harrojë se fëmijët janë gjysma e secilit prej tyre. Ndaj të rinjtë para se të vendosin të krijojnë familje, nuk duhet as ta mendojnë e jo më të veprojnë dhunshëm, qoftë edhe me fjalë. Gjatë jetës duhet të arsyetojnë me logjikë, sepse marrëdhëniet në çift i ngjasojnë enës së qelqit, që po mori krisje, nuk riparohet më. Duhet ta kenë të qartë se femra nuk është pronë as e burrit dhe e askujt, madje as e prindit. Ata i dhurojnë jetën fëmijës për të qenë i lirë, por nuk kurrë janë pronar të jetës së tij. Madje është e dalë mode rritja e vlerës së djalit dhe nënvleftësim i vajzës. Jeta bashkëshortore është përgjegjësi dhe detyrim, gjatë së cilës fëmijët duhet të edukohen e të trajtohen të barabartë mes tyre. Vëllai duke u rritur e edukuar me dashurinë dhe respektin ndaj motrës, do të bëjë që ai nesër do të di të respektojë atë vajzë që do ta ketë për shoqe jete.

Në këtë shkrim nuk mund të analizohen të gjitha problemet, të mirat dhe të këqijat që na dikton jeta, por unë mendoj se çdo individ, femër apo mashkull, beqar/e apo i/e martuar, i ri apo i moshuar, duhet të shohë brenda vetes. Duke njohur të padukshmet e rrënjosura në qenien e tij, do të ketë më shumë respekt për veten dhe jetën.Të jesh qytetar i mirë, veç respektimit të ligjit e normave, do të thotë të njohësh veten, t’i bësh mirë vetes dhe të dish ta respektosh atë. Kur vlerëson veten, je në gjendje të vlerësosh të tjerët! Atëherë jeta nuk ka për të qenë një ferr për bashkëshortët.

 

***

Të lindësh femër, është fat apo mallkim?!

ShareThis

Nga Vihelme Vranari Haxhiraj

Të lindësh femër, është fat apo mallkim?!

Ese…, (sociologji)

                       

Vilhelme Vranari Haxhiraj

“Kur nuk njeh dot veten, nuk ke se si të njohësh të tjerët dhe botën…

Po qe se të mungon respekti ndaj vetes, nuk respekton dot tjetrin,!

Nëse nuk i bën mirë vetes, kurrë s’mund t’u bësh mirë të tjerëve!”

Vivra

 

Titulli i këtij shkrimi(ese) që ngjan me një “Pyetje Kujtesë” për lexuesin, është sa delikate dhe po aq tronditëse, sa zhbiruese edhe po aq e thellë, sa e thjeshtë në dukje dhe po aq intriguese për debat. Veçse, në këtë diskutim dëshiroj që të japin mendimin individë të kategorive e profesioneve të ndryshme. Pavarësisht nga niveli kulturor dhe jetik, apo mënyra e të jetuarit, do të ishte me rezultat nëse do të jepnin mendimin e tyre intelektuale dinjitoze e të respektuara, ose femra me një jetë normale apo gra e vajza të dhunuara, sidomos intelektualë që kërkojnë zhvillimin e vërtetë të kombit. Nuk përjashtoj të marrin pjesë në këtë edhe njerëz të thjeshtë që kanë përvojën e jetës. Por mjerisht…

Natyrisht për këtë temë kam parasysh të dy sekset dhe të gjitha moshat.

Duke kujtuar thënien e Rilindasit të madh, Naim Frashëri, se“At’ i qytetërimit është liria“,është pikërisht kjo e drejtë legjitime për të cilën ka nevojë çdo njeri, si mashkulli, ashtu edhe femra. Nuk bëhet fjalë vetëm për kuptimin e ngushtë të lirisë kombëtare, jo…por për kuptimin e gjërë të kësaj fjale si nocion i shtrirë si në kohë,ashtu edhe hapësirë.

Që t’i përgjigjesh pyetjes:”Të lindësh femër… është fat apo mallkim?!”,

nevojitet që të bëhet një qelizëm i thellë i ndërgjegjes humane që mund ta krahasosh me gërmimet dhe gjetjet arkeologjike të antikitetit, ku vetëm aty mund të gjesh arsyet logjike për të hasur në të vërtetën e fshehur nëpër labirintet që ka varrosur koha ndër shekuj. Këtij titulli që ndonjë studiues i huaj i shkencave të filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë, hulumtues që nuk njeh shkallën e kulturës, mentalitetin dhe ndërgjegjësimin psiko- social të shqiptarit, e cila vetëm deri para pak vitesh u ka qëndruar besnike normave të moralit komunist nga njëra anë, si dhe mendësive të trashëguara nga mesjeta dhe karakteri ballkanas, nga ana tjetër, do ta merrtesi një dukuri alarmante, tronditëse, pasojë e të cilit është fenomeni vetshkatërrues i kombit.

Pse? -do të pyes ndokush.

Kjo pyetje, pavarësisht nga mënyra e përpilimit apo trajtimit të saj, është bërë shpesh, por për herë dhe më shumë është trokitur në vesh të shurdhët. Gruaja është pjesë e shoqërisë, madje deri në fund.shek.të XX përbënte pak më shumë se gjysmën e popullsisë. Ndaj që të nxjerrësh përfundime rreth fatit dhe rolit të saj në jetë, nuk duhet marrë veçmas nga bota meshkullore.

Që bota ka arritur në stade të pëlqyeshme vlerësuese të segmentit femër, kombet kanë shekuj që kanë nisur këtë luftë që bëhet sot tek ne për liritë, të drejtat e fenrës dhe barazinë gjinore që lidhen me shkallën e lirisë vetjake. Gjithsesi edhe kombet e zhilluara kanë ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Gjithmonë, edhe gjatë diktaturës komuniste, në Shqipëri është folur për emancipimin e gruas, natyrisht, edhe të shoqërisë, por brenda caqeve të paracaktuara. Ishte ngritur në piedestal thënia e famshme: “kush merr nëpër këmbë dinjitetin e gruas, do të digjet me zjarr dhe me hekur!”, por kjo ishte vetëm një dogmë konformiste. Pasi ndërkohë asaj i ishin mohuar të drejtat dhe liritë e saj.

Mjafton të kujtojmë disa fakte:

Për shkak të planifikimit socialist, jo të gjitha vajzat e kishin të drejtën e arsimimit, të drejtën e ushtrimit të profesionit që adhuronin, nuk mund të realizonin ëndrrat apo të shpalosnin dhuntitë me të cilat kishin lindur, ndërkohë që meshkujt kishin më shumë privilegje. Femrat nuk mund të zgjidhnin katedrën e parapëlqyer për arsimimin universitar. Kjo ishte e përgjithshmja, se për të rinjtë e të rejat e deklasur as që bëhej fjalë t’u jepej e drejta e studimit. A nuk ishin këto shkelje e të drejtave dhe mohim i lirive vetjake të femrës?! Askush nuk mund ta mohojë se kjo është një formë dhune.

A nuk përdorej dhuna moralenë martesat e detyruara që bëheshin në bazë të parimeve komuniste, shtresës klasore, apo martesat me ndërmjetës pa u njohur çifti fare?

Sa e sa të burgosur, madje edhe shumë gra, u vranë nëpër burgjet e diktaturës dhe nuk u deklaruan kurrë, sepse ua mohuan edhe të drejtën e prehjes në një varr. Pra bijtë e shqipes u trajtuan si të lindur nga hiçi, pra qenie pa atdhe. Këtu a nuk kemi të bëjmë me një dhunë të egër, ku mijëra fajtorë të pafaj u çkombtarizuan nga dhuna politike.

Nuk llogariten sa përdhunime femrash i ka mbuluar pluhuri i harresës,ku heshtja ishte kapak floriri, pasi nuk duhej të nëpërkëmbej dhe të përbaltej “madhështia” e pushtetit komunist. Dhe më keq akoma, për të humbur gjurmët e dhunës morale ndaj vajzave që joshnin eprorët, kryenin një krim të dytë duke i martuar dy të rinj kundër vullnetit të tyre, sepse ky ishte misioni moral i orjentuar nga Partia-shtet. “X” djalë më parë emërohej në një institucion me rëndësi si në “fole pëllumbash”, kurse më pas e urdhëronin: “do ta mbash këtë vend pune, por me një kusht: Do të martohesh me këtë “X” vajzë“. Ky ishte urdhër, me anë të të cilit u hapej dera e të mirave për “çiftin e lumtur“, ku vetëm ndërgjegja e tyre ishte dëshmitare e kësaj “lumturie të dhuruar”, që origjinën e kishte te dhuna”.

Nëse ndokush dilte jashtë kornizave të këij morali, thyente rregullat dhe caqet, quhej antikombëtar, antiparti dhe shpallej armik populli. Pa pritur e pakujtuar, i gjendej një pretekst… Ndërsa populli flinte gjumë, “X” personit i hidheshin prangat: me slloganin: “Në emër të popullit je i arrestuar“. A nuk është dhunim e mohim i lirive pa logjikë, pa shkak dhe pa arsye?!

Në një shoqëri me mentalitet mesjetar, ose ku morali, virtyti apo rregullat ishin strikte nën trysninë e politikave të një kombi të mbyllur, që kanë qenë të imponuara, kemi të bëjmë me dhunë të shumfishtë ndaj individit e veçanërisht ndaj femrës. Respektimi i këtyre rregullave ishte i detyruar nën kërbaçin e dhunës së diktaturës, për të shmangur burgun.

Theksoj se nuk ishte shkalla e kulturës kombëtare, ajo që i mbante të ndrydhur shqiptarët, apo që respektonin ligjet komuniste, por ishte frika ajo që e mbante nën tutelë vesin, krimin apo dhunën, të mbuluara nga një petkë mashtrimi, gënjeshtre dhe hipokrizie në fasadë.

Këtë e tregoi më së miri, rënia e diktaturës, duke nisur nga “Njeriu Idhull”, për vdekjen e të cilit derdhën “lotë të hidhur dëshpërimi”, e mohuan aq shpejt dhe aq dhunshëm e mbuluan me turp, sa bustin e “Orakullit”e hoqën zvarrë sa hap e mbyll sytë.A nuk është paradoks,për një shoqëri që edhe frymë merrte për “Atë”, të cilin e kishte “Zot” dhe pastaj e shëmbi për tokë me paturpësi dhe pa mëshirë?! Mendoj se është shprehje e një zemërimi të shfrenuar, si pasojë e izolimit të gjatë gjysmë shekullor e dhunës së përdorur ndaj një komuniteti që e vlerëson lirinë. Ky fakt është një tregues i tjetërsimit moral e mendor të njeriut.

Pas viteve 1990, te shqiptarët me nivel të ulët kulturor, pa origjinë brezash fisnikë ose pa origjinë qytetare, sapo shpëtuan nga zinxhirët skllavërues të dhunës, nxori kokën e keqja, doli në shesh vesi, mori krah krimi dhe prostitucioni.Është mëkat dhe fatkeqësi kombëtare kur dembelët dhe parazitët amoralen e quajnë morale, paaftësinë e quajnë aftësi, gënjeshtrën e quajnë të vërtetë, mashtrimin e quajnë virtyt, antivlerën e quajnë vlerë. Në bazë të këtyre cilësive të tjetërsuara, kultura kombëtare shkoi dhe vazhdon të shkojë në regres.

Ndaj vajzave që hasin kundërshtim, tutorët përmes shantazhit, përmes kërcënimit të familjes së tyre, përdorin dhunën psikologjike, dhunën fizike e dhunën morale, me forma dhe metoda nga më çnjerëzoret madje arrijnë deri në krim.

Nëse në fillimet e ndryshimeve politike, krimi, tregtia e lëndëve narkotike, tregtia e qenieve njerëzore, droga ishin dukuri spontane sot, kanë arritur shkallën më të lartë që si fenomene hynë në krimin e organizuarnë shkallë kontinentle, pse jo dhe botërore.

Kam të drejtën morale dhe qytetare, si çdo nënë tjetër, të pyes:

“-Ç’u bë ajo tradita e bukur e familjes shqiptare? Këta tregtarë të ndyrë, të paskrupullt a kanë familje? A nuk kanë lindur nga një nënë? A kanë motra? A kanë gra? A mund ta shpërdorojnë besimin dhe dinjitetin e tyre?! Nuk e di…Porse një dritë e mekët, ajo e arsyes, e ndriçon anën e errët, të panjohur të qenies sime e më thotë se ata për para bëjnë gjithçka. Të zhytur në ethet e drogës dhe fitimeve pa mund, të zhveshur nga çdo normë humane, nuk duan t’ia dinë sepse janë të zhytur aq shumë në llomi dhe krim sa nuk dinë të dalin dot.

Nëse çdo familje shqiptare e edukon fëmijën që kurrë të mos harrojë të shkuarën, por ta kthejë kokën pas dhe të ndjekë arsyen përmes Mbivetdijes. Me intuitë të ecë në të përpjetat e të tatëpjetat që të parët e tij kanë hasur në jetë, ai njeri kurrë nuk ka për të gabuar.

Kujtoj lexuesin se në të gjitha rastet e paraqitura, ndërgjegja e përsosur humane këlthet:“O njerëz të mirë, ndaloni, analizoni dhe i thërrisni arsyes,se kemi të bëjmë me dhunimin e femrës, dhunimin e lirive humane, po shpërdorohen të drejtat dhe liritë vetjake…”A është e drejtë kjo? A na nderon si komunitet apo si komb?!”

Me këtë rast po kujtoj pak nga historia jonë kombëtare…Duke nisur që nga ilirët, gruaja veç bukurisë që e karakterizonte ,ishte e shenjtë, nderohej dhe vlerësohej si e paprekshme nga të gjithë dhe kishte të drejtën të merrte pjesë në kuvende burrash, ku i dëgjohej fjala, gjë që u ka bërë përshtypje edhe të huajve (përmend dy anglezë: Xh.Bajron, dijetari Hamond dhe sa e sa të tjerë). Ishin gratë ato që në kohë luftrash mbanin shtëpinë, drejtonin ekonominë dhe jo rrallë herë u veshën si burrat e luftuan krahas tyre. Po kujtoj për lexuesin disa syresh… Mbretëresha Teutë, zëvëndësoi të shoqin, Gentin dhe udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Romake. Ne ndjekim me ëndje filmat ku trimëria e të huajve është ngritur në art dhe vjen tek ne përmes legjendash. A nuk e meriton një përjetësim të tillë kinematografik legjenda e Argjiros, që u hodh me djalin nga bedenat e kalasë së Gjirokastrës, e ndjekur nga dhjetëra gra trimëresha?! Identike si histori eEl Sidit,(kufoma e të cilit u kalli tmerrin armikut), tek ne është Shote Galica që veshi rrobat e u armatos me armët e Azemit dhe luftoi me trimërinë e luftëtarit. Maro Kondikjo nënë e re u flijua duke e tërhequr në greminë ushtrinë e huaj. Janë burra ata që mbajnë leksione për këto gra të virtytshme, po përse vallë sot e shohin me zili dhe e nënvleftësojnë aftësinë femërore?! Mos vallë egua mashkullore nuk i lë të dalin nga vetja? Ndoshta duket si vetëvlerësim apo mbivlerësim i aftësive të tyre, por gabojnë sepse kush nuk është në gjendje të njohë veten,nuk arrin të njohë tej hundës së vetë.

Pushtimet e huaja mesjetare sollën një regres të lirisë së gruas. Baballarët, burrat, vëllezërit ushtruan një trysni ndaj saj, duke e mbyllur brenda mureve të shtëpisë, me synimin për ta mbrojtur nga dhuna e të huajit. Por ndërgjegja shqiptare kishte harruar se ajo ndërkohë e në vazhdimësi po dhunohej shpirtërisht, mendërisht dhe psikologjikisht, gjë që u shndërrua në traditë. E njëjta gjë ndodhi me femrën nën petkun e emancipimit edhe gjatë izolimit gjysmëshekullor të diktaturës komuniste, ku gruaja e njohur për karakterin fin dhe delikat ,u shndërua në një qenie të përçudnuar me tipare burri.

Gjatë kohërave, vetë femra, e bindur se nënshtrimi ndaj mashkujve, që shkonte deri te respekti i tepëruar që duhej të kishte edhe për kunatin o nipin e mitur të burrit, ndaj të cilit duhej të përulej se e donte zakoni apo tradita, e ka shndërruar atë në inferiore ose skllave të ndërgjegjes së saj. Për femrën këto rregulla të vendosura padrejtësisht si trashëgimi mesjetare, kanë arritur që ta dëmtojnë imazhin e saj për botën reale,duke pranuar pa kusht mohimin e të drejtave dhe lirive të saj.

Me kohë, me apo pa dëshirë, këto rregulla të pashkruara, u bënë ligje të trashëguara që zbatoheshin dhe vazhdojnë të gjejnë zbatim edhe sot, madje më egërsisht… sepse bëhen me vetëdije të plotë. Me këtë të fundit kuptojmë se sot kemi parasysh stadet bashkëkohore të zhvillimit global të njerëzimit. Pra dhuna sot zhvillohet më e sofistikuar dhe e paramenduar nga përdoruesit e saj.

Ka aq shumë shembuj e tregues për format, metodat, shkallën e përdorimit të dhunës dhe pasojat e saj tragjike, sa koha është e pamjaftueshme për t’i rrëfyer.(pikërisht këto tema duhet të studiohen dhe të diskutohen në rrethet studentore, në qendrat sociale apo rehabilitimi, në organizata grash etje).

Në ditët e sotme mjafton të kujtojmë rritjen e numrit të përdoruesve të drogës, rritja e krimit në familje, divorcet në shifra alarmante dhe një ringritje e ushtrimit të prostitucionit. Divorci është një vendim i drejtë i çastit, por pasojat janë më afatgjata dhe shumë të rënda për fëmijët. Kur nuk janë fëmijët në mes, është femra, ajo që pëballet me vështirësitë, jeta e së cilës mund të ketë pasoja diskriminuese e fatale.

Një vlerë edukuese e parandaluese janë marrëdhëniet prind- fëmijë dhe prind- institucion arsimor. Nuk mjafton ta lindësh e ta rrisësh fëmijën. Ushqimi më i mirë për të, është edukimi që nis sapo ai ngjizet në barkun e nënës. Në këtë periudhë rol të veçantë kanë marrëdhëniet në çift dhe sa shumë e dëshirojnë ata daljen në jetë të këtij fëmije.

Përdorimi i drogës që nis qysh nga mosha e adoleshencës e në vazhdim, sjell shkatërrimin e ekonomisë familjare, e jetës së individit, si dhe të familjes në tërësi. Kurse sipasojë e drogës, e pedofilisë,marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje, shkaktohet sëmundja vdekjeprurëse AIDS. Këto vese vihen re te fëmijët që vijnë nga familje me nivel të ulët kulturor. Ndodh edhe në ato familje të kamura që u japin fëmijëve liri të tepëruar , të cilët e shpërdorojnë lekun, pa ia ditur vlerën dhe se si nxirret. Në të dy rastet kemi të bëjmë me mungesë të theksuar informacioni nga ana e prindërve. Një punë të madhe edukuese duhet të bëjë nëna, lidhur me pasojat e veseve prej të cilave tërhiqen fëmijët.

Kujdes duhet treguar nga familja, e cila duhet të dijë se në ç’shoqëri bënë pjesë fëmija.

Natyrisht marrëdhëniet mes gjinive në familje dhe në shoqëri, si: femër dhe mashkull, motrës e vëllait, burrit e gruas, mes kolegëve kanë ndryshuar. Ky ndryshim është i lidhur me integrimin social drejt një shoqërie të hapur dhe me integrimin e femrës në shoqëri, i cili varet nga shkalla e personalitetit (niveli arsimor, kulturor dhe profesional).

Ky evolucion varet nga hapësirat sociale që i krijon njeriu vetes, sidomos vendin që i krijon femra vetes në të gjitha fushat e jetës. Rëndësi të veçantë ka përballja e femrës me realitetin, gjë që arrihet nëse ajo vret frikën, ka kurajon për të pranuar të përballet me të rejat e kohës, për të sfiduar jetën dhe të papriturat e saj. Duhet të kemi parasysh se sa kulturë ka trashëguardhe se si e ka pritur ajo hapjen me botën e zhvilluar. Shpesh herë te femrat vihet re mungesa e besimit në vetvete, që vjen si shkak i mosnjohjes së vetes. Këtë e vërteton fakti që femrat, duke mos njohur aftësitë e tyre, punojnë, zhvillojnë fushata elektorale dhe votojnë që të zgjedhin kandidatë meshkuj në organet më të larta legjislative, ekzekutive apo gjyqësore, si dhe në drejtimin e forcave politike. Me këtë padrejtësi që i bëjnë vetes gratë, janë të dhunuara moralisht nga egua mashkullore dhe të vetëdhunuara mendërisht nga inferioriteti i tyre.

Kujtoj se Partitë kanë mbirë me bollëk në Shqipëri, si kërpudhat pas shiut. Nuk është aspak çudi që çdo fis shqiptar të krijojë një parti politike. Mjerë gratë se atëherë femrat kanë për t’u lënë fare në harresë.

Vendosja e shifrës fiktive 25-30% e administratës së lartë, si në Parlament, Qeveri, drejtësi, në administratën e mesme të jenë gra, gjë që nuk është realizuar asnjëherë në këto afro 23 vjet, e quaj një formë dhune psiko-morale ndaj femrës nga pushteti dhe politika. Te përqindja e gruas në përfaqësitë politike kemi të bëjmë me konformizëm të theksuar.

Cila formë do të ishte më e mira?

Çdo grua apo vajzë që e ndjen veten të aftë si intelektuale, në arsimim dhe profesion, duhet të pranoj sfidën dhe me kurajo të startojë me burrat që kandidojnë. Bota e pushtetit të çdo fushe është e egër, i ngjan madhështisë së pushtetit të Meduzës. Cilido që ulet në një karrige, pastaj nis e flet ajo, e cila ngjitet aq shumë me shpirtin e atij që është ulur në të sa, nuk e lë të ndahet prej saj. Ndaj vlen shprehja: “O shtet që ke madhështinë e pushtetit të Meduzës, kujdes se kë ul në karrigen tënde, se do të pësosh disfatë, pasi i ngjan bukurisë magjepsëse të Meduzës, që mbyt dhe më të zotin detar…”

Dua të di historikisht, se cili mashkull e la karrigen e vet që të ulet një tjetër, aq më tepër një femër e paragjykuar prej tij?!

Ndaj cilido mund të pyesë: A duhet përkrahur shoqëria apo politika lidhur me këto probleme që cënojnë integritetin e femrës dhe të shoqërisë?

Sot mbi të gjitha pushtetet qëndron pushteti i parasë. Para saj gjunjëzohet dija, diploma, aftësia, arsyeja… dhe ngre krye Padija, hipokrizia, gënjeshtra, mashtrimi, korrupsioni dhe krimi. Është paraja që nxjerrë në ankand vajzën apo djalin e mitur, motrën, aty dhe gruan, pra familjen. Meqë familja është embrioni i shoqërisë, qeliza e kombit, atëherë kur vlera dhe dinjiteti i familjes shumëzohen me zero, ç’vlerë ka për të tillët atdheu?! Janë këto fenomene sociale që i ndeshim përditë,që i japin liri pa kufi bashkëshortit që ta trajtojë gruan si pronën e tij. Me nivel dhe me marrëdhënie të tilla, nuk shkohet drejt Evropës. Nëse familja do të vazhdojë të jetë në udhëkryq, sepse një jetë e dhunuar nuk është normale, edhe fati të lindësh femër, nuk është më fat, por mallkim që lindi.

Për njeriun e udhëhequr nga virtytet, Atdheu është familja. Nëse nuk e do familjen, nuk e do atdheun.

Nuk mund të jetë familjar i rregullt një baba që do fëmijët e tij, por fyen dhe dhunon mendërisht, moralisht dhe fizikisht, gruan që rilindi jetën me genet e tij. Nuk duhet të harrojë se fëmijët janë gjysma e secilit prej tyre. Ndaj të rinjtë para se të vendosin të krijojnë familje, nuk duhet as ta mendojnë e jo më të veprojnë dhunshëm, qoftë edhe me fjalë. Gjatë jetës duhet të arsyetojnë me logjikë, sepse marrëdhëniet në çift i ngjasojnë enës së qelqit, që po mori krisje, nuk riparohet më. Duhet ta kenë të qartë se femra nuk është pronë as e burrit dhe e askujt, madje as e prindit. Ata i dhurojnë jetën fëmijës për të qenë i lirë, por nuk kurrë janë pronar të jetës së tij. Madje është e dalë mode rritja e vlerës së djalit dhe nënvleftësim i vajzës. Jeta bashkëshortore është përgjegjësi dhe detyrim, gjatë së cilës fëmijët duhet të edukohen e të trajtohen të barabartë mes tyre. Vëllai duke u rritur e edukuar me dashurinë dhe respektin ndaj motrës, do të bëjë që ai nesër do të di të respektojë atë vajzë që do ta ketë për shoqe jete.

Në këtë shkrim nuk mund të analizohen të gjitha problemet, të mirat dhe të këqijat që na dikton jeta, por unë mendoj se çdo individ, femër apo mashkull, beqar/e apo i/e martuar, i ri apo i moshuar, duhet të shohë brenda vetes. Duke njohur të padukshmet e rrënjosura në qenien e tij, do të ketë më shumë respekt për veten dhe jetën.Të jesh qytetar i mirë, veç respektimit të ligjit e normave, do të thotë të njohësh veten, t’i bësh mirë vetes dhe të dish ta respektosh atë. Kur vlerëson veten, je në gjendje të vlerësosh të tjerët! Atëherë jeta nuk ka për të qenë një ferr për bashkëshortët.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: te lidnesh femer, Vilheleme Vranari

NJE DITE HISTORIKE- KABINETI RAMA MBLIDHET NE SHKODER

September 2, 2013 by dgreca

Nga Viktor Daragjati/ Farmington/ CT

Mbledhja dyditore e kabinetit te ri i Edi Rames ne Durres deshtoi. Shkak i deshtimit ishte  fakti se nuk u binden pronaret e hoteleve me prit  kabinetin falas.Shkruen Salih Berisha ne Facebbok: “Shkaku i anullimit qendron ne faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne Durres per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak per nderin qe po i bente qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as qe futi doren ne qese per te sponsorizuar nje pjese te shpenzimeve te orgjive dhe mbledhjeve te qeverise nomade dhe pa dokumenta te zotit Rama ne qytetin e tij. Inati eshte diku tjeter ????”

Per ket arsye Kryeministri i ardhshem, Edi Rama e spostoj mbledhjen ne Shkoder. Kabinetit mbledh sod mbasdite ne ish kryeqytetin e vjeter shqiptar.

Mesohet se mbledhja pritet te niset rreth ores 17.00, ne prani te gjithe ministrave te zgjedhur

Keshtu, se pakut simbolikisht, Shkodra edhe nji here okupohet prej “komunistave”. Tue rikeqyr videot qe kam marr ne Shkoder ne Frorin e 1992-shit pava nji qytet i harruem prej Zotit. Ata video do te dalin ne internet qe ti shofin mbar populli e mos te harrohet se gjith Shkodra ka ken nji qytet i pernjekur. Po te krahazoni Shkodren e Enverit me ate te Sali Berishes do te kujtoni se jeni ne nji tjeter kontinent. Fatos Nano, kryetari i Partise Socialiste (zyrtarisht emni i ri i Parise Komuniste) ne at kohe, pat dhan nji deklarate ku thonte se Partia (Socialiste) do te vaxhdonte me ken forza ma e madhe ne politiken shqiptare. Si po duket, 21 vjet ma vone, fjalet e Fatosit tinglloin aq te idhta sa te verteta. Shkodra rikethehet nen sundimin e kuqaleshve. Cka mund te presin Shkodranet prei Edi Rames, trashigimtari politik i Ramiz Alise, i Fatos Nanos e i Pandeli Maikos? Shpirtat e martirve te Postribes nuk gjein paqe, te harruem pa mirnjofje prej bashkqytetarve te tyne.

Filed Under: Featured Tagged With: kabineti rama, ne shkoder, Victor Daragjati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT