• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2013

ARDHJA E NAIMIT-POETI ME TRE VARRE

October 21, 2013 by dgreca

NGA GEZIM LLOJDIA/

POET ME TRE VARRE

Naim Frashëri është poeti me  tre varre,ndryshe nga poetët e tjerë të këtij vendi.Dy prej të cilëve u përkasin dy teqeve bektashiane. Njëra është Madriven Qojt, pjesa aziatike në perëndim të Stambollit,teqe  e bektashizmit,ku u varros trupi i tij në prehjen e parë në vjeshtën e ftohtë në 20 tetor të vitit l900 , pranë vëlla Samiut. I ftohti e preku.Gishtat, dhe kraharori akull. Në diçka,që s’mund të kthehej,më aty ku ishte përherë.Gërmë,për gërmë e kërkuam.Fle ,në këtë copëz të huaj poeti ynë?Ku prapë ëndrron,dheun e tij?Në letrat e tua,tek penda jote është letërsia  jonë. Të gjetëm ty, një pikë e haruar në dhe të huaj. Ç’frikë kishin nga ty tradhëtorët? Emri yt i llahtariste tinzarët? Ngrehu!Zgjohu,pra!Po sa ftohtë këtu,ç’bënë kështu ? Por njihet një fakt,që në vende të shenjta,territori i tyre mbanë shenjtorë me frymë të Zotit. Poeti bektashi Naim Frashëri ishte shenjtor,që u dha frymë letrave shqipe. Bektashinjte kanë një aksiomë:“Pena e dijetarit është më e ndritur se gjaku i derdhur i dëshmorëve“.Kjo shqyrton  se ka një lidhje organike mes shenjtorit të fjalës dhe të penës bektashiane.

ARRITËM ATY

Streha e dytë është kryeqendra botërore e bektashizmit në Tiranë. 37 vite të lagështa,të ftohta në dheun e huaj qëndroi Naimi.

Shteti shqiptar vendosi ta sillte në dheun e tij.Koha e sjelljes :mbretëria e Zogut.Banesa e poetit u bë kryeqendra e përbotëshme të bektashizmit në periferi të Tiranes.Pas sjelljes në atdhe në l937,në kryegjyshatën botërore :“Baba Naim!Mbëltajat e tokës tonë mjaltë tu bëftë,bektashiu Naim.“

Do të arrinim këtu poeti ynë. Të përgjumur.Gjumi,më atje nuk të kthen ,në netët stambollite.

Përse nuk na the,poeti ynë i bukur  dhe :sa vite keni me gjysmën e coptuar,të kafshuar, të  shtetit tonë?

VITI 1937

Që kur frymëmarrja e fundit e vitit l900,rrëzoi sytë e poetit,në mëngjezin e freskuar të l9 tetorit,trupi i Naimit u ftoh. Në vjeshtën e  argjendë të vitit l900 ,në 20 tetor,kur vesa pikonte vesë,trupi poetit të papërsëritshëm u nguros në errësirën pus në një arkëmorti,në teqen bektashiane të Madriven Qojt.Atje ku,dikur ishte pjesa aziatike e kryeqëndrës së perandorisë, në Stamboll.

FLUTUROI SHTERGU I FUNDIT

 „Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor,me shpirt të gjorë..“

Vargëzim i mahnitshëm,ose nekrologji e çuditshme e Poradecit në vargje. Ndoshta për poetët.I fundit  nga shtergët më sy të ngrirë,që shkoi në vitin 1900 ishte poeti Naim.Ai vetë e kishte rrëzuar trishtimin e vdekjes.

Thoshte ari naimjan : „Po shpirti,që s’vdes/S’ma mbrëm‘ e mëngjes/Ku ka fluturuar/Se vdekja se zë dot…“

 37 vite larg në atë copëz aziatike.Kur mëngjesi i fundit,ndërkaq i rrëzimit mbriti në vjeshtë,Naimi  gjëndej në Stamboll.Shteti i tij ishte nën sundimin e perëndorisë, nënpunës i së cilës ai ishte.Vdekja e rrëzoi aty në pjesën aziatike.Aty rrëzoi sytë.Shpirtin e çliroi aty.

Por poetin bektashi Naim Frasheri,mjegullina,që u rrek nuk e mbuloi dot. Nuk ka dhe nuk mund të gjenden arsye sado të  forta,për ta mbajtur, të gozhduar nën tokën e huaj,atje në kryeqendër të perandorisë, poetin tonë  Naim. Vetëm 37 vite të zeza,qëndroi poeti ynë në errësirën pus,mes të ftohtit të madh, të varrezës së Madriven Qojt,në kryeqendrën e perandorisë. Shqipëtarët e kërkuan ta kishin pranë,poetin e tyre. Mbasi mbaruan punë me luftrat e gjithhershme të mbijetesës,mbasi krijuan shtetin e tyre,që gjithsesi pësoi një çarje ,prerje,kafshime  ujqëror nga fqinjët tinzar, bashkombasit nuk haruan poetin e tyre kombëtar,që dergjej në dheun e ftohtë midis dy vëllezërve në pjesën aziatike të ditë-netëve stambollite.Ata e thirrën për tu kthyer në dheun e tij.Le të udhëtonte përmbi të gjitha urat,që kishte shtruar. Kësisoj,aty nga viti l937,varri i Naimit, në  Madriven Qojt,mbeti pa trupin e tij. Trupi i poetit bektashi u tërhoq nga shteti i shqiptarëve,ndërkaq në vitin l937,ai rrugëtonte, përtej mjegullës, brenda  një arkëmoti , për të mbajtur një premtim të rrallë,që koha  kaq mizore u tregua,sa qe gjallë dot nuk e përmbushi. Shteti shqiptar e thërriste në këtë udhëtim për të mbritur këtej Bosforit , nga kjo anë e Ballkanit ku ishin tokat e shqiptareve duke e tërhequr nga dheu i huaj,për ta mbajtur pranë,duke ja prishur  gjumin ëndërror, përtej kohës. Ngritja e Naimit nga varri ishte nga ato të rralla premtime,që shqiptaret kishin marrë,sapo luftrat e përgjakëshme të përfundonin, për ta  ruajtur pranë në prehjen e përhershme,në gjumin e pafundëm dimëror.

„Na fal  o lulja Naim !Na fal shpirti Naim !Na fal drita Naim!Poeti ynë,shqiptari ynë, -që të ngremë ,nga ky varr i huaj,por shqiptarët  mezi të presin ,të kenë në tokën e tyre!

Naimi kthehej, në dheun e tij ,në të vërtetë rrugëtimi i arëmortit,ishte aty nga vitit 1937. Ai ikte nga varreza e Madriven Qojt duke  u kthyer në atdheun e tij në një rrugëtim legjende, mbrinte në atdhe me rrugën e lashtë ballkanike rrugën,që dhjetëra herë e kishte marrë për tu kthyer në dheun e tij. Mbrinte  i shoqëruar nga një shpurë shtetërore, por kësaj here i baltosur, ndërkaq  vinte  në peshë i lehtësuar, por më i thellë në mendjet shqiptare.

„Mirëseardhe , Naim!“ Varrosja në tokën e kryegjyshatës botërore

Kryetema e fjalës në ceremoninë e pritjes së poetit kombëtar,në rrugën e Elbasanit. Sillet kështu mirëardhja e Naimit në tokën e tij. Poeti i shqiptarëve mbrinte  nga copëza aziatike .I mbyllur në arkëmorti , nga dheu i huaj mbrinte, por më i rëndë në letrat shqipe. Kryetari Shefki Shulku me një ceremoni ja dorëzoi arkivolin,kryetarit të baskisë .Trupi i pluhurosur i poetit u përcoll me fjalë  nga më të mirat dhe më të ngrohta nga autoritetet shtetërore si Eshref Frashëri.

Në mesditë,trupi i poetit u vendos në kryqendrën e bektashizmit në periferi të kryeqëndrës shqiptare,në kryegjyshatën botërore,aty ku shpirti i tij ishte pikëzuar qëkur. Vatanin e tij.Shtëpia e botës bektashiane ishte shtëpia e Naimit.

„Mirëserdhe bektashiu Naim në shtëpinë tënde“,i thanë besimtaret,ndërsa kryegjyshi Sali Dedei,i bëri lutjet. Një ditë të këtij shekulli,në kryegjyshate kam pyetur kryegjyshin botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi.

-Ku ka qenë varri i Naimit  në këtë tokë të shenjte ? Dedei ka zgjatur dorën.

-Aty midis kryegjyshatës dhe tyrbeve-ka treguar.

Ky vend ka ruajtur në gji,në ndërtesën e përjetshme,poetin tonë bektashi. Kjo ishte streha e parë e pasjetës  Naimit në tokën shqiptare.

 SHPËRNGULJA

Por koha e prehjes së thellë,për poetin bektashi ende nuk kishte mbritur. Rregjimi i l945 e ç’varrosi,për ta larguar nga gjiri i bektashizmit,për ta vendosur në një vend tjetër publik. Arsyet gjenden se Naimi i përkiste shqiptarëve. Mirëpo,para së gjithëve bektashinjëve.

Mirëpo,ditën kur ra ora e shekullit të ri shqiptaret duket nën ethe e kërkuan Naimin,ta kishin pranë. /.U duhej ta mbanin edhe si fizik. Zemërthyeri shekulli 20,qe për shqiptarët. Prandaj në fillesën e tij e kërkuam Naimin. Le të qëndronte në të gjitha portat,që kishte hapur, në të gjitha urat, që kishte shtruar. Le të ishte i dukshëm portreti i tij fizik. I pa dukshëm ngasja shpirtërore,poezia, mendimi dhe filozofia e tij. Kësisoj ka një llogari: Njerëz me këto përmasa,këto varreza të trishtuara nuk mundet ti mbanin dot. Kësisoj këto ndërtesa të errëta mund të mbanin këdo,kurrsesi Naimin tonë,poetin bektashi. Nën ftohtësinë e katakombeve të ftohtë,ku ndriçonte ora e territ,mund të dremisnin ata,që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë. Ata, që në këtë botë kishin qenë shtegtarë të humbur. Ata vdekatarët, vrasësit,ata të ligjtë, tradhtarët ata të poshtër. Ata, që Dantja,“babai“ i „Komedisë Hyjnore“ i kishte perifrazuar trishtueshëm: „Lusciate,ognisperanza voi chentrate“, d.m.th.:“ju që hyni këtu, lani duart nga çdo shpresë“.            .                                                                                 Por aty ku s`hynte,as një fllad pranveror,as një grimë poezie as një ilahe bektashiane,aty s`mundej të qëndronte,të rrinte Naimi ynë, poeti mendimtari, bektashiu,krijuesi dhe bërësi i aksiomës: „Punë,punë,natë e ditë / që  të shohim pakëz drite“.

Merrej dot me mend se ai ëndërruesi, nga ç‘e kishte përfytyruar “ Lum kush të rrojë/ ta shohë zonjë.“ se ç`punë e prisnin për të bërë. Sepse vetë kishte punuar me gjysmë dritë,por i kishte kërkuar Zotit: „ Jepi shqiptarit dritë / Zot ivërtetë të shohi/të marrë vesh mirësitë/.Të vërtetën ta njohë“.

Këto angazime, që kishte marë duhej ti vrojtonte. Prandaj ç`punë do të bënte i vetëm  në ftohtësirën e baltës?

Në oborrin e kryeqëndrës botërore të bektashizmit,hija e Naimit  merr një rrëzëllim të veçantë.Ardhja e Naimit në seli të shenjtë,në dyer të kryeqëndrës botërore  është e përhershme.

POETIKA PËR POETIN

Naim o zemër!

Trupi yt i shtrirë si në shkretëtirë.Poet  e ç’poeti.Bukurisht i bukur.Mjerisht larg.Qefini yt i larë nga mjegulla e bardhë.Fshehur në errësirë,në këtë arkëmorti.Ngrehu nga kjo ëndërr,përgjimtare e rrëmintare!

Naimi shkruante:

…Nga i gjalli e ka nxjerrë/Të vdekurin Zoti vetë,/Nga i vdekuri përherë/Të gjallën prapë në jetë/Tek i biri jetëgjati/Që rron sot në këtë jetë,/Është pshehur i ati/Kjo është fjalë  e vërtetë…“

FRYMËMARJA E FUNDIT

Kur më shihni se jam tretur

mos kujtoni se kam vdekur.

N.H.F

 Frymëmarja e vjeshtës së fundit tek fytyra e zbehtë e Naimit ruante kërcënimin e një dihatje të vështirë.Mushkria e copëzuar  nuk ndjente më sëmbimet e zemrës.Por ajo nuk ndjente më, as klithmën e dalur nga fundi i shpirtit.As nuk thithte më,as arin vjeshtor,që lëshonte gjethnaja nëpër rrugica,as arin vjershëror,që brenda shpirtit i pulskonte. Firomën e fundit, që kërcënonte dhe e kurthonte me terrin e zi,përgjithmonë e dha  në mëngjesin e freskët të 19 tetorit 1900. Pak përpara rënies së ftohmës së parë të shekullit.Pak përpara ardhjes së dimrit të parë të shekullit.Atë mëngjes, vesa kristalore pikonte, loti kullonte lot, përmbi varrin e Nerqezes, ëngjëllore, melaqes, bijës së vetme të poetit.

…O lulez’ e Perëndisë?Që të mbolli vetë Zoti…

…Vallë ku do të shpien?/Në qiej përpara Zotit?…

Kjo vjeshtë e krisur,rivale e pashpirt,që për të bërë më të mençur veten,kundërmonte aromë lulerie,mori në qerthurin e saj mendimtarin,poetin bektashi,të papërsëritshëm  të letrave shqip, ëndërrimtarin.

ERRËSIRA

 ..Dita,që është kaq bardhoshe

pjell natën aq të zezë

 N.H.F

Trupi i tij shkoi një dite tetori,aty rreth datës 20,viti1900,për tu bërë i padukshëm në tokën e pritshme, por jo të dëshirueshme.Aty ku pambarimisht jeta ka humbur,në varret e Mardeven Qoj,për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundëm,por jo të deshiruar.Për tu mbyllur në errësirrën pus,mes të ftohtit të pamat,në banesën e përjetshme 1.5 x 1.5m. Për tu tretur në drejtimin e humbur,për të rënë në gjumin e madh të qefinit. Për të rënë atje ku fjalët, gjuha, poezia,melodia e gjithçka është e patregueshme.

 SHPIRTI

E mbaroi punën e tij

dhe vate te Perëndia…

N.H.F

I but shpirti i tij.I lehtë si ajri,shtegtoi në prerin qiellor.U zhduk në hapësirën kozmike,nëpër tunelin e frikshëm,përmes ngjyrave të hatashme. Ç`kishin ashtu ngjyrat? Përse vallzonin me aq çmenduri në atë endje të gjatë? Rajvizonin pambarimisht endje në konstelacionin ferr-parajsë.

GJURMA E NAIMIT

Rrugëtim me Naimin

Gjurmime shpirtërore

Gjurmime historike

Ese

publiçistikë

PARARENDJE

DUKE HYRË NË FRASHËR

 Rrëzë Kokojkës

“Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës,në fund të një luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh,që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie,rrëzuar 20vjet më parë…………………………………*

 

Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht.E ribërë është shtëpia nga themeli.Por këmbë në shekullin e XX,s’vuri asnjë nga frashëllinjtë aty.

Portreti i Naimit.

“…Naimi 7-8 vjeç, i hollë, i gjatë,me sytë të zezë,çkëlqyer,i zeshkët gjeç shkruante mbi kartë cingari,shkrimin e bënte me vrejtje të mëdha dhe të qaseshin pranë,që këndonte ca vjersha më një gjuhë fare të ndryshme.

Dambara,xhandara,ta

Minrara,lanfurka,da!

Vjeshëronte kur ishte 10 vjeç

Synbyli zade almak

Kështu ka urdhëruar Perëndija,

Kur të jetë njeriu plak,

Urdhër të mos ketë fëmija.

Ky djalë vinte në vjershqarjen e një vëllake,të quajtur Tatë për të

 

—————————-

* Dh.Berati.Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942.

ëmën Raza duke thënë:

Qan Tata,vdiq Raza,ga

Hajfura,rimbada,fa…*

Gjuhët e Naimit

Naimi ishte një adhurues gjuhësh.”Gjeografia e gjuhëve ‘që njihte Naimi është tejmase e gjërë.Lidhet Lindja me Perëndimin nga gjuhët e Naimit.Në Frashër mësoi-arabisht,turqisht,persisht.Në Janinë mësoi persishten,arabishten,frengjisht,greqisht.

Gjuhët e tjera i ka përvetësuar mjaftë mirë.

Diplomimi

Nga “Zosimea”,formësimi i Naimi doli më këtë shprehje vlersimi

“Fortë mirë”.Kohëzgjatja ,5 vjet.

RRUGËT E NAIMIT

Rrugët e Naimit kanë dy kahje.

Kahu i parë.Rrugëngjitja e frymës poetike,njohu majën e kurbës.

Kahu i dytë.Rrugëzbritja e shëndetit, njohu zbritje të shkallëve.

 

Kahu i parë

Rrugëngjitja e letrave shqipe

1886-Bagëti e Bujqësi.Bukuresht 1886-E këndimit të çunave. Këndonjëtorja.Copë e parë. Bukuresht.

1886-E këndimit të çunave.Këndonjëtorja.Copë e dytë.Bukuresht.

1886-Istori e përgjithshme për mësonjëtoret të para.Bukuresht.

1886-Vjersha për mësonjëtoret të para.Bukuresht.

1888-Diturit për mësonjtoret të  para.Bukuresht1890-Lulet e Verës.Bukuresht.1894-Mësime.Bukuresht.1895 Gjithësia.Bukuresht.1896.Fletore e bektashinjet.Bukuresht.

1896-Iliadhë e Omirit.Kënga e parë Bukuresht.

1898Istori e Skënderbeut.Bukuresht.1898-Qerbelaja.Bukuresht.

1899-Istori e Shqipërisë.Sofje.1902.Shqipëria.Vjershë.

Krijmtaria zgjatet edhe në gjuhet perse,turke dhe greke.

Kahu i dytë

Rrugëzbritjet e shëndetit

Zemra e Naimit ka pulsuar deri në fund gjakun e pastër.Shpirti i ngujuar në cektinën e pafundme ka qënë përherë një frymëmarrje e madhe.Por trupi gdhihej i lodhur,nga mundimet e të ftohtit të ditëve të këqia.Rrugëzbritjet fillojnë herët dhe kërkojnë ta gjejnë, ta ndryshojnë rrënjësisht.

8 muaj në Stamboll në 1871.I shfaqet sëmundja.Dobësi në kraharor.Kthehet në Janinë.Fillon shetitjet fshatrave me sytë e lodhur nga pagjumësia.1874 në Sarandë,fillojnë ti shfaqen sëmundjet e kraharorit.E pushton reumatizma.Fillojnë ta zënë dhimbjet e gjunjëve.Reumatizma e bluante,e kishte marrë gjatë gjuetisë.

Kurohet në llixha në Vjenë dhe shkonë në banjat e Badenit.1881,i shfaqet influenca.Zë shtratin për dy muaj.I shfaqet sëmundja e mushkrive,i pafajshëm për ta ndalur,ajo fillon avancimin.

1885.Sëmundja e grykëve e shtërngon dhe e shtrinë në shtrat rreth 3 muaj.

1900.Shuhet nga ndezja virale e mushkrive.Frymëmarrjen e fundit e dha në vjeshtën e vitit 1900 në adresën Kazëll-Toprak,mëhall me Stambollin.Qefinin e mbuluan me dheun e butë në Medriven Qojt,në kopshtin e teqes bektashiane në kryeqëndrën e perandorisë,Stamboll.

ADHURIMI PËR NAIMIN

Ditari i gjetur i një katundishtasi nga Përmeti,Zaim Muharrem Brahimi,ka qënë student në Stamboll ka shkruar se :

“ shqiptarët gjëndeshin në kryeqëndrën e perandorisë shkonin në shtëpinë e Naimit në Kazëll,një lagje e Stambollit,grupe grupe më e pakta një herë në muaj.Kur i ra sëmundja  fatale e mushkrive, që po e fironte,shkonim dhe e gjenim me buzën në gaz,me fjalën e ëmbël,dhe zërin e ngadalshëm…*

Rezultante.

Kahu i parë.I ndihur nga Perëndija,në rrugëngjitjet e tij.Kahu i dytë. Djalli, ka lënë gjurmë në rrugë zbritjet e shëndetit.

Rrugëtim shpirti

Avionët sngrihen më nga pistat.Rrugëtimi në shekullin e XIX është vështirësia më e madhe.Është rrëzuar mjegulla.Që kur?Po më tepër se një shekull.Qëndron e shtrirë përmbi horizont.Kështu avionet s’ngrihen më nga pistat.S’ka më linja për të hyrë në shekullin e XIX.Aeroportet janë fshirë nga udhëtimet.I sigurt ishte udhëtimi me trena,por ata gjënden të braktisur.Kështu mundësit për tu rikthyer dhe për të hyrë në shekullin e XIX,janë tepër të kufizuara.Rikthimet janë më tepër dukuri të fortifikuara shpirti,nga më të mahnitshmet ,por më të sigurtat.

2- PORTRETI

Gjuhë engjej parajësh.Largësia me poetin e shekullit të XIX është një shekull në mes.Përafërsisht bëhen 106 vjet.Ikja e poetit ndodhi një mëngjes të 20 tetorit.Por vdekja që e pa,nuk e njohu.Pra,për sa kohë portreti i tij në buste ose në ballina libri në emra rrugësh dhe sheshesh,ndonëse është i njëjti portret, çuditërisht qëndron i heshtur.Por flet gjuhën e ëngjëjve të parajsës.Kështu,ç’rëndësi ka nëse trupi ende baltoset në të ftohtin e madh të tokës,kur rron emri dhe portreti është i gjallë.Pra sa herë përshëndoshemi .

:”Si u gdhive Naim bej,bëka ftohtë sot ?

Ose : ”Natën e mirë  poet i mirë “!

Dhe ai do mos ngrihet kurrë,por është më afër.Është portreti fizik.Flokët.Një dallgëzim  i lehtë deti.Sytë e thellë,me zgavra plot mister.Mjekërra e bashkuar me fijet e holla.Pra ky portret na fanitet sa herë, që ne shqiptojmë gërmat e emrit  të tij.Pra ai,s’është por në të vërtet është përherë prezent me fizikun e tij,me lukun e tij dhe fytyrënëngjëllore.D.m.th,ai vazhdon të mungoj dhe ngjet se është vetëm dy hapa larg,pra ka shkuar diku punë poetësh,do të kthehet pak çaste më vonë me trenin, që zbret nga parajsa.Por nuk është trill, kur themi se dëgjojmë fjalën e tij.Është poezia e tij,copëz e atij shpirti,që është derdhur prej dorës së shenjtë.Kështu duke dëgjuar poezinë e tij ,ndërkaq kuptojmë gropën e shpirti.Ku janë luginat e lyera me ar dhe greminat,po hapësirat e pamata dhe rënkimet e gjata të shpirtit ?

 Ditari i shpirtit

Sjellim dokumente interesante me gjuhën e shpirtit.

Do të kapërcejmë mjegullën e dy shekujve,për tu gjendur shpirtërisht tek Naimi.Mund të thuhet se rruga,për të rrugëtuar në dy shekuj pas,është një rikthim i vështirësuar.Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt.Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka gjithshka.Mirëpo deri më sot,të gjithë gjurmuesit e shekujve,një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht.Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve,kërkuesve,hulumutuesve ka qënë arkivat,të dhëna, dëshmitarë,analizat e tokës,gurëve,murreve,copave ,enëve memuarëve, traktave,raporteve,librave të zverdhur, etj, etj.Kështu nëpërmjet gjuhës së shkencës ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur anonimat të shekujve. Përgjithësisht,kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq masivisht sot.Do të punohet në kohëra,ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e oksiduar nga koha.

Ne po ecim në një trase të re.Edhe kjo është rrugë.Por rrugë shpirti .Në të vertetë nuk do të rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor.Do të ecim përbri një  rruge të vështirë, të meteorizuar të shpirtit,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës.Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të poetit tonë shqiptar,Naim Frashëri.Kjo rrugë,zbret labirintheve të thella të shpirtit.Është e kthjelltë si qielli pranveror.Është e sigurtë,e bardhë si fushëpamja e ngrirë e Antraktidës.Është e jashtëhapësirës tonë si meteorët e galaktikës.Nga fryma jote,mediumi risjell copra fjalësh të një poeti,që ka jetuar në shekullin e XIX.Kështu duke vendosur përpara portretin e këtij poeti,aleviu do të zbërthejë enigmat e këtij portreti.

Përse përmbysëm gjithshka,për të shkuar kësaj rruge duke braktisur rrugën e zakonshme të kërkuesve të arkivave ? Sepse arkivat dhe dëshmitë prej kohë kanë sjellur gjithshka.Deri në bollëk.Por nuk kemi një portret shpirtëror,gati të saktësuar dhe afër të vërtetës.

Por cila është baza e kësaj rruge ?Shpirti,që rron.Streha e tij është Zoti.Gjurmuesit e kësaj rruge janë shenjtorët.Këta janë kërkues misteresh.Ata lexojnë shpirtin.Nëpër brazda vitesh dhe plagë të thelluara.Kërkues stalaktitesh.Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean vuajtjesh.Atje ndihet mbretëria e heshtjes.Ja përse ,pjesa e shpirti është më e rëndësishmja.Trupin,kur bie në errësirë e mbulon ftohtësira e katakombeve.Në greminë të ftohtësisë,kthehet në baltë.Por shpirti ikën,kthehet kështu tek streha e Zotit.Ajo është banesa e parë e tij,njëkosisht streha e fundit.C’ka një vargëzim mrekullor ky Poradeci :”Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor/me shpirt të gjorë,duke shkuar, që me natë/sipër malesh me dëborë…”

Mirëpo edhe vetë Naimi,që ishte fetar,u përket bektashinjëve kjo ndoshta se e kishte asimiluar kaq mirë filozofin e këtij tarikati mistik sjell një rajvizim interesant për shpirtin :”Po shpirti,që s’vdes/S’ma mbrëm’ e mëngjes/Ku ka fluturuar?/Se vdekja s’e zë dot..”

Duke ecur në gjurmët e Naimit  përsëri rreth shpirtit :”Po ku vallë qëndroi?/Në burimt të ti shkoi,/A tek i madhi Zot!/Si lumi që këlthet/Me shum’ oshëtimë/E me ulurimë/Vete prapë ne det….

Duke kërkuar sërish tek Naimi gjejmë një frazë,që është tepër filozofike :Njeriu s’vdes,por vetëm ndërrohet..” Ose :”Nga i  gjalli e ka nxjerrë/Të vdekurin Zoti vetë/Nga i vdekuri përherë/Të gjallin prapë në jetë…”

Kështu duke rrugëtuar në rrugën e shpirtit, Naimi është tepër i besueshëm.Kështu citohet se vdekja nuk e gëlltit dot shpirtin.Por trupin.Vdekja gllabëroi trupin,që shkon drejt humnerave në banesat e të ftohtit të pamat.Dhe gjithshka,quhet e ezauruar me shpërbërjen e tij.Madje edhe Dantja ka perifrazuar  trishtueshem këtë skenë shpërbërse :lusciate ,ogni speranza voi ch’entrate”,d.m.th ju që hyni këtu,lani duartë nga çdo shpresë.”

Shpirti ndërkaq në ç’orbitale vërtitet?Përse lartohet,vetëtimë në thellësi të qiellit të Zotit,në këtë botë,ku gjithshka përsëritet?

 GJURMIM NË RRUGËN E SHPIRTIT

                 Vizione shpirtërore

Zbërthim alevie për emrin Naim

 EMRI

  N-aim.

Kronika

Pyetje:Emri Naim,çfarë kuptimi ka ?

Përgjigje:Ose emri Naim,ka kuptimin e dijes.Ose për të çliruar dijen.D.m.th,për të zgjidhur dijen.

Dëshmia që ne shqyrtojmë:Fryma e Naimit në letra shqipe,është frymë shenjtori.Ndihmesa e këtij poeti,zë një vend  të respektueshëm në letërsi dhe çështjen kombëtare.

SHPIRTI

A-Kronika

Përvijohet leximi i shpirtit:Ka patur një gjurmë.Një brazdë në pjesën e përparme të trurit.Mes labirintheve ,kjo është e dallueshme.Ka patur shfaqje të mjegullës tek  zgavra e syve.Nuk duhet të kenë qënë syze të errta për të kuptuar thellë.Ose kjo mjegull tek sytë,mundet të ketë qënë aftësia e tij, që ka qënë e përqëndruar në gjurmën e zezë të shpirtit.Kjo gjurmë është në zemër të zemrës.Por në këtë rast ka qënë e përqëndruar në pjesën e përparme.Pra në vend të syve është shpirti,që ka parë thellë.Ose shpirti i tij ka qënë i njësuar me sytë. Përqëndrimi i forcës tek sytë,ka shprehur një kuptim të thelluar.Pra për të pasqyruar dijen.Prandaj çdo gjë ka qënë në harmoni.

Dëshmia:Gjuha e Naimit është gjuha e zemrës,që duhet të kuptojmë shpirtin.

Poezia nga Naimi:

Flet natyra or e cast në këtë botë/Të fshehtën që ka brenda shkoqur thotë/Herë fletë me pëshpëritje,me ngadalë,/Her’ me fjaln e trupëzuar,her pa fjalë./Cfarë të fshetash s’i thot era trëndafilit ?/Ato thonë edhe qarjet e bilbilit/Gjithë ç’janë edhe ç’mban kjo gjithësi/Rrëfejnë kaqë të fshehta dhe çudi/ Reja,era,lumi,deti i shkumëzuar,/ Malet,fushat e livadhet e bleruar/ Qielli,yjet e të tjera një nga një,/Flasin qartë,flasin bukur sa s’ka më./Andaj dhe zemrës kjo gjuh’ i është dhënë/Që të thot’ asaj të fshehtën e pathënë./Këtë gjuhë e kuptojnë mendimtarët,/Ata që gjurmojnë dijen,zbulimtarët.

Shqyrtimi

Kuptimi është i arsyetuar.Këtë gjuhë nuk e njohin njerëzit e zakonshëm.Dija jepet për ata, që e kërkojnë,por ndërkoh dinë ta lexojnë jo me gjuhën e thjeshtë,por me shpirtin e thellë.

SULMI

 I-Kronika

Përvijohet leximi i shpirit:Cfarë i ka ngjarë Naimit?

Midis trurit të tij gjënden gjurmët e dy avionve.Si do të shqyrtohet kjo frazë ?Ai është sulmuar nga dy veta.Dy avion kanë krijuar diçka të zezë,ose hepim në trurin në tij.Ata e kanë zbuluar aftësin e tij.Prandaj e kanë sulmuar,në një pikë për ta bërë të heshtur.Për ta rrëzuar ndoshta,për ta gjunjëzuar përgjithmonë.Ata kanë qënë frymor.Ku e ka fshehur dorën V?Identifikohet vetëm gërma e parë.Tjetri është i padukshëm.Turpërisht e ka fshehur gërmën fillestare, që të identifikohet.

Mos është rrezikuar nga këto pasoja.I shpallur i rrezikshëm,apo i dënuar ?

Dëshmia:Ky fakt është i panjohur ndonjëherë.Por si do të njihej,kur s’është bërë përpjekje për ta risjell portretin e tij në gjuhën e mistershme të shpirtit.Ata,kanë qënë fetar ose me frymë,kanë kërkuar ta bëjnë të heshte përgjithmonë pena e tij.Nuk njihet dhe nuk zbulohet nga ç’aeroprt shpirti të zi janë nisur avionët e ligësis,për të goditur shpirtin e Naimit.Mësohet, që është sulmuar barbarisht,për ti ngrirë pikën e bojës në horizontin e tij dhe dielli i tij çuditërisht të perëndonte vajtueshëm.Njihen faktet se armiqtë e Shqipërisë kanë qënë të shumtë.

Por nuk njihen siluetat e ligësis,që kanë hedhur gurin e rëndë dhe kanë fshehur dorën e zezë.Ndërkaq ka një tjetër fakt. Komandanti i trupave osmane në Shqipëri Dervish Pasha në një telegram ka kërkuar të merren masa kundër Naimit në Janinë.Ishte postkoha e Lidhjes shqiptare. Atëkohë,ushtria turke zuri Abdyl Frashërin afër Elbasanit dhe e burgosën në Prizëren.Kështu,që dënimi mundet të jetë i të vëllait.

JETA DHE NGRITJA

 JETA

M-Kronika: Përvijohet leximi i shpirtit-Në krahun e tij ka ecur një grua.Ka qënë bardhoshe.Silueta e saj me flokë të shtrirë.Nëse nuk është gruaja,ka qënë ëngjëlli mbrojtës i tij.

Dëshmia:Njohim këtë fakt.Në 1881 i vdes e bija Nerqezja.Poezia :Mbi kufomën e bijës së vdekur” është një përgjërim naimjan,për fatin e engjëllores,që u zhduk me engjejtë në parajsë.Të dhëna për bashkëshortin nuk  i njohim.

NGRITJA

 Kronika :

Përvijohet leximi i shpirtit :Ka pushtuar hapësira, ndonëse jo të vogëla.Me kaq siguri ka ecur.Klithma e tij ngrinte nga varri,hijet apo shkëmbinjt e malet.Në hapësirën që është ngritur ka kapërcyer dimesionet.Një njeri me frymë Zoti ka ndikuar aq thellë.Përveç frymës germa e parë e tij është gërma A.Ky njeri shpirtëror ka patur frymën e lartë në fuqi në rang të një imami.Mos ka patur të afërm,apo të largët që kanë mbajtur në kokë një lloj kësule.Unë shikoj rreth e rrotull kuaj,që kalërojnë ,që bëjnë rrathë elipsi.Kuaj,që lëvizin me thundrim kuajsh spiral.Cfarë shqyrtojnë ?Enigmë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: ardhja e naimit, Gezim Llojdia, poet me 3 varre

URIMET MË TË MIRA PËR VALENTIN LUMAJ!

October 20, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Vatranët e Degës së Michighanit, me datën 18 Tetor 2013, përkujtuan ditëlindjen e njërit prej veprimtarëve të kësaj Dege, Valentin Lumaj. E përcaktuar si një nga nismat më të mira të vatranve të Michiganit, përkujtimi i ditëlindjeve dhe rasteve të tjera, jo vetëm që kthehen në një festë, si një darkë e madhe familjare, por edhe shtrohen projekte për takime e aktivitete të tjera të kësaj dege, herë edhe bëhën analiza e  jepen opinione, pa e prishur karakterin miqësor të tyre.

Përgaditjet e tyre  janë për meritë të Kafe “Kuvendit”, ndërsa  darka  e mrekullueshme e kësaj nate ishte meritë e aktivistës më të re të Vatrës dhe mikes së  “ Kuvendit”, Aida Gjergji.

Në këtë rast, festën e  hapi Sekreatri i Degës së Vatrës, Mondi Rakaj, i cili shkurtimisht vuri në dukje miqësinë me Valin dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve kaq të mira e shumë domethënëse. Më pas, Valentinin e përshëndeti  Alfosn Grishaj, i cili vuri theksin te veprimtaria e Valentinit në vitet e vështira të ndryshimeve dhe, veçanërisht si pjesëmarrës i demostratave të prillit 1991, kur Valentini ishte student. Julian Çefa nenvizoi se e kishte njohur vonë Valentinin dhe, pikërisht në 100 vjetorin e Vatrës në New York. Jam i bindur, – vazhdoi Juliani,- se kam njohur një njeri të mrekullueshëm dhe është nder që në radhët tona kemi njerëz të mirë si Valentini. Pokështu, Valentinin e përshëndetën edhe Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa,  Pal Rakaj e Luvigj Stërbyçi.

Valentini i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke e vlerësuar si një nder të madh që i bëhej  për këtë rast. Të gjithë vatranët e kësaj dege i përshendes, pasi në të vërtetë po bëjnë punë të mira që kur janë krijuar. Poashtu, – vazhdoi Valentini, – një përshëndetje të veçantë kam për Dom Ndue Gjergjin, që krahas punëve të shumta që ka në famullinë e tij, gjeti kohën të vij në këtë mbrëmje, të cilen miqtë e mi e kanë organizuar kaq mirë.

Dom Ndue Gjergji në fjalën e tij e theksoi më të madhe rëndësinë e gjetjes së njerëzve të mirë si Valentini. Te tillë, – tha Dom, Ndoi, – jam i sigurtë se ka shumë në komunitetin tonë. Është meritë e Vatrës,   organizatës më të  madhe, e cila luajti rolin e shtetit të parë shqiptar, kur në Shqipëri ende nuk kishte trokitur Pavarësia, që e gjeti Valentinin dhe e bëri të saj, ashtu siç edhe ne e kemi bërë pjesën e  trupit tonë të mirë.

Në muzikën e  Bedri Rukaj dhe përcaktimin e  projketeve  të reja për të arthmen, mbrëmja kaloi në një atmosferë gazmore.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 18 tetor, pervjetori, Pjeter Jaku, Valentin Lumaj

Eugen O’Neill-Nobelisti i parë amerikan, që lindi dhe vdiq në një dhomë hoteli….

October 20, 2013 by dgreca

Nga Raimonda MOISIU/ Hartford/

Më datën 27 Nëntor 1953 në orën 4 e 39 minuta, e  premte mbasdite, dha frymën e fundit në një nga hotelet e Bostonit,  mbas një lufte të gjatë me turbekulozin dhe pankreasin -dramaturgu i shquar dhe Nobelisti i parë amerikan- Eugen O’Neill. Fjalët e tij të fundit ishin: Kam  lindur në dhomën e një  hoteli,-(God damn it) -ku ku për mua- i mallkuar të vdes në dhomën e një  hoteli! Dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Po, kush ishte dramaturgu i famshmëm  që lindi dhe vdiq në hotel, autori  i parë amerikan që fitoi Cmimin Nobel në Letërsi në vitin 1936,-Eugen O’Neill.

Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1888, në një dhomë hoteli Longacre në sheshin Times Square –aktualisht është Hotel Barret. Në murin e hotelit është  vendosur  pllaka përkujtimore  me mbishkrimin; “Eugen O’Neill, 16 Tetor 1988 -27 Nëntor 1953, dramaturg i shquar amerikan u lind në një nga dhomat e këtij hoteli, të quajtur Hotel Barret”. Ai ishte i biri i një cifti emigrantësh irlandezë- i aktorit mjaft popullor James O’Neill dhe Mary Ellen Quinlan. Për shkak të punësimit të Atit të tij, prindërit e dërguan në Akademinë e St Louis-it  për djem, një shkollë katolike, i mbyllur në konvikt,  në zonën e Riverdale, në Bronx të  New York-ut, ku ai gjeti ngushëllim vetëm me librat e tij. O’ Neill kalonte zakonisht verën në plazhin e Neë London, Kenektikat (Connecticut). Në vitin 1907 ai përjashtohet nga Universiteti i Princetown, për shkelje “të kodit të sjelljes”, sepse  pati thyer në gjendje të dehur, duke hedhur shishen e birrës në “dritaren e Prof. Woodrow Wilson”, Presidentit të ardhshëm të SHBA-ës. Mbas këtij  rrengu ai kaloi disa vite në det dhe lundrim në kërkim të arit, që nga Hondurasi dhe më pas tregëtar marine, në Bounes Aires. Gjatë kësaj kohe i cfaqen simptomat e depresionit dhe jepet mbas alkolit. Pavarësisht depresionit ai kishte një dashuri e pasion të jashtëzakonshëm për detin, i cili u bë  tema kryesore  në shumicën e  dramave e tij të mëvonëshme.  O’Neill iu bashkua Sindikatave të Marinarëve në transportin e punëtorëve industralë të botës dhe  luftës guerrile për kushtet e jetesës deri në veprime të shpejta e të drejpërdrejta. Prindërit e Eugen O’Neill dhe vëllai i tij Jamie vdiqën  brenda tre viteve njërit pas tjetrit, biles vëllai i tij bëri vetëvrasje duke pirë helm në moshën 45 vjecare. Mbas këtyre tragjedive familjare Eugen O’Neill kthehet në Amerikë. Martohet më 2 tetor 1909 deri në vitin 1912 me Kathleen Jenkins dhe nga kjo martesë patën një djalë, Eugen O’Neill Junior, (1910-1950). Në vitin 1917,  dramaturgu i shquar njohu Agnes Boulton, një shkrimtare e sukseshme dhe ata u martuan më 12 Prill 1918 . Ata jetuan në Bermuda dhe nga martesa e tyre patën dy fëmijë Shane & Oona, vitet e tyre martesore janë përshkruar në librin biografi, i botuar në vitin 1958. Në vitin 1929  O’Neill  braktisi Agnes Boulton me dy vajzat e tyre, dhe bashkëjetoi me aktoren Monterey Carlotta e lindur në San Francisko , Kaliforni . Ata gëzuan martesën e tyre më pak se një muaj, përshkak se O’Neill nuk ishte divorcuar zyrtarisht me gruan e tij të mëparëshme. Me t’u rikëthyer në SHBA-s, për pak kohë shkroi për një gazetë  lokale, më pas pësoi atakun e parë të tuberkulozit që e pllakosi  tërë jetën e tij. Gjatë pesë muajve që qëndroi i  shtruar në një sanatorium dhe më pas për një vit në një konvaleshencë rehabilitimi,  ai pati mundësi të lexonte veprat botërore në dramë të dramaturgëve të famshëm Wedekind, Stringberg dhe Ibsen, si edhe filozofinë politike të Marksit dhe Kropotkin. Ai ishte gjithmonë  në kërkim të shpirtit të tij binjak. Në vitin 1916, O’Neill jetonte në qytezën e Provincetown , Massachusets, dhe një grup pushuesish intelektualë e  Greenwich Village-(shtëpi pushimi) në qytezë, patën dëgjuar si djaloshi i ri O’Neill shkruante drama dhe  e ftuan atë të  performonte dramën e tij në teatrin me thupra  të improvizuar prej tyre. Drama apo melodrama vetëm me një akt titullohej; “Bound East for Cardif” –do të ishte vepra e tij e parë që u shfaq për publikun e asaj qyteze të vogël. Që prej atij momenti rastësor karriera e O’Neill do të shënonte vetëm ngjitje. Drama e tij madhore The Emperor Jones, u cfaq më 1920 dhe u prit me brohoritje dhe “një ortek duartrokitjesh”, sic dëshmon një nga spektatorët  e kohës-dhe kjo i dha O’Neill-it,Cmimin e Madh -PULITZER. Më pas 50 -ë drama do të pasonin atë, por The Emperor Jones ishte një vepër e guximëshme dhe empirike, përtej kufijve të teatrit konvencional. Një dramë simbolike për gjendjen shpirtërore, panik dhe mosbesim, ku personazhi kryesor ishte një hamall me ngjyrë Brutus Jones, i cili fshihet në një ishull tropikal pasi vret një njeri. Aty ai e quan veten  Perandori Jones, derisa përpjekjet e tij për ta mbajtur të fshehtë krimin, zbulohen dhe ai për t’i shpëtuar ndëshkimit  fshihet në xhungël., por edhe ai vdiq  nga frika, marrazi, tmerri dhe faji që e ndiqnin si hije pas. Ndër veprat më të shquara të Eugen  O’Neill me fantazi pesimizmi, por risi të guximëshme në dramë,  janë; The Hairy Ape (1921), The Iceman Cometh ( 1922) Desire under the Elms (1924), Mourning becomes Electra (1931), dhe Kryevepra e tij, Long Day’s Journey Into Night,  e botuar mbas vdekjes së tij. Megjithëse Amerika ka nxjerrë shumë figura të rëndësishme e të shquara në letrat amerikane para Eugen O’Neill, askush prej tyre nuk ka qenë  dramaturg . Vepra dhe Krijimtaria në dramë e  O’Neill-it, e bëri botën që të kthente  sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si : Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams and Edward Albee.  Eugen Gladstone O’Neill ( 16 Tetor 1888- 27 Nëntor 1953) është dramaturgu irlandezo-amerikan dhe Laureati i Parë amerikan fitues i Cmimit NOBEL, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur  amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat , me shpresën e aspiratat e tyre,   mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes. Eugen O’Neill shkroi vetëm një komedi të titulluar : “ Ah, Wilderness” . Pothuajse të gjitha dramat e tjera të tij karakterizohen nga përvojat e tij jetësore mes tragjikes e pesimizmit personal.  Ky është Eugen Gladstone O’Neill-–Laureati i Parë Amerikan që fitoi Cmimin NOBEL  në Letërsi në vitin 1936 – klasiku dhe dramaturgu i shquar  amerikan me famë botërore që fati e deshi të lindëte dhe të vdiste  në një dhomë hoteli.

TETOR 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Eugen O'Neill, Nobelisti, Raimonda Moisiu

Ambasadori Berisha i paraqiti Kredencialet Presidentit të Irlandës

October 20, 2013 by dgreca

Ne Foto: Ambasadori I Shqiperise ne Londer, Mal Berisha, i paraqet Kredencialet Presidentit te Irlandes, Higgins/

Javen e kaluar, Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë, jorezident, i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, z. Mal Berisha paraqiti letrat kredenciale tek Presidenti i Irlandës, Sh.T. z. Michael D. Higgins. Ceremonia u zhvillua në Dublin, në Pallatin e Presidencës Áras an Uachtárain, në praninë e Ministrit Alex White, me përfaqësues të qeverisë irlandeze dhe zyrtarëve të lartë të Presidencës e Ministrisë së Punëve Jashtme.

Paraqitja e kredencialeve u shoqërua nga një ceremonial i plotë shtetëror protokollar, me ekzekutimin e himnit kombëtar shqipëtar nga Banda Ushtarake, me paradë ushtarake dhe parakalim truproje nderi si dhe me një audiencë të veçantë private që Presidenti i dha Ambasadorit.

Ambasadori Berisha i shprehu Presidentit irlandez ndjenjat e forta të miqësisë që i karakterizon të dy popujt si dhe e falenderoi për ndihmën që qeveria dhe populli irlandez i kanë ofruar popullit shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në fjalën e tij Presidenti nënvizoi faktin se ne jemi dy popuj të lashtë, që përmendemi në skriptet e lashta. Ai pastaj u ndal tek roli i Presidencës së kaluar irlandeze të Bashkimit Europian si dhe qëndrimet pozitive të Irlandës ndaj proçesit të integrimit të Shqipërisë drejt Europës. Si një mik i shqiptarëve, theksoi ai, kam qenë pranë tyre në qytetin Galway dhe kam ndihmuar në mbarëvajtjen e shoqatës Irish Friends of Albania, duke nënvizuar punën e mrekullueshme të bërë nga kjo shoqatë në Shqipëri dhe në Kosovë për tu shërbyer njerëzve në nevojë të thellë.

Ambasadori Berisha e falenderoi Presidentin për qëndrimet e tij dhe të qeverisë së tij dhe i përcolli po ashtu urimet më të mira të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani për mbarëvajtjen dhe mirëqënien e tij personale dhe të Irlandës. Po ashtu ai theksoi dëshirën për të shkëmbyer vizita zyrtare midis dy presidentëve. Presidenti Higgins premtoi se do ta konsideronte seriozisht një vizitë zyrtare në Tiranë, në rastin më të parë të mundshëm.

Ambasadori Berisha i dhuroi Presidentit një libërth poezishë, të përgatitura enkas për këtë rast, të shkruara prej vetë Presidentit Higgins dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga poeti shqiptaro-irlandez me banim në qytetin Galway, z. Ndrek Gjini. Vjershat ishin botuar më parë në shtypin shqiptar. Presidenti e mirëpriti këtë dhuratë duke e konsideruar një vlerë të çmuar që i shtohet përkthimeve të veprave të tij në gjuhë të ndryshme të botës

Filed Under: Kronike Tagged With: letrat Kredenciale, Mal Berisha, Presidenti i Iralndes

Rubrika e Diellit- KU ISHTE OMBALI I LASHTË

October 20, 2013 by dgreca

Nga Nelson ÇABEJ/

Një nga qytetet e lashta të Epirit që përmënd Ptolemeu është Ompali që Ptolemeu e shkruan Όμφάλιον (Omphalion) 1 dhe e lokalizon në koordinatat me gjatësi 450 40’ dhe gjerësi 380 40’. Ky qytet duket se ka qënë qendra kryesore e fisit të ompalëve, të cilët Stefan Bizantini i përmënd krahas fisit të parauejve, që gjithashtu jetonin në luginën e rrjedhjes së sipërme të Vjosës (“te parauejtë dhe ompalejtë fisnikë… që banojnë pranë lumit Vjosa”)2 .

Në vitin 1835 studiuesi britanik W.M. Leake shprehu hamëndjen se Ompalioni i lashtë duhet të gjëndet në themelet e Përmetit. Ai mendonte se kështjella e ndërtuar sipër qytetit të Përmetit nga Ali Pasha Tepelena, ishte ngritur mbi akropolin e qytetit të lashtë, ndonëse ndërtuesi italian i kështjellës i kishte thënë se gjatë ndërtimit të kështjellës nuk kishte parë gjurmë të ndonjë vëndbanimi të lashtë3. N. Hammond e ka lokalizuar Ompalionin në Labovën e Kriqit pranë Gjirokastrës.

Kërkimet arkeologjike ende nuk e kanë gjetur fillin e Ariadnës që shpie te Ompalioni i lashtë, që, pas gjithë gjasash, ndodhet diku në luginën e Vjosës, në afërsi të Përmetit. Një mundësi e pashfrytëzuar për këtë qëllim do të ishte  kerkimi i provave gjuhësore që mund të ndihmojnë për vërtetimin e hipotezës së studiuesit  britanik, d.m.th. kërkimi i gjurmëve të vëndemrit Ompalion në rajonin rreth Përmetit.

Ptolemeu dhe Stefan Bizantini na kanë dhënë përkatësisht emrin e qytetit  Omphalion dhe emrin e fisit omphaleis.

Këtu eshtë e nevojshme të bëjmë një parantezë. Kombinimi ph (φ) i greqishtes së lashtë ka dalë nga indoevropianishtja -bh-. Ndryshe nga greqishtja e lashtë, në ilirisht dhe shqip -bh indoeuropiane ka dhënë -b. Kështu, mund të merret me mënd se rrënja indoeuropiane *nobh- nga e cila ka dalë greqishtja omphalos (ὀμφαλός) ‘kërthizë’, në ilirisht do të ketë dhënë emrin *ombalos ‘kërthizë’ dhe emrin e qytetit *Ombalion. Ka arsye të besohet se forma Omphalion (Όμφάλιον), që del në burimet e lashta greke përfaqëson një helenizim/letrarizim të emrit origjinal të qytetit, që mund të jetë stimuluar edhe nga miti rreth fushës Omphalion (kërthiza e botës) në Kretë, ku Rhea lindi Zeusin. Përsa i takon mbaresës -ion duhet thënë se ajo është karakteristike për ilirishten, siç mund të provohet nga emrat e shumë qyteteve ilire dhe epirote si Damastion, Pelion, Kodrion dhe Krisondiona në Ilirinë e jugut, Dalmion, Oiminikaion dhe Epetion në Dalmaci, Merion në Dardani, Parsion, Rittion, Serbition dhe Potobion në Panoni, Thronion, Passaron dhe Kodrion në Epir, etj. Studiuesi  britanik Arthur B. Cook mendon se rrënja e vëndemrit mund të jetë *ompha, që, sipas tij, do të thotë  “zë orakullar”4 nga e cila, nëpërmjet etimologjizimit popullor, ka dalë Omphalion.

A ruhet ndonjë gjurmë e emrit të qytetit Ombalion në afërsi të Përmetit? Përgjithësisht, emrat e qyteteve, maleve dhe lumenjve, ndryshe nga emrat e fshatrave dhe mikrotoponimeve të tjera, janë të qëndrueshëm dhe i rezistojne kohës, duke evoluar, por edhe kur jeta në qytet për arsye të ndryshme shuhet dhe qyteti braktiset duhet pritur që emri i qytetit të lashtë të mos humbasë por mbartet në ndonjë vëndbanimi, mal, a vënd tjetër në afërsi.

Nga kjo pikëpamje, në  këtë zonë mund të shqyrtohen dy vëndemra, të cilët mund të kenë dalë nga emri i qytetit të zhdukur *Ombalion. Së pari, emri i fshatit Bual, që gjëndet në afërsi të drejtpërdrejtë të Përmetit. Nga ana gjuhësore kjo mundësi është e përligjur fare mirë (humbja zanores ballore o- të patheksuar dhe e mbaresës –ion dhe diftongizimi a-së në -ua-, përmes ndryshimit në -o-). Një mundësi e dytë është që vëndemri *Ombalion të ketë evoluar për të dhënë emrin e malit të Dhëmbelit, në rëzën e të cilit shtrihet Përmeti. Kjo do të mund të ndodhte në qoftë se theksi në vëndemrin Ombal do të binte në zanoren ballore o-. Në një rast të tillë evolucioni i vëndemrit mund të përfytyrohet si vijon: Ombalion > Ambal > Ëmbel > Dhëmbel, ku forma e fundit, Dhëmbel mund të jetë rezultat i një etimologjizimi popullor (Volksetymologie), që synon t’i japë një kuptim vëndemrit – një dukuri jo e rrallë në  evolucionin e vëndemrave në Shqipëri dhe në Europë.

Referimet

1. Claudii Ptolemaei, Geographia, Leipzig, 1843, Libri III, 14, 7.

2. Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt. Red A. Meineke, Berlin, G. Reimer, 1849. f. 503: “σὺν δὲ Παραυαίους καὶ ἀμύμονας Όμφαλιῆας… δὲ ἀπὸ τοῦ παρὰ τὸν Αὺον ποταμὸν οἰκεῖσϑαι”.

3. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece. I, London, J. Rodëell, Neë Bond Street, f. 392.

4. Cook, A.B. (1904). The European sky-God. Folk-Lore XV, 369-426.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: i lashte, Ku ishte omballi, Nelson Cabej, rubrika e Diellit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT