• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2013

Vizitë në “Portën Europiane” të Shqipërisë, Katedralia Shën Pali në Tiranë

October 11, 2013 by dgreca

Reportazh nga trojet shqiptare- Nëna Terese : ” Virgjëresha, dëshiron katedrale që do të ndërtohet këtu, në këtë vend të bukur ”  , kur ajo më shumë se 23 vjet më pare pati vizituar  qendrën e Tiranës , kryeqyteti i vendit të saj të lindjes/

Nga Tirana Beqir Sina/

TIRANE : “Rrno vetëm për me tregue” një vepër monumental e një prifti shqiptar, që 23 vjetë më parë përjetojë “ikuzicionin” komunist, nuk më hiqet nga mendja në udhëtimin tim të gjatë dhe shumë të bukur nëpër trojet shqiptare. Kudo që të shkelësh këtë tokë të bekuar, më bren pyetja ngashëruese “ah bre!” “Përse nuk u bë Zvicër – vendi i im kur Zvicera e cila ka shumë më pak resuerse natyrore se sa vendi i im?!”

Shqipëria, e cila konsiderohet si vendi që kaloi regjimin më të egër komunist, një vend ky që “burgosi” një popull të tërë, duke e rrethuar me tela me gjemba dhe izoluar totalisht nga bota.

Aqsa edhe u bë vendi i pa fe, ku kleri katolik mbetet të ishte ai që u përndoq dhe u presekutua më shumë se kushdo tjetër.

Dhe këtë më së miri e gjejmë sot tek ao që na la pas At Zef  Pllumi, ku lexuesit e tij thonë se :”A do ta hiqte rrobën e priftit, ai për t’u bërë revolucionar, apo do të zinte sërish një qosh për të vijuar misionin e tij, atë të të jetuarit vetëm për të treguar, me shpresë se dikush do të frymëzohet një ditë dhe do t’i thotë ndal mosndëshkimit të krimeve të Enver Hoxhës dhe bijëve të tij që udhëheqin vendin sot”

Titulli i veprës lapidar të At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, gjithmonë më ka bërë përshtypje, në kto reportazhe pa arritur t’a kuptoj, atë, si duhet, megjithëse edhe vetë, natyrisht jo si ai prifti i përndjekur dhe, atë të pushkatuar pa gjyqe, të përndjekur, të burgosur dhe të interrnuar, por si njeri prej atyre mijëra bashkëvuajtësve të mi, i cili ka kaluar kalvarin e vuajtjeve të atij rregjimi, qysh në bark të nënës.

Nuk e kuptoj edhe sot, që po vizitojë vendin tim të dashur, se pse At Zef Pëllumbi zgjodhi këtë titull, e cila vjen si një thirrje solmne, si një betim, ose si një fjalë e fundit para pushkatimit,  deklaratë apo një misioni sublim, pikërisht i këtij prifti që nuk jeton më, dhe e kaloi gjithë jetën e tij i burgosur në qelin e burgut të Spaçit dhe Burrelit, duhej të ekzistonte ende në Shqipërinë  23 viteve të demokracisë.

Një vend ky ndoshta unik në Europën Juglindore,në  ish kampin socialist,(kupto komunist) që nuk ka bërë pothuajse  “kurrëgjë”!, për të gjithë ato familje të ish të pushkatuarve, pa gjyqe, pra të ish burgosurve politik, ish të përndjekurve dhe ineternnuarve.

Dëmshpërblimi, tashmë një shpresë financiare, që do të “ngrohte” sado pak “xhepat e shpuara” të këtyre njerëzve, dhe intergimi i tyre, tashmë është kthyer në një “mission impossibly”, një makth, pa përmendur këtu “Ligjin e Lustracionit” i cili pas 23 Qershorit, është kthyer në “Ligjin e Desertacionit” ose  Ligjin e Tezës së mbrojutur, nga ish bijtë e Bllokut, për tu rikthyer në pushtet.

Mirëpo, megjithë atë sa shkrujata më lart,  një temë tjetër edhe më e gjerë,  e cila kërkon një analizë tjetër, kësaj rradhe po i dedikohem në shkrimin tim “Reportazh nga Trojet Shqiptare”, kryeqyteti të vendit tim Tiranës, metropolit shqiptar, ku po qëndrojë këto ditë vjeshte.

Do të nënëvizoja gjithmonë sipas opinionit tim, se :” Nuk mundet të vizitosh Tiranën, pa vizituar objektet fetare, të cilat sot janë simbolet e presekutimit komunist.Kisha katolike dhe vetë kleri katolik, janë nga më të presekutuarat, në Shqipëri,ashtu si nuk mundet të vizitosh New Yorkun, pa vizituar Katedralen San Patrick në zemër të Manhattanit”.

Andaj, edhe unë vizitën e parë në Tiranë e fillova për shumë arsye në Katedralen Shën Pali në qendër të Tiranës, sepse ajo lidhet edhe me emrin e priftit shqiptaro amerikan – prej nga vijë edhe vetë, të Dom Rrok Kola Mirdita (i lindur më 28 shtator 1939 , Klezna , Mali i Zi ) i cili sot është Arqipeshkvi katolik i Durrës- Tiranë ,primat e Shqipërisë, dhe një amaneti të Nëna Tereses e cila ka thënë se :”Aty duhej ndërtuar një Katedrale”.

Dom Rrok Mirëdita, u shugurua prift më 2 korrik , 1965, në moshën 25 vjeç , dhe shërbeu në famullin etnike shqiptare në Bronx dhe Westchester qarqet e Nju Jorkut, një nga më të mëdhat dhe më të njohurat kisha shqiptare në Amerikë, e cila sot është e pagëzuar me emrin Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, që aktualisht udhëhiqet nga një prift i përkushtuar ndaj fesë dhe kombit të tij Dom Pjetër Popaj.

Më 25 dhjetor , 1992, të moshës 53 vejç , Dom Rrok Kol Mirëdita u emërua kryepeshkop i Kryedioqeza katolike romake e Tiranë- Durrës dhe shugurua më 25 prill , 1993 nga Papa Gjon Pali II dhe Cardinals Camillo Ruini dhe Jozef Tomko , së bashku me tre peshkopëve të tjerë ( Zef Simoni , Frano Illia dhe Robert Ashta ) gjatë vizitës baritore e Papës në Shqipëri . Mirdita është Presidenti i Konferencës së Peshkopëve shqiptar dhe Kryetari i Caritas-it Shqiptar.Me iniciativën e tij, dhe amanetin e të lumnueshmes Nëna Terese, Noblesites shqiptare, është ndërtuar në Tiranë katedralia e Shën Palit me një Arkitekturë të saj si trekëndësh , sipas idesë së arqipeshkvit , e cila thotë ai “simbolizon bashkëjetesën e Islamit , Krishtërimi Orthodhoks dhe katolicizmin në Shqipëri” . Mesha e parë e Shenjtë në katedralen e re u kremtua nga kardinali Anxhelo Sodano , Sekretar i Vatikanit i Shtetit dhe Kryepeshkopi Rrok Mirdita më 27 janar, 2002.

Dom Rrok Mirdita është Qytetar Nderi i Tiranës , Shqipëri .

Në një distancë të shkurtër në këmbë nga shetitoria kryesorë i kryeqytetit “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” dhe parkut më të madh dhe më të bukur Rinia, ngrihet madhshtore  Katedralja e Shën Palit, e cila  është një ndërtesë massive  fetare , që ngjason nga vendosja e saj me Katedarlen e Shën Patrick në New York, ose me katedralet e famëshme në mes të kryeqyteteve të Europës, Romës, Parsit, Londrës, Bonit, Amsterdamit, Brukselit, apo Madridit .

Tipari më interesant I Katedrales së  Shën Palit  në metropolin shqiptar , veçanërisht, është se menjëherë të  shfaqen dy figurat emblematike të kohës moderrne të krishtëzimit, ajo e Papa Gjon Palin II dhe Nënë Terezës, e cila ndodhet  në të majtë të portës së  përparme, në hyrjen e Katedrales .

Katedralja e Shën Palit, e cila i takon të jetë Kryedioqeza katolike romake e Tiranë- Durrës, vizitohet çdo ditë nga qindra turistë të huaj shumica e tyre nga Europa perendimore, dhe mund të konsiderohet si “Porta Europiane” për të hyrë në Shqipëri.

Kjo katedarle e cila thirret ndryshe dhe Katedralja Shqiptare , është inauguruar më 27 janar 2002, në një  ceremoni të kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit Anxhelo Sadano. Ndërkohë, që punimet e saj kishin filluar në vitin 1998.  kur  mijëra besimtarë  katolikë të Tiranës, morën  pjesë në festimin e fillimit të punimeve dhe bekimin e punimeve.

Katedralja e Shën Palit në zemër të kryeqytetit të vendit Tiranës,, e cila është projektuar nga arkitekti nga Dortmundi – Gjermani,  Hinz  Winfried , u financua nga Caritas , konferenca të shumta peshkopale , dhe ndihma për të Kishës në Nevojë , e cila ka ndarë më shumë se  600.000 dollarë  për  Dioqezën  Tiranë Durrës.

Sipas një shënimi të ruajtur me kujdes brenda katedrales shkruet se :” Virgjëresha dëshiron katedrale që do të ndërtohet këtu,në këtë vend të bukur “ka  thënë  Nënë Tereza , kur ajo më shumë se 23 vjet më pare pati vizituar  qendrën e Tiranës , kryeqyteti i vendit të saj të lindjes .

Katedralja e Shën Palit me përurimin  zyrtar , në një ceremoni të përurimit qe bër e kryesuar nga kardinali Anxhelo Sodano , sekretar i shtetit të Vatikanit, i cili  mori pjesë si përfaqësues papnor një ditë më pas ka mbajtur aty edhe meshën e parë .

Në këtë meshë  e cila u krye nga Kryepeshkopi i Durrës – Tiranës, Dom Rrrok Mirdita, morën pjesë përveç delegacionit të Vatikanit , edhe Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës, Presidenti i Konferencës Episkopale shqiptare; peshkopët e vendit; dhe priftërinjtë të cilët administrojnë dioqezat në Kosovë dhe Mali i Zi , ku katolikët shqiptarë banojnë, më së shumti.

Në mesin e atyre të cilët në masë të madhe morën pjesë  në këtë moment historik për të krishterët shqiptarë  ishte pjesmarrja edhe  At Segundo Teyado , nga Spanja,  i cili ka punuar në Gadishullin e Ballkanit për 10 vitet e fundit të rënjes së komunizimit .

Vetëm  në 8 vitet e fundit , Katedralja e Shën Palit në Tiranë, nga qeveria e ish Kryeministrit Berisha, për herë të parë u fut në guidën turistike të vendit, dhe u vizitua nga qindramijëra njerëz, kryesisht turistë të huaj të cilët e kanë vizituar kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranën, duke hyrë në Shqipëri, pikërisht nëpërmjet “Portës Europiane”. Në këtë katedrale, gjithashtu janë falur dhe kan percjellur lutjet e tyre edhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota, që kan vizituar metropolin shqiptarë, si dhe ambasadorët perendimorë,  të cilët kanë pasur  mundësinë e një jete më të denjë këtu ,në Katedralen shqiptare Shën Palin ë Tiranë  .

Shqipëria, ky vend prej 3.5 milion që për 45 vjet ka përjetuar vështirësi të mëdha politike dhe ekonomike , një nga vendet ish komunsite që përjetojë një nga rregjimet më të egra komuniste,  pavarësisht, këto dhe gjenjden e saj në të cilin ajo u gjend në luftën e Kosovës, pothujase çdo shtëpi shqiptari, me atë të pasurën e thejshtë ua hapi dyert dhe zemëren vëllëzërve dhe motarve shqiptar nga Kosova, duke ua lehtësuar atyre sado pak atë dhemibjen e tmerrshme, që kaluan afro 1 milion të larguar me forcë, me pritjen që ju bën në ato moment aq të vështira në Shqipëri.

Kështuqë, pas vështërsive  të shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, dhe ardhjen e tyre  në Shqipëri, të afro një milion kosovarve në Shqipëri, rreth  400,000 kosovarë , thuhet se morën ndihmën dhe u vendosën nën kujdesin e drejpërdrejt të Kishës Katolike Shqiptare, dhe organeve ndërkombëtare të krishtera si Karitasi e të tjera që e bënë të mundur më vonë  që  shumica e tyre të kthehen në shtëpit e tyre , në Kosovë.

Ndërkohë, gjatë këtyre 23 vjetëve duhet theksuar se Kisha Katolike Shqiptare, ka luajtur një rolë historik në rikthmin e besimit ndaj Zotit, në Shqipëri, mbas atij presekutimi të pashoqë në të gjithë botën nga regjimi i Enver Hoxhës.

“Sot kudo besimtarët  janë të frymëzuar të fillojnë përsëri për të rindërtuar një strukturë shoqërore shkatërruar nga 45 vitet e komunizmit, në të cilin duhet theksuar se katolikët kan vuajtur persekutimin më  të dhimbëshm, kleri katolik ishte më i presekutuari nga rregjimi komunist në Shqipëri” .

Thuhet sipas At Segundo Teyado , nga Spanja,  i cili ka punuar në Gadishullin e Ballkanit për 10 vitet e fundit të rënjes së komunizimit,dhe ka deklaruar se  ” Dekadat e diktaturës kanë zbrazur këta njerëz në të gjithë përmbajtjen fetare , çmontimin e tyre nga vlerat mbi të cilat është bazuar kultura e tyre , ” ka then  prifti spanjoll , duke shtuar, se gjithashtu ,ardhja e sekteve të shumta fetare, në këtë vend që 45 vjet ishte i “pa fe” i ka hutuar njerëzit dhe çororditur ata pa kutim”.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Katedralja, Tirane

Autoktonia e shqiptarëve dhe si kundërshtohet ajo

October 10, 2013 by dgreca

Nga NELSON ÇABEJ*/

Autoktonia e shqiptarëve është një koncept historik që rezultoi nga përpjekjet e dijetarëve të shumë fushave për të kuptuar prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Autoktonia e shqiptarëve sot përfaqëson një teori të plotë koherente dhe të mbështetur  mbi një bazë të gjerë e solide të dhënash multidisiplinore, historike, gjuhësore, arkeologjike, etnografike, folklorike, mitologjike, etj. Megjithë kontributin e madh të shkencave albanologjike shqiptare, autoktonia nuk është një teori thjesht shqiptare por vepër kolektive e një numri të madh dijetarësh të rangut më të lartë europian e botëror, që u morën seriozisht me studimin e historisë, gjuhës dhe kulturës së shqiptarëve (Thunmann, Niebuhr, Malte-Brun, Bopp, Mommsen, Fallmereyer, Kretschmer, Ëilamoëitz, Schuhardt, Pokorny, Lambertz, Çabej, Katičić, etj.).

Në këtë shkrim autoktonia e shqiptarëve do të shqyrtohet në kuptimin e ngushtë, siç u përcaktua nga historiani suedez, Johann Thunmann (1746-1778), më shumë se dy shekuj më parë1, që i sheh ata si fqinjë të grekëve dhe romakëve në trojet e tyre të sotme, e jo në kuptimin e historianit gjerman Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861), si banorë të këtyre trojeve qysh në prehistori2. Autoktonia është një koncept relativ dhe, në kuptimin që përdoret këtu, autoktonia e shqiptarëve nënkupton prejardhjen ilire të tyre, ndërkohë që kushtet e shtegtimeve të popujve në lashtësi dhe në mesjetë mund të kenë shpurë edhe në asimilimin nga etnosi iliro-arbëror të ndonjë grupimi ose fisi të popujve fqinj të lashtësisë, ashtu siç janë asimiluar edhe fise ilire në veri të Danubit ose në Greqinë e lashtë, në të vërtetë, siç ka ndodhur edhe me çdo popull autokton në botë. Në këtë kuptim relativ, autoktonia e shqiptarëve është një realitet historik.

 

 

Autoktonia e shqiptarëve ka marrë vlerën e një fakti historik

 

Hamëndje rreth prejardhjes së shqiptarëve janë shprehur edhe më parë, por i pari që arriti në përfundimin shkencor se gjuha shqipe ishte pasardhëse e ilirishtes, që është folur në pjesën perëndimore të Ballkanit të lashtë është Ëilhelm Gotfried von Leibniz (1646-1716), mëndja më universale (filozof, matematikan, inxhinier, gjuhëtar, etj.) e kohës, i njohur ndryshe si Aristoteli i kohëve moderne. Në ato që tanimë njihen si tre letrat shqiptare të Leibniz-it, nga analiza që i bëri fjalorit të Frang Bardhit dhe një vepre (mbase Doktrina e Krishterë) të Pjetër Budit, me kërkesë të bibliotekarit të Bibliotekës mbretërore të Berlinit, ai arriti në përfundimin shkencor se gjuha shqipe “ishte gjuha e ilirëve të lashtë”3. I dyti punim serioz lidhur me prejardhjen e shqiptarëve doli nga pena e Thunmann-it në veprën “Kërkime në Historinë e Vëndeve të Europës Lindore”. Duke u mbështetur në të dhëna gjuhësore dhe historike, ai arriti në përfundimin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve: “Në historinë e tyre nuk kam gjetur gjurmë të ndonjë imigrimi dhe gjuha e tyre ka dhënë dëshmi të tilla të fatit të këtij populli, që unë nuk mund të mos shoh në ta fqinjët e lashtë të grekëve dhe shtetasit e Romës. Por të dyja këto mua më tregojnë ilirët” 1.

Përpjekja më e gjithanshme dhe më e suksesshme për argumentimin e autoktonisë së shqiptarëve u bë nga studiuesi gjerman Johan Georg von Hahn (1811-1869) në veprën fundamentale të albanologjisë “Albanesische Studien”. Duke njohur mirë jo vetëm burimet e shkruara të lashtësisë dhe ato moderne, por edhe gjuhën shqipe, natyrën, psikologjinë dhe kulturën popullore shqiptare dhe trojet shqiptare, ai arriti të bënte një analizë dhe sintezë të madhe të të dhënave voluminoze mbi historinë, gjuhën, zakonet dhe mitet e shqiptarëve, të cilat e shpunë në përfundimin se “shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve origjinalë parasllavë të vëndit”4.

Nga fundi i shekullit XIX  u zbuluan lidhje interesante midis mesapishtes dhe ilirishtes në emrat e fiseve (fisi i konëve dhe kaonëve, fisi japigëve dhe japodëve, etj.), emrat e njerëzve (Dasius  dhe Dasimius, Trosius  dhe Trosantius,  Artus dhe Artorius), si dhe disa emra vendesh (Brindisi me bri etj.) dhe fjalë të veçanta, që mund të shpjegoheshin me anën e shqipes (p.sh. bilia për bijë, etj.). Këto fakte gjuhësore, krahas disa të dhënave historike dhe arkeologjike kanë bërë që qysh nga ajo kohë të pranohet përgjithësisht se fiset mesape mërguan nga trojet e Ilirisë së jugut në siujdhesën italike rreth shekullit X p.e.s.

Në kryeveprën ende të patejkaluar të historiografisë perëndimore “Historia e Romës”, Teodor Mommsen (1817-1903) i quajti shqiptarët e sotëm “pasardhësit e pastër më të fundit të ilirëve” 5 dhe epirotët “shqiptarë të lashtësisë”. Ai shkruante: “epirotët trima, këta shqiptarë të lashtësisë, e ndoqën (Piron – N.R.Ç.) me besnikërinë e trashëguar dhe me entusiazëm të përtëritur djaloshin e guximshëm, ‘shqiponjën’, siç e quanin ata.”6

Paul Kretschmeri, njeri nga helenistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, ka shkruar: “Pohimi se gjuha shqipe është faza më e re e ilirishtes së lashtë ose, siç është shprehur me të drejtë dhe me kujdes G. Meyeri, përfaqëson një nga dialektet e lashta  ilire, sipas gjithë të dhënave, është aq probable dhe e arsyeshme sa që për ta kundërshtuar duhen sjellë argumenta me shumë peshë”7  (Te plote do ta lexoni ne Diellin e Printuar)

Filed Under: Kulture Tagged With: autoktonia e shqiptareve, Nelson Cabej, si kundershtohet ajo

Nëpërkëmbja e gjakut të dëshmorëve nuk është traditë e shqiptarit

October 10, 2013 by dgreca

Shkruan: Teuta Kamberi-Llalla/Tetove/

Deri më sot siç dihet publikisht asgjë nuk është bërë për statutin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës së 2001 edhe pse në Marrëveshjen e Ohrit është paraparë që brenda vitit 2004 të zgjidheshin këto çështje si shumë çështje të tjera të dala nga ky dokument i garantuar nga Ndërkombëtarët.

Partia shqiptare, ajo që thirret në emër të Luftës së 2001 bart një lloj përgjegjësie për realizimin e statutit të dëshmorëve dhe të familjeve të tyre sepse gjatë çdo fushate parazgjedhore politikanët e tyre bërtasin për zgjidhjen e kësaj çështje. Por edhe pse ka vite në qeveri nuk e ve këtë ujë në zjarr, i harrojnë premtimet dhe kështu çdo gjë mbetet në vend, pa lëvizur, pa u realizuar. Gjatë qeverisjes 2008-2011, një ministër shqiptar çirrej në media se janë ngritur grupet e punës midis BDI dhe VMRO-DPMNE dhe shumë shpejtë problemi i statutit të familjeve të dëshmorëve do të zgjidhet, por që nga 2011, kanë kaluar dy vite dhe çdo gjë është heshtur, është harruar. Familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe të dëmtuarit e 2001 i ka kapur pesimizmi dhe nuk u besojnë më premtimeve boshe për zgjidhjen e çështjeve në fjalë. Pra, ka humbur shpresat tek këta njerëz.

Angazhimi i partive politike shqiptare i deritanishëm rreth kësaj çështje nuk ka qenë në nivelin e duhur, prandaj ekziston një pikëpyetje e madhe se me çfarë parrulle do ti kërkojë votat partia që çirret në emër të luftës së 2001 në zgjedhjet e ardhshme.

Mjerimit të tejskajshëm të familjeve të dëshmorëve i shtohet edhe përvetësimi i ndihmave që japin emigrantët tanë në Perëndim, ndihma të cilat në shumicën e rasteve nuk mbërrijnë në destinacionin e duhur, por në xhepat e atyre që bëjnë tregti me gjakun e dëshmorëve.

Nga viti 2005 e deri 2009 ish-kryetari i Komunës së Tetovës z.Hazbi Lika në heshtje ishte munduar t’ju lidhje një lloj pensioni mujor familjeve të dëshmorëve në shumën rreth 4.000 denar, por pas mbarimit të mandatit të tij për këtë çështje më nuk kujtohet askush.

Tallja me gjakun e dëshmorëve fillon që nga drejtuesit e shoqatave që thirren në emër të vlerave të luftës së 2001, dhe në veçanti nga kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës UÇK Fazlli Veliu i cili me rastin e çdo Bajrami u dërgon Fitrat në shumën e rreth 6.000 denar familjeve të dëshmorëve të luftës së 2001. Kjo lloj mënyre për të ndihmuar familjet dëshmorëve është nënçmim, përbuzje dhe qesharake sepse ata djem që dhanë gjakun në emër të çlirimit kombëtar nuk u radhitën në radhët e UÇK për Fitra, por për çlirim, demokraci dhe mirëqenie më të mirë për shqiptarët në Maqedoni. Tallja me gjakun e dëshmorëve dhe me figurën e tyre arrin kulmin kur kjo shoqatë që e drejton pensionisti politik Fazlli Veliu i shpall dëshmorët pa kritere ose edhe me baza ideologjie politike duke krijuar përçarje midis familjeve të dëshmorëve. Ne e lusim z.Veliu mos na i përçaj dëshmorët ashtu siç keni bërë përçarjen e ushtarëve të UÇK prej kaq vitesh.

Ka rreth 10 vite që një profesoreshë e universitetit të New Jorkit Vasiliki N., është marë me çështjen e shpalljes së dëshmorëve pa kriter nga Fazlli Veliu dhe është për të ardhur keq kur do të lexojmë librin e kësaj profesoreshe universitare se Fazlli Veliu ka shpall dëshmorë për interesat e veta edhe ata njerëz që kurrë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK, me uniformë dhe betim solemn, por janë vrarë nga ndonjë plumb qorr apo edhe në aksidente automobilistike.

Në përfundim dua ti parashtroj disa pyetje zotit Fazlli Veliu si kryetar i shoqatës së Veteranëve të Luftës-SHVL: Përse një shoqatë e veteranëve të luftës së 2001, ai e identifikon me një parti politike kur dihet botërisht se UÇK ishte jopartiake?

Përse shoqata që drejton e ka zyrën në selinë një partie politike?

Çfarë u bë me të hollat që në vitet 2002-2003 ishin futur në Bankën greke ALPHA dhe disa muaj familjet e dëshmorëve i merrnin ndihmat me karta bankare rregullisht?

Kur do të gëzojnë ish-ushtarët e UÇK dhe familjarët e tyre të drejtat të barabarta me Branitellat?

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: neperkembja e gjakut, te deshmoreve, Tetove, Teuta Llalla

STOP FRIKËSIMIT DHE KËRCËNIMIT NDAJ SHTYPIT TË PAVARUR

October 10, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Dje gazeta e Tiranës, Telegraf në faqen e parë njofton se policia e shtetit shqiptar bllokoi shpërndarjen e shtypit, pikërisht të gazetës Telegraf, “ndërkohë që, ministri i Brendshëm SaimirTahiri po firmoste në Tiranë emërimet e reja në strukturat më të larta të Policisë së Shtetit.”   Sipas gazetës, “Një grup punonjësish të policisë me uniformën e shtetit kishin bllokuar rrugën dalëse nga Pogradeci për në Korçë….Në orën 12:20 minuta, patrulla e vendosur në postbllok në dalje të Pogradecit ndalon automjetin që shpërndante gazetën “Telegraf”.  Ata i kërkojnë shoferit dhe shoqëruesit të shpërndarjes së gazetës që të paraqisnin dokumentacionin”.

Gjithçka në rregull deri këtu, normal.  Por ajo që pasoi, sipas gazetës, nuk kishte të bënte as me rrregullat as me normalitetin.  Me pretekstin se makina e gazetës Telegraf kishte dy gjoba të papaguara,  policët, detyra e të cilëve është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike si dhe  siguria e qytetarëve dhe e pronave të tyre, bllokojnë makinën e gazetës Telegraf dhe si rrjedhim ndëpresin shpërndarjen e gazetës Telegraf. Ndërkaq, mbështetsit e rendit, njëkohësisht refuzuan të komunikonin me drejtuesit e gazetës në Tiranë, me qëllim të sqarimit të situatës.  Sipas gazetës Telegraf, shoferi dhe shpërndarsi i gazetës përfundojnë në Komisiariatin e Policisë, në Pogradec.  Mirëpo, gjithnjë sipas gazetës Telegraf, pas hetimeve, në vendin e ngjarjes dhe në zyrat përkatëse të zonës, rezultoi se makina e gazetës Telegraf e kishte të gjithë dokumentacionin në rregull dhe se nuk kishte asnjë gjobë të papaguar në emër të saj.

Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga policia vendore dhe nga organet përkatëse të Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, lindë pyetja se pse u bllokua pardje shpërndarja e gazetës Telegraf në pjesën jug-lindore të vendit.  A mund të ishte këjo një përpjekje për të  kërcënuar dhe për të frikësuar gazetën Telegraf që të qëndrojë larg shkrimeve kritike dhe të heqë dorë nga gazetaria e pavarur?  A po,  mund te ishte një gomarllëk mungese profesionalizmi nga ana e policëve vendorë që kërkonin ndonjë lekë, apo ndoshta ishte diçka më tepër në këtë mes.  Cilado qofshin qenë arsyet e këtij bllokimi të turpshëm të shpërndarjes së gazetës Telegraf, përpjekjet e policisë së shtetit për të shtypur ose për të bllokuar përhapjen e fjalës së lirë, janë  nje shënjë e keqe, ogurzezë, në fillim të qeverisë së re të Kryeministrit Rama.   Gazeta Telegraf  thotë se, pas krijimit të kësaj situate skandaloze nga policia e shtetit shqiptar, drejtuesit e saj janë në kontakt me Ministrin e ri të Punëve të Mbrendshme, Z. Saimir Tahiri, i cili u ka premtuar atyre  se organi që ai drejton do të angazhohet maksimalisht për zbardhjen e situatës.  Shohim!
Liria e shtypit  dhe shpërndarja e pa penguar e fjalës së lirë është oksigjen i demokracisë.  Liria e fjalës dhe e medias në përgjithësi është jetike për zhvillimin e shoqërisë dhe është pjesë e pandarë e qeverisjes së mirë.  Pa një media të lirë e të pavarur, qytetari i thjeshtë është i pafuqishëm dhe njëkohësisht demokracia dhe mirëqenja ekonomike vihen në rrezik.  Njerëzit duhet të informohen në mënyrë të lirë e të pavarur, nëqoftse pritet që ata të luajnë një rol aktiv në jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.  Në të vërtetë, disa studime të kohëve të fundit nga Banka Botërore, theksojnë se media e lirë dhe e pavarur është jetike edhe për një zhvillim të suksesshëm ekonomik, në vendet në zhvillim siç është Shqipëria.  Për më tepër, kur kërcënohet liria e shtypit, të gjitha të drejtat e tjera themelore të njeriut rrezikohen gjithashtu dhe keq-qeverisja e korrupcioni mbretërojnë dhe lulëzojnë të pa kontrolluar në të gjitha aspektet e jetës.  Ata që bëjnë kërcënime dhe bllokime të shpërndarjes së gazetave, siç ndohdi me gazetën Telegraf në aksin Pogradec-Korçë për çfardo arsye qoftë, duhet të ekspozohen dhe të dënohen në bazë të ligjit — po se po — por edhe në arenën e opinionit publik shqiptar.
Rëndësia e rolit që duhet të luaj shtypi i lirë në një shoqëri të lirë e demokratike, në krahasim me rolin e qeverisë dhe të organeve shtetërore, është thekësuar  ndoshta më së miri nga Tomas Xhefersoni, babai i fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit, i cili ka thënë se, “Po të ishte në dorën time për të vendosur nëse ne duhet të kishim një qeveri pa gazeta, apo gazeta pa qeveri, unë nuk do të hesitoja asnjë moment për  të preferuar këtë të fundit”.   Xhefersoni donte që gazetat të ishin plot informacione që do t’i përdornin qytetarët e një shoqërie demokratike dhe  një shtyp  që do të shërbente për të kontrolluar dhe për të balancuar pushtetin qeveritar dhe shtetëror, në interes të publikut.

Lufta për lirinë e fjalës dhe të shtypit nuk mbaron kurrë. Ajo është një përpjekje e vazhdueshme që duhet të mbrohet si pjesë e pandarë e sigurimit dhe të respektimit  të të gjitha të drejtave të tjera bazë të njeriut.  Këjo është një përgjegjësi kyçe e çdo qeverie që pretendon të jetë demokratike dhe përfaqsuese e popullit.  Është detyrë jetësore e çdo qeverie që të mbrojë lirinë e të shprehurit dhe të shtypit, madje edhe atëherë kurë shtypi është kritik ndaj saj.  Për më tepër, sipas filozofit francez dhe mbështetsit të lirisë së fjalës, Volterit, i cili ka thënë se, megjithëse ”Unë nuk jam aspak dakort me ato që thua, unë mbrojë deri në vdekje të drejtën tënde të lirisë së fjalës për të thënë atë që mendon.”  Këjo është detyra edhe e çdo shteti dhe ky është parimi, i pranuar gjerësisht i lirisë së fjalës.   Edhe fillozofi i shekullit 20-të, Noam Çomski ka thënë në lidhje me lirinë e të shprehurit, se “Nëqoftse me të vërtetë beson në lirinë e fjalës, atëherë ti beson në lirinë e fjalës madje edhe për ata që shprehin pikëpamje që nuk të pëlqejnë.”  Ai ka thënë gjithashtu se edhe diktatorët komunistë dhe nazistë të shekullit të kaluar ishin në favor të fjalës së lirë, por vetëm për pikëpamjet e veta. Çomski vazhdon duke thënë se, “nëqoftse je në favor të lirisë së fjalës, këjo do të thotë se je në favor të shprehurit dhe tolerant edhe ndaj pikëpamjeve që ti me të vërtetë i përbuzë si ide dhe mendime armiqësore”, për ndryshe nuk beson në lirinë e fjalës as në shtypin e lirë e të pavarur, sipas tij.

Kjo është sfida e çdo qeverie.  Për të mbrojtur dhe për të mbështetur një atmosferë tolerance ku media të zhvillohet e lirë dhe e pavarur.  Është gjithmonë një veprimtari e vazhdueshme e plotë sfida, por është një aktivitet jetësor për zhvillimin normal të çdo shoqërie, pasi siç ka thënë edhe Xhefersoni, “E vetmja siguri mbi të gjitha është shtypi i lirë”.

Bllokimi i pa precedencë i shpërndarjes dje të gazetës Telegraf duhet të shërbejë si një alarm për qeverinë e re në Tiranë që të angazhohet seriozisht që episode të tilla të mos përsëriten më duke deklaruar publikisht  se nuk do të tolerojë bllokime dhe manipulime  të tilla dhe as ndërhyrje me shpërndarjen e fjalës së lirë nepërmjet gazetave si Telegraf, dhe se kryersit e këtij akti do të jenë përgjegjës para organeve përkatëse.  Është gjithashtu një rast për t’i kujtuar qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore të Shqipërisë, përfshirë  edhe policinë, mbi angazhimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha detyrimet që qeveria ka ndaj vet popullit të vet, ndaj taksa-paguesve shqiptarë, për të respektuar dhe për të zbatuar angazhimet që ajo ka ndaj lirisë së fjalës dhe të shtypit të lirë e të pavarur.

Ajo që ndodhi pardje në një postbllok në dalje të Pogradecit nuk duhet të ndodhë në Shqipërinë e vitit 2013!

Filed Under: Featured

BESIMI HËNOR DËSHMI E AUTOKTONISË SË KOMBIT ARBËR

October 10, 2013 by dgreca

Zgjidhja më e keqe, qëndron pikërisht në fshehjen e historisë pas një strukture të ngritur tashmë, ku ajo bëhet objekt dhe mohohet si vlerë.Emmanuel Mounier/

 Nga Fatbardha DEMI/

Po të pyesim shqiptarët e shekullit të 21, se ku ndodhet krahina e Manit, duke patur parasysh historinë e famëshme të saj, nuk do të mundin të na përgjigjen. Kjo për faktin, se në tekstet e Historisë nuk ekziston një emërtim i tillë. Siç duket vendimet politike të 1913 dhe veprimet ushtarake që i ndoqën, ndanë jo vetëm territorin dhe popullsinë, por edhe historinë e Shqiptarëve.

Historia e vërtetë e krahinës së Manit (pjesë e Akaisë dhe Moresë së më vonëshme) krahas asaj të Dardanisë (Kosovë-Sërbi) Thrakisë (Bullgari-Greqi-Turqi) , Thesprotisë dodonase (Greqi) dhe krahinave të tjera, sot është fshirë ose tjetërsuar, jo vetëm në literaturën historike europiane por edhe atë shqipetare. Bëhet fjalë për një hapesirë kohore që zë fill nga para-historia e deri në ditët tona. I vetmi fill, që lidh sot shqipetarët me këtë krahinë , është kënga e famëshme “Moj e bukura More”.

Historia e Manit eshte simotra e historisë së iliro-shqipetarëve, jo vetëm për rrënjët e saj mijëravjeçare në kohë dhe të popullsisë së saj autoktone arbërore, por edhe për tiparet dhe karakteristikat e saj luftarake. As Filipi i V-të i Maqedonisë (219-218 pk) dhe as romaket që nënshtruan të gjithë Peloponezin, nuk mundën ta pushtojnë këtë krahinë malore.(1)

Mani dhe banorët e saj manjotë, gëzuan autonomi administrative pothuajse në të gjitha kohërat, fakt që dëshmohet edhe për zonat e tjera shqipetare. Studiuesi Veis Sejko pohon se “Bëjnë plot 2065 vjet pavaresi administrative, ushtarake dhe ekonomike e Malësisë shqipetare e cila gjatë kësaj kohe ka krijuar një kulturë të pastër kombëtare me të cilën ne mund të krenohemi”.(2)

Në Areopol, kryeqyteti i lashtë i Manit, emri i të cilit i kushtohet Perëndisë së luftes-Ares, Petrobej Mavromihali me 17 mars 1821, ndezi i pari luftën për pavaresi kundër Perandorisë Osmane, (3) që u kurorëzua me ngritjen e shtetit të pare të pavarur në Ballkan, ay i shqiptarëve (1821-1834) i tjetërsuar nga aleanca ortodokso-anglo-ruso- franko-prusiane, në shtetin helen të Helladës (Greqi).

Homeri ishte i pari, që i përmënd qytetet e krahinës së Manit në Librin e dytë të Iliadës. Mitet  gjithashtu na kujtojnë se Paridi, princi i Trojës, mbasi e rrëmbeu Helenën, gruan e Menelaut, e kaloi natën e parë pikërisht në ishullin Cranae të krahinës së Manit. (4) Gjashtë kilometra larg qytet-shtetit të Spartës (në Man), në qytetin e Mistrës, e ngrysi jetën e tij eruditi arbër Gjergj Xhemisto Pletone (shk XV), një nga figurat më të shquara të Rilindjes Europiane.

Napoleon Bonaparti, bir i një familje të emigruar nga kjo krahinë, sikurse edhe të parët e familjes së shquar Mediçi, ju drejtohej banorëve të Manit si “pasardhës të Spartës”. Edhe udheheqësi arbër i luftës së 1821, Theodor Kolokotroni, i quante bashkë-kombasit e tij manjote “spartanë”.(5) Ky emërtim nuk qe një përvetësim i emrit, prej lavdisë që gëzonin banorët e shtetit të Spartës, siç ka ndodhur rëndom me fiset aziatike të ardhur në Europë.  Por rrjedhojë e njohjes së origjinës së tyre, traditave kulturore, zakonore dhe të besimit të njejtë të maniotëve të shekujve modernë, me ato të spartanëve të lashtë.

Një dëshmi e autoktonisë së arbërve, në jugun e Gadishullit është edhe vetë emërtimi  “Mani” i krahinës, që e ka burimin tek emri i Hënës dhe besimin hënor (sellenizmi) dodonas dhe përbën objektin e këtij shkrimi.

Po ç’lidhje ka emërtimi i krahinës “Mani” dhe emrit të Hënës?

Fillimisht kjo lidhje ishte një  hamëndesim, i mbështetur nga fakti se besimi dodonas ishte hënor dhe emertimin “mani”apo forma të rrjedhura nga kjo rrënjë e Hënës, gjëndeshin në vëndet e tjera. Me sa di, emri “Mani” apo i përafërt me të për Henën, nuk njihet në fjalorin shqipetar të sotëm. Antropologu William Smith (1846-1894) në veprën e tij “A Dictionary of Greek and Roman biography and mythology” pohon, se “Mene” ishte një nga emrat e Hyjneshës hënore Sellena e Dodonës.(6)

Edhe në mitologjinë romake gjejmë perëndeshën Mena të cilën Plinio (Plinio 29, c.4) dhe profeti biblik Isaia (650 pk, Isaia C.67 v.11) e pohojnë si hyjneshë të Hënës.(7) W.Smith gjithashtu sjell një dëshmi të Stephanus Byzantinus (s. v. Μάσταυρα), se Hyjnesha Rea, nga Lidjanët emërtohesh “Ma”  dhe i sakrifikoheshin demat, simbol kultik i Hënës. (Comp. Welcker, Trilog. p. 167.) (8) Por edhe i biri i Reas, Zeusi/Giove romak, ndër emrat e shumtë të tij  ishin Maius dhe Sum-manus. (9) Për t’u bindur dhe gjetur formën zanafillore të këtij emri, do të duhet të kërkojmë emërtimin “Man” të Hënës, në fjalorin dhe mitollogjinë e hapësirës “euro-afro-aziatike”, ku u përhapën fiset pellazge.

Kjo metodë krahasuese gjuhësore dhe e besimeve, plotëson boshllëkun në studimet e Lashtësisë, e krijuar nga mungesa e dëshmive për arsye natyrore apo njerëzore. Historiani i lashtesise, Franz Altheim (1898-1976) më 1939 shkruante: “Ne duhet të mësohemi të mendojmë jo mbi një kulturë, por kulturat, mbi perandori dhe hapësira të medha”. Kërkimi përfshiu emërtime të dukurive: në fushën e besimit, mitollogjisë, riteve, dukurive shoqërore historike e shkencore, të toponimeve etj, që njeriu primitiv dhe ay modern, i ka lidhur me besimin hënor dhe Hënën dhe kanë emrin apo rrënjën e emrit të saj. Në këtë material do të pasqyrohen vetëm disa prej tyre.

Në gjermanishten e lashtë të veriut, Hëna emërtohej “Man” dhe në folklorin e gjerman-folësve të Belgjikës emërtohet “Mana”. (10) Në mitin e popujve gjermanik të Skandinavisë, Hënën-Mana, çdo natë e ndiqte ujku “Hati”për ta ngrënë. Rrënja e emrit “Ha-ti” dëshmon kuptimin edhe të emrit të Hënës në shqip: “Ha-na”, dmth atë që “e hanë”, kur çfaqej e përgjysmuar apo zhdukej nga qielli i natës. Në  Shqiperi, kur zihej Hëna mendonin se e hante Lugati apo Lubia dhe  qëllonin me pushkë në drejtim të saj. (Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.)

Studiuesi Massimiliano Franci në librin “Astronomia e Egjiptit” pohon se: “Vëzhgimi i Hënës i pasuroi egjiptianët me mjetin e parë për matjen e kohës: të gjatësisë së vitit, të muajve dhe ndarjen e tyre në javë”. (11) Nuk duhet harruar, se dinastitë egjiptiane të lashtësisë kanë qënë pellazge dhe këtë e dëshmon edhe emri i Hënës në gjuhën afrikane “maan”.(12) Hëna i dha emrin e saj: njesisë matëse “mas-mat”,  muajit, si dhe ditës së parë të javës.  Këtë e vërejmë në gjuhë të ndryshme : [hëna-muaji-dita e parë e javës] në gjuhën afrikane”maan-maand-maandag”, angleze “moon- month-monday”, suedeze “moon- manad- mandag”, gjermane “monat-mond-montag”, persiane “mâh-mâh”(hëna dhe muaji),etj.

Ky fakt dëshmohet edhe tek popujt që erdhën në shkVII-XI në Europën lindore dhe Gadishullin Ilirik, që sot quhen “sllavë”. Ashtu sikurse morrën prej Ilirëve mënyrën e administrimit, njohuri bujqësore dhe mjeshtëri të ndryshme, morrën edhe besimin dhe emërtimet. Në sllavishten e vjetër (gjuha e vjetër kishtare), muaji dhe Hëna kanë të njetin emër “mésjac”, që përdoret edhe sot nga rusët, ukrainasit, maqedonasit, kroatët etj. Me pushtimin romak hyri në përdorim emri “luna”, ndërkohë që rrënja apo emri i Hënës tek emri i muajit, ka mbetur i pandryshuar.  Për formën “mana” te emrit të Hënës, na dëshmojnë emertimet në gjuhën e vjetër gjermane të veriut “man”, gjermane “mond”, daneze “manen”,malteze “moon”, lituaniane“menuo”, ukrainase “misjac” , latviane “mēness”, etj. (13)

Siç vihet re, rrënjët e emrave të Hënës janë “ma/me/mo/mi”etj. Dihet se, fillimisht njeriu përdori  vetëm bashtinglloret dhe  në rastin tonë ajo është “m”. Sipas studiuesve, emri “man” në gjuhën e vjetër gjermane, angleze dhe skandinave, e ka origjinën nga gërma “m” e alfabetit të lashtë grek (pellazg-shën im). (14) Me fillimin e përdorimit të zanoreve, rrënja zanafllore, mendoj se ka qenë “ma”, ndërsa rrenjët e tjera janë rrjedhojë e shqiptimeve të ndryshme të germës “m”, nga kalimi i kohës, dialektore apo nga emërtimet pellazgjike të folura prej popujve të mëvonshëm të racës jopellazge.

Rrenja zanafillore dëshmohet edhe nga emërtimet një rrokëshe të lashta: “mal”, “mama”, “mas”, etj, që  janë të rjedhura nga rrenja “ma” e Hënës, siç do ta shikojmë më poshtë. Dëshmi është edhe emri i Amazonave në mite, për të cilin studiuesi Arif Mati pohon se “ sipas një burimi armen, ky emër do të ketë nënkuptuar “gra të hënës” (15)

Ndjenja e parë që e ka zotëruar njeriun pre-historik ka qenë frika, e cila ishte një formë instiktive e mbrojtjes, shmangies së rrezikut dhe sigurimin e mundësisë për të jetuar. “Frika është ndjenja më e lashtë e botës”, shprehet studiuesi Massimiliano Franci (16) Kjo ndjenjë është e përbashkët me botën shtazore. Tek shqipetarët ka mbetur shprehja “frika ruan vreshtat”, duke treguar elementin mbrojtës të saj. Në hapat e para të njeriut, dukuritë kryesore të natyrës emërtoheshin krahas thurrjes së miteve për to, për t’i kuptuar dhe shpjeguar ato. Rrënja “ha” e Hënës (Hana), e sipër-përmendur, mendoj se shpreh perudhën kur mitet akoma nuk përfshinin hyjnite në formën njerëzore. Kjo periudhë i përket besimit natyror (pa tempuj) pranë lisit në Dodone, apo të drurëve të pyllit, tek besimi “druid”(nga “dru” në shqip) i galo-keltëve.

Toponime me emrin “hana” gjenden në një hapësire të gjerë gjeografike, si në Amerikë, ishullin Hawai, Etiopi, Iran, Çeki, Norvegji dhe “hanna” në Iran, Pakistan, Poloni, Kanada, dhe 12 qytete në shtetet amerikane, (17) gjë që nuk është e rastësishme, por nuk përbën temën e këtij shkrimi. Në kohën e çfaqjes së tempullit pellazgjik-Dodonë, i cili i kushtohej kultit të Hënës, në fronin e tij qe ulur hyjnesha Dione, e cila nderohej edhe nga romaket e Asirët e lashtë. Kjo hyjneshë, të parës që iu ngrit tempulli në historinë e besimit, ishte njëkohësisht edhe Hyjnesha Mëmë (Dea Madre). (18)

Rrenja “di” që shpreh dritën dhe dijen në gjuhën shqipe (në mite-Diona) është trashëguar si emër i Krijuesit edhe në besimin e sotëm të krishterë-Dio.

Studiuesi G.Dumezil, duke marrë të gjitha gjuhët e reja dhe të vjetra, pohon se emri “dio”, e ka origjinën nga gjuhët indo-iranike, nga ajo vedike në formën« deva ». Ky fakt, sipas studiuesit, dëshmon plotësisht ndikimin e gjuhës së popujve “indo-europian”. Gjuha pellazgo-shqipe dhe besimi hënor, e përgënjeshtrojnë këtë teze të shkencës historike botërore, sepse në fjalorin e saj gjëndet shpjegimi zanafillor i fjales “Dio” nga “di” (di-une di dhe di- agoi,u be drite,dialekti çam) dhe gërma “ i ”, për pellazgët, përfaqësonte KRIJUESIN. (shiko Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip”)

Emri Diona, nga studiuesit mendohet si bashkë-kohëse me të hyjneshës Sellena (Mene) që  përfaqësonte kultin e Hënës (apo e njejtë, sepse  “di” = “mend”). Megjithatë, unë mendoj se forma zanafillore ka qenë “ma” dhe jo “me”, sepse në sanskritishten e lashtë, emri “manas” [man-as] do të thotë, mëndje.(19) Këtu shikojmë po atë kalim, të një “a” hundore në “e” si tek hana-hena. Si zotëruese e misterit “të krijimit” të racës njerëzore, femra shikohej e ngjashme me Hënën “mëmë” dhe Tokën, që krijonte bimësinë.

Në gjuhën e sumerëve të Mesopotamisë (3000pk) emri “Ma” do te thotë “tokë” (20). Rrënjën “ma” e gjejmë edhe në fjalorin sanskrit për tokën – “mahatī”. (21) Këtë botkuptim, e shprehin shumë skulptura të femrave në lashtësisi që tregojnë gjirin, si dhe emri “Ma” i Reas, nënës së Zeusit apo Cibelës, kulti i së cilës ishte më i rëndësishmi në të gjithë Lindjen e Afërme.

Homeri tek Iliada e përshkruan Hënën/Selenë me sy dhe brirë kau dhe i drejtohet: “ mëma universale”. Robert Graves pohon, se në tërë Mesdheun dhe Europën qëndrore, Hëna trajtohej si « mëma » e të gjitha gjerave, si dhe e të gjitha Perëndive, zonjë e Jetës dhe e Vdekjes. (22) Në gjuhën shqipe kemi emërtimin « mëmë-dhe » (“at-dhe” i përket periudhës së vonë, të patriarkalizmit) dhe shpreh simbolikisht, besimin e pellazgëve se ishin “të lindur nga dheu”.

Zbulimi i parë “shkencor” i njëriut para-historik, ka qenë ndryshimi i Hënës : rritja e formës së hënes-hëna e plotë-zvogëlimi i formës së hënës. Këto tre faza të Hënës që përsëriteshin ritmikisht, ndiqte edhe jeta e njeriut (lindja-maturim-plakja), bota bimore dhe shtazore në natyrë. Pikërisht ky “zbulim” u bë shkas i krijimit të besimit hënor dhe të zbulimeve të rëndësishme praktike të mëvonshme, si matja e kohës, numërimi, përdorimi i baticave të ujit,etj. Arkeologu Alexander Marshack (1918-2004) ka zbuluar në artin e njeriut të periudhës magdaleniane (para13.000 vjetëve) forma të drapërit – hënë dhe tre rrathëve që vijnë duke u zmadhuar , që lidhen me fazat hënore.(23)

Në një papir të gadishullit pellazgjik, gjejmë shprehjen “tre fytyrat e Sellenës”. (Sellena/hyjnesh hënore e Dodonës). (24) Në mitollogjinë e mëvonëshme të euro-afro-azise, do të gjejmë shpesh grupin prej tre perëndish (Hekate, Persefoni, Sellena,tre Karite,  tre Moirat, tre Erinat, etj ) Carl Jung vëren se kjo lidhje në grup tresh, është shfaqur që herët në lashtësi dhe përbën , modelin e parë në historinë e besimit, dhe të Trinitas kristiane. (C. G. Jung. “A Psychological Approach to the Dogma of the Trinity “) (25)

Mirçea Eliade pohon, se koha e ndrimit të fazave hënore është përdorur nga njeriu primitiv afro 15 mijë vjet para njohjes së bujqësisë dhe është e kuptueshme rëndësia e Hënës në mitologjinë e herëshme dhe sidomos përfshirja në “sistemin” e simbolit hënor, të dukurive nga më të ndryshme si : gruaja, uji, bimësia, gjarpëri, vdekja, ri-ngjallja, etj (26)

I : Të gjitha veprimet apo dukuritë njerëzore dhe të natyrës, që lidheshin me Hënën, trashëgonin prej saj rrënjën zanafillore “m/ma” apo emrin e saj, me variantet e mëvonëshme të zanoreve: “e,o,i,u”.

Shëmbull, siç e përmendëm më lart, kemi emërtimin e njejtë të Hënës-muajit-ditës së parë të javës. Në gjuhen shqipe kemi “Hëna-e hene” por ka mbetur emëritimi “muaji”, që dëshmon qënien e emrit kultik “man-a” të Hënës, në gjuhën e lashtë shqipe. Janë pikërisht këto emërtime “bija”, ”mbesa”dhe “stërmbesa”, të mara nga emri i Hënës, që do ta vërtetojnë emrin e saj “të humbur”, në fjalorin e gjuhës pellazgo-shqipe. Kjo rrugë ka vështiresinë e saj, sepse siç vëren studiuesi Niko Stillo: “Etimologjia e shumë emrave pellazgjik nga grafia e tyre greke apo latine, nuk është kurdoherë e saktë, sepse të dyja këto gjuhë, shumë nga emrat e lashtë i kanë fallcifikuar gjatë transkriptimit të tyre. (27)

Ky tatuazh i përdorur nga gratë dhe vajzat e krahinës së Zadrimës, sipas mendimit tim, shpreh Hënën në dy pamjet e saj: të dukshme dhe të padukshme , ose dy fazat kryesore: Hëna e plotë rrezatuese dhe Hëna që nuk shihet, apo « e zezë » siç njihet në praktikën e mistereve (ezoterike), të heshtjes, të forcave magjike dhe të botës së të vdekurve. Paraqitja e rolit të dyfishtë të henes, në traditën popullore (« të mirë » dhe « të keqe ») është me rrenjë mijëra-vjeçare. Studiuesit e miteve, kanë vërejtur se në këtë paragjykim të saj, kanë ndikuar edhe njohja e dallimit të stinëve të vitit. Hëna paraqitet si hyjneshë e JETËS në periudhën e solsticit të dimrit dhe e VDEKJES në kohën e solsticit të verës. (29)

Të gjitha perënditë e para dhe më të rëndësishme në mitologji, ishin hënore (paraqiteshin me krahë të shqiponjës, sepse Hëna ishte bijë e Ipes=Shqipes) dhe trashëgonin, sikurse edhe ajo, lidhje të dyfishta, dmth me mbi-tokën e nën-tokën dhe përfaqësonin dukuri natyrore.

Mitollogjia pellazge, ka krijuar figura madhore të hyjneshave hënore të lidhura me natyrën: me pyllin, kafshët dhe gjuetinë, ujin, peshqit dhe lundrimin, tokën dhe malet etj. Më e shquara ndër të cilat, sot njihet hyjnesha Artemisi (në mite përfaqëson Hënën e re). Një tempull madhështor i Artemisit ngrihej në Sparten e krahinës së Manit. Sipas Enciklopedisë Trecani, Artemisi qe themeluesja e shoqërisë së Amazonave (murgeshave hënore) dhe në paraqitjet e herëshme ishte me krahë. (30)

Në traditën popullore shqipetare është e njohur edhe hyjnesha e natyrës-Thana apo Zana sipas E. Çabeit, që mund të hamendsohet si një emërtim i ardhur nga “hana”. Sipas studiuesit Moikom Zeqo, hyjnesha Thana (Thalana, Thana, Thalne) kishte po ato atribute si hyjnesha hënore Artemisi.  (31) Këtë hyjneshë e gjejmë, po me këtë emër edhe në mitologjinë etruske, si grua të Tinias (Zeusit).(32) Artemisi në gadishullin Pellazgjik, fillimisht qe adhuruar  si hyjnia Mëmë (Dea Madre)(33) sikurse edhe ajo etruske -Mater Matuta, festën e së cilës romaket e festonin më 11 qershor (“matralia”). Çfaqja e Hënës në qiell me tre forma të ndryshme, krijoi një sërë mitesh dhe bestytnish, që shprehnin tre periudhat kohore të njeriut :  jetën, vdekjen-botën e përtejme dhe ringjalljen. Zakonisht në ritet e vdekjes, lidhja me Hënën shprehej nëpërmjet numrit 3.

Në librin e tij “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe”, Franc Nopça na dëshmon se : “Në Malcinë e Madhe dhe të Vogël ,para se ta  nxjerrin të vdekurin nga shtëpia, e ngrenë dhe e ulin qivurin tri herë. (35) Kur e nxjerrin të vdekurin nga shtëpia mbartësi i parë i qivurit pret tre dhëmbë te trari që mban derën. Gërmimi i varrit e fillon punëtori më i vjetër , pasi ka bërë tre dhëmbë në bishtin e kazmës ose lopatës. Ditën e tretë mbas mbarimit, të njohurit e të vdekurit vizitojnë varrin e tij dhe qajnë e ulurisin mbi varr, ndërkaq shtrohen dhe hanë.(36)

Ky numër – 3, që ndiqet me përpikmëri në rastet e vdekjes, është ligjëruar edhe në Kanun :     “ Asht me ba gjamë mbë të dekunin tri herësh, tuj përsritun fjalën- i mjeri un”! Lidhja zanafillore e numrit 3 me Hënën, me kohë u harrua, por ritet dhe kultet e besimit pellazgjik, vijuan të kryheshin deri në ditët e sotme. Siç pohon Georges Dumezil, “Në kohën e romakëve , veprimet tradicionale të kulteve ndiqeshin me përpikmëri edhe kur nuk do t’i kuptonin më”.

(37)

Nga studimi i formës së ndërtimit të varreve del, se në lashtësi, nuk kuptohej dukuria natyrore e vdekjes. Mendohej se, sikurse Hëna dhe bimësia në tokë, rishfaqeshin pafundësisht edhe i vdekuri “do të rilindte”. Prandaj Pellazget ia kthenin trupin “mëmës Tokë”(Demitrës) që “ta lindëte” përsëri. Këtë e dëshmojnë varret në formën e mitrës së gruas me një dalje të zgjatur. Studiuesi Reichel-Dolmatoff, përshkruan “ritin e vdekjes” (më 1966), gjatë një varrimi tek indianët e fisit Kogi (Columbi). Mbasi zgjodhi vëndin, « shtëpine e vdekjes » magjistari i mbiquajtur “mama”, shqipton: « Këtu është mitra » dhe futin trupin mbrënda. (38)

 

Në Sardenjën pellazgjike, janë zbuluar afro 321varreza të përbashkëta fisnore, që i përkasin qytetrimit nuragjik, (2000vjet pk- shekulli i dytë), ku pjesa ballore kishte formen harkore të Hënës dhe planimetria e brëndëshme kishte zgjatimin për “ri-lindjen” e të vdekurve. Ato janë emërtuar nga banorët “varre të gjigandëve”.

Në planimetrinë e brëndëshme të varrit në Mana-Kerioned (Francë) vihet re ndërtimi me gurë në formën e mitrës me një zgjatim për dalje, « ri-lindjen ».(40) Krahina mban të njejtin emër “Man-e”, si “Man-i” i gadishullin Peloponez.

Studiuesja e besimit druit, Emma Restall Orr,  shprehet se, paraqitje të figurave që dëshmojnë numrin 3 shprehin “lëvizjen e shpirtit” dhe se “kjo energji shpirtërore është thelbi i jetës”.(41)

Ne sot, vetëm mund të hamëndsojmë se si ju lindi paraardhësve tanë të lashtë, ideja për qënien e një pjese të pavdekshme në trupit e tyre.

U desh të kalonte shumë kohe, deri sa do të kuptohej se i vdekuri nuk ngjallej dhe të lindte idea e SHPIRTIT. Kjo kohë pasqyrohet në fushën e arkeologjisë, me mënyrat e ndryshme të varrimit (varrosje, djegje, mumifikimi) të cilat gabimisht nga studiuesit, bëhen dëshmi për të përcaktuar dallimin racor midis fiseve dhe popullsive. Në fakt, ndryshimi i mënyrës së varrimit është shprehje e idesë së vdekje-ringjalljes që pati popullsia pellazge, në periudha të ndryshme kohore.

Ndërgjegjësimi se i vdekuri nuk ringjallej, nuk do ta ndalonte njeriun e lashtësisë të kërkonte “pavdeksinë”. Edhe në trupin e tij duhej të ndodhej pjesa e “pa vdekshme”(energjia krijuese), siç kishte edhe Hëna. Keshtu lindi ideja e “shpirtit të përjetshëm”, që shkëputej nga trupi i të vdekurit (i cili i përkiste dheut) për t’u ngjitur në botën e përtejme dhe ky vënd ndodhej në yllin e afërt dhe të madh tokësor- në Hënë. Këtë pohim e gjejmë, jo vetëm tek autorët e lashtë si Plutarku, por edhe në fiset e sotme të Polinezisë aziatike. (43)

Le të kujtojmë vajtimin e Ajkunës për vdekjen e të birit, kur i drejtohet Hënës si padrone e botës së përtejme: “Dy fjalë hanës thekshëm ia thotë nana:/ t’u shkimtë drita, t’u prishtë bukuria/ si s’ma çove në Jutbinë ti lajmin/ n’ Lugje t’Verdha shpejt me dalë e mjera,/ bashkë me hy n’nji vorr me djalë të vetëm!”(44)

Të gjitha dukuritë si vdekja-shpirti-varrezat-bota e përtejme-forca magjike vepruese etj, që sipas besimit mitik lidheshin me Hënën, « mëmën universale, që mbretëron mbi gjithshka dhe mbi këdo » siç i këndon Homeri (Iliada), do të marrin rrënjen apo emrin e plote të saj. Emri në lashtësi luante rolin lidhës midis sendeve-njerëzve-ngjarjeve, pra kishte kuptim më të gjerë se sa përcaktimi i një njeriu, një objekti apo një dukurie natyrore. Emri luante rolin e nje simboli, në rastin tonë, atij hënor.

Vdekja,  varret dhe shpirti “mana”

Siç e pamë edhe më lart, Hëna krahas jetës si “mëmë krijuese”, lidhej edhe me vdekjen dhe varret.

Dolmen te Mané-Kerioned (Francë), varrezë e periudhës neolitike (3500 pk) e njohur me emrin “tumula”.

Ky tip varri, do të shërbente si varrezë e përbashkët e fisit apo familjes, gjatë periudhës Neolitike, Eneolitike, periudhën e Bronxit dhe të Hekurit. (45) Në mitologjinë finlandeze “mana” emërtohet vdekja dhe vëndi ku shkojnë të vdekurit (46) Në gjuhën shqipe, për vdekjen, kemi fjalën “mort”, italiane « morte», spanjisht « muerte»,latinisht « mortem ». Në gjuhën sanskrite fjala “mara” përcakton vdekjen dhe vëndin e të vdekurve, ndërsa “marīci” vëndin e ndriçuar- parajsën hënore.(47) Në gjuhët e tjera semitike dhe afro-aziatike, fjala që kishte kuptimin e vdekjes: ne gjuhen arabe « mawt », hebraike « mot » ose « mavet » ne gjuhen malteze « mewt » siriane « mautā »,etiopiane « mot » ,etj. (48)

II – Pasqyra e mësipërme dëshmon, se në hapësirën euro-afro-aziatike, për fjalën –vdekje, qëndron rrënja zanafillore « m » e Hënës, me zanoret e mëvonëshme (a,e,i,o,u).

Sipas « Enciklopedisë së miteve » të Micha F. Lindemans, në mitollogjinë romake emri « man-es» përfaqësonte shpirtin e të vdekurve dhe nderohej si perëndi. Germat « D » dhe « M » (Dis Manibus-lat. Perëndisë Man) do të përdoren gjërësisht në pllakat e vareve. (49)

Në peridhën kristiane të romakëve u përdorën tre gërma: D-M-S (S=Sacrum, e shenjtë) Mania, në mitologjinë romake ishte perëndesha e botës së përtejme dhe « mëma » e shpirtrave të të parëve. Kulti i saj nderohej edhe në Arkadi (krahina e Manit)(50) Gjuhëtarët kanë mendimin se fjala “man” e ka origjinën nga gjuha sanskrite, ku “manas” do të thotë shpirti. (51) Në Librat e shenjtë të etruskëve apo siç quheshin Librat e Akerontit (Akeronti dhe lumi me të njejtin emër në Epir, përcillte shpirtrat e të vdekurve), ku përshkruheshin ritet e shenjtërimit, flitej edhe për hyjnitë Mani. Sipas mitologëve, kulti i Manit i romakëve e kishte origjinën nga besimi etrusk. (52) Në gjuhën babilono-aramaike “Mana” nënkuptonte “shpirtin e lehte”. (53) Në ishujt aziatik të Malajzise “mari” emërtohet shpirti i të vdekurit. (54) Në mitologjinë e lashtë baske (Spanjë), figura më e rëndësishme ishte hyjnesha hënore-Mari dhe ishte padrone e botës së përtejme, dhe lidhej me botën e të gjallëve nëpërmjet puseve dhe shpellave. (55) Edhe në ishullin e Kretës është nderuar hyjnesha Mari. Në fjalorin e fesë islame fjala “Maʿâd » tregon rrugën drejt botës së përtejshme. (56)

Shëmbujt e lart-përmëndur dëshmojnë rrënjën e emrit “ma” të Hënës, në emrat që lidhen me shpirtin, vdekjen, varret dhe botën e përtejme. Me qenëse “shpirterat” mblidheshin në një vënd, në Hënë, në periudhën romake emërtoheshin në numrin shumës “i Mani”, duke përfaqësuar “shpirtrat” e familjareve të vdekur apo “kultin e të parëve” (57), të cilit i bëheshin festa dhe rite, të praktikuara edhe në ditët e sotme.

 

Deri vonë besohej se shpirtrat e familjarëve të vdekur, herë pas here vinin pranë  familjes së tyre të gjallë. “Në Mërtur dhe Nikaj është zakon i përgjithshëm, kur për festa ndezin qirinj , t’i lenë dritaret hapur, që të hyjnë shpirtrat e të parëve dhe të marrin pjesë në festat. Diçka të tillë thotë Wuttke për gjermanët e vjetër, të cilët besonin , se shpirtrat e të vdekurve ktheheshin në shtëpi me rastin e festimeve” (58) Në Romën e lashtë për “kultin e të parëve” (shpirtin e të parëve) përdorej emërtimi “mana-num” ku rrenja “num”, sipas studiuesit Xh.Katapano, në hibraishten e lashtë, tregon vijëmsinë e qënies nëpërmjet brezave; një brez që vjen nga një tjetër më i vjetër, prej nga formohet një zinxhir individësh të të njejtit lloj. (59)

Në gjuhën sanskrite fjala “pitarau” = prindër, simbolikisht pasqyrohet me një shtëpi. Kjo fjalë vjen nga “pitr” = ai që të mbron. (60) Shtëpia pranë kokës së Paridit, shpreh shpirtrat “mani” (shpirtrat e të parëve) që e mbrojnë atë.

Në lashtësi, për të lehtësuar shpirin “mana” që të shkëputej nga trupi, lihej trupi mbi tokë deri sa të mbetesh vetëm skeleti, i cili pastaj varrosej. “Dikur ka qenë zakon në Malecinë e Shqiperisë së Veriut- vëren F.Nopçia- të vdekurit i vinin në një ndërtesë të veçantë mbi skare prej hekuri, gjersa treteshin dhe kockat binin në gropë, në tokë. Në Karme dhe Galishte më kanë treguar një vënd ku ndodheshin ndërtesat, që shërbenin për këtë qëllim, që të kujton « Kullat e heshtjes të Parsëve të Indisë »”.(61) Ky rit është praktikuar edhe në Siçili. Shpirti i të vdekurit nga iliro-pellazget emërtohej “mani” duke marrë emrin e vendit ku shkonte, atë të Hënës. Kjo është një ligjësi gjuhësore që përdoret edhe sot e kësaj dite (Tiranë-tiranas, Prishtinë-prishtinas) Studiuesi G.Dumezil pohon se rëndësia e një ideje të lashtë të besimit, vërtetohet edhe nga aftësia e saj e “mbijetesës” në periudhat e mëvonëshme. Ky fakt dëshmohet katër-cipërisht me emrin kultik të Hënës.

III- Emri kultik i Hënës ka qenë MAN-A dhe emri apo rrënja e saj “m/ma” është përhapur në shumë emërtime të dukurive natyrore dhe të shoqërisë njerëzore, në të gjithe botën dhe sidomos në terminollogjinë e besimeve të mëvonshme.

Hëna – forca hyjnore

Çfarë përmbledh në vetvete emërtimi FORCË ? Para së gjithash, në besim dhe mite, “forcën krijuese të jetës” mbi tokë dhe të magjisë hyjnore, që buron nga Krijuesi i plotfuqishëm. Sipas antropologes Antoneta Bertocchi, njerëzit primitivë i lyenin kockat e të vdekurve me bojë të kuqe (ngjyrën e gjakut), sepse mendonin se gjaku përmbante një forcë jetësore magjike (mana) që do të siguronte “ringjalljen”. (62)

Emertimin “Mana” (energji jetësore) gjëndet në gjuhën: Katalane (Spanjë), Çeki, Danimark, Kore, Itali, Maqedoni, Japoni, Suedi, etj. Dhe në dukuri të tjera të besimit, në : Gjermani, Francë, Lituani, Poloni, Portugali, Finland, etj. Vdekja dhe Jeta, siç e pame edhe më lartë, janë të lidhura me dy përcaktime të figurës së Hënës. Për rrjedhojë edhe shpirti-mana” lidhej si me vdekjen ashtu edhe me jetën. Le te kujtojme edhe nje here vargjet e Homerit drejtuar Henes (Sellene): “Sunduese, nenshtruese e rrembimit (forces), sunduese e njerezve, sunduese e gjithshkaje ”. (63)

Sipas studiuesit G.Dumezil, idea e “shpirtit” në zanafill, nuk lidhej me vdekjen, por me “energjinë – magjike” të përjeteshme tek sendet. Para se të bëhej Marsi – perëndi e luftës, adhururohej kulti i heshtës dhe para perëndisë së Gioves, i ishte ngritur kult gurit. (64)

Më vonë, njeriu primitiv këtë « energji-magjike » të sendeve i dha kuptimin e « shpirtit » të përjetshëm “mana” duke “paisur” me të edhe njeriun. Një «mana » të tillë, kishte edhe sëpata dy-tehëshe iliro-pellazge. Figura poshtë tregon një sëpate të periudhës minoike.

Sëpatat « dy tehëshe », sipas G. Dumezil, janë përdorur që në Paleolitik gjatë flijimeve në Kretë e deri në Azinë e vogël dhe shihej si simbol i Perëndise së rrufeve dhe stuhisë – Zeus/Jupiterit. (65) Hyjnesha Cerere, e adhuruar nga etruskët, mbante një sëpatë dy-tehëshe, simbol hënor “i jetës dhe vdekjes” (sëpata përdorej për punë-jeta dhe për luftë-vdekja) (f66)

Armët kryesore të Amazonave ishin : harku, sëpata dy tehëshe dhe një mburojë e vogël në formën e gjysëm-hënës e emërtuar « pelta ». (67) Sipas besimin Budist, energjia-jetësore, “shpirti mana” ndodhej edhe në gurët (me fjalë të shenjta) që viheshin përgjat brigjeve të lumenjve, rrugëve, mureve apo grumbuj gurësh, si shpirtra mbrojtës të vendit. Ato emërtohen “guri-mana”.

“Guri-mana” më i lashtë i gjëndur në Danimark (Snoldelev stone). Në të shihet një kryq i thyer dhe tre brirë kau, simbol kultik i Hënës, që japin idenë e një helike ajri, që shpreh shpirtin e të vdekurit që ngjitet lart. (70)

Fjala “mana” në shumicën e gjuhëve të hapsirës midis Australisë dhe Azisë, ka kuptimin-“pushtet” (71) Figura e malit zinte një vend të veçantë nderimi tek Pellazgët, si element natyror i përjetshëm dhe e lidhnin atë me “forcën-jetike” të Hënës-Mana, duke e emërtuar me  emrin e saj: “ma-l”. Zeusi dhe perënditë , qëndronin në majat e maleve, jo vetëm se ishin më pranë Krijuesit, por edhe se ndodheshin mbi një objekt të “perjetshëm”- malin. Në gjuhën sanskrite fjala “gur” shqiptohet po « gur » dhe ka kuptimin: i rënde, serioz, i nderuar, i madh, i rëndësishëm, etj (72) {“fd”:””,”fn”:”menhir.jpg”,”id”:”YMkh5zu0UMgrUM:”,”is”:”1106\u0026nbsp;\u0026#215;\u0026nbsp;1694″,”isu”:”demcgaffey.com”,”ity”:”jpg”,”lu”:”/search?q=menhir\u0026sa=X\u0026biw=1024\u0026bih=486\u0026tbm=isch#imgrc=YMkh5zu0UMgrUM%3A%3BXKp-kIfaWAr86M%3Bhttp%253A%252F%252Fdemcgaffey.com%252Fcountries%252Fimages%252Flisbon%252Fmenhir.jpg%3Bhttp%253A%252F%252Fdemcgaffey.com%252Fcountries%252Fcountries-lisbon.html%3B1106%3B1694″,”md”:”/search?tbs=sbi:AMhZZiujiteciTCsx6dGqA5-77gZ804HJe8kcqlKWSRvVH7D-pLSIYx0oGud9jonf6QqpgbMPpPXgbkE_11ROiSb799UZYrtV1kY-GriFttaPrDx5We6HAgFLBbDLEd3yAr7wYRD6qfVUmvjLAFGIDu7YiQwfE4em6kFHa8JRduvJ4YwUv0LfTnIcmb73cl5zGmnBeyjGiXDZelXZB0SM1pgCqQ3Fo9OEEElLQuw8aabwLSgVyVJIZCd6mM3MzraRsh1NvLQcFLUI\u0026ei=DaNOUov2Os6ZhQeC2oGQCg”,”msm”:”Autres tailles”,”msu”:”/search?q=menhir\u0026sa=X\u0026biw=1024\u0026bih=486\u0026tbm=isch\u0026tbs=simg:CAQSEglgySHnO7RQyCFcqn6Qh9pYCg”,”os”:”355KB”,”pt”:”Countries-“,”s”:”Countries-“,”si”:”/search?q=menhir\u0026sa=X\u0026biw=1024\u0026bih=486\u0026tbm=isch\u0026tbs=simg:CAESEglgySHnO7RQyCFcqn6Qh9pYCg”,”sm”:”Images similaires”,”th”:278,”tu”:”https://encrypted-tbn1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcR7HF9ZKVcVDbwn2k8GyI1Kfl3_hKDkBpT09Pg-7-s75GLdeAZx”,”tw”:181}

Edhe vendosja e gurëve të përmasave të mëdha (menhire) në varre, mendoj se shërbente për të dëshmuar se shpirti i të vdekurve ishte “i përjetshem” si mali, nga mirrej guri.

Le të kujtojmë se edhe sumerët (3000pk) tokën, që ishte gjithashtu “e përjetshme” e emertonin “ma”. Rrënja “ma” ndodhet edhe në gjuhën sanskrite për malin dhe majat e maleve dhe « mani » emërtoheshin gurët e çmuar. (74)

Një nga forcat-jetësore më të rëndësishme është ajo e mendjes, prandaj pellazgët e çvendosën shpirtin-mana nga zëmra, siç ishte në zanafill, tek truri, në kohën e Perëndise Ptah dhe Thot, në Egjiptin faraonik. Emrit të Hënës “man”-a, i  dedikohet edhe emri i njeriut, që e zotëronte këtë forcë –jetesore, në trurin e tij. Njeriu nga vëzhgues u bë krijues, duke vënë në shërbim të tij natyrën, mitet dhe besimin. Ai tentoi t’i afrohet edhe vetë Zotit, duke emërtuar veten me emrin “MAN” të Hënës qe njihej si “syri i Krijuesit”, në besimin pellazg. Në gjuhën sanskrite “man-u” do të thotë-njeri, krijesë që mendon. (75) Në gjuhën angleze, baske(Spanjë), në Vëndet e ulta, njeriu emërtohet “man”, gjermane, norvegjeze “mann”,suedeze “människa” armeniane “mard”, daneze “mad”, finlandeze “mies”, bullgare, sllovake, “muzh” etj (76)

Une mendoj se fjala “njeri” e gjuhës shqipe, lidhet gjithashtu me Hënën, me kohën kur njeriu para-historik, mësoi të numëronte fazat e saj. Mitollogët dhe studiuesit e historisë së besimit, mund të sqarojnë më saktë, mitin e krijimit të njeriut të parë (1= një) të Adamit, që Zoti i dha pamjen e ngjashme me pamjen e tij. Fakti që emërtimi “nje-ri” është i njejtë me numrin “një”, siç e ka vetëm gjuha shqipe, dëshmon origjinën pellazgo-arbërore të mitit “Të krijimit” dhe të emrit të Adamit.

Në gjuhën e sotme shqipe është ruajtur forma më e vjetër e emrit të Hënës (Hana) dhe mendoj  se emri kultik i saj (Mana), lidhet me periudhën e hyjnizimit të figurës së gruas (me çfaqjen e matriarkatit). Gjithashtu mendoj se ky emer është formuar, nga shkrirja e dy emërtimeve që gjënden edhe sot në gjuhën shqipe, me të njejtin kuptim: “mama”=“nana” apo “nëna”(kjo e fundit më shpesh përdoret për gjyshet), duke na dhënë “mana”. Kam dëgjuar se gjyshet në fshatrat e Përmetit i thërrasin “mana”. Dihet se në besimin e pellazgëve, Hëna përfaqësoi hyjneshën krijuese (Dea madre).

 

Si përfundim : emri Mani i krahinës, në gadishullin e Peloponezit është formuar nga gjuha pellago-shqipe, si gjuhë e besimit të parë e njeriut europian , atij HËNOR dhe ka kuptimin: “Tokë hënore” apo “Tokë e shenjtë hënore”. Populli që i dha këtë emër, donte t’iu tregonte fiseve të tjera, se kjo trevë ju përkiste Arbërve, emër që gjithashtu e ka kuptimin mitik “TOKË E SHENJTË” (do të trajtohet në nje material tjetër).

 

Fatbardha Demi

8.10.2013

 

Greenhalgh & Eliopoulos 1985, p. 20. http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)

f44 Veis Seiko “Mbi elementët e përbashkëta në epikën shqipetaro-arbëreshe dhe sërbokroate” 2002

http://fr.wikipedia.org/wiki/Are%C3%B3poli

(Kassis 1979, p. 7.). http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)

http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)

Smith, “Selene”.-http://en.wikipedia.org/wiki/Selene A Dictionary of Greek and Roman biography and mythology William Smith, Ed.

it.wikipedia.org/wiki/Mena_(mitologia)

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0104%3Aalphabetic+letter%3DM

http://it.wikipedia.org/wiki/Giove_(divinit%C3%A0)

Orchard, Andy (1997). Dictionary of Norse Myth and Legend. Cassell. ISBN 0-304-34520-2) http://en.wikipedia.org/wiki/M%C3%A1ni )

f28 Massimiliano Franci « Astronomia Egizia » Edarc-edizioni ,Firenze, 2010

http://translate.google.fr/#it/af/luna

http://en.wiktionary.org/wiki/mēness

http://en.wikipedia.org/wiki/Mannaz

f325 A.Mati “Shqiperia, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen” Plejad,Tirane,2007)

f12 Massimiliano Franci (po aty)

http://en.wikipedia.org/wiki/Hana dhe http://en.wikipedia.org/wiki/Hannah

www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani.htm.

Fjalor i gjuhes sanskrite http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man

http://en.wikipedia.org/wiki/Ma_(goddess)

Fjalor i gjuhes sanskrite (po aty)

(cfr. Robert Graves, “La Dea Bianca”, Adelphi, Milano, 1992) http://www.graffinrete.it/dismisura/articolo.php?a=1&f=2&p=6

http://planet.racine.ra.it/testi/luna2.htm

The Greek Magical Papyri in Translation : Including the Demotic Spells : Texts. University of Chicago Press. ISBN 978-0-226-04447-7.  PGM IV. 2785-2890 on pp.90-91, http://en.wikipedia.org/wiki/Triple_deity

http://en.wikipedia.org/wiki/Triple_deity

f34 Mircea Eliade “Storia delle credenze e delle idee religiose” BUR saggi, Milano 2013

f135 Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=640

http://www.miti3000.it/mito/collabora/radici.htm

http://www.treccani.it/enciclopedia/artemide_(Enciclopedia-Italiana)/

Mojkom Zeqo, “Panteoni ilir”, 1995- http://fejashqiptare.org/showthread.php?t=2)

http://it.wikipedia.org/wiki/Thalna

http://es.wikipedia.org/wiki/Artemisa

(M.Pokrovskij-D.L 1719)- f60 George Dumezil “La religione romana arcaica”, BUR Saggi, Milano,2011

f175 Franc Nopça “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe”,botmet “Eneas”Tiranë ,2012

f176,f177,f185 (po aty)

f122 George Dumezil (po aty)

f22 Mircea Eliade (po aty)

http://www.interware.it/TSR/scuole/sardegna/tombe.htm

(http://fr.wikipedia.org/wiki/Dolmen_de_Man%C3%A9-Kerioned)

Emma Restall Orr. Living Druidry. (Piatkus Books, 2004). http://en.wikipedia.org/wiki/Awen

http://en.wikipedia.org/wiki/Awen

Annalisa Ronchi  –  http://planet.racine.ra.it/testi/luna2.htm

(Kolë Jakova. “Kreshnikët”, “Shtëpia Botuese e Lidhjës së Shkrimtarëve”, fq. 190-191.) “Ballkanizmat: Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas”  Rovena VATA Qendra e Studimeve Ndëruniversitare Albanologjike Tiranë. http://revistahaemus.blogspot.fr/2012/04/ballkanizmat-shtresa-greko-romake-ne.html

http://it.wikipedia.org/wiki/Dolmen

http://en.wiktionary.org/wiki/manata#Finnish

http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man.

http://en.wikipedia.org/wiki/Mot_(Semitic_god)

http://www.mythologydictionary.com/mari-mythology.html

http://it.wikipedia.org/wiki/Mania_(mitologia)

Fjalor i gjuhes sanskrite (po aty)

www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani….

http://www.newadvent.org/cathen/09591a.htm

http://www.mythologydictionary.com/mari-mythology.html)

Brian Greaney – http://cartesensibili.wordpress.com/2012/05/28/v-ravagli-le-molte-facce-della-dea-madre-le-streghe-basche-di-zugarramurdi-di-maria-rosa-di-marco/

http://fr.wikipedia.org/wiki/Vocabulaire_de_l%27islam

Manes – Encyclopedia Mythica www.pantheon.org › … › Europe › Roman mythology)

f75 Franc Nopça “Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe” Botimet « Eneas » , Tirane, 2012

f212,213 Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip” Botimet enciklopedike, Tirane, 2007)

http://sanskrit.inria.fr/DICO/48.html#bottom

f187 Franc Nopçia (po aty)

Antoneta Bertocchi, http://www.ecoantropologia.net/2008/07/09/sacri-bovini-origini-magiche-della-cultura-allevatoria-parte-prima/

http://chiarajo.altervista.org/opere/opere5.html

f37, 39 George Dumezil(po aty)

f152 George Dumezil    (po aty)

www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani….

http://www.jadawin.info/amazzoni.htm

https://www.google.it/#q=mani+stones+nepal

http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mantras_caved_into_rock_in_Tibet.jpg

http://en.wikipedia.org/wiki/Snoldelev_Stone

Blust, Robert. “Austronesian Comparative Dictionary Online”– http://en.wikipedia.org/wiki/Mana

http://sanskrit.inria.fr/DICO/24.html#gur

https://www.google.it/search?q=menhir&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=DaNOUov2Os6ZhQeC2oGQCg&sqi=2&ved=0CDoQsAQ&biw=1024&bih=486&dpr=1

74-http://www.newadvent.org/cathen/09591a.htm

75- http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man

76- http://translate.google.fr/#sq/sv/njeri

FUND

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: BESIMI HËNOR DËSHMI E AUTOKTONISË, Fatbardha Demi, SË KOMBIT ARBËR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT