• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2013

Konsulli Dritan Mishto përherë midis nxënësve të shkollave Shqipe

October 5, 2013 by dgreca

Diaspora e Shqipërise kudo në botë ka mbajtur lidhje të forta shpirtërore dhe fizike me Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur.  Në palcë të saj është dashuria dhe dhimbja e pashmangshme për vendin tonë, për prindërit, të afërmit, kolegët, vendet e punës që lamë e gjithçka shpirtërore e vetmja pasuri e patundshme për shumicën që kanë marrë dhe vazhdojnë të arratisen si në kohët biblike.  Megjithë përpjekjet dhe sakrificat e mundimshme për të mbijetuar në emigrim njerëzit e gjejnë mundësinë të mblidhen në grupime të ndryshme për të ndarë dhe gëzuar së bashku festat tona tradicionale dhe më gjerë.

Në këto festime tradicionale të shumë shoqatave atdhetare, në hallet dhe gëzimet e Diasporës ka qenë përherë midis nesh Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York z.Dritan Mishto.  Duke jetuar për kaq vite në New York, që duket se po më afrohet të kem të njejtin balancë me vitet e punës në arsim me Tiranën tonë, njeriu ndjen të domosdoshme të komunikojë me bashkatdhetarët e tij ngase merr prej tyre aromëz Shqipërie, për më tepër medoemos do të marrësh dhe respektin reciprok me përfaqsues të shtetit amë.  Njeri  prej tyre që e ka përfaqsuar denjësisht ka qenë z.Dritan Mishto.

Më duhet të them se TV Alba Life dhe shkollat shqipe janë komplet të pavarura nga rrymat e ndryshme politike dhe shprehim krenarinë tonë për punën dhe bashkëpunimin tonë me mësuesit, prindërit, artistët, shoqatat, personalitete të shquara të Kombit,  dhe ndërtimin e punës sonë tërësisht në forcat tona.  Pra për të qenë më e qartë në ceremoninë e dorëzimit të mirënjohjes që u organizua në shkollë në Brooklyn në nderim të z.Mishto, u fol vetëm për punën e tij dhe bashkëpunimin që ka pasur me Shkollat Shqipe në Staten Island dhe Brooklyn.

Megjithatë për lexuesit që nuk e njohin historinë tashmë të përfolur dhe të botuar në shumë gazeta më duhet t’ju sqaroj se kohët e fundit e kam pritur me dëshpërim dhe zhgënjim heqjen nga detyra të Konsullit të Përgjithshëm z.Dritan Mishto deklaruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në mënyrë jo profesionale dhe shokuese në mbrëmjen e organizuar nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan.  Mbrëmja do të nderonte Zëvendës/ndihmës Sekretarin Amerikan te Shtetit, z.Filip Riker dhe nobelistin Prof. Muhammad Yunus.

Në këtë mbrëmje ishin të ftuar kryeministri z.Edi Rama, presidenti z.Bujar Nishani, kryeministri i Kosovës z.Hshim Thaci, personalitete të tjera në fusha të ndryshme, pjesëmarrës që kishin paguar biletën plot dollarë për t’u ndodhur atje, si dhe vetë z.Dritan Mishto i cili ishte i ftuar zyrtarisht nga KKSHA-ja në grupin e shoqërimit të presidentit Nishani.

Më vjen keq ose aspak keq që nuk u ndodhëm atje si media për TV Alba Life, pasi kishim kohë që kishim lajmëruar prindërit dhe nxënësit e shkollave shqipe për hapjen e ditës së parë të shkollës për vitin akademik 2013-2014.  Sigurisht për shumë shqiptarë është më mirë t’ju mësosh fëmijëve larg mëmëdheut gjuhën shqipe se sa të harxhosh shuma të majme dhe darka të bujshme ku as më shumë e as më pak bëhet një fushatë e tmerrshme politike nga të ftuarit dhe ç’është më e dhimbshmja asnjë nga këta politikanë nuk i shkon mendja absolutisht që të vinë t’i përshëndesin fëmijët dhe t’i inkurajojnë për të mësuar gjuhën e nënës.  Disa prej tyre mund ta kishin shkollën larg vetëm pesë minuta, por është e kotë t’jua thuash ngase më shumë ju interesojnë darkat dhe dollari që derdhet pa kufi.

Ndërkohë lexova shkrimin e gazetarit të mirënjohur z.Frank Shkreli ish drejtor i Zërit të Amerikës nën titullin “Gabove z.Kryemistër” në të cilin z.Rama për z.Mishto thotë tekstualisht kështu:

“Jam shumë i kënaqur t’ju njoftoj se Ministri ynë i Punëve të Jashtëme i ka propozuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të pasur në këtë qytet madhështor një konsull nderi, në vend të një konsulli burokrat, të cilin tanimë e kemi pushuar nga puna.   Ky konsull i ri nderi do të jetë njëri prej jush, i cili do punojë me ju dhe me ne, dhe jo i ardhur nga Shqipëria për punë propagandistike, e ai është Sal Rusi”, tha Kryeminsitri shqiptar Edi Rama.

Pasi mbarova komplet shkrimin pata ndjesinë se në një farë mënyre darka ka degjeneruar në një mbledhje forumi ose të ministrisë së jashtme shqiptare ku hiqen dhe vihen pa kritere njerëzit që do të punojnë për të.  Sidoqoftë të gjitha këto do të më bëjnë të ndalem në një shkrim tjetër, pasi sot e kam fjalën absolutisht për punën e kulturuar të Konsullit të Përgjithshëm Z.Dritan Mishto ku kam qenë vetë dëshmitare e shumë aktiviteteve të organizuara nga Diaspora dhe ai me një modesti, çiltërsi dhe plot diplomaci ka përshëndetur dhe folur në podiume të ndryshme.  Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje si dhe nga dëgjimet e pjesëmarrësve të panumërt për portretin e z.Mishto është se fjalimet e tij kanë qenë jo më shumë se dy paragrafe, ku është thënë thelbi i gjërave pa propagandë partiake, pa bujë, pa fushatë, por ka falënderuar gjithmonë pjesëmarrësit dhe punën e aktivistëve të shquar për Kombin duke u bërë një frymëzues për punë të bukura.

Prandaj si kryeministri i ri dhe të gjithë qeveritarët kur flasin para Diasporës për punët e saj, është mirë të konsultohen më parë me të dhe pastaj të hedhin granata ose shashka tymi, që në rastin në fjalë sipas shumë artikujve akuzohet z.Rama për hakmarrje dhe konflikte të mëparshme që ka pasur me z.Mishto.

Për të gjithë këtë punë të palodhur të Konsullit të Përgjithshëm, mësuesit, prindërit dhe nxënësit e shkollave shqipe në Brooklyn e pritën z.Mishto plot respekt dhe dashuri ditën e premte në datën 4 tetor në mjediset e saj.   Zoti Mishto ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij fisnike znj.Agatia Mishto.  Pasi ka mbaruar mësimi, Themeluesi i shkollave shqipe dhe president i TV Alba Life z.Qemal Zylo në emër të stafit të tij i dhuroi z.Mishto në prag të largimit të tij për shkak të shkarkimit nga detyra deklaruar nga z.Rama në New York një pllakë mirënjohjeje me këtë motivacion: “Për një kontribut të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të sinqertë për shkollat Shqipe dhe TV Alba Life.  Ne vlerësojmë kontributin tuaj për ruajtjen dhe kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara gjatë shërbimit si Konsull i përgjithshëm në New York”.

Gjatë marrjes së pllakës së mirënjohjes Z.Mishto tha me emocion se ishte i nderuar për vlerësimin që i bënë Shkollat Shqipe, TV Alba Life dhe uroi që ato të zgjerohen dhe të mos mbyllen kurrë.  Puna që po bëjnë mësuesit, themeluesit e hapjes së shkollave shqipe është nga më të shenjtat dhe më fisniket.  Ai uroi që Atdheu ynë të përparojë më shumë dhe të radhitet së shpejti pranë kombeve të qytetëruara.  Ndërkohë ndër pjesëmarrësit kishte dhe pikëza loti për largimin e tij gjë që shprehnin dhe njëherë respektin dhe punën e tij të palodhur.  Më pas ka përshëndetur dhe sopranoja e famshme shqiptare Lindita Mezini Lole e cila këtë radhë nuk këndoi, por nga sytë e saj blu e thellë rrëshqitën lot kur tha se e falënderonte pamasë bashkëpunimin e z.Mishto me shkollat, TV Alba Life dhe gjithë Diasporën.  Ajo i uroi atij jetë më të mirë dhe u shpreh e sigurtë se do ta gjente vehten shumë shpejt.

Në fund të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit bënë një fotografi të përbashkët për ta pasur kujtim në jetën e tyre.  Ai u nda me dashuri dhe plot respekt me ta dhe u premtoi se do të vijë përsëri.  Përcjellja e tij plot respekt nga fëmijët dëshmon qartë se Z.Mishto do të jetë përherë midis nxënësve të shkollave Shqipe.(Keze Kozeta Zylo)

4 Tetor, 2013

Brooklyn, New York

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, konsulli, Shkolla shqipe

YJET NUK SHUHEN KURRE…

October 5, 2013 by dgreca

Kushtuar Artistes së Madhe”Nder i Kombit” Drita Pelingu/

Shkruan: Vilhelme Vranari Haxhiraj/Vlorë/

Ne Foto: Aktorja e famshme ne rinine e saj/       

 U bënë tri ditë që mediat vizive apo të shkruara kanë shprehur dhembjen e humbjes së një artisteje të madhe, Drita Pelingu Kripa. Dikush ngushëllon ndarjen nga jeta të njërës prej Ikonave të Skenës dhe Ekranit, Drita Pelingu;Dikush shpreh dhembjen për humbjen e Artistes, “Nder i Kombit” Drita Pelingu.Dikush e quajti aristokratja vlonjate, dikush tjetër tha se nuk do ta dëgjojmë më Mjeshtren e Madhe të fjalës Artistike.

Drita Pelingu Kripa, kjo grua, kjo zonjë, kjo nënë e helmuar, kjo gjyshe mbushur me dhembje, që edhe në çaste të atilla kur mendonte se askush nuk mund të jepte asnjë ngushëllim nga fjala shpresëdhënëse, nga dora e ngrohtë dhe bujarija e shpirtërave njerëzor, kurse ajo Artiste e gjeti veten dhe e shkriu dhembjen në skenë, duke iu dhuruar shikuesve të panumërt kënaqësinë shpirtërore. Për hir të artit që ajo e adhuronte, kishte mohuar veten, doli jashtë qenies së saj ndoshta për dy orë apo mbase, mbase edhe më gajtë për xhirimin e një filmi, vetëm për të realizuar ëndrrën e saj dhe të shëronte shpirtrat e plagosur e të dhembur të shikuesëve të panumërt.

Drita, kjo grua vitale ishte mësuar me dhembjen e shpirtit të plagosur, për heqjen e X roli, apo dhënien e një roli që denigonte shtresën prej së cilës ajo kishte dalë, gjë që ishte fyerje dhe sfumim i asaj që ajo ishte. Që të vërtetosh se sa e vrarë shpirtërisht ishte artistja e madhe, mjafton vetëm një përgjigje e saj pasi zbriti në ShBA, në aeroport gazetarët e pyetën Artisten e Madhe:

-Zonja Pelingu, si ndiheni tani pas rënies së diktaturës komuniste? Dhe ajo u mjaftua vetëm me fjalët: -“Vonë, tepër vonë…” Artistja e Madhe e dinte se në kushte të tjera social-politike emri i saj do të njihej në botë si i shumë artisteve që dolën pas Luftës së Dytë Botërore. Ç’kishin vallë më shumë ato nga Drita: elegancën, sjelljen aristokrate, karizmën, artin e mbrujtur në çdo ind e qelizë, dashurinë për artin dhe skenën të endur në gjak e në shpirt apo mjeshtërinë e fjalës artistike? Asgjë, madje shumë syresh prej tyre kishin shumë më pak nga Drita dhe u bënë të famshme.

Nëse do të zhvillohej një takim kushtuar jetës artistike, veprimtarisë skenike, kinematografike apo regjisoriale,si dhe pedagogeje të Mjeshtres së madhe, Drita Pelingu, nuk do të mjaftonin dy orët e një filmi, apo të një shfaqjeje teatrale, as një simpozium, ku të merrnin pjesë kolegët e saj artistë, regjsorët, studentët e saj pa marrë parasysh adhuruesit e panumërt që ajo ka, pasi koha do të ishte e pamjaftueshme.

Mjafton të kujtojmë se kur analizohet një film, apo zhvillohet një bisedë në studio ose në ambiente ku merret në analizë vetëm një vepër letrare apo një dramë dhe koha nuk lejon që të thuhen të gjitha.

Po për 120 role, po për sa e sa vepra teatrale të vëna në skenë, sa dhjetëra e qindra diploma të studentëve, ku ka qenë kontributi i saj si Pedagoge e Institutit të Lartë të Arteve dhe e mjeshtërisë së fjalës artistike, a do të mjaftonte koha vallë? Natyrisht që jo.

Në kujtimet e mija ,E Madhja Drita Pelingu ,do të ngelet një Ikonë, ashtu e brishtë me fustanin e bardhë siç e kam njohur unë, vajza e vogël 11 vjeçare, aty te lulishtja e Vlorës, në Sheshin e Flamurit në vitet 1956-57, kur Teatri kombëtar bënte një turne dhe luheshin kryeveprat botërore. Kurse mirënjohja ime për Zonjën e Madhe Drita Pelingu, lidhet me pjesmarrjen e saj në 10 vjetorin e krijimtarisë sime, më 6 maj 2007. Që kjo zonjë 80 vjeçare të vinte për një promovim në qytetin e Vlorës, në qytetin e saj të lindjes, për mua ishte nder dhe privilegj.

Vlonjatët kurrë nuk do t’i harrojnë fjalët e saj si bijë e Vlorës, e cila mikpritjen dhe mallin për vendlindjen e pagëzoi me citimin e vargjeve të Rilindasit të madh Naim Frashëri, “Kur e le qengji kopenë” (poema “Bagëti e Bujqësia”) Më pas asaj Zonje i tërhoqi vëmendjen një poezi në ballinën e pasme të romanit tim “Ringjallur si Krishti” që titullohet “Drejtësia” dhe përfundoi me fjalët : “Të nderuar bashkëqytetar, zgjodha këtë poezi se për drejtësi ka pasur dhe ka nevojë shqiptari. Kjo e drejtë legjitime na ka munguar në shekuj dhe më e keqja është se vazhdon të na mungojë i komb…” Pas një dite të ngjeshur me aktivitet letrar, ajo u largua nga qyteti bregdetar, qyteti ku lindi duke marrë me vehte durtrokitjet e sinqerta të bashkëqytetërve të saj si dhe mirënjohjen tonë.

Eh, Yje të tillë që kanë lënë pas shkëlqimin e tyre, nuk shuhen kurrë. Drita Pelingu vdiq fizikisht, por drita e shpirtit të saj bujar, jehona e fjalës së saj të artë dhe ndërgjegja e saj prej artisteje, do të vazhdojë të jetojë në përjetësi. Ajo për gjithë ata që e njohën, që punuan me të, që morën mësim prej saj, që e ndoqën në rrugën e saj artistike do të ngelet “Artistja e Pavdekshme që rrezaton e do të rrezatojë në botën humane si një yll që nuk shuhet kurrë!”

 Le të të prehet shpirti në paqe, mikja ime!

Filed Under: Kulture Tagged With: Drita pelinku, Vilhel, Yjet nuk shuhen kurre

Music star Emira Berisha emerging as Best New Talent in film

October 5, 2013 by dgreca

By Nora Kalaja/

New York – The fresh new face in film and entertainment Emira Berisha is on the rise to becoming the Best New Talent. A star of the stage and musicals she is certainly making a big impression in New York as best female actress.

Emira has been acting since she was seven years old. She launched a successful acting career when she landed a main role in the reputable play of Roland Uruci “Invitation to Marriage”. She made her debut on the world stage as “Leila” and she was well received for her outstanding performance.

She then went on to deliver best performance in the comedy drama “Made in Amerika” directed by the visionary Orges Bakalli, where she played lead role “Drita”.

“Emira Berisha is a phenomenal actor,” said director Orges Bakalli. “She brings amazing talent and uniqueness to the character. I couldn’t have asked for a better female lead in my film. She nailed her role”, he added.

“I truly loved working on the set of Made in Amerika with the talented Emira Berisha. I think she is an amazing actress. This lead role just confirmed the level of professionalism she portrays, sophistication and passion in her craft,” said the wonderful Artan Telqiu, who co-stars in the film with Emira.

Long before she appeared on stage and on TV Emira Berisha was winning hearts playing the flute at prestigious recital halls in Europe.  As a classical musician star Emira Berisha became famous giving spectacular concerts in filled out auditoriums and concert halls, making special appearances in Kosovo.

Emira Berisha moved to New York City to pursue a successful career as actress. Emira Berisha was born in 1985 in Prizren, Kosovo. She was raised in a lovely big family with four other siblings. Childhood is her favorite time of her life, she says, and that is thanks to her wonderful parents (Rexhmidin and Resmije Berisha) for making that happen. Her family has been very supportive of her acting career since her early on performances as a young child.

“Ever since I was 7 years old I knew I wanted to perform and entertain others. New York City has confirmed my passion of acting and I am blessed to have been part of amazing and successful opportunities. I look forward to the new exciting projects the future holds for me,” said the extraordinary actress, Emira Berisha.

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Berisha, ermira Kalaja, music star

Në ditëlindjen e vatranit Julian Çefa

October 5, 2013 by dgreca

Shkruan: Pjetër Jaku/*

Në Kafe “ KUVENDI”, me datën 2 tetor 2013, Kryesia e Degës së Vatres në Michigan organizoi një takim festiv për ditëlindjen e njërit prej  vatranëve veteran, e njërit prej miqëve më të mirë, të secilit të pranishëm, Julian Çefes.  Siç po bëhët traditë përkujtimi i rasteve që kanë miqtë tanë, Dega e Vatrës në Michigan dhe  Stafi i Revistës “ Kuvendi”, bëjnë oragnizimin e këtyre eventeve, duke dhënë një mundësi më shumë për t’u njohur me njëri – tjetrin dhe  punën  e secilit, me praninë e përsonave, për të cilët bëhët fjalë. Edhe në rastet e mëparshme, si edhe në këtë rast, asnjërit prej tyre nuk u përkujtuam numra, siç bie fjala u be kaq apo aq vjeç, por u bë përpjekje për t’u kujtuar punët e mira të tyre, të cilat të shëmbëllejnë për më të rinjët. Vitet janë vetëm numra, në kohën kur njeriu e mat jetën e tij me punët e mira që ka bërë, me miqtë e mirë që ka dhe me çdo  gjë që i ka lënë emrin kohës së tij.Me Julin festuan, miku i tij i kahershëm në emigrim Ekrem Bardha e deri tek me të rinjët, anëtarët e sapopranuar në Vatër, Zef Marku, Gjovalin Gjelaj dhe Fran Marku. Me Julianin  e për Julianin folen e kënduan Alfonsi e Gjetoja, Ekremi e Dom Frani, Sela e vëllezrit Marku, Kujtimi e Pjetri,Luvigji e Bedriu, Dom Frani e Dom Pashku, e të gjithë sëbashku.Pjetër Jaku do ta hapte  këtë festë me pak fjalë për Julianin, për t’i lënë radhën Kryetarit të Degës së Vatrës për Michigan, Alfons Grishaj, i cili uroi Julianin e të pranishmit dhe hapi darkën.

Të gjitha madhështitë e botës nuk vlejnë sa një mik i mirë

Këtë thënie të  njohurit Volter, më duket me vend ta përmend për këtë rast. Ekrem Bardha do të thonte një të vërtetë që i përket plotësisht dhe i ngjitet aq mirë Julian Çefës!” Njeriu më modest që kam njohur në jetën time. Kur në komunitetin tonë ka nga ata që duan të përvetësojnë edhe punë që të tjerët i kanë bërë, Julian Çefa nuk vuri kurrë në dukje punët e veta. Më vjen shumë mirë që ju e bëni këtë për  mikun tonë të mirë.” Në të vërtetë është një përcaktim  ekzakt i Ekremit, çka na lenë fare  pak për të thënë ne të tjerët.Ishte viti 1967, kur Juliani 30 vjeçar erdhi në Amerikë e pikërisht në Michigan. “ Në atë kohë, – kujton Juli, – nuk kishte më shumë se katër –pesë familje malësore. Kishte fare pak shqiptarë, krahasuar me numrin e sotëm. Vatra kishte degën e saj dhe, që në fillim u angazhova aty. Më vonë punova  edhe me radion shqiptare, të cilën e drejtonte aktivisti i njohur Gjon Lulgjuraj. Po me këtë radio punoi edhe aktivisti Kujtim Qafa e disa kohë në fillim edhe Gjergj Dedivanaj. Kishte një përkushtim atdhetar model, ku të gjithë e ndihmonin radion dhe e konsideronin si të tyren. Kur na u mbaronin paratë për transmetim, i drejtoheshim Ekremit, që përherë u tregonte i gatshëm të na ndihmonte. Por, ka pasë edhe nga ata si Baba Rexhepi që, të paktën njëherë në vit, na thirrte vet e na ndihmonte me 500 dollarë, ku për atë kohë nuk ishin pak.” I emocionuar, Juliani falnderon organizatorët e kësaj mbrëmje, të gjithë të pranishmit dhe, në veçanti, priftërinjët: Dom Fran Kolen, Famullitar i Kishës së Shën Palit, Dom Pashkun e ardhur nga Kosova dhe Dom Robert Kolen i ardhur nga Dioqeza e Sapes.Më pas, në kujtimet e tyre, aktivistët Gjeto Ivezaj dhe Kujtim Qafa sollën disa momente të bashkëpunimit më Julianin dhe për rëndësinë e këtyre aktivitetve, që sapo vijnë e bëhën më cilësore, për të cilat komuniteti ynë ka shumë nevojë.Dom Robert Kola, i ardhur  nga Dioqeza e Sapës, ku përfshin disa fshatra të Shokdres, Lezhës dhe Pukës, në përshëndetjen e tij, solli para të pranishmëve një  thënie brilante të  Pader Anton Arapit. “ Në vitin 1946, disa priftërinj i thonë Pader Antonit se Partia Komuniste e ardhur në fuqi do t’i burgoste e vriste priftërinjët dhe do t’i mbyllte kishat. “Roftë Shqipëria pa ne!” – ishte përgjigja e Pader Antonit. Jam i bindur se, edhe ju kur të detyruar “i kthyet  shpinën” atdheut, thatë të njëjtat fjalë.Biznesmeni Selë  Çela, përveç fjalës së tij përshëndetëse si vatran i kësaj dege, por edhe si bashkëqytetar i Julianit, u kujdes për gjithë anën  argëtuese, duke kënduar disa nga këngët më të njohura shkodrane, nën shoqërimin muzikor të Bedri Rukaj.

Julianit i dhuruan disa punime simbolike Valentin Lumaj dhe Luvigj Sterbyçi, ndërsa Dom Fran Kola i dhuroi librin “ Udha e kryqit” të Dom Robert Kolës. Si edhe në rastet e mëparshme, edhe kësaj here nuk mungoi fjala artistike nëpërmjet artistit të njohur, Ndue Gjekaj.

 * Botues i Revistes”KUVENDI”

 

Filed Under: Featured Tagged With: ditelindje, Julian Cefa, Pjeter Jaku, Vatra Michigan

Reportazh udhetim nga trojet shqiptare, Struga

October 5, 2013 by dgreca

 Sela : “Strugën, e fali perëndia të bukur, e fali që këtu të jetojnë shqiptar, të lindin të rriten, të plaken dhe të vdesin këtu si shqiptarë|”
 Nga Struga BEQIR SINA/
STRUGE : Struga si qytet është një nga destinacionet më i popullarizuar turistik, në Maqedoni, ai ndodhet në jug-perëndim të zonave të Republikës së Maqedonisë , të shtrirë prej bregut të liqenit të Ohrit. Qyteti i Strugë ka edhe qendrën e saj administrative dhe në qendër të saj ndodhet dhe selia e Komunës së Strugës.
Nga etimologjia origjina e emrit të Strugës vjen në gjuhën e vjetër maqedonase. Ka tre teoritë e saj në lidhje me emrin Strugë, ku secila perj tyre thuhet se ka “përqafuar” nga banorët lokalë emrin që e thërrasin sot e kësaj dite : Strugë .
Ndërkaq, gjatë vizitave të mija këto ditë në trojet shqiptare, me të mbërritur në Strugën tonë, në mendje më erdhi një fjalë e kryetarit të komunës së  saj Ziadin Sela në fjalimin e tij – përmbyllës elektoral para qytetarëve të shumtë, më 23 Mars 2013, teksa, ai theksoi se:” Strugën, e fali perëndia të bukur, e fali që këtu të jetojnë shqiptar, të lindin të rriten, të plaken dhe të vdesin këtu si shqiptarë|”.
    “Shumë bukur ngjan Struga kuq e zi. Këtu ka vetëm flamuj me Shqiponjë, këtu ka vetëm shqiponja edhe të Skënderbeut, por edhe të Ismail Qemalit. Kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi këtu, kemi qenë këtu dhe do të të jemi këtu. E thotë edhe himni ynë, se Zoti vetë e la me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por shqiptarët do të rrojnë, për to dhe vetëm për to punojmë të gjithë ne.Këtë vend ne do ta trashëgojmë në emër të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, ashtu siç do ta trashëgojnë nipërit dhe stërnipërit tanë, besat dhe stërmbesat tanë ka thënë kryetari Sela.
      Po të vizitosh Strugën mënjëher e ndjen “erën” shqiptare ngado që shikon. Aty më shumë se kurrë çdo gjë frymon shqip. Pavarësisht, se vetë qyteti i Strugës se ka më shumë maqedonas sesa shqiptarë, por ngaqë rrethinat e saj përbëjnë edhe pjesën më të madhë të popullsisë shqiptarët, aty të duket vetja shumë shqiptarë.
Kryetari i Komunës së Strugës është zoti Ziadin Sela, i cili ka fituar në zgjedhjet e fundit kundrejt Vlado Koçoskit ne zgjdhjet lokale 2013, sipas rezultateve të KSHZ-së, ku nga 56.341 votues të regjistruar në Strugë, në 78 qendrat e votimit kishin dalë në votime 36.046 votues dhe i dhanë votën gjashtë muaj më parë Vlladimir Koçoski 15276 votues, ndërsa kryetarit aktual nga partia e PDSH-së, Ziadin Sela, dhanë votën e tyre 20770 votues.
Megjithëse, ka edhe një “difekt” instutucionale në Strugë, mbasi gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Komuna e Strugës, ende funksiononë pa Këshillë Komunal, pasi subjektet politike aty në këtë komunë ende nuk po arrijnë që të merren vesh rreth ndarjes së posteve nëpër drejtoritë e Komunave. Por duhet theksuar se kryetari i saj zoti Sela, si na thanë qytetarët në rrugë gjatë bisedës me gazetën tonë, ” se ai e ka bërë shumë funksionale këtë Komunë, “gati –gati thonë qytetarët e saj , sa të mos kuptohet fare se ende nuk ka Këshillin Komunal”.
 Struga qyteti i “Ditëve të Poezisë”
  Simbas burimeve të databasit observues të quajtur  Wikipedia, thuhet se Struga, është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi, i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.
 Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudha zhvillimi të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drini i zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorishti 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine “në Ladorishti, Oktisi dhe Dollogozhda.
 Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktisi dhe në Ladorishti. Për bazilikën në Ladorishti dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktisi dhe Ladorishti.
 Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Shkalla e nataliteti në vitin 2004 ishte 10,2 % (në 1000 banorë), kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore). Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6 promilë. Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101, në promilë 2,7. Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës. Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6. Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona, nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Republikës së Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217, prej të cilëve 150 janë qytetarë të shpërngulur brenda R. së Maqedonisë. Karakteristikë është se nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të shpërngulur (113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km². Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0,3 shkurorëzime në 1000 banorë. Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorëzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shkurorëzimeve.
      Struktura sipas gjinisë në Komunën e Strugës është 31743 (50 %) të gjinisë femërore dhe 31633 (50 %) të gjinisë mashkullore. Shkalla mesatare e moshës së popullatës sipas regjistrimit të vitit 2002, është 33,1 vite. Pjesëmarrja e popullatës së re deri ne 20 vjeç moshë është 36,2 %. Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të banorëve ka popullata me moshë nën dyzet vjeç 67,2 %, ndërsa përqindja e banorëve mbi 60 vjeç është 11,7 %.
   Në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë shtrihet Pellgu i Ohrit dhe Strugës, i vendosur ndërmjet maleve Jabllanica, Malit të Belicës dhe Mokrës në perëndim, Galiçicës, Petrinës, Malit Pllaçin dhe Ilien në lindje ; Stogovës dhe pjesës së saj e Karaormanit në veri dhe krahinës malore Gora në jug . Pellgu përfshin sipërfaqe prej 103.407 ha. Struga gjendet në lartësi mbidetare prej 698 m. Struga është e vendosur në rrëzë të malit Jabllanica në Pellgun e Ohrit dhe në anën veriore të Liqenit të Ohrit pranë vendit ku rrjedh lumi Drini i Zi po nga Liqeni i Ohrit. Mendohet se qysh nga periudhat e hershme kohore ka ekzistuar një vendbanim me emrin Enhalon, emër që mendohet se ka prejardhje nga gjuha e vjetër greke, që në përkthim don të thotë ngjalë. Më vonë vendbanimi e mori emrin Strugë, që don të thotë mëngë dore, hu edhe atë në vendin e gjuajtjes së peshkut. Komuna e Strugës përfshin sipërfaqe prej 573 ha, ose në 1/3-tën pjesë nga linja e përgjithshme bregore e liqenit, d.m.th në gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të pellgut. Në këtë sipërfaqe ndodhet qyteti Strugë me 50 vendbanime (Misleshova, Drasllajca, Moroishta, Llozhani, Bixhova, Vranishta, Belica e Poshtme, Zagraçani, Kalishti, Mali Vllaj, Ladorishti, Radozhda, Frëngova, Shumi, Oktisi, Vishnja, Belica e Epërme, Drenoku, Modriçi, Glloboçica, Nerezi, Bezeva, Jabllanica, Llakajca, Piskupshtina, Burineci, Zbazhdi, Llukova, Prisovjani, Rzhanova, Sellca, Brezova, Bogovica, Toska, Dollogozhda, Koroshishti, Livadhi, Misllodezhda, Novosela, Pohumi, Zhepini, Boroveci, Llabunishti, Podgorca, Tashmaronishta, Veleshta, Tateshi i Epërm, Tateshi i Poshtëm dhe Dobovjani).
Fshatrat shtrihen :
Nga ana e majtë e Drinit në lindje të rrëzës së Malit Jabllanica, si fshatra të Drimkollit të
Strugës dhe dy fshatra ne bregun e liqenit.
Në rrëzën malore të Jabllanicës fshatrat e Drimkollit të Dibrës. Pozita gjeografike Nga ana e djathtë e Drinit ndodhet krahina e Malësisë, por më në veri të saj krahina e
Zhupës së Dibrës.
Në rrezen jugore të Karaormainit dhe në skajin e fushës. Në pjesën përfundimtare të Fushës së Strugës.
Fshatrat e Komunës së Strugës kryesisht janë të tipit të ngushtuar.
.Demografia
 Banorët e qytetit të Strugës gjithmonë sipas regjistrimit të vitit 2002 , janë 16559 dhe për nga përbërja etnike jan si në vijim:
 Maqedonasit , 8901
Shqiptarët, 5293 ( 32.0 %)
Turq, 907 ( 5.5 %)
Vllehët , 550 ( 3.3 %)
të tjerët , 908 ( 5.5 %)
 Përkatësisht gjuhët amtare për banorët e qytetit janë si më poshtë:
 Maqedonas , 9665 ( 58.4%)
Shqiptar , 5615 ( 34.0 %)
Turqisht, 823 (5.0 %)
Arumune , 271 ( 1.6 %)
të tjerët , 185 ( 1.1% )
  Përbërja fetare në qytet si në vijim:
 Të krishterët ortodoksë , 9197 ( 55.5 %)
Muslimanët , 7075 ( 42.7 %)
të tjerët , 287 ( 1.7 %)
etnik
 Kultura
Struga është një nga qytetet më të rëndësishëme kulturore në Republikën e Maqedonisë , ajo është vendlindja e poetëve Konstantin аnd Dimitar Milladinov . Ngjarja kryesore nga jeta kulturore në Strugë është taikimi më i madh i poezisë në botë i njohur përndryshe si :” Struga Mbrëmjet Poetike”.Ngjarje poetike, kjo në të cilën kan marrë pjesë edhe laureatë nga bota, përfshirë edhe disa fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, si fituesit të këtill si Joseph Brodsky , Eugenio Montale , Pablo Neruda , Seamus Heaney , Fazil Hüsnü Dağlarca dhe shumë të tjerë që nga viti 1966 .
 Qyteti ka edhe disa monumente kulturore në afërsi të saj të tilla si Manastiri оf Kalista , pak kilometra larg me qendrën e qytetit , të shtrirë në bregun e liqenit të Ohrit. Struga ka disa objekte artitoteknike që besohet se datonjnë nga shekulli i 16të, afreske prej Shekullit të 14 dhe 15 . 
 Pjesa më e madhe e qytetit është e ardhur sidoms përmes turizmit të brendshëm dhe të huajve . Vendndodhja e Liqenit të Ohrit e bën ajo jetën turistike më qetë dhe më paqësore që vizitorët të përjetojnë një pushim më aktiv . Kur vizitonë Strugën qyteti i Republikës së Maqedonisë , ka jo pak vende që tregojnë kulturën e bukurisë , shtëpi karakteristike  balte, shtëpia e vëllezërve Milladinovci , pazari i vjetër i Strugës , kishat e vjetëra dhe xhamit madhështore . 
 Çdo verë іnkultura e ka qendrën e saj në Strugë – Struga, edhe më shumë se Miami ndoshta është qyteti që ka më shumë edhe sot e kësaj dite, skenën e hapur verore , ku ajo organizon festivalin Cinemania dhe Music Festival “Ejani” përfshirë , rock metalike , elektro , hip hop , r’n bаnd dhe shumë më tepër nga grupe në të gjithë vendin . Struga shquhet edhe për “korsat” e mbrëmjes ose shetitjet e mbrëmjes, në dy anët e lumit Dirni i Zi, ose natë shëtitje nga liqeni , nga lumi , оr gо аtmоst popullor disko Oaza , Glamour , Alibia , Empire dhe të tjerët. 

Filed Under: Featured Tagged With: amtare, Beqir Sina, reportazh nga trojet, Struga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT