• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

Imzot Nikollë Kaçorri – figurë e ndritur e Kombit Shqiptar

November 1, 2013 by dgreca

Imzot Nikollë Kaçorri në veprat ”THESARI KOMBËTAR 1 e 2” të Shoqatës se ShkrimtarëveShqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, promovuar në Tiranë më 30 tetor 2013.Me vdekë se me vdekë, ma mirë po vdesim sot e me nder, se me vdekë nesër e pa nder! – (Nikollë Kaçorri, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë)

” Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët” (Sami Frashëri)/

Shkruan: Ismet Hasani /

Me këto fjali dëshiroj ta filloj shkrimin për Imzot Nikollë Kaçorrin, njeriun e Flamurit, projektuesin e Pavarësisë së Shqipërisë, krahun e djathët të Ismail Qemalit.Lufta për mbrojtjen e kombit ishte kredo jetësore e imzot Nikollë Kacorrit, por fatkeqësisht dhe jo rastësisht për gjithë këto vite veprimtarinë patriotike të tij do ta mbulojë disi i harresës, i arkivave të ndryshme në Shqipëri. Po pse u kalbën, u harruan dhe u përbuzën figurat historike, ndërsa u lartësuan kriminelët, pansllavistët, turkofilët dhe grekofilët e shumë fila e servila të tjerë kjo do të dëshmohet atëherë kur shqiptarët do ta shkruajnë historinë e tyre në bazë të argumenteve shkencore, pa ngjyrime ideologjike e pa synime të ngritjes të atyre, që më shumë i sollën dëme se dobi kombit.

”Me vdekë se me vdekë, mâ mirë po vdesin sot  eme nder’, se me vdekë nesër e pa nder’!”

 (Dom Nikollë Kaçorri në Vlorë, më 28.XI.1912)

”N’mal e n’fusha, Dibra zgjodhi/Deputet, Nikollë Kaçorri!”    (Martin Rajta – Krej Lurë)

SQARIM:Para se të jap opinionin tim mbi jetën dhe veprën e Imzot Nikollë Kaçorrit, po theksoj informimin e prof. Murat Gecaj, mbi promovimin e dy veprave të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, me titull: “THESARI KOBMËTAR 1” dhe “Thesari Kombëtar 2”, në të cilat, shkrim dhe prezantim  i veçantë iu kushtua Imzot Nikollë Kaçorrit – (“Thesari Kombëtar 2, faqe 69-77, autor Ismet Hasani).

Letër-info nga prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë

 TIRANË, 30 tetor 2013,PËRUROHEN DY VEPRA “THESARI KOMBËTAR 1 e 2”

TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE  SHQIPTARË, NË SUEDI

 Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 Sot në mesditë, në sallën kryesore “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u organizua përurimi i veprave “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, nr.1 e nr.2, të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi. Merrnin pjesë shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, mësues e nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të kryeqytetit  e tjerë. Gjithashtu, ishin të pranishëm afër 20 anëtarë të kësaj Shoqate, të ardhur posaçërisht nga Suedia.Veprimtarinë përuruese e hapi koordinatorja, Saranda Iseni dhe pastaj të gjithnë u ngritën në këmbë, kur u dha Himni i Flamurit Kombëtar.I pari e mori fjalën Hysen Ibrahimi, kryetar i ShShAKSh-Suedi, i cili i informoi të pranishmit, për veprimtaritë e zhvilluara nga kjo Shoqatë dhe botimet e shumta të anëtarëve të saj, si në prozë e poezi.Në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e asaj Shoqate, atij iu dhurua një buqetë me lule të freskëta. Ndërsa z.Ibrahimi shpalli vendimin e ShShAKSh-Suedi, se janë pranuar “Anëtarë-Nderi” të kësaj Shoqate dhe u dorëzoi ”Mirënjohje” e buqeta me lule, për bashkëpunimin frytdhnës dhe librat që ata kanë botuar, me temë nga jeta në Suedi,  shkrimtarit të njohur V.Kona dhe publicistit e studiuesit, M. Gecaj. Ndërsa piktorja Lule Bajraktari u dhuroi atyre nga një punim të saj të bukur, me tematikë atdhetare.Në vijim, prof. M.Gecaj përshëndeti në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ku është kryetare Yllka Beçi e ai sekretar I Përgjithshëm dhe u ndal nëlidhjet e vendosura me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Suedi e me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras, si dhe tregoi për vizitat e ndërsjellta.Letrën përshëndetëse për këtë tubim, dërguar nga albanologu suedez dhe miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick, e lexoi Xhavit Çitaku, anëtar i Kryesisë së ShShAKSh “Papa Klementi XI Albani”-Suedi. Pas tij, prof. Fetah Bahtiri (Suedi) foli shkurtimisht rreth punës së bërë, për mbledhjen e krijimeve dhe botimin e dy veprave, “Thesar Kombëtar” (Nr.1 e Nr.2) dhe tregoi projektet botuese për të ardhmen.Me interes u ndoq përshëndetja e arsimtarit veteran të shkollës shqipe në Suedi, mag. të filologjisë Sadullah Zendeli-Daja, zv. kryetar i  kësaj Shoqate dhe autor i disa disa librave e fjalorëve voluminozë.  Pas fjalës së tij, Gjergj Loka, nxënës i shkollës 9-vjeçare ”7 Marsi” të kryeqytetit, ku është drejtoreshë Dave Marku, recitoi vjershën ”Shqipëria ime”.Sokol Demaku, shkrimtar e publicist, drejtues i revistës dhe emisioneve të radios ”Dituria, në gjuhën shqipe, solli dëshmi për veprimtaritë e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në qytetin Boras të Suedisë. Pastaj, Halim Laçi nga rrethi i Krujës, i përshëndeti të pranishmit me një rapsodi popullore, e cila u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit.Në vazhdim, drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Durrësit, prof. Flora Dervishi, shkrimtare e studiuese, foli për vlerat e shumta të dy veprave, që u përuruan, të cilat së bashku janë me rreth 1.100 faqe. Po këtyre librave  ua kushtoi diskutimin e tij edhe drejtuesi i një shkolle në rrethin e Tiranës, Petrit Xhaja dhe foli për përshtypjeve të tij, nga një vizitë e bërë sivjet, në Suedi.

Pastaj përshëndetën pjesëmarrësit në këtë përurim, mbresëlnës dhe të veçantë, për jetën e kryeqytetit tonë: Sabri Maxhuni-Novosella, autor i disa librave dhe pronar i llixhave në Kllokot të Kosovës; veprimtarja e njohur për çështjen shqiptare, Qibrije Hoxha; Gani Bytyçi dhe Fadil Geci, i cili premtoi se do ta saponsorizojë botimin e vëllimit nr.3, të librit ”Thesar Kombëtar”.Këtë veprimtari përuruese, për librat ”Thesar Kombëtar”, nr.1 e nr.2, e mbylli prof. Osman Ahmetgjekaj (Suedi). Ndërsa H.Ibrahimi njoftoi se, për biblioteka dhe shoqata të ndryshme, do të dhurohen disa  nga këto vepra, si dhe libra të autorëve V.Kona e M.Gecaj, me tematikë nga vizitat e tyre në Suedi.Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar nga kryesia e ShShAKSh ”Papa Klementi XI-Albani”-Suedi.Nesër, përurimi i këtyre dy librave do të bëhet në qytetin e Durrësit, me kujdesin e drejtoreshës, F.Dervishi. Gjithashtu, mysafirët shqiptarë nga Suedia, do të vizitojnë atje shkollat 9-vjeçare ”Demokracia” e ”Iliria”.Tiranë, 30 tetor 2013

***2. E tash më lejoni ta shfaqi opinionin tim mbi Imzot Nikollë Kaçorrin! (autori)

Kush ishte Imzot Nikollë Kaçorri?

 Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej i Bajrakut të Lurës. Ai rridhte nga një familje, babai i së cilit ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare tek shqiptarët. Si çdo fëmijë shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit më fisnikërinë, bujarinë, besën dhe trimërinë, që ishin tradita të vyera të malësisë dhe që ndikuan më vonë në përgatitjen atdhetare të tij. Duke parë aftësinë e madhe të Nikollës së vogël Arqipeshkvi i Durrësit imzot Ambrosio pas një vizite që bëri në Lurë e mori me vete për ta përgatitur për meshtar e prijës të popullit.

Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Një kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkëv. Ky titull do t’i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut. Në mes të viteve 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. (vijon më poshtë!)

Në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi tani. Mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korrigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe dënimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla i referohemi Revistës “Leka”, e cila boton lajme të gazetës “Dielli”, 11 nëntor 1913, në të  cilën shkruan:”Më 15 te Dhjetorit u kënduan ne gjykatore te Durrësit letrat qe patën ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji përsëri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuan përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobë. Avokati mbrojtes z Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji te zhburgosurit e Don Nikoll Kaçorrit, dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.(vijon më poshtë!)

 Dielli nr 89 shkruan ”Nga gazetat e huaja mësuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durrësi z Don Nikoll Kaçorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemrës te shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shëndet dhe prehje për te mirën e atdheut.Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogëtarin e imzot Nikoll Kaçorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaçorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos për shkak te një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtareKjo tregon se Imzot Nikoll Kaçorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te bërjes se shtetit te ri Shqiptar, ku me se miri kjo gjë ilustrohet ne memorandumin dërguar Mbretit te Austro Hungarisë Franc Jozefit vetëm dy javë para se te shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Pas gjithë këtyre përpjekjeve kombëtare dalëngadalë përgatitej terreni për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në fillim atdhetarët shqiptarë kishin vendosur që pavarësia të shpallej jo në Vlorë, por pikërisht në Durrës, në qytetin ku imzot Nikollë Kaçorri zhvillonte veprimtarinë atdhetare. Por autoritetet turke lajmëruan telegrafikisht komandën e Janinës dhe u përgatit me shpejtësi një njësi ushtarake turko-greke që të mos lejonte në çdo mënyrë suksesin e përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë, dhe me çdo kusht të bëhej likuidimi i tyre. Duke iu falënderuar patriotëve durrsakë delegatët shpëtojnë dhe marrin rrugën e Vlorës. Kështu me 28 nëntor 1912 në orën 14.00 botërisht u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Vlorës formoi Qeverinë e parë shqiptare, Qeveri e Përkohshme me këtë përbërje:

Ismail Qemali kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Imzot Nikollë Kacorri nënkryetar i Qeverisë, Myfit Bej Libohova ministër i punëve të brendshme, Abdi Bej Toptani ministër i financave, Mehmet Pash Deralla ministër i luftës, Petro Poga ministër i drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i arsimit, Mithat Frashëri ministër i punëve botërore, Pandeli Cale ministër i bujqësisë dhe Lef Nosi ministër i Post Telegrafeve.

Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministër i punëve të jashtme pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë lirisht mund të thuhet se Imzot Nikollë Kacorri, luante rolin e kryeministrit në Shqipëri. “Shumë të vështirë e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipërinë që të katër shtetet e Ballkanve po dojn me e përpi e me coptu”. Më këto fjalë imzot Nikollë Kaçori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit të Mbretit të Austro Hungarisë Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe përgatitur prej Imzot Nikollë Kaçorrit, dhe mban datën 12 nëntor 1912, gjashtëmbëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Përveç imzot Nikollë Kaçorrit, nënshkrues të këtij memorandumi janë edhe zotërinjtë, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Në këtë memorandum paraqitej e vërteta mbi Shqipërinë dhe i kërkohej ndihmë mbretit të Austro Hungarisë që shteti shqiptar mos të gllabërohet nga sfinksat sllavë, grek e turq. Këtu kërkohej që të njihet shteti shqiptar “në katër vilajetet e Shqypnisë me Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë”. Këtu jepej edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milionë frymë, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.Është kënaqësi e veçantë kur mëson diçka të mirë për vende dhe popuj të vegjël nga gjiri i të cilëve, kanë dalë njerëz të vegjël, por që me kohë janë bërë të mëdhenj dhe kështu i kanë bërë të mëdhenj e të njohur edhe vendet edhe popullin e tyre.Pata fatin dhe rastin që m’u dhá për të mësuar për një njeri të tillë. Pa e zgjatur, e nuk po më pritet, po bëhem konkret: fjala është për atdhetarin, fetarin e besimit katolik, patriotin dhe burrin e madh të Kombit Shqiptar Imzot Nikollë Kaçorrin, të cilin e njohta dhe mësova për te disi në mënyrë të pazakonshme, apo të jashtëzakonshme, e që do ta shpjegoj në vijimin e këtij shkrimi, të cilin e konsideroj të një rëndësie të veçantë. (autori)Për Të Madhin e të përmotshmin Imzot Dom Nikollë Kaçorrin mësova duke ndjekur filmin- dokumentar të autorit Enver Sula dhe fjalët e të nderuemve për jetë e mot, siç janë:Dom Damjan Kurti, Famillitar i Durrësit, Don Prend Kola, Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare – Austri, Kolë (Gjokë) Kaçorri, nga fshati Kej Lurë, nip-pasardhës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Hajredin Isufi,  historian, studijues e hulumtues i Nikollë Kaçorrit – Durrës

Imzot Rrok Mirëdita,  Arqipeshkv i Arqipeshkëvisë Durrës – Tiranë, z. Martin Rajta, nga fshati Krej Lurë, bashkëvendës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Dr. Muhamet Shatri, historian -studijues i Nikollë Kaçorrit, z. Sali Berisha, aktualisht Kryeminstër i Shqipërisë,

znj. Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë,  z. Agron Shehu, Drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë.

 Ngjitja në Krej Lurë, pikërisht të shtëpia e lindjes se Imzot Nikollë Kaçorrit

*Jemi nisur për në Krej Lurë, për në vendlindjen e Imzot Nikollë Kaçorrit. Aty ku përfundon Rruga e Kombit, përmes Roshanit, një rrugë plotë gropa, me një terren të thyer malor.Një zonë e braktisur në masë të madhe nga banorët pas rënies së komunizmit. Pas një rruge të vështirë, para nesh paraqitet Krej Lura, vend i jashtëzakonshëm, i rrethuar më kurorë malesh, në kufijtë e Dibrës me Mirëditen. Në këtë lartësi mund të  ndihet ajri i freskët, natyrë e bukur me maje të thepisura. Jo larg këtu ndodhet atraksioni tjetër  natyror i kësja zone – Parku Nacional i Lurës. Kolë Kaçorri (nipi i Imzot NK) me të birin na presin me dashamirësi. Janë të lumtur që kemi shkuar t’i vizitojmë dhe bëjnë gjithçka që né të ndihemi mirë.Kolë Kaçorri – Krej Lurë: ”Unë jamKolë (Gjokë) Kaçorri! Gjyshi im e ka pasë Nikollë Kaçorrin – djalë të vëllaut. Nikollë Kaçorri ka pasë vetëm një vëlla – Ndrecën, e nga Ndreca jemi na pasardhësit e Nikollë Kaçorrit. Ai vinte shpesh për të vizituar Lurën, nuk e harronte. Sa herë që vinte në Lurë, organizonte dhe qëllimin e kishte kundër turkut. Ai e zhvillonte një pavarësi të vërtetë, të cilën e ëndërronte dhe e realizonte. Ky është trualli, vatra bash ku ka lindë Nikollë Kaçorri!”

Oxhaku i shtëpisë, ku ka lindë dhe është rritë Imzot Nikollë Kaçorri, akoma  po tymon. Një pjesë e historisë sonë i ka rrënjet këtu, e të cilën s’e kemi dijtë apo s’e kemi mësuar si duhet. Brenda në një dhomë të shtëpisë, si për ironi, qëndron një Pllakë, në të cilën shkruan me shkornja të mëdha: MONUMENT KULTUROR, MBROHET NGA SHTETI, e vendosur në vitin 1974. Në Ballë të Odës – në mur është fotografia e Nikollë Kaçorrit e përskaj fotos një stemë me yllin pesë cepësh, që në prapavijë të ”Kolës” duket sa kontrastive, aq edhe e dhembshme. Këtu ruhet Dekorata e Presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha e vitit 1992, në të cilën shkruan: ”SI NJË NGA FIGURAT MË TË SHQUARA KOMBËTARE, QË KA KONTRIBUAR GJATË GJITHË JETËS SË TIJ PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE”. Ndërkaq, për veprën e tij të zellëshme kishtare e njerëzore, në vitin 1917, Papa i asaj kohe e nderoi me ”Kryqin e Artë”. Ishte  i nderuar edhe nga presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi.Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej Lurë, në një familje malësore të varfër e të përzier nga ana fetare: nëna ishte e besimit musliman, ndërsa babai i besimit katolik. Mësimet e para i mori ne vendlindjen e tij e më vonë në Delbënishtë të Kurbinit.

Kolë (Gjokë) Kaçorri: ”Pas shkollimit, Nikollë Kaçorrin e mueren në Shkodër si prift e mandej e çuan në Itali e në Zvicër për shkollim të mëtejm. Ka pas marue shumë fakultete.”

Martin Rajta – Krej Lurë: ”Qysh fëmij na e kemi ngjoftë edhe nëpër oda edhe nëpër dhoma kuvendesh, ku mbledhëshin burra, mexhlise/kuvende, mbledhje burrash… e këndohej një kojkë:/”Male e fusha, Dibra zgjodhi,/ Deputet Nikollë Kaçorri!”

Imzot Nikollë Kaçorri qëndroj në Krej Lurë deri në moshën 7 vjeçare. Me propozimin e Abatit të Shkodrës u dërgua në Shkollën Jezuite, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Pasi kreu Seminarin, NK shkoi në Itali, ku kreu Shkollën Teologjike në Romë.Pasi kreu Studimet e Larta, në vitin 1890, në moshën 31 vjeçare u shugurua prift, e në vitin 1893 u emërua Famullitar në Durrës, e më vonë edhe zëvendës Arqipeshkvi, ku shërbeu rreth 24 vjet. Krahas punës sip rift, ai punoi edhe si mësues, duke ndjekur kështu frymën e Rilindësve Kombëtarë, për një shkollë me frymë atdhétare.

Hajredin Isufi, studijues – Durrës: “Dom Nikollë Kaçorri vjen në Durrës në vitin 1893, kur Durrësi ishte një qendër kulture tranzite – me përfundimin e Perandorisë Osmane. Durrësi ishte edhe një qendër politike. Në Durrës kishte shkolla greke, italiane, austriake, rumune, e nuk kishte asnjë shkollë shqipe. Një nga hapat kryesor të Imzot Nikollë Kaçorri – të vepritmarisë, ka qenë hapja e arsimit Kombëtar.”

Imzot Nikollë Kaçorri u angazhua edhe në Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Veprimtaria e tij nuk u pa me sy të mirë nga Perandoria Osmane e Greke, sepse puna e Nikollë Kaçorrit kapërthente interesat e tyre. Binte ndesh plotësisht me to. Ai solli në Shqipëri revistën famëmadhe “Albania” të Faik Koncës,  “Drita” të Shahin Kolonjës që dilte në Sofje, një numër librash e revistash, për të ngritur ndërgjegjën patriotike të shqiptarëve përballë propagandës Osmane e Greke, që përpiqëshin të impononin kulturën e tyre në mënyrë djallëzore.

Imzot Nikollë Kaçorri luajti rol kyç në përgatitjen e Kryengritjes së Kurbinit kundër autoriteteve osmane, të cilat, përmes politikës së padrejtë të taksave, po rrënonin ekonomikisht kë Zonë.

Imzot Nikollë Kaçorri nuk mbeti vetëm si përhapës i arsimit kombëtar. Ai hyri në Lëvizjen Politike në vitin 1901. Në këtë kohë, në Kurbin, përshkak të thatësirës se madhe, plasi grevë urie, një skamje e madhe. Katolikët shkonin ditë për ditë në Kishën Katolike dhe lutëshin për ndihma. Kisha Katolike nuk mund t’i përballonte këto. Atëherë ju kërkua një ndihmë me bereqet Vjenës. Nikollë Kaçorri  është Kryesori i Kryengritjes së Kurbinit. Nga ana e Austro-Hungarisë konsiderohej se Nikollë Kaçorri po sillte telashe/kokëçarje je vetëm për figurat kryesore osmane, por dhe krijonte konflikt në mes atyre osmane dhe atyre të  Austro-hungarisë – Vjenës. Dhe, Nikollë Kaçorri ndiqet dhe emigroi në zonat e Malësisë se Krujës.

Imzot Nikollë Kaçorrin e gjejmë edhe në Kongresin e  Alfabetit  shqip në Manastir, i cili u mbajt në vitin 1908- ishte si delegat i Durrësit. Aty ai ishte përmendur si njeri nga ”Mendjet e Ndritura të Kombit”, si Mit’hat Frashëri, At’Gjergj Fishta, Ndré Mjeda, Xherazim Qiriazi, Shahin Kolonja, Sortir Peci, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Hil Mosi, Mati Logoreci dhe të tjerë. Në mesin e 50-të delegatëve dhe 200 të ftuarve, nderi i takoi që të hapte punimet e këtij Kuvendi, me rëndësi të jashtëzakonshme për popullin tonë.

Agron Shehu – drejtor i Muzeut të Pavarësisë në Vlorë: “NK nuk ishte thjeshtë një atdhetar në Qeverinë e Vlorës si nënkryetar i saj, por ka edhe kontributin e kahershëm, sidomos kontributi i tij për Alfabetin e Gjuhës Shqipe që u mbajt në Manastir më 1908. Tashmë kishim disa alfabete të gjuhës shqipe dhe pikërisht për këtë në Kongresin e Manastirit u bë unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që pak a shumë është ai alfabet që e kemi sot!”

Burimet historike flasin për një personalitet të Lartë të Nikollë Kaçorrit tek shqiptarët, pa dallim feje.Ai ishte angazhuar drejtpërdrejtë në Kryengritjet e Shqiptarëve në Kosovë më 1910 – përshkak të veprimtarisë se tija, arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht, po dërgoheshin armë.gjete një letër ku shkruhej: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej Nikollë Kaçorrit që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes së Kosovës dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e Mbishkodrës.”Prof. dr. Muhamet Shatri, historian, studjues-Prishtinë: “Imzot Nikollë Kaçorri ka qenë njëri ndër udhëheqësit më të shquem të Lëvizjës tone Kombëtare. Ai ka pasë një rol të veçantë në unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkatësisht të Bashkimit të Forcave dhe unifikimit të Kryengritjeve shqiptare në bashkëpunim me kryengritësit e Kosovës, dhe në vitin 1910, e veqanërisht në vitin 1912 edhe malësorët e Shqipërisë, të cilët kishin fillua kryengritjen më 1910 dhe pas përfundimit të Marrëveshjës Shqiptaro-Osmane, ta ndërpresin luftën, ku tani ekziston reziku se shqiptarët, të cilët kishin bërë një luftë 500 vjeçare me ta, të përgatitën për një luftë edhe më të ashpër kundër Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, që donin t’i gllabronin tokat shqiptare dhe shqiptarët duhej të ishin të bashkuar më tepër se kurrënjëherë më pare.

Roli i tij në këtë çështje është shumë i rëndësishëm: ai ka pasë lidhje dhe me kosovarë, veqmas me Udhëheqësinë e kryengritjesnë Kosovë, Isa Boletinin etj. që luftonin kundër forcave të Haxhi Qamilit, e që ishin në mbrojtje të forcave të Princ Vidit. Ai ka qenë një faktor i rëndësishem për afirmimin e Shqipërisë, e të cilin e ka çue/dërgua Evropa dhe si të tillë e kanë pranuar shqiptarët dhe janë vue në mbrojtje të tij.Imzot Nikollë Kaçarri ka qenë njëri ndër ta që edhe me Isa Boletinin kanë qenë në një front të përbashkët, por edhe mirëditorët edhe njerëzit e krahinave të tjera janë gjetë në një front të përbashkët.”

Veprimtaria e bujshme atdhetare, kulturore dhe arsimore e NK po ndiqej hap pas hapi nga autoritetet osmane. Pritej momenti që të gjëndej një pretekst që ai të arrestohej e të denohej. Kjo ndodhi pikërishtë me 18 qershor 1910.

Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: ”Kemi gjetë në arkivin tonë dokumente të Gjyqit të famshëm që i bëhej atij kur vijnë xhon-turqit në pushtet, ImzotNikollë Kaçorri të denohej. Ka një Proçes gjyqësor kundër tij; akuzohej se ka sjellë armë – kontrabandë.”

Edhe pasi u lirua nga burgu Nikollë Kaçorri mbeti përkrah figurave  të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai është një nga autoret e Kryengritjes për Shqipërinë e Mesme. Në këtë kohë  kishte lidhje me figura të shquara. Krahu e djathët i tij kanë qenë pa dallim – muslimanë e katolikë, por njeriu më besnik që i qëndronte pranë ishte Shtjefen Kaqulini, një figure që nuk iu nda asnjëherë dhe që me një besnikëri shumë të madhe gjithënjë i mbeti besnik. Në Kryengritjen e viteve 1910, 1912-të, ka qenë Lidhës kryesor i Shqipërisë së Jugut me Shqipërinë e Mesme, se përgatitej të shpërthente një kryengritje. Mirëpo, Komiteti i kryengritësve që ishte në Sara Seltik të Krujës, donte të dinte se me “çfarë njerëzish” rrinin këta në Jug, dhe dërguan një figurë patriotike, që ka qenë Sali Nivica, ndërlidhësi i korespodencës me Saliun e me këta të Jugut ishte  me pseudonimin “Kurora”.

Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: “Edhepse NK ishte burgosur njëherë, ai ishte reshtur, nuk e frikësoi burgu, nuk u frikësua përpara asgjëje, atdhéu ishte mbi gjithçka.

Arrestimi i Imzot Kaçorrit u prit me indinjatë nga shqiptarët kudo që ndodhëshin, duke organizua edhe protesta për këtë veprim të autoriteteve osmane.Një protestë e tillë u organizua në Boston të SHBA-së, më 23 tetor 1910, pjesëmarrësit të së cilës e përkrahnin Imzot Kaçorrin – ”njeriun e barbarisë aziatike”, të cilët po e paguanin me kokë dhe gjakun e tyre – dashurinë për Shqipërinë. Në momentet kulmore për popullin tonë, më 28 nëntor 1912, Imzot Kaçorri gjëndet në Vlorë, duke qëndruar krah për krah me Ismail Qemalin e atdhétarët tjerë. Ai firmosi/nënshkroi Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë menjëherë pas Ismail Qemalit, kuri thotë Ismail Qemali: ”Urdhno zoti Kaçorri!” Akti i Shaplljës së Pavarësisë u kurorëzua me ngritjen e Falmurit Kombëtar Shqiptar. Kuvendi i Vlorës e zgjodhi Imzot Kaçorrin Zëvendëskryeministër. Dëgjohet zëri i Luigj Gurakuqit: ” Delegatët e Kuvendit NJËZËRIT    VENDUAN  QË SHQIPËRIA TË BËHET NË MVETE, E LIRË E MOSMVARNE

Prof. Dr. Muhamet Shatri, studijues – Prishtinë: ”Roli i Imzot Kaçorrit është shumë i madh dhe si Nënkryetar i Qeverisë së Parë të Vlorës. Ai i ka dhënë autoritet edhe Bashkimit Ndërkonfesional, ”se para Evropës kemi dalë, jo si mbeturina të një populli aziatik, siç pikërisht kanë thanë ata të tjerët, por si popull, i cili ka një dashamirësi vëllazënore dhe se Qeveria e Vlorës ka qenë e përbërë prej njerëzve të Krahinave dhe Konfesioneve të ndryshme”- ka qenë një shëmbull ”sui generis”- i papërsëritshem në historinë e diplomacive dhe të Evropës Juglindore!”

Imzot Kaçorri, në vitin 1912-të ishte një figurë e shquar e Lidhjes se Kryengritësve Shqiptarë, dhe ishin këto arsye që në vitin 1912-të, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, NK ka qenë Krahu i Djathët i Ismail Qemalit, ku dhe u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit, dhe Zëvendëskryeministri i Parë, pra  Nënkryetari i Parë i Qeverisë së Vlorës.

Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: “Është pikërisht kjo ndërtesë ku Qeveria e Parë Shqiptare, që quheshe në atë kohë “Qeveria e Përkohëshme” ka kryer veprimtarinë e vet në këtë godinë që është mbi 100 vjeçare. Këtu u vendosen: Kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, kabineti i ministrave, sekretarët, të cilët punuan gjatë gjithë periudhës se kësaj Qeverie.

Dom Damjan Kurti, famullitar i Durrësit: ”Në Vlorë, kur janë mbledhë patriotët e mëdhaj, NK ndër ta ka qenë më kryesori, se shumë delegatë kanë thonë: ”…po këtu âsht ushtrija turke, âsht xhandermëria turke, e na po e ngrehim këtu Flamurin e Pavarësisë, po kjo ushtri e kjo xhandarmëri shka bôn këtu me né?

Atëherë Imzot Kaçorri  i ka thânë Fjalët e Famshme: ”Me vdekë se me vdekë, ma mire po vdesim sot me nder’, se me vdekë nesër pa nder’!” 

 Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: ”Merita e madhe e kësaj Qeverie ishte së bashkë që të tri konfesionet fetare në një bashkëqeverisje: dhe komuniteti musliman që ishte i madh për nga numëri dhe komuniteti katolik dhe komuniteti ortodoks. Pra, komponimi që iu bë Qeverisë Shqiptare ishte jashtëzakonisht i madh. Pra, u futen 3 komunitetet fetare dhe u tregua se atdhéu ishte mbi gjithçka. Të trija këto komunitete duhej të kontribuonin për Çështjen e Madhe, që ishte Çështja Kombit Shqiptar.”

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit – Tiranë, krahas fjalëve tjera të çmueshme, ruhet një dorëshkrim prej 28 faqesh me këngë popullore shqiptare, të mbledhura në vise të ndryshme nga Imzot Kaçorri. Emri i tij radhitet përkrah figurave të shquara të folkloristikës shqiptare, si ai i Dom Kurtit, Shtefën Gjeçovit, Bernardin Palajt, etj. Imzot Kaçorri zotëronte shumë gjuhë të huaja si: italisht, latinisht, gjermanisht e frëngjisht. Përveç se një klerik dhe atdhétar i devotshëm, ai kishte krijuar tashmë profilin e një intelektuali në zë.

Imzot Nikollë Kaçorri kalon në amshim më 29 maj 1917

*Në fillim të majit të vitit l917-të, pas rëndimit/përkeqësimit të gjendjës shëndetësore, ngase vuante nga ulcera në stomak dhe në zorrë, Imzot Nikollë Kaçorri shkoi për t’u  mjekuar në Sanatoriumin e njohur të Vjenës, por pa sukses. Më 28 maj 1917-të, në orën 3 të natës, sipas dëshirës se tij iu dha Sakramenti i Pajtimit dhe mori Përshtegëtimin. Ndërsa më 29 maj 1917-të kaloi në amshim.Ceremonia e varrimit iu bë më 29 maj në Varrezat e Vjenës.

Për t’i bërë nderimet e fundit, kishin ardhë zyrtarë të Lartë të Perandorisë Austro-hungareze, bashkë-atdhétarë të shumtë në Austri, ish Komandanti i Krahinës së Tiranës Feld Marshall Lejtnant Braun, e të tjerë. Vdekja e Nikollë Kaçorrit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar e austriak të asaj kohe. Por, këtu nuk përmbyllet kapitulli mbi jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh të Kombit tonë. Në dhjetëvjeçarët vijuesë mbi té do të rëndoi harresa e pamerituar dhe një lloj dënimi i heshtur. Emri i tij do të përmendej rrëshqitazi, sa për të plotësuar koloritin e mozaikut të dizajnuar nga diktatura. Historianët nuk do gërmonin më shumë fakte për té, ose do t’heshtnin plotësisht për të mos u ngatërruar me strukturat e diktarurës.

Ishte e vështirë për të shkruar për Imzot Nikollë Kaçorri, sepse kleri katolik në këtë kohë persekutohej dhe ishte sikur një paradoksale që rrezikonte edhe atë që merresh/merrej me këto figura. Megjithatë, unë në këtë kohë, pa marr parasysh rrezikun që mund të më kanosesh/kanosej, dashuria për Figurën, dashuria e madhe për vlerat e kësaj  Figure – nisa hulumtimin e tij. Shfrytëzova një doument shumë të  pasur nga Arkivi  Vjenës, tjetrin nga Arkivi i Romës,mëpastaj  nga arkivat greke, nga arkivat e Vatikanit dhe, në mënyrë tepër të veqantë, nga arkivat turke. Dhe,Imzot  Nikollë Kaçorri më delte një personalitet që thellë nga Atdhéu nuk u shkëpuste.

Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qëndror të Shtetit – Tiranë: “Në 50 vjetët e diktatures komuniste, u mësuam që klerikët e cilësdo bestytni, qofshin ato ktolikë, ortodoks apo dhe muslimanë, u panë apo u etiketuan si ”njerëz që nuk e kishin dashur atdhéun – kombin. Por në vitin 1967 qe goditja e egër. Kanë arritur të shpëtohen me nxitim disa nga dokumentet.

Në  Aktin e Shpalljes së Pavarësisë se vendit, mundoheshin aq shumë të fshihëshin emra të atyre që ishin firmëtarë/nënshkrues të kësaj copëze letre (dhe tregon Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 – vërejtj eautorit – i.h.), si psh. emri i Imzot Nikollë Kaçorri nuk përmendej, ashtu edhe emri i Vehbi Agollit, edhe ky klerik musliman aq i nderuem, të dy vijshin nga Dibra.”

Pas një pune kaq të palodhshme të Misionit katolik në Vjenë, nën udhëheqjen e priftit kosovar Don Pren Kola, me ndihmën e bashkatdhétarëve në Vjenë, e sidomos të familjarëve të Nikollë Kaçorrit, u gjet varri i tij, e më pas u organizua dërgimi i eshtrave në atdhé, ku u rivarros në tokën  mëmë.

Don Prend Kola – Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare në Austri: ”Referencat dhe një paradije për vendin ku  gjëndej varri, por ishte viti i parë i imi në këtë Mision në Vjenë dhe ardhja e tij, mund të them se ishte nxitje dhe pastaj unë e mora punën, kuptohet me veprimtarët e Misionit dhe ndër ta duhet patjetër të kujtoj dhe të falënderfoj z. Pjetër Logorecin dhe Kastriot Dedën. Ky i pari  dha një ndihmë të veçantë, sidomos me gjetjen e t’hollave/parave për bartjën e eshtrave, të cilën e bëri Institucioni i Kulturës dhe Shkencës pranë Ministrisë Austriake.”

Dom Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Âsht shumë me randësi, që 100 vjet nuk e kemi dijtë ku e ka vorrin Nikollë Kaçorri. E kemi dijtë se patrioti ka vdekë i ri – 55 vjeç, që e kanë vorrosë po, po vendin jo! E këtu ka lujt n’i rol shumë pozitiv Dom Pren Kola: ky me lidhjet e veta, me Bashkësinë e Vjenës, me pyetjet që ua ka bâ atyne, ata i kishin pasë skicat e 1917-tës se: ”Më 1917-tën ka vdekë Imzot Nikollë Kaçorri  në Vjenë dhe aty në vorrezat e Vjenës âsht vorrosë!” Edhe Dom Pren Kola e gjeti vorrin e tij edhe na mundësoj që, me patriottët tjerë që jetojnë në Vjenë, ti marrin eshtnat e tij dhe ia pruen këtu, dhe ai tash pushon në Kishën e vet ku ka punue 30 vjet, aty i pret t’ngjallnit e të vdekunve.”

Çdo aksion që mund të marrin xhonturqit kundër shkrimit shqip  e alfabetit latin në Krujë, do të ishte i pasuksesëshëm.

Imzot Rrok Mirëdita, Arqipeshkv i Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë: ”Nikollë Kaçorri qëndron në themelet e Shtetit Shqiptar me të gjitha kuptimet e fjalës kremerin.

Se pari, se ka pasë bindjen se shqiptarët nuk munden të prisnin më  për t’u çliruar nga sundimi i gjatë otoman, dhe kjo bindje e ka shtyr të angazhohet për të përgatitë mendërisht, kulturalisht dhe politikisht popullin shqiptar për Shpalljen e Pavarësisë.Së dyti, sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur nga Triesta për të Shpallur Pavarësinë e Shqipërisë se Mosmvarne. Dhe pasi bëhet Shpallja e Pavarësisë vihej në pasiguri ndodhja e tij dhe e këtij qyteti, përshkak të pretendimeve të armiqëve për ta sulmuar këtë qytet, bëjnë sigurimin e këtij delegacioni drejt Vlorës.Së treti, sepse në Vlorë, jo vetëm se vuri firmën/nënshkrimin përskajt të Ismail Qemalit por ishte ndër personat e parë  që valviten për herë të parë Flamurin e Shqipërisë se Pamvarne, ku dhe u bë zëvendëskryeminstri i parë i Shtetit të Ri Shqiptar.”Dr.Sali Berisha, Kryeminstër i Shqipërisë: ”Nikollë Kaçorri u përket atyre burrave të cilët dhanë për këtë Komb dhe për këtë vend më shumë se kushdo tjetër, për lirinë, mëvetësinë, dinjitetin e tyre.Nikollë Kaçorrit shndërroi dioçezën e ti, jo vetëm në një Kështjellë të besimit të Krishtit e të Zotit, por në një Kështjellë të besimit të pathyeshëm tek Flamuri dhe Shqipëria. Por, porosia e Krishtit tek Nikollë Kaçorri ishte: ”JEPI SHQIPËRISË ATË QË I TAKON!”Dhe, ky Burrë i Madh i dha Shqipërisë, i dha Flamurin, atë që i takon, ja se pse:Në Mbledhjen e Parë të themelimit të Pavarësisë, etërit e saj, me unanimitet të plotë, do t’përcaktonin, do të zgjidhnin Nikollë Kaçorri si Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Parë të Shtetit të Parë Shqiptar. Ky ka qenë arqitekti i kësaj Pavarësie!”Don Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Né jemi krenarë që Nikollë Kaçorri, popullit të vet ia drejtoi rrugën, rrugën e Pavarësisë, edhe me të vërtetë, pasi e tregoj këtë rrugë edhe né do të ndjekim, sepse Nikollë Kaçorri ishte njeri i madh, e meriton këtë nderim: sot po rivarroset në Kishën e Tij Nikollë Kaçorri – njeriu të cilin e ka edukuar kombëtarisht Lura e tij, vendi i tij, e kahdo që ka shkue, ka jetue me zemër të pastër, me shpirtësinë e tij, duke e nderue popullin e ve , edhe për Shpalljen e Pavarësisë ka pasë merita të mëdha, për këtë arësye né sot, po e nderojmë njeriun tonë Nikollë Kaçorrin.”Imzot Nikollë Kaçorri, biri i Krej Lurës, biri i një nëne muslimane e i një babai katolik, u bë biri i Kishës katolike. Ky Lis i Madh, në të cilin ranë shumë stuhi, ky shqiptar i kulluar, u bë shkamb dhe burrë i Lartë i Shtetit, u bë ndër viganët, autorët dhe themeltarët e Shtetit të Parë Shqiptar – që nga i Madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e këndej.Ai ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme kulturoret ë Kombit tonë, prandaj me të drejtë mund të themi se jeta dhe krejt aktiviteti i tij janë shëmbull i veqantë se si duhet të  qëndrojmë besnik idealit tonë njerëzor dhe kombëtar.

 ***

P  Ë  R   F  U  N  D  I  M     

       Njeriun e bëjnë të madh, të njohur e të pavdekshëm, veprat e tija. Ai e bën të Madh e të njohur popullin dhe vendin e tij. Trupi, sado i fortë, i bukur dhe i shëndoshë të jetë, prapëseprapë një ditë tokë do të bëhet. Mendimi, po të jetë i dobët, nuk i duket ndikimi edhe kur njeriu është i gjallë, po të jetë i fortë – mendimi mbetet gjallë edhe pas vdekjes së tij. Jeta e njeriut i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shenohet e në fund ai shënim lexohet. Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë  parashutës se aeroplanit, e cila, përderisa rri e mbyllur  nuk shëben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.  Pata  privilegjin e madh, që këtë herë të shkruaj për një bashkëkombas, i cili, në radhë të parë, me të arriturat e tij, me veprimtarinë e vet intelektuale e kombëtare, me inteligjencë të lartë, me punët dhe veprat e tij dallon për shumcka nga të tjerët, nga se angazhimi i tij veqanërisht   veprimtaria e dënjë për Çështjen Kombëtare, e bëjnë që vërtetë të është i veqantë. Ky është Imzot Nikollë Koçorri, bir i një nëne muslimane e një babai katolik, që kurrë nuk bëri dallime ndërfetare. Ideali i tij ishte Feja, Flamuri dhe Atdheu i lirë. *Historianët dhe studijuesit Kosovarë e kanë një obligesë/borxh të veçantë: të merren më seriozisht me studimin dhe shkrimin e mirëfillët për Imzot  Nikollë Kaçorrin, në mos jo për të tjerat – së paku për këtë të vërtete të madhe historike:Në vitin 1910, përshkak të veprimtarisë se tija, Nikollë Kaçorri arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja ”… në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht’, po dërgoheshin armë.” Ata i gjeten atje një letër të këtij Burri të Madh, këtij atdhetari e patrioti, të këtij dashamirësi të popullit të vet shqiptar, pa dallim feje a konfesioni, në të cilën letër ky vet kishte shkruar: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes në Kosovë dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e mbishkodrës.

Është madhështore për një popull të vogël, kur nga gjiri i tij dalin njerëz, poashtu të vegjël, por bashkë me kohën  bëhen të mëdhenj  e të njohur dhe popullit e vet e bëjnë të madh e të njohur.Historia e njerëzimit na ka treguar gjithmonë se hapat e mëdhenj i kanë bërë njerëzit e mëdhenj, që vendin e vet e kanë çuar përpara.Në kujtesën e paharruar të një populli mbetët vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira dhe ai popull e ka dashur.

***

Filed Under: Histori Tagged With: Imzot Nikolle Kacorri, Ismet Hasani

KADELIZMI NË PD, PARLAMENT DHE SHOQËRI

November 1, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Ne Foto: Gjovalin Kadeli me ish Kryeministrin dhe Kryetarin e PD, dr. Sali Berisha/

Merkatoja në Parlamentin e Shqipërisë e bëri deputetin e PD Gjovalin Kadeli të shitej rishtas. Është e treta shitje rradhazi. Brenda disa muajsh, ai kaloi nga deputet i PS, tek PD dhe tani tek LSI. Për këto lëvizje kaq energjike sa majtas djathtas e prapë majtas, Kadeli përbën prototipin e trafikut të deputetëve – ose ndryshe fenomenin e kadelizmit, i cili ka depërtuar në çdo qelizë të jetës shqiptare, duke filluar nga PD, Parlamenti dhe shoqëria, që është shit-blerja pa asnjë moral, vetëm me qëllim përfitimi personal.
E nisim nga PD – e cila u dënua nga verdikti i sovranit më 23 qershor sepse e aplikoi pa asnjë limit fenomenin e kadelizmit. Kopje si Kadeli, PD ka të paktën disa deputetë, që përfaqësojnë kahe të ndryshme politike, por e kanë fituar karriken e deputetit me votuesin e PD. Kastriot Islami është një tjetër syresh. Nard Ndoka po ashtu. Koncentruar tek numri dhe aspak tek vlerat, nga PD e 22 marsit 1992 nuk ka mbetur më asnjë shenjë. Tani ka filluar të përjetojë të tatëpjetën, konsekuencat dhe pasojat e makiavelizmit vulgar, se për hir të pushtetit nuk ka asnjë ligj dhe parim që e ndalon. PD jo vetëm që nuk blen më dot deputetë, por as nuk është në gjendje që t’i mbajë as ata që ka blerë dhe as të vetët, sepse merkatoja ka rënë fare, deri aty sa PD nuk e preferon më as skota Kadeli. Degradim, deklin, disfatë quaje si të duash. Pa ideale dhe me fuqi blerëse zero, sepse PD tani s’ka më kolltukë, s’ka më tendera, s’ka më as kredibilitet, s’ka më miq, s’ka më asgjë. Edhe nga këta 40 deputetë që ka de jure, shumica janë pa asnjë lloj kontributi, veç të katapultuar nga ish-lideri historik, të cilit klanet brenda PD-së ia llogarisin edhe blerjen e Kadelit. Edhe Kadeli vetë ashtu thotë për gazetat. „Kisha kontratë me Berishën“! Gallatë e madhe! 
Kadeli nga një ish-deputet mediokër, tashmë është kthyer në një figurë interesante për kryetitujt dhe faqet e para të gazetave e lajmeve të televizioneve të Tiranës. Në fakt, ky është modeli bruto i deputetit të parlamentit të Shqipërisë. Që gdhihet majtas e ngryset djathtas, e pastaj mesnata e gjen në një tjetër parti. Kadeli po përrallis se largimi i tij nga PD tek LSI është kthim në origjinë. Tani problem është origjina e PD-së. Një gjë është e sigurt, se PD e sotme nuk ka lidhje me PD e para 23 viteve, kur populli i besonte dhe kur rreth saj afroheshin figura dhe njerëz me vlera, si Pjetër Arbnori me shokë. PD e sodit e ka kredibilitetin e Kadelit. 
Ndërkohë largimi i Kadelit, i ka kthyer në shurdh-memecë, ata që u tradhtuan më së fundmi prej tij. Heshti edhe ai që e bëri për vete Kadelin përpara disa muajsh. Vetëm kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se „Kadeli iku për interesa vetjake, por nuk e dëmton PDnë“! Nuk ka deklaratë më qesharake se kjo. Ndërsa të tjerët në PD menduan se mbrojtja më e mirë për t’ia bërë vetes së tyre nga Afera Kadeli është rritja e agresivitetit të deklaratave kundër maxhorancës. Berishës i takonte të parit që të bënte një koment. Sepse ai i ka shumë qejf komentet. Kujtoni se me çfarë triumfalizmi folklorik ish-kryeministri do të shpallte deri në Facebook fitoren e votës së blerë të Kadelit. Ja çfarë prodhoi largpamësia e liderit historik. Shiheni vetë se si Kadeli fluturoi nga ish-blerësi tek blerësi i ri dhe kadelizmi është kthyer në sindromën malinje të politikës dhe shoqërisë shqiptare.
Në muajin prill 2013 Sali Berisha ishte në ekstazë nga blerja e Kadelit, ndërsa tani në fundtetori 2013 hesht. Në fillim prilli Berisha ishte në apoteozë të retorikës, ndërsa tani rastin Kadeli e kalon në retiçensë të plotë. Po ku i shkoi ironia Berishës? Ku i vajtën kalamburet? Sepse largimi i Kadelit meriton një koment prej oratorisë së tij gjëmuese. Koment pritej edhe prej Jozefina Topallit, e cila na pozon rezëllitëse në Facebook nga një zyrë luksoze që posa ia ka dhuruar Ilir Meta. Me meritokraci padyshim! Se e çoi Shkodrën në humbje! Por opinioni publik dëshiron që t‘ia dëgjojë zërin se si zonja Topalli do ta komentojë trafikimin më të freskët të Kadelit, i cili sot është deputet i LSI, me votat e PD-së. E pra, flisni, ku shkoi elokuenca e lidërshipit të PD-së, ku mbetën shpotitë, talljet, rromuzet. Kllouniadat ku mbetën. Apo prapë në sulm për t’u mbrojtur, duke e përçunduar moton e njohur të gjeneralit dhe strategut ushtarak prusian Carl von Clausewitz sipas të cilit “Sulmi është Mbrojtja më e mirë” – “Der Angriff ist die beste Verteidigung.” Carl von Clausawitz ishte shefi i shtabit në luftrat Franko-Prusiane kundër Napoleonit deri në betejën përfundimtare të Waterlosë. Teoria e tij e luftës mbështetej në një moral të pastër, por ajo u shfrytëzua si nga marksistë leninistët deri tek akademitë ushtarake sovjetike. Në kuptimin e von Clausewitz, mbrojtja më e mirë bëhet përmes sulmit, por jo si metodologji ortodokse për t’i dezertuar së vërtetës. Ashtu si vepron sot opozita. Së cilës nuk i skuqet më faqja për asgjë.

Këto ditë Presidenti Obama paraqiti shefin e ri të FBI-së. Në mbi 100 vite histori, Jim Comey është shefi i shtatë i Byrosë Federale Investigative. Në takimin prezantues Obama tha se: “Besnikëria, Trimëria dhe Integriteti që është Motoja e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për sigurinë e vendit, ndërkohë që Jim Comey, lideri i ri i saj i jeton në çdo moment të ditës principet e përmendura në moton më lart”.
E pra, në fjalorin e politikës shqiptare nuk ekzistojnë më fjalët, “kompetencë”, “aftësi”, “meritokraci”,”talent”, “besnikëri”, “ndershmëri”, “integritet”. Këto fjalë politika i ka hequr edhe nga falori i gjuhës shqipe, duke ushtruar ndikimin fuqishëm që këto fjalë t’i harrojë se ekzistojnë edhe vetë shqoëria shqiptare e cila po ashtu është infektuar nga kadelizmi. Por kësisoj nuk mund të vazhdohet më. Kadelizmi duhet të izolohet në karantinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, kadelizimi i Parlamentit, PD

MITROVICA, QYTETI I NDARE, BASHKIMI DUKET I LARGET

November 1, 2013 by dgreca

Nga  Beqir SINA-Reportazh nga Trojet Shqiptare/

 MITROVICË : Në ballafaqimin politik mes Prishtinës e Beogradit se kush e kontrollon dhe qeveris Kosovën në veri të lumit Ibër, qytetarët e Mitrovicës harrohen lehtë. Deri më sot debati mbi Mitrovicën është përqendruar në çdo gjë përveç se në nevojat dhe brengat e përditshme të qytetarëve. Shumë pak dihet për nevojat e përditshme të njerëzve atje dhe sesi realitetet në veri dhe jug të lumit Ibër dallojnë dhe përngjajnë.Për këtë arsye asnjeri deri më tani ka marrë përsipër të identifikojë ‘realitetin’ në terren nëpërmjet analizave skenuese, dhe atyre çfarë ka ndodhur dhe ndodh thuajse në jetën e përditëshme atje.. Ekzistojnë shumë nevoja të përbashkëta që mund të shërbejnë si bazë për një lloj tjetër dialogu mes dy komuniteteve – një dialog që bashkon e jo të jetë ndarës, si ky që është realitet, pavarësishtë asaj “vellos” së propogandës politike, që përdoret e sidomos kur vjen koha e fushatave zgjedhore..Sipas një studimi të një instituti të pavarur thuhet se në Mitrovicë të diplomuarit nga universiteti, të rinjët në përgjethësi duke u ndeshë me papunësinë dhe pakënaqësinë, politike , shoqërore dhe sociale, “nuk gjejnë rrugë tjetër përveçse të ikin nga qyteti i ndarë. Shqiptarët ikin në më së shumti në kurbet – emigrim por edhe zbresin edhe më poshtë në metropolin e Kosovës në Prishtinë në kërkim të një pune dhe një jete më të mirë. Pra në cilindo këndëvështrim, mund të thuhet me “plot gojë” se “Mitrovica po braktiset nga njerëzit që pretendojnë se janë të gatshëm ta mbrojnë atë me jetën e tyre”.Si duket, “armiku” më i madh i Mitrovicës tani për tani është ndarja etnike por edhe papunësia, varfëria, mungesa e perspektivës ekonomike dhe shërbimet e varfëra publike, mes të tjerash. Të gjitha këto së bashku e bëjnë jetën të padurueshme në këtë qytet, dikur qyteti më i industrializuari në Kosovë.  Por, megjithë problemet e sipërpërmendura, qëllimi nuk është të dëshmohet sesi jeta në Mitrovicë është e zymtë dhe e pashpresë…..! Sepse, aty ka jetë dhe gjallëronë, shqiptarët janë të vendosur dhe besojnë tek politkanët, dhe sidomos se qeveria do ta zgjidhë shumë shpejt edhe këtë çështje dhe problem që ka Mitrovica. 

   Dhe që ajo do të frymojë e do të jetë pjesë e gjithë Kosovës, pa asnjë kurr farë ndarje, as me bllokada dhe as me ngritjen e institucioneve paralele qofshin ato legale apo ilegale, as që vihet në dyshim tek qytetarët e saj për ketej lumit Ibër.  Përkundrazi, qëllimi është që të tregohet se për problemet që ekzistojnë, ka edhe zgjidhje përtej politikës dhe retorikës së përditshme sidomos sa herë që ka zgjedhje.Qeveria e Kosovës megjithëse se ka bërë shumë për aq sa ka pasur edhe “kufirin” për të bërë, duhet të jetë më kategorike në trajtimin e nevojave të qytetarëve të Mitrovicës, dhe problemeve të ndarjes së këtej dhe përtej lumit Ibër. BE-ja duhet të tregojë lidership të vendosur dhe të rrisë dukshmërinë e saj në veri.Shqiptarët dhe serbët vazhdojnë të jetojnë të ndarë në këtë qytet që nga tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe vendosja e misionit të OKB-së e forcës paqëruajtëse të NATO-s më 1999.”Kjo për faktin se serbët ende jenë të motivuar, të shtyrë dhe të nxitur nga Beogradi, për arsye se ata besojnë se kanë një përkrahje të fuqishme nga udhëheqësit politik në Beograd, por edhe nga vet Rusia,një shtet slllavo ortodoks që nuk e njeh ende Kosovën për shkak të interesave të saj strategjik me Serbinë”    Simbas të dhënave thuhet se mbi 15 mijë shqiptarë qenë zhvendosur pas luftës nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe pronat e tyre janë uzurpuar nga qytetarët serbë, të cilët ishin zhvendosur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe pjesën jugore të Mitrovicës me shumicë shqiptare.Vitet e fundit shumë pak prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre. 

     Një qytetar shqiptar, që nuk deshi t’i përmendet emri, thotë se ” ika humbur shpresat se një ditë do të mund të kthehet për të jetuar në pronën e tij në veri të Mitrovicës, të dominuar nga serbët.”Sipas të gjitha gjasave është vështirë të organizohet kthimi jonë në veri, sepse kemi dështuar qe 8 vjet,” thotë ky qytetar i Mitrovicës.

 Situata e sigurisë në Mitrovicë paraqitet e qetë, por ajo që shihet qartë është se si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë një dozë frike dhe shqetësimi pas disa ngjarjeve që kan ndodhur sidomos ato me vendosjen e ekspolzivit në shtpitë e shqiptarëve në veri, ose si ato të vënjes së zjarrit të pikave doganore dhe bllokadave të viteve të kaluara.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë pranuar se në veri të Mitrovicës vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele, por autoritetet thonë se nuk do të lejojnë askend ta marrë ligjin në duart e veta dhe se edhe zgjedhjet lokale do të mbahen simbas ligjeve të përcaktuarar nga Prishtina.

Për të ditur se sa e thellë është ndarja ende në Kosovë, mes serbëve që janë pakicë(minoritet) dhe shqiptarëve që janë shumicë ( diku aty 96 %) ju duhet patjetër të vizitoni dhe të shikoni me syt e tu, vetëm në qytetin e Mitrovicës. Një qytet, ky, karakteristik i Kosovës, qytet, që të paktën sipas regjistrimeve më të fundit i ka 71,601 të banorve, të cilët megjithëse serbët sa “një grusht” i kanë “prerë” në dy pjesë. Ndarje, kjo që nisë në mes të urës ku vendkalimi, aty, është i bllokuar nga një masivë dheu, i përzijerë me zhavorr e gurë, që qëndron si dhe vorri në mes të urës..

  “Heshtje Varri”,

 “Heshtja është vdekja” nënkupton veprim, veprim i rezistencës dhe veprimit të daljes nga kjo situatë. Nga ana tjetër, demokracia institucionale, thuhet se krijon një barasvlerën mes heshtjes dhe vdekjes që siguron se ne jemi vazhdimisht, të gjitha, i heshtur dhe i vdekur. Pushteti nuk duhet të jetë i ndarë dhe mëdyshes për t’u mbrojtur nga efektet e fjalës dhe veprimit. Megjithse, ajo “Heshtja” është e shurdhër, dhe gjithnjë e tjetërsuar nga “fjalimi” dhe se nuk është “veprimi”. Çfarë i paraprin çdo gjëje, për të vepruar dhe që është domosdoshmëri për të gjetur të vërtetën, dhe bashkuar pjesën e ndarë, të veriut të Kosovës në kufi me Sërbinë, bllokuar me barrikadat, ngritur me objekte inerte, drunjë, masivë dheu, të përzijerë me zhavorr e gurë .

 Para Luftës së Kosovës të vitit 1999, Mitrovica, megjithë zonat për rreth saj kishte një popullsi të vlerësuar nga OSBE-ja, me 116.500 njerëz. E cila, do të përbëhej nga 81% prej tyre shqiptarë të Kosovës, serbët 10% dhe pjesa tjetër etnive të tjera (kryesisht Roma dhe Boshnjak). Shumica shqiptarëve jetonin brenda në qytetin e Mitrovicës, e cila, ishte atëhere e pandarë, kur vetëm qyteti kishte një popullsi prej 68.000 banorë – 71%, e tyre, ishin shqiptarë të Kosovës, dhe rreth 9.000 njerëz ishin jo shqiptarë, serbë që së bashku me Roma dhe kombësive të tjera, thuhet se përbënin 10,141 njerëz.

Sipas, një qytetari që banonte aty afër urës, i cili nisi të na tregojë, tha se “Shqiptarët e Kosovës kanë jetuar në të gjithë qytetin, ndërkohë, që shumica e serbëve jetonte në anën veriore, të ndarë nga pala shqiptare, kryesisht në jug nga ana e lumit Ibër. Por, theksoi ai mbas luftës aty janë vendosur edhe Sërbet që erdhën nga qytetet e tjera të Kosovës, duke ozurpuar pronat dhe disa shtëpitë e shqiptarëve, të cilët u përzunë me forcë gjatë luftës(mars – qershor 1999)”.

Tani, që Sërbët e Kosovës, kanë marrë tërë kontrollin në anën veriore të lumit Ibër, pjesës së tjetër të qytetit, kur afrohesh aty, sidomos, natën, të “futë – frikën”, ajo të duket si në filmat “Ghost”. Mbasi, në anën tjetër të qytetit, vetëm disa metra larg zhurmës dhe jetës plot frymë të shqiptarëve, mbizotronte një “Heshtje Varri”, në terrin e anës tjetër. Vetëm disa metra larg barrikadës, nuk “pëptinte” asgjë!. Një patrullë policie që qëndronte në anën e shqiptarëve, na tha se “shqiptarët, janë të refuzuar për të u lejuar, për të kaluar urën mbi lumin Ibër”, andaj as ne s’mund të kalonim barrikadat, e ngritura nga Sërbët e anës tjetër.

Mirëpo, Mitrovica, ku më shumë se 99% e tyre janë shqiptarë të Kosovës – të cilët mbas luftës u shpërgulën me forcë dhe dhunë nga policia, dhe ushtria serbe, jeta vazhdon me shqiptarët. Ata janë nga ata shqiptarë, që janë kthyer nga kampet e refugjatëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë – dhe janë duke bërë një jetë më se normale. Aty vjen “era” Kosovë …mbasi janë Shqiptarët, ata të cilët i japin jetë qytetit të ndarë, i japin frymë dhe e vitalizojnë atë si gjithë qytetet e tjera të Kosovës.

Një djalë i ri shqiptarë, që na shoqëronte me makinën e tij – na tha se “ana tjetër e qytetit një pjesë e tij është nën kontrollin e K-FOR-it, francez, trupave të cilat vetëm sa bëjnë sehir dhe e pranojnë situatën. Aqsa tha djaloshi nga Kosova, që jetonte së bashku me familjen e tij aty pranë në një fshat përbri qytetiti të ndarë tani, sa “Serbët, kur u kthyen shqiptarët (1999)pasi mbaroi lufta, nuk do të lejonin shqiptarët e Kosovës, edhe për të vizituar, edhe ndonjë të afërmin e tyre në spital, spital ky i cili është në pjesën e tyre të qytetit” tha ai duke treguar me gishtë ndërtesën në anën tjetër.

Mitrovica, e ndarë duket dhe e pa shpresë, ajo është një simbol i pas-luftës në Kosovë., ku Shqiptarët që janë shumicë dhe Sërbët pakicë(minoritet) janë dy komunitetet, në të dyja anët e lumit, që akoma jetojnë të ndarë në frikë të njëri-tjetrit. Ndërkohë, që komuniteti ndërkombëtar, K-FOR-i, dhe EULEX-i, të cilët kan marrë përsipër të vendosin paqen dhe sigurinë, duket të jenë, të paktën deri tani “të dështuar”, në zgjidhjen e këtij problemi. Megjithse, qeveria e Kosovës, është duke punuar, dhe ka bërë disa përpjekje për të bashkuar ato pjesë që Sërbët e ndihmuar nga Beogradi po i mbajnë të ndara.

Por, realiteti është se kurrë nuk mund të jetë e mundur që të qëndrojnë kështu. Po, të kujtojmë edhe ngjarjet e 25 korrikut 2011, kur Kryeministri Thaqi, mori aksionin policorë, për të zhbllokuar veriun e Kosovës dhe ia arriti për momentin. Por, serbët e ndihmuar nga Beogradi, dhe “neglizhenca” e disa trupave ndërkombëtare, e ri-morën kontrollin në pjesën veriore. Duke ngritë menjëherë ato “njollat e zeza” barrikadat, që i ndesh kudo në Veri të Kosovës, ashtu si ajo në urë mbi lumin Ibër, bash në mes të qytetit tashmë të ndarë të Mitrovicës. 

Megjithëse, duhet theksuar se “Qeveria e Kosovës, është këmbëngulëse, dhe nuk po tërhiqet aspak nga qëndrimet dhe vendimet e saj që ka marrë për zgjidhjen e këtij problemi, megjithë marrveshjen e dialogut të fundit. Kjo mbasi Qeveria e Kryeministrit Thaqi, e ka më se të qartë se ky rrezik ende nuk është i evituar”.

Kosova, është përkujtuese e gjallë e shpërbërjes së egër post-komuniste, të asaj që quhej dikur Jugosllavi, e cila, nuk egziston më. Mbasi, dihet që edhe shkërrmoqja e saj e ka pikënisjen e saj pikërishtë nga Kosova. Ishte Kosova, që ajo e cila luftoj dhe sakrifikojë e para për ndarje, nga Jugosllavia, qysh në kohën e Titos. Madje edhe kur ato republika, si Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, që u ndanë më pasë, në domino njëra pastjetrës, “bënin pallë”, dhe ishin të përveligjurat dhe të përkedheluart e Beogradit, ato luanin apo “qeshin” me fatin e shqiptarëve të Kosovës. 

Shqiptarët, dhe ndonjë kombësi tjetër shumë pak, por, absolutisht – jo si shqiptarët, kanë vuajtur më shumë nga diskriminimi i egër, i sundimit të Sërbisë, ndaj Kosovës. Ndaj, atyre vrasjeve, burgosjeve, dhunimeve dhe përdhunimeve, djegëjeve dhe palçkitjve të shtëpive e pronave, dëbimit masive të luftës, dhe tani edhe të “ndërhyrjes” së huaj, pra administratës ndërkombëtare (K-FOR-i, dhe EULEX-i,), të cilat, duket se e kan “pranuar” në heshtje, ndarjen e plotë të veriut dhe polarizimin e Kosovës.

Në mes të bisedimeve për statusin e Kosovës, që nisën 12 vjet më parë në saj të një marrëveshje, në Kosovë, shqiptarët që janë shumicë u dakorduan, me komunitetin ndërkombëtar që Kosova të mos të mbetej e ndarë dhe polarizuar si kurrë më parë, në kohën e të ashtuquajturës që tani po thirret ish Jugosllavi. Shqiptarët, që arritën të bëjnë realitet ëndrrën e tyre, të drejtën e tyre për të jetuar në një shtet të lirë, sovran, e të pavarur të Kosovës, nuk e besonin se serbët e Kosovës, do të mbaheshin “gjallë” me idenë e ashpër të tyre, për t’u bashkuar me Sërbinë, megjithse, ata në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës, i konsiderojnë, edhe ata si gjithë qytetarët e Kosovës.

 Sërbët ende janë me trup në Kosovë dhe me zëmër e mendje në Sërbi

 Mbas trembëdhjetë viteve të administrimit të drejtpërdrejtë ndërkombëtar, Serbia, e sheh marrëveshjen aktuale me Kosovën, të arritur në mes dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si” të qëndrueshme”, por, edhe si një “mrekulli” nëse Serbia, pas kësaj do të marrë kandidaturën e BE-s. Megjithse, shkruan sot gazeta gjermane ‘Der Tagespiegel ‘ Serbia, nuk duhet që pa plotësimin e kushteve të pranohet në shtëpinë evropiane. Serbia, shkruan kjo gazetë nuk duhet të sjellë në BE, pa u “larë” nga mekatetet dhe kusuret nga e kaluara e saj me Kosovën, shkruan gazeta gjermane ‘Der Tagespiegel ‘. Autorja e komentit mendon se Serbia, nuk duhet që të pranohet në shtëpinë evropiane pa plotësimin e kushteve.Serbia, është e keq-përcaktuar dhe keq-i përgatitur, me Kosovën, përderisa, megjithse ajo po e luan lojën – por nuk pranon rregullat e lojës, teksa ende nuk e njehë Kosovën si shtet të pavarur. Ndërsa, çdo zgjidhje tjetër pavarësisht, si po komentohet dhe shihet nga opozita në Kosovë, Vetë – Vendosja, duhet të dihen, dhe shikuar para së gjithash, se ato janë vetëm si rezultat i një marrëveshje me komponent ndërdërkombëtar, mes serbëve dhe shqiptarëve, që është e vështirë për t’a parë si kompromisë, mbasi kemi dy pamje diametralisht të kundërta, që kurrë nuk mund të pajtohen.

Mirëpo, që në këtë kontekst tensionuar politik, kur Mitrovica, duket dhe sikur” është një qytet i humbur” një qytet simbol i pasluftës që mbetet ende i ndarë; “me një veri serb dhe një pjesë, njëqind për qind shqiptare në jug nga kufiri natyror të lumit Ibër, “lëngon” për t’u bashkuar. Dhe njerëzit duan që të lëvizin lirisht të hiqen “ato grumbuj dheu – që janë si varre të heshtur, edhe në mes të qytetit. Për t’a këthyer sërish atë në një qendër ku jetojnë së bashku shqiptarët dhe sërbët në Kosovë, një qytet model mes serbëve dhe shqiptarëve, popullsisë rome dhe asaj boshnjake.

Mitrovica, dhe ajo pjesë e vogël e veriut të Kosovës, kufiri me Sërbinë, është ende e ndarë, vetem e vetem nga efektet e statusit përfundimtar, të asaj rezolutës 12-44. Qëllimi i Beogradit, tashmë është i dukshëm dhe më se i qartë : mbasi ata i ndihmojnë dhe qëndrojnë pas serbëve të Kosovës, të cilët e shohin atë, pjesë të Kosovës, si bastion të tyre të fundit përkundër shumicës shqiptare.

 Sikurse, edhe komuniteti ndërkombëtar, megjithse e di se shqiptarët janë mbi 96 përqind e popullsisë, së Kosovës, e sheh atë si sfidë, për të bërë sipas tyre “një Kosovë multi-etnike dhe multi-kulturore”, edhe në kurrizë të shqiptarëve. Ashtu si për shqiptarët, Kosova, do të jetë një test nëse komuniteti ndërkombëtar(BE- K-FOR-i, dhe EULEX-i,), mund të kapërcejnë pakënaqësit që sa vijnë e rriten të shqiptarve, që nuk pajtohen me qëndrimet “pro-Sërbe”, të fundit, prej vetë komunitetit ndërkombëtar. Shqiptarët, mund të respektojnë dhe të bashkë-ekzistojnë me serbët, në atë pjesë të Kosovës në veri, por pa përdorur dhunë ose diskriminimin që kan vendosur Sërbët. 

Në ndërkohë, që të gjithë shqiptarët në Kosovë, janë të shqetësuar tmerrësisht dhe të përgatitur për më të keqen … Kosova, s’ka më kthim prapa, pavarësishtë “fusnotave dhe notave” që janë të përgatitura dhe të përcaktuara nga Beogradi

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Mitrovica, qyteti i ndare, reportazh nga trojet shqiptare

HANE SHAM, HANE BAGDAT!

November 1, 2013 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/

Të nderuar miqtë e mi pa tarafe! Në këtë shkrim të radhës nuk e kam ndërmend të “shkarravis për turqizimin e shqiptarëve”, nuk do të shkruaj as për “islamizimin e politikës kosovare” dhe, në instancë të fundit, nuk do t’i paragjykoj as opinionet a vështrimet e ca analistëve politikë të cilët në kohë të fundit gërmadhës së lajmeve të ditës i shtuan edhe një “haber” tejet të shtrembëruar a të abuzuar. Kryefjala e lajmit të tyre kishte të bëjë me takimin e paradokohshëm të tre kryeministrave: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Tayip Recep Erdogan, në Prishtinë (dhe në Prizren), lidhur me inaugurimin e terminalit të ri të aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë. Me këtë rast neve nuk do të na lejohet që t’u bëjmë interpretime fjalimeve të tyre, po as nuk do t’i redaktojmë, pavarësisht se dikush me “gojën shtrembër” tha se “ishin llomotitje (jo) politike, nostalgjike, vëllazërore, llafe boshe, folklorike, afeksionuese apo diç tjetër”!?? Këtë gjë nuk do ta bëjmë për asrye se mos “ndoshta” edhe ne mund të paragjykohemi dhe të konceptohemi si “opinionistë mëhallash apo provincialistë”. Se këta tre kryeministra thanë se shqiptarët dhe turqit janë “vëllezër”, kjo nuk na hyn në punë, se “osmanlinjtë ishin pushtues a sundues” edhe kjo nuk është puna jonë…, këtë le ta diskutojnë historianët shqiptarë. Thjeshtë, këta “analistë politikë të stërngarkuar me shovinizmin fetar” të tyre, që nuk dallojnë konceptin e religjionit dhe atë të kombit, shkuan aq larg saqë takimin e dy kryministrave shqiptarë me atë të Turqisë e shndërruan në “lesh arapi”, a si thonë fshatarët e malësisë – ia hoqën kalit kapistallin dhe e lëshuan të kullotë ku të mbërrijë…

Ne do të shkruajmë (aq sa do na lejojë takati mental) për ca analistë, kolumnistë dhe opinionistë të “moderuar dhe finokë” nga Prishtina dhe Tirana, të cilët gjithë ditën e   Perëndisë, në vështrimet e tyre, ashtu “pa hiri”, do të fusin hundët edhe aty ku nuk e kanë vendin, saqë edhe do mëtojnë të inversojnë obligimet a detyrimet e tyre “profesionale”. Ca do të shkojnë kuturu deri aty sa të parashtrojnë  pyetjen se pse politika kosovare po “islamizohet”, ca të tjerë do të parashtrojnë pyetjen se pse dy  kryeministrat shqiptarë, ditën kur vizituan shtëpinë e një prizrenasi, kishin parapëlqyer mënyrën e të ulurit këmbëkryq, ndërkaq Erdogani “këmbë-osmanisht”!? Eh sa poshtëruese a edhe të ulëta të duken këto shpjegime të shqiptarëve patriotë krahinorë…, aq më tepër kur ke parasysh provën që llafos retrospektivën, sa të lavdishme, po aq edhe atdhetare të Abdyl Frashrit, i cili para një shekulli, tok me patriotët e tjerë, ishte ulur këmbëkryq në Kuvendin e burrave të Lidhjes së Prizrenit…, a mos vallë edhe Hasan Prishtina dhe Isa Buletini nuk kishin parapëlqyer të ulen këmbëkryq…, a mos vallë malësorët tanë fisnikë asnjëherë nuk u ulën këmbëkryq, a nuk mbani mend vakinë kur Richard Holbruk vizitoi Kosovën, ku në një Kuvend burrash kosovarë,  ashtu thjesht ishte ulur këmbëkryq dhe jo “këmbë-amerikançe”!?

Një tjetër politikan i njohur nga Tirana, që aktualisht “vuan opozitarin”, disa ditë më parë, në një medium vizual, pos tjerash, tha: “Mënyra e të ulurit këmbëkryq e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës (këtij të fundit nuk i ngjanka kjo, sepse na qenkësh “kaur”)  nuk është kurrgjë tjetër pos një marrëzi (e radhës) e rrezikshme përbetimi ndaj Portës së Lartë”!? Vallë këtij  politikani i mungon informacioni lidhur me faktin se që kur Ataturku, shpalli Republikën e Turqisë moderne Perandoria Osmane, gjegjësisht Porta e Lartë,  shkoi ashtu kokulur në histori. A mos vallë ky politikan nga Tirana nuk e pa të arsyeshme të thotë (edhe përtej inatit të tij homerik) se kjo vizitë e kryeministrit turk nuk kishte kurrgjë të përbashkët me historinë e Perandorisë Osmane a me Portën e Lartë, por thjeshtë ishte e lidhur ngushtë me inaugurimin e aeroportit të Prishtinës si dhe me bashkëpunimin ekonomik në relacion Turqi-Kosovë. A mos vallë ky politikan, që vazhdon të “nostalgjohet” me të kaluarën e tij, ende nuk arrin të vetëdijësohet se Turqia ishte një ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. A mos vallë ky politikan dhe ca të tjerë si ai, ende nuk mund të ndërgjegjsohet se Turqia është një partner strategjik i Kosovës. A mos vallë ky njeri joparimor, dhe ca të tjerë si ai, nuk kanë njohuri se Turqia është një ndër investitorët më të mëdhenj në hapësirat e trekëndëshit shqiptar. A mos vallë ky politikan dhe ca të tjerë si “soji i tij” nuk ka njohuri se protokollin e këtij  takimi të kryeministrave e ndërtuan njerëz të cilët janë profesionistë për këto çështje dhe jo njerëz që në “aksham të martojnë e në sabah të harrojnë”! A mos vallë ky politikan dhe “soji i tij” nuk dinë se këtë ceremoni e organizuan qeveritë e personaliteteve të lartpërmendur. …

Ditën e inagurimit të terminalit të aeroportit të Prishtinës u tha se Erdogani nuk ka dhe as që mund të ketë gjak shqiptari, po as Thaçi dhe Rama nuk kanë gjak turku dhe, nëse kjo (s’) është e vërtetë, atëherë ju, të nderuar lexues, na thoni se ç’gjak paskësh biznesmeni Damir Fazliç, i cili sa herë që arrinte në Aeroportin e Rinasit bllokohej komunikacioni rrugor përreth aeroportit e gjetiu në Tiranë!?? Nëse neve do të na lejohet ta parafrazojmë mendimin e atyre “kolumnistëve djallëzorë”  rreth deklaratës së Erdoganit, i cili ndër të tjera tha se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, dhe nëse kjo deklaratë e tij (nuk) u përkthye gabimisht nga ana e përkthyesit, atëherë mbetet thjeshtë një “… gafë politike, një shprehje idiomatike, shprehje folklorike, një deklaratë ireale apo jo karakteristike për fjalorin” e  një diplomati të moderuar. Por ama, nëse kjo deklaratë e Erdoganit është një “inversion gjeografik a politik”, atëherë do ishte mirë që Turqia të jetë Kosovë! Këta analistë senilë, le të na ndjejnë, nëse u parashtrojmë pyetje si këto: pse kjo deklaratë e kryeministrit turk ia bëri mendjen çarçaf  presidentit Tomisllav Nikoliq dhe  politikanëve të tjerë serb, apo pse vallë këta “kolumnistë” nuk dëshpërohen e nuk sikletosen kur dëgjojnë ato përrallat e gjyshërve shumadinas të cilët gjithë ditën ulërijnë duke thënë se “Kosovo i Metohija je kolijevka Srbije”! Hane Sham, hane Bagdat – do të thoshin ata që sadopak marrin erë nga politika.

Ndërkaq, ju të nderuar “kolumnistë të moderuar”, Kosova nuk bëhet Turqi e as Turqia Kosovë, po as Kosova nuk bëhet Serbi dhe anasjelltas, ndonëse këta të fundit sot e kësaj dite, këtë e ëndërrojnë me sy hapur. Shqiptarëve nuk u duhet fjalori i Erdoganit, përkundrazi u duhen  investimet e qeverisë së tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Erdogan, Fadil Lushi, Rama, Thaci

AT NIKOLLA MARKU:KISHA ORTODOKSE KUNDER MARTESAVE GEI

November 1, 2013 by dgreca

Kisha ortodokse pavarur kombetare shqiptare, ndalon rreptesisht martesat brenda te njejtes gjini. Martesa eshte e shenjte per kishen sepse lidh dy sekse te kundert ne dashuri per krijimin e familjes. Cdo lloj mardhenie erotike apo seksuale brenda te njejtes gjini, per ne ortodokset, por dhe per shqiptaret si komb, eshte e neveritshme dhe e denushme ne menyre apsolute. Cdokush qe vuan nga nje semundje e tille si orientimi seksual i devijuar, ka nevoje per mjekim te psikologu dhe psikiatri. Po gjithashtu, kisha eshte kunder cdo lloj bashkjetese qe ka ne thelb mardhenie seksuale te te njejtit seks.

Cdo qenie e gjalle respekton lidhjen me seks te kunder, ndersa per njeriun si qenia me e larte dhe e pergjegjshme, eshte  apsurde dhe mekat lidhja seksuale me te njejtin seks. Eshte injorance dhe vet shkatrrim i virtyteve te njeriut.

Avokati i popullit, zoti Igli Totozani, ka shume probleme per te zgjidhur . Le te mbroje ne gjykate kishen ortodokse nga uzurpatoret greke me ne krye Janullatosin  i cili, verdalliset neper Shqiperi si murtaja. Avokati i popullit, duhet te dije se partite parlamentare, nuk kane ne  programet e tyre martesat gei apo bashkjetesat e turpshme, keshtu qe duhet te respektoje parlamentin qe e zgjodhi. Avokati te mos marre persiper iniciative te turpshme sepse, do te mbetet ne historine e ketije populli si njeriu qe kerkoi te beje ligj nje nder mekatet me te ndyra te njerzimit.

I bej thirrje parlamentit te Shqiperise, qe te mos miratojne nje ligj qe fyen familjet shqiptare por dhe besimet fetare qe ekzistojne ne Shqiperi.

Ministria e arsimit te trajtoje ne tekstet shkollore si semundje te rende psikologjike dhe mendore, apo reagim hakmarres per te bere me turp persona te caktuar te familjes duke bere sjellje qe kane si baze  devijimet seksuale.  Ne duhet te mbrojme familjen dhe femijet nga sjellje rreptesisht te ndaluara nga shkrimet e shenjta te cdo besimi. Tekstet shkollore duhet te mbrojne me force edukimin e shendoshe dhe te drejte per sa i takon kultures dhe domosdoshmerise se marteses se drejte ndermjet nje mashkulli dhe femre.

Si ortodokse denojme kete fushate te organizuar kunder familjes shqiptare por dhe besimeve fetare. Spekullojne dhe genjejne ata qe kerkojne te mbrojne te semuret te cilet kerkojne martesa brenda te njejtes gjini. Keto ngjarje ndodhin sa here qe Shqiperia i afrohet bashkimit Europian. Bashkimi Europian nuk eshte bashkimi i martesave gei, kush e paraqet si kusht, genjen, spekullon dhe paguhet nga njerez te semure.

Uroj qe avokati i popullit Igli Totozani, te mos jete dhe ai ne nje bashkjetese apo martese gei, meqenese e paska shume shqetesim. Ne rast se ka familje ky avokat, athere le ti orientoje femijet e tije drejt nje martese te turpshme, ashtu sic kerkon qe te beje dhe ligjin per martesa gei ne kodin e familjes shqiptare. Deputetet e parlamentit ne rast se miratojne nje ligj te tille athere tua shpjegojne dhe femijeve te tyre, bashkshorteve apo bashkshorteve.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: AT Nikolla Marku, Kisha kunder, martesave Gay

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT