• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

VATRANE, SHOQATA DIBRANE NA FTON NE PROTESTE PARA KOMBEVE TE BASHKUARA

December 18, 2013 by dgreca

Shoqata Atdhetare Dibra lajmron se kete te premte me 20 dhetor 2013, ne oren 12 të ditës, do te organizohet  nje tubim proteste ne Dag Hamarskjold Plaza para nderteses se OKB-se, kundra vendimit te Qeverise Maqedonase per te ndrrue rrjedhjen e lumit historik te Radikes me ndertimin e nji hidrocentrali. Uji i Radikës do të derdhej në Vardar drejt detit Egje, në vend të rrjedhjes natyrore drejt perëndimit.

Ky veprim do te shkaktonte demtime të mëdha ekonomike dhe ekologjike e tjera, per popullaten e Dibres se Madhe.
Shoqata Atdhetare Dibra i asht drejtue Federates Vatra qe te therrase antaret e vet per t’a mbeshtete sa ma shumë kete proteste me pjesemarrjen e tyne.
Protesta asht shume e nevojshme, prandej jeni të thirrun për pjesëmarrje sa ma të gjanë ne kete tubim me vlere e domethanje kombëtare.(Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gjon Bucaj, proteste, shoqata dibrane, Vatra

New York: Vritet e ëma shqiptare, të bijtë kërkojnë forcimin e ligjit

December 18, 2013 by dgreca

Me 27 Nëntor, ajo u godit nga 19 vjeçaria, Ashley Davios, e cila po ngiste makinën në mënyrë të shthurur. Ngasësja, zonjusha Davios nuk dënua për krimin e kryer/

NEW YORK – Flet i biri për vdekjen e së ëmës, e cila ishte goditur për vdekje nga një drejtuese automjeti adoleshënte, teksa po e kalonte rrugën.Shoferia nuk u dënua kurrë. Të bijtë e viktimës janë duke shtyrë ndryshimin e ligjit, i cili kërkon që policët ‘të bëjnë më shumë’ në skenat e krimit.Sipas televizionit ABC News – Maria Lucaj, pastronte shtëpitë, për të siguruar të ardhurat, në mënyrë që tre djemt e saj të shkojnë në shkollë. Dy nga ata tanimë janë mjekë. “Ajo ishte burimi kryesorë, i cili e ngriti këtë familje aty ku është sot. Ajo gjithmon punonte. Do të shkonte në punë herët në mëngjes për tu kthyer vonë në mbrëmje” , tha Martini, djali i Mariës.

Ishte data 27 Nëntor dhe znj. Lucaj ishte duke u kthyer në shtëpi, nga puna e saj e përditshme – pastrami i apartamenteve, ne Manhattan, kur u godit për vdekje.“Ne do të festonim Ditën e Falenderimit bashk:”Ajo ishte shume e gëzuar që kjo fest do të na sillte të gjith bashk. I pëlente shumë fakti që prap do të kalonim bashk për Krishtlindje” tha i biri, Martin Palucaj, për ABC News.

Por, znj, Lucaj nuk arriti të jetonte deri për Ditën e Falenderimit ose Krishtlindje, ku do të takonte nipin e saj. Me 27 Nëntor, ajo u godit nga 19 vjeçaria, Ashley Davios, e cila po ngiste makinën në mënyrë të shthurur.

“Mendoni … si do të mund t`i ndodhte një gjë e tillë mamas sime?” tha Lucaj. Ngasësja, zonjusha Davios nuk dënua për krimin e kryer. Ajo kishte ndalur në skenën e krimit, ku u mor ne pytje nga policia për tu lënë e lirë pastaj.“Në raste kaq të rënda, ku dikush e humb jetën, besoj që do duhej të kishte një lloj protokolli” tjetër” u shpreh Lucaj.

Familja shpreson që legjislacioni i shtetit do të kaloi një ligj të tillë si ai i Rubit ( i emëruar sipas Ruby Baum ). Ruby Baum eshtë vrarë pothuajse në të njëjtën mënyrë, ku vrasësi ishte lënë i lirë, duke mos u testuar për alcohol dhe drogë.

“Mendoj ‘Ligji i Rubit’ është shumë i rëndësishëm. Kur një ngasës testohet për alcohol, pse të mos testohet edhe për përdorim droge?” tha Lucaj. Mediat shkuan tek shtëpia e znjsh Davios, për të marr një intervistë, por askush nuk kishte dal.

Familja ka shumë pyetje, të cilat, si duket nuk do të marrin përgjigje asnjëherë. Ata thonë që znjsh Davios nuk erdhi asnjëherë, madje as për ngushllime, thot?7 televizioni amerikan kanali 7 i New Yorkut ABC News..BS

 

Filed Under: Featured Tagged With: Davios, humbi jeten, Maria Lucaj

Shtyrja e statusit kandidat lidhet dhe me faktorë jashtë Shqipërisë

December 18, 2013 by dgreca

Analistë dhe ekspertë të pavarur komentojnë vendimin e këshillit të ministrave të BE-së për shtyrjen me 6 muaj të statusit kandidat për Shqipërinë./

Vendimi nuk është një lajm i mirë për një shoqëri që manifeston një mbështetje të gjerë proeuropiane, thotë për DW Albert Rakipi, drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë. Ky është një tregues që njihet nga Brukseli në rastin e Shqipërisë, sipas tij, dhe po të gjykohet në planin rajonal, Shqipëria është në kuotat e Bosnjës, një shtet që ka probleme specifike, apo me Kosovën, që është një shtet i ri me një fazë fillestare në marrëdhëniet me BE-në. Nuk është një lajm i mirë, por mua më duket dhe një lajm jo i drejtë, sepse Këshilli i Ministrave nuk paraqiti kushte konkrete, si bëri një vit më parë, vëren Albert Rakipi.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE hyjnë në një stad delikat

“Nuk është se ka pasur zhvillime negative në gjashtë muajt e fundit. Mendoj se nuk duhet lexuar vendimi si refuzim, por thjesht një shtyrje për gjashtë muajt e ardhshëm. Me këtë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE hyjnë në një stad delikat. Administrata e re e paszgjedhjeve ka rreth 3 muaj në detyrë, një kohë që më duket jo e mjaftë për të parë rezultate konkrete, apo si thuhet, për të parë vepra konkrete. Mbase kjo ka ndikuar, por duhet thënë se tre kushtet e vendosura një vit më parë u përmbushën. Aq më tepër që Shqipëria pati një transferim paqësor të pushtetit së fundmi. Pritmëritë e larta në Shqipëri dhe jashtë saj, nuk morën rezultatin e dëshiruar dhe kjo lidhet me faktorë jashtë vendit. Lidhet me krizën globale, si dhe me tendencat e shfaqjes së lëvizjeve populiste në disa vende europiane që bëhen frymëzuese për skepticizëm ndaj procesit të zgjerimit të BE-së”.

Pas këtij vendimi Albert Rakipi nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare nuk parashikon ndonjë zbehje të frymës proeuropiane në shoqërinë shqiptare. “Më duket një trend i qëndrueshëm i opinionit publik në favor të procesit të anëtarësimit në BE. Me vendimin e fundit në fakt nuk humbën thjesht marrjen e statusit, por humbën dhe mundësinë e akordimit të fondeve mbështetëse nga BE-ja, për të cilat vendi ka shumë nevoja.

Nuk kanë rëndësi vitet e pritjes sa çka rëndësi çfarë bëjmë

Alfred Lela analist në gazetën “MAPO” shtyrjen e statusit të vendit kandidat nuk e mendon siç thotë ai, “fund të botës”. Për Lelën kemi të bëjmë me refuzim, që është mbështjellë me termin ‘shtyrje’. Shqipëria duhet të bëhet e vetëmjaftueshme pastaj të marrë statustin dhe jo të marrë statusin për t’u bërë e vetëmjaftueshme, thotë për DW ai. “Me ‘vetëmjaftueshmëri’ kuptoj përmbushje të standardeve jo si detyra shtëpie, por si detyrim i brendshëm kulturor, institucional, shpirtëror apo edhe moral në daç. Kjo përcakton, ose më saktë duhet të përcaktojë, edhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në vazhdim. Nuk ka rëndësi qershori apo dhjetori, ka rëndësi një vetëdijësim e një vetëndijim për standardet tona në raport me Europën. Mendoj se ka një plogështi europiane në raport me ‘të huaj’ të tjerë, dhe kjo duket te skepticizmi i pesëshes për statusin e Shqipërisë, ndër të cilët katër ishin anëtarë të 12-es së parë të BE. Nuk kanë rëndësi vitet e pritjes sa çka rëndësi se çfarë bëjmë gjatë kësaj kohe: nëse bëjmë hapa mbrapa me idenë ‘këta nuk do na e japin gjithsesi’ ky do të ishte një alarm i kuq për ne më shumë se për Europën. Por edhe shenjë se vetëmjaftueshmëria nuk ka ndodhur.”

Shqipëria duhet të punojë fort që të bëhet më e mirë për shqiptarët

Mimoza Koçiu, opinioniste në të përditshmen “Gazeta Shqiptare” thotë se është ndjerë e zhgënjyer nga vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së, të cilin e përshkruan si “ngrirje” të Shqipërisë edhe për gjashtë muaj në sallën e pritjes së Unionit. Ajo e arsyeton zhgënjimin me faktin se performanca pozitive e Shqipërisë, edhe me mbajtjen sipas standardeve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, bëri që ofiqarë të lartë të BE si znj. Ashton apo komisioneri Fyle të angazhoheshin si kurrë më parë në një lobim institucional për Shqipërinë. Por “të dy personalitetet në fjalë janë pjesa teknike, e jo politike e Unionit dhe kjo do thotë që në terma kërkesash, Shqipëria i kishte bërë detyrat e saj të shtëpisë. Ngelej për t’u marrë vendimi politik, dhe në këtë nivel, Shqipëria ngeli sërish edhe pse për të nuk pati detyra të reja. Nisur nga qasja e ngjashme edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mendoj se BE – sidomos shtetet themeluese të tij- nuk është politikisht gati që të mirëpresë shtete të reja dhe Ballkani po e vuan këtë. Përkundër kësaj, mendoj se Shqipëria duhet të punojë fort që të bëhet më e mirë për shqiptarët e jo për BE”.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Shtyrja e statusit

Eduard Kukan: Integrimi i Shqipërisë në BE pas 8 – 10 vitesh

December 18, 2013 by dgreca

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan flet për DW. Kukan politikanëve shqiptarë: vazhdoni atmosferën pozitive pas zgjedhjeve të 23 qershorit, integrimi bëhet për shqiptarët./

DW: Z. Kukan, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, që përbëjnë Këshillin Europian, arritën dje një kompromis mes pesë vendeve anëtare të fuqishme të BE-së që nuk dhanë votën pro dhënies për Shqipërinë të statusit të vendit kadidat për anëtarësim dhe shumicës tjetër prej 22 vendesh që ishin pro: ata vendosën shtyrjen e vendimit për Shqipërinë deri në qershor 2014. Ndërkohë edhe Parlamenti Europian pati dhënë ditë më parë votën e tij pro. A ishte e papritur kjo shtyrje për Ju si europarlamentar dhe kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Jug-Lindore?

Eduard Kukan: Nuk ishte krejt e papritur për mua. Nuk është sekret që disa vende anëtare të BE-së deklaruan rezervat e tyre lidhur me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët e Shqipërisë. Megjithatë, ne të gjithë shpresuam që vendimi që do të merrej do të ishte pozitiv. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë. Nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit – ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit.

DW: Në fund të fundit a e gjeni realist skepticizmin e pesë vendeve të rëndësishme të BE-së: Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Danimarkës, skepticizëm që u bë shkak që Shqipëria edhe këtë herë të mos e marrë statusin e vendit kandidat, për të cilin ka aplikuar që në vitin 2009?

Eduard Kukan: Me aq sa di këto pesë vende dëshirojnë prova më të rëndësishme se sa atmosfera e re dhe pozitive politike në vend, por ajo duhet të jetë e qëndrueshme, e sidomos lufta kundër korrupsionit duhet të ketë efektive me rezultate konkrete. Këto vende dëshirojnë një lloj historiku të dokumentuar që do të vërtetojë qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete.

DW: A mendoni se në skepticizmin këtyre pesë vendeve ndaj Shqipërisë, mund të ketë ndikuar edhe përvoja jo pozitive nga vala e fundit e zgjerimit të BE-së, kam këtu parasysh anëtarësimin e vendeve të tilla si Rumania apo Bullgaria, që u provuan të jenë të parakohshme për nga arritja e standardeve që duhet të ketë një vend që anëtarësohet?

Eduard Kukan: Mësimet e nxjerra nga anëtarësimi në BE i Rumanisë dhe Bullgarisë luajnë rolin e tyre në përqasjen e vendeve anëtare të BE-së lidhur me anëtarësimin e gjithë shteteve të reja, që janë në procesin e hyrjes në BE. Kjo do të thotë që kriteret që duhen plotësuar plotësisht duhet të ndiqen deri në një periudhë të caktuar, gjatë së cilës duhet të realizohen reformat.

DW: Cilat mendoni se janë pritshmëritë konkrete të pesë vendeve, të cilat Shqipëria duhet t’i realizojë brenda gjashtë muajve, deri në qershor 2014? A mund të konsiderrohen arritjet në këtë hark kohor të qëndrueshme?

Eduard Kukan: Ashtu si e theksova, tanimë, pritshmëritë janë që Shqipëria gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të provojë që kjo atmosferë e re politike, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, është e qëndrueshme dhe do të sjellë rezultate në përparimin e axhendës europiane. Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t’ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8 – 10 vjet të tjera. Kjo nuk duhet harruar. Më duket se kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta dhe po ngatërrojnë këto dy faza të procesit. Mendoj se ato duhet të jenë më objektivë dhe realistë.

DW: Çfarë do t’i këshillonit apo sugjeronit Shqipërisë, të dy palëve, maxhorancës qeverisëse dhe opozitës, që në qershor 2014 të mos ketë një shtyrje tjetë? A ka diçka që do t’i jepnit rëndesi të posaçme për t’u arritur në këtë kuadër që ju përshkruat?

Eduard Kukan: Mund të përsëris vetëm atë që e theksova gjatë diskutimeve në seancën plenare të Parlamentit Europian dhe në Këshillin e Marrdhënieve me Jashtë: që të dyja palët, qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë në trendin pozitiv, që filloi në vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Të dyja palët duhet të tregojnë me rezultate konkrete, se integrimi i Shqipërisë në BE është në interesin e tyre të përbashkët dhe përderisa kemi të bëjmë me një proces të gjatë në kohë, përtej mandatit të një qeverie, është e rëndësishme të provojnë që këtë e pranojnë të dyja palët para gjithkujt. Ato duhet të kenë vazhdimisht në mendjen e tyre, se integrimin po e bëjnë për shqiptarët.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Eduard Kukan, Integrimi i Shqiperise, pas 8-10 vjetesh

BE negocion me Serbinë për pranimin – Shqipëria duhet të presë

December 18, 2013 by dgreca

Në Shqipëri ka pasur shumë përparime, por BE-ja ka nevojë për një bilanc disi më të gjatë suksesesh para se të mund të miratojë statusin e kandidatit.

Ministrat për Evropën e 28 qeverive të BE-së e refuzuan në Bruksel një herë për një herë dëshirën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Për këtë do të vendoset në samitin e BE-së në qershor të vitit të ardhshëm. Komisioneri Stefan Fyle tha: “Unë kam shumë besim se ne jemi në rrugën e duhur për takimin në qershor.”

Shtyrja e vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë është “vetëm një çështje kohe,” tha ministri i Jashtëm lituanez dhe presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Linas Linkevicius. Të gjithë shtetet anëtare të BE-së i kanë përshëndetur përpjekjet e Shqipërisë për reforma, për pajtimin e brendshëm politik dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu të rëndësishme janë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne mendojmë se (në Shqipëri) ka pasur shumë përparime, por besojmë se kemi nevojë për një bilanc disi më të gjatë suksesesh para se të mund të miratojmë statusin e kandidatit,” – u shpreh para fillimit të këshillimeve ministri danez për Çështjet evropiane Nick Haekkerup.

Presidenti i Këshillit Linkevicius theksoi se në çështjet e zgjerimit në BE-së janë të mundshme vetëm vendime unanime. “Kjo kërkon kohë dhe durim. Ne nuk jemi ende në gjendje të vendosim – por kjo nuk e minon sipas mendimit tim besueshmërinë e procesit të zgjerimit.” – tha ministri i Jashtëm lituanez Linkevicius.

Po fillimit të negociatave me Serbinë

Bashkimi Evropian do të fillojë në janar negociatat me Serbinë për pranimin në BE-ja. Stefan Fyle tha se ky është “një hap i rëndësishëm për Serbinë.” Negociatat do të fillojnë më 21 janarit Fyla tha se nuk do të spekulojë në lidhje me kohëzgjatjen. BE-ja supozon se qeveria e Serbisë do të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por kjo nuk duhet të thotë vonesa në negociata. Në fund të bisedimeve për anëtarësim është e domosdoshme një “marrëveshje me veprim detyrues në mes të Serbisë dhe Kosovës”, tha ministri i Jashtëm lituanez dhe presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Linas Linkevicius.

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle u shpreh “i shqetësuar” për ngecjen në vend të përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit midis Greqisë dhe ish-republikës jugosllave të Maqedonisë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: BE e shtyn kerkesen, Shqiperia duhet te prese

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT