• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA ËSHTË NJË GRAFOMAN KOMIK

January 23, 2014 by dgreca

Nga Elida BUÇPAPAJ/

„President historik? Kjo është histerike…“, kështu titullohej shkrimi i botuar sot tek MAPO i Berat Buzhalës, deputet i PD-së në Parlamentin e Kosovës. Hashim Thaçi në fillim e emëroi kryeredaktor të gazetës Express dhe pastaj, për shërbime shembullore, e përfshiu në listën e deputetëve të PD në zgjedhjet e nëntorit 2007. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ky është folklori shqiptar, më jep të jap, që në zhargonin e politikës quhet klientelizëm. Unë po e zhdramatizoj dhe po i them loyal.

Sapo mori pushtetin, Hashim Thaçi gjënë e parë i pastroi gazetat e Kosovës nga çdo zë kritik. Në trevat shqiptare ku demokracia është vetëm fjalë goje, nuk është ndonjë habi që politika të mbajë mediat nën kontroll. Tani duan të mbajnë nën kontroll dhe historinë. Siç pretendon edhe Berat Buzhala, që i quan histerikë të gjithë ata që e konsiderojnë lider historik Ibrahim Rugovën!
Kur Rugova ishte gjallë, grafomanët e tipit të Berat Buzhalës, që ngrysen gazetarë dhe gdhihen deputetë, kanë harxhuar tonelata bojë e letër për të nxirë imazhin e liderit indipendentist. Pasi mendonin diabolikisht se duke nxirë imazhin e Rugovës do të lartonin imazhin e kundërshtarit të tij politik.
E vërteta është se, sa më tepër ata shpenzonin e shpenzojnë bojë e letër dhe sa më tepër shfaqen nëpër televizionet shqiptare duke anatemuar Rugovën, aq më tepër rrënojnë imazhin e tyre.
Ibrahim Rugova ka formatin e mendimtarit europian, shkencëtarit iluminist dhe liderit indipendentist që, sa qëndroi në politikë, asnjëherë nuk u prononcua publikisht kundër Hashim Thaçit, megjithëse e dinte mirë se të gjitha fushatat propagandistike kundër tij ishin të orkestruara politikisht nga rivali i tij që nuk i fitoi kurrë zgjedhjet sa Rugova ishte gjallë.
Gjatë procesit të pavarësisë, kur të dy bashkë ishin pjesëtarë në Ekipin e Unitetit dhe kur Hashim Thaçi pranoi të shtrëngonte duart me Ibrahim Rugovën, kam shkruar se ky duarshtrëngim ishte historik, sepse kam menduar se, më në fund, lideri i krahut të luftës hap një kapitull të ri për fatin e Kosovës, duke hequr dorë nga ndasitë për arsye ideologjike për hir të idealeve kombëtare dhe europiane-atlantike.
Pas vdekjes së Rugovës, Hashim Thaçi është njëri nga ata që e ka vizituar varrin e Rugovës, që, sipas Beratit, vizitohet nga karvanë të politikanëve hipokritë.
Unë jam dakord në këtë pikë me Berat Buzhalën, por nuk besoj se Berati e fut edhe Hashim Thaçin në rradhët e këtij karvani. Them kështu sepse Hashim Thaçi është prononcuar qartas për Ibrahim Rugovën me tone vlerësuese.
Por lider historik Ibrahim Rugovën nuk e ka cilësuar politika. Këtë cilësor ia dha populli i Kosovës dhe Perëndimi që e ka patur aleat loyal Ibrahim Rugovën.
Berat Buzhala për të definuar histerikë ata që e konsiderojnë Ibrahim Rugovën lider historik, citon Çu En Lain, numrin dy të Kinës komuniste. Sipas Buzhalës, kur presidenti Richard Nixon, gjatë takimit të tij më 1972, e kishte pyetur se çfarë mendimi kishte për Revolucionin Francez, Çu En Lai është përgjigjur, se “është shumë herët të japim për këtë ngjarje mendim”. “Edhe 200 vjet pas revolucionit francez”, magjepset Berat Buzhala, “Çu En Lai thotë se duhet të presim”. Prandaj,konkludon Buzhala,kush e quan Rugovën lider historik,është histerik.
Sepse sipas Berat Buzhalës çfarë thotë Çu En Lai qenka ashtu, dhe pikë!
Mao Ce Duni dhe Çu En Lai,dy figurat kryesore të Partisë Komuniste të Kinës që udhëhoqën revolucionin kinez dhe lejfenizuan shoqërinë.Megjithatë, Çu En Lai kujtohet për dy veprime të mira: Veprimi i parë, lidhet me periudhën e Revolucionit Kulturor, kur Mao Ce Duni urdhëroi prishjen e tempujve dhe veprave të artit, Çu En Lai ndali shkatërrimin e Pallatit Imperial në Pekin dhe të disa qendrave të lashta arkeologjike. Veprimi i dytë është se arriti që të ndikojë tek Mao Ce Duni për takimin historik midis SHBA dhe Kinës. Çu En Lai e dinte sa e rëndësishme ishte për Kinën hapja e vendit dhe vendosja e marrëdhënieve me SHBA. Pikërisht me këtë rast, një stalinist faqezi në zemër të Europës, siç ishte Enver Hoxha, pas takimit Nixon-Mao Ce Dun, do të ndërpriste marrëdhëniet me Kinën Komuniste.
Berat Buzhala shfaqet si fans i Çu En Lait, por mbetet rob i një «sentence» të liderit komunist, pa marrë në analizë veprimin historik të Çu En Lait, si ndërmjetësues për të afruar Kinën me SHBA. Sepse ky veprim e ka bërë Çu En Lain të hyjë në histori.Por të mos harrojmë se çfarë regjimi udhëhoqi Mao Ce Duni dhe Çu En Lai, të cilin Berat Buzhala e mban si mentor për të rrëzuar rolin historik të Ibrahim Rugovës!
Ndërkohë, sulmi më i fundit i Beratit kundër Rugovës është në vazhdën e një fushate, e cila u evidentua me deklarimet e padenja të Adem Demaçit se Ibrahim Rugova ka qenë “frikacak”! Duket se Demaçi, Berat Buzhala dhe ata që vijnë pas tyre po ndërmarrin një Revolucion Kulturor alla Mao Ce Dun, për të rrëzuar të gjitha monumentet e kultures dhe historisë moderne shqiptare të Kosovës, ku Ibrahim Rugova padyshim që është një nga majat e saj.
Ku po shkon kështu Kosova?!
Duhet të presë Kosova 200 vjet sipas teorive të Çu En Lait, mentorit të Berat Buzhalës për të shkruar historinë!
A mos Amerika priti 200 vjet për të nderuar Etërit e saj. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për t’i konsideruar baballarë të Kombit Jeffersonin, Washingtonin, Lincolinin. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për ta nderuar Martin Luther King Jr. si lider historik i lëvizjes civile të të drejtave të njeriut!
Ibrahim Rugova është lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ibrahim Rugova, siç ka nënvizuar me të drejtë Jusuf Buxhovi, sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë. Ibrahim Rugova respektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s. Dhe kishte shumë të drejtë Rugova, prandaj është lider historik.
Hashim Thaçi e ka ndjekur kursin e Rugovës në raport me SHBA, dhe ka bërë shumë mirë, por është shumë larg formatit të Ibrahim Rugovës. Hashim Thaçi nuk është lider historik. Sepse gjatë mandateve të tij, ka ruajtur një farë sigurie dhe stabiliteti të vendit, por me profilin e një autoritaristi.
Sipas Berat Buzhalës, kush e konsideron Ibrahim Rugovën „lider historik“, nuk po bën gjë tjetër veç po e mitizon figurën e tij! Andaj Berati po merret me çmitizimin e Rugovës! Berat Buzhala vazhdon me avazin e Çu En Lait dhe thotë se Rugova nuk i ka mbushur ende 10 vjet që ka vdekur, dhe se populli i Kosovës e historianët duhet të presin të paktën edhe 190 vjet të tjerë për ta gjykuar se kush ishte!
Duke qenë me profesion gazetar, Berat Buzhala nuk i shmag dot faktet. Duke i nxjerrë vetë ai në pah, ato janë të vërteta të pakundërshtueshme që e bëjnë Buzhalën të duket qesharak. Berat Buzhala thotë se “ në zgjedhjet e vitit 2000, LDK e Ibrahim Rugovës kishte fituar rreth 80 për qind të votave në nivel vendi…”..Ndërsa më poshtë përmend se gjatë kohës së luftës, Rugova votohej 95%!” Berat Buzhala nuk bën gjë tjetër veçse me fakte tregon se Ibrahim Rugova gëzonte kredibilitetin dhe besimin e mbarë popullit të Kosovës që nuk merrte aspak parasysh makinerinë propagandistike që harxhonte tonelata bojë e letër për të rrëzuar imazhin e liderit historik.
Pastaj për t’i bërë shoqëri Adem Demaçit, Berat Buzhala përsërit se Rugova na paska qenë “frikacak”! Të fitosh 80 % të votave dhe qenke frikacak! Adem Demaçi humbi në votime sepse ishte trim!
Shumë të turpëshme këto sulme kundër Rugovës,tetë vjet pasi i është larguar skenës politike të Kosovës.
Por diku më në fund Berat Buzhala thotë me gojën e tij se “pa fijen e dyshimit kontributi i Rugovës në vitet e para pas shpërbërjes së Jugosllavisë, 1989 – 1995, ka qenë jetik”.
Le të ndalemi këtu, tek ky deduksion i Berat Buzhalës. Nëse roli i një politikani është jetik për fatin e popullit e tij, ashtu si ishte roli i Rugovës që e shpëtoi Kosovën nga skenari i një Bosnje të dytë, që do të ishte një kasphanë e vërtetë, a nuk meriton që ky lider të quhet historik.
Por roli i Rugovës nuk pushoi më 1995, përkundrazi ai edhe në vitet që do të vinin më pas deri në frymën e fundit do të ishte figura më identifikuese e liderit europianist.
Por bllofi më eklatant i Berat Buzhalës tek “President historik?Kjo është histerike…” vjen kur e akuzon Ibrahim Rugovën si “indoktrinues i popullit të Kosovës, me bindjen se shpëtimi i Kosovës i vjen nga Perëndimi”! Në fakt Ibrahim Rugova besonte se shpëtimi i Kosovës vjen nga SHBA! Dhe kishte shumë të drejtë!
Përse Buzhala e konsideron indoktrinim një të vërtetë të pakundërshtueshme. A nuk i erdhi Kosovës shpëtimi nga NATO dhe Perëndimi, bash ashtu si i kishte thënë popullit të vet Ibrahim Rugova? Prandaj quhet lider historik,sepse në momentet më dramatike dhe vendimtare për fatin e Kosovës,ai zgjodhi rrugën e duhur.
A nuk do të ishte SHBA dhe Europa që e vendosën në qendër të vemendjes Hashim Thaçin krahas Ibrahim Rugovës e faktorëve të tjerë të politikës. A nuk ishte SHBA dhe Perëndimi që i bashkoi Rugovën me liderët e UÇK-së, të gjithë bashkë në Rambuje?
Po pastaj çfarë u bë, në vend që të mos ndaheshin kurrë më, i gjithë faktori politik, pikërisht pas Rambujesë nisi lufta për pushtet politik me një nonsens gjigand. Në vend që të përdorej si model shembulli i Rugovës, nisi lufta për njollosjen e figurës së tij. Dhe sa më tepër bojë harxhohej, aq më tepër figura e tij lartësohet! Dhe sa më tepër bojë do të harxhohet, Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit të vet dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës.
Kot e ka Berat Buzhala që lodhet me Çu En Lain.

Filed Under: Opinion Tagged With: Berat Buzhala, Cu en Lai, Elida Buçpapaj, Ibrahim Rugova

KUR FJALA FLET SI ZEMRA

January 23, 2014 by dgreca

Nga  Rrustem Geci – Dortmund/

Qe  një  ëndërr  që më solli tek ti. Në ëndërr kështu ndodh, asaj kam qejf  t`i besoj. Shkrimet për burgjet, për plagët, zakonisht  s`i pëlqej .Por jeta s`i   për  inat   kah   burgu   më  shtyri. Poetët  jo  rralë  janë  akuzuar  për  tema  të  burgut dhe plagëve, sepse, temat  e  tilla po e dëmtuakan letërsinë. Mendimi im në këtë  temë  është  i  kundërt. Ata që  ngrisin  burgje e vrasin  njerëz , ata  e lëndojnë  letërsinë  e jo  poetët  që i  këndojnë  lirisë. Burgu  pra, nuk e do të vërtetën, as temat rreth saj.  Shqipëria e kohës së poetit ishte një  burg , ku të  burgosurit  ishin shumë të dhunuar. Poetin  Ibrahim Agimgostivarin e njoha në Dortmunt, në  një  moshë  të shtyrë. Libri poetik”Në treje të muzgut” i botuar në Tiranë nga shtëpia botuese, „ Dardania “,  dhe në „ Në   tretje  të  muzgut“ janë  libra poetik me  vlera  të  mirëfillta, poezi që  burojnë  nga zemra dhe terratisjet e jetës. Çdo plagë që e them, më djeg , më dhemb, thotë  poeti; kjo liri në gjuhë  të  huaj , s´më lë  lot  në dritare. Vetmia dhe heshtja jo rrallë më gërryjnë. Emrin burg , emrin qeli, emrin diktaturë e proletariatit, asgjëkundi  s`dua ta dëgjoj. Sepse, vetë  e  kam përjetuar burgun dhe atë jetë të rëndë. Vrasjet dhe krimin, shprehet poeti i  fshikulloj, se të  vrarë  kam birin tim. Në  këtë jetë trazimesh e  keqja  më  shumë po  vika  nga  jeta se nga vdekja. Në Shqipëri në gjithë jetën time, tepri  e patëm shtypjen dhe dënimet, ato na e sterrosën  jetën. Diktatura e Enverit ishte përtej çdo realiteti. Nën qeverisjen e tij çdo gjë ishte e dobët, parullë dhe, sterile.  Pyeteni tokën, rrugët, shtëpitë tona të varfëra, aty mund të lexoni vuajtjet tona, imazhin e përdhunuar të njeriut. Në regjistrat e asaj kohe, kudo janë eshtrat tanë,  gjaku ynë, të rënët me emra të rrëzuar. Ky  stacion s`mbaron këtu, Shqipëria është adresa ime, gjaku im i padukshëm, shkruan  poeti, Ibrahim Agimgostivari. Libri i Ibrahimit, „Në tretje të muzgut“, po edhe libra të tjerë të këtij autori, shprehin vlerën e mirëfilltë artistike. Ibrahim Agimgostivari , i dënuar i Enver Hoxhës, përjetoi ferrin e diktaturës së tij. Poezia e Ibrahim  Agimgostivarit, me një stil krejt origjinal, krejt të  veçantë, është një dëshmi e kohës së tij. Shpirt, ende pa u tharë lotët e pritjes , . . ti  ike.. e në çastin e  mbërritjes , m´u desh mua të iki. Këto dhe vargje  të tjera tregojnë se fjala flet s´i syri , si zemra , ndryshe, do ishte fjalë koti. Shpirt, pse të heshtim,.. ata do na vrasin,.. ata kanë shumë errësirë brenda. , lexoj në një poezi të tij. Jeta e poetit, Ibrahim Agimgostivarit është një histori me shumë beteja. Ibrahim Agimgostivari  u  lind  në Tiranë më  1934. Shumë vite punoi mësues në fshatrat e Kukësit. Që në moshë të re interesimet  e tij për poezi ,  ishin të veçanta. I  dashuruar pas teatrit, ai  shkroi  dramën „ Pas shpine “ që u censurua nga regjimi komunist dhe u bë shkak për  të kaluar 5 vite të plota në burg. Ibrahimi  ishte  dënuar  me pesë vjet burg, ndërsa vëzhgimet e sigurimit do vazhdonin deri në përmbysjen e atij regjimi. Ibrahim Agimgostivarin deri më tash ka botuar katër libra; “Mall”, 2. “Në tretje të muzgut”, “Intervistat e mia dhe dy drama”,  dhe së fundi “Fjala flet s´i zemra” . Më 1990, Ibrahim Agimgostivari bashkë me familjen e tij dhe mijëra të tjerë, shqiptar rebelohet, dhe me trimat e  ambasadave, në korrik të vitit 1990 , kryengritet për ta shembur pushtetin e Hoxhës, dhe të Ramiz Alisë. Ai   regjim  i    shtypjes dhe i burgut   që  vrau Shqipërinë për disa dekada, ishte Enver Hoxha, dhe shpura e tij e pushkatarëve. Që nga viti 1990, poeti, Ibrahim  Agimgostivari   jeton  dhe krijon   në Dortmund të Gejrmanisë. shëndet poetit, Ibrahim Agimgostivarit!

Ibrahim Agimgostivari – tufë poezish nga libri “Fjala flet si zemra”

Mall

Prej tokës sime u mërgova

Nën një qiell tjetër

I lumtur s´jam aspak

Malli për atdheun më gërryen

Dhe sa herë shihem n´pasqyrë

Më i mplakur dukem

Lulet

Lulet s´çelin vetëm për vete

Po edhe për hiret e kësaj jete

Kështu e ndjeja këtë botë

Në pranverën e tokës sime

Ndarja

Sa qemë së bashku

Nuk ndihesha keq

Por gjërat ndryshuan

Kur ne u ndamë

Lotët e zemrës

Sa herë zbres në Shqipëri

Dheun e tokës sime e puthi

Se aty i kam të  mbjellë

Lotët e një jete të rëndë

 

Urtësia e barit

 

Në këtë jetë me trazira

Çfarë tu them syve  tuj

Pranverës në degët e pemës

Barit të urtë në kopësht

Shpirti tim prej shkrimtari

Z o g u

Ishte një gjetje zemre
Që më ndau nga ti
Nga ajo betejë e imja
Nga ajo luftë  me  ty

Vështrim
Sa  herë  vjen  korriku
Më kujtohet  e kaluara
kohën që ma mori burgu
dhe xhelatët e atij burgu

Kujtime

Shpirt, me çaste të kujtoj
Unë nuk njoh  kohë tjetër
zemra nuk po harroka
as në këtë moshë të shtyrë

Mbetje vajesh

Unë tani  jam  në  kërkim
Si zogu që kërkon çerdhe
Nëse t´i  do të pajtoheshe
s´do të ndahesha prej teje

As në një vdekje të dytë

1.

Fjalët si ura mendimesh
Me ty mua më afrojnë
Ato më shpjejnë tek ti
Dhe ty të shpjejnë tek unë

2.

Ëndërr  qenka   jeta
Në flakët  e  së cilës
hyjnueshëm digjemi
duke lënë pas vetes
dhimbje dhe shpresë

3.

Në frymën me poezi
fjalët flasin si zemra
fjalët flasin si shpirti
fjalët  flasin  si  jeta

4.

Shqipja jonë e bukur
Shqipja jonë  e mirë
ëmbël unë  e  ndjejë
edhe  këtej  n´egzil!..

5.

Për këtë jetë kam ca pyetje
Por askush s´më përgjigjet
Këtë jetë kështu e harxhova
E dhimbja kurrë s´mu nda

Drithërimë

Sot isha i trazuar
shëtita deri në lodhje
deri në raskapitje
për ta mbytur mërzinë
dhe mallin për
Shqipërinë

Kujtime

Kam rendur pas teje
Që të takoj njëherë
Por fati nuk deshi
Na ndau përgjithnjë

Fjala shqip
Në vëndet ku mërguam
Kudo na quajnë të huaj
Fjala shqip këtej s´kuptohet
Në të gjitha zyrat
Ajo duhet të përkthehet

Çaste intime
Sa herë unë i sodis yjet
shpesh me ty i ngatërroj
me duart tuaja të buta
me buzët tuaja të vala

I arratisuri
Ika nga vuajtjet e mia
pa e ditur se ku po shkoj
mërgimin nuk e njihja
as gjuhën kurrë ia mësova

Kështu më ikë 20 vjet!..

Dallgë

O  e  bukura  Shqipëri
çdo gjë që shkruaj për ty
del nga prushi i zemrës

Në shpirti tim të trazuar
motivet me Shqipëri
kudo  më  bëjnë  dritë

çdo çast më japin jetë

Intime
Sa herë mbetem vetëm
fjalë zemre  m´afrohen
plagën  nuk  e  flaki dot
dhimbja mbetet brenda

Aktakuza
Në të gjitha ato hetuesi
Hetuesit kërkonin emra
Unë ua  tregoja  gjakun
dhe  vrajat  nëpër  trup

Mesazh
Shpirt, mos  qaj  për  mua
Edhe në vdekshim një ditë
Këto vargje do t´ua lëmë
Në vend të amanetit tonë

Monolog
Sa herë kam pyetur veten
çfarë  mund   të   fali  sot
fjala  më  zihej  në  grykë
s´ kam  plumb për vëllain

KOHA IME

Koha ime kishte

Formën e një molle

Njëra ëndërr, dhe

Tjetra dhimbje

Po ta ndash në dy pjesë

Do e shohësh gjëmën

Të ngjashme me të

Pangjashmen!..

SHQIPËRI

Shqipëri, të fala prej

meje. Shpirti im, zemra ime

çdo çast jam brenda teje

në damarët me ujë e me

tokë, jam në këngët tua

dhe të përqafojë shumë!..

VJESHTA

Vjeshta vjeshtoi dhe këtë herë

E përrojet derdhen nëpër det

Eklipset vazhdojnë punën e tyre

E mua mallin më gërryen brenda

Jam larg nga atdheu im, hartën

E Shqipërisë e kam në kraharor

Një zjarr në shpirt më djeg, kam

etje për lumejtë e atdheut tim

 

Digjem për një rreze të Shqipërisë

Përplasem me jetën si me një

Kafshë, Të fituar s´jemi asnjëri

As unë dhe as vetvetja ime!..
Tim birit

O i bukuri im, o i miri  im

Ty të vranë aksidentalisht

Por plaga më mbeti mua
( Nga  ajo  gjysmë  luftë )
Që e përgjaku Shqipërinë

Klinikat e botës

Plot janë klinikat e botës, po

plagët e mia  s´mi shërojnë

këto plagë janë plagë Shqipërie

pesëdhjetë  vjet  të  vrara!…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ibrahim Agimgostivarin, poeti, Rrustem Geci

Anarkia e pronës është krijuar nga pushtetarët, për të përvetësuar zonat turistike

January 23, 2014 by dgreca

Edhe Legjislacioni ekzistues e rregullon problemin e pronave në zonën e bregdetit shqiptar/

Nga Ledja SALIU/

Raporti prej 26 faqesh i Nils Muižnieks, Komisioner i Komitetit të Ministrave të KE 2013, në analizën e kushteve që duhet të plotësojë Shteti Shqiptar, ndër të tjera, shpreh shqetësimin e thellë për mos ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ (pika 45) si dhe të vendimeve të gjykatave të brendshme dhe të vendimeve administrative. Raporti thekson se mosekzekutimi i vendimeve të gjykatave të brendshme dhe i vendimeve administrative është një problem shumë më i gjerë, që nuk kufizohet vetëm tek çështjet e kompensimit të pronave të shtetëzuara (pika 55). Raporti evidenton dhe zvarritjet e proceseve civile mbi çështjen e pronave. Për mangësitë e thella në sistemin e drejtësisë gazeta “Telegraf”  ka sensibilizuar me kohë. Së fundi, me 07/01/2014, “Telegraf” në shkrimin “A e toleron Strasburgu mungesën e shtetit ligjor dhe korrupsionin në drejtësi?” përmes dokumenteve publikon se Shteti nuk ka ekzekutuar vendimin e GJEDNJ, aplikimi nr. 10508/02, vendim datë 23.10.2007, final me datë 31.03.2008, se Avokatja e Shtetit dhe kryetari i AKKP-së kanë raportuar me shkrim se vendimi GJEDNJ është ekzekutuar, kur në fakt thelbi konstatues (pika 11) dhe ai urdhërues pika nr. 101 i atij vendimi, nuk janë marrë në konsideratë dhe ky Vendim i GJEDNJ nuk është ekzekutuar. Mangësitë ose papërgjegjshmëria në këtë rast kapërcen kufijtë e asaj që mund të quhet gabim pasi ka arritur deri në mohim të shtetit ligjor. Janë edhe shumë vendime të GJEDNJ të pa ekzekutuara. Ndonëse për ato nuk është raportuar se janë ekzekutuar, ato të gjitha duhen ekzekutuar sa më parë, përfshi dhe vendimet e shumta të formës së prerë të gjykatave të vendit akoma të paekzekutuara.

Çfarë thonë ligjet për pronat e zonave turistike të Qarkut Vlorë

Praktikisht legjislacioni ekzistues e rregullon problemin në zonën e Qarkut Vlorë, por moszbatimi ose zbatimi i keq i ligjeve në fuqi, në periudhën 1991-2013, grykësia dhe korrupsioni i pushtetarëve ka qenë më i lartë, duke krijuar amulli të rëndë dhe anarki institucionale. Pronat e ish NB-së, praktikisht, janë përvetësuar nga politikanët, ndonëse nuk ka asnjë ligj që të justifikojë kalimin e tokave të zonave turistike në pronësi të personave të tretë. Nëse verifikohen dokumentacionet në ZRPP të Qarkut Vlorë. zbulohen menjëherë makinacionet e këtij korrupsioni të organizuar nga politikanët dhe pushtetarët e lartë. Nëse do ishin zbatuar ligjet në fuqi, pronat turistike duhet t’u ishin kthyer totalisht subjektit të shpronësuar.
-Konkretisht, për tokat e ish NB-së pika 5 e Nenit 2 të Ligjit 8053/1995 thotë: “Tokat bujqësore që: a. Janë pushtuar ose fituar në mënyrë të paligjshme. b. Kanë qenë në përdorim, por që nga përdoruesit janë bërë kalime pronësie të paligjshme ose çdo lloj veprimi tjetër të pabazuar në ligj. Veprimet për kalimin e pronësisë për rastet e përmendura në pikat “a” dhe “b”, si dhe regjistrimet e këtyre kalimeve janë të pavlefshme.”
-Ligji nr. 57/2012 në Nenin 3 ka përcaktuar qartë se përfitues me kthim fizik nga Ligji nr 57/2012 dhe Neni 2 pika 5 e Ligjit 8053 janë vetëm kategoria e bashkëthemeluesve.
-Ligji 9235/2004 i ndryshuar Neni 6, në pikë 1/b që praktikisht e kthen tek subjekti i shpronësuar token, thotë: “U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen subjekteve të shpronësuara, sipas kritereve të këtij ligji, edhe pasuritë e paluajtshme, toka me vendndodhje brenda territoreve turistike, sipas Ligjit nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të ndryshuar”.
Këto tre ligje janë shkelur dhe zbatimi i tyre nga ana e Shtetit, praktisht, zgjidh shpejt problemin dhe lehtëson gjykatat nga një mbingarkesë e provokuar nga moszbatimi i ligjeve në fuqi.
Që prona të futet në rrugën e zgjidhjes duhen veprime te shpejta, sepse Qershori 2014 i përcaktuar në vendimin pilot, datë 31 Korrik 2012 prej Gjykatës së Strasburgut është afër.
S’ka turizëm, pa kthim të pronës te i zoti!
Gazeta prestigjioze “NevvYork Times” e renditi  Bregdetin e Shqipërisë së Jugut të katërtin nga 52 vendet më të mira për t’u vizituar nga turistët. Kjo është e vërtetë, por kjo është zona me problematike për faktin se pronat në këtë zonë turistike akoma nuk u janë kthyer pronarit të ligjshëm dhe trojet turistike janë përvetësuar nga klanet e politikanëve nëpërmjet personave të tretë. Kjo gjë pengon zhvillimin e industrisë turistike, prish qetësinë dhe stabilitetin social, kultivon korrupsionin dhe mohon shtetin ligjor. Qeveria po vepron për prishjen e ndërtimeve të paligjshme dhe pavarësisht nga kundërshtimi në Facebook i ish -Kryeministrit Berisha që në një farë mënyre kërkon të justifikohet për gabimet e tij, kjo është gjë e mire, pasi rivendos zbatimin e ligjit, por duhet treguar kujdes që aksioni të mos degradojë në një veprim klientelist, ku subjekti që paguan nuk preket, edhe pse ka pushtuar tokën e tjetrit apo edhe atë që quhet publike apo e shtetit. Ndërtimet pa leje që me konsensus nuk duhet të prishen mendoj se janë vetëm ato, që pronari origjinal i truallit, i ka bërë në tokën e të parëve të tij. Këto ndërtime nuk duhet të legalizohen në mënyrë që në rast të një plani zhvillimi të mëvonshëm dhe shpronësimi apo për nevoja publike, konform ligjeve, shteti paguan vetëm truallin, por jo ndërtimin pa leje. Gazeta “Telegraf” ka trajtuar shume here problematikën e pronës në zonën e bregdetit të jugut Vlorë-Sarandë. Qeveria e re në pikën nr. 14 të Projekt -Programit të saj, e veçon zgjidhjen e problemit të pronave në bregdetin e jugut, zonë ku padrejtësitë dhe korrupsioni me pronat është shumë i dukshëm.

Anarkia e pronës

Si media e lirë, ne përsëri sensibilizojmë për faktin se, Strategjia për Zhvillim dhe Integrim 2012-2020 duhet rishikuar sa më parë, sepse s’ka për ta realizuar misionin, pasi e anashkalon anarkinë e pronës dhe detyrimin e shtetit për zbatimin e Kushtetutës. Si argument citojmë shoqatën “Bregdeti”, që i kanë drejtuar njërit prej drejtuesve të Agjencisë Pronave, disa pyetje publike në një nga mediat e shkruara. Bregdetasit thonë: “Prona tek i zoti përbën themelin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, zbatimin e Nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, që vazhdon të shkelet”. Në vazhdim ata argumentojnë: “Këtë fakt që e ka deklaruar në shtator 2010 në Kuvendin e Shqipërisë edhe vetë Kryeministri Sali Berisha duke thënë se: Beteja për pronën përcakton sistemin dhe lidhet me fatet e demokracisë dhe zbatimin e kushteve që BE kërkon të zbatohen prej Qeverisë Shqiptare. Edhe deputeti Fatmir Mediu, ka deklaruar në Parlament se prona është grabitur me ligj, por në këto 20 vjet, kush i ka votuar këto ligje?” Më tej bregdetasit deklarojnë: “Nga askush nuk mund të kundërshtohet deklarimi i zotit Rrapo Hajredin Danushi, se nuk ka demokraci pa pronën tek i zoti se pas vitit 1991 kemi pluripartitizëm dhe sistem kleptokracie, se nuk mund të jemi pjesë e NATO-s, e BE-së dhe demokracisë pa kthyer fizikisht pronën tek i zoti. Në kompleksin e tyre Kuvendi ka miratuar ligje anti-pronar, duke filluar nga Neni 8 i ligjit 7501, por edhe nene në ligje të tjera që bien ndesh me të drejtën tonë për pronën e trashëguar. Faji bie mbi politikanët tanë, por edhe mbi përfaqësitë e institucioneve ndërkombëtare që megjithse prej shumë vjetësh kanë monitoruar problemin e denacionalizimit të pronave, duke shpenzuar fondet të mëdha, praktikisht e konstatojnë shkeljen e të drejtës së pronës, por heshtin, duke u bërë kështu mbështetës të korrupsionit. Po ashtu nenet antipronar që shkruhen në aneksin e Ligjit të pronave nr 9235 të vitit 2004, u miratua nën kujdesin e OSBE-së. Ligjet e këqija të miratuara në Parlament dhe zbatimi i keq i tyre ka bërë të mundur banditizmin me pronat në zonat turistike dhe po imponon zgjidhjen e të drejtës së pronës nëpërmjet korrupsionit, ose nëpërmjet vetëgjyqësisë që nënkupton dhe gjakderdhjen. Veprimtaria e Agjencisë dhe e institucioneve të tjera përfshi Prokurorinë, Prefektin, Inspektoratin ose Policinë Ndërtimore konstatojnë shkeljen flagrante të ligjit me qëllim vjedhjen e pronës, por kryejnë veprime shumë të ngadalshme. Jo vetëm në Dukat, por në të gjithë zonën e mbrojtur turistike situata është tensionuar nga veprimtaria antipronar e Agjencisë së Kthimit të Pronave që në fakt vepron për të bllokuar pronarët dhe favorizon shkelësit e ligjeve. Drejtori i AKKP-së, që është një prej institucioneve që ta kthen pronën tënde ose të mban peng shumë vjet pa ta kthyer pronën tënde dhe krijon hapësirë kohe që pronën tënde ta legalizojnë ose ta pushtojnë persona të tjerë, del shpesh në TV dhe gjithmonë përdor termin ish- pronar për ne që jemi pronarët, flet për kompensimin duke anashkaluar faktin se nuk ka përfunduar kthimin fizik. Gazetat pasqyrojnë rregullisht veprimtarinë e Agjencisë dhe të ALUIZNI-t dhe çdo ditë njoftojnë për legalizimet dhe kompensimet”.

Zgjidhja e pronës në zonat turistike, detyrim i shtetit ligjor

Kjo është vetëm një nga ankesat e shumta të pronarëve që kanë rënë në veshin e shurdhër, çka është bazuar dhe në deklarimet në Kuvend të ish- Kryeministrit Sali Berisha, ku rezulton se anarkia e pronës është krijuar nga pushtetarët për të përvetësuar zonat turistike. Për sa më sipër, shoqata “Bregdeti” së bashku me shoqatën Dukati kanë përgatitur projektligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave në Qarkun e Vlorës, zbatimi, i të cilit e kthen pronën e konfiskuar tek i zoti, shkarkon Qeverinë nga faturat financiare dhe e zgjidh më së miri problemin e pronës. Ky draft e përcakton kthim-kompensimin e pronës, detyrim të shtetit dhe praktikisht korrekton aktet zyrtare të periudhës para 2014, për pjesët që nuk janë në përputhje ligjet në fuqi. Drafti përcakton që zgjidhja e problemit të pronës në zonat turistike, është detyrim i shtetit ligjor. Zgjidhja e shpejtë është plotësisht e mundur nëse opozita do të tregohet konstruktive pasi situata e anarkisë së pronës është kryesisht produkt i qëndrimit të saj të papërgjegjshëm. Gjithsesi, mbetet vetëm vullneti politik i Kryeministrit Edi Rama, faktori që përcakton zgjidhjen e shpejtë, duke plotësuar pikën 14 të programit aktual të Qeverisë për pronat.

Ledjana SALIU

Filed Under: Opinion Tagged With: anarkia e prones, Ledia Saliu

PËRKUSHTIM, ESHREF YMERIT

January 23, 2014 by dgreca

Nga Rasim BEBO/*

Kur në djep tё pёrkundi nёna. / Tё mёkoj fjalё pёr lirinё. / Sa ndrit dielli e hёna. / ti mendon vetëm pёr Shqipёrinё…

Djepi i fisit të ymerajve pёrkundi paraardhёsit nё breza, derisa vijmё te babai i Eshrefit, HASAN  YMERI, veterani i luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920, tё cilin Presidiumi I Kuvendit Ppullorte Republikёs Popullore tё Shqipёrisё, me dekret nr. 4040, datё 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen “Pёr veprimtari patriotike”, me motivacion:”Pёr trimёrinё, guximin dhe vetёmohimin qё tregoi nё luftёn kundёr pushtuesve imperialistё italianё mё 1920.

ESHREF YMERI ka lindur nё fshatin Mesaplik mё25-12-1940. Pasi u edukua me elementet e parë te atdhedashurisë në rrethin familjar, ai mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi  shtatё vjeçaren  nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin  “Ali Demi” tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet  me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e mbaroi me rezultate të lareta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan  shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Si specialist dhe punëtor i palodhur e mendjes, ai është marrё me tekstet mësimore, të filluara qё nga viti 1968. Punoi pёr fjalorin e madh frazollogjik 40 vjet rresht. Ka qёnё i ftuar nё shumё seksione shkencore brёnda dhe jashtё shtetit. Mё 16-12-1989 iu dha grada “Kanidat i Shkencave” me vendim nr. 208 tё Komisioni tё Lartё tё Atestimit. Mё 14-12-1994  (sipas  vendimit Kёshillit Ministrave nr. 351 datё 30-6-1993) grada”Kandidat i Shkencave” iu konvertu me gradёn shkencore “Doktor”.

Mё 13-12-1994 me vndim nr.11 tё Komisionit Kualifikimiit Shkencor, merr titullin “Asistent Profesor”,  Dhe Mё 11-5-200, (me vendim nr.53, tё Komisionit Kualifikimit Shkencor,  merr titullin “Profesor”

Euruditi Porf. Dr. Eshref Ymerit, pas njё pune 40 vjeçare (dhjetor 1972-dhjetor 2002), pёrfundoi Fjalorin e madh frazologjik rusisht-shqip prej 1200 faqe kompjuteri, ku pёrfshihen 25.657 shprehje. Ai i hyri hulumtimit tё thelluar nё fushёn e frazollogjisё ruse, i bindur se shprehjet frazollogjike janё pasqyra e shpirtit dhe e fomimit psikologjik tё popullit rus. Me kalimin e viteve qё pasurimi i pa matё i shprehjeve frazollogjike të gjuhës ruse nё gjuhёn shqipe, u bë po ashtu, pasqyrё e shpirtit dhe e formimit psikologjik tё popullit shqiptar

I nderuar Prof.Dr. Eshrefi, Tungjatjeta!

Unё kam printuar shumё artikuj tё tu, qё rrahin kurdoherё problemin e kombit shqiptar, mё shumё nga kushdo autor tjetёr. Ju keni deklaruar: “Unё, si shqiptar me vetëdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet… kardinale tё kombit shqiptar”.

Me kёtё konseguencё unë, kam paraqitur para lexuesit me njё pjesё tё reduktuar tё artikujve tuaj… Dhe po citoj: Kisha botuar njё shёnim tё shkurtёr nё tё cilin reagoja ndaj shqetёsimit tё disa intelektualёve, pёr faktin qё nё disa kisha shqiptare shёrbesat bёheshin nё greqisht.Ndaj shёnimit tim ka reaguar z. Pirro Prifti, njё servil i Janullatosit ky … mё kёshillonte tё mos merrem me KOASH-in. Por unё si shqiptar me vetёdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet, tё cilave servilёt Janullatosi e Pirro Prifti u trёmbet si djalli vetёtimёs. Sipas argatit të Janullatist Pirro Prifti, unё duhet tё hesht ndaj deklaratёs sё historianit grek Nikolas Stavros, për tё cilin, hedhja nё dorё e kishёs ortdokse shqiptare ёshtё fitorja mё e madhe e Greqisё nё shek. XX”. …

Unё duhet tё heshtja kur armiku i kombit shqiptar Janullatos ka deklaruar nё gazetёn “Katemirini”. “Nuk e kuptoj idenё e shqiptarёve qё feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria. Kёtё tezё ne do ta luftojmё, duke dalё hapur kundёr Rilindjes Kombёtare Shqiptare”.  Unё duhej tё heshtja ndaj shpifjes  sё fёlliqur tё Janullatosit, i cili, para gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Zoti Reed, ju jeni njё gazetar i shquar dhe fjala e juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumё, sensibilizoni se kёtu duan tё krijojnё njё shtet oundamentalist islamik dhe kanё si qёllim tё shtypin ortodoksinё”.

Unё duhej tё heshtja kurJanullatos sulmonte emigrantёt shqiptarё dhe bёnte kauzё tё pёrbashkёt me partinё nazifashiste “Agimi i Artë” kundёr emigrantёve shqipytarё dhe kundёr Aleancёs Kuq e Zi.

Pirro Prifti ka vendosur dy portrete tё Fan Noli, ç’ka vёrteton se qёnka edhe njё hipokrit i madh. Nga njёra anё, merr nё mbrojtje Janullatosin, si servil i pёshtirё i tij, kurse nga ana tjetёr, para lexuesve kёrkon tё hiqet si fanolist. Hipokritёt e kallёpit tё Pirro Priftit i ka demaskuar Leonardo Da Vinçi (1452-1512  kёtu e ca shekuj mё parë kur thotë: “ Mes budallenjve, egziston njё farё sekti, ku pёrfshihen njerёzit hipokritё, tё cilёt ushtrohen papushim pёr tё mashtruar veten dhe tё tjerёt, por, nё tё vёrtetё,  ata mashtrojnё mё shumё vetёveten  sesa tё tjerёt”.

Kisha shoveniste greke, si pararojё e shovenizmit grekokaragjoz, na ka masakruar personalitete tё shquara tё kombit shqiptar nga radhёt e ortodoksisё shqiptare,  si Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atё Stath Melani etj. Pikёrisht kjo ёshtё arsyeja qё Noli i madh e vlerёsonte ortodoksinё shqiptare si njё pasuri shpirtёrore tё mbarё kombit shqiptar. Prandaj edhe unё nuk mund tё hesht pёr çeshtjet e ortodoksisё shqiptare.  (Sarandё 23 qershor 2013).

Dihet se shteti grek, qё prej themelimit tё tij e deri nё ditёt e sotme, asnjëherё nuk ka pasur nё rendin e ditёs “miqёsinё” me kombin shqiptar. Pёrkundrazi, nё rendin e ditёs vazhdimisht ka pasur armiqёsinё dhe sendertimin e saj pёrmes pabesisё, shpifjeve, mashtrimit dhe hipokrizisё ndaj kombit shqiptar, tiparё kёto, tё cilat pёrbёjnё themelet e kodit moral grek. Faik Konica, nё njё letёr qё i dёrgonte Fan Nolit mё 26 gusht 1940 e njoftonte si mё poshtё: Po ju komunikoj juve njё lajm me rёndёsi, nga njё burim dipllomatik grek i sigurt: Greqia ka pregatitur njё memorandё pёr Konferencёn e Paqes, ku do tё provojё se Shqipёria ёshtё bёrё vatёr panislamike dhe njё sukursalё e Mustafa Qemalit. (vell. 4, f.218).  Pra diplomacia greke, pёr tё shpёtuar Evropёn nga “krijimi “ i njё vatre “panislamike” shqiptare, kёrkon qё Shqipёrinё ta fusё nё “gjirin” e ortodoksisё greke. Gjynah qё s’ia dёgjoi fjalёn presidenti Uillson! Greqia pёr tё mirёn krishtёrimit Evropian “po pёrpiqej”. Mё 1997 Greqia, pёrms Zonjёs Ollbrajt (Allbright), u kёrkoi SHBA qё tё fuste trupat e veta nё Shqipёrinё e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: ”Po ç’do bёjё Turqia? Do tu bjerё nga pas”. Dhe nga ky shkak Greqia nuk u fut nё Shqipёri . (Santa Barbara, Kaliforni. 30-11-2012).

Gjithashtu,  ju Prof. Dr. Eshrefi, na keni bёrë tё njohur me Robert Kuper dhe Aleksandёr Konuzin: (Robert Kuper ёshtё pёrfaqёsuesi faktik i Sёrbisё nё bisedimet mes Prishtinёs dhe Beogradit.) Evropa, si gjithmonё, qё prej vitit 1878 dhe deri tani, ka nёpёrkëmbur dhe pёrbuzur kombin shqiptar, duke u radhitur haptazi me krahun e shovenizmit sllavogrek. Ky Robert Kuper domosdo qё ka edhe sponsorizimin e padiskutueshёm tё politikёs ruse, e cila qё prej Kongresit tё Berlinit dhe deri nё ditёt tona, kombin shqiptar e ka pasur dhe vazhdon ta ketё halё nё sy. Por fajin nё kёtё mes nuk ёshtё as i Evropёs dhe as i Rusisё qё qendron pas saj. Faji ёshtё i mbarё popullit shqiptare nё trekёndëçshin Tiranё-Prishtinё-Shkup, qё nxjer nё krye politikanё mercenarё, tradhtarё, tё shitur kokё e kёmbё te Evropa, te kjo varrёmihёse e kombit shqiptar. Sllavёt sёrbomaqedonas, duke vepruar nё sinkron me Evropёn dhe Rusinё nё prapavijat e saj, po e shtojnё presionin pёr zhvlerёsimin e pavarёsisё sё Kosovёs dhe pёr çfaktorizimin e popullit shqiptar tё Maqedonisё… Thaçi hesht, sepse ai ёshtё jo kryeministёr i popullit shqiptar tё Kosovёs, por kryeministёri pakicёs sёrbe tё Kosovёs, sepse ai ёshtё tradhetar i popullit shqiptar tё Kosovёs. Hesht Thaçi, sepse shumё vite mё parё ka bёrё plane pёr shkёmbimin e Veriut tё Kosovёs me Luginёn e Preshevёs, pra, pёr shkёmbimin e një territori shqiptar mё njё territori tjetёr shqiptar…Pёr tё hequr qafe tradhёtinë e Thaçit, tё kёtij mercenari tё shitur te Beogradi, duhet rreshtuar rreth Lёvizjes  “Vetёvendosja”.  (“Tradhetia nё krye tё Kosovёs” 13 masrs 2012).

Aleksandёr Konuzin, ambasador rus nё Beograd, nё rrjedhёn e zhvillimeve histoike nё jetёn e kombit shqiptar, nuk e ndalon dot kush.Rusocarizmi i dikurshёm ka qёnё arqitekti kryesor i coptimit tё trojeve etnike shqiptare, duke filluar qё nga Kongresi i Berlinit, konferenca e Londrёs dhe traktati i fshehtё i Londres pёr zhdukjen e Shqipёrisё nga harta e Evropёs. Ata u ranё kambanave tё alarmit nё tё gjithe udhёkryqet eEvropёs dhe nё mbarё rruzullit tokësor,  se pavarёsimi i Kosovёs do tё nxiste njё reaksion zinxhir nё mbarё botёn. Kanё kaluar mё shumё se katёr vjet, qё kur Kosova u pamvarёsua, por deri tani nuk kemi vёnё re kund nisjen e ndonjё reaksioni zinxhir. Ç’ka ky ambasadori Aleksandёr Konuzin qё Projektin e Shqipёrisё sё Madhe e vlerёsuaka si “tё rrezikshёm” pёr Evropёn Juglindore? Sepse ai, si pёrfaqёsues i thekur i shovenizmit rusomadh, kёrkon tё mbrojё me çdo kusht  interesat sllavogreke, nё dёm teinteresave kombёtare tё popullit shqiptar… Por Shqipёria Etnike do tё krijohet dhe politika ruse, ashtu si deri tani, do tё pёrjetojё dёshtimin e radhёs nё Evropёn Juglindore. Dёshtimi i saj i turpshёm ndodhi me pavarёsimin eKosovёs, kundёr sё cilёs ajo nuk ka lёnё dhe nuk po lё gurё pa lёvizur.

Po diplomacia shqiptare nё Tiranё dhe nё Prishtinё, pse hesht pёr deklaratёn e ambasadorit shovenist rus nё Beograd? Nga kush ka frikё?… Pse hesht Ali Ahmeti, ky servilё i regjur i sllavizmit?… Nuk ka lёvizur as edhe njё grime nga mendёsia enverhoxhiane. (“Jo Shqiperia e Madhe, por shqipёria Etnike…”3-6-2012).  Si ka mundёsi tё ketё argatё tё kollarisur tё Sёrbisё nё Kosovё?

Ju, Prof. Dr. Eshrefi shkruani: “Kur njihesh me  reagimet e prof. Spahiut ndaj fjalёs sё ambasadorit Lauka dhe me sulmet e z.Ymer Mushkolaj kundёr tij, vetvetiu lind pyetja: Si ёshtё e mundur qё kёta tё dyintelektualё radhiten pёrkrah politikёs shoveniste rusoserbogreke dhe bёjnё kauzё me tё kundёr aspiratёs njёshekullore tё kombit shqiptar pёr bashkimin e trojeve etnike nё njё shtet tё vetёm, duke kёrkuar tё venё nё idenё e ekzistencёs sё “kombit shqiptar”? Nё një njoftim tё datёs 13 qershor 2012, qё zoti Flori Bruqi e kishte botuar nё faqen e internetit Agjencioni Floripress, me titull: “Agjentё Sёrbё nё Shqipёri”… Sipas kёtij njoftimi, Milosheviçi paska pasur nё shёrbim 2200 agjentё nё disa shtete tё Ballkanit, nga tё cilёt 700 i paska pasur vetёm nё Kosovё… Edhe pas luftёs nё Kosovё, ёshtё bёrё Kooptimi i agjenturave  sёrbe nё shumё segmente tё jetёs politike, ekonomike, por edhe strategjike”. Prof. Spahiu dhe z. Mushkolaj gjatё kёtyre ditёve, kanё heshtur pёr kёto tё dhёna me tё vёrtetё befasuese, por s’pёrtuan t’i kundёrvihen ambasadorit tё nderuar, dr. Islam Lauka, pёr pikpamjen e tij shkencore tё argumentuara se nuk egziston dhe nuk mund tё egzistojё “komb Kosovar” Pёr kёta dy zotёrinj nuk paska fare rёndёsi egzistenca nё Kosovё e batalioneve me spiunё nё shёrbim tё shovenizmit sёrbomadh.Dr. M. Zeqo thotё: “Kombi shqiptar, e ka krijuar vetёdijen e vet, ka krijuar njёkohёsisht edhe vetёdijen pёr tё tjerёt. E nё gjenezёn e gadishullit (pellazg  shёn. Im) ilirik shqiptarёt janё zhvilluar si komb gjate mijёvjeçarёve, sipas istitucioneve tё indetitetit gjuhёsor, kulturor dhe historic. (“Koha jonё”, 4-8-2003).

Tё huajtё pёr kombin shqiptar. Personaliteti i shquar politik francez Justin Godart (1871-1956), i ka kёrkuar Evropёs tё korrigjoje krimin qё bёri me coptimin e trojeve etnike shqiptare. Kёrkesё pёr ribashkimin e trojeve etnike shqiptare e pati bёrё edhe  senatori Helmёs nё senatin amerikan nё vitin 1983. Tё njёjtёn gjё kёrkon edhe historiani i nderuar, dr.Aleksandёr Lambert, nё njё intervistë qё i ka dhёnё z. Indrit Vokshit mё 10-11-2007. Para pak ditёsh, z. Felikёs Taho botonte kёtё lajm fort interesant nё faqen e internetit:  “Kryeministri turk Erdogan, nё njё intervistё pёr kanalin shtetёror turk,deklaron se Turqia do tё mbёshtesё vёllezёrit shqiptarё, nёse do tё jetё e nevojshme me trupa ushtarake. Ai shtoi mё tej, se populli shqiptar ka tё drejtёn e vetёvendosjes pёr krijimin e njё shteti tё madh Shqiptar, dhe se UÇK-ja nuk ёshtё njё organizatё rebele-terroriste, por vullneti i shqiptarёve pёr tё mbrojtur trojet e tyre. Ai shton se trupat kombёtare turke janё nё gadishmёri dhe do tё ndihmojnё shqiptarёt pёr çlirimin e trojeve tё shqiptareve. Kjo deklaratё ka bёrё qё ministrat e jashtёm grek dhe sёrb tё reagojnё ashpёr. (citohet sipas faqesё  intenetit: “Kryeministri Turk Erdogan: Kёrcёnon me shpёrbёrje tё Maqedonisё dhe tё Ballkanit nёse tё drejtat e shqiptarёve nuk merren parasysh”.12-5-2012).

“Profesori Universitetit tё Columbias, David Philips, i cili ёshtё njohёs i mirё i çёshtjes shqiptare nё Ballkan, pohon se ka marrё njё nismё pёr promovimin e idesё pёr krijimin e Shqipёrisё Natyrale. –njofton agjesia e lajmeve INA”. (Santa Barbara, Kalforni 22-6-2012).

Shqipёria sot: Vёrteton katёrcipёrisht se Shqipёria ka nё krye njё kastё tradhёtarёsh nё pushtet dhe nё opozitё.Ky njoftim vёrteton pёrfundimishtё atё qё unё e kam deklaruar edhe herё tё tjera nё faqet e internetit me moderator  z. Feliks Taho, se Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit grekokaragjoz, kurse qeveritё shqiptare, qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura që na kane nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombёtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet tё demaskojё rёndё nё sytё e opinionit publik shqiptar kёtё bandё tradhёtarёsh.

(Eshref Ymeri San Francisko, Kaliforni 6-9-2011). Ju Prof. Dr. Eshref Ymeri thoni: “Athina shoveniste ia ka ngrёnё hijen Tiranёs zyrtare qё mё  8-5-1971.  Mё 14-10-2013 Venizellosi u shfaq para shqiptarve me njё hipokrizi tё trefishtё. Greqia nuk ka frikë nga asgjë … “Çёshtja Çame: Venizellos s’e njoh”. Bushati: shih realitetin ne sy”…  Z. Felikes Taho, citon me titull: ”Shqipёri – Greqi – ligji i luftёs ende nё fuqi. 15 tetor 2013. Me pёrgjigjen e tij hipokrite, se gjoja nuk e njeh çёshtjen çame, Venizellosi vertetoi edhe njё herё, se shteti shovenist grek, edhe sot e kёsaj dite, vazhdon tё mbrojё masakrat e pёrbindёshme qё ai kreu me dorёn e Napolon Zervёs kundёr Çamёrisё nё vitin 1944…Venizellos: Degjoni, ju, shqiptarё! Greqia do tё bёjё gjithçka dhe do tё rekomandojё qё Shqipёria tё marrё statusin e vendit kanidat, por kujdes: kjo varet nga Greqia, se rruga për nё Evropё kalon nga Athina. Pradaj mos bёni naze pёr plotёsmin e kёrkesave tё Athinёs, siç jane kufiri detar, mohimi i çёshtjes çame, mosprekja e çёshtjes  sё ligjit tё luftёs, heshtja pёr mosnjohjen e kufirit tokёsor me Shqipёrinё nga ana e Greqisё,  krijimiiI komisionit tё varrezave pёr ushtarёt grekё, ngritja e vorrezave tё reja, pёrvehtёsimi i pushtimit tё kishes ortodokse, avancimi i tё drejtave tё minoritetit grek e kёshtu me radhё”.

Cilat ishin pasojat e traktatit tё miqёsisё Shqipёri-Greqi tё vitit 1996?… Vetёm lёshime pёr gjatë 17 vjetёve tё kёtij traktati nga Shqiperia, shoqёruar me 154  emigrant tё vrarё dhe me ato qё kemi folur mё sipёr. Shpёrfilljen e Greqisё për çёshtjen çame, deri tani e ka ushqyer vetё Tirana zyrtare, e cila eshte tallur me Rezolutёn Çame. Ajo rezolute qe u botua ne Fletoren Zyrtare ishte e 8 prillit 2004. Ky ёshtё njё turp, tej mjeranes qё tallet Tirana pёr 9 vjet. Gjithsesi,  ёshtё si ёshtё, Rezoluta e Fletores Zyrtare, duhet shoqёruar me Dosjen Çame me tё gjitha krimet e shovenizmit grek, e cila duhet t’i dorezohet  Brukselit, Kongresit Amerikan dhe Departamentit tё shtetit. Fishta thotё:  “Shqiptarёt janё si i don armiku”.   (Santa Barbara, Kalforni 21-11-2013.

Dhe pas kësaj ekspozeje me pak fjalë që i bëra veprimtarisë suaj patriotike, sё fundi, O  Prof. Dr. Eshref Ymeri,  ju uroj shёndet me jetё të gjatë për të mirën e popullit shqiptar dhe me shpatё tё mprehtё.

Rasim Bebo, Addison, Çikago janar 2014

*(Me rastin e ditlindjes së tij 25-12-1940)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Eshref Ymeri, rasim bebo

KUSH PO E THANË DIBRËN ?

January 23, 2014 by dgreca

Nga Ibrahim Kolari/

Sot po zhvillohet një debat, për vendimarrjen e Qeverise së R. Të Maqedonisë për devijimin e lumit Radika me destinacion për përfitime ekonomike. Mirëpo në vendet me demokraci të mirëfilltë vendimarrjet e tilla gjithmonë vendosen me referendum mbarë popullor ose me një debat të gjerë publik ku fjalën kryesore e kanë ekspertet të cilët e vlerësojnë dhe e bëjnë të ditur rëndësinë e projekteve të tilla afatgjate. Në rastin e marrjes-devijimit të lumit Radika që ndodhet në rajonin e Dibrës së Madhe, jo vetëm që skemi debate me specialistët e fushës përkatëse, por nga ana e qeverisë së Maqedonisë kemi edhe injorim dhe indiferentizëm ndaj dëgjimit të zërit të popullatës vendase.

Qeveria e Maqedonisë në formë arbitrare po vepron në këtë rast dhe unë si qytetar i Dibrës dëshiroj që përfaqësuesit tanë shqiptar në qeveri të prononcohen drejtë dhe hapët rreth këtij projekti qëllimdashës për bashkëkombësit e mi. Përse qeveritarët dhe politikanët po sillen ka ashpër me Dibrën? Nuk mjafton plaga e mërgimit ekonomik prej 50 vitesh që e ka zbrazur këtë qytet të lashtë me tradita dhe histori kombëtare, por tani duan edhe ta kthejnë në një shkretëtirë në zemër të Ballkanit. Prandaj ne si dibran, por edhe të tjerët duhet ta mbrojmë sot pronën tonë të përbashkët, ujin e Radikës i cili është vetë jeta jonë. Ne, duhet bashkë, pa dallim kombësie dhe feje të protestojmë për këtë projekt që do zhduki Florën dhe Faunën, do shkatërrojë turizmit në këto anët, do të largojë njerëzit që vijnë për shërim në Banjat e Dibrës, shkurt do vdesin të gjitha ato pak biznese që funksionojnë sot.

Nuk mundet një lum të devijohet pa marrë miratimin edhe të shteteve fqinje, në këtë rast Shqipëria sepse uji është pronë e natyrës, pronë kolektive të njerëzimit jo vetëm të një kombi, por të disa kombësive, me këtë projekt qeveria po nxit edhe një urrejtje etnike duke prishur marrëdhëniet midis fqinjëve, midis shokëve dhe bizneseve.

Të gjithë qeveritarët shqiptar si në Tiranë ashtu edhe në Shkup rrahin gjoksin se marrëveshje nuk ka për devijimin e lumit Radika, se projekti është i parealizueshëm, por ka vite që kane nisur punimet në heshtje dhe fshehtësi. Duket sikur jemi të përgjumër këtë periudhë, duket sikur jemi indiferentë ndaj vetvetes, më duket sikur i thërrasim vdekjes kolektive klinike.

Prandaj si qytetar dibran, si biznesmen, si ish-kandidat i pavarur për komunën e Dibrës së Madhe e pash të arsyeshme të shkruaj këto rreshta për çështjen e lumit të Radikës me qëllimin e mirë që të gjithë se bashku të reagojmë si vëllezër  sepse uji është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetë ne bote.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ibrahim Kolari, kush po e thane Dibren, lumi Radika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT