• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Fajon-Çitaku: Kosova do ndihmohet në rrugën drejt integrimit në BE

February 21, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.- Eurodeputetja Tanja Fajon, sot në Prishtinë, theksoi se së bashku me kolegët e saj nga Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë një takimi me ministren kosovare të Integrimit Evropian,Vlora Çitaku, Fajon theksoi rëndësinë që fokusi i angazhimit të institucioneve të vendit të jetë në implementimin e standardeve të caktuara për këtë proces.

Eurodeputetja Tanja Fajon dhe ministrja Çitaku diskutuan për progresin në Kosovë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.
Ministria e Integrimit bën të ditur se Çitaku dhe Fajon kanë biseduar më në detaje për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, në mënyrë që ky kapitull të përfundojë sa më parë dhe të fillojë realizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Po ashtu, u diskutua për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, por edhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke marrë për bazë qasjen proaktive dhe kontributin e Kosovës në raport me përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe progresin rajonal.
Duke vlerësuar lart kontributin dhe përcaktimin e Fajon për avancimin e Kosovës në raport me integrimin evropian, ministrja Çitaku tha se “institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë maksimumin për t’i përmbushur rekomandimet dhe obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Ministrja Çitaku shprehu vullnetin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.

Filed Under: Featured Tagged With: Fajon-Citaku, Integrim BE, Koosva

Baleti i Kosovës rikthehet pas 34 vitesh në Tiranë

February 21, 2014 by dgreca

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, për herë të parë pas 34 vitesh  do të performojë në Tiranë.

Në muajin mars interpretuesit do të shfaqin dy koreografi të Ilir Kernit “Balloja e diplomës” dhe “Dashuria që vret” në skenën artistike të sallës së Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Ishte viti 1980, kur Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqi për herë të fundit në këtë sallë shfaqjen koreografike të titulluar “Halili dhe Hajria” që ishte realizuar nga kompozitori Tish Daija në vitin 1963. Sot, pas kaq vitesh ata rikthehen në skenën operistike të Tiranës, në kuadër të kalendarit artistik të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ilir Kerni, drejtor i TKOB-së ka qenë disa herë në Kosovë për të realizuar tre premiera që kanë qenë në programin vjetor të Baletit Kombëtar të Kosovës. Në Tiranë do të vijnë vetëm dy prej tyre,  baleti klasik “Balloja e diplomës” dhe ai modern “Dashuria që vret”

Filed Under: Featured

Rikthehet “Big Brother Albania”

February 21, 2014 by dgreca

Nga Megi Zonja/.- Big Brother,është një reality show ku, një grup njerëzish banojnë së bashku në nje shtëpi të  izoluar por të përcjelle nga kamerat televizive. Secili zgjat rreth tre muaj, dhe zakonisht në te marrin pjese jo pak se 16 pjesmarrës. Banorët përpiqen të fitojnë një shumë parash duke iu shmangur eliminimeve periodike nga shtëpia. Idea për këtë shfaqje erdhi në një sezon për ide të reja në shtëpinë prodhuese John de Mol (pjesë e pavarur e Endemol) më 4 Shtator, 1997. Transmetimi i parë i Big Brother u organizua në Holandë më 1999 në Veronica TV. Që atëherë Bog Brodher, ka qenë një shfaqje shumë e kërkuar në thuajse 70 vende te botes.

Big Brother Albania nisi  ne 23 shkurt te vitit 2008. Tashmë nje nga programet më të ndjekura televizive,
“Big Brother Albania”, rikthehet në datën 21 shkurt në Top-Channel ne edicionin e tij të shtatë.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur spektakli bëhej të shtunën, ky edicion do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje. Edhe kete vit ky produksion i rëndësishëm televiziv do të drejtohet  Arbana Osmani.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Rikthehet Big Brother Albania

KOMITETI PER MBROJTJEN E AUTOQEFALISE: DARKA E POROSIVE, JANULLATOS –VENIZELLOS

February 21, 2014 by dgreca

DEKLARATE PER MEDIAT NGA KISHA ORTODOKSE E PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN/

Ftesa  per darke nga Anastas Janullatos per ministrin e Jashtem grek zoti Venizellos eshte tregues i bashkpunimit te ngushte te Janullatosit me shtetin grek ne dem te kishes ortodokse shqiptare.

Ftesa per darke qe ben janullatos ka si qellim te marre mbeshtetje politike nga shteti grek ne emer te kishes shqiptare. Kjo ftese eshte tregues i qarte se Kisha e Janullatosit eshte kishe greke me horizont Vorio-Epir.

Ne e denoncojme kete ftese si kopromentim te kishes ortodokse te Janullatosit ne dem te Shqiperise. Ftesa per darke dhe protokolli i saj, nuk do te njihet kurre nga Kisha ortodokse e vertete shqiptare.

Gjate konsumimit te darkes, eshte biseduar per ngjarjet e fundit ne dem te Shqiperise si Permeti, Kelcyra, eshtrat e ushtareve, ujrat territoriale, investimet, fitimet e bizneseve greke etj.

Kushdo qe ka marre pjese ne ate darke te organizuar nga Janullatos jane  sherbetore te shovinizmit kostant grek ne dem te Shqiperise, shume shpejt do te pergjigjen perpara Kombit shqiptar.

Athina zyrtatre, ende nuk e njeh pavarsine e Kosoves, sepse eshte bashkuar me ata qe duan zhdukjen e kombit shqiptar nga Ballkani.

Mungesa e transparences, dhe mos prania e mediave ne ate darke, darke e helmatisur ne permbajtje, me helmin qe helmoi Petro Nini Luarasin, tregon qarte se ishte nje darke  bosesh e politikanesh, per te marre falenderimet per punen shembullore me skandalet qe po kalojme cdo dite nga prifterinje e sherbetore  me ne krye Janullatosin.

Darka, pervec pergezimeve per pune te mire anti shqiptare ne jug te Shqiperise, sigurisht qe la dhe porosite e reja.

Porosite e darkes Janullatos – Venizellos besoj se kuptohen nga te gjithe. Ato qe do te shohim do te jene ngjarje dhe skandale per te krijuar imazh te rreme dhe negativ per Shqiperine perpara muajit qershor, muaj ne te cilin do te vendoset per statusin e vendit kandidat ne bashkimin europian. Athina nuk duhet te jete kryeqyteti i Ballkanit per integrimin e shteteve si Shqiperia, Kosova, Maqedonia.

Tashme Janullatos veprimet po i ben hapur me darken me Venizellosin si minister i jashtem i Greqise, kjo praktike nuk ka ndodhur me asnje minister te jashtem tjeter.

Koha ka treguar se darkat e posacme nuk dalin per mire, darka qe sjellin fatkeqsi me vone si ajo e Jezus Krishtit, darka e gabuar apo dhe darka Meta-Berisha e shume te tjera.

KOMITETI PER MBROJTJEN E AUTOQEFALISE

LIDHJA E INTELEKTUALEVE ORTODOKSE

FAMULLTARI I KISHES  AT NIKOLLA MARKU

 

Filed Under: Featured Tagged With: Darka e porosive, Janullatos-venizelos

Jo, Lamberci nuk tallej!

February 21, 2014 by dgreca

Ne foto:Maximilian Lamberc: 27 Korrik 1882- 26 Gush 1963/

Nga Astrit Lulushi/

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Në facebook, dikush pyeti nëse Lamberci tallej me shqitarët me këto fjalë? Jo,  Lamberci e kishte seriozisht!

Kur Lamberci i shkroi këto fjalë në studimin “Një vështrim mbi letërsinë shqipe” (1956), ai nisej nga hulumtime të tella që kishte kryer prej dekadash. Maximilian Lamberc (1882 – 1963) e kishte studiuar shqipen (gjuhë, kulture, foklor) një jetë të tërë. Si albanolog, Lamberc jetoi për një vit (1907) mes arvanitasve në Greqi.

Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit  në Badhesas (Villa Badessa).

Nga maji në qershor 1916, Lamberc  shkoi në Shqipërinë veriore dhe qendrore duke regjistruar për herë të parë mbi baza shkencore gjuhën dhe folklorin shqiptar. Në këtë udhëtim ai vizitoi Grudën, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Luginën Kir, Shoshin, Shalën, luginat e Drinit dhe të Valbonës dhe sidomos Mirditën.

Në dhjetor 1916 ai u kthye në Shqipëri, këtë herë me trupat perandorake austriake që kishin pushtuar Shqipërinë veriore dhe qendrore në kuadër të Luftës Botërore. Ai ishte ngarkuar për krijimin e  sistemit arsimor shqiptar dhe ishte anëtari i vetëm i huaj i Komisisë Letrare Shqipe që autoritetet austriake kishin formuar per krijimin e një sistemi shkollor të njësuar për mbarë Shqipërinë. Në Shkodër, Lamberc ishte me Gjergj Fishtën botues i gazetës Posta e Shypnisë në të cilën botoi edhe disa studime të vetat. Pas Luftes I Boterore Lambertz u kthye në Austri, dhe shkroi disa  libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht folklorit.

Fundi i Luftës II botërore e gjeti Lambercin në Gjermninë Lindore nën kontrollin sovjetik. Në qershor të vitit 1945, ai u emërua drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja në Lajpcig dhe në tetor 1946, bëhet profesor i Gjuhësisë Krahasuese. Deri sa doli në pension, më 1957, Maksimilian Lambertz drejtoi edhe  Institutin e gjuhëve indo – evropiane.

Lamberci e vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1954 dhe në vitin 1957.  Edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe vendeve të bllokut sovjetik, Lambers refuzoi t’i shkepuste  lidhjet e tij me Shqipërinë në fushën e gjuhës dhe kulturës. Në pritjet e ambasadës shqiptare në Berlinin lindor, ai merrte pjesë vazhdimisht duke u interesuar për ecurinë e studimeve albanologjike në vend. Maksimilian Lamberc vdiq më 26 Gusht 1963; autoritetet komuniste gjermano lindore lejuan që trupi  varrosej në Vjenë, duke respektuar dëshirën e tij të fundit.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, Maximilian Lamberc

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT