• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

SHBA: Më shumë se 1/3 e territorit e paralizuar nga akulli dhe dëbora

February 13, 2014 by dgreca

Më shumë se 97 milionë amerikanë në më shumë se 20 shtete janë përfshirë nga të ftohti i madh. Stuhia është e shoqëruar me një të ftohtë polar, disa gradë nën zero – minus 10 dhe 15 gradë celcius . Mbrëmë ka pasur të paktën 140 aksidente , dhe tre vetë vdiqën nga këto aksidente, duke e çuar në 11 numërin e të vdekurve .Vetëm dje thonë se janë anuluar më shumë se 3,300 fluturime dhe janë paraljmëruar për sot për t’u anuluar gjatë ditës më shumë se 3,400 fluturime të tjera nga 50.000 deri 55.000 fluturime me aeroplanët komerciale dhe private, që zakonishtë kanë linjat e përditshme në hapësirën ajrore të SHBA .

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Një shtresë e akumuluar prej ditësh me dëborë dhe një trashësi akulli që u krijua këto ditë me shumë nga temperaturat shumë të ulta të kësaj jave – kan shkaktuar bllokime të mëdha të trafikut , në 1/3 e territorit të SHBA, duke paralizuar në shumë shtete edhe trafikun – pasi shoferët injoruan paralajmërimet e autoriteteve për të qëndruar jashtë rrugëve – pra të evitonin udhëtimet e këtyre ditëve.    Këtë herë të bllokuara prej trafikut nuk janë vetëm autostradat në drejtim të Gjeorgjias, Karolinën e Veriut duke rënë më poshtë deri në pjesën kur hynë në Florida, por edhe nga verilindja në Boston dhe Detroit.

Autoritetet njoftuan se më shumë se 97 milionë amerikanë në më shumë se 20 shtete janë përfshirë nga të ftohti i madh – Shtresa e akullit dhe bora e rënë ditë më parë dhe e ngrirë, e cila goditi më shumë veriun dhe juglindjen të mërkurën dhe sot ajo po godet sot deri në brigjet në verilindje të SHBA . Stuhia është e shoqëruar me një të ftohtë polar, disa gradë nën zero – minus 10 dhe 15 gradë celcius . Një i ftohëtë ky i paparë në 4-5 dekadat e fundit thanë autoritet amerikane, që sipas tyre tashmë  kan lënë në “terrë” pa energji elektrike, gati gjysmë milionë amerikanë, shtëpi dhe bizneset e tyre .

Autoritet amerikane thonë se të paktën deri tash kan mbetur të vdekur 11 vetë    Në New York, edhe pse nuk është aq e keqe sa në verilindje të SHBA, ndalim trafiku ka pasur në disa zona malore , atje trafiku bllokoi qindra automjete, ndërsa në qytet janë regjistruar aksidente të vogla me makina .    Në North Carolina Governatori i saj Pat McCrory, shpalli dje gjendjen emergjente, duke u kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë jashtë e rrugëve , duke përforcuar paralajmërimin , dhe thënë: ” Qëndroni në shtëpi në këtë ditë dhe në këtë kohë kaq të keqe, deri në përmisimin e saj . ”    Unë ju bëjë thirrje tha ai :”Mos dilni në rrugë me automjete që të vëni veten në rrezik , familjet tuaja në rrezik, apo njerëzit që merren me operacionet emergjente, ” tha ai . Mbasi North Carolina Qendrore ishte një nga zonat e prekura më rëndë nga kjo stuhi . Dëbora dhe akulli i kan bërë rrugët kryesore të këtij shteti të pakalueshme, aq sa edhe ushtria amerikane ka dërguar dje 4 automjete të rënda për pastrimin e dëborës dhe makina të tjera blinduara dhe me zingjirë, për të ndihmuar dhjetra automjete të shoferëve bllokuar nga stuhia .
Shkollat, spitalet, dyqanet, dhe zyrat shtetrore të qendrave të banuara në këto zonë të Georigias, janë të mbyllyra, shkruan shtypi vendas, duke shtuar se ” në qendër të qytetit – duket sikur të jet një qytet fantazmë” .     ” Shqetësimi ynë më i madh është se njerëzit vazhdojnë të mos marrin parasysh paralajmërimet e agjencive të emergjencës dhe kompanive të energjisë të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë daljen me makina në rrugë, veçanërisht në rrugët malore , ” tha Guvernatori i Gjeorgjias Nathan Deal .Shtypi njofton se pemë dhe shtyllat e linjave të energjisë elektrike janë të mbuluar me akull disa prej tyre nën peshën e rëndë janë rrëzuar . Disa lagje sot në mëngjes u gdhinë pa drita. Georgia, është duke zbatuar gjendjen e emergjencave, dhe ka rekrutuar 2.000 punëtor të shërbimeve të energjisë elektrike si përforcime për të plotësuar kërkesën për thirrje emergjente .    Kurse, metereologet kanë parashikuar se trashësia e akullit në këto zona mund të arrijë në një feet në liqen dhe lumenjë . Eric Fisher , meteorolog kryesor në stacionin CBS-WBZ në Boston , tha se stuhia ishte sot heret, duke u drejtuar drejtë Bregdetit Lindor, ku sipas tij ” miliona amerikanë janë sigurisht ndjerë ndikimin e kësaj stuhie të dimrit ,” .    Ai tha se :”Bora dhe akulli do të rritet duke rënë sot nga enjtja në mëngjes, dhe gjatë ditës në Uashington, DC ,  New York, New Jersey, Boston, Virginia e Karolinën e Veriut”. Në Boston , reshjet e dëborës do të kthehen në shi të ngrirë , por bora do të vazhdojë të bjerë në pjesën veriore të New England”. Metereologët, gjithashtu kan parashikuar sot se do të bjerë 6 në 12 inç dëborë për disa zona në Nju Jork , Filadelfia dhe Uashington . Por në periferi dhe në perëndim të këtyre qyteteve trashësia e akullit mund të arrijë në një feet –  më shumë se një këmbë me akull në lumenjët dhe liqenet për rreth qyteteve . Në jug , bora dhe akulli do të qendrojnë rreth e rrotull për një kohë të gjatë, pasi që nuk është parashihet kalimi i ndonjë rryme të ngrohtë këtë fund jave-  në parashikimin e menjëhershëm të motit . Duhet të ketë një shkrirje të akullit dhe dëborës vetëm të premten , në qytetin e New Yorkut  dhe disa zona në qendrore në New Jersey, mbasi temperatura do të ngrihet deri në 40 degree, dhe kështu temperatura do të vazhdojë të jetë nën mesataren edhe të shtunën .   Në Karolinën e Jugut dhe të Veriut , sot u aktivizuan për shbllokimin e situatës edhe trupat e Gardës Kombëtare të cilat së bashku me punonjësit e pastrimit të autostradave , ishin të gatshëm për t’iu përgjigjur situatave që po krijohen .
Deri sot në mëngjes shumë rrugë janë të mbuluara me dëborë dhe akull dhe vargu i makinave i kalon dy tre kilometra në disa zona malore, sidomos në shtetet verilindore të SHBA . Ku sipas njoftimeve më të fundit vetëm gjatë natës, mbrëmë ka pasur të paktën 140 aksidente , dhe tre vetë vdiqën nga këto aksidente, duke e çuar në 11 të vdekur .  Shtypi njofton se zyrtarët gjithashtu ishin duke u përpjekur për të mbajtur në funksionim, rrugët dytësore dhe duke u përpjekur për të rivendosur energjinë elektrike, për të paktën 20.000 njerëz në qendër të Karolinës së Jugut .     Në të gjithë territorin e SHBA thanë autoritet prej mbrëmë jan anulluar mijëra fluturime të aeroplanëve të linjave të udhtarëve dhe biznesve. Vetëm dje thonë se janë anuluar më shumë se 3,300 fluturime dhe janë paraljmëruar për sot për t’u anuluar gjatë ditës më shumë se 3,400 fluturime të tjera nga 50.000 deri 55.000 fluturime me aeroplanët komerciale dhe private, që zakonishtë kanë linjat e përditshme në hapësirën ajrore të SHBA .   Në qendërën e komandës së  Administratës Federale të Aviacionit fluturimet më së shumti janë anulluar në Washington, DC ,në Charlotte , North Carolina, dhe në Atlanta – Georgia . E gjithë kjo gjendje me motin e ligë që ka përfshirë 1/3 e territorit të SHBA të cilat janë mbuluara tërsishtë në akull dhe dëborë, sipas Entiti Kombëtar të Motit mund të ndryshojë vetëm me zhvillimet e papritura të motit, që do të nisin qysh nesër e premte 14 shkurt në disa shtete por jo nëtë gjithë territorin e mbuluar nga dëbora dhe akulli.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, e paralizuar, SHBA

Beogradi dhe Prishtina afër zgjidhjes

February 13, 2014 by dgreca

Beogradi dhe Prishtina finalizojnë marrëveshjen për organizimin e gjyqësorit në veri të Kosovës. Zgjidhja është gjetur në kuadër të ligjeve të Kosovës, por duke respektuar specifikat e komunave me shumicë serbe.

Beogradi dhe Prishtina thonë se është afër zgjidhja në fushën e gjyqësorit, që ka të bëjë me juridiksionin e gjykatës komunale në Mitrovicë. Raundi i 22-të i dialogut, i mbajtur në Bruksel më 12 shkurt, çoi në një afrim të qëndrimeve, të cilat nga njëra anë plotësojnë kërkesat e Prishtinës për organizimin e gjykatës dhe të prokurorisë në veri në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nga ana tjetër respektojnë kërkesën e Beogradit për “specifikën dhe individualitetin” e serbëve në veri.

“Nëse është një gjykatë për shtatë komuna, atëherë kjo strukturë në kuptimin etnik të paktën, në ato pjesë të departamentit në veri, duhet të ketë shumicën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve serbë, e përsëri të mos ndahet vetëm sipas kritereve etnike, që nuk është patjetër praktikë në gjyqësor dhe ne as nuk do të donim të ishte kështu. Megjithatë, specifika e veriut duhet të respektohet”, tha Daçiç.

Grupit të ekspertëve, që ka qëndruar, i mbetet të finalizojë detajet dhe të dy kryeministrat më së voni pas dy javëve do të takohen përsëri në Bruksel dhe të arrijnë marrëveshjen politike lidhur me zgjidhjen e çështjes së gjyqësorit.

Zgjedhjet nuk duhet të ngadalësojnë dialogun

Në kabinetin e kryediplomates së Bashkimit Evropian, edhe para takimit të djeshëm midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, u theksua se është e domosdoshme që sa më parë të bihet dakord për implementimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Brukselit, në radhë të parë në fushën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë edhe Serbia edhe Kosova janë të vetëdijshme se ngecja në negociata në një situatë, kur të dy palët presin zgjedhje parlamentare dhe mandati i Catherine Ashtonit përfundon në fund të vitit, mund të ndikojë negativisht në proceset e integrimit evropian të të dyja palëve. Në Bruksel theksojnë se dialogu, pavarësisht nga procesi zgjedhor, vazhdon dhe të dy kryeministrat kanë shprehur angazhimin e tyre për të vazhduar punën në procesin e dialogut.
“Shpresoj se Serbia do të jetë edhe më shumë e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes, pavarësisht nga zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se në Bruksel është biseduar, se si të zbatohet sa më parë dhe më mirë marrëveshja e Brukselit.

Njëra prej temave edhe ajo e serbëve të arrestuar në Kosovë

Krahas çështjes themelore të drejtësisë, Beogradi insistoi në Bruksel edhe për çështjen e serbëve të arrestuar në Kosovë. Me këtë rast nga Bashkimi Evropian u kërkua që përmes autoriteteve të tij të sqarojë arrestimet, të cilat sipas fjalëve të kryeministrit të Serbisë, mund të çojnë në destabilizimin e rrethanave në Kosovë. U bisedua edhe për mënyrën e organizimit të votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi për qytetarët serbë, që jetojnë në Kosovë.

Bisedime mbi gjendjen në Bosnjë- Hercegovinë

Në kuadër të dialogut janë shkëmbyer edhe informacione mbi gjendjen në Bosnjë- Hercegovinë. Me këtë rast shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Ashton njoftoi se do të zhvillojë një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë javën e ardhshme dhe Serbia është e angazhuar për një Bosnjë-Hercegovinë të qetë dhe stabile.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: afer zgjidhjes, Beogradi dhe Prishtina

DEPUTETI FLORIM KRASNIQI KERKON HETIM PER UDBASHET

February 13, 2014 by dgreca

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka kërkuar nga prokuroria e Kosovës që “të mirret me njerëzit që punojnë për shërbimet e huaja dhe armike”.

“Unë besoj që njeriu që ka punuar një herë për UDB-ën do punojë gjithë jetën për UDB-ën. Fjala është për këta njerëz publik dhe jo publik që dalin me deklarata se ‘i dinë njerëzit në këtë Kuvend e Qeveri që punojnë për UDB-ën’. E këta fshihen pas kodit etik. Thonë ‘Kodi etik nuk na lejon që të tregojmë kush janë këta njerëz. Kjo është sikur un tu them juve un e di ku është një bombë nukleare por kodi etik nuk ma lejon me tregu. Se nëse flas e thej kodin etik’” tha Krasniqi

“E ftoj prukurorinë që urgjentisht ti marrë këta njerëz në pyetje që të tregojnë kush janë njerëzit në radhët tona e që shërbejnë për shërbimet informative të huaja e armike” tha Krasniqi para deputetëve.(Bota Sot)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Florim Krasniqi, UDBASHET

MESAZHI I PERËNDIMIT, RITA PO VJEN PËRSËRI

February 13, 2014 by dgreca

Mospërfillja ndër-shqiptare e sjell guximin e të tjerëve për synime më të rrezikshme/

Nga Fahri XHARRA/

”Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe”, ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Kosovë. E gjithashtu ka njoftuar se është duke punuar një këngë të re të cilën do ta sjellë në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila me padurim po pret këto dy befasi, ka thënë ajo nëpër rrjetet sociale.

Lidhja e saj me vendlindjen sa vjen e rritet. E ndonëse angazhimet artistike i ka shtrirë në tregun botëror, Rita Ora për asnjë çast nuk ka qëndruar larg shqiptarëve të saj. Edhe më të afërt me kosovarët, këngëtaren do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti… Nga Express (10 Shkurt 2014).

Me daljen e Rita Orës si yll i dalluar e plot shkëlqim në qiellin e muzikës botërore, unë e shoh një ndryshim të madh në të mirën e përkrahjes së botës së civilizuar së vazhdimësisë sonë.

Pse doli Rita Ora në skenë?

Përkundër asaj që retë e zeza nuk i ndahen qiellit tonë të kaltër, përkundër asaj që vetëtimat dhe bubullimat i përcjellin retë turbulluese , përkundër asaj që kjo është një vazhdimësi e qëllimshme për futjen e ngricave në mesin e ngrohtësisë sonë atdhetare; por jo, i kemi bërë dhe i bëjmë ballë tradhtive nga më të ndryshmet, i bëjmë edhe sot ballë mohimeve të vetvetes, errësimin e të kaluarës sonë, njollosjen e të mëdhenjve tanë. Rita po vjen, Rita po vjen.

Pse po e përmendi Rita Orën? Rita Ora është ylli i Kosovës, me të gjitha të mirat e të këqijat që njerëzit mund t’ia mveshin nuk mund ta nënvlerësojnë, pasi është e vetmja që s’e mohon kombësinë e saj edhe në piedestalet më të larta botërore aty ku shumë vetë nga ne do të pranonin të identifikoheshin si shtetas të huaj e për të arritur të mirat marramendëse financiare që iu kishin ofruar për një pohim të tillë.

“Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Duke mos pasur qendër të rëndimit, e kemi të vështirë aplikimin e koncepteve të gravitetit”. Pse jam? Çka jam? Kush jam unë? Pse jam këtu? Për çka jam këtu? Janë pyetjet e rëndomta dhe sfilitëse që na mundojnë. Të gjithë sillemi rreth shumë pyetjeve, të cilave nuk ua dimë përgjigjen. Jo pse nuk dimë të përgjigjemi, por sepse nuk mundemi. Nuk mundemi se jemi të rrethuar me shumë probleme, e nuk dimë se cilës t`ia gjejmë të panjohurën së pari.

A po e vlerësojmë veten aq sa duhet dhe si duhet? Rita po vjen, Rita po vjen.

Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Të tjerët këtë e dinë dhe llogarisin saktë se çfarë mundi iu duhet për të na larguar nga graviteti ynë, si dhe nga orbita e jonë e qëndrueshmërisë historike. Si veprojnë ata? E kanë të qartë dhe shumë mirë të llogaritur energjinë finale dhe nxitimin e duhur të një objekti që bie prapa në tokë dhe e dinë mirë se çka duhet bërë që ne të qëndrojmë gjithmonë pezull si objektet e humbura në gjithësi. A kemi edhe në mesin tonë të atillë që e dëshirojnë qëndrimin tonë pezull në gjithësinë dhe tërësinë e historisë?

Kodoshët e kombit

A mendon kush, dhe kush e njeh një njeri që të jetë, arkitekt, sociolog, historian, muzikolog, sportist, urbanist, humanist, artist, estetist, folklorist, mitist dhe gjithfarë “ist”-i tjetër, por kryesorja të jetë antikomb? Por, Rita po vjen, Rita po vjen. Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje. Nihilistët na fusin në heshtjen e madhe ndaj Jeremiqëve që e paraqesin veten si viktima, si ato të natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nihilistët dhe mohuesit na bëjnë që të heshtim ndaj Jeremiqëve sllavë që në botën arabe na paraqesin si proeuropian e në botën e krishterë si “fundamentalistë islamikë”. Nga vjen kjo? Nga mospërfillja ndër-intelektuale, nga mospërfillja ndër-shqiptare. Një gjë duhet ditur, mirë se mospërfillja ndër-shqiptare e sjell guximin e të tjerëve për synime më të rrezikshme. Mospërfillja ndër-shqiptare shumë e lakmuar me vetëdije apo pa të, me frymëzim nga diçka që nuk po i vjen erë e mirë, mospërfillje deri në atë shkallë sa të mos vetëdurohemi, mospërfillje aq e madhe sa edhe të urrehemi midis nesh (me njëri-tjetrin). Kjo është ikje nga vetvetja dhe një zbërthim në dromca të vogla, ashtu siç e duan të tjerët. E përmenda Ritën me një gëzim që përkrahja e botës së civilizuar për ne ende vazhdon dhe si e tillë është një grusht i rëndë ndaj atyre që po na i sjellin retë e zeza në qiellin tonë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Mesazhi i perendimit

OPEROHET SKIATORI ERJON TOLA

February 13, 2014 by dgreca

Skiatori Erjon Tola do te merrte pjese ne dy gara ne dishezen per meshkuj: ne daten 19 do te garonte ne slalomin gjigand ndersa ne daten 22 ne slalom./

Skiatori i kombetares shqiptare, Erjon Tola eshte demtuar gjate dites se djeshme ne stërvitje, duke i thene para kohe lamtumire lojerave olimpike dimerore. Tola pesoi nje frakture te dyfishte ne parakrahun e majte gjate stervijtes. Skiatori shqiptar u dergua ne spitalin rajonal te Krasnaja Poljanes, ndersa diten e sotme ju nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale. Sipas te dhenave nga komiteti olimpik shqiptar, operacioni perfundoi me sukses. Skiatori Erjon Tola do te merrte pjese ne dy gara ne dishezen per meshkuj: ne daten 19 do te garonte ne slalomin gjigand ndersa ne daten 22 ne slalom. Nderkohe, e vetmja sportiste qe garon mbetet Suela Mehilli, e cila garon ne te njejten kategori si Erjon Tola ne daten 18 shkurt

Filed Under: Featured Tagged With: Operohet skiatori, Tole

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT