• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT*

February 10, 2014 by dgreca

Nga Brahim AVDYLI/

Veprën e tij e fillon Henric L. Wuermeling me një kërkim të gjetjes së bazave të vjetra të Evropës. Ai e nis kërkimin prej Zeusit, prej Zotit të Madh, që është pellazg hyjnor, pra Shqiptar, dhe i cili e sjell, apo e rrëmben apo e grabitë me fjalë Princeshën Evropa dhe lundron për në qytetin e përjetshëm, d.m.th. të amshuar, pra në Kretë, d.m.th. në Bashkimin Evropian.Ai e fillon një punë të tillë me një mit, me kualifikimet e besimit njerëzor dhe merr para vetes një mori veprash të Gjermanisë e të Kontinentit të Evropës dhe të Botës, që i vë në listë të librave. Ne, e dimë këtë listë.

Po e marrim një vepër tjetër, mitet më të famshme të lashtësisë, të Gerold Dommermuth-Gutrich[1], të përkthyer në gjuhën shqipe me licencë nga gazeta “Shekulli”, e cila paraqet një vepër të veçantë të 50 miteve më të njohura të lashtësisë. Nuk thuhet asgjë mbi prejardhjen kombëtare, por ato paraqiten si “mite të lashtësisë greke”, që nënkupton Greqinë.

Kur të thuash “të lashtësisë greke”, ne detyrohemi të gjurmojmë prejardhjen e këtij cilësimi. Etnonimi “grek” është sajuar prej kombit të madh pellazg, i cili është marrë nga sistemi matriarkat dhe nuk e shprehë etnonimin grek, por sajimin e tij artificial. Ithtarët e sistemit matriarkat ishin “adhuruesit e kultit të Greëve”, d.m.th. “gratë plaka”, grave plaka, që rrjedhë nga Graia, Gruja në gjuhën e mbetur gjallë të gjuhës së sotme shqipe, ndonëse e ka ndërruar nëpër luftëra formën e shkrimit. Prej tyre e ka prejardhjen fjala greke “Graicos”.

Ky kult matriarkal u zëvendësua nga të sapoardhurit e tjerë në atë vend, pra sot në Greqi, me kultin e “Hellos”, e cila është zanafillë e dytë e “grekëve”, pos mitit të Helenit, birit të Deukalionit. Edhe këtë duhet ta dimë…

Greët (Gratë) ishin tri veta, të cilat e shikonin fallin me tre pëllumba, dhe ngjyra e flokëve të tyre ishte sikur ngjyra e pëllumbave.

Kulmi i këtyre gjërave është se pa dashur u është dhënë nga romakët emri “grekë” atyre që kanë ardhur të “graicot” apo “graieci” dhe i kanë përzier me këtë të ardhurit nga një fis nga kombi i madh pellazg, që fliste këtë gjuhë, sot gjuhën shqipe, i cili vinte nga Epiri, tokë shqiptare. Ata e përhapën etnonimin e tyre të rrejshëm apo të gabuar vazhdimisht “grek”.[2]

Krijimi i nxitur i arkeologëve, pa ditur se çka po krijonin, krijimin e “Lenearit B”, pa asnjë përqasje me dialektin e sotëm gegë, që është një dialekt i vjetër i Shqipërisë së Veriut dhe të Kosovës, dhe është gjuha më e afërt me greqishten e lashtë, e zëvendësuan me prova të prekshme të folmen e këtij qytetërimi, me qytetërimin e “grekëve”, “graikove” të lashtë, pra të pellazgëve.[3]

Asnjë vepër e tërë Evropës dhe botës, të shkruara dhe të botuara po kështu, nën shtytjen e “grekëve” dinakë, që ngrihen lartë me mundin e të tjerëve, popuj të shtrirë për dhé, të lindur prej Zotit të Madh, që të punojnë pa fjalë, nuk është shkruar për të vërtetën shkencore të zanafillës së Kontinentit të Evropës. Madje askush nuk ka guxuar të pohojë se poemat epike, që merren si veprat e para të shkrimit letrar të botës dhe të Evropës kanë qenë rapsodi pellazge të traditës gojore, të devijuara, të shndërruara dhe të manipuluara nga pushtuesit “grekë” dhe heronjtë e tyre, si Akili, Uliksi (Odiseu), Agamemnoni, Priami, Heleni, Parisi, Hektori, Kasandra apo Enea, etj., që i kanë përdorur që ti shërbenin kauzës së pushtuesve helenë, nuk kanë qenë “grekë”, por edhe ata pellazgë.[4]

Edhe Atlasi i historisë së botës, i hartuar nga një kuadër i autorëve të njohur të prirë dhe të udhëhequr nga historiani Dr. Geoffrey Wawro, të botuar nga ana e “Millenium House”, Pty Ltd. 2008, u gjënë vend të parë në botë Athinës, Spartës, Romës, Arabisë dhe Indisë, krahas tërë Evropës dhe Botës, me Kinën nëpër histori dhe fillimin e botës e lë në errësirë. Ai fillon me regjionet e Irakut dhe Egjiptit, që janë 3000 vjet para Krishtit, të cilën njerëzimi e quan “djep të qytetërimit”, sikurse shumë të tjerë, që e quajnë kështu.[5] Harrohen shkrimet e vjetra të botës, që vinë prej Evropës, të ruajtura në muzetë e saj. Sikur fillon ajo, pa e shqyrtuar origjinën e domethënien e tyre.

Ne po e shqyrtojmë emërtimin “atlas”, sepse është fjala e parë. At-las do të thotë rrëfimi që lë, apo e la pas ati ynë i madh për botën. Vjen nga fjala shqipe, pra arbërore, avranitase dhe është mjaft domethënëse. Rrëfimi i atit që ua lë brezave trashëgim botën, si është bota. Ndërsa, fjala “miti” shpjegohet më mirë në veprën tjetër “Miten dhe legjenden”, të botuar nga Neil Philip, me 50 mitet nga e gjithë bota, në të cilën thuhet se mitet janë “rrëfime, histori dhe legjendë”, të cilat, sipas mundësisë së besimit të njeriut “fillon prej Egjiptit”, [6] me Zotin e Krijimit, që është atje “Re-Atum” apo “Ra-Atum”, siç thotë Xh. Katapano.

Kjo lidhet me fjalën dhe veprimin, të dëshmuar prej analizuesve të këtyre miteve, qofshin prej besimtarëve, prej antropologëve, etnologëve, psikologëve, ose kritikëve të letërsisë së lashtë e të re, që kanë shpjegimin e vetëm përmes ilirishtes/shqipes. Xhuzepe Katapano e fillon prej themelimit të botës e deri te alfabeti fonetik egjyptian. Autor i hieroglifëve fonetike të Egjyptit ishte THOTI, “i dituri i të diturve”, që shqiptonte fjalët krijuese të gjithësisë, dhe që ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të “peshës së zemrës”, në praninë e Perëndeshës Maat, apo Mát, pra Perëndeshës së Drejtësisë.[7] Një karakteristikë e kupës qiellore është SFINKSI, emblema në gur e një race që e nderonte DRITËN, si gjënë më të afërt me ZOTIN, adhurueses së DIELLIT, që është raca e vjetër boreale ilire, pra pellazgët, d.m.th. shqiptarët, pra kaukazianët dhe shqiptarët e rajonit aziatik në mes të Detit të Zi dhe Detit Aziatik; baskët e Spanjës; Amitët dhe Semitët e Afrikës dhe Azisë; indoevropianët e Azisë dhe të Evropës, etj.

THOTI nuk ishte një egjiptian i vërtetë, por boreal, pellazgo-ilir, shqipfolës, krijues i doktrinës DRITË, shfaqja e të cilës është DIELLI, simbol i ZOTIT NJË, ATUM ose TEM, që në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë në shqipen e sotme, do të thotë në këtë mënyrë:

AT=at=baba; U=unë; M=më, mëmë;

T=tatë=baba; E=e; M=më=mëmë.[8]

Unë jam TEMI, i vetmi NJË, arsyeja e jetës, Burimi i Vetëm i çdo ekzistence[9], ndërsa RA është emërtimi i asaj që vjen nga lart, në njëjtën formë me fjalën shqipe, me rënë nga lartë, me të cilën RE është e njëjta fjalë.[10] E vërteta është rikthyese si drita e Diellit, apo siç thoshte Jezu Krishti, “unë jam ringjallja dhe jeta, ai që beson tek unë, edhe sikur të jetë i vdekur do të jetojë, dhe cilido që është i gjallë dhe beson tek unë, nuk do të vdesë kurrë.”[11]

Ekziston një SFINKS etrusk, me kokë të femrës, trup të luanit e krahë të shqiponjës, simbol boreo-ilir; dhe një SFINKS hitit, një popull që njësohet me popullin trojan dhe etrusk, me kokë të femrës, e lumtur në pavdekësi, për dallim nga SFINSKI i Gizës, që e ka një kokë burri, që dallojnë në parimin e gjinisë, njëra palë e ka anën femërore e tjetra atë mashkullore, pra matriarkatit dhe patriarkatit, që dallojnë edhe për kohën e ndërtimeve.[12] Sipas arbërishtes apo shqipes moderne, i pari i shtetit, faraoni, do të thotë fara e jonë, fisi (fara= fara; onë= e jonë), Faraoni ishte mbreti i parë që mbretëronte apo qeveriste njerëzit e Nilit, dhe i dërguari i parë prej Zotit, përfaqësues i tij në tokë, ndërsa “Kryetar i Kryesisë së Shtetit”, një mëkëmbës i Faraonit, pra Kryetar i Qeverisë është Zát, që në të njëjtën kohë kishte detyrën e priftit më të lartë të shtetit. Faraoni emëronte Këshillin e të Dhjetëve, i ngjashëm me kabinetin e qeverisë në shtetet demokratike, me dekret mbretëror, të quajtur UDJA, etimoni i së cilës është, pa asnjë dyshim, fjala e shqipes dhe e arbërishtes, UDHË-A, që do të thotë pikërisht: rregull, normë, ligj, komunikim,  arsye, drejtësi. UDJA është ligji në kuptimin më të gjerë. Si thotë Katapano, ”Shkenca, në kuptimin më të gjerë dhe më të qartë të fjalës, kërkon ndjeshmëri të lartë intelektuale, plot vëmendje ndaj bashkëlidhjeve të disiplinave më të larmishme.

Popujt kurrsesi  nuk kanë mbetur në vend…” [13]

Në Egjipt, në Mesopotami, në Palestinë, në Lindjen e Afërt, Anadollin e gjerë, si dhe në rajonet e tjera të botës e gjejmë kudo farën tonë, iliro-pellazgëve të vjetër, ilirët, trojanët, etrusket, hititët, dhe më vonë romakët, etj.

Kur të merret shqyrtimi gjeografik i prejardhjes së Evropës, në rrafshin e saj mitologjik, sillet në Kontinentin e Afrikës. Më përpara grekëve, fenikasit janë vendosur në brigjet siriane, kanë zotuar zonat lindore të Mesdheut. Fenikasit ishin semitë që rridhnin nga Kanaenët e famshëm të Biblës, të cilët grekët i quajtën “fenikas”. Bibla nuk e njeh këtë emër dhe përmend vetëm emrin e “Kanaanëve”.[14] Legjendat e EUROPËS dhe KADMOSIT zbulohen në rresht pas rreshti, sikurse emrat e tjerë të mitologjisë, që shpjegohen në saje të shqipes së sotme, Zeusi, Akili, Afërdita, Apolloni, Artemisa/Artemida, Hera/Hëna/Ndera, Hadi/Hades, Ari/Aresi/I Pari, Athina/Thina/E thëna, etj.

Pjesa më e madhe e këtyre emrave kanë zanafillë pellazge, pra prej Pellazgëve hyjnorë, siç na bënë të ditur Homeri[15], duke shpjeguar e dhënë në radhë të parë origjinën e Zeusit prej DODONËS pellazge, pra EPIROTASE, në vendin e ashpër të SELLËVE, fis iliro-pellazgë, pra e themi ne- SHQIPTARË.

Emri i vendit EPIUR është shtrembëruar në EPIR, që do të thoshte “I pirë, i dehur nga vena”, greqisht OINEU/OINEA, që sot në të folmen popullore greke (demotike) atë do ta quanin ATVERA (Ati i verës) dhe emri vendit EPIR (greqisht ISPIROS), vije prej kësaj, që evropianët perëndimorë e quajnë EPIRUS, ku për shkak të eufonisë e ka ndërruar vendin e U-së me R-në. Nga shkrimtarët grekë na është i njohur se Oineu ishte mbret i ETOLISË[16], e cila kishte si kryeqytet Kalidonën, d.m.th. “Kalin e dhënë”.[17] Epiri e ka rrjedhën e vet prej djalit të dytë të Euritemës dhe Testit, pranë Ifiklisë, Evipin.[18] Oineun apo Atin, që ndryshe i thonë Atunis, apo Kalorësin e Parë, e gjejmë edhe në Dhiatën e Vjetër, kur ati i tij, Abrahami (Brahimi) shkoi ta flijojë djalin e tij, Isakun, që frikohej shumë dhe e quanin Friksi, që është i njëjti person me Isaakun, dhe rrjedhimisht me Oineun apo Atin. Vërtetimin e kësaj e gjejmë edhe te Diodori, se Isaaku apo Friksi, i biri Nefelit, është Kalorësi i Parë.[19] Në vazen etruske, na ndërrohet pak emri “AEKAS” nga “OIENEA” në “IKSION” dhe me shndërrimin e dyfishte prej “AE” në “OE” dhe të “KS” në “S”, ajo bëhet “FSHIONAS”, që ka kuptimin se “ishte i jonëve apo i iliadëve të parë”, dhe prej kësaj apo këtyre e ka marrë edhe emrin domethënës “Iliada” e Homerit, sikurse “Odisea”, d.m.th. Uliksit, që ne, në mermer, i shohin me plis të bardhë (borealë) të shqiptarëve, edhe sot.

Friksi ishte i njëti me Isaakun, Oieneut, apo Atit të parë, që ishte burrë i Tiros, dhe ishte me emrin KRITEA (KRITHEA), që në avranitase/arbër/shqipe do të thotë në KRYE TË FISIT, KRYE apo PATRIK (i provuar), në radhë të parë si farëmbjellës, si djalë bujku, që mbolli dhe e korri me elb e grurë atë tokë, që mund të mësojmë nga Dhiata e Vjetër, Gjeneza.[20]

Në “Fjalorin” e Marko Boçarit e gjejmë se KRITEA në të folmen avranitase, pra arbërore apo shqipe i thonë ELBË.[21] Atin e parë, Patrikun, në avranitase e quajnë LULE. Emrin LULE e kanë e greqizuar e shtrembëruar në LULOS. Po ta marrim parasysh tingullin L të dialektit toskë dhe J të dialektit gegë do të kemi emrin JULE. Ky personalitet JULE, JULIE (JIULIE) apo PIKO, apo NANA ose OINEA është një nga dymbëdhjetë hyjnitë olimpike dhe njerëzit e hyjnizuar e quajnë ARI (I PARI), por edhe DIA, dhe me te emërtohet KORRIKU sipas latinishtes JULI.[22] Ari, greqisht Aresi, është I PARI, Elinas (Helenas), që do me thënë I ARTI apo Nakoja. Nakoja dhe Sharria janë djem të Jonit, apo si e gjejmë karakterizimin “ishte më i devotshmi i njerëzve”.[23]

Nga tekstet e ruajtura nëpër të tërë hapësirën mesdhetare është teksti i Mumjes së Zagrebit dhe teksti i Dodekadeltos (dymbëdhjetë pllakave) të Grottinos së Kretës, me përmbajtje historike, llamarinë ari të Pi(y)rgit, që janë gjetur në Pirgi të Toskanës (Itali), nga zonja Falconi, ndihmesë e profesorit etrusk Massimo Pallotino. Dy janë të shkruara në etruskishte dhe e treta  është e shkruar në kartagjenase (cartagenése), gjuhë të cilën evropianët e quajnë gjuhë punike, dhe ruhen në Muzeumin Kombëtar të Romës, në Villa Giulia, që konsiderohen se janë themeluar në fillimet e shekullit 5-të p.e.s.[24]

Kjo pllakë e artë i është kushtuar mbesës së IONIT (Jonit), në grafi (shkrim) që fillon nga ana e djathë, pra “E jona”, “Tanët”, dhe kartagjenasit hyjneshës i thonë Tánit (Távit). E para është shkruar me alfabetin jonik, i dyti me alfabet dorik. Tirenasit janë një nga tre fiset etruske, etruskët janë jonike, dhe jonët një nga të shumtët fise pellazgjike.[25] Pra, mbishkrimet e Grottinos së Kretës janë të shkruara me dorë, në dorike, dhe ruhen pikërisht në Evropë.

Emri i shkrimit “dorik” rrjedhë prej fjalës “dorë”, në gjuhën e sotme shqipe, sepse të shkruhet nga njeriu shkruhet me anë të dorës. Prandaj, quhet “dorik”. Dhe, nëse ka filluar  prej Kretës, e ka fillimin prej arbërve, jo prej grekëve.

Emri Italia ka mbetur sipas së folmes së vjetër tirene, pra me gjuhën e vjetër të Tirenejve të lashtë, që ishte një fis i lashtë i pellazgëve apo i shqiptarëve të sotëm,  I TALË, do me thënë vendi i Talit (Tauros, Talos).[26]

Etruskën (Toskën), a Etrunjëtën e ka folur edhe Prometheu apo Thalin a Talin, nga e cila e ka marrë emrin ITALIA, i quajtur edhe Tauro, që në folmen e sotme shqipe i thonë KA, e gjejmë edhe emrin e Kadmi Milisit. Për-më-theu, që është fjalë shqipe për Prometeun, është i njëjti me mësuesin e Akilit, Finikun, i njohur më shumë si Centauri Kiron, si dhe Kadmi Milisin apo Thali Milisin. Ai vajzë të tij e kishte Semelin. Kadm (Kadëm) Milisi është Heleni i parë, dhe ndërmori kohë të shkruaj historinë “Ndërtimi i Milisit dhe i gjithë Jonisë”, që është zhdukur, në katër vëllime. Grekët e mëvonshëm thonë se ai ka jetuar në mesin e shekullit të gjashtë (VI) para erës sonë, por ne ia shtojmë edhe një mijëvjeçar, sepse duhet ti afrohet të vërtetës. Ata thonë se Fenikasit i gjetën (i shpikën) shkronjat, ndërsa Kadmi i solli në Greqi. Kadmi është Finiku, pra Prometeu, babai i Semelës dhe vetë Thali apo Tali.

Këtu duhet të tipizojmë historinë e shkrimit, se këtu është fjala për shpikje të shenjave dhe jo aspak për shkronjash, shpikja e të cilave është Athinaja, Altea e quajtur kështu nga etolët, me ç`rast i gjejmë fjalët “SENENË A THE”, karakterizimin e shkronjave, që do të thotë “shënova apo gdhenda alfën” apo “e emërtova alfën”. Shenjat janë paraqitjet e ndryshme që shqiptohen si tingulli i parë i asaj që do të shqiptohet dhe kjo është baza e alfabetit fonetik.

Shpikës i këtyre shenjave është Danai, që ishte gjysh i Thalit apo Kadmit, apo Prometheut (Prometeut) apo Finikut. Ato i bëri në Laka të Demonit, në Libi, ku ishte mbret, i të emërtuarës ndryshe FINIKISË. Shenjat apo shenjat e alfës (alfabetit) të Danait janë ruajtur në diskun e Festosë. Nga që shenjat e Danait ishin shenja të grafisë hieratike (priftërore), Thali apo Prometeu bëri shkrimin e popullit dhe për te gjejmë të dhëna edhe në pasqyrën etruske, ku e kemi Talin (Thalin) me vajzën e tij Turan (Semelës) me të vëllanë e dhëndërin e tij.[27]

Diku i Festit, që ka shpëtuar nga zhdukja dhe ruhet është alfabeti fonetik prej Ermit të Parë, nga Egjipti, që rrinë me Apolonin, nga e ashtuquajtura Greqi dhe ka në rrobën e tij simbolin e alfabetit, që dihet se është Ermi i Parë, por të dhënat gjeologjike janë zhdukur. Çdo simbol është figurë-shkronjë dhe është mbështetur alfabeti sllav, i ashtuquajtur alfabeti i gllagolicës.[28] Shenjat i kanë shfrytëzuar më vonë Çirili dhe Metodi për të hartuar alfabetin e gllagolicës për liturgjinë fetare sllave në kishat ortodokse, të cilat, edhe shumë vonë janë quajtur kisha serbe.[29]

Në lashtësi ekzistonin dy alfabete, alfabeti i klerikëve dhe tregtarëve, pra ato u përkisnin gjuhëve priftërore dhe popullore. Penda e Mullirit me ujë dhe shtjellësin e mullirit me erë, pra qerthullin, që duhej të ishin dy nga shumë shpikjet teknike të Thalit (Talit) a Prometheut, atëherë mund të themi se mullinjtë, mullinjtë, termilët, milisët apo miliejtë janë nga jonishtja, dhe fillon nga mullinjtë me erë, sipas fjalëve “të erë milles” apo “të erë mullitë”. Në të folmen  avranitase i thonë “mulli” millos-it, dhe “mulli t`er`s apo t`er mulli.[30]

Pellazgët janë ata që me kanal të nëndheshëm hodhën ujërat e Nilit në të quajturat sot Fushëthella të Mallkimit apo Gropa të Demonit, e thirrur nga të ashtuquajturit “grekë”, pra nga “graicos”, nga grekët e lashtë, që janë pellazgë, pra iliro-pellazgë lakedemonos, kur e ndalën ujin.

Lakodemonët e kanë shkurtuar në Libi, të cilën judejtë, që janë një fis tjetër i hititëve, aty e emëruan Parajsën. Kariasit nuk paguanin të Minosi haraq, i cili ishte bashkëmbret, pra greqisht “Amfianakta” dhe shumë e quajnë Iovati, që e shkruar më saktë është Iobati dhe i shkruar edhe më saktë është Iobeti, alias Karait apo Ikaros.[31]

Nga Dhiata e vjetër, kur mësojmë emrin Ismail, bir i Abrahamit (që i thonë te shqiptarët Brahim), me shërbëtoren egjiptase Agar të Sarës, i cili banonte përballë të gjithë farefisit të tij, kemi fjalën kare, në kuptimin përballë. Atë fjalë e gjëjmë edhe sot te avranitasit (pra çamët) në fjalën e përbërë karshi (karësi, kur si), që do të thotë përballë, para syve. Në Dhiatën e Vjetër e nënkupton vendin përballë Greqisë, d.m.th. Azinë e Vogël.

Ikari për rrjedhojë është nga Laka e Demonit, është ikanak lakedemonas, në vendin përballë Greqisë, të quajtur edhe për këte Karia, që siç është e njohur është në Azinë e Vogël, apo Anadoli apo Ilidë (Ilidhë), do me thënë në anën ku del dielli, anën ku lind dielli.[32]

Për kariasit, të ardhurit prej Kretës, e kemi të dhënën se shumë herë i kanë quajtur Lelegë (le le jes), prej të folmes pellazgjike, ndërsa të gjithë pellazgët i kanë quajtur prej fjalëve të ngjitura “pjellaz je” dhe “të lindurës tokë”, “pjellë bardhë”, pra “boreanë” ose “borealë”, prej fjalës “borë”, që kishte në malet e larta të Tomorit dhe Tomarit, ku e kishte selinë e shenjtë Dodona e Zeusit të Madh; dhe athinasit e parë të Athinës, pjesëtarë të familjeve të rëndësishme besonin në Zeusin Karias, d.m.th Dias. Salmoneu është quajtur Ikaro dhe Kara të vetëquajtur Dias (Zeus) dhe ai është Ikarios dhe Thalis. Bijat e tij kanë qenë vajzat e famshme të Karait apo Ikarios, apo Amfianaktas, a Sarpedonit a Thalit, pra bijat e Thiestit, që në Athinë i quanin me emrin e përbashkët Kariatide dhe atyre u është kushtuar një nga dy tempujt e Akropolit të famshëm të Athinës.[33]

Edhe autori Henric L. Wuermeling, në veprën e tij “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”, kapitullin e dytë e ka Athinën, si “vend i shfaqjes” apo “ekspozim i teatrit”  dhe “vend i demokracisë” [34],  por Athinën nuk e “njeh” mirëfilli dhe shumë gjëra ia ka vendosur shtrembtë…

Si na pohon Niko Stylos në veprat e tij, dhe sidomos në veprën “Etruskishte-Toskerishte”, emrin e Elinit, si e kemi të shkruar në shkrimin origjinal ELINI, pra Oineut, apo Nakos, bashkë me të vëllain e tij, Sharria, i cili ka qenë mbret në Atikë dhe “u helenizuan” nga athinasit me pa të drejtë. Nuk ishin helenë nga origjina, por jonë pellazgjik, pra JONAS, dhe nuk ishin grekë (helenë),  por pellazgjik që u helenizuan. Sharria, vëllai i Elinit, e ka zbuluar sharrën, nga nofulla e gjarprit, si një nga shpikjet e tij të mëdha, dhe në gjuhën shqipe i thonë kështu, d.m.th. Sharra, që u ka shërbyer për të sharritë drutë. Grekët e kanë greqizuar në Sarpedon prej Sarpëdhon, pra Sarpë dhona, që ne edhe sot mund të themi Sharpë dhona dhe Sharrë dhona, [35] mirëpo, ky emër nuk është sinonim i Sharrias, sepse Sarpedoni është vëlla i Minosit, të quajturit ndryshe, Nako apo Ati apo Nana. Jo. Sharria është mbret i Atikës, vëllai Nakos, bir i Jonit apo Jonaut dhe shpikësi i sharrës së druve të ndërtimit.[36]

 

Në vazhdimësi, do të shohim si do të analizojmë këtë çështje…



[1] Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006.

[2] Shiko Arif Mati (Aref Mathieu), veprën “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 576.

[3] E njëta vepër, faqe 39.

[4] E njëta vepër, po aty, faqe 576.

[5] „Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute“, H.F.Ullmann, Ullmann Publishing GmbH, Postdam 2013, faqe 21, „Der Anfang“ (Fillimi).

[6] Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999, në „Hyrje“, faqe 6.

[7] Xhuseppe Katapano, „Thot-i fliste shqip“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 55.

[8] Po aty, faqet 48-49.

[9] Po aty, faqe 50.

[10] Po aty, faqja 51.

[11] Po aty, faqe 53, marrë nga Dhjata e Vjetër, Gjoni XI, 23.24, të dhënë shqip nga Arbër Xoxa.

[12] Shiko shpjegimet në faqet 52 e 53.

[13] Po aty, faqet 56 e 57.

[14] Arif Mati (Aref Mathieu), “Mikenët…” faqe 291.

[15] Homeri, „Iliada“, Kënga XVI, Vargjet 233-234.

[16] Kjo do të thotë se Etolianët janë abër/epirotas, e jo “grekë”. Në atë kohë, nuk ka “grekë”, pos “graicos”.

[17] Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010, faqe 86.

[18] Po aty,  faqe 87.

[19] Po aty, faqe 111.

[20] Po aty, faqe 112.

[21] Po aty, faqe 113.

[22] Po aty, faqet 123-124.

[23] Po aty, faqe 63, sipas Apollodori, Libri 3. XII.6

[24] Po aty, faqe 55-57.

[25] Po aty, faqe 55.

[26] Po aty, faqe 133,

[27]Po aty, faqet 157-159.

[28] Niko Stylos, „Historia e shenjtë e Avranitasve“, Printig Press, Prishtinë 2004, faqe 112.

[29] Shiko punimet e mia, „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë reines së Perandrisë Bizantine”, sidomos pjesën IV.

[30] Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, faqet 160-161.

[31] Shiko faqen e atyshme, 143.

[32] Po aty, faqe 141.

[33] Po aty, shiko faqet 142-143.

[34] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005, faqe 16.

[35] Po aty, faqet 103.

[36] Po aty, faqe 105.

*(II)-Pjesa e dyte

Filed Under: Analiza Tagged With: 2, Brahim Avduli, dhe shqiptaret, Evropa e Bashkuar

ENDRI ZAVALANI NDEROI SHQIPËRINË NË NJË KONKURS BOTËROR

February 10, 2014 by dgreca

Ndërmjet pjesëmarrësve nga 54 shtete, me punimin e paraqitur zuri vendin e dytë/

Nga Prof. Murat Gecaj*/

1.

Siç është e njohur nga të gjithë, veçanërisht gjyshërit janë mjaft të ndjeshëm ndaj nipave e mbesave të tyre. Kjo gjë e gjen shprehjen e vet jo vetëm me dashurinë e pakufishme, por dhe me përkujdesjen e veçantë ndaj tyre, që ata të rriten sa më të shëndetshëm e të bukur, të ditur e të edukuar etj. Dëshmi për këtë gjë jam edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve. Para afër 2 vjetëve, kur mbesa ime, nga vajza, mbushi 9-vjet, i bëra asaj një dhuratë të veçantë. Pra, shkrova e publikova librin publicistik-letrar, me emrin e saj, “Dorela” (Tiranë, 2012). Megjithëse nuk është aq modeste ta them, me sa di unë, u bëra kështu gjyshi i parë në literaturën shqipe, që boton libër të posaçëm, për mbesën ose nipin e vet. Kësaj ndjesie njerëzore i është bashkuar tani edhe kolegia e mikja ime e viteve universitare dhe e jetës, arsimtarja veterane Violeta Kadzadej (Librazhdi), me banim në kryeqytetin Tiranë. Pa e zgjatur, ju tregoj se këto ditë, kur po flisnim bashkë në telefon, ajo më tregoi me gëzim për një arritje shumë të bukur të nipit të saj, vogëlushit 3-vjeçar, Endri Zavalani.

Për ta bërë sa më konkrete këtë gjë, u lidha me prindërit e Endrit, Orion e Brikena Zavalani. Sipas kërkesës, shkurtimisht, ata u përgjigjën në pyetjet e bëra, të cilat po i botojmë më poshtë.

2.

-Dëshirojmë të dimë, konkretisht,  se si u njohët me një konkurs të tillë botëror, kushtuar fluturimeve kozmike?

-Nëpërmjet Internetit… Ne dëshironim t’i publikonim disa nga punimet e fëmijeve tanë aty, pasi mendonim që, në këtë mënyrë, do t’i nxisnim ata më tepër në punën e tyre krijuese.  Për këtë arsye, kërkuam për ndonje website, në Internet, i cili e ofronte këtë mundësi. Dhe gjetem një website mjaft interesant dhe të kushtuar për punimet artistike të fëmijeve: www.artsonia.com – muzeu më i madh virtual në botë, për punimet artistike të fëmijëve. Në këtë website mësuam se Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike (“Space Foundation International”), me qendwr nw Colorado Springs-USA, organizote një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota, me temë : “Anija ime hapesinore, duket si … – My Spaceship Looks Like…”..

-Pasi fëmijët tuaj, Endri e Nersa iu përkushtuan punës për të përgatitur punimet e tyre, sigurisht nën mbikqyrjen e ju prindërve, kur i derguat ato për t’i parë juria përkatëse?

-Punimet ne i nisëm, gjithashtu, përmes Internetit, në muajin nëntor 2013. Për kërshërinë e lexuesve, po i bashkëngjesim, si punimin e përgatitur nga Endri, por dhe nga e motra, pak më e madhe se ai, Nersa 5-vjecare.

Përpara realizimit të këtyre punimeve, fëmijet u njohën më nga afër me hapësiren kozmike, planetet dhe anijet kozmike, nepermjet materialeve të shumta viztimore dhe filmave vizatimorë për fëmijë, që qarkullojnë në Internet.

Siç kuptohet lehtë, ky konkurs ishte një sfidë për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, nga mbarë bota. Sepse ata do të projektonin ose vizatonin, në mënyrë origjinale dhe artistike, anijen hapësinore, sipas ëndrrave të tyre.

Endri dhe motra e tij, Nersa, pasi i përgatitën me shumë kujdes, i futën punimet e  tyre në ëebsitin ëëë.artsonia.com, në muajin nëntor 2013, pra brenda afatit, që ishte përcaktuar nga  organizatorët. Siç shihet edhe në fotot e botuara këtu, punimi i Endrit ishte  fare i thjeshtë, modeluar me boça pishe e gjethe. Ndërsa në punimin e saj, Nersa përdori kërpudha, geshtenja të egra dhe fruta të tjera të pyllit, për t’i modeluar planetet, trupat qiellorë dhe hapësirën. Këta element, fëmijët i mblodhen

me kujdes, në Parkun e Madh të Tiranës se bashku me ne, prinderit e tyre.

-Kur dhe ku u organizua një konkurs i tillë për fëmijët e botës?

-Çdo vit, që nga 2011-ta, Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike ne USA, organizon një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota. Këta janë të moshave nga 3 e deri në 18 vjeç. Konkursi emërtohet: “Space Foundation International Student Art Contest”. Konkursi në fjalë, ishte i hapur prej 23 gushtit dhe deri më 15 nëntor 2013.

-Po më tej, si u veprua?

-Në konkurs, siç jemi të informuar, moren pjese mbi 7.100 fëmijë me punime te ndryshme, nga 54 shtete.

Dhe ja, erdhi dita e shumëpritur, pra ajo e vlerësimit të atyre punimeve, gjë që ishte mjaft emocionuese, si për vetë fëmijët pjesëmarrës, por dhe për prindërit e gjyshërit e tyre. Kështu, në muajin janar 2014, një panel i përbërë nga gjyqtarë ndërkombetarë, i vleresoi të gjitha punimet e paraqitura.

Juria dha nga tre çmime, për çdo grup-moshë: 3-4 vjeç, 5-6 vjeç, 7-8 vjeç, 9-10 vjeç, 11-12 vjeç, 13-14 vjeç, 15-16 vjeç e 17-18 vjeç. Gjithësej, u dhanë 24 çmime.  Endri Zavalani u vlerësua për punimin e paraqitur, me çmimin e dytë, në grup-moshën e tij (3-4 vjeç). Sigurisht, megjithëse ende është i vogël, ai u gëzua shumë, për këtë vlerësim të merituar. Vendin e parë, në atë grup-moshë, e zuri Armeen Jafry (Bangladesh) dhe vendin e tretë, C.Aisvarya (Indi).

 

Për punimin e Endrit është folur edhe në një koment shtypi ne ëëë.neës.tes.co.uk. Në një shkrim, nga Sarah Cunnan, thuhet se midis fituesve ishte edhe Endri Zavalani, nga Shqipëria, i cili e ka realizuar anijën e tij kozmike vetëm me anën e boçave të pishës dhe gjetheve. (Teksti anglisht: … Endri Zavalani, a homeschooled child from Albania, … won second prize in the ages 3-4 category for the picture of a spaceship he created entirely from pinecones and other foliage).

-Si dhe kur u njohët me vendimin e jurisë? Me sa dimë, keni edhe një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dëshmive përkatëse, për fëmijët fitues…

-Ne e morëm njoftimin, për vlerësimin e punimit të Endrit, më 15 janar 2014. Ai na erdhi nëpërmjet një e-mail-i zyrtar, dërguar nga “Space Foundation International”.

Sipas rregullit të konkursit, na u konfirmua se Endrit, fitues i vendit të dytë në grup-moshën e tij, do t’i jepet: një çertifikatë, një medalje, një çmim dhe një autograph i personalizuar, lëshuar nga një austronaut.

Punimet fituese publikohen, on line, në Galerinë e Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, në mënyrë të vijueshme (ato do të arkivohen), si dhe në ëebsitin e Astorias (ëëë.artsonia.com), qe siç e thamë edhe më lart, është muzeu më i madh virtual i punimeve artistike të fëmijëve në botë.

Gjithashtu, në kuadrin e Simpoziumit të 30-të të Hapësirës Kozmike – 30th Space Symposium, që sivjet do të mbahet nga 19-22 maj 2014, në “The Broadmoor Hotel”, në Colorado Springs- USA, punimet e fëmijëve fitues do të ekspozohen në mjediset e asaj conference. Ato do të shihen nga të pranishmit, që parashikohet të jenë mbi 9.000 vete, nga e gjithë bota (studiues të hapësirës, austronautë, pilotë, ushtarakë, shtetarë, prodhues, etj.). Fëmijët e punimeve fituese janë ftuar që të marrin pjesë në një tur, në sallën e ekspozitave të Simpoziumit, në  “Boeing Exhibit Center”. Aty, pritet të takohen me ish-austronautin e NASA-s, Dr. Leroy Chiao, i cili është edhe këshilltari special i Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, për çështjet e fluturimeve njerëzore në hapësirë.

-Mendojmë se është me interes për lexuesit, që të dinë diçka më shumë për këtë Fondacion…-Ai u themelua në vitin 1983 dhe është një organizatë jofitimprurëse, lider botëror në organizimin e veprimtarive njohëse për hapësiren kozmike dhe të programeve të edukimit shkollor, të cilat e afrojne kozmosin tek nxënësit e studentët, në mbarë botën. Fondacioni është, gjithashtu, edhe një nga organizatorët e veprimtarive më të mëdha të industrisë së aviacionit dhe hapësirës kozmike, ku përfshihet edhe simpozumi vjetor për hapësirën kozmike (“Space Symposium”) që sivjet ka edicionin e 30-të.

Fondacioni në fjalë publikon çdo vit një guide, që është me rëndësi për të kuptuar zhvillimin e veprimtarive për hapësirën kozmike në shkallë botërore. Nëpërmjet dy programeve të tij,  “Certifikimi i hapësirës – Space Certification” dhe “Holli i famës për teknologjitë – Technology Hall of Fame”, Fondacioni, përuron në vijueshmëri, ato teknologji dhe inovacione kushtuar hapësirës kozmike, por që janë përshtatur edhe për ta përmirësuar jetën e njerezve në tokë.

Ky Fondacion publikon edhe gazeten “Space ëatch”(“Vezhgim mbi hapësirën”).

 

Kush dëshiron, mund të informohet më hollësisht në Internet, te:  http://www.spacefoundation.org ose ne Facebook, Linkedin,Pinterest dhe Twitter.

Punimet e konkursit janë të arkivuara tek website-i: www.artsonia.com, ndërsa emrat e fituesve janë publikuar në: http://www.spacefoundation.org/media/press-releases/space-foundation-announces-2014-international-student-art-contest-winners.

-Ju falënderojmë për këto informacione kaq interesante dhe ju urojmë nga zemra e shprehim kënaqësinë tonë për çmimin ndërkombëtar, që ka fituar me punimin e tij të bukur, vogëlushi juaj 4-vjeçar, Endri Orion Zavalani! Me talentin e tij të rrallë, ai bëri që kështu. Megjithëse në një mosha kaq të vogël, me talentin e tij, ai bëri që kështu ta lartësojë, sadopak, emrin e Atdheut tonë në botë.

* Punimi i E.Zavalanit, që zuri vendin e 2-të…

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Endri Zavalani, fitues i Konkursit, nderkombetar

UDBASH-ët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër!!!

February 10, 2014 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t’i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite ‘’notojnë’’ në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.

Pas vitit 1990 të gjithë ata shqiptar që në një mënyrë apo tjetër i kanë shërbyer pushtuesit, e kanë pasur mundësinë që të heqin dorë nga poshtërsitë e tyre, e t’i kthehen punëve të mbara në shërbim të popullit të tyre. Disa nga ata, që për shumë kohë me verbëri i patën shërbyer armikut, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 e kuptuan se kishin gabuar, e si rezultat hoqën dorë nga tradhtia e mëtutjeshme.

Ndaj këtyre të penduarve nuk u ndërmor asnjë masë, por të tillët u amnistuan (nëse mund të shprehem kështu), bile disa nga ata ish shërbëtor të regjimit pushtues u graduan edhe me poste politike në kuadër të  institucioneve që ekzistonin në Kosovën e paraluftës. Mirëpo, fatkeqësisht një numër i UDB-ashëve shqipfolës e vazhduan edhe pas vitit 1990 rrugën e tyre të turpit, dhe në vazhdimësi ju kundërvuan rrugës së lirisë, duke i bërë kështu shërbimin e fundit pushtuesit serb. Disa nga këta tradhtar që nuk hoqën dorë nga shërbimi i pushtuesit u treguan edhe mjeshtër të “mirë” të zanatit të tyre.

Ata tani nuk e dënonin publikisht luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, por në mënyrë të kamufluar u futën nëpër subjekte politike, nga ku bënin punën e djallit.

Prandaj, nuk ishte aspak e çuditshme që edhe gjatë luftës së armatosur në Kosovë shqiptarët nuk arritën të bashkoheshin në një front të vetëm. Nuk arritën të bashkoheshin sepse këto larva të UDB-së i kishin pushtuar tërësisht partitë politike, Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës, dhe si përfundim arritën që të manipulonin me një numër shumë të madh naivësh shqiptar. Tanimë nuk janë të rrezikshëm ata UDB-ash shqipfolës që pas luftës u larguan së bashku me forcat serbe nga Kosova, por të rrezikshëm janë ata UDB-ash të kamufluar si ‘’patriot’’ e ‘’atdhetar’’, e të cilët ditën mirë të notojnë në ujëra të turbullta, e për pasojë disa nga të tillët edhe sot i kemi të involvuar në disa nga institucionet kryesore të Kosovës.

 

Si t’i demaskojmë UDB-ashët?

 

Në SHBA qytetet publikojnë në internet emrat e pedofilëve, dhunuesve të fëmijëve ose vrasësve …

Qytetarët kanë mundësi të informohen se në lagjen e tyre a jeton ndonjë pedofil…Qytetari amerikan ka mundësi të mbroj fëmijët e tij dhe vetveten. Në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit u morën Dosjet e Stasit për të ditur gjermanët kush ishte viktimë dhe kush kryesit e veprës…Në Kosovë pas ikjes së serbëve nga Kosova, ku morën edhe Dosjet e punëtorëve të tyre u krijua një boshllëk.

Që të ketë mundësi të njëjtë, të mbroj edhe shqiptari fëmijën e tij dhe vetveten nga UDB-ashi/ët, duhet të hapen DOSJET ! Pse?a) Udbashi i Kosovës shkon në Xhami, në Kishë, dëgjon çfarë flitet e jo të lutet…

b)Udbashi i Kosovës shkon në UÇK, jo të lufton, por të spiunoj…Një shembull: Një Udbash në vitin 1989 e ngre gishtin për suplimim të Autonomisë së Kosovës edhe pse s’ka qenë Deputet…Disa ditë pas përfundimit të luftës e dërgon djalin e tij me rroba të UÇK-së edhe pse kurrë s’ka qenë në UÇK. Filluan të uzurpojnë prona në emër të UÇK-së. Dëmi që përjetoi Kosova ishte i madh, imazhi i UÇK-së u zbeh edhe pse veprat i bënte UDB-ja përmes njerëzve të vetë të infiltruar në UÇK. UDB-ashët e Kosovës kanë vepruar dhe veprojnë në mënyrë të rafinuar…ku kanë dëmtuar shqiptarët dhe Kosovën.

Si t’i zbulojmë UDB-ashët? Arkivat janë në popull… secili nga ne njeh një UDB-ASH ose më shumë…

Propozimi im: Në këtë Dosje t’i renditim një nga një UDB-ASHËT.Në sistem rendor…

Mundësisht sa më precize të jenë të dhënat. Jo në ngjarje-histori të gjata, por me disa fjalë të shkurta të thuhet e tëra.

Filed Under: Opinion Tagged With: e kosoves, faik Krasniqi, UDB-shet

Pse u krijua katedra e albanologjisë në Beograd 1905?

February 10, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Përkundër asaj që studiusi i shquar  francez Alen Dyselje ka thënë: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”… ata përpiqën që vazhdimisht të bindin botën se janë para nesh këndej pari. Për të bindur së pari vetën e pastaj botën për ne , serbët na kanë studiuar në çdo imtësi të të kaluarës sonë si dhe rrjedhave të së tashmes.A i njohim ne serbët në atë shkallë sa ata na njohin? Jo aspak, ne nuk kemi asnjë studim serioz për ta. Ose thënë ndryshe mënyra e jonë e qasjes ndaj historisë serbe është terësisht  e pa kontrolluar , me një nismë individuale .Mënyra se si ne i qasemi serbëve i gjason disa shkrimeve të tyre në fundin e shekullit 19-të. Serbët e njohin mirë historinë tonë ,e dijnë shumë mirë qe janë në tokë të huaj.I dijnë doket e zakonet tona; dhe sa më mirë të na njohin aq më mirë e më lehtë manipulojnë me ne. Ky është arti i diplomacisë të cilën ata e kanë mësuar mirë. Ne jemi largë dhe shumë largë në këtë aspekt; e më e keqja  është që po largohemi edhe më shumë nga ajo që duhet ta dijmë përmendësh.

Pse serbët na analizonin si komb? Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit.Për derisa bota na vrojton ,ne nuk i përfillim rregullat më elementare të qytetërimit. Vrojtuesi më i madh ka qenë dhe është Serbia. Prej se ka ardhur dhe na është afruar ,dhe e kemi fqinj ,Serbia vazhdimisht vrojton , shënon dhe sipas nevojave të veta i shpërndanë ato shënime ,vrojtime dhe dihet vazhdimisht për të keqen tonë. Kemi ne,farë institucioni të mësheft apo të hapur ku mund të lexojmë karakterin e një populli tjetër të huaj. ? Serbët e kanë ,jo vetëm për ne por për tërë botën.

Mu kujtua Aleksa Gj. Bogosavljeviç – oficir i zhandarmerisë mbretërore të Serbisë , dhe libri i tij ”O Arnautima! ( Për shqiptarët ). Dikush mund të pyet se ç`është për ne interesant sa çka ka shkruar një oficir zhandarmerie për ne..  Mua mu duk e arsyeshme që të komentoj këtë përmbledhjen etnografike për një popull (për ne) ,nga një ushtarak icili si e thot edhe vet ” unë e bëra t`imen dhe le të sherbej për nevojat e shtetit ” (Serbisë).
Çka bëmë ne për veti në këtë aspekt ?

Libri  i përmendur është thjesht përshkrim i një populli nga syri i një atdhetari serb( për Serbinë ky është atdhetar) që mendon më largë, libri botohet më 1897 , e që të këqijat për ne në atë kohë ishin në vazhdimin e përgatitjeve.

Se çfarë populli janë shqiptarët ,autori i siguron lexuesit se do t`i njoftoj me këtë libër; ”duhet t`i njofim sepse neve, pas fatkeqësisë së vitit 1690 na zuan tokat tona ( Shpërngulja e Madhe Serbe fxh)” . Ky thot  se serbët janë ”vëllazër prej gjaku (?) me Drenicakët, Rugovësit , Lumjanët, Shkodranët dhe Dibranët,Labjanët dhe Malësorët ”Ata janë kusherinj me serbët sepse janë  të krishterë ortodoks dhe katolik”. ” Kemi humbur mjaft kohë , duhet të punojmë më shumë për Serbinë tonë duke njohur vetvetën dhe të tjerët që na rrethojnë” -thot autori. Por pa dashtas e cekë se shqiptarë ka në Srem ,në Nikinci dhe në Ratkoci fër Mitrovicës së Sremit ( Serbia e sotme). Pse po them pa dashtas , sepse e sjegon shumë mirë se si erdhën shqiptarët në këto anë : me shpërnguljen e madhe serbe  . Një shpërngulje e rrjejshme serbe  dhe në të njejtën kohë një largim i së paku 40 00 familjeve ortodokse shqiptare nga Kosova. Një mashtrim epokal për shqiptarët . ” Aty u vendosën Kelmendasit dhe që edhe sot e kësaj dite i ruajnë doket dhe zakonet e tyre ( Viti 1897fxh)”

”Shqiptarët nuk janë pak ,por ndjenjë për shtetformim nuk kanë :dhe  vazhdon ” sipas traditës sonë (serbe fxh) dhe të drejtës sonë historike,duhet që kërkojmë të drejtën për posedim të Serbisë së Vjetër ( Kosovës) dhe Maqedonisë e posaqërisht në ato anë që banohet me shqiptarë se pa ata Sërbia e Madhe nuk mund të paramendohet.”(O Arnautima)”

Por serbët kishin strategji shumë afatgjate. Në vitin 1905 u themelua Universiteti i Beogradit që ishte vazhdimësi e një Shkolleje të lartë.. Dhe që në ataë kohë kishte lindur nisma për mësimin e gjuhës shqipe nga serbët me një urdheresë administrative që ” të futet mësimi i gjuhës shqipe dhe literaturës së sak dhe t´i besohej vetëm një lektori”. Në historikun e katedrës se Albanologjisë në Beograd lexojmë:” Mësimin duhet ta mbante Zhorzh Meksi , profesor nga Athina, por  pa sukses(?).

Në vitin 1907 , rektori i Universitetit të Beogadit u bë  Dr. Jovan Cvijiçi . ( antishqiptari i përbetuar fxh) dhe me atë rast thoshte:”…duhet të fillojnë studimet për etnografinë , gjuhën dhe dialektet e Shqiptarëve si  dhe turqve të Ballkanit. Gjuhëtarët tonë (serb fxh) duhet të bëjnë gramatikën e shqipes dhe të mbledhin të gjitha ato që vijnë nga ky popull ”

E njifni Jovan Cvijiçin?

Nga historiku:” Në rrethin e seminarit  në vitin 1920-21 u fut Historia dhe gramatika e e gjuhës shqipe, e cila datë edhe njihet si fillimi i albanologjisë në Universitetin e Beogradit” Në atë kohë për këte hap , meritat më të mëdha i kishte indoeuropianisti Henrik  Bariçi ( serbi katolik i Dubrovnikut ?????) i cili kishte studjuar ne Grac dhe Vjenë.

Në mes të fatkeqësisë ka fat,  thot populli.  .Pas luftës së dytë botërore , viti shkollor 1948-49 , ligjerues i gjuhës shqipe u zgjodh Dr. Vojisllav Danqetoviçi ( serb nga Kosova , i cili e njifte gjuhen shqipe që nga lindja e tij fxh)

Serbet as qe  e kanë menduar ndonjë herë që shqiptarët do të shkolloheshin  aty. Katedra e Albanologjisë ishte krijuar për nevoja eksluzive serbe; por ja që nga aty filloi  studimi i gjuhës shqipe nga shqiptarët. As Prishtina e as Tirana nuk kishin te njejtën.

Pra, a i njohim ne serbët në atë shkallë sa ata na njohin? Jo aspak, ne nuk kemi asnjë studim serioz për ta. Ose thënë ndryshe mënyra e jonë e qasjes ndaj historisë serbe është terësisht  e pa kontrolluar , me nisma individuale .

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, ne Beograd, pse u krijua katedra e albanologjise

61 INTERVISTAT E RAIMONDA MOISIUT, URA BASHKIMI DIASPORE& ATDHE

February 10, 2014 by dgreca

Refleksioni rreth librit voluminoz ( 601 faqe.) me Intervista “”Letrat shqip këndej e përtej Atlantikut”/

Nga Prof. Dr. Prend Buzhala/

Shkrimtarja  Raimonda Moisiu tashmë ka vënë kontaktin e saj  me lexuesin me disa vëllime në poezi, në zhanrin e tregimit artistik, në publicistikë, në zhanrin e romanit, në atë të essesë e analizës letrare dhe së fundmi në zhanrin e privilegjuar të intervistës. E pra, “Letrat shqipe janë të përhapura në ato anë të globit, ku shtrihet civilizimi europian. Mund të flitet për Fjalën & Letrat Shqipe në Europë, SHBA-s, madje edhe në Australinë e Largët, por vështirë se mund të flitet për Fjlaën e Letrat Shqipe në kuadrin e civilizimeve tjera jopranuese të Fjlaës sonë e shkrimit shqip. Intervista sikur e ka trashëguar traditën europiane të dialogëve që nga Platoni e këndej. Ndryshe nga civilizimet e tjera, dialogu, bashëbisedimi është tipar dallues i civilizimit europian që nga ditirambet e lashta greke e deri te dialogët filozofikë të Ksenofonit, Platonit dhe Aristotelit, për të komunikuar një problematikë etike. Edhe intervista është shenjë e Epokës Moderne që nga Renesanca e këndej, kur zuri të përhapej galaksia e Gutenbergut nëpërmes Fjalës së Shtypur; është shenjë moderne e Qytetërimit Europian.Prandaj edhe sot ekziston shprehja e dialogut sokratik, për ta shqiptuar a shfaqur një urti përmes kuvëndimit. Te Platoni  dialogu filozofik merr edhe trajtë artistike, ku dialogojnë filozofët, poetët dhe të rinjtë nga rrethi i Sokratit. Intervista me shkrimtarë, publicistë, botues, diplomatë e politikanë që marrin lapsin në dorë për t’i komunikuar dicka tjetrit, te vëllimi “Letrat shqip këtej & përtej Atlantikut”, janë intervista që e marrin rolin e përvojës si mësuese të jetës aq të sigurtë a aq urtakë njëkohësisht, nganjëherë edhe të sertë , dhe aq të shtruar e shkoqitës, herëve të tjera; aq me temperament, duke i paraqitur zhgënjimet tona përballë pritjeve e përballë vlerave të mirëfillta kulturore dhe aq shpresëdhënëse për vlerat. Secili prej nesh ka dicka për t’i thënë Tjetrit, me të cilin i ndajmë mendimet, sqarimet, kuvëndimet, gëzimet, dëshpërimet, po edhe rragatat. E rëndësishme është që në këso rastesh të ndash të domosdoshmen, esencialen.Intervista, megjithatë është ndër zhanret më të kërkuara të epokës moderne. I ka lexuesit e saj të shumtë që e parapëlqejnë dhe që e lexojnë me pasion.Vëllimi me intervista hapet me një shënim të Prof. Murat Gecaj, dhe është redaktuar nga Kryerdaktori i Gazetës TIRANA OBSERVER, z. Altin Sinani, -gazetë e cila ka botuar në të përditshmen e saj, përqindjen më të madhe të tyre. Libri është voluminoz me gati 600 faqe, dhe hapet me bashkëbisedimin e  zhvilluar me shkrimtarin Naum Prifti -shkrimtar të cilin ajo e quan Mjeshtër të rrëfimit e dialogut, bashkëbisedim që komunikon vlerat artistike të ëndrrës dhe përvojës së jetës. Dhe pyetjet e Raimondës, në këtë bashkëbisedim, nxjerrin portretin e plotë të shkrimtarit, autobiografinë  e tij krijuese e shpirtërore; të fshehtat e artit e laboratorit krijues .Kjo metodë bashkëbisedimi e intervistimi  vazhdon me shkrimtarët Petraq Zoto, Skënder Rusi, Agim Shehu, Fatmir Terziu, Ylber Merdani, Albana Mëlyshi -Lifschin, Vangjush Ziko, Alfred Papuciu, Artan Mullaj, Ramiz Gjini, Thani Naqo, Iliriana Sulkuqi, Agim Bacelli, Merita Bajraktari -McCormack, Rozi Theohari, Fatime Kulli, Vullnet Mato,Mëhill Velaj,juristi e diplomati Sokol Brahaj, Adnan Mehmeti, Drenusha Zajmi-Hoxha, Kozeta Zavalani, Kristaq Turtulli, Luan Xhuli, Myrteza Mara, Vilhelme Vranari, -Haxhiraj, Robert Martiko, Sami Milloshi, Jorgo Telo, Edmond Shallvari, Përparim Hysi, Riza Lahi, Mardena Kelmendi, Istref Haxhillari,Fation Pajo, Petraq J.Pali, Teuta Shabani -Toëler, Eleonora Koka-Gjoka, Fiqri Shahinllari,  Viron Kona, Ziko Kapurani, Pjetër Jaku  dhe Julia Gjika, -Naci, shumica ndër ta edhe publicistë redaktorë e njerës të veprimtarisë kulturore, botuese etj. Sjell ky vëllim edhe njerës të fushave të tjera, si nga diplomacia e politika, si Josef  Dio Guardin, nga teatri apo filmi, aktorët e mirënjohur e të talentuar Anastas Nika dhe Zamira Kita, nga jurisprudenca dhe sporti, nga veprimtari kulturore apo gjuhësia biznesi apo aktivistë të shquar të cështjes kombëtare, etj, sic janë: James W.Pandeli, Xho Dio Guardi, Prof. Dr. Murat Gecaj, sopranon e verbër amerikane shqipfolëse Carrie Hooper, kolonelin mes Prishtinës e Tiranës, Dilaver Goxhaj, Medije Vraniqin, intelektualen e shquar në Kanada Ruki Kondaj, Mimoza Ahmetaj,Mimoza Dajci,Pandeli Gëllci dhe Leka Bezhani. Te e fundit Intervistat e Monda Moisiut lexuesi i interesuar ka mundur t’i ndjekë e shijojë edhe nëpërmjet revolucionit teknollogjik informativ të mediave vizive e të shkruara -internetit, revistave,  shtypit elektronik të tipit ONLINE.Kjo do të thotë që autorja i ka shfrytëzuar trajtat më bindëse e me autentike të besueshmërisë në mediat elektronike e që janë disa nga avantazhet gati të paarritëshme  në krahasim me publikimiet klasike gazetareske apo librore, pikërisht për shkak të dinamizmit në një shkallë jashtëzakonisht të lartë të komunikimit me audiencën. Intervista e Mondës shkon përtej një interesimi të publikut për të marrë të gjitha përgjigjet e pyetjeve që ai kërkon për aktualitetin.Këto intervista arrijnë të ndricojnë një apo më shumë cështje dhe kurdoherë arrijnë ta shqiptojnë aktualitetin e problematikës së shtruar, ndërgjegjshëm, me potencë intelektuale dhe me përgjegjësi teorike, kritike, profesionale e krijuese. Fatmirësisht, dekadave të fundit janë botuar vëllime me vlerë nga zhanri i intervistës. Edhe ky libër na vjen në kohën kur intervistat sot bëhen me bollëk, duke ngritur kulte te rrejshme, sidomos nga sferat e muzikës e sportit, bëhen me poltikanë gjysëmanalfabetë, me pseudointelektualë, me sojsorrollopësh pushtetarë zëdhënësish për informim; bëhen madje edhe me manekinë, me modelistë, me miss-e, me aktorë e me pseudo të panumërt. Intervistat e tilla mbase krijojnë një atmosferë argëtimi me lexuesit që kërkojnë shije të sipërfaqëshme, por nga ana tjetër, nuk kënaqin shijet i intervistës profesionale, sepse krijojnë rrëmujë antivlerash.Bëhen intervista pa i plotësuar kriteret kryesore, pa i plotësuar kërkesën e respektimit të standardit gjuhësor apo kërkesën për të mos bërë pyetje të nivelit pseudointelektual dhe për të  mos marrë përgjigje  gjysmake, të përcipta e që nuk thonë gjë. Dikur Roland Bart  për fenomenin e tillë thoshte:”Është vrasje e dyfishtë ;”njëhere e mendimit, sepse na reziston dhe herën tjetër e gjuhës, sepse na tradhëton.”, Por ky vëllim vjen ndryshe, jo vetëm i përmbush kriteret profesionale, por merr  rolin edhe të një kronike të gjallë të letrave shqipe;shëndrrohet në një bashkëbisedues intim e dinamik për proceset në fushat e letërssë e kulturës, si dhe në fushat e tjera përkatëse, kryesisht në atë të letrave shqipe. Shëndrrohet pra sa në një zëdhënes të jetës në Diasporë  e po aq edhe në atë të bashkimit të urave midis Diasporës dhe Atdheut, sa në humanisten e bashkëbisedueses për shpalosjen e dhimbjeve e gëzimeve njerëzore, po aq edhe në rolin e bashkëbisedimit atdhetar, të shpalimit të pasoneve, dashurive njerëzore, të atdhedashurisë e patriotizmit, të krenarisë së të qënit shqiptar, të shtegëtimeve magjike nëpër të fshehtat e muzës krijuse e të laboratorit krijues, të jetës midis vargjeve  e vatrave të kulturës, midis diplomacisë botërore e mbi të gjitha, midis vatrave  të cështjes shqiptare.Aty, te secila intervistë rrezaton dhe buron dashuria për njeriun dhe të bukurën në jetë e art, aty ligjërojnë krahas muzika dhe letërsia, teatri dhe diplomacia, ligji dhe sporti, aty ndizet flakadan prometeik për t’iu dhënë të tjerëve dritë, dashuri, ngrohtësi, mirënjohje, për të shpalosur shembujt aq domethënës të lavdive shqiptare, të urtisë, modestisë e karaktert, për të prezantuar portrete krijuese e njerëzore. Aty krahas një mbijetese të ekzistencës në Diasporë, njeriu shqiptar nuk rreshtet për t’u dhënë pas botës si një banor i dinjitetshëm i këtyre dy brigjeve. Nuk është e habitëshme, prandaj pse ligjërimi bashkëbisedor i intervistave të Raimonda Moisiut, e përmbush funksionin komunikues  të gjuhës, tek e ngërthen edhe ngjyrimin emocional, gjithë temperament e gjithë intelekt, të shprehjes së mendimit subjektiv  për ta kumtuar të vërtetën apo për ta sqaruar një fenomen.Kuvendimi intervistues  shpesh rrezaton vlera të panjohura  e që përbëjnë thesare të kulturës sonë. Nëpërmjet këtij vëllimi intervistash autorja e zgjon muzën e kuvendimit a të oratorisë së bashkëbisedimit, dialogun nën shenjën e Polihimnisë e të Kaliopës -muzave të retorikës, porse aty në tryezën e bashkëbisedimit, dëgjihet zëri i korit të muzave, Eratos apo i perëndeshës së drejtësisë-Justicia dhe të gjitha këto kanë frymë e aromë shqiptare.Nëpërmjet kësaj muze të bashkëbisedimit, ajo paraqet kërshëritë, bindjet, qortimet dhe përvojat intelektuale, kulturore, e ruajnë frymën e kohës me angazhimet intelektuale e krijuese dhe me argumentimin racional të lëndës së intervistuar.Me një fjalë, intervista e vëllimit “Letrat shqip këndej e përtej Atlantikut” e luan rolin e zhanrit publicistik, letrar ashtu sikundër e luan edhe rolin të formave të tjera të mendimit e të kuvendimit.Të tubuar rreth një tryeze të përbashkët të bashkëbisedimit të duket sikur të gjithë të intervistuarit i kemi pranë kësaj tryeze duke komunikuar  e ndërkomunikuar, duke na përcjellë faktet dhe përvojat e tyre. Libri nuk parapëlqen grindjen, rragatën apo reagimin me temperament. Assesi ! Ai pikësynon të përcjellë tek koha jonë një tryezë tjetër qytetare të komunikimit, atë të urtisë e të dijes, të dëshmisë e të trashëgimisë së pasur shpirtërore e materiale, të pasioneve kërkimore, vepruese, kulturdashëse e arësimdashëse , më në fund, një sistem kulturor identitar vlerash dhe shenjash sa shqiptare aq edhe europiane.Bashkëbiseduesi i tillë ka ndjeshmëri për të tjerët, krijon marrëdhënie të menjëhershëme me një gamë të tërë të njerëzve, pos fjalës te këta njerës flet edhe ngrohtësia, buzëqeshja, prirja për të ndërtuar kontakte njerëzore, janë bashkëbisedues që preferojnë një mjedis bashkëpunues e humanist.Ata janë personazhe të pëlqyeshëm që shohin përtej “sipërfaqes “së gjërave, përtej ngjyrave a realitetit të ngjyrosur sipas paragjykimeve të të tjerëve. Kurse dialogu i tyre na qetëson, në këtë këmbim ndërkomunikues, sepse në këtë ndërkomunikim, pos intervistueses dhe të intervistuarit merr pjesë si bashkëbisedues i heshtur e gjithnjë aktiv edhe lexuesi dhe për këtë arësye ai e ndien veten të qetë dhe të vetdijshëmëm për interesin më të mirë..

Në këso rastesh, intervistueses i duhet të bëjë punë të mundimshme, të qëmtojë krijimtarinë e veprimtarinë e personalitetit të intervistuar, të shfrytëzojë paraqitjet publike, internetin, mediat, arkivat, bazat e të dhënave , leksikonët, bibliotekat , e-mail-et, telefonat, faxet, etj., ashtu sikundër i duhet të përdorë edhe citimet specifike, deklratat figurative, përdorimin e deklaratave përshkruese, tipin e rrëfimit të reportazhit, përdorimin e citimit për ta plotësuar e paraqitur më të plotë portretin e intervistuesit etj.

Së këndejmi, nuk është e habitëshme pse të gjithë këta personalitete të intervistuar shfaqin dhe shqiptojnë mendime të epërme, konsiderata të larta, vlerësime të lartësuara, që nuk ka se si të mos sintetizohen ndryshe, pos si vëllimi e mendimit të zgjedhur e të përzgjedhur.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 61 Intervistat, Prend Buzhala, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT