NE FESTEN QE ORGANIZON VATRA ME 16 SHKURT 2014, NE OREN 12-00 NE MAESTROS KRAHAS TE MIRENJOHURIT GEZIM NIKA & KINO E GRUPIT ESHTE E FTUAR EDHE BILBILI I KENGEVE VLONJATE KLEOPATRA SKARCO- DOKLE
KLIKO MBI POSTER
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
NE FESTEN QE ORGANIZON VATRA ME 16 SHKURT 2014, NE OREN 12-00 NE MAESTROS KRAHAS TE MIRENJOHURIT GEZIM NIKA & KINO E GRUPIT ESHTE E FTUAR EDHE BILBILI I KENGEVE VLONJATE KLEOPATRA SKARCO- DOKLE
KLIKO MBI POSTER
by dgreca
Nga Keze Kozeta Zylo/
Shqiptarët e vërtetë asnjëherë se kanë ngatërruar Atdheun me fenë. Atdheu për të gjithë ne në të gjitha kohrat qëndron mbi çdo gjë. Luftrat shekullore, gjaku i derdhur lumë për gjuhën dhe Atdheun kanë bërë që ne të jemi bashkë kur thërret nderi i Tij.
Por le të ndalemi pak tek shkrimtarët dhe burrat e mëdhenj të Kombit tonë të cilët kanë qëndruar bashkë pa dallime krahinore dhe feje. A nuk kanë ngelur hymn vargjet e Pashko Vasës “Moj Shqypni e mjera Shqypni” 1880, që edhe sot ngrenë në këmbë me emocion një popull të tërë. Jo shumë larg, por para disa muajsh në festimin e 5 vjetorit të TV Alba Life ku merrnin pjesë qindra shqiptarë aktori i mirënjohur Pajazit Murtishi kishte ardhur që nga Çikagoja për të festuar së bashku, shqiptarçe. Kur z.Murtishi doli në skenë dhe interpretoi poezinë e Pashko Vasës, të gjithë ç’ishin shqiptarë dhe amerikanë
(të cilët u ngritën për inerci) u çuan në këmbë dhe u ndalën gjatë me duartrokitje sidomos në vargjet: “Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu/ Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu/ E mos shikoni kisha e xhamia/ Feja e shqyptarit asht shqyptaria”!
Dhëndëri im amerikan me besim katolik u befasua nga ngritja e të gjithë pjesëmarrësve në këmbë dhe pyeti: “Pse u mirëprit aq me emocion kjo poezi”? E sqarova duke intepretuar përkthimin e prof.Peter Priftit si: Awake, Albania, it’s time to rise/ And bind yourselves with brotherly ties/ Look not to church or mosque for pietism/The faith of Albanians is Albanianism!… Populli ynë mbijetoi se kishte mbi çdo gjë Atdheun. Mirpo në këtë mbijetesë ka shumë shqiptarë trushpëlarë që kanë punuar nën rogoz ose hapur për t’i bërë lëmsh punët e Kombit dhe të fesë.
Konkretisht, kohët e fundit në media, forume dhe në rrjetin më të madh social f/b ka pasur një debat të ndezur, sidomos pas demonstratës që u zhvillua kundër Kryepeshkopit grek Janullatosit i cili është në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse në Shqipëri. Demonstrata ishte organizuar nga “Rrënjët shqiptare”, me president Marko Kepin të besimit katolik. Shkak për këtë u bë nderimi që po i bënte universiteti i mirënjohur amerikan “Fordham”, kryepeshkopit grek duke i dhënë titullin “Doktor nderi në letrat humane”. Shqiptarët e Amerikës u ngritën në protestë dhe kërkonin me të drejtë heqjen e Janullatosit nga Kisha Autoqefale Shqiptare i cili e ka pushtuar atë me dinakërinë greke dhe ka shkelur me të dyja këmbët nenin 16 të ne statutin e Kishës Autoqefale të vitit 1929, në të cilën thuhet se ndalohet përgjithmonë ndikimi i të huajve në Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Shqiptarët u ngritën të protestonin kundër Janullatosit se ai nuk e meritonte këtë çmim, ngase ndikimi i tij në Shqipëri ka qenë vetëm në shërbim të shovinizmit grek. Janullatosi nuk ka reaguar karshi dhunimeve dhe abuzimeve që janë bërë kundër emigrantëve shqiptarë në Greqi, i cili është i vetmi vend në botë që ju ndryshon emrat nga shqiptarë duke i shkruajtur si emra grekë, në se do të punësohen nga ky i fundit. Janullatosi nuk ka reaguar karshi genocidit grek kundër popullsisë së pafajshme çame nga gjenerali famëkeq Zerva dhe qeveria greke. Janullatosit as s’i shkon mendja për Kosovën që të ndikojë si “humanist” tek qeveria e tij qe të njohë pavarësinë e saj edhe pse jemi fqinj shekullorë me ta.
Fan Noli e shkëputi njëherë e përgjithmonë Kishën Ortodokse shqiptare nga Patrikana e Stambollit dhe e Greqisë duke dhënë meshë për herë të parë në shqip në Boston në vitin 1908. Këtë pasuri kombëtare që na la Noli duhet ta mbrojmë me ligj, pasi u fitua me gjakun e martirëve të Gjuhës shqipe si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Dhaskal Todri, të cilët u helmuan nga priftërinjtë grekë, vëllezërit e një gjaku të Janullatosit. Masakrat e tyre jane të pashembullta. Është tepër e mjerueshme që disa sahanlëpirës dhe idhtarë të Janullatosit janë ngritur kundër demonstratës si dhe kundër shkrimit tim që shkruajta kundër krypeshkopit grek për të mos qenë në krye të Kishes shqiptare dhe të iki sa më parë nga trojet e Mëmëdheut tonë. Këta mjeranë ose janë të paguar nga Janullatosi dhe qarqe të caktuara greke që jo pak e kanë përdorur paranë për të asimiluar gjuhën, njerëzit dhe për të marrë Vorio Epirin, tokat e bukura shqiptare, ose vertete ju jane shpëlarë trutë nga propaganda e priftit grek, që ka hyre si Kali i Trojës në zemër të Shqipërisë. Këta vasalë të Janullatosit na dalin dhe na shkruajnë biografinë, apo hyjnë çmendurisht dhe në besimet tona fetare qoftë dhe ateiste, të cilat janë vetëm shpirtërore dhe s’ka të bëjë fare me Kombin. Feja është shpirtërore, personale, secili e zgjedh vetë atë, askush s’ka të drejtë të ndërhyjë për aq kohë që t’i nuk prek ligjet e shtetit ku jeton. Kush e bën këtë sjellë vetëm përçarje dhe abuzon me traditën e shkëlqyer të popullit tonë, tolerancën fetare e cila është një pasuri e vyer e Kombit tonë. Brenda familjes sime qysh në shekullin e kaluar u mirëprit krahëhapur gruaja e xhaxhait tim, me besim ortodoks Aspasia, me të cilën shkuam një jetë të tërë gjithë dashuri e respekt, si dhe shumë të tjerë brenda besimeve që jemi lidhur, duke respektuar dhe çmuar njeri-tjetrin. Sherrxhinjtë dhe të gjithë atyre që duan të ngatërrojnë fenë me Kombin ju them se askush nuk e di se cilës fe i përkas, sepse ajo është zgjedhja ime personale, është vetëm shpirtërore. Këto s’janë gjë tjetër vetëm punë fort të liga të cilëve dredhia ju është hedhur si kulpër pas trupit dhe mendjes.
Më duhet t’ju kujtoj këtyre zotërinjve në lidhje me besimet fetare të shqiptarëve thënien e Nolit se: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.” Le të mos e ngatërrojmë fenë me Atdheun, duke lavdëruar njerin besim dhe sharë tjetrin, sepse kjo lloj propagande çon ujë vetëm në mullirin grek, dhe aspak nuk i përket botës demokratike ku po jetojmë dhe punojme plot dinjitet. Ndërsa të betuarit e Janullatosit ngrihen dhe e mbrojnë atë me jetën e tyre në tokën tonë, mendoni se çfarë mund të ndodhë me grekërit po të ishte një shqiptar jashtë ligjit në krye të tyre në Greqi (që kjo s’mund të ndodhë kurrë) ? Shqiptari shan dhe mallkon shqiptarin duke iu ulur në gjunjë kryepeshkopit grek ngase i është betuar se për ty japim jetën, prandaj rri në Shqipëri, e ke vendin në krye të oxhakut. Të ngrihesh kundër një pushtuesi të huaj në tokën tonë i cili është jashtë kanunores dhe idhtarët e Janullatosit ta mbrojnë atë ky është një mjerim i madh dhe luftë e hapur, si ligji i luftës që mbajnë ndezur në Greqi për të rrëmbyer Vorio Epirin.
Sa herë qe lexoj reagime të kësaj natyre më sjellin ndërmen Mark Twin i cili thotë se nga të gjitha gjërat që kam humbur me ka marrë malli shumë për mendjen. Dhe mendja duke u bashkuar me të Janullatosit medoemos që helmohet dhe do të humbas përjetësisht Shqipërinë duke na kërcënuar, përçarë qëllimisht dhe tinëzisht me fetë për të lënë Atdheun mënjanë, të cilin e kemi mbi çdo gjë.
8 Shkurt, 2014
Staten Island, New York
by dgreca
By The Associated Press/
Photo: Fisnik Abrashi at Associated Press’ London office, Thursday, Feb. 6, 2014. Abrashi, an AP correspondent and editor who coveredw/
LONDON (AP) — Fisnik Abrashi, an Associated Press correspondent and editor who covered wars and their aftermath on three continents, has been appointed all-formats news director for central and eastern Europe, responsible for leading video, photo and text coverage in a region stretching from the Balkans to Poland.
The appointment was announced Friday by AP’s editorial leadership in London: Derl McCrudden, head of international newsgathering for AP Television News; Tony Hicks, regional photo editor for Europe and Africa; and Europe Editor Niko Price.
“A single leader for video, photo and text reporting enables AP to craft stories that grab audiences whether the platform is broadcast, print, online or mobile,” McCrudden said.
Abrashi will be based in Prague and lead the AP’s eastern and central European team in reporting on the politics, economics, security, social issues and everyday life of 13 countries — Poland, Romania, Hungary, the Czech Republic, Slovakia, Bulgaria, Serbia, Croatia, Bosnia, Slovenia, Montenegro, Kosovo and Moldova.
“We’re excited to see Abrashi put into action his vision for aggressive coverage of one of Europe’s most dynamic regions,” Price said.
“Abrashi combines outstanding news judgment across all formats with in-depth knowledge of the region,” Hicks added.
The 37-year-old Abrashi joined AP in 2000 in his native Kosovo, where he helped cover the aftermath of the war that led to the withdrawal of Serbian forces from the former autonomous province of Yugoslavia. He later spent three years as a correspondent in Kabul, Afghanistan, where he helped cover the expansion of the Taliban insurgency, the rise of drug production and the cooling of relations between the Afghan leadership and its Western sponsors. Since 2010, he has been an editor at AP’s European headquarters in London.
Abrashi has traveled on assignments around the world for the AP, including witnessing conflict in Iraq, Sri Lanka’s first elections after its civil war, and the World Cup in South Africa in 2010.
Prior to AP, Abrashi worked for the BBC and for the Kosovo newspaper Koha Ditore.
He holds a master’s degree in East and Central European Studies from University College London and speaks Albanian and Serbo-Croatian, as well as some Bulgarian, Macedonian and Slovenian.(AP )
by dgreca
FESTIME PARA REKTORATIT, PAS DORËHEQJES SË IBRAHIM GASHIT, NASER SAHITI, USHTRUES DETYRE I REKTORIT TË UP’SË/
Është një dorëheqje e vonuar e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Ishin nëntë ditë protesta, madje dhe të dhunshme,që sollën dorëheqjen e rektorit të përfolur Ibrahim Gashi.Ibrahim Gashi e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP’së.Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të jap dorëheqje morale nga udhëheqja e UP’së.”Unë kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme, që para disa minutave ia kam nisur Këshillit Drejtues dhe Këshilli Drejtues është duke mbajtur mbledhje në këto momente dhe besoj se do ta pranoj dorëheqjen time”, ka thënë Gashi në një intervistë për RTK’në.”Asnjë njeri i përgjegjshëm dhe as unë si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Rektor qe një vit e gjysmë nuk mund të qëndroi indiferent karshi një presioni të madh psikologjik dhe emocional. Me shpresën se dorëheqje ime do t’i kontibuonte normalizimit të punës në UP dhe me shpresën se protesutuesit do të lënin të qetë që të punoj UP dhe gjitha strukturat e tij, përfshirë edhe Komisionet që janë ngritur për t’i adresuar përgjegjësitë eventuale të stafit akademik përfshirë edhe rektorin”, ka shtuar ai.
Letra e doreheqjes
Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave tëparapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryej punën e vet.
I bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që ti shkojnë deri në fund.Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorëte mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.
I nderuar z. kryetar Nitaj dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues;
Duke ju falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin tuaj shumë konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate, ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.
Me respekt,
Prof.dr.Ibrahim Gashi
NASER SAHITI, USHTRUES DETYRE I REKTORIT TË UP’SË
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ia ka pranuar dorëheqjen Ibrahim Gashit nga pozita e Rektorit, pas dy javë protestash.
Në mbledhjen urgjente të mbajtur të shtunën mbrëma, KD i UP’së ka emëruar Naser Sahitin ushtrues të detyrës së Rektorit.
Organi qeverisës i UP’së ka paralajmëruar se zgjedhja e Rektorit të ri do të bëhet sipas procedurave të rregullta që parashihen me Statut.
VENDIM
1.Aprovohet dorëheqja e prof. dr. Ibrahim Gashit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
2.Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, prorektor për buxhet dhe financa, caktohet ushtrues detyre i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
3.Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, vazhdon të ushtrojë edhe detyrën e prorektorit për buxhet dhe financa në UP.
4.Prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
5.Deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, do të ngrihen të gjitha procedurat e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, shpallje të konkurseve të reja për zgjedhje apo avancim te stafit akademik, nuk do te shpallen konkurse për vende te reja në administratë si dhe anulohen konkurset aktuale për zgjedhje të stafit administrativ.
6.Deri ne zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, u.d. i rektorit, do të siguroj mbështetjen maksimale për implementimin e vendimeve të Senatit nga mbledhja e datës28.01.2014si dhe kërkesave dhe rekomandimeve që mund të dalin nga organet kompetente ( KD , Senati, MASHT, Kuvendi i Kosovës, etj).
7.Këshilli Drejtues i UP-së e vlerëson aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme!
Kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së
Muharrem Nitaj
FESTIME PARA REKTORATIT, PAS DORËHEQJES SË IBRAHIM GASHIT
Dje ka shërbyer si një arenë për përplasjen ndërmjet policisë dhe protestuesve. Por të shtunën mbrëma hapësira para rektoratit të UP’së është shndërruar në ambientë feste. Aty janë mbledhur një grup i të rinjëve që po festojnë dorëheqjen e Ibrahim Gashit nga posti i Rektorit.
by dgreca
KINE: Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.Shqiptarët e ndaluar për trafikim në Kinë mund të denohen me vdekjekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.
Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen në vdekje pa ndonjë mundësi për tu mbrojtur me avokat.
Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe se vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.
Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.
Sipa informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve “femra të bardha”.Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë./B.S/