• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Edhe yjet lindin dhe vdesin

February 8, 2014 by dgreca

  Shprehja “Edhe yjet lindin dhe vdesin” përdoret nga poetët, kineastët, etj., për ti dhenë shpirtin artistik dhe bukurinë natyrore yjeve të Universit. Këtë thenie e dëgjojmë, jo vetëm gjatë bisedave midis njerzëve të zakonshëm, shkrimtarëve poetëve etj., por e lexojmë dhe në veprat e shkencëtarëve astronomë. Sa qendron dhe sa i afrohet realitetit nje mendim i tillë?

Shkencëtarët astronomë duke u bazuar në studimet e kryera me mjetet më moderne japin disa hipoteza për Universin.  Ata e paraqesin ate me përmasa të paimagjinueshme dhe me nje forcë të mahnitshme.  Megjithëse mendimi shkencor i gjithë njerëzimit e shpreh Universin të mahnitshëm; ai në fakt është shumë herë më i mahnitshëm nga sa ne e supozojmë?

Astronomët kanë zbuluar  se biliona yje; si Dielli i sistemit tonë digjen dhe lëshojnë energji termonukleare. Shumë prej tyre shkatërrohen, copëtohen si rrjedhojë i eksplozioneve dhe hedhin në hapësirë pjesë të tyre, thërrmija, pluhur, gaz etj. nga të cilat formohen yje, planete, etj.

Disa shkencëtarë astronom kanë formuluar teorinë apo hipotezën e origjinës së Universit të emëruar “Big -Bang”. Kjo teori niset nga nje pikë dhe përhapet në vazhdim të biliona vjetë për formimin e yjeve. Fillimisht ndoshta 20 bilion vjetë më parë e gjithë masa dhe energjia kanë qenë nën nje presion ose shtypje të jashtëzakonshme me densitet infinit dhe me nxehtësi triliona gradë. Nje eksplozion i madhe kozmik shkaktoi, që masat të përhapen me shpejtësi në formë të nje topi të zjarrtë dhe që me kalimin e kohës pëson fohje.

Në fillim Universi paraqitej në formë të nje mjergullnaje të padepërtushme. Gjatë miliona vjetësh ai lëshoi nxehtësi të vazhdueshme deri në 3000 gradë kelium. Elektronet nukleare copëtohen dhe prodhojnë atome, që formojnë nje gaz turbulent të hidrogjenit dhe pak helium. Universi paraqitet i ndezur me dritë. Zonat me pluhur e gaz dhe me dendësi të lartë bashkohen si rrjedhojë i veprimit të forcës së gravitacionit, duke formuar yje në bashkësi  dhe quhen Galaktita. Ata mendojnë se dhe sot universi vazhdon të zgjerohet. Po del pyetja “Ç’farë ka ndodhur para “Big-Bang” dhe ç’farë do të ndodhi në mbarim të tij?”

Nëse Universi do të  mbyllet atëherë del e nevojshme të supozohet për një “Big-Bang” tjetër? Universi do të fillojë dhe të mbaroj “duke qarë”?  Ne, yjet na duken sikur qëndrojnë kostant vazhdimisht, por ç’ndodh me ta në të vërtetë?

Në fakt yjet kanë zhvillimin e tyre; në kohë dhe hapësirë. Nje yll gjigand i ndodhur  nën veprimin e proçeseve të brëndshme të tij dhe të atyre të veprimit goditës e tërheqës të yjeve dhe planetëve të tjerë pëson eksplozion. Si rrjedhojë, ylli copëtohet në thërrmija, pluhur, gaz, lëng, etj. Këto të gjitha bashkohen dhe formojnë planete. Përbërja e këtyre planeteve është e njejtë me yllin “nenë” gjigand nga i cili u formuan. Ylli gjigand u copëtua, por nuk u zhduk; nga ai u prodhuan planete të tjerë me përmbajtje të njejtë. Pra materia nuk zhduket; vetëm transformohet duke kaluar nga nje forme në nje tjetër.

Nga studimet dhe zbulimet e kryera nga astronomët arrihet në përfundim se yjet e nxehtë paraqiten të shnndritshëm natën, ndërsa yjet e ftohtë kanë ngjyrë të kuqerremtë. Kur një yll transformon të gjithë hidrogjenin në helium; në qendrën e tij fryhet, ftohet dhe bëhet i kuq. Më vonë, ai mund të formojë një aurelë të bukur. Ajo paraqitet ose përfaqëson një unazë gazi në fomë të një xhuxhi.

Yjet jo vetëm gatuajnë hidrogjenin me heliumin duke formuar masivisht elemente si hekuri, etj., por gjithashtu gjatë eksplozionit të yjeve të rinj, ata formojnë dhe të gjithë elementët e rendë. Këto elemente të hedhura dhe shpërndara në hapësirë bashkohen me hidrogjenin dhe heliumin, gjatë formimit të yjeve të tjerë. Të gjithë elementët e rendë, që ndodhen në planetin tonë, madje dhe në trupat e qenieve të gjalla e kanë origjinën ose prejardhjen e tyre nga vatrat e nxehta të yjeve. Brenda këtij horizonti ngjarjesh jashtë kontaktit me mbetjet e Universit disa shkencëtarë supozojnë ” vrima të zeza”.Ky supozim duket shumë fantastik i papreceptueshëm dhe ,jo i pranueshëm as si supozim?! . Teorikisht forca e gravitacionit vepron kryesisht në tërheqje mbi pjesët e yllit të copëtuar deri sa të vendoset  nje pozicion ekuilibri i përshtatshëm. Forcës të gravitacionit nuk i shpëton as drita. Këto vrima të zeza paraqiten si pjesë e nje sistemi yjor binjak dhe gazi shoqërues i tyre mund të futet në ngjarjet e horizontit të yjeve. Yjet e padukshëm kanë masa të jashtëzakonshme dhe si rrjedhojë duhet të pëmbajnë vrima të zeza, supozojnë shkencëtarët astronomë.Vrimat e zeza shprehin taman të zezën;të paqartën nga këta shkencëtarë astronom.?!

Mirë shprehja “vdekja e yjeve” shpjegohet me shkatërrimin e yjeve në copa, pluhur, gaz, etj., dhe materia e tyre nuk zhduket, por transformohet duke kaluar në nje formë tjetër të ekzistencës së materies d.m.th. yjet nuk vdesin as zhduken; po lindja e yjeve? Del pyetja si “lindi” apo u formua ylli gjigand? Yjet qofshin dhe gjigandë janë formuar si rrjedhojë i eksplozioneve të yjeve të tjerë? Pra ky është një proçes zinxhir, i vazhdueshëm i zhvillimit të materies në hapësirë. Zhvillimi i materies ka ekzistuar  ekziston dhe do të ekzistoj vazhdimisht në pafundësi.

Pra, materia as krijohet dhe as nuk zhduket,por vetëm transformohet nga nje formë në një formë tjetër. Kështu shprehja “Edhe yjet lindin dhe vdesin” do të ngelet nje frazë fiktive dhe artistike në librat dhe shkrimet e poetëve.

Thenia”Lindje dhe vdekje”,që përdor populli ;për qeniet e gjalla duket më shprehëse, më e bukur  dhe më afër realitetit se sa tek yjet.?!

Po edhe tek qeniet e gjalla ndodhe i njejti proçes si tek yjet?!vetëm se  koha e zgjatjes dhe e kryerjes së proçesit ndryshon me miliona ose biliona vjetë?!

Bashkëveprimi i proçeseve të brendëshme[dëshirat e zjarrta  të faktorit femër] dhe  i proçeseve të jashtëm [ me dëshirë të njejtë të faktorit mashkull] shkaktojnë fryerjen e femrës dhe si pasoj shpërthimin, që shprehet me “lindjen” e foshnjes. Duhet theksuar se periudha nga fillimi i eksplozionit e deri tek formimi i planeteve asteroideve,etj., shprehet ose kërkon miliona dhe biliona vjetë ;ndërsa  tek qeniet e gjalla[njeriu], kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe shkon ose kërkon rrethe 9 muaj.Gjatë shpërthimit të yllit gjigand është forca e gravitacionit ajo, që i tërheq dhe i bashkon  copat,thërmijat,pluhurin, gazet ,etj. të hedhura  dhe të shpërndara në hapsirë. Tek qeniet e gjalla rolin e forcës të gravitacionit e luajnë prindërit e foshnjes . Gruaja dhe burri kujdesen për rritjen e fëmijës së tyre.

Coprat,thërmijat,puhuri,gazet ,etj të shpërndara në hapsirë pas eksplozionit [shpërthimit] kanë të njejtën përberje si nena e tyre ,ylli gjigand. Edhe foshnja e lindur nga qeniet e gjalla[njerëz,kafshë,zogj, etj.]ka të njejtën përberje,formë, lëvizje, etj., si ato të prindërve  të saj. Pra dhe tek qeniet e gjalla nuk lind asgje e re veçse vazhdon trashëgimria e njeriut ,e kafshës,e zogut, e tj.

Deri në ditët, që po jetojmë në asnjë libër;  qoftë ky dhe i shenjtë nuk është shprehur ndonje e dhenë ose fakt për lindjen e nje njeriu të ri ose kafshe apo zogu etj., të rinjë ,që të jenë të ndryshëm nga ata, që ekzistojnë në planetin tonë.?!

Detyra e prindërve është ta rrisin,ta edukojnë dhe ta zhvillojnë foshnjen e lindur me dashuri të jashtëzakonshme; ashtu siç vepron forca e pamëshirshme e gravitacionit,që kujdeset dhe i bashkon copat,thërmijat,pluhurin,gazet ,etj ,që  ndodhen në hapsirë  si rrjedhoj i eksplozionit[shpërthimit] të yllit gjigand.

Kur foshnja del në dritë vetëm lëviz ,por nuk është në gjendje të mendoi dhe të gjykoi. Ajo nuk di pse lindi; është thjeshtë nje substancë mishi,që e drejtojnë të tjerët[prindërit,etj.]Me kalimin e kohës  nën kujdesin e prindërve dhe të shoqëris ajo merr gradualisht edukimin përkatës.  Janë ngacmimet e jashtëme ato ,që i japin forcë dhe ide trurit të mendoi ,të gjykoi dhe të veproi. Nëse foshnjen e porsa lindur e izolon nga njerëzit; ajo nuk do të jetë në gjendje as të flas dhe as të shkruaj,etj.Ç’do veprim i njeriut është i lidhur me trurin.Në saj të trurit njeriu lëviz,mendon, drejton dhe kryen ç’do veprim në jetë. Në se i heqim trurin njeriut ,ai ngelet nje copë mish,që dhe po të lëvizi nuk di ku shkon?!.Pra truri e zbukuron njeriun, aq shumë sa, që nganjeher  arrin të mendoi fantazira deri sa i duket vehtja dhe mbret i Universit?!

Foshnja që lind është kopje e prindërve në të gjitha drejtimet:në formë, përmbajtje,lëvizje ,e tj. Pra, si rrjedhoj është nje vazhdim i natyrshëm i prindërve të tij.Atëhere pse e quajmë “lindje” dhe jo trashëgimëri?!Lindja e fëmijës tek prindërit dhe të afërmit shpreh gëzimin dhe shpresën e tyre për të ardhmen?!Truri i njeriut është nje substancë mishi special,që krijon idetë;  drejton dhe orienton gjithë materien e ngurtë dhe të gjallë.?Dikush mendon se truri d. m. th. materia  lind ose krijon idetë?! Sa qendron nje thenie e tillë?!

Njeriu ka krijuar robote duke i vëndosur nje lloi mekanizmi brenda tij dhe ai punon,lëviz bile  drejton dhe orienton njerëzit; si të punojnë dhe të veprojnë. Atëhere ne duhet të themi se ky mjet apo mekanizëm ,që shpreh materien krijon apo lind idetë.?! D.m.th. po të vendosim nje copë mishi, apo diçka tjetër brenda guackës ku ndodhet truri injeriut atëhere, kjo materie do të kryej veprimet e trurit; do te mendoi,  gjykoi dhe të zëvendësoi trurin.?!

Pra ,mbi bazën e këtij arsyetimi jemi të detyruar të pranojmë se truri është nje substancë me nje përberje  speciale të jashtëzakonshme, që dikush jasht njeriut e ka zgjedhur dhe vendosur tek guacka në kokën e njeriut për të drejtuar botën?!

Njeriu me anë trurit ka zbuluar,po zbulon dhe do të zbuloi sekretet e universit. Në saj të aftësive të jashtëzakonshme të kësaj substance speciale; ai ka arritur të kuroi pjesët e dëmtuara të  trurit tij.Njeriu e kupton se truri i tij;  ka zgjuarsi të paperceptueshme edhe nga vet njeriu. Truri i tij po prodhon dhe do të prodhoi çudira në këtë jetë,por ai kurr nuk do të zbuloi vetvehten , nuk do të arrij të përcaktoi përberjen e tij ;brumin nga i cili është gatuar.?!njeriu kurr nuk do të arrij të përcaktoi fillimin  e jetës të qenieve të gjalla ,por as fundin e tyre?!Sepse nuk ka pasur fillim as do të ketë fund?! materia në terësi duke përfshirë dhe qeniet e gjalla ka ekzistuar  dhe do të ekzistoi  përgjithmon, sepse asgje nuk lind dhe as krijohet dhe asgje nuk vdes  ose zhduket.

Sapo njeriu lind ;?! lëviz, qanë dhe kërkon instiktivisht ushqim. Nën veprimin edukues të prindërve ,të mësuesve,etj. instikti i njeriut të porsa lindur detyrohet të veproi siç kërkojnë faktorët e jashtëm?! Në kopësht, në shkollën fillore etj., ai mëson ,por pa e kuptuar jetën ,sepse vepron me anë të instiktit të brendëshëm dhe pa ndërgjegje?!.Nga mezi i shkollës mesme; atij i fillon nje ndërgjegje e dobët dhe nisë të kuptoi se duhet të mësoi për vehte,për të ardhmen e tij dhe, jo pse i thonë të tjerët?!Në fillim të shkollës lartë; ndërgjegja forcohet dhe njeriu fillon të mendoi seriozisht për të ardhmen e tij. Kur ai fillon punën; ndërgjegja rritet dhe në shumicën e rasteve veprimet i kryen me ndërgjegje. Duhet theksuar se krahas zhvillimit të ndërgjegjes  vepron dhe instikti i brendëshëm dhe në disa raste, ai paraqitet aq i fortë sa që njeriu mund të kryej veprime jo të mira,që e çojnë në përplasje me të tjerët dhe merr dënimin përkatës.Ndërgjegjia forcohet me rritjen e moshës.Në rastet kur njeriu përdor ndërgjegjen,  llogjikën dhe arsyen në përgjithësi  i zgjidh drejt problemet e jetës dhe si rrjedhoj  mund ta lëjë në hije dhe egoizmin.?!

Jeta ka vërtetuar se instikti është i përhershëm dhe vepron në ç’do rast tek foshnja njeri,tek kafshët dhe ka vepruar gjithmon tek njeriu primitivë.?!

Njeriu me vullnet të spikatur arrin të mësoi,edukoi,jo vetëm fëmijët e tij,por dhe kafshët ,etj.,gjithmon duke orientuar  instiktin e tyre në kryerjen veprave dhe shfaqjeve të mira. Nje ditë të bukur me Diell dhe të freskët unë me disa shokë shkuam për vizitë në kopshtin zoollogjikë të New Yorkut. Atje na lajmëruan se në ora tre mbas dite do të jepej shfaqje në pishinë.Kështu ne mbas vizitës shumë interesante dhe eksituese zumë vende në llozhat përballë pishinës;ku do të zhvillohej shfaqja.Në pishinë brenda në ujë luanin dhe kërcenin delfinat.Nuk kishin kaluar më shumë se 15 minuta, kur para pishinës u shfaq nje vajzë me përparëse dhe me nje qeskë. Ajo nxorri nga qeska nje llojë ushqimi dhe e hodhi në drejtim të delfinës. Delfina u hodh për të kapur ushqimin dhe filloi të kërcei dhe të vallxonte rreth vajzës instruktore.Lëvizjet e delfinës ishin tërheqëse të bukura dhe fantastike. Ishte instikti i brendëshëm ,nevoja e organizmit për ushqim, që e detyronte delfinën të hidhej dhe të vallzonte për të plotësuar dëshirën e instruktores. Instruktorja kishte punuar shumë në mënyrë të palodhur për ta mësuar dhe edukuar delfinën[kafshën].Pra delfina nuk përdorte ndërgjegjen,llogjikën dhe arsyetimin se duhej të jepte shfqaqje para publikut ,të cilët kishin paguar biletat;mbasi tek ajo vepronte vetëm instikti për të siguruar ushqimin dhe jo ndërgjegja, që tek delfina]kafsha] nuk ekzistonte. Kafsha duke mos patur ndërgjegje mund të shkaktoi deme, jo vetëm materiale ,por dhe vrasje të qenieve të gjalla;si rrjedhoi i veprimit vetëm të instiktit të brendëshëm të saj?!Ne njerzit kafshët i duam sepse ato janë punëtore të durueshme dhe besnike[Kali gomari,qeni,et.,],megjithëate ,kur ne grindemi me njeri tjetrin për ta ofenduar ose dhe poshtëruar kundërshtarin  shprehemi : je nje kafshë?!.

Diku në nje nga parlamentet Europiane ndodhi nje ngjarje jo e zakonshme: dikush goditi [ndofta dhe padashur]njerin nga personalitetet kryesore .Ai u kthye në drejtim të   personit, që e goditi dhe u shpreh:Kafshë. Tjetri uli kokën dhe u largua. Në pushim të seancës parlamentare nje miku i ngushtë i personalitetit, që u godit  ju afrua dhe i tha: I dashur ne kafshët i duam  se jo vetëm që punojnë ,por janë të durueshme dhe besnike;përveç kësaj ,kur duam të nderojmë, të lavdërojmë nje njeri të fuqishëm e personafikojmë me shprehjen:Luani i maleve.Në ç’do televizor para se të filloi nje film jepet figura e luanit; e tj.dhe e pyeti :si e shpjegoni ju epitetin, që i vure njeriut, që të goditi?!

I dashur mik!Kafshët përdorin instiktin, sepse nuk kanë ndërgjegje dhe kur ky instikt i tyre del mbi ujë; ato të godasin ,të shqelmojnë.Njeriu zotëron si ndërgjegjen dhe instiktin. Njeriu me ndërgjegje shrytëzon llogjikën dhe përgjigjet me arsye.Njeriu, që më goditi mua shrytëzoi dhe përdori instiktin  dhe meqenë se instiktin e përdorin vetëm kafshët unë i dhashë ate, që meritonte. Kjo nuk do të thotë se unë i përbuz kafshët;përkundrazi siç jeni dhe ju në dijeni unë jam kryetar i shoqatës për mbrojtjen e kafshëve, prandaj  besoj se mbas këtyre sqarimeve duhet  ta largosh mendimin, jo të mirë, që krijove për mua nga ngjarja që ndodhi në parlament?!Këtë ta kërkoj si njeri me ndërgjegje dhe jo si miku im?!

Instikti ka vepruar vazhdimisht tek njerëzit primitivë.Ata për të siguruar ushqimin,që ja kërkonte organizmi ,jo vetëm,që nuk kishin mëshirë për viktimën,por shpesh rezikonin dhe vehten e tyre.

Instikti vepron plotësisht tek foshnja njeri.Dhe fëmija e nxitur nga instikti nuk njeh dhe nuk  pranon tjetër përveç ushqimit dhe në veçanti kur ja jep mamaja që e  ushqen.?!

Me zhvillimin e njeriut fillon dhe formohet ndërgjegjia. Ajo i kundërvihet instiktit ,që të mos kryej bëma dhe të futet në telashe njeriu.

Njeriu kalon tre faza gjatë zhvillimit dhe formimit të tij si njeri. Faza e parë i përket  fëmirisë dhe është e lidhur me veprimin vetëm të instiktit.Në Fazën e dytë fillon ndërgjegja ,e cila bashkëvepron me instiktin. Në fazën e tretë ndërgjegja predominon mbi instiktin.

Instikti është i lidhur me egoizmin . Sa herë, që egoizmi del mbi ujë si rrjedhoj shpërthen instikti dhe ndodhin kontradikta; sjellje jo të mira shoqërore, sepse në këto raste njeriu e humbet llogjikën dhe arsyen dhe krijon probleme serioze në shoqëri.Në moshë të pjekur kur ndërgjegja predominon mbi instiktin njeriu në përgjithësi kryen veprime dhe vepra të mira; për vehte dhe shoqërinë.Kur ndërgjegja arrin nivelin më të lartë të saj; njeriu fillon të punoi për shoqërinë dhe vëllazërimin midis njerëzve.Shembuj tipik të ndërgjegjes së lartë njerëzore mund të pranohen veprimet e Europës për tu bashkuar ;ose Sh.B. A. .Në vende të ndryshme të botës, ndërgjegja paraqitet e diferencuar.

Njeriu krijohet ose” lind” si foshnje e trashëgimërisë; jeton për nje periudhë të caktuar dhe në mbarim të jetës tij,ai transformohet duke kaluar në nje formë tjetër të materies[pluhur,gaz,etj.].

Të gjitha qeniet e gjalla kanë pasur,kanë dhe dotë kenë të njejtin fat ose kanë ndjekur të njetën rrugë të krijimit dhe zhvillimit si tek njeriu ,por të diferencuar sipas përberjes dhe aftësis trunore.

Kanë kaluar mijra vjetë dhe në asnje të dhenë nga institucionet shkencore shtetërore ose private, që të shpreh dhe vërtetoi kalimin nga një lloj e qenieve të gjalla në nje lloi tjetër dhe konkretisht nga krimbi të jetë formuar zogu  ose majmuni të kthehej në njeri ose gjysëm njeri,  etj.Nuk është shkruar as diskutuar transformimi brenda të njejtës lloj;konkretisht zogjtë nuk kanë ndryshuar as përberjen  dhe as formën gjatë gjithë historis së tyre.Po kështu ndodh me kafshët, njeriun dhe të gjithë llojët e qenieve të gjalla.?! Foshnja e” lindur”është trashëgimëri e prindërve;në thelb ajo nuk sjellë asgje e re si trup ,formë dhe si tru. Vetëm se truri është zhvilluar por në saj të veprimit dhe ngacmimit të faktorit të jashtëm[njeri,ambjent,etj.]

Edhe tek yjet ndodh e njejta gje;kështu; ylli gjigand copëtohet në pjesë më të vogla,në thërmija,pluhur, gaz,etj.,të cilat kanë të njejtën përberje me yllin “nenë” dhe nuk përfaqësojnë asgje të re.Pra si tek yjet dhe qeniet e gjalla ka vetëm trashëgimëri dhe jo lindje apo krijim. Gjithashtu tek yjet dhe qeniet e gjalla ka vetëm transformin të materies d.m.th. kalim të saj nga nje formë në nje tjetër dhe jo zhdukje apo”vdekje”.

Disa pyesin :si lindi njeriu i parë; si lindën për herë të parë ose si u krijuan qeniet e para në planetin tonë?!Si u krijua apo “lindi” materia?!

Ti përgjigjesh kësaj pyetje duhet bërë më parë nje pyetje tjetër më e avancuar dhe më e bukur:Si lindi ? si  u krijua apo u formua Universi?! dhe si do të mbaroi ai ose ç’far do të ndodh me te  në vazhdim?!

Materia me të gjitha format e saj nga e ngurtë e deri tek qeniet e gjalla ka ekzistuar,ekziston dhe do të ekzistoi përgjithmon ; ajo nuk “lind” as nuk “vdes” vetëm transformohet gjatë zhvillimit në univers. Materia është në lëvizje të përhershme dhe të përjetëshme.

Pra nuk ka pasur fillim as do të ketë mbarim të Universit  dhe të materies së ngurtë dhe qenieve të gjalla, që ndodhen dhe jetojnë në te.Forca e gravitacionit të tokës është e faktuar.Ajo vepron mbi materien .Njerëzit e ndjejnë veprimin e saj mbi trupat e tyre,por me nivelin e zgjuarsis ,që kanë akoma nuk e njohin origjinën e saj.?!

Për deri sa ekziston faktikisht forca e gravitacionit në nje planet si i yni ;a nuk do të qe e arsyeshme të pranojmë dhe ekzistencën e nje force të mbinatyrshme, që të veproi mbi Universin?!(Prof. dr. Hazbi Shehu, New York)

 

 

‘

Filed Under: Kulture Tagged With: Azbi Shehu, edhe yjet, lindin, vdesin

AKSIDENTE TRAGJIKE: 12 të vdekur dhe shume të plagosur ne Shqiperi

February 8, 2014 by dgreca

Çdo vit në Shqiperi, në aksidentet rrugore humbin jetën më shumë se 300 përsona, ndërsa mbesin të gjymtuar disa qindra të tjerë./

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, në Verilindje të Shqipërisë. Si pasojë e humbjes se drejtimit, furgoni i linjës me 13 udhëtarë, që lëvizte në drejtim të qytetit të Kukësit, ka dalë nga rruga duke rënë poshtë në një distancë që mendohet të jetë më shumë se 50 metër. Për pasojë, kanë humbur jetën 6 përsona, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë vendore, aksidenti ndodhi rreth orës 6 e 40 minuta në vendin e quajtur Ura e Topojanit, në një rrugë malore dhe të pa mirëmbajtur. Po sipas këtij burimi, tre persona humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërsa tre të tjerë gjatë transportit për në spitalin e qytetit të Kukësit.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur me shpejtësi dy helikopterë të transportit mjeksorë të Ministrisë së Shendetësisë për të siguruar transportin e të plagosurve për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por vetëm njëri është transportuar me helikopter, ndërsa tre të tjerët me autoambulancë.
Të plagosurit i janë nënshtruar menjëherë ndërhyrjeve mjeksore nga ekipet e specializuara të Spitalit të Traumës. Sipas mjekve, dy prej të aksidentuarve  janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerët mendohet
se janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i sotëm në Kukës është një ndër më të rëndit, që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Çdo vit, në aksidentet rrugore humbin jetën më shumë se 300 përsona, ndërsa mbesin të gjymtuar disa qindra të tjerë. Sipas ekspertëve, shkak i numrit të madh të aksidenteve rrugore janë gjendja e rënduar e rrugëve, mungesa e sinjalistikës, gjendja jo e mirë e automjeteve  si dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve.

 

 

PESE TE VDEKUR NE SARANDE

 

Pesë persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në Sarandë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:15 në vendin e quajtur ura e Bogazit, në aksin rrugor Sarandë-Konispol, ku dy automjete janë përplasur për shkaqe ende të panjohura.
Momentalisht bëhet e ditur se një prej viktimave është edhe ish-valltari i njohur i Konispolit, Taip Madani. Po ashtu në aksident kanë humbur jetën at e bir, Kristaq dhe Petro Meçe, si dhe vëllezërit Fejzo dhe Krenar Sulo.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes Konispolit dhe Livadhjase. “Në aksident janë përfshirë 2 automjetet tip Renault me targa AA875BG i cili po udhëtonte me drejtim Konispol-Sarandë dhe automjeti tip Alfa Romeo me targa AA493IE me drejtim Sarandë-Konispol. Si rezultat i aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip Renault shtetasi me iniciale T. M., vjec 60 dhe 2 pasagjeret F. dhe K. Sulo, 65 dhe 43 vjec te tre banues ne fshatin Shales Komuna Markat si dhe drejtuesi i automjetit tip Alfa Romeo shtetasi me iniciale K. M., 38 vjeç dhe pasagjeri P. M., vjec 67 (baba dhe bir) banues në fshatin Dermish Komuna Dhiver.”- bëri të ditur policia e Vlorës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

VIKTIMAT NE KUKES                 VIKTIMAT NE SARANDE 

Feim Biba                                         Taip Madani
Zykri Shehu                                       Kristaq Meçe
Zamir Karanxha                                Petro Meçe
Bashkim Çuni                                    Fejzo Sulo
Linda Çuni                                         Krenar Sulo
Meleqe Serani

Krujë, 4 fëmijë plagosen nga shpërthimi i një granate, njëri vdes në spital

 KRUJE- Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, njëri prej katër fëmijëve të aksidentuar mëngjesin e sotëm, në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë ku katër fëmijë, të së njëjtës familje, mbetën të plagosur në afërsi të banesës së tyre.

Pas hetimeve paraprake policia bën me dije se nuk bëhet fjalë për shperthimin e një bombule gazi por të një granate. Sipas policisë fëmijet kanë gjetur një granatë në një tub dhe duke luajtur i kanë hequr siguresën çka ka sjellë edhe shpërthimin.
Nga shperthimi i granatës mbetën të plagosur Xhuli Tema 9 vjeçe, BrunildaTema 8 vjeçe dhe Fredi Tema 6 vjeç si dhe ka humbur jeten 6 -vjeçari Fabian Tema.
Ngjarja u shënua paraditen e sotme në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë. Në versionin e parë të dhënë fillimisht nga zv/ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj i cili tha se fëmijët kishin ndezur një zjarr që kishte shkaktuar shpërthimin e një bombule gazi që ndodhej në oborr.
Të 4 fëmijët u transportuan ne Spitalin Ushtarak, ku 6 -vjeçari F.Tema mbërriti ne gjendje të rënde , me dëmtime të shumta në pjesën e sipërme të trupit dhe nderroi jete pak ore me vone. Nën mbikqyrje po mbahen edhe 3 fëmijët e tjerë Xhuli Tema 9 vjeçe, Brunilda Tema 8 vjeçe dhe Fredi Tema 6 vjeç.

Filed Under: Featured Tagged With: 6 te vdekur, Aksident ne Kukes

NJE VAJZE ME LEUKEMI KERKON NDIHME

February 8, 2014 by dgreca

Apel për ndihmë humanitare – vajzën e sëmurë nga Leukemia – Dorina Mani 18 vjeç/

TIRANE : Çdo ditë që kalon për të tashmë është bërë si një kapërcim i sfidës së saj – për të mundur sëmundjen dhe për të luftuar për jetë. 18 vjeçarja nga Peshkopia Dorina Fatmir Mani, e lindur më 10 shkurt 1996, është ekzaminuar në Hematology Clinic në Tiranë dhe ka dalë me diagnozën Acute Leukemia. një sëmundje e rëndë dhe shumë e kushtueshme për tu shëruar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka konkluduar në bazë të Decision(vendimit) numër 83 datët 30 Dhjetor 2013 nga Komisioni Shëndetësor i Spitalit Univeristar ” Nene Tereza”” Qendra e Directorante aprovuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Spitalit në lidhje me pacienten Dorina Mani 18 vjeçe me diagnozën “Acute Leukemia”

Ndërkoh që ajo po vuan nga Leukemia Akute (ALL), duhen siguruar të hollat për të paguar shërimin e shtrenjtë që kërkon kjo sëmundje. Sëmundja e saj përveç anëtarëve të familjes së saj, është shndërruar në një ankth të përditshëm edhe për të afërmit e saj – miqt dhe dashamirët. Mbasi duhen 200 mijë euro që t’i paguhen spitalit në Romë – Itali, ku asaj duhet t’i bëhet transplantimi i palcës kurrizore, pasi sipas mjekëve shqiptarë në Shqipëri, nuk mund t’a bëjnë këtë lloj transpaltimi.

Andaj kërkohet në se keni mundësi dhe dëshironi të ndihmoni një jetë, që çdo cent i dhuruesve të derdhet në xhirollogarinë e hapur për shërimin e Dorianës, është i vlefshëm vetëm për të siguruar jetën e saj.

Vajza që është në luftë me sëmundjen dhe lutet çdo ditë Zotit, po kërkon edhe ndihmën tuaj t’a sfidojë atë sëmundje, Ajo shkruan në një mesazh kurajoz nga shtrati se :” Unë jamë Dorina Mani – jamë 18 vjeçe – vij nga Peshkopia një qytet në verilindje të Shqipërisë, dhe studioj në vitin e fundit në gjimnaz. Nga fundi i dhjetorit 2013, u diagnostikova dhe dola me Luekemi dhe u shtrova në spital ku edhe gjendem aktualisht në përfundimin e fazës së parë të kimioterapisë.”

Më tej ajo sqaron se si e mësoi ajo sëmundjen : ” Në fillim askush nuk ma tha të vërtetën në lidhje me sëmundjen me pretesktin se ishte thjesht një anemi pak e rëndë, por pas 21 ditësh fillova të kisha humbje të flokëve dhe ky ndoshta ishte momenti i parë,  kur unë zbulova sëmundjen time, që më pas mjekët më thanë se kisha nevojë për një transplant në palcën kurrizore, i cili sipas tyre nuk realizohet dotë në Shqipëri. Ky lloj transplanti më kan thënë kushton 200 mijë Euro .”

Kurse, për arsye ekonomike se familjae saj nuk i disponon një shumë kaq të madhe, në luftë me jetën e saj është e detyruar të kërkojë ndihmë, tashmë tek të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbasi ëndrra e saj është që Dorina të shërohet dhe që ajo mund të shkojë përsëri në shkollë dhe të kthehet përësëri pranë familjes dhe shokëve e shoqeve të saj – të bëhet një financiere në të ardhmen që tju ndihmojë njerëzve – por mbi të gjitha të jetojë edhe ajo si të gjithë ne.

Zëri i saj na thërret dhe na djek kudo : “Ju luetem më ndihmoni se kam me të vërtet shumë nevojë për ndihmën tuaj dhe të çdo kujt që dëshiron të shpëtojë një jetë – një vajzë të re 18 vjeçe – Ju faleminderit !”/B.SINA/

Xhirollogaria për Dorina Valbona Mani :

 Llogaria bankare për transferë në Banka Kombëtare Tregëtare IBAN.AL,1320511179752946 CLIDCFUSDW – SWIFT : NCBAALTX

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Dorina Mani, Leukemia, ndihme

Ribashkimi shqiptar

February 8, 2014 by dgreca

Një coptim me forcë lind një qëllim të përhershëm/

Shkruan SAIMIR LOLJA/

 Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese dhe edukuese në rajon?

A do të formohej një hapësirë e madhe shqiptare në tregti, industri, bujqësi, energji, financë, ndërtim, burime natyrore, punësime, shkollim dhe shkencë, botime letrare dhe shkencore, sport, art, arsim dhe trashëgimi? A do të krijoheshin vepra të mëdha industriale, kulturore, krijuese, ndërtimore, artistike, botuese, muzikore, ideore, letrare dhe ushtarake? A do dilnin skuadrat sportive shqiptare kampion bote? A do të rritej fuqia e forca për të mbrojtur vetveten dhe trashëgiminë kulturore? A do të arrihej mëpastaj pavarësia e plotë shqiptare, një shtet i qartë politikisht shqiptar dhe jo një plaçkë lufte për të tjerët? A do të përballoheshin si duhet në të ardhmen sfidat ndërshtetërore ekonomike, ideore, ambjentale dhe ushtarake? A do kishte një ushtri cilësore dhe e respektueshme tokësore, ajrore dhe detare?

A do të përshkelej dhe grabitej Shqipëria e coptuar si deri më tani? A do të ndëgjohej fjala shqipe përreth? A do ta dontë dhe nderonte më shumë vetveten shqiptari dhe si rrjedhim do të nderohej më shumë prej të tjerëve? A do të kërkonte shqiptari cilësi më të lartë jetese, mendimi, shkollimi, shërbimi, kushtesh pune dhe ambjenti? A do të harmonizohej ushqimi dhe punësimi i popullatës me tërë hapësirat shqiptare të bashkuara? A do të kishte çmime më të ulta për blerësin vendas për shkakk të një tregu të madh të lirë? A do të krijohej një treg i brendshëm turitisk që do gjallëronte çdo cep të vendit? A do të ruhej akoma më shumë ambjenti dhe natyra shqiptare? A do të riemëroheshin në Shqip emërtimet vendore jo-shqipe?

A është ribashkimi shqiptar shembull i vazhdueshëm i harmonisë dhe i nevojshëm për bashkimin e tanishëm europian? A shkon ribashkimi shqiptar në paralel me atë europian? A do jetë harmonia e gjithanshme e ribashkimit shqiptar një shembull udhëheqës për rajonin e Europës Juglindore dhe kështu një faktor themelor i paqes në këtë rajon dhe tërë Europën? A do të krijoheshin instituticione fetare me qendër e kontroll kombetar, në gjuhë shqipe, besnike ndaj kombit tonë, me qëllime dhe ide shqiptare, me para të qarkulluara brenda ambjentit shqiptar? A do të zbulohej dhe ruhej akoma më shumë trashëgima e kulturës së lashtë arbërore? A do të krijohej ambjenti për lulëzim më të sipërm të mendimit të lirë shqiptar, krahasimit të ideve dhe thellimit të zgjuarsisë? A do të investohej dhe nderohej më shumë shkolla shqiptare?

A do të krijohej një qëllim i madh kombëtar ku shqiptarët e shpërndarë nëpër botë të sillnin përvojat e tyre përparuese dhe zhvilluese? A do të kërkonte një Shqipëri e ribashkuar më shumë investime, rrugë, ndërmarrje ekonomike, banka dhe institute profesionale? A do kishte më shumë qarkullim të lirë monetar dhe si rrjedhim më shumë zhvillim? A do të krijoheshin më shumë ndërmarrje shërbimi dhe njërëzit do t’i plotësonin nevojat më shpejt, me lehtë e më lirë? A do të shkruheshin ligje të respektueshme dhe të zbatueshme? A do të lidheshin e ndërlidheshin akoma më shumë me të gjitha mjetet e mënyrat tërë rajonet shqiptare? A do të jetonin njerëzit më mirë, me më shumë të ardhura? A do të kishte prodhim industrial, bujqësor dhe ideor shqiptar më të madh e me cilësi më të lartë? A do të shpërndahëshin më mirë të mirat materiale të vendit? A do shijoheshin më shumë ujrat e pijshëm arbërorë? A do kishte një shërbim shëndetsor të lavdëruar prej të gjithëve?

A do të forcohej dhe përhapej më shumë gjuha shqipe-arbërore e folur dhe e shkruar? A do të shihej më kjartë se sa e pasur dhe shprehëse është gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Europë dhe Mesdhe? A do të ngjiteshin idetë shqiptarë akoma më lart duke i shërbyer akoma më shumë harmonisë së brendshme shqiptare dhe rajoneve përqark? A do të ruhej raca dhe trashëgimia familjare shqiptare-arbërore? A do të forcohej edukimi familjar, qytetar dhe kombëtar nëpërmjet një respekti shoqëror të gjithanshëm? A do të përfshiheshin më shumë në këtë përparim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik shqiptar edhe pakicat e tjera kombëtare? A do ta ndriçonte akoma më shumë shqiptari shpirtin dhe trashëgiminë e tij?

A do ta ndjenin njërëzit se respekti ndaj interesit të përbashkët jep forcë të gjithanshme për më shumë dhe për të mirën e të gjithëve? A do të sigurohej shumë më mirë qenia shqiptare dhe do të shpëtoheshin edhe pjesët e rrezikuara të saja? A do të rritej kujdesi për bashkësitë shqiptare më banim jashtë kufinjve? A do të zgjoheshin shqiptarët e vetëharruar apo të vetmuar në dhe të huaj kur lavdia arbërore të rrezatonte në të gjitha drejtimet? A do ta njihnin shqiptarët më shumë njëri tjetrin? A do ta ndanin shqiptarët më shumë punën dhe prodhimin mes vedi? A do të thellohej akoma më shumë bashkimi shqiptar? A do sillte kështu bashkimi fuqinë dhe çudinë?

Filed Under: Featured Tagged With: ribashkimi shqiptar, Saimir Lolja

Elito Engel: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta

February 8, 2014 by dgreca

Kongresisti Engel: Çmimi nga Shqipëria është një nder për mua. Ndjehem mire që e ndaj këtë çmim me të gjithë miqtë e mi Shqiptaro – Amerikanë, të cilët vazhdimisht dhe me sukses kanë luftuar për demokracinë në Shqipëri, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Pa mbështetjen e tyre të palodhur , kontributin e shqiptarëve të Amerikës,  rrugët për në Europë për këto vende do të kishin qenë shumë më të vështira/

WASHINGTON DC: Në një intervistë me gazetarin Beqir Sina nga Uashingtoni,  Kongresmeni democrat i Nju Jorkut Eliot Engel – Bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan foli për nderimin që i bëriPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.Presidenti i Shqipërisë dekoroi Grupin e Çështjeve Shqiptare me Medaljen e Flamurit Kombëtar, kurse Kongresmeni Robert Adelholt u nderua me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Siç dihet Grupi i Çështjeve Shqiptare, i kryesuar nga Kongresisti Eliot Engel është njëri prej disa organizimeve të tilla që funksionojnë në Kongresin amerikan dhe ka si qëllim të nxisë institucionet demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, me besimin se një Ballkan i qëndrueshëm është në interes të të gjithëve. Grupi interesohet gjithashtu për përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kogresisti Engel foli në këtë intervistë edhe për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe ka vlerësuar si shumë të miramarrëdhëniet midis SHBA, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një ceremoni që u mbajt dje pasdite në selinë e Kongresit, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel tha se:“Shqipëria ka qendruar përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe në çështje të tjera. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mezi pres ditën kur ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Puna që të gjithë ne kemi bërë së bashku ka ndihmuar për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona,”

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me kongresistin Eliot Engel me gazetarin  Beqir Sina,

Beqir Sina: Zoti Engel si do ta vlerësoni ju pjesëmarrjen e shqiptarëve në takimin Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve ?

Engel : Unë jam gjithmonë i lumtur për të parë miqtë e mi shqiptarë nga i gjithë rajoni që kan ardhur në Uashington DC , për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve . Shumë shqiptarë kanë qenë tradicionalisht pjesë e kësaj ngjarje dhe është një kënaqësi që për çdo vit miqt e mi shqiptarë t’i presë në zyrën time në Capitol Hill.
Beqir Sina:   Kongresmen gjatë karjerës suaj ju keni marrë disa çmime dhe nderime, por si vlerëson çmimin e marrë nga Shqipëria, çfarë do të thotë ky Çmim i dhënë nga Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani – për ju ?
Engel : Si Bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongres , unë jam i nderuar për të marrë çmimin e Presidentit Nishani në emër të Komitetit për Çështjet Shqiptare në Kongres. Unë jam një mik i vjetër i popullit shqiptar , dhe kam mbështetur pa u ndal çështjen shqiptare dhe kam qenë aty pranë komunitetit shqiptaro-amerikan , si me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, por dhe me çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe me ecurinë e çështjes shqiptare në të gjithë Ballkanin . Më vjen mirë kur shikojë kombin shqiptarë që ka prosperuar dhe i shikojë shqiptarët sot duke shkuar drejt një të ardhme më të mirë drejt Europës .

Beqir Sina: Nëse do t’ia kushtoje dikujt tjetër këtë çmim , kush do të jetë ai ?

Engel : Do të ishte një nder për mua për të ndarë këtë çmim me të gjithë miqtë e mi Shqiptaro – Amerikanë, të cilët vazhdimisht dhe me sukses kanë luftuar për demokarcinë në Shqipëri dhe lirinë, çlirimin e pavarësisë për Kosovën . Sepse edhe pa mbështetjen e tyre të palodhur , kontributin e shqiptarëve të Amerikës,  rrugët për ato çfarë sipërcitove për këto dy vende do të kishin qenë shumë më të vështira . Beqir Sina: Shqipëria dhe Kosova a janë duke marrë atë që ata meritojnë në rrugën e tyre për integrimin e tyre në BE ?

Engel : Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur , por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëvizinin edhe më shpejt . Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE) , në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët . Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme , unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë . Për Kosovën , ka pasur progres , edhe pse i ngadalshëm . Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj . Unë ndjehem i sigurt se është koha që Kosovës, duhet ofruar hyrja në NATO-s, Partneritet për Paqe ( PfP ) dhe besoj se edhe në BE-. Porse ajo duhet të përqendrohet më shumë, dhe të shpenzojë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të saj me BE , si dhe liberalizimin e vizave . Të dyja janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të Evropës në përgjithësi . Beqir Sina:  A mendoni se edhe serbët e veriut të Kosovës do të integrohen me Kosovën drejt rrugës në BE-, apo do të qëndrojnë të ndarë, ashtu si po ndodh në veri të Kosovës, me Mitrovicën ?
Engel : Shumica e serbëve të Kosovës dihet se jetojnë në jug të lumit Ibër . Integrimi i tyre është tashmë në udhë të mbarë. Serbët, po shërbejnë sot në pozita të larta në qeverin e Kosovës . Ata janë duke drejtuar komunat e tyre dhe kanë marrë pjesë gjerësisht në zgjedhje . Ky është vetëm fillimi , por unë besoj se në të ardhmen , serbët në veri të Kosovës, do të ken më shumë avantazhe për një pjesëmarrje aktive në Kosovë dhe do të ndjekin shembullin e shumicës së serbëve që jetojnë në jug .
Beqir Sina: Kur ne flasim për integrimin evropian të shqiptarëve , ju edhe në dy termat e ish kryeministrit Berisha  keni përmendur shpesh se SHBA e kan ndihmuar Shqipërinë, për të marrë statusin e kandidatit për BE . Por në dhjetor edhe me ardhjen e qeverisë së re, Shqipërisë, nuk iu dha statusi i kandidatit të BE-së . Cili është komenti juaj ?

Engel : Unë jam duke parë se ka një përparim të pabesueshm që Shqipëria ka bërë në ndërtimin e një demokracie të fortë që nga rënia e komunizmit. Megjithatë, Shqipëria, ende përballet me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend : “Qeveri, pozitë opozitë” . Për të dërguar një mesazh të qartë në BE-në, se Shqipëria, është gati për statusin e kandidatit , do të inkurajoja të gjithë shqiptarët që të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën e tyre politike dhe ekonomike .

Beqir Sina: Së fundi , çfarë mesazhi do të donit të përcjellëni për gazetën tonë nga Uashingtoni ?

Engel : SHBA është dhe do të mbetet një mik i përjetshëm i popullit Shqipëtar në tërë Ballkanin , dhe unë dua t’ju siguroj se vendi ynë do të qëndrojë në mënyrë të vendosur me Shqipërinë dhe Kosovën në mënyrë që shqiptarët të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të lulëzojnë si demokraci dhe më tej të integrohen në strukturat Euro-Atlantike .(Intervistoi:Beqir SINA)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, Kongresisti Eliot Engel

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT