• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 shkurt?

February 1, 2014 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

1814 – Libri i Lord Bajronit, “Corsair” (Kusari) shitet 10-mijë kopje ditën e parë të publikimit. Libri është tregim në vargje mbi kusarin Konrad; në rini i refuzuar nga shoqëria për sjelljet dhe veprimet e tij; kur rritet, ai i shpall luftë njerëzimit (me përjashtim të grave). Opera Il Corsaro nga Giuseppe Verdi, overtura Le Corsaire nga Hector Berlioz dhe baleti Le Corsaire nga Marius Petipa bazohen në këtë poemë, që Bajroni e shkroi duke e ndarë në këngë (siç kishte bërë Dante me Komedinë Hyjnore).

KUSARI, nga Lord Bajron

(shqipërim)

“Kur mbi ujërat e qeta të detit blu të errët

Mendime pakufi, dhe shpirti ynë i lirë

si ererat e valët me shkumën e bardhë përplasen

Mbroje mbretërinë, ruaji shtrenjtë shtëpitë tona

Janë zotërime, pandikim, papengesa – ku takohen

Rreth flamurit emblemë të gjithë ata që i binden.”

1835 – Mauiritania shfuqizon skllavërinë.

1865 – Dita e Lirisë – Presidenti amerikan Abraham Lincoln nënshkruan Amendamentin e Trembëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara që ndalon skllavërinë dhe robërinë e pavullnetshme, përveç si masë dënimi për një krim.

1884 – Publikohet vëllimi i parë i fjalorit (nga A në Ant) anglisht të Oksofordit (Oksford’s English Dictionary – OED. Sot ky fjalor përbehet nga 20 vëllime me më shumë se 600-mijë fjalë të provuara në ekzistence para më shumë se 1 mijë vjetëve. OED nuk përfshin çdo fjalë të anglishtes, dhe nuk i heq nga përmbajtja fjalët që zevendësohen të reja. OED kushton mesatarisht 3 mijë dollarë. Parë vetëm nga një vështrimi I zhvillimit, rëndësia e një fjalori të tillë qëndron jo në numrin e fjalëve, as sa shtrenjtë shitet, por në faktin se si pas-ardhësit trajtojnë punën e para-ardhësve dhe vazhdojnë pasurimin me fjalë ose me hapjen e një udhe të filluar prej tyre.

1906 – SHBA – Përfundon ndërtesa e burgut të parë federal, në Leavenworth, Kansas. Burgjet federale, sot rreth 130 të tilla, menaxhohen nga Byroja Federale e Burgjeve, degë e Departamentit të Drejtësisë. Në këto burgje dërgohen vetëm persona të dënuar për shkelje të ligjeve federale, sepse çdo shtet ka burgjet e veta.

1925 – Shqipëri – Hyn në efekt sistemi republican i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i më parëshmi; Ahmet Zogu merr përsipër postin e Presidentit kombinuar me rolin e Kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i Shtetit dhe kryetar i Qeverisë; Myfid Libohova merr Minitrinë e  Jashtme, krahas asaj të Financave. Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eleminimi i Ministrisë së Luftës, zevendesimi i saj me një Komandë të Përgjithshme. Disa historianët thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit; kjo gjithashtu shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

1942 – Radio Zëri i Amerikës (Voice of America, VOA) fillon transmetimin e programeve për zonat e kontrolluara nga fuqitë e Boshtit. Transmetimi i parë ishte gjermanisht; “Stimmen aus Amerika” (Zëra nga Amerika) u hap me muzikën e Himnit të Republikës dhe pastaj spikeri tha: “Sot, dhe çdo ditë nga tani e tutje, ne do të jemi me ju nga Amerika për të folur për luftën ….lajmi mund të jetë i mirë apo i keq për ne – ne gjithmonë do t’ ju themi të vërtetën”. Nga fundi i luftës, Zëri i Amerikës i kishte zgjeruar transmetimet në 40 gjuhë (shërbimi Shqip u krijua më 8 maj 1943). Programet përgatiteshin dhe transmetoheshin nga studiot në Nju Jork (për Evropën dhe Afrikën) dhe në San Francisko (për Azinë dhe Paqësorin). Sipas Aktit të Smith – Mundt numër 501 të vitit 1948, Zëri i Amerikës e kishte të ndaluar t’ u drejtohej drejtpërdrejt njërëzve brenda vendit, deri në korrik 2013. Qëllimi i legjislacionit ishte për të mbrojtur publikun nga veprimet propagandistike të qeverisë së vet (dhe qeverinë nga tundimi). Materialet audio dhe video të prodhuara ekskluzivisht nga Zërin e Amerikës janë pronë publike. Dhe Zëri i Amerikës ofron një gamë të gjerë të programesh në radio, TV dhe internet në 43 gjuhë. VOA prodhon rreth 1 mijë e 500 orë programe në javë për një audiencë globale prej 123 milionë njerëzish, “për të promovuar lirinë dhe demokracinë dhe për të shtuar të kuptuarit përmes komunikimit multimedial të saktë, objektiv, lajme të balancuar, informacionit dhe programeve të tjera”. Operacionet e VOA-s mbështeten nga Zyra e Transmetimeve Ndërkombëtare (IBB). Zëri i Amerikës mbikqyret nga Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve (BBG); komision dypartiak i përbërë nga 8 qytetarë privatë të cilët emërohen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe konfirmohen nga Senati (Sekretari i Shtetit është ex-officio anëtar i Bordit). Selia e Zërit të Amerikës (VOA) ndodhet në adresën: 330 Independence Avenue SW, Washington , DC, 20237, USA.

1946 – Trygve Lie i Norvegjisë bëhet i pari Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

1946 – Parlamenti i Hungarisë heq monarkinë pas 9 shekujsh, dhe shpall Republikën hungareze.

1951 – Industrialisti gjerman Alfred Krupp dhe 28 kriminelë të tjerë të luftës lirohen nga burgu. Alfried Felix Alwyn Krupp von Bohlen und Halbach (1907-1967), shpesh i referuara si Alfried Krupp – biznesmen, sipërmarrës, konkurrent në garat e Olimpike me jahte Olimpike – ishte anëtar i familjes Krupp, e shquar në industrinë gjermane që nga fillimi i shekullit të 19-të. Alfredi u dënua pas Luftës së Dytë Botërore për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si ai kishte operuar fabrikat e tij në shërbim të nazizmit. Krupp kreu tre vjet burg, dhe u fal me anë të një amnistie.

1978 – Regjisori polako-amerikan Roman Polanski përfiton nga lirimi me kusht dhe ikën nga Shtetet e Bashkuara në Francë, duke iu shmangur dënimit; ai kishte pranuar më pare fajësinë ndaj akuzave për marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 – vjeçare.

1979 – Revolucioni Islamik: Ayatollah Ruhollah Khomeini kthehet në Teheran, Iran pas gati 15 vjetësh në mërgimi.

2002 – Daniel Pearl, gazetar amerikan dhe shefi i byrosë së gazetës Wall Street Journal në Azinë Jugore, i rrëmbyer më 23 janar 2002 në Pakistan, gjendet me kokë të prerë e trup të gjymtuar.

2003 – Anija amerikane Columbia për vajtje ardhje në hapësirë shpërthen, digjet, shpërbëhet gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, duke vrarë shtatë astronautët në bord. Copat e saj ranë në një territor të gjërë nga Teksasi në Louisiana. Inspektimet treguan se Anija, që ndodhej në fluturimin e saj të 28-të, kishte patur nevojë për zevendësimin e pllakave izoluese para se të nisej për mission.

Mendim i dites

“Idea se egoizmi, e kundërta e bujarisë, është virtyt, për mua, është e panatyrshme”.

Jessica Lange

 

Filed Under: Histori Tagged With: 1 shkurt, Astrit Lulushi, Cfare ka ndodhur

NJE VOGELUSHE SHQIPTARE SYNON KUROREN» Top Model Kids Belgium

February 1, 2014 by dgreca

Bonnie, një vogëlushe shqiptare që synon titullin e fëmijës më të bukur belg/

Nga Nga Arta MERE/

Bonnie , (si Bonnie Taylor, por në versionin brune dhe shqiptare), eshte emri i artit të vogëlushes Valbona Dushaj, që i ka hyrë aventures ambicioze për të rrë mbyer titullin e fëmijës më të bukur belg nën patronazhin e konkursit Top Model Kids Belgium.Konkursi në fjalë është një kompani franko-belge e angazhuar në botën e spektaklit dhe të skenës e vendosur në qytetin sharmant të San Tropez, Francë.

Adriana Karembeu e Jeremy Urbain janë dy nga emrat permanente që bëjnë pjesë në prestigjin e këtijspektakli te paharruar pjesëmarrjen e drejtëpërdrejte të artistëve më të rinj e më të shitur të botës së spektaklit Europian dhe jo vetëm kaq.

Bonnie , e lindur në Bruksel është 12 vjeç edhe sapo ka filluar shkollën e mesme. Nxënëse e shkëlqyer me një preferencë për matematikën dhe shkencat, ajo që e vogël ka ndjekur një seri kursesh,private apo jo, si per piano, teater, pikture, hip hop dance etj.

Familja n’a thotë që ajo është shumë konstante në vizionin e saj për të ardhmen. Realisht që e vogël ajo dëshiron të bëhet mjeke edhe konkretisht pediatre. Arti dhe bota e spektaklit për të duken të jenë një hoby.

E ëma shton : « duke qënë se Valbona është fëmijë i vetem dhe se ne kemi qënë gjithmonë shumë të ngarkuar,jemi përpjekur që vajza të përdorë artin(të bukurën ) për të sociabilizuar dhe realisht që në moshën 5 vjeç Bonnie ka marrë pjesë në projekte të ndryshme artistike në Bruksel.  Po ashtu duke qënë se Valbona natyralisht është shumë e mirë, pjesëmarrja në projekte të tilla ku publiku përbërës shfaqet me të gjitha huqete tij, është një mënyre ludike për t’a përgatitur për jeten ».

Bonnie ka kaluar pjesën e parë të spektaklit dhe po përgatitet për spektaklin e gjysëm finales që do të zhvillohet me 09 shkurt 2014.

 

 

Filed Under: Featured

NGA HISTORIA E VATRES- GREKET E AMERIKES PERDOREN FENE PER TE PERCARE SHQIPTARET

February 1, 2014 by dgreca

Në sesionin e dytë dhe te fundit, Këshilla Kombëtare aprovoj ndihmën e Vatrës prej 5,000 dollarësh për Pëshkopatën Shqipëtare të Boston-it që t’u bënte ballë propagandave të Grekëve të cilet përdorjin fenë për të ndarë Shqipëtarët më dysh dhe të copëtojin Shqipërinë…./

Nga Refat Xh. GURRAZEZI/

 …Javën e fundit të Janarit 1919, gazetat greke të New York-ut botuan një lajmë nga Athina që thosh se ushtëria greke hyri në Korçë, Permet, Delvinë, Frashër dhe vise të tjera te Shqipërisë së Jugës. Për atë shkak, u-thirr me telegram Komisioni i Vatrës në një mbledhje të posaçme me 30 të muajit që bisedoj mi sulmin e ri te Grekëve kundrë Shqipërisë, dhe se ç’munt të bënte Vatra n’atë krizë të re per Shqipërinë.

Më parë se të mblidhej Komisioni, Vatra hoqi një kabllogram në Romë dhe pyeti se ç’ish mendimi i guvernës italiane për rizaptimin e atyre viseve të Shqipërisë prej ushtërisë greke? Përgjigjia u-vonua, koha nuk priste dhe duheshin marë masat e nevojshme. Vonimi i përgjigjjes e vuri në dyshim Vatren dhe humbi besimin e saj në politikën e Italisë. Vatra desh të bënte qarje në Konferencën e Paqës në Paris kundrë Greqisë, po u-ndal shkaku se një protest i atilë munt të shkelte vëndimin e kuvendit të funtime që thosh se “duhet të jemi në mareveshje te mira me Qeverine Italiane.” Me ne funt, passi e shoshiti miaft çështjen, Komisioni vëndosi që të thirrej Këshilla Kombëtare në një mbledhje te posaçme për t’i dhënë funt atij problemi. Mbledhja e Këshilles u-vëndos të mbahej të Martën me 4 Shkurt, pesë ditë pas mbledhjes së Komisionit.

Me 27 Jenar 1919, u-raportua vdekja e Ismail Qemal Be Vlorës në Peruza t’Italisë. Zyrtarët e Vatrës, mbledhur të gjithë në zyrën e saj, u-ngritnë më këmbë dhe qëndruan dy minuta në heshtje si shenjë hidhërimi dhe zie për kujtim të tij. Vatra ngushëlloj me kabllogram Hetem Qemal Vlorën n’Itali për vdekjën e atit tij, i cili ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë me 1912, shpalli independencën e Shqipërisë dhe u-qojt Babaj i Kombit…Me 4 Shkurt u-mbloth këshilla Kombëtare në zyrë të Vatrës, e thirrur me telegram se koha nuk priste. Mbledhja e Këshillës vazhdoj dy ditë, dhe mbajti pese sesione. Këshilla Kombëtare kish fuqin’e kuvendit, dhe caktonte politikën e Vatrës.

Pasi u shtruan për bisedim sulmi i ushtërisë greke në Shqipërin’ e Jugës dhe dyshimi i Komisionit të Qendrës mi politikën e qeverisë italiane kundrejt Shqipërisë, Këshilla vëndosi qe Vatra të vazhdonte politikën që caktoj kuvendi, gjer sa të kthjellohej mirë ajo çështje dhe të mos mbetej shkak për dyshim.

N’atë mbledhje u-leçitnë disa raporte diplomatike të delegateve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë. Dr. Mihal Turtulli, delegat i Vatrës në Svicrë, thosh në raportin e tij shkakun se përse ay nuk bashkohej me dekllaratën e Genevës të nënëshkruar nga 13 Shqipëtarë më 12 Tetor (1918) – natyrisht njerës me shumë a pakë zotësi si politikanë. Tekstin e dekllaratës as raportin e Dr. Turtullit nuk i kemi parë dhe s’dimë se ç’thoshin, dhe s’është çudi të kenë humbur, si shumë dokumenta të tjera historike. Kemi këtu mi këtë çështje vetëm një shenim të shkurtër të bërë nga sekretari i ahershëm i Vatrës.

Në Svicrë ish dhe Midhat Frashëri delegat i Vatrës bashkë me Dr. Turtullin, dhe në mbledhjën e Këshillës u-leçit në letrë e nënëshkruar prej të dyve. Delegatët e Vatrës për ca kohë s’ishin të lirë të vijin në Paris, ku ish mbledhur Konferenca e Paqës dhe po bisedohej fati i tërë botës; vetëm kryedelegati Mehmed Konitza udhëtonte midis Londonit dhe Parisit, ay kish miq të fortë Inglizët.

Në sesionin e mëngjesit të Këshillës, u-leçitnë dhe letrat e miqve Inglizë, të Kolonelit Aubrey Herbert dhe Zojushës Edith Durham, të cilët interesoheshin për punët e Shqipërisë aqë sa dhe çdo Shqipëtar i mirë, dhe këtë e patnë provuar me punë kurdoherë që ish nevoja për çështjen shqipëtare.

Me vendim të Këshillës Kombëtare në mbledhjen e saj, Vatra u dërgoj nga një kabllogram në Paris Presidentit Woodrow Wilson të Shteteve të Bashkuara; Georges Clemenceau, Kryeminister i Frances dhe Cairman i Konferencës së Paqës; Loyd George, Kryeminister i Bretanjës së Madhe; Baron Soninos, Ministër i Punëve të Jashtme t’Italisë, dhe Delegacies Japoneze. Vatra kërkoj prej tyre pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës që të kërkonte independencën e Shqipërisë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Delegacia shqipëtare përbëhej nga këta delegate: Turhan Pasha, Imzot Bumçi, Mehmed Konitza, Dr. Mihal Turtulli dhe Midhat Frashëri; tre të fundit ishin dhe delegatë të Vatrës.

Këshilla Kombëtare i dërgoj një kabllogram falënderimi nga an’e Vatrës Guvernës Italiane për njohjen e shpejtë të Qeverisë Provizore të Shqipërisë që u-formua në Durrës; dhe i lutej të përdorte influencën e saj për pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës të Parisit.

Me vendim të Këshillës, të gjitha degët e Federatës Vatra dërguan nga një kabllogram në Konferencën e Paqës me anën e të cilëve kërkuan qasjen e delegacies shqipëtare n’atë Konferencë dhe të drejtat e popullit shqipëtar.

Këshilla vendosi që Fan Noli të shkonte në Paris dhe të përpiqej bashkë me delegatët e tjerë shqipëtarë për të drejtat e popullit shqipëtar. Vajtja e tij në Paris si delegat i Vatrës ish më tepër me qellim për të bërë batall propagandën e kryeministrit grekVenizellos i cili bërtiste në mes të Konferencës se “Shqipëtarët orthodhoksë janë Grekë dhe duan bashkimin e tyre me Greqinë”!

Fan Noli gjeti pengime të mbëdha, nuk mirtë dot pashaportë nga konsulli frenk për të shkuar në Paris. Vatra ngarkoj Kostë Çekrezin në Washington që të përpiqej me anë miqsh dhe të nxirte një pashaportë në Ambasadën Frenge për Fan Nolin, po që e pamundur. U-vëndos pastaj që të shkonte me anë t’Italisë, duke përdorur pashaporten italiane nga New York-u në Romë, dhe s’andejmi të vinte në Paris. Po dhe ajo nuk u-bë dot se nga Roma në Paris i duhej pashaportë frenge.

Duke parë se delegatët e Vatrës, më përjashtimin e Mehmed Konitzës, u-ndaluan të vijin në Paris, u-thirr prapë Keshilla Kombëtare në një mbledhje me rëndësi me 5 Mars 1919. Në sesionin e parë të Këshillës u-kënduan raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë, dhe në sesionin e dytë u-bisedua prapë puna e pashaportës për vajtjen e Fan Nolit në Paris.

Vatra i dërgoj një kabllogram Mehmed Konitzës në Paris, i cili kish qëndruar në Grand Hotel, dhe e pyeti se po të mos nxirej dot pashaporta për Fan Nolin, a ish nevoja të dërgonte Kostë Çekrezin në këmbë të tij? Përgjigjjen e Mehmed Konitzës nuk e dimë se nuk e kemi, dhe Kostë Çekrezi nuk vajti në Paris, këtë e dimë, kuptohet se s’qe nevoja për vajtjen e tij atje.

Këshilla degjoj më kujdes sekretarin Ndreko Stavron i cili këndoj kopjen e një memorandumi të bërë prej Zojushes Elsie Aubry e cila ja dorzojë Konferencës së Paqës atë memorandë për çështjen e Shqipërisë, dhe u-prit më duartrokitje nga anëtarët e Këshillës.

Në sesionin e dytë dhe te fundit, Këshilla Kombëtare aprovoj ndihmën e Vatrës prej 5,000 dollarësh për Pëshkopatën Shqipëtare të Boston-it që t’u bënte ballë propagandave të Grekëve të cilet përdorjin fenë për të ndarë Shqipëtarët më dysh dhe të copëtojin Shqipërinë.

Tamam një muaj pas mbledhjes së Këshilles Kombëtare, me 5 Prill u-mbloth Komisioni i  Qendrës që kqyri vepërimet e kryetarit të Vatërs dhe delegatëve të saj n’Amerikë te cilet u përpoqnë që Shqipëria t’ish nënë mandatorinë Amerikanë.

Kjo ish një punë e kottë, se Amerika s’munt të blinte belanë me para duke hyrë në punët e Ballkanit për syt’e bukura të Shqipërisë, një vënt i pashvilluar me një popull që s’kish parë qeverim të qytetëruar më parë dhe besonte në kanunin e Lekë Dukagjinit: grusht për grusht, – dhe ay që ish m’i zoti fitontë. U-fol më parë për mandatorinë italianë, po u-kuptua shpejt se po të vinte Italia dorën në Shqipëri ish shume zor që të shpetonte nga thonjt’ e saj.

Të gjitha ato manevra bëheshin nga e keqia, se u-duk sheshit që jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjët e saj, gjë te cilën e kuptonte çdo njeri kur shikonte se të pakën delegatët shqipetarë nuk pranoheshin në Konferencën e Paqës të Parisit.

Eleutherios Venizelos i Greqisë dhe Nikola Pashiqi i Serbisë ishin dy diplomatë të fortë dhe armiq të betuar të Shqipërisë. Perveç asaj, ata kishin mik të fortë dhe Tigrin e Francës, George Clemenceau-n që i ndihmonte kërkimet e tyre, i cili kish zënë kyçin e punëve si Çairman i Konferencës së Paqës, dhe kish influencë miaft të madhe në qarket diplomatike. Përandaj s’duhet të nxitohemi në qertimet t’ona kundrë atyre që deshnë ta vijin fatin e Shqipërisë në një dorë të fortë të huaj për t’a shpetuar nga çakajt e Ballkanit, – e keqia bën të keqën, thotë fjala popullore.

Mbledhja e Komisionit vazhdoj dy ditë. Passi mbaruan bisedimet politike mi punët e Shqipërisë, Komisioni filloj nga veperimet mirëbërëse: ndihmuarjen e disa jetimëve shqipëtarë si ne New Bedford, Mass., dhe në Trebickë, një fshat i Vakëfeve në qarkun e Korçës.

Po çdo ndihmë nukë jepesh me sy mbyllur, kqyreshin mirë se a e meritojin atë ndihmë jetimët pastaj hapej arka e Vatrës, domethënë, diheshin se ç’kishin qenë prindërit e jetimëve. Për shëmbëll, në mbledhjen u-leçit dhe letra e një Shqipëtari që kërkonte ndihmën e Vatrës për jetimët e një njeriu nga Stratobërda, dhe Komisioni nuk e pa t’arësyeshme atë ndihmë.

Në mbledhjen e Majit 1919, Komisioni i Qendrës shikoj raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë, dhe e gjeti të pelqyer kthyerjën e Dr. C. Telford Erickson-it n’Amerikë nga Parisi, si pas vendimit të kolegëve të tij Mehmed Konitzës dhe Dr. Mihal Turtullit. Dr. Erickson-i qëndroj disa muaj në Paris si delegat i Vatrës; ay s’gjeti pengime nga francezët për vajtjën e tij atje se ish nënështetas Amerikan, kurse delegatët shqipetarë i ndaluan për ca kohë, me përjashtim të Mehmed Konitzës.

Muajin tjatër, pati prapë mbledhje Komisioni dhe vëndosi dërguarjen e një sume të hollash prej 10,000 dollarë me kabllogram kryedelegatit Mehmed Konitzës ne Paris. Për çdo sumë të hollash që u-dërgonte delegatëve, Vatra mirte hesap të shkoqur prej tyre dhe e dinte që çdo dollar harxhohej për çeshtjen kombëtare.

Atë muaj, Qershor 1919, erdhi Dr. Erickson-i në Boston nga Parisi, dhe u-mbloth Komisioni që dëgjoj shpjegimet e tij mi punët e Shqipërisë, të cilat nukë dukeshin aqë mirë kur ish ay atje. Ahere Vatra e dërgoj Dr. Ericksonin si delegat të saj në Washington.

Në mbledhjen e 4 Korrikut Komisioni kqyri hesapet e vitit, dhe i gjeti kështu: T’ardhurat, me gjithë të mbeturat n’Arkë nga kuvendi i shkuar, ishin $150,477.35. Të dalat e vitit ishin $58,182.90. Komisioni i shtroj kuvendit këto proponime: 1) Të themelohej një fond prej 100 gjer 300 mijë frangash ari prej Vatrës për propagandë kombëtare me anë të shtypit n’Evropë; 2) Të botohej një revistë frengjisht në Svicrë, 3) t’emëroheshin dy korrespondentë  të Diellit në Shqipëri.

Kuvëndi i Vatrës u-mbloth në Paine Memorial Hall, Boston, me 6 Korrik 1919. U-përfaqësuan në kuvent 42 degë me 69 vota, një votë për çdo 50 anëtarë; dhe nuk u-përfaqesuan 9 degë me 9 vota. Zyrtarë të kuvëndit u-zgjodhe këta: çairman Anastas Pandelli, sekretar Kosta Isaak, raporter Kristo Kaluçi dhe marshall George A. Katundi (të gjithë s’janë më).

Në sesionin e dytë, delegati i degës së Detroit-it Marko Adamsi proponoj të thërritesh Faik Konitza nga Evropa për kryetar të Vatrës. Ay proponim u-përkrah prej Ali A. Kuçit (nga Kuçi i Tomoricës), delegat i degës se New Florence, Pa., dhe u-pëlqye me-një-zë nga gjithë delegatët e kuvëndit.

Sekretari i kuvëndit këndoj një kabllogram të dërguar nga Parisi prej korrespondentit të Diellit N. Lakos i cili lajmëronte Vatrën për vdekjen e Zonjës Shahin Be Konitzës, e ëma e Mehmed dhe Faik Konitzës. Me proponimin e Kristo Kirkës, delegat i degës së Quincy, Mass., delegatët u ngritnë më këmbë dhe qendruan dy minuta në heshtje si shenjë zie për kujtim të saj. Për çudi, kur vdiq Nënia e tyre ranë këmbanat e kishëve dhe u mbyllë dyqanet e Grekëve atë ditë në Konicë  për nder të Zonjës.

Në sesionin e 14-të, kuvendi vendosi t’i ktheheshin të 100 dollarët Fan Nolit që i pagoj Vatrës nga xhepi i tij për hesap te broshurës frengjisht “L’Allemagne et L’Albanie”që shtypi Faik Konitza me 1915 në Lausanne të Svicrës. Konitza i dërgoj Vatrës 50 copë t’asaj broshure, Vatra nuk e nxori në shesh së fliste kundrë Gjermanisë dhe shumica e Vatranëve ishin pro-Gjermanë. Broshura fliste kundrë guvernës gjermane se ajo bënte pazarllëk me Greqinë që po t’ish se hynte në luftë me ane t’Aliatëve kundrë mbretërive t’Evropës së Qendrës, të mirtë Toskërinë. Kur s’dolli broshura në shesh gjer pas hyrjes së Amerikës ne luftë, delegatët në kuvendet e Vatrës kërkonin broshurën, ose paratë nga Konitza. Ahere u-ngrit Fan Noli që i dha 100 dollarë arketarit të Vatrës nga xhepi i tij, dhe u tha delegatëve: “Tani paratë i muartë, lëreni Faikun rehat i cili tëre jetën e tij ka punuar për Shqipërinë dhe kur i ngrënë kur i pa ngrënë!”

Besohet shkaku i asaj broshure e internuan Austriakët Faik Konitzën dhe e mbajtnë në Vienë gjer sa humpnë luftën.

Kuvendi vendosi që Vatra të shtypte libra shkollare për shkollat e mesme të Shqipërisë. Ay vendim i kuvëndit u-vu në vepërim një mot më von. Kuvëndi vëndosi që ndihmat për jetimët të mos priteshin. N’ate listë u-shtuan dhe jetimët e Vangjel Gjikës, i cili i sherbeu Vatrës si manager i Diellit.

U-vëndos me-një-zë nga kuvëndi që Vatra t’i lutej guvernës provizore të Durrësit t’emëronte një përfaqësonjës në Washington të dërguar zyrtarisht nga an’e saj.

Kryetar i Vatrës u-zgjoth Faik Konitza në sesionin e dytë të kuvendit. Zyrtarët e tjerë të Vatrës dhe te Diellit u-zgjodhë në sesionin e 19-të, kur afroj mbarimi i kuvendit. U-emërua Kol Tromara kryetar-zëvendes gjer sa të vinte Konitza nga Evropa. Bahri Omari u-hoq, dhe u-zgjoth Koste Çekrezi editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik”; dhe Andon Frashëri nëne editor.

Këshilla Kombëtare u-rizgjoth për vitin 1919-1920, e cila kish fuqin’ e kuvendit dhe bënte politikën e Vatrës. Kuvendi vazhdoj XXI sesione, u-hap me 6 dhe u-mbyll me 15 Korrik 1919. Kuvëndet e kohërave të shkuara të përsons for essentially anti-Comre parlamentare. Kjo i tërhiqte më tëpër shumë Vatranë që përpiqeshin kush të vinte më parë delegat në kuvënt.

Pas kuvendit u-bënë ndryshime në zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Kuvendi zgjodhi Faik Konitzën kryetar dhe la Kol Tromarën zëvendës gjer sa të vinte Konitza nga Evropa, po ay nuk erdhi dot, dhe zëvëndësi ndenji një kohë fare të shkurtër dhe shkoj në Shqipëri. Ashtu mbeti Vatra pa kryetar, kë të zgjidhjin? Burrat e njohur si “udhëheqës” ishin të zënë më detyra të tjera. Nga ay shkak, Këshilla ngarkoj Komisionin të gjënte një zëvendëskryetar, dhe gjeti Kristo Kirkën.

Gjith’ashtu iku dhe Kostë Çekrezi nga Boston-i, i cili ish zgjedhur prej kuvendit editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik.” Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i Vatrës në Washington për punët e Shqipërisë, bashkë me Dr. Ericksonin i cili u-zgjoth pakë muaj më parë. Dr. Ericksoni paguhej 500 dollarë rogë në muaj nga Vatra, dhe Çekrezi 250 dollarë në muaj.

Me ikjen e Çekrezit mbeti Dielli pa editor, dhe gazeta dilte e përditëshme. U-thirr prapë Bahri Omari që e drejtoj Diellin për pakë kohë. Passi iku dhe Omari, u-zgjoth Loni Kristua editor, i cili pat qenë dhe më parë editor i Diellit. Po ay nukë shkoj mirë me nëne-editorin, Andon Frashërin, dhe kur erdhi kuvendi tjater fitoj nënë-editori në zgjedhjet kundrë editorit; – këtu munt të meret me mënt se cili prej të dyve ka patur faj në grindjet e tyre.

Kur kish probleme me rëndësi që nuk u-jipte dot funt ose s’donte të mirte përgjegjësinë Komisioni, thërritesh mbledhja e Këshilles Kombëtare e cila thosh fjalën e fundit në punët e Vatrës. Në mbledhjen që pati në Shtator 1919, Këshilla vëndosi që Vatra të harxhonte 100,000 franga ari për të ndihmuar refugjatet shqipëtarë të “Korçës dhe Kosovës”. Këtu kuptohet se kanë dashur të thonë “qarkut të Korçës”, dhe Kolonja u-doq dhe u-gjakos nga Grekët më tepër se çdo krahinë tjatër t’asaj prefekture; me mijëra refugjatë Kolonjarë vanë ne ullinjt’e Vlorës, – shumë prej tyre vdiqnë atje.

Po më parë se të viresh në vepërim ay vëndim i Këshillës, u-pyetnë me kabllogram delegatët n’Evropë Mehmed Konitza dhe Dr. Mihal Turtulli se a munt të harxhohesh ajo sumë të hollash për atë qellim. Përgjigjja e tyre qe “Jo” – se ato të holla duheshin më tepër për të luftuar armiqt’e huaj të Shqipërisë, më tepër Grekët të cilët e luftojin Shqipërinë me anë të shtypit dhe të konferencave, dhe arma e tyre më e fortë që përdorjin qe feja, duke thënë se gjithë Shqipëtarët orthodhoksë “duan Greqinë”!

Në mbledhjen e Këshilles u-vendos t’i jepeshin 400 dollarë Mihal Gramenos për të shkuar në Shqipëri bashkë me gruan e tij. Vatra çmonte patriotizmën e Gramenos dhe menjëherë vuri në vepërim vendimin e Këshilles. Në shumë raste Mihal Gramenua e pat kundërshtuar Vatrën, më tepër për kritikat e editorit të Diellit kundre Ismail Qemalit, të cilin Gramenua e adhuronte si baban’ e kombit.

Në mbledhjen e Këshilles Kombëtare u-këndua një letrë e dërguar nga “Parësia” e qytetit të Korçës, e cila kërkonte ndihmen financiare të Vatrës që t’a përdorte për të bërë “propagandë kombëtare” në qarkun e Korçës. Këshilla nuk e mori nër sy atë kërkesë, pati dyshim në përsonat që e dërgojin letrën, dhe e kuptoj se do të vijin humbur të hollat e Vatrës.

Kërkime për ndihma financiare si ajo mirte dendur Vatra nga njerëz të ndryshmë, – të cilët gjëjin “shkake patriotike” për kërkimet e tyre. Të tillë njerës besojin se Vatra ish bankë, – i mblithte dollarët me lopatë, – dhe munt të ndihmonte çdo njeri që e quante vetën”atdhetar”! Kurse e tërë pasuria e Vatrës ishin nj’a tri a katër mijë anëtarë të cilët punojin rëndë nëpër fabrikat me rogë të vogëla dhe për dashuri të Shqipërisë e ndihmojin Vatrën me sa muntjin që të punonte për të fituar lirinë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.

* Fragment nga “Historia e Federates Panshqiptare VATRA” e Refat Gurrazezit

 

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: feja, greket e amerieks, histori e Vatres, percarja e shqiptareve, refat Gurrazezi

“KANGURI”-Caparello e mposhti “Kosova Kid”- Muriqin

February 1, 2014 by dgreca

Koment i ESPN : “Muriqi . 34 – vjeçar , i cili pati një tërheqje të tij pas periudhë të gjatë , nuk ishte në gjendje të ofrojë ndonjë formë të rezistencës”/

NGA BEQIR SINA, New York/

West Orange – New Jersey  : Meçi mdis peshës gjysmë te rëndë mes boksierit kosovar me pashaport amerikane 34 vjeçarit  Elvir Muriqit – Kosova Kid dhe  boksierit australian me nofkën “Sallaksi- Southpaw” 27 – vjeçarit  Blake Caparello, që shpresonte të shfaqte talentin e tij, para një audience të gjerë të premten me një performancë të fortë në debutimin e tij të parë, në tokën amerikane, përfundoi me suksesin e shtetasit australian i ardhur nga e ashtuquajtura”Toka e Kangurve”. Sipas komentit të ESPN 2 , shkruhet se Australiani qe më i suksesshëm pasi Caparello shënoi një fitore mbas vendimit të Jurisë në 10 – rounde të rrumbullakësuar në rezultatin unanim – 98-92 dy herë , 100-90 një herë , pra 3; 0 ishte rezultati final i këtij meçi kundër sfidantit të titullit kampion Elvir Muriqi mbrëmë në ringun e  Richard J. Codey Arena në West Orange të New Jerseyt.

Pas fitores në konferencë shtypi me gazetarët e ESPN 2, kanalit më të madh sportiv në SHBA, Black Caparello, pohojë se “Ishte një luftë e vështirë , duke shtuar se  ” I përdora të gjitha goditjet këndore dhe grushtat e shpejtë. Për, mua ishte një kënaqësi e madhe, sepse, isha duke boksuar në Amerikë . Tifozët, shtoi ai ishin të gjithë kundër meje , por kjo sdo të thotë gjë – ishte një përvojë e mirë.”Sidoqoftë, thekson komentatori i këtij dyluftimi Brian Campbell,  Caparello ( 19-0-1 , gjashtë KO ) mund të ketë pasur edhe mungesa në boksimin e mbrëmshëm në momente të veçanta – për ndalimin e grushtave të veteranit Muriqi ( 40-6 , 24 KOS ) që kishte arritur deri në dominimin absolut . Mirëpo, Australiani i njohur me nofkën “Sallaksi” më i gjatë sesa Kosova Kid – Elvir Muriqi, zotëroi për një periudhë të mirë situatën me dorën e majtë dhe u mbështet në mbrojtjen e tij, me kombinime të goditjeve të shpejta për të mbrojtur veten nga ndonjë problem të mundshëm në qoshet e ringut, që janë të rrezikshme për çdo boksier, shkruan Cambell.

Më tej ai thotë se Caparello 27 -vjeçar , i cili nënshkroi kohët e fundit me promotorin Lou Dibella , “zbarkoi” në ring qysh në round të parë me goditjet të shpejtë. Ai gjithashtu ka arritur për të bllokuar në mënyrë të përsëritur ndonjë nga përparimet Muriqit – në momentet kur kundërshtari i tij hidhej në kundërsulm.

 

Momenti kyç i këtij meçi, thekson komentatori ESPN2 , Brian Campbell ishte  : “Se ky dyluftim kaloi në mes të rrugës përmes luftës, Muriqi, ishte duke ia bërë të qartë, Caparellos se ai ishte i sigurt për të marrë kontrollin e “dyluftimit”, por u duk si një Muriq i frustruar, dhe nuk ishte në gjendje për të bërë ndonjë gjë të madhe . Mbas kësaj, Caparello, iu përgjigj atij duke e “ulur” atë, dhe të shënoj momentin më kyç dhe më të mirë të luftës në Raundin e 7, kur ai i goditi fort në fytyrë Muriqin me një goditje nga poshtë dhe të përkryer  më të majtën – sallaksen e tij” .
Fjalë e fundit për këtë meç shkruan Cambell është se: “Lufta” u bë për atë se kush do të merrte një zotërim të plotë mbi kundërshtarin – ku ra në sy boksimi i “ndritshm” një Caparello, që është e ardhmja e tij me një nga boksimet më emocionuese në arenën e Boksit. Muriqi . 34 – vjeçar , i cili pati një tërheqje të tij pas periudhë të gjatë , nuk ishte në gjendje të ofrojë ndonjë formë të rezistencës . Ndërsa, Caparello, ishte i shkëlqyeshëm dhe i mjaftueshm, për të shpëtuar ngandonjë “vështirësi” , ai do të duhet të punojnë shumë për të provuar se ai është më dinamik, dhe të ketë një ndikim kundër disa nga rivalët e tij të ardhshëm”

 

Filed Under: Sport Tagged With: Caparello, Elvir Muriqi, mposhti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 82
  • 83
  • 84

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT