Bonnie, një vogëlushe shqiptare që synon titullin e fëmijës më të bukur belg/
Nga Nga Arta MERE/
Bonnie , (si Bonnie Taylor, por në versionin brune dhe shqiptare), eshte emri i artit të vogëlushes Valbona Dushaj, që i ka hyrë aventures ambicioze për të rrë mbyer titullin e fëmijës më të bukur belg nën patronazhin e konkursit Top Model Kids Belgium.Konkursi në fjalë është një kompani franko-belge e angazhuar në botën e spektaklit dhe të skenës e vendosur në qytetin sharmant të San Tropez, Francë.
Adriana Karembeu e Jeremy Urbain janë dy nga emrat permanente që bëjnë pjesë në prestigjin e këtijspektakli te paharruar pjesëmarrjen e drejtëpërdrejte të artistëve më të rinj e më të shitur të botës së spektaklit Europian dhe jo vetëm kaq.
Bonnie , e lindur në Bruksel është 12 vjeç edhe sapo ka filluar shkollën e mesme. Nxënëse e shkëlqyer me një preferencë për matematikën dhe shkencat, ajo që e vogël ka ndjekur një seri kursesh,private apo jo, si per piano, teater, pikture, hip hop dance etj.
Familja n’a thotë që ajo është shumë konstante në vizionin e saj për të ardhmen. Realisht që e vogël ajo dëshiron të bëhet mjeke edhe konkretisht pediatre. Arti dhe bota e spektaklit për të duken të jenë një hoby.
E ëma shton : « duke qënë se Valbona është fëmijë i vetem dhe se ne kemi qënë gjithmonë shumë të ngarkuar,jemi përpjekur që vajza të përdorë artin(të bukurën ) për të sociabilizuar dhe realisht që në moshën 5 vjeç Bonnie ka marrë pjesë në projekte të ndryshme artistike në Bruksel. Po ashtu duke qënë se Valbona natyralisht është shumë e mirë, pjesëmarrja në projekte të tilla ku publiku përbërës shfaqet me të gjitha huqete tij, është një mënyre ludike për t’a përgatitur për jeten ».
Bonnie ka kaluar pjesën e parë të spektaklit dhe po përgatitet për spektaklin e gjysëm finales që do të zhvillohet me 09 shkurt 2014.