• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Disiplina! Bylisit çi panë sytë! Skuadra ballshiote perfundon ne Kategorine e Pare.

March 19, 2014 by Administrator

Ngjarjet e ndodhura në fundjave në ndeshjen Bylis – Laçi e luajtur në qytetin e Ballashit kanë qenë fatale për ekipin e Bylisit. Komisioni i Disiplinës vendosi që ta zbresë një kategori më poshtë ekipin e presidentit Besnik Kapllanaj i cili ishte shpallur në kërkim dhe sot në mëngjes u vetëdorëzua në polici ku më pas dha dhe dorëheqjen nga president i Bylisit. Bylis kështu nuk do të ketë më mundësinë të luajë në Superligë.

Ja vendimet: 1. Ekipi i KF “Bylis”, për dështim në organizimin e ndeshjes dhe permbushjen e përgjegjesive bazuar ne nenet 29, 64 dhe 65.2 te KDS, dënohet me përjashtim nga kampionati dhe zbritjen një kategori më poshtë, si dhe humbjen e ndeshjes në tavoline me KF “Laci “ me rezultatit 3-0. 2. Zyrtari i KF “Bylis”, Besnik Kapllanaj, për dhune fizike ndaj zyrtareve të ndeshjes me pasoja të renda për shëndetin, përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet sportiv bazuar në nenin 49.2/b te KDS.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për të zbritur Bylisin në një kategori më poshtë ka favorizar ekipet të cilat kishin në kalendar përballje me ekipin ballshiot, pasi këtyre ekipeve do t’u dhurohet automatikisht fitorja 3-0 në tavolinë. Bylis ishte parashikuar të luante të shtunën në Korçë kundër Skënderbeut por nga vendimi i marrë sot ndeshja nuk do të zhvillohet dhe korçarët do të marrin fitoren 3-0 në tavolinë. E njejta gje do të ndodhë edhe me ekipet e tjera që kalendari u ka rezervuar Bylisin si kundërshtar.

Kjo është e vlefshme vetëm për ekipet që do të ndeshen në vazhdim pasi takimet që janë luajtur deri tani do vazhdojnë të ngelen me po ato statistika që janë shënuar nëpër përballjet mes ekipeve.

Filed Under: Sport

PD: SKANDAL EMERIMESH-DREJTOR, I KERKUARI NDERKOMBETAR!

March 19, 2014 by dgreca

Sipas Vorpsit, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, “Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria dy vite më parë, me akuzën e kontrabandës, është gjetur nga Edi Rama, dhe është emëruar menjëherë Drejtor i Zyrës së Punësimit në Kavajë. Dy vite më parë, në verën e vitit 2012 Saimir Kurti, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga Kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh. U kallëzua, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria”, shpjegoi ajo.

Vorpsi shtoi më tej se ky person, pak ditë më parë, ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, i propozuar nga Erion Veliaj, në një ceremoni ku prezantimin ia ka bërë Kryeministri, Edi Rama.

martin kurtiMund ta dalloni në këtë foto, personin e shpallur në kërkim për kontrabandë, që qëndron para kryeministrit dhe në krah të ministrit. Nuk do mend e kalem, për ta kuptuar se sa boshe është retorika e Kryeministrit për merita e profesionalizëm. Me emërimin që po denoncojmë ne sot, del qartë se rilindja e Edi Ramës, është thjeshtë e vetëm rilindje e personave që kanë probleme të rënda me ligjin, por që i shërbejnë interesave klienteliste të partisë, Kryeministrit dhe Ministrave të linjës. Heshtja e Kryeministrit vetëm e zmadhon skandalin dhe trash më shumë qeverisjen e tij”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: I KERKUARI NDERKOMBETAR!, PD: SKANDAL EMERIMESH-DREJTOR

Ambasadorja Moro:Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë per integrimin e Shqiperise

March 19, 2014 by dgreca

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Moro deklaroi sot se marrja e statusit në qershor është i mundshëm por i takon Shqipërisë të bëjë hapin e duhur.

Duke iu referuar kritereve të kërkuara nga BE-ja për Shqipërinë, Ambasadorja ka ftuar klasën politike të bashkëpunojë për integrimin ndërsa kërkoi nga opozita të mos bllokojë procest integruese të vendit.

“Ka patur hapa të ngadaltë në vitet e kaluara për integrimin. Për ne është me rëndësi të ketë bashkëpunim mes klasës politike. Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë. Opozita duhet ta kuptojë rolin e saj. Në një vend demokratik, asaj i kërkohet bashkëpunim jo të bllokojë proceset integruese, debatin. Prespektiva për marrjen e statusit në qershor është e hapur, i takon Shqipërisë të kompletojë përpjekjet, të bëjë hapin e duhur” ka theksuar ambasadorja franceze.

Gjithashtu ambasadorja franceze duke vlerësuar zgjedhjet si me standarde dhe në favor të shqiptarëve, theksoi se duhen rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

“Zgjedhjet ishin test monitorues për Shqipërinë, të cilat vendi juaj i kaloi me sukses. Ka edhe kushte të tjera, që duhen plotësur, siç është kriminaliteti dhe duhet vendosmëri për ta luftuar atë.  Kjo luftë ka filluar dhe Shqipëria e ka të nevojshme që të gjithë bashkë të luftojmë krimin e korrupsionin.  Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është e lehtë, kërkohen rezultate efikase” është shprehur ambasadorja franceze.

Deklarata është bërë gjatë një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës ku ambasadorja Moro konfirmoi gjithashtu se në Francë nuk ka përfitues azili politik pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

 

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadorja Moro, integrimi, opozite-pozite

Denoncimi i ‘Alarm’, shkarkohet nga detyra kreu i AKU, Aleksandër Kalemaj

March 19, 2014 by dgreca

Pas publikimit të fakteve në emisionin “Alarm” në Ora News, se kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Aleksandër Kalemaj akuzohej për falsifikim të produkteve ushqimore ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Bujqësisë.

Kjo e fundit me kërkesë të Kryeministrit, kreu verifikimet e duhura për këtë person dhe pas këtyre verifikimeve, Aleksandër Kalemaj është larguar nga detyra dhe nuk kryen më funksionet e Përgjegjësit të Sektorit të Ushqimit, në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Zbulimi i emisionit Alarm

“Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar “Porosia”, ka bërë të mundur arrestimin e Gramoz Bilbil Kalemaj, 56 vjeç, Aleksandër Bilbil Kalemaj, 58 vjeç dhe 25 vjeçarit Detjon Namik Dapaj, të tre banues në Vlorë.Arrestimi erdhi pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur një magazinë e cila ndodhej në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë, brenda së cilës në mënyrë artizanale prodhonin sasi të konsiderueshme dhe të ndryshme pijesh alkolike, si konjak, uzo, raki verë etj., të cilën e ambalazhonin në shishe, i vendosnin etiketa me mbishkrimin e subjektit “KALEMI” dhe më pas e tregtonin në qytet. Këtë veprimtari ekonomike këta shtetas dyshohet se e kryenin në mënyrë të paligjshme pasi nuk ishin pajisur me dokumentacion përkatës, si dhe nuk paguanin detyrimet financiare. Sipas të dhënave të policisë Gramoz Kalemaj ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i mallrave ushqimore dhe industrialë”.

Ky është njoftimi i policisë së shtetit i datës 31 tetor 2012, për arrestimin e Aleksandër Kalemaj që në serinë e fundit të emisionit “Alarm” ishte personazh kryesor i investigimit, pasi edhe pse i akuzuar për një vepër të rëndë penale dhe jo vetëm, drejton sot institucionin që i shmnagej në mënyrë të jashtëligjshme. Njeriut që prodhonte produkte ushqimore të falsifikuara në një bodrum pa asnjë kriter, tashmë qeveria i ka besuar AKU-n. Një skandal ky që i ka shkuar si uji në mulli edhe Partisë Demokratike që ka bërë denoncimin e radhës.

“Kryeministri ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve, Aleksandër Kalemajt, i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin.Personi i akuzuar se një magazinë në Vlorë e kishte kthyer në fabrikë ku prodhonte pije dhe mallra të tjera të rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe konsumatorëve, është sot personi që Edi Rama i ka besuar drejtimin e AKU-së, kësaj agjencie që garanton cilësinë dhe standardet ushqimore në vend.Me këtë emërim, Edi Rama ka treguar se nuk ka më turp nga asgjë, dhe se arrin deri këtu, sa një prodhues të paligjshëm të pijeve e të ushqimeve, të arrestuar dhe të akuzuar në tetorin e vitit 2012, pas një hetimi të gjatë të policisë dhe prokurorisë, ta bëjë përgjegjës për sigurinë tonë ushqimore. Edi Rama e gjeti këtë person të zhytur në paligjshmëri, si më të përshtatshim për ta bërë përgjegjës të sigurisë ushqimore në vend. Kjo është rilindje” tha deputetja demokrate Voltana Ademi në një deklaratë për mediat.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Denoncimi Alarm, Kalemaj, shkarkon

Celibashi: Opozita të japë konsensusin për ndryshimet teknike të “Nëpunësit Civil”

March 19, 2014 by dgreca

Nga B.Kastrati/- Maxhoranca kërkoi sot nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, konsensusin e opozitës për miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin për Nëpunësin Civil”.

Gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Celibashi tha se këto ndryshime në ligj, përbëjnë një rëndësi të madhe, ndaj dhe mbështetja e opozitës në këtë proces është shumë e rëndësishme.

Fakti që ndryshimet në ligjin “Për Nëpunësin Civil” janë të karakterit teknik, sipas Celibashit, e bën më të lehtë për opozitën dhënien e konsensusit.

“Ndryshimet e parashikuara në projektligj, nuk cënojnë aspak konsensusin politik dhe juridik të arritur në legjislaturën e kaluar për ligjin e “Nëpunësit Ciliv”, theksoi Ministri.

Ai tha se komisionet parlamentare përkatëse pritet të fillojnë shqyrtimin e projektligjit në fjalë dhe më pas ai do kalojë në seancë plenare

 

Filed Under: Politike Tagged With: Celibashi, nepunesi civil, Pozita

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT