• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

PLURIPARTITIZMI POLITIK DHE RICOPTIMI I TROJEVE SHQIPTARE TË KOSOVËS HISTORIKE

May 13, 2014 by dgreca

Nga Isuf Bajrami/
Konferenca e ambasadorëve në Londër (1913) Kosovën historike me kryeqytetin e saj Shkupin ia dha mbreterise serbe me motivacionin (e pa drejtë!) se ajo ishte tokë serbe.
Pavarësisht nga kjo padrejtësi që kryhej në kurriz të kombit shqiptar, shqiptarët e Kosovës, të cilët për nga numri i popullsise ishin gati të barabarte me banorët e Shqipërise, u mblodhën bashkarisht nën një risundim të pushtetit serb pas Luftes se Dyte Boterore.
Duke e bëre shpalljen e gjashte republikave sllave të federatës u caktuan edhe kufijt e tyre politike. Kufijt u caktuan në mënyr arbitrare nga lart, pa asnjë referendum popullor, pa asnjë votë plebishitare. As popullsia shqiptare, as udhëheqësit e saj nuk u pyetën.
Me qëllim, që të thyenin unitetin teritorial të shqiptarëve dhe të dobësonin fuqine e rezistencës së tyre politike, udheheqësit titiste i ndan trojet e Kosovës historike në tri pjese midis republikave të Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.
Republika e Serbise mori krahinën e sotme të Kosovës (Kosovën e ngushte) së bashku me rrethet e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjes; Republika e Maqedonise aneksoi pjesën jugore të Kosovës historike (rrethet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërqoves, Kumanovës) së bashku me rrethet e Dibres dhe të Struges; Mali i Zi morri, pjesën veriperendimore të Kosovës (Plaven, Gucine, Rozhajin), të cilat, në fakt i kishte aneksuar që në vitin 1913.
Në vështrimin historik ky ishte copëtimi i trete që kryhej në kurriz të trojeve shqiptare-i treti pas coptmit të pare të trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe pas copëtimit të dyte që vendosi Konferenca e Ambasadorëve në Londër(1913).
Coptimi i trete e goditi më tepër unitetin territorial të shqiptarëve. Trojet shqiptare, të cilat para luftës së Dytë Botërore ishin ndare midis tri shteteve (Shqipërise, Jugosllavise dhe Greqise), tani ato u ricoptuan midis pese shteteve (Shqipërise, Serbise, Maqedonise, Malit të Z dhe Greqise).
Për më tepër copëtimi i fundit (copëtimi komunist), bie në kundërshtim moralisht, politikisht dhe juridikisht me të drejtën ndërkombëtare , sepse:
– nuk është e drejt të dënohet vazhdimisht me copëtime një komb i pafajshëm;
– politikisht, sepse nuk është e drejt që në kohët moderne të merren vendime në kurriz të një populli
– juridikisht të merren vendime pa votën e tij plebishitare.
Për të mos përsëritur gabimet që kishte kryer para luftës dinastia e Karagjorgjeviçëve, e cila i kishte ndarë kombet e sunduara prej saj, nga pikëpamja e të drejtave politike, në tri kategori – në serbe (kategorija e parë), në kombet e tjera sllave (kategorija e dytë) edhe në kombe josllave, ku hynin edhe shqiptarët (kategorija e trete)!!! Tito me bashkëpunëtorët e tij shpalosën flamurin e vetëvendosjes së kombeve dhe të barazise së tyre, në fushën e të drejtave politike. Në mbështetje të këtij parimi, të cilin e miratoi AVNOJ-i në vitin 1943, kombet e Jugosllavise fituan të drejtën që në mbarim të luftës të formonin republika të veçanta si pjestare me të drejta të barabarta, në Federatën Socialiste të Jugosllavisë.
Duke u mbështetur në parimin e Kartës se Atlantikut, në Vendimet e AVNOJ-it dhe në kontributin që po jepnin me repartet e tyre partizane në clirimin e Jogusllavise nga okupatori hitlerjan, delegatët komunist dhe nacionalist shqiptar të Kosovës, së bashku me komunistët serbe dhe malazeze vendosën më 1 janar 1944, në Konferencën që u mblodh në Bujan, që në mbarim të luftës në Kosovë të zbatohej parimi i vetëvendosjes. Por shume shpejt doli se premtimet titiste për të drejtat e barabarta të kombeve qenë demagogji.
Në Jajce u vendos që popujt e Jugusllavisë të ndaheshin në kombe dhe në kombësi, nga të cilët vetëm kombet do të kishin të drejt të formonin republikë, kurse kombësit mund të formonin, në raste të veçanta, vetëm krahina autonome në kuadrin e një republike.
Shqiptarët, banor mijëvjeçare të Kosovës historike, me një unitet territorial të pandërprerë, me një varg qytetesh shekollore, me një kultur të lashtë të përbashkët, me një popullsi që vinte në radhën e tret pas serbëve dhe kroatëve, me nje histori të pasur luftreash për pavarësi, i plotësonin të gjitha kushtet për të pasur një republik më vete. Por, nga udheheqësit e rinj jugosllav u konsideruan kombe vetëm gjashtë bashkësi sallave (serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, maqedonët, malazezët) kurse shqiptarët u konsideruan kombësi! Pra u përjashtuan si nga e drejta e vetëvendosje, ashtu edhe nga e drejta për të pasur një republik më vete. Madje, fill pasi mbaroji lufta edhe pasi u kthyen në Shqipëri dy divizionet partizane shqiptare që kishin luftuar në territorin jugosllav kundër forcave gjermane, autoritetet federative të Beogradit dhe nën nxitjen e tyre, në korrikun e vitit 1945 autoritetet serbe të Kosovës e hodhën poshtë Rezolutën e Bujanit.
Përjashtimi i shqiptarëve nga e drejta për të pasur Republikën e tyre ishte një veprim arbitrat. Diskriminimi i tyre binte veçanërisht në sy po të kemi parasysh se malazezët, të cilët ishin, popullsia, gjasht herë më pak dhe maqedonët dy herë më pak se shqptarët, do të formoni republike me vete, kurse shqiptaret jo! Si rrjedhim, pabarezija që ekzistonte në Jugosllavin e paraluftës, ndryshoi vetëm formën, përmasat dhe konponetntet, por për shqiptarët mbeti në fuqi.
Përfshirjen e shqiptarëve në kategorine e kombësive, pra diskriminimin e tyre në fushën e të drejtave kombëtare, udheheqësit e djeshëm të jugosllavis titiste dhe qeveritarët e sotëm nacionalist serb e argumentojne me tezën e vjetër: se shqiptarët e Kosovës nuk jane autoktone por ardhacake, dhe me një teze të re, se ata nuk mund të formojne një republik më vete në federatën jugosllave, mbasi ekziston një shtet shqiptar jashte saj. Si rrjedhim, sipas tyre nuk mund të ekzistojn dy shtete shqiptare në të njëjten kohë. Por të dy tezat e qeveritarëve serbe nuk kan as bazë historike e as mbështetje juridike.
Në këtë vështrim, udhëheqësit e federatës socialiste të jugosllavis kryen një krim politik në kurriz të kombit shqiptar dhe një dhunim politik në kurriz të shtetit serb, meqenëse Kosova historike i qe dhuruar Serbis nga Konferenca e Londrës në vitin 1913.
Aneksimi nga Maqedonia i pjesës së Kosovës jugore, e banuar edhe sod e kësaj dite në shumicën dërmuese nga shqiptarët etnik, është një akt ilegjitim. Nëse arsyetimin e thellojm më tej, qarqet politike serbe, duke pranuar këtë copetim, kanë pranuar se pjesa jugore e Kosovës historike me kryeqytetin e saj Shkupin nuk është tok serbe, siq cilësohet në Vendimin e Londrës 1913. Në fakt ajo nuk është as toke serbe, as tokë maqedone. Me popullsin etnike që ka pjesa jugore e Kosovës historike ose pjesa veriore e Republikës së Maqedonis, ajo është tokë shqiptare.
Pas Luftes së Dytë Botërore, zgjidha e nacionalizmit agresiv sllav e kombinuar me peshën e diktaturës komuniste mbi shqiptarët nën jogusllavi, erdhi vazhdimisht duke u rritur. Të drejtat e tyre kombetare u mohuan. Arsimimi në gjuhën ametare u ndalua edhe gjat periudhës kur marrdhëniet midis Shqipërisë Socialiste dhe Jugosllavis Socialiste ishin më tepër se miqësor. Pas prishjes në vitin 1948, të mardhënjeve midis Tiranës dhe Beogradit, qeveritarët titist me qëllim që ta fashitnin rezistencën shqiptare, kombinuan demagogjinë me territorin.Për ta fashitur rezistencën shqiptare, qeveritarët e Beogradit krijuan në pjesën e aneksuar nga republika e serbisë Krahinen Autonome të Kosovës me një sipërfaqe prej 10.877 kilometra katror dhe me kryeqytet Prishtinën. Në baz të Kushtetutës së par të saj (1953) Krahina e Kosovës u pajis me një autonomi të thjesht. Veq kësaj, jasht krahinës, u lan tri rrethe që shtrihen në verilindje të Kosoves siç janë Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilat etnikisht, historikisht dhe gjeografikisht u shkëputën artificialisht prej saj.
Me shkeptjen e tyre nga Krahina e Kosovës, Beogradi kreu një copetim të mëtejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të vetë Kosovës në veçanti.
Nga ana tjeter, qarqet qeveritare të Beogradit e intensifikuan regjimin policor, të cilin përveq torturave, burgimeve, internimeve me dëshmi të rreme, shpesh her edhe pa gjyq, e shtrinë përsëri në dëbimin në masë të shqiptarëve islam në drejtim të Turqis. Vetëm gjat viteve `50 dhe `60 si pasoj e politikës gjenocidiste serbe u vranë më tepër se 50 mij veta dhe u dëbuan jasht Jugosllavis afërsisht 300 mijë veta.
Megjithatë, ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve nuk u shtyp dhe fryma e rezistencës nuk u fashit. Pas një qerek shekulli martirizimesh, shqiptarët qen të parët ndër kombësit e Federatës jugosllave që publikuan kundër shtypjes nacionale.
Në vitin 1968 shpërtheu në Prishtin demonstrata e fuqishme e shqiptarëve të shtypur, të cilët dolën me kërkesën për t`i dhënë Kosovës (për fat të keq vetëm Kosovës së cunguar) Statusin e Republikes në kuadrin e Federatës jugosllave. Demonstrata e vitit 1968, e cila mund të konsiderohet si krisma e plasaritjes së ndërtesës artificiale jugosllave, paralajmëronte afrimin e furtunës. Masat shtypëse që ndërmori Beogradi e acaruan nga viti në vit situatën.
Për të evituar ballafaqimin e egër, autoritetet jugosllave i dhan krahinës së Kosovës në vitin 1974 një Kushtetut të re. Me këtë Kushtetut Kosova u njoh, si dhe Vojvodina, si Krahin Autonome e Republikës së Serbisë dhe në të njëjten koh si element konstituiv i Federates së Jugosllavise.
Si pasoj e këti vendimi Kosova ishte si dhe gjasht republikat e jugosllavis, Kushtetutën e veqant, organet ekzekutive, Kuvendin Krahinor, Gjykatën Kushtetuse. Ajo kishte përfaqësuesin e saj në Kryesin e Federatës së Jugosllavis, në Këshillin Federativ Ekzekutiv të Jugosllavis. Organet republikane të Serbis nuk mund ta ushtronin pushtetin e tyre mbi Kosovën pa miratimin e Kuvendit Krahinor, të Këshillit Ekzekutiv të saj, të Gjykatës së saj Kushtetuese. Ajo merrte pjesë, nëpërmjet delegatëve të saj në nxjerrjen e ligjeve në Dhomen Republikane dhe në atë të karahinave të Kuvendit Federativ. Pra, Krahina e Kosovës, edhe pse vazhdohej të quhej Krahina Autonome, praktikisht kishte shum tipare të një Republike Federative Jugosllave.
Kushtetuta e vitit 1974 ishte, në krahasim me gjendjen e më parshme një fitore e shqiptarëve në fushën e të drejtave kombëtare, sidomos në fushën e arsimit dhe të kulturës. Por shpejt u pa se ishte e pamjaftueshme. Ajo kishte kufizime. Me të u sanksionua edhe njëherë shkëputja e Krahinës së Kosovës nga trojet e tjera etnike shqiptare në Republikën Federative të Jugosllavis.
Vetë krijimi i një Krahine të cunguar dhe jo i një Republike me një popullsi më të madhe se popullsia e disa Repulikave të tjera të Federatës, legalizoi pabarazin midis shqiptarëve dhe kombeve sllave të saj. Legalizoi të njëjtën koh edhe pabarazin midis shqiptarevë të Karhinës dhe shqiptarëve të Republikave të tjera të Jugosllavis. Si pasoj e këtyre kufizimeve, shqiptarët u trajtuan si qytetar të kategoris së dytë dhe si të till ata u diskriminuan nga ana ekonomike,kulturore dhe kombëtare.
Por edhe pse pati kufizime, qarqet nacionaliste serbe, të cilat ngulën këmbë në mohimin e plot të të drejtave kombëtare të shqiptarëve, mbetën të revoltuar. Rastin për ndërhyrjen e dhanë demonstratat e studentëve shqiptar të Universitetit të Prishtinës, që shpërthyen në pranverën e vitit 1981 me kërkesën e vitit 1968 për kthimin e Kosovës në një Republik në kuadër të Jugosllavis. Nën nxitjen e tyre Beogradi i shtypi manifestimet popullore me anën e tankeve, njësoj si Moska e Budapesti më 1956 dhe në Pragë më 1968. Pavarësisht se u shtypën, demonstratat e vitit 1981 shënuan plasaritjen e mëtejshme të Federatës tashmë të brisht jugosllave. Tronditja që pësoi Beogradi nga rritja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e treguan masat që morri Qeverija Jugosllave pas shtypjes së tyre.
Me ndërhyrjen brutale të armatave serbe u abroguan dalë nga dalë të gjitha institucionet autonomiste të krahinës, derisa në mars të vitit 1989 ato u likuiduan në mënyr arbitrare dhe me dhunë ushtarake krejt Autonomin e Kosovës.
Që nga ai vit, Krahina e Kosovës u kthye në një njësi administrative e Republikës së Serbis dhe nuk ishte më element konstitutiv i federatës. Kushtetuta e vitit 1974 u abrogua në mënyr të njëanshme nga Kuvendi i Serbisë në kundërshtim me vetë Kushtetutën e saj dhe iu inponua me anën e tankeve Kuvendit të Kosovës. Protestat e shqiptarëve të Kosovës u shtypën me gjak.U vendos okupacioni ushtarak serb, i cili u shoqerua me një regjim terrori ushtarako-policor, me burgime, me internime, me vrasje dhe me presion për largimin e rinis nga vendlindja. Objektet e shkollave shqipe u mbyllën , arsimtarët u pushuan nga puna.
Organet qeveritare të Kosovës qëndruan pasive përballe dhunës ushtarake dhe policore të Beogradit. Por përfaqësuesit e popullsis shqiptare të Kosovës, duke u mbështetur në parimin e njohur të së drejtës për vetëvendosje, u mblodhen në Kuvendin e Kaqanikut me 7 shtator 1990, pra kur Federata Socjaliste e Jugosllavisë ende nuk ishte shpërbër. Aty, ata shpallën Republikën e Kosovës, vendosën shkëputjen e saj. Me shpalljen e Republikës së Kosovës, vendosën shkëputjen e saj nga Serbia.
Me shpalljen e Republikes se Kosovës, realizohej një pjesë nga kërkesa që përmbante Rezoluta e Konferences së Bujanit në fillim të vitit 1944, si dhe kërkesa që u shpreh me protesta popullore në vjeshtën e vititi 1968, e cila u përsërit me demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981. Edhe pse Republika e Kosovës nuk kërkoi të përfshinte në gjirin e saj të gjitha trojet etnike shqiptare që vuanin nën zgjedhën e jogusllavis, shpallja e saj në vetëvete shenoi një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Programit madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Për më tepër, ajo shënoi fillimin e shpërbërjes së Jugosllavis Socjaliste.
Fill pas Kuvendit të Kaqanikut, katër nga gjasht republikat e Jugosllavis Socialiste oraganizuan referendume, me të cilat u miratua pavaresia e tyre (Sllovenia në dhjetor 1990, Kroacia në maj 1991, Maqedonia në shtator 1991, Bosnje-Hercegovina në tetor 1991). Në këtë koh edhe Republika e Kosovës e manifestoi aktin e Pavaresis së saj me referendum popullor më 30 shtator 1991. Fill pas Kosovës së cunguar , subjektet politike shqiptare të rajonit të Preshevës, Bujancit dhe Medvegjës dhe asociacionet e tjera më 16 shkurt 1992 ,formuan Kuvendin për shpalljen e Referendumit. Kuvendi i Autonomisë së Kosovës Lindore, dy javë më vonë thërret popullatën në Referendum për t’u deklaruar politikisht se në çfarë bashkësie do të jetojnë në të ardhmen. Organizimi dhe mbajtja me sukses e Referendumit aktualizoi dukshëm çështjen shqiptare të kësaj ane duke ngritur atë në një shkallë më të lartë të internacionalizimit ndërkombëtar.Shprehja e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore përmes Referendumit për “Autonomi politiko-teritoriale me të drejtë bashkimi Kosovës” më 1 dhe 2 mars 1992 paraqet rrugën më të drejtë dhe më të qëndrueshme të zgjidhjes së çështjes qytetare e kombëtare të kësaj pjese të Atdheut të cunguar e të robëruar . Jetësimi i “Autonomisë politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës”, paraqet minimumin e kërkesave të shqiptarëve të rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e drejtë historike dhe etnike për t`u integruar me Kosovën, pjesë përbërëse e së cilës ka qenë gjatë gjith historisë .
Shpërbërja e Republikës Socjaliste Federative të Jugosllavisë, ishte në logjikën e procesit historik. Këtë radhë ideologjia marksiste nuk e shpëtoi Jugosllavinë nga antagonizmat e brendshme nacionale ashtu siç nuk e shpëtoi edhe vëtë Bashkimin Sovjetik. Edhe pse sinjalin e shpërbërjes e dha shembja e Murit të Berlinit, Lëvizja Kombëtare Shqipetare i dha një kontribut të rëndësishëm në gërryerjen e themeleve të saj gjat dhjetëvjeçarëve që paraprinë në shembjen e Murit të Berlinit. Me kontributin e konsiderueshëm që dhan në shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës kishin një të drejt më tepër që t’u njihej Republika e shpallur në Kaçanik.
Por kërkesa legjitime e shqiptarëve as këtë rradh nuk u muar në konsiderat nga faktori ndërkombëtar, më sakt nga Këshilli i Ministrave të Bashkësis Evropiane, i cili shpalli më 16 dhjetor 1991 parimet e rregullimit të problemeve që linden nga shpërberja e Jugosllavis Federative dhe e Bashkimit Sovjetik, në dy dokumente (vijat udhëzuese për njohjen e shteteve të reja në evropën lindore dhe në Bashkimin Sovjetik dhe Deklarata mbi Jugosllavinë, të njohura shkurtimisht me emertimin “Parimet e Badinterit”). Në bazë të këtyre parimeve, me shpërbërjen e Jugosllavise:
a) do te njiheshin si shtete të pavarura vetëm Republikat e saj;
b) nuk do të njihej asnjë ndryshim kufijsh midis Republikave të shkëputura, përveq rasteve kur ndryshimet do të pranoheshin nga të dyja palët, dhe
c) Republikat do ta vazhdonin, edhe pas fitores së pavarësisë, të respektonin të drejtat e minoriteteve ndërkombëtare, fetare dhe linguistike që ndodheshin brenda kufijve të tyre, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me dispozitat e njohura të organizatave ndërkombëtare.
Në bazë të këtyre kritereve Konferenca për Paqe në Jugosllavi nën kryesin e Lordit Carrington, e krijuar nga Këshilli i Ministrave të Bashkësis Evropiane, njohur më 11 janar 1992 vetëm Pavaresin e Republikave të Sllovenisë, Kroacis, Maqedonis, dhe, me rezerv, atë të Bosnje-Hercegovinës, kurse më vonë Republikën Federale të Jugosllavis, e cila u formua midis Republikave të Serbis dhe Malit të Zi më 27 prill 1992.
Veç kësaj Konferenca e konsideroi Republikën Federale të Jugosllavisë si një Shtet të Ri dhe jo si vazhduesen e Republikës Socjaliste Federative të Jugosllavis, tashmë e shpërbërë përfundimisht.

Filed Under: Opinion Tagged With: kosova, Pluripartizmi, trojet amtare

Perkrahni bukuroshen nga Shkodra

May 13, 2014 by dgreca

…Zerina DERVENI e cila konkuron per MISS UNIVERSE CANADA 2014
Zerina DERVENI ka lindur ne Shkoder dhe ka jetuar nje vite.
Me pas ajo se bashku me familje ka shkuar ne Gjermani dhe tani Zerina DERVENI jeton dhe studion ne KANADA.
Zerina DERVENI eshte e gjate 1.78 cm dhe eshte kandidate ne mesin e 20 gocave te MISS UNIVERSE CANADA 2014 ku nata finale eshte me date 24 MAJ 2014.
Zerina ngjan me shume si gocat LATINE eshte e bukur dhe intelegjente.
Bukuroshes nga SHKODRA i nevoitet perkrahja e botes SHQIPTARE ne internet :
PEOPLES CHOICE AWARD
missuniversecanada.ca/vote-for-your-favorite : Zerina DERVENI
Ju mund te votoni 4 here ne dite,vetem duhet te presim cdo 3 ore ne mes te cdo VOTE.

Filed Under: Kulture Tagged With: bukuroshja nga Shkodra, Zerina Derveni

Faton Bislimi hap dritare për Ibrahim Rugovën në botë

May 13, 2014 by dgreca

Nga Xhevat Latifi/
Faton Bislimi, nga Gjilani, studenti i Harvadit që po bënë shkollën e doktoraturës në Kanada, vazhdon të jetë i përkushtuar që të ketë lidhje të forta më vendlindjen.
Pas një varg sukseseve në sferën e këmbimit të përvojave të shkencës me Kosovës, pas dhjetëra studentëve që u mundëson të studiojnë në shtete të ndryshme të botës, Faton Bislimi, ka vendosur të bëjë edhe një shërbim kulturës dhe traditës dhe përfaqësimit të Kosovës në kulturën anglosaksone.
Ibrahim Rugova, filozofia rugoviste dhe karizma politike e presidentit të parë të Kosovës, është studimi i fundit i përmbledhur në një libër që Faton Bislimi, ka bërë punën e studiuesit për të përfaqësuar këtë figurë emblematike në bibliotekat më me renome ndërkombëtare.
Shumë shumë njerëz të rëndomtë, por edhe profesionistë e akademikë të fushave të ndryshe, e sidomos politikanë i referohen Rugovizmit si një mendësi, teori, apo edhe vizion i politik-bërjes jo vetëm nga ana filozofike, por edhe ajo praktike.
“Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, edhe sa ishte gjallë por edhe pas vdekjes, vazhdon të konsiderohet lartë dhe me vlera të pakontestueshme. Dikush e quajti Gandi i Ballkanit, dikush tjetër ‘babai i shtetësisë dhe pavarësisë’ por ka edhe të tjerë që shpeshherë, sidomos në sfondin politik, kanë dhënë kritikat e tyre për lidershipin e Rugovës dhe politikën e udhëhequr nga ai”, thotë Bislimi.
Dhe deri sa në literaturën e shkencave politike, përveç prekjeve sipërfaqësore nëpër artikuj të ndryshëm më shumë gazetaresk e historik, figura e Ibrahim Rugovës dhe mbi të gjitha filozofia e tij politike ka qenë e paktë, për të mos thënë nuk ka ekzistuar, librat, studimet për Rugovën, po dalin të jenë kërkese e kohës.
Profesori gjilanas, ligjërues universiteti në Kanada, Faton Bislimi ka përfunduar një libër akademik në lëmin e shkencave politike me titull “Ibrahim Rugova – Burrë shtetas i Kosovës: Rugovizmi si Teori Politike dhe Roli i tij në Krijimin e Shtetit më të Ri në Evropë.”
Vepra e profesorit Bislimi është studimi më i thuktë në shkenca politike i bërë për jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës. Libri pritet të dal nga shtypi në botim origjinal në anglishtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda javëve në vijim, dhe si i tillë do të jetë libri i pare i këtij lloji që sjellë tek akademikët, politik-bërësit, dhe studentët e shkenca politike anekënd botës figurën dhe filozofinë politike të Presidentit Rugova.
“Jam i lumtur që kjo punë e imja intensive për gati tri vite tanimë është kurorëzuar me botimin e këtij libri. Si shqiptar, unë ndihem krenar që jam lindë e rritë në Kosovë dhe që kam pasur rastin që edhe ta njoh personalisht Presidentin Rugova. Si politikolog, unë e kam ndjerë barrën e përgjegjësisë profesionale që para lexuesit global të sjell figurën e Presidentit Rugova si një politikan, udhëheqës, dhe burrështetas. Ju e dini sa ka disa libra, në shqip kryesisht, që janë bërë për Presidentin Rugova dhe shumica e tyre fokusohen ne mendimet e tij filozofike dhe veprat e tij letrare. Unë jam shërbyer edhe më këto vepra të çmuara si librat e Profesorit Sabri Hamitit, mandej atë të Adnan Merovcit, Kujtim Shalës, e Vehbi Miftarit, ndër të tjera,” thotë profesori Bislimi.
Ndërsa, profesori i Harvardit, Prof. Dr. Joe Stern, punën akademike të Bislimit e quan “analizë të thellë kritike dhe argumentuese që i jep trajtë kuptimplotë një studimi të mirëfilltë akademik.” Prof. Dr. Finn Laursen, nga Dalhousie University në Kanada ku Bislimi ka ligjëruar për disa vite, e vlerëson veprën e fundit të tij si një të arritur akademike me vlera që shkojnë përtej shkencave politike.
“Punimi i Bislimit është unik sepse jep një pasqyrë të vaqantë, të plotë, dhe krahasuese të filozofisë dhe politikës së liderit kyc të Kosovës. Vepra po ashtu trajton me imtësi prej rëre dhe qartësi prej kristali procesin e shtet ndërtimit të Kosovës dhe rolin që rezistenca paqësore ka luajtur në këtë proces, duke u fokusuar edhe në figurën kyçe të kësaj lëvizjeje popullore për shtetësinë e Kosovës, atë te Presidentit Rugova” ka shtuar ne recensionin e tij Profesori Laursen në recensionin e tij për librin e Bislimit.
“Definimi i Rugovizmit si teori politike, shikuar nga perspektiva krahasuese, i jep vendin meritor filozofisë dhe veprimit politik të Presidentit Rugova në literaturën moderne të studimeve të shtet ndërtimit, teorive politike, dhe nacionalizmit. Shumë shkencëtarë politikë nuk e kanë pare Rugovizimin si diçka më shumë së Ghandizmi. Mirëpo, specifikat nën të cilat ka menduar dhe vepruar Presidenti Rugova, përkrahja dhe shpresa që ka ngjallë në popull, si dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, I japin botëkuptim në vetë Rugovizmit si teori politike,” thotë autori i librit.
Ndërkaq profesori Laursen e sheh edhe një vlerë shtesë në librin e Bislimit. Ai ka vlerësuar se “unë jam i bindur që ky tekst do të zë vend nëpër shumë syllabuse të lëndëve të teorive politike nëpër universitete gjithçka nëpër botë si një reference e një teorive interesante të shtet-ndërtimit.”

Filed Under: Kulture Tagged With: dritare për, Faton Bislimi hap, Ibrahim Rugovën, ne bote, Xhevat Latifi

Emërtimet si pjellë e natyrës

May 13, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Autori Tafil Skëndo Caca ka sjell një libër interesantë i cili vlen të hulumutohet për natyrën e problemit që ai mbart.Emërtimet pjellë e natyrës e cila ka si qëllim një studim të hollësishëm për të shqyrtuar prejardhjen e mjaftë prej emrave si dhe vendeve më së shumti në Shqipërinë e jugut dhe më gjerë saj.Është një përpjekje serioze dhe që kërron vëmëndje për punë që ka nisur autori.Kjo është një fushë e gjerë dhe në rradhë të parë kërkon gjykim shkencor që më së miri duhet bërë nga studies të kësaj fushe ,por që në vendin tonë janë mjaftë të rrallë si vet fusha.Autori ka sjell në disa kapituj gjykimet etij për mjaftë nga emrtimet të cilat ai i ak grupuar në 10 kapituj.Vendosja e emërtimeve sipas zhurmave,emërtime sipas ekzistencës së ujit,emërtimet sipa pamjes dhe karakteristikat e terrenit apo vendit.Emërtimet në bazë të klaave ndërtuar në atë territory,emërtimet sipas numrit tre.Roli i pranisë së bimësës në emertimet e vendeve duke vijuar kjo me emërtimet për ekzistencën ekafshëve,njerëzve,mbiemrit etj.Autori ka synuar të rrok një fushë të gjerë të madhe dhe të pafund.Pra ai ai ka synuar të prek fillesën e një rruge shkencore.Është e kuptueshme që dëshira dhe qëllimi ka qenë i madh ashtru si edhe realizmi që sjell autori.Të mos harrojmë se kjo udhë në dukje e thjeshtë është ndoshta më e vëshitra për tu aritur edhe pas kuafikimeve shkencore.Madje edhe debate në këtë udhë kryehet mes autorëve të kësaj fushe për të mos devijuar në udhë të tjera të përngjashme me të.
2.
Ajo që dua të them është perpjekje serioze dhe një dëshirë e madhe për të arritur në një fushe që kërkon shumë disiplinë shkencore.Një autore shqiptare si Nermin Vlora bëri një sprovë të futej në këtë fushë duke sjellë si sintezë të mendimit të saj se shqipja ishte celësi i gjuhëve,gjë për të cilën nuk u vlerësua.Pra autorja pati një sprovë pavarësishtë rezultatit.Nuk mjafton që një libër një botim, të japi rezultat por përfundmin shkencor e sjell dhe e japin konferenca shkencore të këtij profili dhe vendimi i tyre mbasi është debatuar vihet në zbatim që do të thotë quhen të gjitha përfundimet cka sjell një autor për një gjykim të caktuar.
Në këtë kuadër autori ka kërkuar të futet në një fushë e cila në vendin tonë i ka të rrallë shkencëtarët e saj pas vdekjes së cabejt.prof myzafer korkuti kur gërmonim në orikun e lashtë më tha se problemi ishte nuk kemi një gjuhtar për të shqyrtuar mjaft nga toponimet që dalin sot .
3.
Si një botim që vlen të lexohet me interes edhe ky libër duhet parë se ai është shkruar nën mendimet e autorit dhe gjykimit të tij pavarësisht se shkon aty caku shkencor.
Është në natyrën e toponimit,shkruan Ardan Vehbiu që të zërë vend mirë në atë masë që nuk motivohet menjëherë prej folësve; sepse, si rregull, toponimi – dhe emri i përveçëm në përgjithësi – nuk kanë lidhje me karakteristikat e sendit ose të vendit ose të personit të cilit i referohen. Si rregull, sendi vjen së bashku me emrin e vet – p.sh. libri ose djathi. Përkundrazi, emri i përveçëm nënkupton një akt emërtimi, ose pagëzimi. Një vajzë e quajtur Shega nuk ka gjë të përbashkët me shegën si dru frutor; kuptimi i emrit ka të bëjë drejtpërdrejt me arsyet ose motivet e pagëzuesit, jo me kuptimin e fjalës përkatëse.
Se pse janë, bie fjala, huazime sllave, këta emra vendesh, kjo është punë e gjuhëtarëve dhe historianëve që t’i shpjegojnë.
E vërteta është që, sidomos në Shqipërinë e Jugut, toponimet me prejardhje sllave mbizotërojnë. Lexuesi jospecialist mund t’i pikasë këto toponime nga prapashtesat -ovë, -icë, -grad. Shumë prej tyre kanë qenë në përdorim prej më shumë se njëmijë vjetësh.
Dua të them me këtë se, kur analizojmë funksionin social të toponimeve, nuk duhet të ngatërrojmë kuptimin e tyre (ose tërësinë e udhëzimeve për përdorimin e tyre) me motivimin e tyre, ose etimologjinë.
4.
Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëviz¬shëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshme.Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që mo¬rën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrje¬dha¬ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponomisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë.Është në natyrën e toponimit,shkruan Ardan Vehbiu që të zërë vend mirë në atë masë që nuk motivohet menjëherë prej folësve; sepse, si rregull, toponimi – dhe emri i përveçëm në përgjithësi – nuk kanë lidhje me karakteristikat e sendit ose të vendit ose të personit të cilit i referohen.
5.
Klubi i shkrimtareve “Petro Marko” Vlore organizoi promovimin e librit Emertimi pjelle e natyres dhe librave me poezi te autorit nga qyteti Sarandaes Tafil Skendo Cacaj.Promovimin e këtij takim e hapi Myrteza Mara-Kryetar i klubit” Petro Marko” Vlorë i cili trajtoi problemet e poezijnës në botimete Tafil Cacaj.Më pas Gëzim Llojdia foli rreth botimit Emertimi pjelle e natyres. Diskutuan Idajet Jahaj për poezine e autorit.Kujtim Lila recitoi një poezi kushtuar autorit të librit.Faslli Kociaj i dorëzoi autorit një diplomë nderi ne emër të shoqatës Isuf Bushi.Artisti i Popullit Albert Verria duke i dorëzuar diplomën foli për dy librat e autorit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Emërtimet, Gezim Llojdia, si pjellë e natyrës

Një gazetar ndërpret fjalimin e Presidentit Obama, në Kaliforni, gjatë një tubimi elektoral

May 13, 2014 by dgreca

Kërkohet, që SHBA të bëjnë rishikimin e politikës së jashtme të saj ndaj regjimit të dyshimtë të Etiopisë/
Nga BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON D.C: Lajmi i bujshëm se Abebe Gellaw, ka ndërprerë, fundjavën e kaluar presidentin Obama me thirrjen duke kërkuar : “Lirinë e Etiopisë”, u bë lajmi, që qarkullojë botën, si një ngjarje e pazakontë, ku një President amerikan i ndërptitet fjala gjatë fjalimit të tij, nga një emigrantë i huaj.
Ngjarja, e bujshme, e cila ka ndodhur më 9 Maj në San Jose të Kalifornisë – ku Presidenti Barack Obama po merrte pjesë në një fushatë, për rritjen e fondeve financiare – fund-raising për Partinë Demokrate, duke rënë dakord me kërkesën e gazetarit Abebe Gellaw, për të mbështetur lirinë në Etiopi dhe për të ndihmuar, opozitën atje dhe blogerët e e saj për lirë , gazetarët dhe të burgosurit politikë të burgosur nga regjimi tiranik komunist i Etiopisë, zgjoi vëmendje tek publiku amerikanë.
Siç dihet Republika Demokratike Popullore e Etiopisë (PDRE), emri zyrtar i së cilës, i është vënë prej ndryshimeve të mëdha që ndohën në kampin komunistë në botë (1988-1991), është vendosur nga qeveria marksiste leniniste e Mengistu Haile Mariam – ish Partisë së Punëtorëve të Etiopisë (WPE), e njëjtë me PPSH ish Partinë e Punës së Shqipërisë. E cila, ka qenë një regjim Marksistë Leninistë, që në kohën e sundimit të Enver Hoxhës, ka qenë një nga regjimit më të lidhura me qeverinë komuniste të Tiranës, në kuadrin e miqësisë Marksiste Leniniste, me këto partitë.
Ndërpreja, e fjalimit të Presidentit Obama, ndodhi ndërsa ai ishte duke përfunduar fjalimin e tij në një tubim të organizuar nga Komiteti Kombëtar Demokratik në Fairmont Hotel të San Jose – Kaliforni, kur gazetari dhe aktivisti Abebe Gellaw, e ka ndërprerë presidentin dhe e quajti ndërprejen e tij të fjalimit të Presidentit Obama “Si një mbështetje për lirinë në Etiopi”.
Gazetari dhe aktivisti Abebe Gellaw ,e ndërpreu presidentin Obama, me mesazhin e tij me një të ngritur “grushtin lart” në shenjë proteste dhe duke i’ju drejtuar me këto fjalë: “Z. Obama , ne Etiopasit duam Demokraci. Kërkojmë liri për Etiopian , ” tha ai .
Presidenti , i cili ishte duke folur për strategjinë e Demokratëve, në SHBA, për të fituar të dy dhomat Kongresin dhe Senatin në zgjedhjet e ardhshme, të 4 nëntorit , u përgjigj: ” Unë pajtohem me ju edhe pse se pse nuk mund të flasim në këtë tubim për këtë, por mund të flasim më vonë, sepse unë jam këtu për tjetër gjë . Mirëpo, ju dhe unë do të flasim për këtë . “, premtojë Obama.
Por, Abebe, ka vazhduar mesazhin e tij dhe thirri me zë të lartë për ndihmë për të liruar të burgosurit dhe gazetarët . ” Qëndroni me njerëzit e Etiopisë , dhe mos e mbështesni regjimet e tiranisë, regjimet komuniste , ” tha ai, ndërkohë që presidenti u përgjigj përsëri : “Unë pajtohem me ju . ”
” Ne kemi tiraninë në Etiopi , ” tha Abebe dhe shtoi , ” Ne ju duam ju të na ndihmoni! ”
” Kjo është në rregull . Dhe kemi të bëjmë me fjalën e lirë në këtë vend , ” tha Presidenti Obama, përpara se të mbyllë fjalimin e tij .
Në fund të kësaj ngjarje të bujshme, këtij lajmi që qarkulloi botën, gazetari dhe aktivisti Etiopias, Abebe Gellaw, i cili ndërpreu fjalimin e presidentit, Obama, tregojë se ai i ka drejtuar një letër e hapur, e cila i është dorëzuar Presidentit, në fund të ngjarjes .
Ai vuri në dukje se ai donte të marrë mundësi të rrallë për të ngritur zërin e popullit të shtypur Etiopias me anë të kësaj letre, ku simbas tij thuhet:
” Z. Presidenti , si një gazetar në mërgim dhe aktivist lirisë, në vendim tim – jam duke u përpjekur për të ngritur zërin e popullit të shtypur të Etiopisë , unë mund t’ju them se Etiopasit, kanë respekt të vërtetë për këtë vend të madh të lirisë dhe lidershipit tuaj frymëzues , dhe i duan SHBA ” .
” Por kjo dhimbje që na frustron, si mua dhe miliona Etiopasve për të parë se për më shumë se dy dekada Shtetet e Bashkuara, nuk kanë bërë sa duhet, që parandalohet tirania dhe sundimi i këtij regjimi, që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat themelore të SHBA, për lirinë dhe demokracinë, Regjimi i Etiopisë, ka një aleancë të diskutueshme dhe fallso me Frontin Popullor Tigray të Çlirimit , një grup terrorist që ka vazhduar të mashtrojë , masakërojë , burgosur , torturuar dhe zhvendosë Etiopasit e pambrojtur . ”
Sipas letrës së Abebe , letra është parë si një mundësi e rrallë, ajo ishte një tjetër shans për ti treguar Presidentit Obama, se regjimi i Etiopisë, është duke mashturuar SHBA, dhe i vë tiranët në një platformë të profilit të lartë të tillë me vendet që janë vendimmarrësit dhe më të fuqishm në botë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
” Unë jam i lumtur që kam marrë mundësinë për të dorzuar këtë letër, mbasi ne si Etiopias në këtë vend të lirë dhe kampion i demokraciisë, tha gazetari dhe aktivisti Etiopias, Abebe Gellaw i cili ndërpreu fjalimin e presidentit, Obama, duke shtuar se ne duhet vazhdimisht të kërkojmë nga SHBA për rishikimin e politikës së jashtme e saj kundrejt Etiopisë . Kjo ishte edhe zemra e kërkesës sime , “tha ai .

Republika Demokratike Federale e Etiopisë

Në vitin 1994 , mbas një sundimi gjysmë shekullorë marksistë leninistë, një kushtetutë u miratua që çoi vendin në zgjedhjet e para shumëpartiake, të Etiopisë . Në maj të vitit 1998, një mosmarrëveshje kufitare me Eritrea çoi në luftë Etipoian me Eritrean – Një luftë, i cili zgjati deri në qershor të 2000 dhe u kushtoi dy vendeve gati 1 milion dollarë në ditë .Kjo dëmtojë ekonominë Etiopisë dhe Eritera. Politika e Etiopisë zhvillohet në kuadrin e një republike parlamentare federale , ku Kryeministri është kreu i qeverisë . Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Qeveria . Fuqia legjislative federale u është dhënë nga qeveria dhe dy dhomave të parlamentit . Në bazë të nenit 78 të Kushtetutës të vitit 1994 ,gjyqësori është plotësisht i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislatura .
Sipas Indeksit të Demokracisë të publikuar nga Economist Intelligence Unit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, në në fund të vitit 2010 , thuhet se Etiopia, është një ” regjim autoritar ” , duke u renditur në vendin e 118 nga 167 vende ( menumër më të madh për të qenë më pak demokratike ) .
Qeveria e tanishme e Etiopisë, është duke udhëhequr qysh në gusht 1995 nga partia EPRDF . Presidenti i parë ishte Negasso Gidada, nga ish- Partia ” Ethiopian People’s Revolutionary Party (EPRP), që vetëm ndrroi në një gërmë, duke u quajtur Fronti Popullor Etiopian Demokratikë Revolucionarë ( EPRDF ) – njësojë si në Shqipëri, me Partinë e Punës së Shqipërisë(PPSH), e konvertuar edhe ajo me renjen e komunizmit dhe ndryshimet e mëdah që ndodhen në atë kohë në në Partinë Socialiste të Shqipërisë PSSH.
Qeveria e kryesuar nga EPRDF e kryeministrit Meles Zenavi, ka promovuar gjatë qeverisjes së saj një politikë të federalizmit etnike , delegimin me fuqi të konsiderueshme , tek autoritetet rajonale me bazë etnike . Nën qeverinë e tanishme, disa prej lirive themelore , duke përfshirë lirinë e shtypit , janë të kufizuar .
Qytetarët kanë pak akses në media të tjera ngaqë çdo gjë kontrollohet nga rrjetet shtetërore , dhe shumica e gazetave private, janë në luftë me qeverinë dhe vuajnë ngacmimet periodike nga qeveria . Të paktën 18 gazetarë të cilët kishin shkruar artikuj kritike kundër qeverisë u arrestuan pas vitit 2005 në zgjedhjet, me akuza për genocid dhe tradhëti . Qeveria përdor ligjet e shtypit që rregullojnë shpifjen për të frikësuar gazetarët të cilët janë kritikë ndaj politikave të tij .

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT