• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2014

KËTË HERË PËRKUJTIMI FILLOI NGA PRISHTINA, KU NJË RRUGË MORI EMRIN ”ÇAMËRIA”

July 2, 2014 by dgreca

E veçanta e Javës së Kulturës Çame 23-28 Qershor 2014/
Nga Arben LLALLA/
Me rastin e 70 vjetorit të Gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria sivjet ky manifestim ishte më ndryshe se herët e tjera sepse e filloj rrugëtimin e tij më 23 qershor nga Prishtina ku njëra nga rrugët kryesore të saj mori emrin ÇAMËRIA. Në emërtimin e njërës prej rrugëve në Prishtinë me emrin Çamëria ishin të pranishëm të pestë deputetët e partisë PDIU, kryetari Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Aqif Rakipi dhe Omer Mamo si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetari i Lëvizjes Vetvendosjes, deputeti Albin Kurti etj. Pas këtij aktiviteti karvani i Javës së Kulturës Çame udhëtojë për në Tiranë ku në mbrëmje kryetari i shtetit Bujar Nishani dekoroj dy figura të njohura çame Abedin Dinon pas vdekjes ju dha dekorata “Nderi i Kombit” dhe historianin Ibrahim hoxhën “Naim Frashëri”. Më 24 qershor u hap ekspozita për kulturën çame. Në këtë aktivitet për herë të parë ishin të pranishëm drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar si kryeministri Edi Rama, kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Meidiu, Ministri i Shtetit për Çështje Vendor, Bledi Çuçi, Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, deputetët Paloka, Doda, Kruja, Frroku etj.
Më tej aktivitetet për Javën e Kulturës Çame vazhduan me promovimet e dy librave “Epiri i Jugut, Çamëria” i hartuar nga një grup profesorësh ndër më të mirët në vend si dhe shoqata “Hafiz Ibrahim Dalliu” promovoi librin mbi veprën dhe jetën e shqiptarit nga Ninati i Çamërisë, Hoxhë Hasan Tahsinit.
Më 27 qershor në bulevardin Dëshmorët e Kombit u mbajt tubimi qendror ku fjalën e morën kryetari i PDIU, deputetët Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi, Orem Mamo, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini si dhe kryetari i Lëvizjes Vetvendosjes Albin Kurti i ardhur enkas për këtë aktivitet, kryetari i shoqatës Çamëria, Ardian Tana, kryetari i shoqatës Çamëria në Izmir, Izet Shimshek.
. Mbrëmja vazhdoj me këngë dhe valle çame deri në mesnatë.
Java e Kulturës Çame përfundoj me vendosjen e kurorave me lule në Kllogjer të Konispolit, aty ku gjendet varret e rreth 2.500 çamëve që vdiqën gjatë rrugës për në Shqipëri pasi forcat greke të Napolon Servës i përzunë me dhunë nga trojet e tyre. Në këtë ceremoni përkujtimore u vunë kurora me lule dhe u mbajtën fjalime nga deputetët e PDIU, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo, kryetari i shoqatës Çamëria, Ardian Tana si dhe kryetari i shoqatës Çamëria në Izmir, Izet Shimshek. Aktiviteti përfundoj me një koncert madhështor në qytetin e Sarandës.
Java e Kulturës Çame me rastin e 70 vjetorit të Gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria këtë herë kishte shumë gjëra të veçanta dhe të rëndësishme ku u për herë të parë jashtë shtetit shqiptar u vendoset emri një rruge me emrin Çamëria në Prishtinë, për herë të parë në një aktivitet të tillë morri pjesë kryeministri i Shqipërisë dhe shumë drejtues të shtetit, gjë që i jep rëndësi të veçante kësaj çështje kombëtare e cila pikon ende gjak. Një tjetër veçanti ishte pjesëmarrja e çamëve nga Izmiri të cilët janë përzënë nga Çamëria në vitet 1920, dhe pas shumë vitesh ata u takuan me të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët u përzunë në vitin 1944. Isha dëshmitar i takimeve të njerëzve të një familje që nuk njiheshin, nuk ishin takuar kurrë, lot dhe mallëngjime, burrat qanin si fëmijë, kjo ngjarje ishte sa prekëse dhe tragjike. Kështu, për një javë u përkujtua 70 vjetori i Gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria.

Filed Under: ESSE Tagged With: arben llalla, java came

KUJTESË PËR HASHIM THAÇIN

July 2, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Sapo Koalicioni LDK-AAK-NISMA bashkë me VV shprehu qartë pozicionin e vet – nga një segment ekstremist brenda PDK-së – ka filluar një agresion i hapur me kërcënime. Them brenda PDK-së. Sepse në emër të tyre kërcënojnë.
Nga ana tjetër, një segment ekstremist që mban krahun e Fatmir Sejdiut dhe klanit të Llapit, klan që ka bashkëqeverisur me Hashim Thaçin, që kanë qenë e mbetur probatina pushteti e prosperiteti, kështu thuhet në Kosovë, ka nxjerrë kokën me sulme kundër Isa Mustafës. Ata Isa Mustafën e kishin pasë aty gjithmonë, por janë kujtuar pikërisht tash, kur kanë pësuar një grusht turinjve nga rezultatet e zgjedhjeve.
Niveli i sulmeve është shumë i ulët, nga njerëz shumë të ulët dhe që nuk ia prishin drejtimin e tymit as Koalicionit dhe as Isës, veç Hashim Thaçit.
Pra dëmtojnë Hashim Thaçin. Prandaj këtë shkrim po e shkruaj si një kujtesë për të, pa asnjë dashakeqësi, si analiste.
Qeverisja shtatëvjeçare e Thaçit ka koinciduar me kosto të hidhur për shumë politikanë të Kosovës, kundërshtarë politikë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Thaçit. Përmendim këtu Haradinajn dhe Limajn, të cilët, pas një procesi të gjatë gjyqësor, kanë dalë të pafajshëm si nga Gjykata e Hagës ashtu edhe nga drejtësia në Kosovë.
Ndërkohë të tjerë bashkëpunëtorë të Thaçit, të enturazhit të tij më të ngushtë gjenden sot prapa hekurave, me akuza të rënda dhe ata logjikisht do të duan me çdo kusht që Hashim Thaçi të jetë kryeministër i Kosovës, të paktën edhe për një mandat të tretë.
Por kjo dëshirë e tyre është një impossible mission për Hashim Thaçin, sepse rezultati i zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet.
Çfarë i mbetet Thaçit?
Të gëzojë rolin si lider i opozitës dhe ta luajë këtë rol në mënyrë sa më fair.
Thaçi nuk mund të ketë një mandat të tretë, por ai ka qenë kryeministër i Kosovës për dy mandate shumë të rëndësishme. Është kryeministër i Pavarësisë të Kosovës. Dhe për këtë do të mbetet në histori.
Thaçi ka imituar Ibrahim Rugovën në raport me SHBA, në formë, sepse natyrisht si format janë larg, por prapë është diçka shumë pozitive.
Ndërkohë Kosova ka mbetur si një Lager në zemër të Evropës. Kosova ish-viktimë e një konflikti – tani penalizohet dhe është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon liberalizimin e vizave, me një varfëri drastike dhe papunësi që shkon në 70%, ndërsa korrupsioni nga keqqeverisja e ka bërë Kosovën të jetë në top listat e statistikave të organizmave ndërkombëtare. Po ashtu njohja e Kosovës nga bota është stopuar që në fillimshkurtin që shkoi. Këtë vit Kosovën deri tash e kanë njohur vetëm dy shtete, ndërsa më 2013 vetëm shtatë syresh. Pra Kosova ka ecur me hapa as të breshkës.
Në këtu kushte, Hashim Thaçi nuk mund të imponohet me asnjë sukese për një mandat të tretë. Ai duhet të dalë sa më shpejt publikisht e të distancohet nga vala e kërcënimeve që lëshohen në emër të tij.
Kundërshtarët politikë dhe ish-bashkpunëtorët e Thaçit që tashmë janë pjesë e Aleancës së shumicës pas eksperiencave të tyre me drejtësinë, ata tani detyrimisht duhet të jenë kthyer në bodyguardë të standardeve demokratike. Sepse nuk ia lejojnë vetes të kthehen atje ku kanë qenë. Aq më tepër kur tash janë fitues.
Në këtë kontekst Thaçi ka mbetur zbuluar për çdo akt dhune që segmente të ndryshme paralajmërojnë kur ai do të kalojë në opozitë. Sepse do t’i kthehet në boomerang vetë Hashim Thaçit.
Edhe sikur në Kushtetutën e Kosovës të kishte hapësira ligjore, për ta çuar vendin në zgjedhje të reja, Thaçi nuk do të kishte asnjë shans – përkundrazi, nëse Kosova do të kalonte në zgjedhje të reja, pikërisht aty Thaçi do të merrte goditjen përfundimtare, sepse humbja do të ishte shterruese për të, çka do ta detyronte të jepte dorëheqjen nga kreu i PDK-së.
Por s’ka arsye që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, dhe kjo tingëllon si fatmirësi për Hashim Thaçin, i cili duhet të startojë punën për të përmirësuar sa më shpejt imazhin e tij nga përshtypja skandaloze që ka shkaktuar libri i Veton Surroit dhe sidomos nga pakënaqësitë e atyre që votuan kundër tij në zgjedhjet e 8 qershorit.
Nga pozita shumë komode, ai duhet të mos e vonojë më legjitimimin e institucioneve të reja të Kosovës, sikur bëri Presidentja me kërkesa infantile Gjykatës Kushtetuese, kur Kushtetuta e Kosovës flet në mënyrën eksplicite.
Sepse të gjitha vonesat e shkaktuara nga kapriçiot e Thaçit kanë kosto për popullin e Kosovës, i cili ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe energjike, për t’u ringjallur sa më shpejt. Kosova i ka të gjitha burimet natyrore, njerëzore dhe institucionale për t’u integruar sa më shpejt në kontinentin europian, atje ku jetojmë dhe vazhdojmë të mbetemi të ekskomunikuar për faj të politikanëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Kujtese, PËR HASHIM, THAÇIN

Zeqir Berisha, “njeriu Flamur”

July 2, 2014 by dgreca

Zeqir Berisha ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti Joe Geary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unëdo të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.”
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Katër Korriku është të premten dhe në të gjithë Amerikën kemi për të parë ritualet e përvitëshme të festimit të amerikanëve të cilat kan për të nisur premten në mëngjes. Për disa, amerikan kjo është një festë që kan dëshirë vetëm t’a shijojnë me mënyrat që ata kan zgjedhur. Për të tjerët, kjo është një datë që i “obligon” të dalin në rrugë për të festuar me mënyrën e tij që tërheq edhe vëmendjen e qytetarëve të tjerë.
Dita e Pavarësisë është e lidhur si zakonisht me hedhjen e qiellin e Edorados të miljona tonaletave fishekzjarre, qindra paradave, miliona organizimeve shplodhëse nëpër parqe, paradave të karnavaleve, panaireve, pikniqe, koncerte, lojërave të ndryshme sportive, bashkime familjare në plazhe, liqene, vizita turistike, fjalime politike dhe ceremonitë me ngjarje nga më të ndryshmet të gjitha në vende publike dhe private. Njëri prej tyre, i cili është i dalluar për mënyrën e të festuarit festat Amerikane, dhe ka tërhequr vëmndjen e publikut amerikan dhe gazetarëve amerikan – është pikërishtë një emigrant shqiptar nga Kosova, Zeqir Berisha, quhet. I cili, tashmë është bër protogonistë i disa nga festat e tri ngjyrave – kuq, bardh -blu. Ose, i disa protestave me motive kombëtare …. Simbas, shtypit lokal thuhet se :”Në gati çdo 4 Korrik, për më shumë se 4 dekada, Berisha, ka qëndruar në sheshet e rrugëve, në New Haven, Waterbury, New York dhe Washington i veshur me një kosutm sportiv me të gjitha ngjyrat dhe simbolet e flamurit Amerikan – duke valëvitur një flamur të madh Amerikan – duke vallëzuar, e tërhequr vëmendjen e amerikanë në njgyrat e tyre kombëtare të kuqe, të bardhë dhe blu. Pra, duke i ftuar edhe ata të marrin pjesë në festë – edhe fituar admirimin e shumicës së njerëzve
Një gazete lokale, më e lexuara në Waterbury, shkruante vite më parë :se” Zeqir – ose “Ziggy” si ai është i njohur “affectionately” prej atyre që tashmë e njofin mirë atë – nuk është i arsimuar – por, është veçanërisht elokuent. Një herë, flet me theksin e tij të trashë ballkans dhe më pas me një anglishte të papërsosur, që të bënë shumë të vështirë për të kuptuar atë”. Megjithatë, shkruan gazeta “The Republican-American”, ai është një njeri që flet të vërteta të thjeshta pa lustrim rreth tmerreve, që ka parë në të kaluarën e tij në Kosovë, gjatë sundimit sllavo – komunist dhe tani shpreh kudo dashurinë e tij për Amerikën.
Në fytyrë, në veshje, në sjelljen e tij, në të folur, “kokë e këmbë” ai kullon patriotizmin e tij amerikan: këmishë, pantallona e tij dhe një mantel i palosur tek xhepi i xhaketës, janë të shtypura me simbolet e flamurit amerikane. Makina e tij është zbukrurua me simbolet patriotike amerikane, në të kuqe, të bardhë dhe blu dhe është e stolisur me stickers në parakolp të cilat deklarojnë mbështetjen për ushtarët amerikanë kudo që ata luftojnë.
Për Zeqirin thuhet se pasi kreu në ish-Jugosllavi shërbimin e detyruar në ushtri për dy vjet, Berisha u arratisë duke kërkuar azil politik në fillim në vitin 1964 në Austri, dhe duke lënë familjen e tij pas në Kosovë. Disa vjet më vonë, në moshën 27 vjeçare, Berisha, pati aplikuar për një kartë jeshile dhe erdhi në Amerikë. Ai ka punuar në punët më të vështira duke filluar prej nga larja e enëve nëpër kuzhina, dhe ka punuar në fabrika. Ai vendos në Waterbury, ku jetonte një komunitet i vjetër shqiptarësh, aty ku u takua me një vajzë, e cila tani është gruaja e tij dhe kan fëmijë, së bashku, natyrishtë, të rritur tani.
Duke punuar në ndërtim pjesën më të madhe të jetës së tij, Berisha nuk është një njeri i pasur. Por disi, ai ndjen një lidhje me një vend që ai ka lindur dhe më një vend ku ai jeton tanio. Kjo lidhje është mjaft e fortë në mënyrë që ai është i sigurtë se do të mbaj gjithmonë flamurin amerikan pranë atij të kuq e zi.
Zeqir Berisha, Zeqir – ose “Ziggy” si ai është i njohur ” këtu në Kenektikët – Connecticut ka emigrante nga Kosova, dhe ka dy fëmijë që kan shërbyer si marinsa në ushtrinë Amerikane.
Zeqir Berisha, i njohur më së mirë në qytetin Waterbury si “Ziggy”, ka qenë i pranishëm në çdo festim në këtë qytet për të nderuar pavarësinë e Kosovës, Berisha ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti Joe Geary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unë do të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.”
Ai ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të luftës kundra terrorismit në Irak dhe Afganistan në kohën e administratës së Presidentit Bush, dhe përkrahjes dhe mbështetjes amerikane për Kosovën. “Këtë vend e ka parë Zoti – është vend i bekuar” therriste ai më të madhe, në mes të turmave së protestuseve, një dekadë më parë, të cilët, kish dalë të mbeshtetnin athëhere presidentin Bush kur SHBA sulmuan Irakun dhe rrëzuan Sadam Huseinin .
“Çdo të mirë e kam parë nga ky vend – unë dhe gruaja ime “, thërriste ai ndërsa gazetarët i ndiqnin veprimet e tija në atë protestë, 11 vjetë më parë. Ai u tregonte gazetarve se kur ishte nën “Ish Jugosllavi” e cila nuk egzistone më, pasi ajo u shkërmoq, atij çdo gjë i ishte mohuar, dhe se ka jetuar nën frikën dhe presekucionin policor, vetëm e vetëm se ai ishte shqiptarë. Çka dhe e detyrojë atë dhe familjen e tij të emigrojë – vjet më parë, në SHBA-së.
Mirëpo, mund të thuhet se ky nuk është rasti i parë, që shqiptarët të tregohen se kanë një dashuri të madhe për Amerikën, dhe se janë populli më pro amerikanë i botës. Siç është shprehur dhe ish Presidenti i Kosovës Rugova : “….. në miqësi të përhershme me SHBA-të”.
Një gazetari i huaj i akredituar në Departamentin Amerikan të Shtetit, thuhet se i ka thënë, zëdhënsit të shtetit Amerikan se SHBA-së i konsiderojnë: “Shqiptarët, si ‘populli i zgjedhur‘ i SHBA-së.” Ndërsa, pro amerikanizmin e popullit shqiptarë, e ka shprehur edhe vetë Presidenti Bush, senatorë, kongresmen dhe zyrtarë të lart amerikan.
Me 8 janar 1918, Presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson, publikoi një deklaratë mbi qëllimet e Luftës, e përbërë prej 14 pikash. Deklarata e Presidentit amerikan u dha kurajo mbarë patriotëve shqiptarë në Amerikë të : “Thërrisni rroftë Amerika / Madhëria e Tij Wilsoni / Me katërmëdhjetë pika / I thotë Evropës ndaloni”, do shkruante rilindasi i madh Fan Noli në ato vite.

Filed Under: Komunitet Tagged With: “njeriu Flamur”, Zeqir Berisha

Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike

July 2, 2014 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA/
1.Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Dhjetra lokalitete arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës janëtë fokusuara në një guid të Kosovës e cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin, por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ka brendia nëntoka e mbitoka e saj dhe krejt toka e Kosovës.
2.Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që mbanë nëntoka e Kosovës, ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës/Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjik,e që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.
3.
Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjetë para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.
Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë.
4.
Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.
Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujësore.
5.
Piktura shkëmbore e Vlashnjes, Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.
Prof Dr Muzafer Korkuti :Piktura shkëmbore e Vlashnjes, Në kuadrin e projektit të përbashkët midis Institutit Arkeologjik Tiranë e Institutit Arkeologjik Prishtinë, gjatë tri viteve të fundit po bëhen gërmime me karakter shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Vlashnjës, që ndodhet 6 km në perëndim të Prizrenit (Kosovë). Drejtuesit e projektit, A.Bunguri e Sh.Gashi, më krijuan mundësinë për të parë pikturën dhe më vunë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm grafik e fotografik për pikturën shkëmboretë Vlashnjës.Piktura e Vlashnjës ndodhet 1,5 km në perëndim të vendbanimit, pranë vendit ku lumi i Prizrenit bashkohet me Drinin e Bardhë. Në një lartësi rreth 30 metra nga niveli i lumit, mbaron pyllime shkurre e lartësohen tri masive shkëmbore, të cilat me kontrastin që krijojnë me ambientin kanë një bukuri të veçantë. Pikërisht në strehën që formon njëri nga masivet shkëmbore, mendja dhe dora e njeriut neolitik ka ngulitur në faqen e shkëmbit pjesë të botës mistiko-religjioze të jetës së tyre. Piktura është realizuar në tri plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal (në tavan). Faqja e shkëmbit është në formë brezash-pllakash, gjë që ka kushtëzuar edhe realizimin e pikturës në tri pjesë në një sipërfaqe prej 16 m². Në tavanin e strehës janë vizatuar 8 spirale të bëra me vija të trasha me bojë të kuqe okër. Katër spiralet e para janë vendosur në grup në një distancë 20-40 cm larg nga njëra tjetra. Spiralet që janë ruajtur të plota e kanë diametrin maksimal 34 cm. Në të djathtë të grupit të parë, me largësi 70 cm është vizatuar një spirale dyshe, me diametrin e madh 80 cm dhe të voglin 37 cm. Në planin e parë (vertikal), në një sipërfaqe prej2,10m x 0,50m, janë vizatuar një kaproll dhe dy spirale. Kaprolli është dhënë në profil, në gjendje qetësie me bojë uniforme që mbulon gjithë trupin. Figura ka përmasat 30 x 28 cm. Në planin e tretë, pjesa më e poshtme e faqes së shkëmbit, në një sipërfaqe prej 2m², është vizatuar
me një spirale dyshe që nga përmasat është më e madhja, me diametër
maksimal 78cm dhe diametër minimal 38cm.Trashësia e vijave të spirales
është 2,5-3cm.Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë sipërfaqen e përshtatshme për pikturim, e të përsëritur në 12 raste. Spiralet janë teke dhe në dy raste janë spirale të tipit gjyslykore.. Në pikturën e Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e një dreri, kulti i të cilit
është i pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e
Zhlijebit (Bosnjë).Piktura e Vlashnjës është vepër e banorëve prehistorikë të këtij vendbanimi
6.
Disa lokalitete nolitike.Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.
Lokaliteti neolitik i Runikut.Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajtdhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës
Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit.Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër.Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afërstacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuargjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykërrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth.Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si Vinça C.
Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë.Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese.Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile Tjerrtorja,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes.Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik.
Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve.
Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes.
Matëriali bazuar në të dhëna të Dr.Prof M.Korkuti si dhe autorëve nga Kosova si : Edi Shukriu, Dr. Jusuf Osmani dhe Guidë arkeologjike e Kosovës.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, neoliti, popullsia e Kosoves

LASGUSHI DHE MIGJENI:DUALITETI QE NA JEP THELBIN E EROTIKES NE LETRAT SHQIP

July 2, 2014 by dgreca

Nga Anastas Kapurani- Athine/
Pranëvënia nuk u ka pëlqyer asnjëherë të mëdhenjëve në art. Asnjëri prej tyre nuk ka thënë gjermë sot: “ Unë i ngjaj këtij apo atij.” Pse kjo bezdi gati “patologjike” ndaj pranëvënies? Edhe pse mund të shfaqet në shumë pamje, kur vjen puna te të mëdhenjtë, pranëvënia mblidhet kryesisht në një pikë themelore. Dhe pastaj ajo që vjen në dritë nuk ka asgjë patologjike. Pranëvënia mund të jetë shumë gjëra. Por ajo është para së gjithash një gjë: kufi, limit, kufizim. I kujt? I lirisë. Dhe për ta liria është gjithçka.
Po ndaj studiuesit, si është shfaqur pranëvënia? Edhe mes tyre marrëdhënia nuk ngjan të jetë e lumtur. Pasi ndaj studiuesit pranëvënia e vërtetë është shfaqur përherë në esencë vetëm kështu: ajo vjen duke u larguar. Pranëvenia e vërtetë është afri me largësi brenda. Kështu shfaqet horizonti. Dhe pranëvenia e vërtetë e tillë është në thelb: dritë udhërrëfyese, vizion, horizont. Por horizonti nuk lidhet. Pranëvenia pikërisht këtë të vështirë rreh të bëjë: të mbledhë, të mbajë bashkë atë që nga natyra s’mblidhet dot, atë që na shfaqet ndërsa humb, atë që na qaset ndërsa largohet. Kjo shpjegon vështirësitë e kërkimit komparativist në fushë të letrave. Edhe pse me traditë të gjatë, komparativizmi nuk ka veçse një grusht punësh me vlerë.
Këto të vështira të pranëvenies në rastin tonë janë mbase më të vështira. Ndaj pranëvenia është në elementin e saj dhe mund të na shfaq gjithë të papriturat e saj. Kjo pasi dy të mëdhenjtë e letrave tona që ne duam të mbajmë bashkë, pasi kush-e-di kështu bashkë mund të na rrëfehen më mirë, pra: Lasgushi dhe Migjeni – duket se janë marrë vesh të na shfaqen vetëm me një kusht të mbrapshtë: o njeri o tjetri, por asnjëherë të dy bashkë.
Po të perifrazojmë një mendim me vlerë të Ismail Kadaresë do të thoshim se ata kanë ndarë mes tyre Tokën dhe Qiellin dhe ngjajnë të “lumtur” me shortin e tyre. Të lumtur mbase jo, pasi vetëm ata e dinë ç’do të thotë të mbretërosh i vetëm mbi tokë apo të mbretërosh i vetëm në qiell.Pasi toka është tokë vetëm se ka qiellin mbi krye. Qielli po ashtu është qiell vetëm se ka tokën poshtë tij. Pastaj – dhe kjo është kryesore – edhe toka edhe qielli janë të njeriut. Njeriu kështu shfaqet: mbi tokë dhe nën qiell.Tërë jetën e tij njeriu kështu ngrihet, përpiqet të përshkojë këtë midis të përrallshëm që shtrihet mes tokës dhe qiellit, të mësojë të papriturat e shumta të këtij rrugëtimi të pambaruar.Pastaj shfaqet Poeti dhe i bëhet krah njeriut në këtë ndërmarrje të vështirë.Pse, çfarë bën poeti i vërtetë? Pikërisht këtë: mbledh dritën e këtij midisi të përrallshëm në fjalën e tij. Fjala e tij është masa e vërtetë e dritës që na vjen nga kjo çudi e jetës së njeriut, thotë Heidegger.
Kjo lidhje e pandashme, edhe pse e mbuluar – madje do të thoshim mbase më shumë për këtë: që shfaqet e mbuluar, ky sulm i brendshëm i tokës dhe i qiellit ndaj njeri tjetrit, çfarë na thotë? Një të vërtetë të rëndë. Që Lasgushi e Migjeni, edhe pse në të parë nuk ngjajnë të pyesin për sho-shoqin – madje do të thoshim më shumë për këtë: që shfaqen aq të ndarë, në esencë janë përherë në kërkim të sho-shoqit. Kjo rendje e njerit ndaj tjetrit shfaqet kështu me tërë peshën e krisjes ndriçonjëse, të asaj të çare që hap udhë në të errtit e thellë kah të vërtetave pus të thella që rrinë fshehur si shkëmbinj të rëndë në themelet e letërsisë të një vendi. Nuk është se e “çara” është vetëm e njerit. Eshtë edhe e njerit edhe e tjetrit. Ajo shenon fjalën e tyre. Dhe më gjerë: energjia dhe drita e kësaj të “çare” mban lidhur tërë universin e tyre. Pastaj, për peshën që ka universi i çdonjerit prej tyre, nuk është e tepërt të thuhet që prej këtej, ky tipar i qenësishëm i fjalës së tyre arrin të ndikojë ndjeshëm mbarë poetikën e letrave shqip.
Kjo e “çarë” që mban lidhur Lasgushin me Migjenin është vendi ku mbështetet pranëvenia që bëjmë. Shpjegohet kështu sjellja jonë ndaj pranëvenies. Nuk është se vajtëm ne te pranevenia për t’i bërë ballë kësaj lidhje në të tëra ndryshe. Ndodh tjetra: vjen pranëvenia te ne, shfaqet ajo për të sjellë në dritë të “çarën”. Dhe pranëvenia shfaqet e kompletuar në trupin e saj të mjegullt: me të dy anët e saj që synojnë pareshtur njera tjetrën dhe me nyjen e përrallshme në mes, atë nyjë që është streha ku rreh i pagjumë vetë shpirti i “çarjes”.
më mirë se çdo fjalë tjetër të tëra të vështirat e Si e ka emrin kjo nyje apo më saktë ky shkëmb i rëndë që rri në mes të dy anëve, ky shkëmb që ndan për të mbajtur bashkë më mirë? Prenëvenia jonë i thotë vështirshëm kështu: eros apo erotikë.
Eshtë fjala që mbase mbledh pranëvenies që përmendëm më sipër. Ato të vështira dhe ndoshta edhe më shumë. Pasi tani mund fare mirë të pyetet: Erotika të jetë çudia që mban bashkë Lasgushin me Migjenin? Pastaj të jetë kjo Erotikë e trazuar streha e përrallshme e takimit të tyre në dukje të pamundur, por që energjia e llahtarshme që vjen thellë honit të fjalës së tyre të mençur i hedh ata pa mëshirë në krah të sho-shoqit? Dhe më në fund, a mund kjo Erotikë të bart në trupin e saj jo gjë tjetër por të “çarën” që na çon drejt e në thelbin e Erotikës në letrat shqip?
Erosi apo Erotika na del kështu përpara me tërë peshën e frikshme të një demoni të vërtetë. Fjala të tremb ngaqë mund të ndriçojë aq shumë. Ndaj nuk ka të ikur nga kjo pyetje: Erosi, çfarë është në esencën e tij? Na duket se jemi më se të familiarizuar me këtë fjalë. E kemi thuajse përditë rrotull nesh dhe nga kjo fjala ngjan e “shurdhuar”. Mbase Erosi ndërkohë na i tha gjithë ç’kish për të na thënë. Po të shtojmë këtu trysninë vrastare që ushtron mbi të çdo ditë fjala tjetër – aq e afërt si natyrë me të – pra Seksi, pamja bëhet e plotë. Tani seksi është kthyer në një Negativitet ndryshe në marrëdhenie me Erosin. I çliruar ligsht, seksi tani është përbindshi i rrugës së madhe që qytetërimi modern e ka të vështirë ta mbledhë një ditë. Shkurt, si fjalë Erosi ngjan i zbrazur, krejt i çmitizuar, i pa-mister.
Dhe megjithatë kjo është vetëm dukja, ajo që shihet në të parë. Pasi thellë-thellë Erosi i vërtetë është gjithmonë ai i pari, energjia dhe drita zbulonjëse e një demoni të frikshëm. Kur fjala plekset aq ngushtë me qenien e demonit përgjigjen e natyrës së saj nuk e gjejmë dot rrotull nesh. Si pa kuptuar, ndërkohë jemi venë në kërkim të saj larg, tepër larg. Dhe atëherë shikojmë që Erosi hyn në radhën e atyre pak fjalëve parësore që mbajnë më këmbë vetë qytetërimin evropian dhe ndriçojnë rrënjët e gjithë mendimit perëndimor. Duke u marrë me estetikën e vështirë të Niçes doemos Heidegger-it iu desh të shkonte larg e të pyeste vetë Platonin. Dhe në bisedë me Platonin ai vuri re një gjë të madhe që më parë ish e mbuluar. Heidegger pikasi që Platoni pyetjen e vështirë të së Bukurës nuk e ngre as thjesht në kontekstin e artit në përgjithësi dhe as thjesht në kontekstin e së Vërtetës, edhe pse e Bukura është pazgjidhshmërisht e lidhur edhe me njerin edhe me tjetrën. Platoni pyet për të Bukurën brenda kontekstit dhe i udhëhequr përherë nga pyetja udhërrefyese e filozofisë, ajo pyetje që mbetet edhe sot e gjithë ditën pyetja e parë e mendimit evropian dhe që Aristoteli e formuloi thjesht e shkoqur për të gjitha kohët kështu: τι το ον? (çfarë është qenia?)
Duke mbetur një jetë të tërë në hullinë e kësaj pyetje raskapitëse, Platoni mblodhi dritën që pa aty dhe një ditë bëri pohimin e tij madhor që mban më këmbë tërë vizionin e tij: “Fryma e njeriut, ndërsa shfaqet vetiu, i ka këqyrur (viewed) ndërkohë qeniet e tjera në Qenien (Being) e tyre; përndryshe do ta kishte të pamundur të hynte brenda një forme të tillë jete.” (Plato. Phaedrus. Cituar në: Martin Heidegger. Nietzsche, Book One.New York: HarperCollins,1991, p 192; botimi anglisht, përkthimi im.) Në pak fjalë, çfarë mësojmë këtu? Që njeriu kështu është nga natyra: i pajisur me dritën, me pikëvështrimin mbi Qenien (“view upon Being”). Së këtejmi nuk ish për Platonin veçse një hap për të na dhënë thelbin e Erosit që kërkojmë. Në se njeriu çlirohet ai çlirohet në radhë të parë kah Qenies. Kjo marrëdhenie çlironjëse parësore e nxjerr njeriun jashtë vetes. Kjo ngjitje (elevation) përtej vetes dhe kjo tërheqje prej vetiu ndaj vetë Qenies është në esencë ajo që i themi Eros. Duke u ngjitur nëpër këtë udhë kërkimi Platoni s’ish veçse një hap larg thelbit të së Bukurës. Ai pikasi që e Bukura është një kategori e ndarë. Ajo edhe u hap udhë edhe të rrëmben brenda pamjesh të befta shqisore me dritën e saj rrezëllitëse por edhe ngrihet pafundsisht kah Qenies. Shkurt, është edhe magjepsëse edhe çlironjëse. Çfarë na thotë kjo? Që në esencë e Bukura është erotike, ka energjinë dhe dritën çlironjëse të Erosit. Po e Vërteta çfarë bën në esencën e saj? – pyet më tej Platoni. Dhe përgjigjet: na zbulon Qenien. Atëherë, vëren ai, edhe e Bukura edhe e Vërteta janë një në natyrën e tyre. Ato edhe hapin udhë kah Qenies edhe e mbajnë këtë udhë të hapur. Kështu krijohet shtrati i njësuar që mban më këmbë dhe ndriçon vizionin e mendimit të gjerë evropian.
Por si çdo ngrehinë konceptuale madhore edhe ky shtrat është i brishtë në natyrën e tij dhe i hapur ndaj të papriturave. Pasi këtu asgjë nuk është e dhënë në trajtë të ngrirë por gjithçka është në vlim dhe zhvillim të pandërprerë. Mjafton një shmangie në rendin e marrëdhenieve të tij, një lajthitje si pa të keq që ky vizion me peshë udhërrëfyese në gjykimin evropian të plagoset ligsht, të shtrembërohet pa shërim apo të dëmtohet me rrënjë. Mjafton të thuhet kështu, sikundër edhe ka ndodhur apo edhe ndodh: që trupi ynë në gjendjet e tij të caktuara trupore është i strehuar poshtë, të themi në qilarin e qenies së njeriut, ndërsa energjia shqisore dhe drita që vjen këtej, ndjesia, apo sensualiteti në tërësi (feeling) qendrojnë sipër. Mirëpo nuk është se në fillim rrojmë dhe pastaj fitojmë trupin për të na mbajtur gjallë. Njeriu, thotë Heidegger, nuk e mban trupin e tij sikundër mban thikën në këllëf. Njeriu vetëm kështu është. Si? Me trup (corporeally). Dhe këtu ai sjell përfundimin udhërrëfyes në këtë lidhje aq të vështirë njerëzore. Nuk ka ndjesi, sensualitet (feeling) në vetvete apo në tërësi, por sensualitet (feeling) i të qenurit (feeling, as feeling oneself to be). Me fjalë të tjera, një sensualitet ndriçonjës, përmes të cilit mund të them: Unë jam. Nuk është se energjia e sensualitetit thjesht digjet brenda trupit. Sensualiteti me dritë më nxjerr përherë jashtë vetes, më mban në lidhje me mjedisin, me gjësendin dhe me mua vetë. Si e ka emrin kjo që sensualiteti i dritësuar bën në esencën e tij çlironjëse? Eshtë ajo që Heidegger i thotë me një fjalë-koncept aq të vështirë për t’u përtypur në trazimin ndriçonjës që sjell: “internalizimi i trupit tonë kah Qenies”. (Martin Heidegger. Nietzsche. Po aty, f 99, perkthimi im.)
Do ta lemë këtë fjalë-koncept (internalize) këtu dhe me të të mbyllim pamjen e Erosit në vështrimin e gjerë evropian që vetëm sa e skicuam fluturimthi, dhe tani të pyesim: dy të mëdhenjtë e letrave tona si shfaqen në lidhje me Erosin brenda vizionit të gjerë evropian? Shi kur dëgjojmë të thuhet “internalizim i trupit kah Qenies”, madje pa u shqiptuar mirë kjo fraze-koncept, gjenia krijuese e Lasgushit shkrep në dritë dhe ai na shfaqet ashtu sikundër është: një poet i madh në letërsinë e madhe evropiane. Pasi pikërisht këtë fjalë shkëmb të rëndë Lasgushi nuk është se thjesht e merr, por e përvetëson, e bën të tijën me gjithësej, e bën mish-e-gjak-e-dritë të fjalës së tij mahnitëse dhe të vizionit të tij të shquar evropian. Çfarë thotë Lasgushi?
Thjesht e shkoqur vetëm aq:
Dhe hapa shteg-bashkimi nëpër trup:
Atë të gojës, plot margaritar,
Atë të dorës, ndritur si zëmbak…
(Përjetësia)
Dritën e këtij zbulimi hyjnor Lasgushi e mbledh për ta ruajtur në trupin e pakët të një formule të vetme, dhe, ngaqë duket se e kish të vështirë t’i besonte çudisë që zbuloi, e le atë të flas tri herë:
Nër shteg-bashkimi, që ti s’di sesi,
Bashkohesh brenda me përjashtësi,
Bashkohesh jashta me përbrendësi,
Bashkohesh fellë me përjetësi.
(Përjetësia)
I përsëritur zbulimi bëhet këngë e pagjumë. Aty shfaqet aty humb, lëshon flatra dhe veç ngrihet e ngrihet dhe mbledh gjithë dritën e universit të Lasgushit. Ja se ç’është sensualiteti i dritesuar apo Erosi në esencën e tij, thotë Poeti i Liqerit. Mrekullisht vetëm aq: një shteg-bashkimi. Shteg, për ku? Për te Qenia e trazuar e njeriut. Dhe çfarë bën bashkë ky shteg i përrallshëm ndërsa shtyhet thellë e më thellë në të errtit e panjohur? Bashkon njeriun me të Vërtetën e tij të pambaruar. Këtu gjithçka është aksion i pagjumë, një praxis që s’rresht kurrë, larë me dritën e së Vërtetës të njeriut që shfaqet me të vështirë. Ajo që filozofi i dëgjuar i thotë vështirshëm “internalizim i trupit kah Qenies”, poeti i madh shqiptar i thotë befasisht aq thjesht keshtu: shteg-bashkimi. Dhe doemos paskëtaj fjala –koncept nuk është më e filozofit. Ajo bëhet e tëra e Poetit. Ky është vizioni i Lasgushit mbi Erosin dhe më gjerë mbi të Bukurën. Ai ngrihet drejt e nga zemra e pashuar e evropianizmit të lashtë.
Po Migjeni? Migjeni shfaqet gjithë duke dëgjuar urdhërin e poetikës së tij pa të dytë në letrat shqip. Po t’i drejtohemi një fjale të Migjenit do të thoshim kështu: Ai na shfaqet përherë “me një shikim diskret”. Eshtë fjala e vetme që na ka lenë për të shenjuar qasjen e përkorë ndaj njeriut të tij të zemrës. Ndersa po t’i drejtoheshim Lasgushit, me siguri do të na thoshte këtë: Migjeni na shfaqet përherë “si pa kuptuar”. Ka përherë një drojë fisnike në shfaqjen e Migjenit. Thua se ai ka merak të mos bjerë në sy për të “paudhat” e mençura që bën, friket se mos tërheq vëmendjen e të tjerëve se “nuk bën kushedi çë,” ja “flet për Erosin!” Dhe atëherë kuptohet që kjo nuk është droja e njeriut të vogël, por droja e lindur dhe e fisme e njeriut të madh që sjell në dritë të vërteta të rënda.
Migjeni ka lenë rruginat e mjera të Lagjes së tij të Varfun dhe është ngjitur në mes të maleve. Pse, çfarë kërkon aq larg? Do të mësojë në dukje të vërtetën e plleshmërisë së Natyrës, dëshirën e saj të panginjur dhe të pafund për t’u ripërtërirë. Dhe nga gjithë pasuria e paanë e mëmës Natyrë Migjeni, “si pa kuptuar”, zgjedh një dru të vetëm, sa i natyrës aq dhe i njeriut, pra që i hap udhë një lidhje të dyanshme. Dhe atëherë merret vesh që Migjeni shkon aq larg vetëm për t’iu gjetur më pranë Njeriut. Si i thonë këtij druri? Eshtë Qershia, por sa e flet Migjeni bëhet qershia e tij legjendare. Në raport me Natyrën, çfarë na sjell në dritë qershia? Mbase asgjëkundi gjetkë Natyra “me shtatzanë”, sikundër thotë Migjeni, nuk duket më bukur se te qershia ngarkuar me kokrra “bamë kuq si gjaku”. Po kur e sheh njeriu këtë qershi të nusëruar, çfarë mund të vijë në dritë? Shumë gjëra bëjnë ballë, thotë Migjeni. Por mbi të gjitha shkrep në dritë Bukuria e Erosit si rëpërtëritje e jetës njerëzore. Të kuqtë e qershise është tjetër gjë. Poetë të tjerë, p.sh. Burns, parapëlqejnë të kuqtë e trëndafilit për të sjellë në dritë të vërtetën e rëndë të Erosit të tyre. Migjeni ynë parapëlqen të kuqtë e qershise. Misteri i së kuqes të qershise ngjan më parë të jetë larguar nga Vajza dhe vajzëria e dehur qe mezi ç’pret të bëhet nënë, dhe për t’u mbrojtur më mirë strehohet në trupin e qershisë. Pastaj kur dita vjen dhe qershia zë nusërimin e saj, ky mister të mund t’i shfaqet njeriut më mirë. Këtë sensualitet me dritë Migjeni rreket ta mbledhë në fjalën e tij. Për çfarë? Për të sjellë në dritë të vërtetën e vështirë të Erosit. Po cilën bukuri-perri ka me vete Migjeni për t’i dalë përtej kësaj pune?
Dhe këtu shfaqet çudia e poetikës së Migjenit pa të dytë në letrat shqip dhe aq e rrallë në letërsinë e madhe evropiane. Këtë barrë të rëndë Migjeni ia beson një Malësoreje të paemër, e harruar mes maleve ç’prej kohësh që s’mbahen mend, mbase që në zanafillë të mjerimit njerëzor. Dhe megjithatë asnjë shtojzavalle nuk bën dot atë që kjo malësore gjytyryme mund të bëjë. Pse? Sepse ajo është Nusja me shtatzanë e mjerimit shqiptar, Nusja me shtatzanë e mjerimit njerëzor. Thotë Migjeni:
“Kur shtrohet nata, dhe ajo shtrohet në shtresat pranë burrit dhe u lëshohet përkdheljeve të tij mashkullore. Dhe harrohet vuajtja e ditës, uja, në gëzimin e mahnitshëm të një çasti. Këto gëzime të natës i dhanë barrën e randë, por barrën e kandshme, të dashtun, me zemër ngushtë të lidhun…
“ Ah, nett, nett! T’errta e të dashtuna! (Migjeni. Qershiat.Veprat. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1983, f 249.)
Nëpër këtë hon me muzg ndryshe ngjitet me të vështirë fjala e Migjenit dhe mbledh pikë-pikë të vërtetën e rëndë të Erosit gjersa çasti vjen dhe kjo e vërtetë shkrep në dritë. Ja se ç’është në esencë Erosi, thotë Migjeni. “Jeta në vetevete përmban një gëzim, gëzimin e të qenunit “(theksimi im).[Migjeni. Qershiat, po aty, f 242]. Pra, Erosi në esencë është vetëm aq dhe asgjë më shumë: gëzim i të qenunit. Nuk është tërbimi i bishës që s’di nga qenia. Por është gëzimi i njeriut, gëzimi i të qenunit, me një fjalë: gezimi që të nxjerr jashtë vetes. Për ku? Kah Qenies. Me këtë shkreptimë me dritë ndryshe Migjeni ngjitet në ballkonin e vizionit madhor evropian mbi Erosin.
Tani është vendi të risjellim pyetjen kryesore të kësaj sprove ngaqë mund t’i përgjigjemi. Erosi, ç’është në esencën e tij? Eshtë shteg – bashkimi, thotë Lasgushi. Eshtë gëzimi i të qenunit, thotë Migjeni. Çfarë shikojmë të ngrihet shkoqur para syve tanë? Që në punë të Erosit mençuria që vjen si nga fjala e Lasgushit edhe nga fjala e Migjenit është në thelb një: është energjia dhe drita që të nxjerr jashtë vetes. Kjo ngaqë vizioni i tyre erotik ngrihet mbi vizionin madhor evropian. Ky është shtrati solid që mban bashkë Erotikën e tyre. Por ndërkaq kjo është dhe arsyeja e parë që u jep dorë atyre ta zhvillojnë aq ndryshe Erotikën e tyre të shquar.
Tani mund të hedhim hapin tjetër e të paraqesim në dy-tri fjalë esencën e kësaj ndryshe me vlerë të Erotikës së tyre që është pa fjalë pasuri e paçmuar e Erotikës në letrat shqip.
Erotika e Lasgushit është ndryshe ngaqë Lasgushi mundi të realizojë atë që Platoni thotë për të Bukurën në përgjithësi me dy fjalë që mund vetëm të perifrazohen por jo të përkthehen. E Bukura, thotë Platoni, është εκφανεστατον και ερασμιοτατον.( Platoni. Phaedrus, po aty.) Εκφανεστατον, me fjalë të tjera, ndriçimi që vjen nga e Bukura është verbimtar, mbase si shkreptimi i rrufesë. Ερασμιοτατον, thënë ndryshe, magjepsja që vjen nga e Bukura është e përkryer tjetërlloj. Lasgushi këto dy çudi bën bashkë në fjalën e tij erotike. Kjo nuk ndodh dot dy herë në letërsinë e një vendi. Por shumë mire që është kështu pasi kjo është provë e pjekurisë së një letërsie. Ndaj Lasgushi zor të arrihet një ditë atje ku është ngjitur.
Këtë ndryshe të shquar të Erotikës së Lasgushit e gjejmë aty ku edhe shfaqet, në dy fjalët që janë burimet e saj paresore. Në fillim te Syri dhe pastaj te Dora. Pse syri? Sepse syri është: pamje, vizion, thea ku shkëndijon rrufeshëm drita e Qenies. Po pse dora? Për të kuptuar më mirë dritën e epërme të fjalës së Lasgushit ia vlen të risjellim këtu si përgjigje dy-tri radhët ku ai bën zbulimin e tij madhor dhe që ndërkohë i kemi cituar:
Dhe hapa shteg-bashkimi nëpër trup: Atë të gojës, plot margaritar, Atë të dorës, ndritur si zëmbak…
(Përjetësia)
Shteg-bashkimi tani i famshëm i Lasgushit kalon në fillim përmes “gojës”, pra përmes Fjalës, dhe pastaj fill përmes “dorës”. Si për të pohuar me hirin e fjalës së Poetit zbulimin seminal të filozofit. Fjala në fillim, thotë Heidegger, dhe pastaj dora janë streha që mbledh Qenien e njeriut. Ka dorë vetëm qenia që ka fjalën. Njeriu ka fjalën, ndaj ka dorë. Bisha nuk e ka fjalën, ndaj nuk ka dorë. Bisha ka vetëm putër. ( Shih: Martin Heidegger. Parmenides. Bloomington: Indiana University Press, 1992, f 80.)
Çfarë thotë Lasgushi për Syrin?
Një herë: sytë e tu vetëtimtarët,
Syt’ e tu – enigm’ e kohës; syt’ e tu-çudi pa çmim; Syt’ e tu – shkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte…
(Sytë e tu vetëtimtarët: Lasgushi,po aty, f 130)
Pastaj, sytë e varfëruar:
Të bij përmi kraha cip’ e nusërisë… Brenda mun në zemër bubu! cip e zisë;
Mjer! As un’ i mjeri, ç’pata dashuruar: Mall i zemrës sime: këngë-e-vaj-bashkuar…
(Sytë e Varfëruar: po aty, f 116)
Pastaj, syr’ i fshehur:
Ku m’u ndez si zjarr rrufeje Dëshirim’ i parë,
Dhemshurisht thërret pas teje Zemërz’ e vrarë
(Syr’ i Fshehur, po aty, 167)
Dhe pastaj, pastaj Syri është lot:
Brenda lotëve të mia të të shoh të pasqyruar E pastaj le të venitem, le të hesht, e le të vdes.
(Ti Po Vjen Që Prej Së Largu, po aty, f 181)
Po për dorën, ç’thotë Lasgushi?
Dora jote ledhatarja, ësht’ e zbehtë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës…
Dor’ e bryllt’ e vashës sime, dor’ e paqme, dor’ e zbetë, Vetëtiu me prush magjie e më bëri mendimtar.
Dora jote: zemra jote që t’u nda më pesë fasha…
(Dora Jote Ledhatarja, po aty, f 182)
Sikundër shihet, edhe te Syri edhe te Dora digjet po një dritë e vetme. Eshtë drita e Qenies së njeriut. Porse po thamë vetëm aq, edhe pse nuk është pak, në fund të fundit nuk themi veçse gjysmën e së vërtetës të Lasgushit. Sepse pikërisht këtu ngrihet gjer në kup të qiellit një pyetje me domethënie vendimtare. Kjo dritë e pashoqe e një bukurie po të pashoqe, ku ngrihet? Ç’e mban më këmbë? Kjo pyetje ka mbetur gjermë sot pa përgjigje, jetime. Ndaj dhe ka qëlluar shumë herë që Lasgushi është lexuar gabim, është plagosur, është abuzuar ligsht. Gjithë kjo mrekulli lasgushiane është quajtur “arratisje” nga Shqipëria e tij me halle, “lektisje” nëpër Evropën e dëgjuar, një, sikundër thuhej me padituri ulëritëse “formalizëm”, edhe pse kjo fjalë nuk thotë gjekafshë. Po, Lasgushi ishte jashtë, në një mërgim sui generis – pasi ishte në thelb mërgimi i njeriut që le barkun bosh për të mësuar, dhe larg vendit të tij ai edhe krijoi pjesën më të mirë të vjershës së tij të dëgjuar. Por askush nuk merr mundimin të pyes: dëgjojmë gjëkundi në vjershën e Lasgushit të thuhet: Manastir, Athinë, Bukuresht, Vjenë, Graz? Poetë të tjerë, madje dhe me emër, joshen nga një vanitet i tillë. Në hapsirën e pamatë të Erotikës së tij të hatashme nuk ka vend për gjë tjetër por vetëm për: Liqerin, junapin, Malin e Thatë, Vijën e Ujit, shtergun e tij legjendar që mbush qiellin e pamat… Me këto shenja të përkora Lasgushi bëri të padëgjuarën: rroku edhe Qiellin edhe Tokën për të ndriçuar qenien e njeriut shqiptar.
Edhe në këto pak radhë që cituam na vjen pa mëdyshje e na gjen edhe tjetra, prania zotëruese e së cilës na jep tërë të Vërtetën e Lasgushit. Ç’është kjo? Eshtë ajo që Lasgushi i thotë edhe këtu: “skëterrë dhemshurishte”, “cip’ e zisë”, “zemërzë e vrarë”, “këngë-e-vaj-bashkuar”. Eshtë mundimi i paanë njerëzor, vuajtja e njeriut që ngrihet pareshtur kah qenies së tij. Ky mjerim njerëzor ndryshe përben venën e parë sensuale që ushqen e mban më këmbë gjithë Erotikën e mahnitshme të Lasgushit. Kjo rrënjë shqisore është e fshehur te Lasgushi pasi doemos shkon thellë që të mund të mbledhë gjithë dhembjen aty ku edhe zë fill, në të errtit e njeriut. Por drita e Erotikës së tij digjet mbi këtë trup prej mishi e gjaku të vuajtjes njerëzore dhe ndaj digjet që të panjohurat pus të thella të kësaj vuajtje të vijnë në dritë dhe t’i hapet udha njeriut shqiptar në ngjitjen e tij të mundimshme ndaj së Vërtetës që veç i largohet. Lasgushi krijoi dhe mediumin e tij unikal per t’i dhënë zë kësaj marrëdhenie të vështirë të Erotikës së tij me mundin e paanë njerëzor. Eshtë Bilbili i tij i dëgjuar. Por ky bilbil nuk është zogu magjistar që dëgjojmë në zabel dhe që nuk le njeri pa trazuar. Bilbil-finoshi është shpendi biblik i fjalës së Lasgushit që “aq fshehur e thethijnë lartësirat qiellore” por vetëm ngaqë më parë pi gjer në fund kupën e hidhur plot me “breng e përgjëratë” që i fal “gjir’ i dherit ku rreh jeta.” (Zog’ i Qiejve, po aty, f 48). Atëherë ç’është ky shpend biblik dhe ç’bën ai te Erotika e Lasgushit? Mrekullisht vetëm aq: është zemra e fjalës që rreh në zemrën e njeriut.
Po te Migjeni ç’rrugë bën kjo ndryshe e Erotikës që ata ndajnë? Me ato që sjell në dritë, kjo ndryshe e Migjenit është në të tëra po ajo që pamë te Lasgushi. Po me një ndryshim thelbësor. Radha e punës e Erotikës së Migjenit nuk është ajo e Erotikës së Lasgushit. Rendi që mban më këmbë Erotikën e Migjenit është përmbysja e atij që pamë te Lasgushi. Kjo është forca që i shtyn ata pashmangshëm në krah të sho-shoqit. Sepse në se Lasgushi u ngjit më lart nga të tjerët, Migjeni shkoi më larg nga të tjerët. Më tej nga Migjeni edhe të duash nuk shkon dot. Pasi më tutje fillon Asgjëja e madhe, akujt e përjetshëm të Luciferit të Dantes. Migjeni e tha dhe e bëri: i ra Ferrit “pash me pash”. Këtë llahtarë të mjerimit njerëzor e mblodhi më larg dhe më mirë nga të tjerët dhe e sjell të ndriçojë në skenën tashmë të famshme të tij:
Mjerimi tërbohet në dashuri epshore. Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë,përpijnë,thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
(Poema e Mjerimit, po aty, f 98)
Eshtë një sensualitet ndryshe në të tëra, i padëgjuar më parë në letrat shqip dhe mbase më gjerë në letrat evropiane. Eshtë po ai sensualitet i egër, shkatërrimtar, si i vëllezërve Karamazov të mjeshtrit Dostojevski, dhe mbase diçka më shumë pasi hapsira është shumë më e vogël dhe ndriçimi prandaj më i dendur. Dhe përsëri duke pohuar këtë ne nuk themi veçse gjysmën e së Vërtetës të Migjenit. Pasi – le ta përsërisim – te Migjeni zotëron ky sensualitet llahtarë, në të tëra ndryshe. Po ku është drita? Këtu zë fill keqkuptimi i madh me Migjenin. Migjeni as e kërkon dhe as e mbledh këtë sensualitet llahtarë ngaqë thjesht i dhemb njeriu i Mjerimit. Ai edhe e kërkon si rrallë kush edhe e mbledh këtë sensualitet të nëmur ngaqë kërkon të gjejë dritën shpresëdhënëse që digjet zbehtë, aq zbehtë përfund tij. Kjo është gjenia e Migjenit. Çfarë sjell Migjeni me ndriçimin përvëlues në skenën zanafillore të Erotikës së tij ndryshe? Filthin erotik në paskajshmërinë e tij vrastare. Kapërcehet kufiri kritik dhe njeriu rrezikon të rroposet pa kthim. Erotika, nga e njeriut, bëhet e tëra kundër njeriut. Pasi tashmë ajo nuk është liria që njohim por dy herë robëri. Pse? Sepse shfaqet si “ilaç” kur në thelb është helm e shkuar helmit. Ka më poshtë se aq? Gjer këtu zbriti Migjeni por ai zbriti aq thellë vetëm që të ngrihet bashkë me Njeriun e tij të Mjerimit. Fjala që mbyll skenën që cituam është: vetvetja. Kjo është e tëra. Ajo që humb, ajo që “mbytet” është ne thelb vetvetja. Ky është ylli që tani udhëheq Migjenin në kërkimin e tij heroik. Gjithë puna është të rifitohet vetja, të kapërcehet ajo. Ngjitja dhe shpëtimi këtej fillon. Ky është zbulimi udhërrëfyes i Migjenit që ai e mbledh dhe e le të ndriçojë në aforizmën e tij aq të mençur: gëzimi i të qenunit. Ja se qysh, fshehur në fundin e zi të Mjerimit të paemër shqiptar, Migjeni mundi të pikas atë pikël të përrallshme drite, shkëndijën e tij biblike në metamorfozën e saj të pandalshme, që u bëhet motër yjve të qiellit dhe luan me ta, që rritet dhe bëhet më tej aq shumë: ndërgjegje pa dyshime në bisedën e dëgjuar me Niçen, gjersa vjen dita dhe kjo shkëndi zotëron qiellin e paanë, bëhet e tëra e Migjenit dhe flet ngadhnjyeshëm ta dëgjojë gjithë Evropa: Ngadhnim ndërgjegje dhe mendimi të lirë. Pastaj Migjeni ngriti më këmbë dhe mjetin e tij për t’i dhënë zë kësaj lirie të pashoqe të Erotikës së tij mbathur me Baltën llahtarë të Mjerimit. Eshtë përsëri një shpend biblik por tani ndryshe në të tëra. E kish kërkuar mjerimi njerëzor atë një jetë të tërë por për ta gjetur e gjeti Poeti shqiptar i Mjerimit. Si e quan Migjeni atë? Shqiponjë me krah të thyem. Eshtë pa fjalë një ndër strukturat më të ndritura të ngritura ndonjëherë në letërsinë e madhe evropiane të Ekzistencës.
Tani pyetja a takohen Lasgushi me Migjenin ngjan e tepërt. Mbetet të pyesim si takohen dhe ku takohen. Ata takohen në rrugëtim, sikush hipur mbi shpendin e tij biblik, të zënë me projektin e tyre të pambaruar. Kështu takohet koha në Momentin e saj që është streha e qenies së njeriut. Po ata ku takohen? Këtë e di Lasgushi dhe na e thotë në vjershën që mbledh gjithë dritën e mahnitshme të Erotikës së tij. Thotë Lasgushi:
Ju lule q’u leu parëvera, Dh’u çika me gaz një mëngjes! Së largu prej jush më ra era, E desha prej mallit të vdes!
(Erë Trendelinë, po aty, f 176)
Unë nuk di në ka lindur ndërkohë apo në do të lind një ditë zëri njerëzor që mund të mbajë këtë shpërthim të pazakontë drite apo këtë energji buisëse që është e tëra e njeriut dhe për njeriun. Eshtë Njeriu dhe Natyra, me më të mirën e tyre, që këmbejnë vend pareshtur, hyjnë e dalin lirshëm në njeri tjetrin. Për çfarë? Për të shfaqur e sjellë në dritë jo gjë tjetër por përkryerjen erotike të Njeriut. Ndodh ajo që na arrin e na gjen tepër rrallë dhe me të vështirë: njeriu më në fund ka gjetur shteg-bashkimin që e nxjerr mrekullisht përtej vetes dhe i gëzohet këtij “gazi” njerëzor të të qenunit përtej vetes, kjo transcendencë e vështirë nuk është veçse erë që njeriu e mëson kur ndërkohë kufiri arrihet duke u kapërcyer, kur, me fjalë të tjera, njeriu s’është më, që rrugëtimi i tij i njohjes të mund të vazhdojë pa u ndalur. Pasi vetëm vdekja mund të mbledhë Qenien. Sepse në esencë qenja e njeriut e tillë është: gjithçka dhe asgjë.
Atëherë çfarë mbledh kjo strehë dhe çfarë mban ajo në vlim ndriçues përherë? Eshtë çasti i lumtur kur dy strukturat e ndritura të Erotikës sonë: shteg-bashkimi i Lasgushit dhe gëzimi i të qenunit të Migjenit përkiten për një grimë në rrugëtimin e tyre të pambaruar dhe nga kjo përkitje e beftë lind drita që na çon drejt e në thelbin e Erotikës në letrat shqip. Eshtë vërtetë shumë. Ndaj kjo strehë s’mund të jetë ndryshe veçse, ashtu sikundër do të thoshte Faik Konitza, e mbaruar së gjithash.

© Dr Anastas Kapurani

Filed Under: ESSE Tagged With: :DUALITETI, E EROTIKES, LASGUSHI DHE MIGJENI, NE LETRAT SHQIP, QE NA JEP, THELBIN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT