• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

SKANDALI I BANKES KOMBETARE:Padronet ne vacance!

August 17, 2014 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/ New York/
Guvernatorit te Bankes Shteterore Shqiptare e keshillit mbikqyres u dergohet flete – thirrje per te qene pjese e hetimeve mbi vjedhjen e kryer. Eshte per tu habitur, por deshmite e tyre jane shtyre per ne shtator. Kapot e thesarit jane me pushime.
Po kush te pyeste ne vitet e diktarures komuniste ne Shqiperi, se je me pushime apo jo, je i pafajshem, je i semure apo jo, je apo nuk je ne pension, etj, etj. Sigurimi i shtetit s’ta pertonte pa nje pa dy, te kapte e ta qethte mire koken qe ne makinat gaz te Ministrise se Brendshme, e me pas te perplaste ne biruce me muaj e vite te tera, pa pare driten e diellit.
Qindra njerez te pafajshem u pushkatuan, mijra u burgosen e internuan se bashku me familje. Sa femije vdiqen brenda telave me gjemba neper kushtet mizarabel te kampeve te perqendrimit shqiptar. Sa gra e vajza te reja humben jeten, u torturuan e dhunuan nga gardianet e burgjeve. Askush nuk ka kurajon morale te kerkoje falje publike per ato krime mostruoze, e te ngreje pjedestal ne cdo qytet te Shqiperise per gjithe ato viktima qe humben jeten galerive te minierave apo plumbave pa gjyq.
Ndersa sot ekipi hetimor deklaron; te siperpermendurit jane me pushime e do te paraqiten per te thene deshmite e tyre vetem ne shtator. S’kane faj se, drejtuesit e bankes jane lodhur shume nga barra e parave te mara e duhet te relaksohen.
Ata jane padronet e parase se popullit e i duhet te pushojne. Ose thone: Me mire ti shpenzojme keto para qe na kane mbetur, se te nesermes nuk i dihet.
Por vacanca e ketyre padroneve kushedi sa zgjat, se edhe parate “e fituara” jane me thase, e popullit i duhet kohe te prese per te mesuar te verteten rreth vjedhjes se pasurise se tij. Vidh thesarin e popullit e bej pushime per qef sa te duash se ne ju presim per hetim, kesaj i thone drejtesi. E keto bema ndodhin vetem ne Shqiperi e ne asnje vend tjeter te botes. Po ligjet ku jane, qe duhen zbatuar apo nuk egzistojne si te tille. Zhduken miljona e qeveria hesht, hesht edhe politika, ndersa populli mban kusuret. Shqiperia vendi i cudirave.

New York, gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Mimoza Dajci, Padronet ne vacance

NIKOLLA MARKU: JANULLATOS DO T’I MARRE ELBASANIT NORMALEN

August 17, 2014 by dgreca

Shqiptaret ortodokse, por dhe mbare opnioni kombetar shqiptar, si ne trojet e tije etnike ashtu dhe ne diaspore dhe mergim, i bejme te ditur se shovinisti dhe anti shqiptari Anastas Janullatos, i cili eshte ne krye te kishes ortodokse greke brenda Shqiperise , po pergatit nje skandal te ri.
Janullatos, kerkon te ktheje shkollen Normale te Elbasanit qe eshte godine e arsimit kombetar shqiptar dhe prone e historise sone intelektuale shqiptare, ne nje qender te shovinizmit grek me pretekstin se ka qene dikure metropoli e kishes.
Eshte e qarte ne drite te diellit se, ish metropolia eshte godine tjeter, e shitur per arsye financiare nje banori te lagjes Kala Elbasan.
Duke perfituar nga nje vendim gjykate, i cili u dha pa njohur mire origjinen e pronave, kerkon nga permbarimi zbatimin e nje vendimi gjykate te gabuar per shkak te ngaterrimit te godinave.
Zyres se permbarimit, i bej thirrje qe te jete e pergjegjshme dhe te mos beje gabim historik qe godinen e shkolles Normale tia dhuroje Janullatosit per qender spiunazhi shovinist grek, i cili ka kthyer te gjitha kishat dhe manastiret ne qendra te greqizimit dhe shovinizmit te partise Agimi i arte. Kjo parti naziste eshte perfaqsuesja direkt ne politike, por dhe me veprime e te ashtu quajturit Vorio-epir.
Kerkojme nga institucionet me te larta te shtetit, nderhyrjen dhe parandalimin e cdo veprimi anti shqiptare. Institucionet e shtetit shqiptar, nuk mund te jene kunder historise sone kombetare te arsimit shqiptar.
Anastas Janullatos. Te paralajmeroj se, ajo qe bere ne Permet me spiune greke dhe antishqiptare, nuk do te ndodhe kurre me shkollen normale te Elbasanit. E kupton nuk do te ndodhe kurre. Kushdo qe do ti afrohet shkolles Normale, do te behet viktime e shovinizmit grek kunder Shqiperise. Te paralajmeroj se shkollen Normale do ta mbrojne ortodokset se bashku me popullin shqiptar. Historine e arsimit shqiptar e mbron cdo shqiptar pa dallim krahine dhe feje.
KESHILLI KISHES SHEN MARIA
ATE NIKOLLA MARKU

Filed Under: Opinion Tagged With: AT Nikolla Marku, ELBASANIT NORMALEN, JANULLATOS DO T'I MARRE

Arrestimet në Kosovë nuk i preken bosët dhe nxitësit radikal të terrorizmit!

August 17, 2014 by dgreca

Nga Asllan DIBRANI/
Vetë deklarata e policisë la të kuptojmë se arrestimet e së hënës patën në shënjestër personat të cilët kishin luftuar në Siri dhe Irak për grupin ekstremistë sunit, të frontit Al-Nusra, një degë e Al-Kaidës që përkrah sundimin global islamik dhe shtetin islamik, grup ky i cili ka pushtuar së fundi sipërfaqe të konsiderueshme të territorit në Irak.
Arrestim i 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në orët e hershme të së hënës , nën dyshimin “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës Së Kosovës” i Kodit Penal të Kosovës. Nga kjo s’don analizë ma të arsyeshme se këto grupe janë antikombëtare, ma të rrezikshëm dhe për çudi nga një shtresë ma e ulet e vetëdijes dhe arsimit. Shtresat intelektuale gjithmonë kanë qenë ata që kanë ndryshuar qeveri,rende sisteme dhe regjime, por në Kosovë, po ndodhë e kundërta ,shteti po rrezikohet nga klasa ZH dhe shtresa ma e ulët e saj !!!???…
Pse po ndodh kështu ?
Sepse, Kosova u shndërruar në një poligon eksperimentesh nga kuisling, mercenar , tradhtar të korruptuar , kriminel që e furnizojnë dhe e nxisin fundamentalizmin përmes fondeve të pista dhe të huaja duke e shfrytëzuar varfërinë që sa ma shpejt duhet të eliminohen dhe të ikën nga Kosova shqiptare. Kosova duhet të jetë pa kurrfarë izmash!. Po ndodh edhe kjo nga këto grupe terroriste, po garohet se kush me poshtëruar ,diskriminuar, terrorizuar dhe vrarë këtë popull ma shumë. Nga kush? Nga analfabetët me tespi në dorë si vegla të huaja të grupeve terroriste, qe i ka dënuar e tërë bota.
Arrestimi i 40 personave, është reaksion i klasës politike ne kuadrin e qeverise si koalicion i deritashëm nga :
1. PDK –qe udhëheq zoti Hashim Thaqi, po edhe si kryeministër që pran syve të tij u prodhuar në këto vite ekstremizëm islamik drejt terrorizmit dhe shkatërrimit të vendit.
2. AKR e udhëhequr nga Behxhet Pacolli i cili nuk mundet me dal i pastër në aferën e këtyre arrestimeve qe ka dëshmi se ka financuar edhe vet .
3. Partia e drejtësisë me nxitësin e terrorizmit Ferid Aganin që ma shume mërzitet për me i fal 5 vakte se për shëndetësinë e Kosovë, që çdo ditë vdesin njerëzit nga pisllëku dhe kushtet e mjera në spitalet e Kosovës . Agani u prononcua pas arrestimit të tyre “Po bëhen përpjekje për të njollosur identitetin Islam”.Çfarë identiteti është ky , kur prehen fëmija arab thikë në fyt nga mercenarët kosovar . Po sikur të ishte mirë, ik lësho uzurpimin e vendit të Ministrisë së shëndetësisë dhe shko në Siri ?
Ju sjelli vargjet e Gjergj Fishtës për këta tip qelbësirash antishqiptar :
Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t’na qelbi fis e atdhè?
Të gjithë këta janë thellësisht të implikuar në rritjen e islamit politik duke promovuar takime , simpoziume konferenca , ligjërata etj me Myftiun Naim Tërrnava dhe imamët si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu ,Fuad Ramiqi, Milazim Krasniqi ,Ferid Agani,Gëzim Këlmendi , Amir Ahmetietj,Memli Krasniqi ,Enis Rama e tej , të përkëdhelur nga Turqia dhe shtet islamike përmes disa figurave kyçe në Kosovë qe kanë mbet as qenë as langoi po aksidentalisht janë edhe në qeveri!
Të gjithë këta që u përmenden janë, ata që duhet të presin në radhe për arrestime që gjithmonë ishin te përkëdhelur nga pushtuesit e huaj madje edhe nga kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi që financonte në shkollimin e hoxhallarëve në Kosovë. Në ish Jugosllavi edhe rus kanë luajtur rolin e hoxhallarëve duke u shkolluar nga Moska dhe Beogradi këtë e dëshmojnë ma së miri baballarët tanë!!!???…
Të gjitha këto parti dhe grupe qe veprojnë dhe cenojnë marrëdhëniet shqiptaro amerikane dhe shqiptaro evropiane, janë që fati i shqiptarëve të përsëritet , sikur në luftërat paraprake. Shqiptarët u ndoqën nga trojet e veta me gjenocid nga tradhtaret e tipave te lartpërmendur . Na ndihmuan shtetet mike perëndimore dhe posaçërisht Amerika të na nxjerr nga balta e Bllacës dhe kampeve të improvizuara nëpër Shqipëri dhe shtet për rreth për tu kthyer në Kosovë !!!???…
Këtu në këtë aferë arrestimesh u nis nga bishti e jo nga koka që duhet trajtuar nga veprat e tyre terroriste qe ndikuan mjaft keq në imazhin e Kosovës. Një fjalë popullore thotë gjarprin godite në kokë prandaj edhe organet e ndjekjes duhej që sa më parë të hetonin shumë imamë kinse dijetarë islamë te nxitjes se terrorizmit xhihadist edhe në tokat e huaja duke prerë koka fëmijësh e grash të pafajshëm!.
Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale duke shtuar se operacioni solli fakte rrëqethëse të provave materiale, gjatë bastisjes në 60 lokacioneve, që u konfiskuan shumë lëndë plasëse. A thua për kenë i paskan përgatitur këto mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin e këtij grupi .
Ky veprim përbën aksionin më të madh kundër militantëve të dyshuar në Kosovë, ku manë fund u shkallëzuar situata dhe u krijuar një doze frike rrezikim të shtetit tonë nga këto kërcënimiecnga ekstremistët dhe terroristët e lartpërmendur. Prandaj shteti duhet t’i godas kokat e terrorizmit e mos me u marr vetëm me bishtat e tyre.
Gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Arrestimet ne kosove, boset e krimit, nuk preken

Kaherë Isa Mustafa ishte bllokues i proceseve

August 17, 2014 by dgreca

Shëmbulli më eklatant i Isa Mustafës ishte bllokimi i derdhjes së mjeteve të trepërqindshit të diasporës shqiptare për Presidencën, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova.- Lideri i LDK-së, po ashtu, sugjeron qytetarët që të “ flinë rehat” sepse ai e paska rehatuar se pari vetveten si është më së miri/
Opinion nga XHAVIT ÇITAKU/
Sa e pakripë, sa naive dhe sa e pamoralshme është që një lider i një partie të dalë me aso vlerësimesh paushalle se PDK na qenka autore e shkrimeve, artikujve e komenteve në gazeta, portale e forma të shprehjes së lirë dhe në fund i vihet emri i një autori të porositur nga ky subjekt politik. Kështu thotë Isa Mustafa, i cili me këto shpikje të përkujton luftën speciale të LK-së Jugosllave që e bënte në dëm të shqiptarëve të Kosovës duke aranzhuar skenar më të tmerrshëm mbi shumë patriot e veprimtarë të shquar të çështjes shqiptare. Ndërkaq, asnjë fjalë për shkrime që shkojnë në “favor” të LDK-së dhe bllokut opozitar, në favor të një skenari mirë të përgatitur nga ky prijës i një partie që po e dërgon drejt e në greminë. Me një fjalë, sipas tij ato shkrime janë të drejta, autoriale dhe që bazohen në fakte e argumente pa u përzie fare subjekti i tij politik. Vërtetë kjo është e tmerrshme dhe është një çudi e madhe se si ka guxim të dalë me këso vlerësimesh kuturu ky njeri që e ka titullin doktor shkence. Mirëpo, një fjalë popullore thotë “ çka piqet nuk hiqet” që i bie se Isa Mustafa është piqur në komunizëm dhe vështirë e ka që të heq ato ndjenjat shantazhuese për të tjerët që e pengojnë në synimet për të arritur në majat e udhëheqjes së vendit. Duke mos patur guxim që të vizitoj e të dalë para elektoratit për të shpjeguar mirë e qartë se përse veproi kësisoj, apo më mirë më thënë se si i mashtroi dhe i tradhtoj ai me këto makinacione komuniste anëtarësinë e LDK-së, Isa Mustafa duke u fshehur pas FB-së si shpesh po na del me disa vlerësime e sugjerime aspak profesionale, bile në disa raste edhe sulme që iu bën institucioneve legale vetëm se ato nxjerrin vendime të bazuara në ligj dhe Kushtetutë. Duke qenë tejet naiv në fushën e drejtësisë, Isa Mustafa në postimin e fundit bën pyetje së përse Gjykata Kushtetuese nuk pezulloj punën e nënkryetarëve, por vetëm të Kryetarit dhe të Parlamentit të Kosovës. Këtë veprim të këtij institucioni kredibil mund ta kuptoj çdokush, pos Isa Mustafës, se po të mos vepronte kësisoj çdo marrje e ndonjë vendimi nga Kryepalamentari apo i Kuvendit të Kosovës pa e dhënë mendimin Gjykata Kushtetuese do të kishte pasoja të dëmshme në të gjithë infrastrukturën ligjore dhe kushtetuese të vendit. Së këndejmi, shtrohet pyetja se përse ky njeri që synon të zgjedhet në një post të rëndësishëm sillet në këtë mënyrë dhe nuk jep shembullin se si duhet të respektohen organet dhe institucionet që janë formuar me votën edhe të LDK-së. Kjo është e papresedan dhe vërtetë këtë populli duhet ta shoh dhe të ta mbaj mend për jetë e mot këtë aventurë politike të liderit të LDK-së. Derisa sa ai me shumë pyetje mundohet nëpërmjet të FB-së të jap argumente se kush është bllokues në ndërtimin e institucioneve, ne po ashtu do të përmendim disa të dhëna që argumentojnë të kundërtën që ai e thotë.
Së pari Isa bëri bllokad në LDK
Se kush bllokoi dhe pengoj mbarëvajtjen e Paralamentit do të vendos Kushtetuesja dhe nuk kam ndërmend të jap vlerësime kuturu siç po bën lideri i LDK-së Isa Mustafa. Mirëpo, me këtë rast dua t’ia përkujtoj këtij zotëriu se prej kur e njoh si politikan nga posti i tij i parë si Kryetar i Rinisë Socialiste të Kosovës ai gjithnjë bllokoi dhe pengoj shumë procese të cilat në këtë kohë dhe në të kaluarën ishin e janë shumë të rëndësishme sidomos për vetë subjektin të të cilit i takon. Së pari ai bllokoi derdhjen e mjeteve të trepërqindshit të grumbulluara nga djersa e mërgimtarëve tanë dedikuar për Presidencën, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova. Ndonëse ky akt i tij është i pafalshëm ai pa fije turpi sot çirret se po ndjek rrugën “ rugoviane” dhe është një çudi e madhe se si arriti, sigurisht me angazhimin e “ sejmenëve” të tjerë, të marrë postin e prijësit të LDK-së kur aq shumë e injoroj njeriun që e formoj dhe i dha emër këtij subjekti politik. Së dyti, Isa Mustafa i vërbuar pas karrierës politike në zgjedhjet lokale deri në ditën e fundit bllokoi vendimin për kandidatin e të parit të Kryeqendrës, duke ua pamundësuar të tjerëve të nominohen për këtë post, që besoj se do të kishin arritur sukses shumë më të madh në atë garë me emra të njohur të politikës kosovare. Duke qenë skajshmërish i shpenzuar dhe i mbushur me gabime të mëdha gjatë udhëheqjes se Prishtinës, sovrani ia dha votën partisë tjetër dhe vërtetë ky njeri mbeti me gishta në gojë dhe me duar në xhepa. Së treti, edhe pse humbës në zgjedhje lokale, ai vazhdoi avazin e tij të bllokadës dhe sërish nga mbështetësit e tij shkurtpamës para zgjedhjeve nacionale u nominua për Kryeminister nga partia e tij edhe pse, dorën në zemër, në këtë parti ka shumë intelektual që do t’i dilnin zot udhëheqjes së vendit në mënyrën më të mirë të mundshme. As kësaj radhe, i prirë nga lakmia e madhe,nuk dëshiroj ta shoh dikë më lartë se vet, por që pati pasoja të dëmshme për LDK-në sepse elektorati nuk i besoj humbësit dhe kësisoj ky subjekt politik u rendit i dyti pas PDK-së. Së katërti, Isa Mustafa, sërish bllokoi rrugëtimin e suksesshëm të LDK duke mos dhënë dorëheqje për shkak të humbjes që pësoi edhe pse një gjë të tillë ua kishte premtuar anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së. Së pesti, Isa Mustafa bllokoi qeverisjen e vendit nga subjekti i tij politik duke ia dhënë këtë mundësi për dy minuta “ Rambos”, post këtë që nuk e meriton në çfarëdo matematikash që ta marrish. Së gjashti, në çdo demokraci të zhvilluar partinë fituese e urojnë subjektet që ishin në garë për të qeverisur vendin. Mirëpo, në vendin tonë, fatkeqësisht, ndodhi e kundërta. Jo që nuk patën forcë e sinqeritet në atë garë të zhvilluar fer për të uruar subjektin që fitoi më së shumti vota, por liderët e opozitës në krye me Isa Mustafën bllokuan PDK-në që të krijoj institucionet të besuara nga qytetarët e Kosovës. Së shtati, Isa Mustafa porosit qytetarët që të flinë rehat. Po si ta bëjnë qytetarët e shkret këtë gjë kur shumë prej tyre heqin të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës, ndërsa Isa e ka rehatuar vetën si është më së miri.
“Isa Mustafa uzurpoj të gjitha postet”
Po shihet ashiqare se Isa Mustafa së pari ishte bllokues në partinë e tij e më pas edhe në ndërtimin e institucioneve dhe organeve shtetërore ashtu siç kishte vendosur sovrani. Se apetitet i këtij njeriu ishin maksimaliste tregojnë shembujt konkret si më poshtë. U nominua për kryetar të Kryeqendrës, pastaj edhe pse humbi ai sërish u kandidua për Kryeminister, ndërkaq pas zgjedhjeve e propozoi vetën për Kryeparlamentar me synim që pas dy vitesh të zgjedhet edhe kryetar i vendit. “ Uzurpimi i të gjitha këtyre posteve nga një njeri i vetëm vërtet shtron pyetjen se përse organet e kësaj partie lejojnë një gjë të tillë apo nuk po dijnë se si dhe në çfarë mënyre të ndajnë shapin nga sheqeri me këtë lakmitar, që të gjitha të “ mirat” po i zgjedh për veti. Zatën një fjalë popullore thotë “ Kush s’është për veti nuk është as për ngjeti”. Ama Isa Mustafa shkoi shumë larg që nuk po i dukët fundi.
Dhe krejt në fund po ia përkujtoj Ramush Haradinajt se një kohë ka jetuar në Suedi dhe shumë mirë e dinë se këtu asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti politike të fitoj 51 për qind të votave. Së këndejmi, në këtë shtet skandinav është krijuar koalicioni dhe në asnjë rast nuk ka ardhur në shprehje që të marrë qeverisjen partia që nuk i ka fituar zgjedhjet. Të mos flasim që këtë ta këtë kërkuar subjekti i katërt me radhë. Me një fjalë, postet e koalicionit janë ndarë në proporcion me votën e sovranit. Pra, Ramush Haradinaj kështu veprohet në demokraci duke e lënë anash lakmin sepse ajo e prish burrninë. Një fjalë popullore thotë: “ Mos e kërko atë që nuk të takon, se të mbetët në fyt” .

Filed Under: Opinion

SKENA POLITIKE DUHET TE PASTROHET NGA KRIMI

August 17, 2014 by dgreca

NGA FAIK KRASNIQI/
Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se kush e ka urdhëruar. Njerëzit që janë vrarë nuk kthehen më. Por do të ishte lehtësim i madh për familjarët e viktimave që janë vrarë për motive politike apo për motive të tjera, kur të marrin dënimin e merituar kushdo që ka urdhëruar vrasjen e tyre. Do të ishte edhe në të mirë të shtetit të Kosovës kur do të dalin para drejtësisë urdhërdhënësit dhe vrasësit, sepse sipas raportit të Williamsonit personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës janë zyrtarë të lartë të qeverisë, deputetë, ish deputetë, ministra dhe ish ministra dhe zyrtarë të lartë të partive politike.
Kemi me dhjetëra e qindra vrasje politike të pasluftës në Kosovë, kryesisht veprimtarë të LDK-së, ish pjesëtarë të UÇK-së, gazetarë, publicistë, intelektualë, poetë, shkrimtarë etj, dhe familjarët e këtyre viktimave presin drejtësi. Me që organet e drejtësisë së Kosovës dështuan ta zbardhin edhe një rast të vetëm, Gjykata Speciale mori përsipër t’i gjykoj edhe vrasjet e pasluftës. Bashkësia Ndërkombëtare nuk lejon ta fus në gjirin e saj një shtet që për udhëheqësh të shteti, ka njerëz që i kanë duart me gjak të atyre që i kanë konsideruar kundërshtar politikë apo pengesë për karrierën e tyre politike dhe interesat të ndryshme.
Unë qëndroj prapë në atë siç kam thënë gjithmonë, që prapa këtyre vrasjeve me motive politike qëndron organizata kriminale SHIK-u( Shërbimi Informativ i Kosovës) me në krye Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Adem Grabovci etj, po pa përjashtuar edhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin, sepse edhe ai është një ndër themeluesit e SHIK-ut dhe pa dijeninë e tij nuk besoj të ketë ndodhur ndonjë vrasje. Kështu që SHIK-u duhet ta paguaj barrën për krimet e ndodhura pas luftës, qoftë për motive politike, qoftë për arsye të tjera. Vetëm kur të dënohen përgjegjësit për krimet e pasluftës, pastrohet skena politike në Kosovë nga ata që i kanë duart me gjak dhe shteti kthehet në normalitetin e saj. Pëndryshe, e ardhmja e këtij shteti do të jetë tepër i zymtë.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, NGA KRIMI, SKENA POLITIKE DUHET, TE PASTROHET

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT