• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2014

KUJTESË- Fahri Fazliu- një kreshnik i shqiptarisë

October 31, 2014 by dgreca

Një cerekshekulli më parë, pikërisht më 2 nëntor 1989, ranë heroikisht në Prishtinë në luftë me policinë serbe Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia./
Nga Skender Haliti/
Pas 11 marsit të vitit 1981 kur rinia studentore dhe masat e gjera popullore u hodhën në revoltë të hapur kundër politikave diskriminuese dhe ckombtarizuese serbe, Lëvizja Kombëtare për Clirim që në gjirin e saj tubonte formacione të ndryshme politike ilegale, shpeshherë pa kontakte të mirëfillta organizative mes veti për shkak të rethanave të vështira të veprimit në ilegalitet të thellë, gjithnjë e më tepër po e shqyrtonte mundësinë e organizimit të një qëndrese të armatosur kundër represionit policoro-ushtarak të Serbisë. Shumë organizata ilegale kishin filluar të mendonin edhe për armët që nuk gjindeshin leht, gjë që tregon se ideja e luftës së armatosur, ende në embrion, po rrekej të kalonte në një stadium tjetër. Një mundësi tjetër clirimi, duke e njohur natyrën dhe synimet historike të politikës serbe, nuk mund të merrej seriozisht në konsiderim, sepse një zgjidhje paqësore e konfliktit serbo-shqiptar, e provuar më herët pa sukses nga komunistët shqiptarë, ishte thjesht një iluzion politik në konstelacionet e atëhershme. Edhe sot kur statusi ndërkombëtar i kombit shqiptar ka ndryshuar esencialisht për të mirë, në Serbinë e dobësuar në cdo drejtim nuk ka ndryshuar asgjë në këtë pikë. Racizmi antishqiptar është ai që e njihnim dikur: tepër primitiv. Sigurisht në ato vite të flisje hapur për një rezistencë të armatosur në stil të gjerë jo vetëm ishte një punë me rrezik të madh nga ata që ishin në përgjim të farkatores historike tek shqiptarët, por edhe tek njerëzit e tu rrezikoje të quheshe një lloj don Kishoti, përfshirë këtu edhe skeptizicmin shpërfillës në qarqet ilegale. Kjo mundësi e dëbimit të Serbisë nga Kosova konsiderohej e parakohshme për shkak të konjunkturave ndërkombëtare që nuk e favorizonin ndryshimin e strategjisë së Lëvizjes tonë Kombëtare për Clirim. Dhe këto konjunktura për pesimistët që atëherë nuk ishin të pakët, ishin të përjetshme. Sidomos fakti që aleatja më e madhe e serbëve, Rusia sovjetike, ishte ende një faktor determinues i politikës botërore e bënte një shestim të tillë për shumë shqiptarë më tepër një dëshirë mendjelehtë sesa një mundësi reale. Megithatë këta skeptikë harronin dicka krejt të thjeshtë dhe nuk mund ta merrnin me mend se konjunktura ekzistuese, padyshim disfavorizuese për ide të tilla, mund të ndryshonin shumë shpejtë, madje edhe brenda një nate sic do të tregojë më së miri shembja e Murit të Berlinit saktësisht një javë pas rënjes se Fahriut dhe Afrimit. Sidoqoftë shembujt e qëndresës së armatosur nuk kanë munguar edhe në mesin e atyre që ishin të organizuar politikisht në ilegalitet dhe që i përmbaheshin relativisht në mënyrë të rreptë linjës së veprimit të politik pa iu përgjigjur dhunës shtetërore serbe me të njejtën monedhë. Qëndresa e armatosur e Tahir Mehajt në maj të vitit 1981 ishte një shenjë e qartë se shqiptarët nuk do ta duronin dhunën e shtetit jugosllav pa një reagim të vendosur, mirëpo ajo ishte, në anën tjetër, e një natyre tjetër, një instinkt spontan vetëmbrojtës shqiptar kundër sundimit të huaj që në rrjedhën e shekujve kurrë nuk ishte shuar ndër shqiptarë dhe kishte bërë që shqiptarët të mbeteshin shqiptarë. Rezistenca e armatosur e Bajram Bahtirit, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në vitin 1984, përfaqësuesit më promimentë të organizatave ilegale politike që vepronin atëbotë në Kosovë, tregonte ndërkaq se koha e një lufte të armatosur kundër pushtuesit nuk do të vononte shumë. Por në atë kohë ende ishte vështirë të jepej ndonjë parashikim se kurdo të fillonte dhe sesa e gjatë dhe e mundimshme do të ishte kjo luftë. Dhe cilët konkretisht do të ishin aleatët tanë, për të cilët nuk dyshonim se i kishim në Perëndim, edhepse sot nuk mungojnë segmente shoqërore që përpiqen të na bindin për të kundërtën.

Si shok i jetës ilegale i Fahri Fazliut mund të them pa hezitim se ai dhe Afrim Zhitia përfaqësonin atë fraksion në Lëvizjen Ilegale Shqiptare që cështjen e rezistencës së armatosur nuk e shihnin vetëm si një mundësi teorike në një të ardhme të papërcaktuar, por si dicka shumë praktike, për të cilën duhej menduar seriozisht dhe me urgjencë qysh tani, d.m.th. qysh në vitet 1980 deri në momentin e rënjes së tyre, kur themelet e rendit botëror që dolën nga Lufta e Dytë Botërore ishin tronditur dhe kur Muri i Berlinit pak më vonë sa hap e mbyll sytë po kthehej në një fantazmë të një kohe tjetër të frikshme të ndarjes së botës në blloqe armiqësore, kur Jugosllavia kishte hyrë në një fazë dekompozimi politik dhe shtetëror të përshpejtuar, cështja e ndeshjes finale me serbët më shumë se teori ishte kthyer në një cështje imediate praktike. Rënja e tyre pas një lufte burrnore me serbët e dëshmon më së miri këtë që them. Bashkë me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliu do duhej të konsiderohej njëri nga ushtarët e parë pararendës të UCK-së, e cila tashmë e kishte hedhur hijen e saj në Prishtinë. Gjashtë vite më vonë bashkëluftëtarët të mëvonshëm të armëve të Fahriut dhe Afrimit do ta arrinin me aksionet e tyre të armatosura edhe kryeqytetin e Kosovës dhe tre vite më vonë së bashku me NATO-n do të hynin si fitimtarë në kryeqendrën e dikurshme të organizimit ilegal.

Kush ishte Fahri Fazliu?

Fahri Fazliu lind më 24.02.1963 në Llaushë në një familje me tradita atdhetare. Ende pa shkuar në shkollë ai e kishte mësuar në oda faktet themelore të historisë së popullit të tij, në rrëfimet e të rriturëve që e kishin përjetuar dhunën dhe terrorin serb, i cili më shumë se në kudo tjetër i kishte gjurmët e tij ende të freskëta në këtë kraninë kufitare, në Llap. Jeta më vonë do t’ia bëjë një gjë mëse të qartë: liria kombëtare nuk do të bëhej realitet kurrë përderisa njerëzit nuk do të mendonin për të si për cështjen e bukës së përditshme. Të mendonin kështu dhe të ishin të gatshëm për sakrifica supreme.
Me këto mendime dhe qëndrime ai do të bëhet pastaj një protagonist i shquar i veprimit të pakompromis kundër pushtuesit serb. Shpejt do të kycet në strukturat ilegale dhe do të shquhet si një njeri tepër i vendosur. Spektri i veprimtarisë së tij ishte i gjerë. Nuk do të kishte asnjë lloj veprimi sado i rrezikshëm të ishte që ai nuk do ta ndermerrte, nëse shokët do t’ia ngarkonin. Shpërndarje traktesh, literature ilegale, ndihmonte shokët ilegalë dhe familjet e të burgosurëve politikë, etj. gjithë jeta e tij në thelb kishte vetëm atë përmbajtje që mishëronte rezistencën. Ai ishte një organizator me talent të madh, gjë që do të tregohej në demonstratat studentore dhe popullore ku ai ishte organizator dhe pjesëmarrës aktiv. Ishte një njeri jo vetëm i guximshëm, por edhe shumë i zgjuar dhe i palodhshëm. Që në momentin kur e njoha më ra në sy karakteri i tij i jashtëzakonshëm i arketipit të luftëtarit kombëtar, një lloj kreshniku modern që kishte zbritur nga eposi I lashtësisë shqiptare në realitetin tonë të trishtë të pushtimit për të na dhënë zemër, për të na thënë dhe treguar me shembullin e tij se robëria nuk është fat i përjetshëm për ata që nuk e pranojnë atë si fatalitet. Kjo ndjenjë më shoqëroi vazhdimisht saherë e takoja, saherë e shihja këtë gjigand të atdhetarisë. Si bashkëveprimtar politik të bënte të entuziazmoheshe dhe të besoje se edhe përkundër represionit të pashembullt shtetëror dhe peshës së rëndë të robërisë që po rritej nga dita në ditë agimi i lirisë nuk do të ishte i largët. Ai ishte ëndrrimtar dhe realist në të njejtën kohë. Ai e ëndrronte atë që do të vinte dhe megjthatë nuk mbetej brenda ëndrrës, por si realist që ishte luftonte atë që kishte përpara dhe që ishte barriera e madhe drejt të ardhmes pa prangat e robërisë. Fahri Fazliu e dinte dhe nuk trembej aspak faktit se liria rrugën e ka të shtruar me gjak. Ai ishte i gatshëm për të gjitha flijimet e mundshme. 2 nëntori i vitit 1989 e tregoi se ai i kishte hyrë luftës për clirim pas asnjë iluzion, pa asnjë lloj frike, me vendosmërinë e kreshnikëve të eposit që e bënin luftën me krajla në mënyrën e tyre që në shekuj u nderua si shkëlqim i racës sonë. Shpallja e tij hero i kombit nga ana e presidentes Jahjaga para disa vitesh është një nder që i bëhet atij që në jetë vërtet kishte qenë i tillë. Kështu ai nga një vdekatar i zakonshëm u shndërrua në një yll të përjetshëm që ndricon në qiellin e ndërgjegjes dhe kujtesës sonë kombëtare. Unë e kam ndjerë atëherë, në kohën e veprimit ilegal, dhe e kam ndjerë pastaj edhe më intenzivisht veten të privilegjuar që pata rastin të njihem me të, të veprojë për shumë vjet bashkë, të kujtoj pastaj gjatë gjithë këtyre viteve se pa njerëz të tillë si Fahri Fazliu kombi ynë do të ishte zhdukur prej kohësh në terrin e shekujve.

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Fahri Fazliu, Kujtese, Skender Halili

NJË MBUROJË E ZBULUAR NË APOLLONI-A MOS VALLË I PËRKET NJË PRIJSI APOLLONIAT, PJESMARRËS NË BETEJAT E ALEKSANDRIT TË MADH?

October 31, 2014 by dgreca

*NË 8153 COPA! 760 RRUGË PËR KONSERVIMIN E SAJ! PUNË NË MË SHUMË SE 20 VJET! KOSTOJA: MË TEPËR SE 10000000 LEKË! NJË PUNË MIDIS PASIONIT DHE KËMBËNGULJES PROFESIONALE!/
Shkruan: Frederik Stamati/
Viti 1983 i dhuroi Apollonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e fshatit Kryegjat arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mëndjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skëleti i shtrirë anash i të zotit të saj. Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante gjindeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një përkrenare e pa parë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me gjurmat e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë, sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj, etj dhe gozhdat me të cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh. Thuajse të gjithë arkeologët e antikitetit shkuan nga dita në ditë për të parë zbulimin e rrallë. Kuriozitetin më të lartë e krijonte mburoja, forma e shkatarruar e së cilës lindëte diskutime jo pa hamendësi.
Unë shkova kur mburoja ishte nxjerrë nga toka, ishte transportuar dhe mbahej në ruajtje të sigurtë në magazinat e muzeumit. Ah, e sigurtë! Një pjesë e saj, rreth një e treta, në mos më shumë, ishte shembur së bashku me dheun nën të, duke u kthyer në thërrmija të vërteta! Por për hir të së vërtetës duhet thënë se edhe pjesa tjetër e saj, ajo që kishte shpëtuar nga shembja nuk ishte më mirë: vetëm një mori thërrmijash dhe diku më shumë, por të organizuara në një rrafsh, ku nuk merrej vesh thuajse asgjë. Tetëmijë e njëqint e pesdhjetë e tre copa!
Që në njohjen e parë lindi e vërteta për vështirësinë e ringritjes së saj. Konsulltat pa fund nuk ipnin zgjidhje. Një rebus? Nuk është asgjë! Isha si mbi det, ku lëkundesha nga tallazet e mendimeve të ndryshme. Jo me orë, as me ditë dhe as me javë, por me muaj të tërë kam qëndruar mbi coprat e mburojes për të gjetur lidhjet midis tyre dhe zhvillimin e motiveve zbukuruese, tashmë të prishura. Vëzhgoja gjithshka në stereomikroskop. Mundohesha të kapja edhe shenjën më të vogël që do të orientonte lidhjet. Pashë të gjithë relievet me mburoja dhe të gjitha statujat luftarake në muzeumet e Shqipërisë për të kuptuar të kaluarën e panjohur nga ne. Sot, kur e shikon të restauruar, është e lehtë të flasësh, por nuk duhet harruar se ajo ka njëzet vjet punë dërmuese të trupëzuar në vetvete.
Thanë që ta restauronin diku jashtë, si për më mirë, por askush nuk e mori përsipër. I mbeti laboratorit tonë. Përpunova dhe eksperimentova shtatëqint e gjashtëdhjetë rrugë dhe nga ato përzgjodha atë që do ta çonte punën deri në fund, duke dhënë garanci absolute. Absolutisht asnjë mëdyshje për ta “parë më konkretisht kur të vinte momenti”, gjithshka e parapërcaktuar dhe ashtu u veprua pa asnjë problem deri në fund.
E kam tepër të vështirë të paraqes në një shkrim gazete punën e kryer. Jo vetëm se ka qenë një rrëmujë e vërtetë. Ajo nuk kishte rend, por kryhej ashtu siç e ipte rasti, e fundit në fillim dhe anasjelltas dhe e gjitha e bashkalidhur për të dhënë të tërën. Prandaj po e shmang këtë pjesë që zorr se i intereson kujt dhe po mundohem te shkruaj nëpërmjet të konkluzioneve.
Pësëri e kam të vështirë. Ndoshta do të jetë e mira që ta fillojmë nga fundi, pra nga mburoja e restauruar dhe që aty të depërtojmë në njohjen e saj dhe në punën e bërë.
Fotot dhe skicat që shoqërojnë botimin do të na ndihmojnë në shtjellimin e temës. E shoh të domosdoshme edhe paraqitjen në skicë të prerjes tërthore. Është në shtatë nivele: 1-Meduza, prej bronzi, 2-fleta metalike e sipërme, po prej bronzi, 3- material i zi lidhës dhe mbushës, 4-dru, 5-përsëri material lidhës, 6-lëkurë, 7-elementë bronzi, që shërbenin për ta mbajtur si dhe gjatë ecjes. Diametri: 72 cm. Trashësia në qendër rreth 2,5 cm, anash rreth 4 mm. Lartësia e kurbaturës nga plani 11-13 cm.
Gjëja e parë dhe mbi të gjitha ishte përfytyrimi i saj në lashtësi. Këtu nuk po i ipnim “kon”. U konsulltova disa herë në Gjermani, në Hungari dhe në Greqi. Vetvetiu që literatura e pasur …
Krahas përpjekjeve për konceptimin e mburojes, u punua edhe për njohjen e materialeve me të cilat ishte ndërtuar. Të gjitha pjesët metalike u analizuan për përbërjen kimike, mineralogjike dhe kristaline në Institutin e fizikës bërthamore, në Institutin e gjeologjisë, në atë te Kërkimeve ushtarake dhe në Fakultetin e shkencave të natyrës. Rezultatet e pritura me padurim treguan mjeshtërinë e prodhimit. Teknologji tepër e lartë për kohën e atëhershme! Mjeshtra të një përvoje të përzgjedhur gjatë viteve! Bronzi kishte përbërjen të tillë në bakër dhe kallaj që lejonte goditje të forta me çekiç pa dëmtuar fletën metalike. Tjetër ishte përbërja e elementëve konstruktivë, pjesë të sistemit të mbajtjes dhe tjetër përbërja e gozhdave. Sikur të ishin sot!
Materiali i zi lidhës dhe mbushës u analizua në Institutin Mbretëror të Pasurive Artistike Kombëtare në Bruksel, institut me famë botërore dhe rezultoi të ishte një masë bituminoze me vaj gjysëm të thatë, ku ishte shtuar edhe rrëshirë pishe.
Po në këtë institut u kontrollua në se ka qenë e lyer me ndonjë bojë lëkura dhe rezultoi që jo. E bëmë këtë kontroll sepse në literaturë thuhet se herë-herë lëkura në pjesën e mbrapme të mburojes lyhej me bojë të kuqe. Në rastin tonë nuk u gjet asnjë element kimik, që të përdorej në lashtësi në formë komponimesh, e që jep ngjyrë të kuqe. Veçse në ka qenë e ngjyer me të kuqen e purpurit! Ajo kur shpëbëhet nuk lë asgjë për ta identifikuar. Kështu na mbetet që të pranojmë faktin. Lëkura e përdorur ka qenë lëkurë nga bagëtitë e trasha dhe pikërisht lëkurë kau.
Në Universite Paris-Sud, në Laboratorin e hidrologjisë izotopike dhe në Laboratorin e datimeve me karbon 14 në Saklei si dhe në Institutin e fizikës bërthamore në Tiranë u përcaktua mosha. Po, është e periudhës së Aleksandrit të Madh!
Dhe këtu na u ngrit mëndja!
Mburoja është e tipit maqedonas. Të gjithë ata që mendojnë se është ilire, gabohen. Gabohen sepse forma dhe ndërtimi janë krejtësisht të mburojes maqedonase te shekullit te katërt para Krishtit. Vërtet që rrathët koncentrikë i gjejmë edhe në monedha ilire, por ky huazim nuk është pasaportë për të kaluar kufijtë e kulturave. Në mes të mburojes është koka e Meduzës. Mitologjia e shpjegon në një formë shumë tërheqëse. Perseu, mbasi ja preu kokën, e futi në një thes dhe i a dhuroi Athinasë, e cila e vendosi në qendër të mburojës së saj. Dhe kudo që ta shohësh Athinanë me mburojë, gjithmonë do të dallosh kokën e Meduzës në qendër të mburojës. Me sa duket Athinaja e bëri këtë me që koka e Meduzës kishte vetinë që të kthente në gur çdo njeri që do ta shikonte. Aleksandri i Madh ishte shumë i dhënë mbas këtij miti dhe dha urdhër që të gjitha mburojat në ushtrinë e tij, të kishin në qendër të tyre kokën e Meduzës.
E me që jemi tek Medusa, po merremi pak edhe me Meduzën e mburojës tonë. Ajo është realizuar në një fletë metalike dhe kapej me pesë gozhda në bazamentin nën të. Motivet janë punuar me dalta tepër të holla dhe të vogla, 2 mm të trasha. Ja, këto dalta i kanë kaluar nëpër vrraga për të krijuar flokët në formë gjarpërijsh, vetullat, etj. Si nuk kanë përtuar! Gjuha ka qenë e ngjitur me kallaj. Sytë e bardhë janë prej guri gëlqeror në formën e cilindrave të hollë, që ngjiteshin me kushedi se çfarë në pjesën metalike. Zakonisht përdornin dyllra bimorë. Edhe Meduza erdhi copë në laborator, por në foto është mbas përfundimit të punimeve.
Fleta e sipërme e mburojes është një e vetme dhe e shtrirë me rrahje. Mirëpo një studim në laboratoret e “Strukturës së materies” në Fakultetin e shkencave natyrore na detyron të biem në mendime. Në qendër ka një brimë. Aty ajo ka pas qenë mbërthyer përkohësisht gjatë punës në negativin e formës të saj. Ky negativ duhet të ketë qenë prej materiali jo shumë të fortë. Nga mbrapa është gërvishur e gjithë skema e zbukurimit. Pastaj zbukurimi është realizuar me rrahje, duke i dhënë profilin e ullukut. Në shtatë vende metali është çarë. U gjetën shtatë arna të ngjitura me kallaj.
Dekoracioni është nga ata që gjinden rëndom në lashtësi: rrathë koncentrikë dhe themtha. Për organizimin e dekoracionit kanë pas përdorur koefiçentin tre. Ashtu punonin në lashtësi, me koefiçentë të një munuri të përzgjedhur. Po ta shikoni me kujdes do të vëreni se gjithshka është tre, ose shumëfishi. Tre rrathë koncentrikë, gjashtë grupe gjithsej, tre themtha, (themthat janë ato si gjysëm sfera), madje edhe hapja këndore në themtha dhe në rrathët kocentrikë është 120 gradë.
Pra, dekoracionet janë në reliev. Kjo do të thotë që mburoja nuk është luftarake. Ato luftaraket nuk janë me reliev, sepse do t’u ipnin më shumë mundësi shigjetave. Luftaraket ishin të lëmuara, në mënyrë që të rrëshqisnin shigjetat. Dekoracionet i pikturonin me bojë të kuqe. Dhe vërtet kërkuam, por nuk gjetëm asnjë shenjë ku mund të ishte ngulur ndonjë shigjetë.
Rezulton që mburoja të jetë ceremoniale. Ai që e ka patur këtë mburojë ka qenë një njeri i rëndësishëm në Apolloni! Dhe kjo na e fut më tepër mëndjen në labirinthet e kuriozitetit. Por këtë çështje do ta shtjellojmë në fund.
Dy kanë qenë format e mburojeve maqedonase në atë kohë: me buzë dhe pa buzë. Kjo e jona është pa buzë. Gjatë marshimit ato me buzë vareshin në sup, këto të tjerat kishin nga mbrapa rrypin me lëkurë ku futej krahu dhe një spango paksa të lëvizëshme që kapej në grusht, e tërhiqej për ta tendosur. Spangoja kalonte nëpër tetë udhëzues, katër prej të cilëve në rastin tonë kanë në palmeta tipin e zbukurimeve më të arrira në atë shekull. Njëra u gjet e thyer dhe me mungesa. Nuk u gjet edhe njëri nga të katërt udhëzuesit e tjerë në formë rrethi. Kishte rënë kushedi se kur dhe ishte zëvendësuar me një të një lloji tjetër, por jo të panjohur në ato kohëra. Kuptohet se një mburojë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm, sepse duheshin disa mjeshtëri. Ato prodhoheshin në punishte të specializuara dhe kjo është edhe një nga arsyet përse elementë të ndryshëm janë të njësuar.
Pjesa më e qëndrueshme e mburojës ishte ajo e brendëshmja, prej druri, ku montoheshin të gjithë elementët e tjerë përbërës të saj. Nuk e gjetëm, ishte zhdukur gjatë kohës së qëdrimit në tokë. Me këtë pjesë fillonte puna. Në anën e prapme ngjitej lëkura me materialin e zi bituminoz. Pastaj mbërtheheshin me gozhda elementët udhëzues për spangon dhe rrypi prej lëkure ku futej krahu. Në qendër ka patur gjithmonë një kuti prej argjendi, në të cilën futej ndonjë lutje për luftëtarin. Pra, ishte si punë hajmalie. Kjo pjesë nuk është gjetur, veçse në fletën prej metali duken gjurmat e ngjitjes me kallaj të një kutije katrore me brinjë rreth 5 cm.
Pastaj i vinte rradha montimit të fletës së sipërme. Edhe ajo pozicionohej me ndihmën e masës bituminoze, që luante edhe rolin e mbushësit për ulluqet e dekoracioneve, që ata të mos shtypeshin. Kjo fletë mbërthehej anash me 98 gozhda prej bakri, të gjitha të përthyera në të njëjtin drejtim. Së fundmi buza e mburojes qarkohej me një fashetë bronzi në formën e germës U, që e lidhte përfundimisht.
Tani, mbasi e përshkruam, po themi edhe disa pak fjalë për punën që mori vite të tëra, e që u shtri në periudhën kohore nga 1983, e deri në 2011, por jo pa ndërprerje. Realisht mori pak më tepër se njëzet!
Restaurimi i saj ishte një shartim i idesë dhe faktit. Edhe e kundërta: fakti drejt idesë. Është e vështirë t’i ndash. Për njëzet vjet ata kryqëzoheshin me njëri tjetrin në një rrjetë imagjinatash. Idetë qëndrojnë në ajër. Vite të tëra imazhi i saj qëndronte përpara syve, në hapësirë, në një lëvizje të papërcaktuar. Luhatje në mendime dhe imazhe! Dhe këto duhej të thëthiteshin nga rrëmuja e materialit, ose materiali të gjente vend në ide dhe imazh. Ka qenë e vështirë, tepër e vështirë! Kushedi se sa herë kjo lojë e papërcaktuar u përzie edhe me mjekun e urgjencës nga rritja e tensionit… Ndoshta, pa shumë filozofi, mund të thomi se me kohë u formua një si forcë centripetale që bashkoi imagjinatën me faktin. Aty filloi edhe puna konkrete, që zgjati aq shumë.
Gjithshka u pastrua nga papasteritë dhe mineralet e korrozionit deri në atë siperfaqe ku këto produkte korrozioni formonin atë që quhet patinë fisnike, një shtresë minerale sa më pranë asaj origjinale. Është si të thuash një harmoni midis ruajtjes dhe prishjes, midis asaj që ka mbetur dhe tendencës së transformimit natyror drejt niveleve më të ulta energjitike. Sot, të gjithë muzeumet e botës e kanë kthyer në postulatë këtë ekuilibër të brishtë. Ai nuk mund të mbahet vetë, do ta detyrosh. Do ta detyrosh nëpërmjet të reaksioneve kimike dhe pasivizimit të transformimeve. Nuk është e lehtë, jo vetëm nga rrethanat që krijohen si rrjedhojë e “plakjes” në tokë. Kimikatet që përdoren për këtë punë janë helme dhe njëkohësisht kancerogjenë. Do mendosh jo vetëm për objektin, por edhe për kokën. Të tilla ndërhyrje janë bërë në këtë mburojë. Vitet e kaluara gjatë qëndrimit në laborator dhe fakti që nuk u çfaq asnjë problem qëndrueshmërie vërtetuan se qëllimi ishte arritur. Mirëpo çështja nuk mbyllet me kaq. Do të duhet të mendosh edhe për personelin e muzeumit që do ta marri nëpër duar dhe për vizitorët. Edhe këto janë marrë parasysh. Qëndron më ndryshe puna e pasivizimit të disa reaksioneve kimike. Transformimet në tokë janë të tilla që krijojnë disa lloje mineralesh të qëndrueshëm në vetvete, por që kthehen në pluhur kur lagështia në mjedis është e lartë. Kësaj pune nuk ka se çfarë t’i bëjë laboratori, ajo krijohet në vitrinë, apo në sallat e muzeut nëpërmjet të ushqyerjes me ajër të kondicionuar, me kondicionerë jo nga ata që përdoren nëpër shtëpi, por profesionalë. Por puna është se muzeumet e Shqipërisën janë të pa paisur me teknologjinë e përshtatshme, kështu që rreziku i riprishjes mbetet “mbas derës”.
Më kujtohet se ka qenë tepër e vështirë, por jo problematike, lëvizja në bllok e fragmenteve deri në thërrime, sa nga një suport në një tjetër, pa ndryshuar asgjë nga pzicioni i gjetjes fillestare, përmbysja, organizimi i të tërës, pozicionimi, imprenjimi me lëndë forcuese.
U ndërtua një bazament sektori sferik, (po i bie shkurt, sepse ai ishte mjaft i komplikuar), mbi të cilin u “transferua me rregull” e gjithë moria e çrregullsisë së fargmenteve. Aty, për vite të tëra mburoja u formua në pozitivin e saj, që ka formën e saçit. Pastaj erdhi momenti më emocional, kur u shkëput me ngritje nga bazamenti. Mrekulli! E plotë, pa asnjë dëmtim! Që njëzetë e ca vjet më parë ishte parashikuar ky çast kaq delikat! Kishim dëshirë që në vend të drurit të munguar të formonim një strukturë të njëjtë në formë, por që të ishte e tejdukshme, në mënyrë që të ipte një strukturë hapsinore, ku të dallohej qartë ajo çfarë kishte mbetur dhe mënyra se si ishte ndërtuar mburoja. Por sado që kërkuam nëpër Evropë një material të tillë plastik, fillimisht të lëngshëm, e që pastaj të ngurtësohej, nuk e gjetëm dot. Kështu që u detyruam të përdornim rezinë poliester, në të cilën u trupëzuan shtresa prej tekstili xhami. Në këtë moment futa në masën akoma të pa forcuar të materialit plastik një pllakë prej bakri, në të cilën kam shkruar me gërvishje me dorën time një mesazh për restauruesit e vitit 2311, si dhe një foto. Mora të gjitha masat që ato të qëndrojnë të paprishura gjatë tre shekujve të ardhshëm. Kështu, pllaka prej bakri është amalgamuar me zhivë dhe pastaj është veshur me një shtresë argjendi dhe mbi të një shtresë ari. Që të mos lidhet me rrëshirën sintetike e dyllosa me dyll mikrokristalin në të nxehtë. Edhe fotoja gjithashtu. Gjatë punës u mendua edhe për ndonjë ndërhyrje të papritur. Për këtë arsye të gjithë elementët e mburojës nuk u lidhën pazgjidhshmërisht me rrëshirën: ata mund të smontohen lehtësisht.
Më në fund u bë edhe integrimi në ngjyrë i masës plastike, e cila e lënë në një nivel paksa më të ulët dallon realen nga e shtuara. Mbetej edhe tre ditë punë, gjthsej edhe tre ditë nga njëzet e ca vjet! Do të përurohej Muzeu i Apollonisë. U thashë të gjithë atyre që merreshin me përgatitjet që të mos e merrnin mburojën: ajo le të ekspozohej më vonë. Një ditë të shtunë e morën fshehurazi dhe e çuan në Apolloni, ku qëndron e ekspozuar si saç televizori në një vitrinë krejtësisht të papërshtatshme dhe jashtë projektit konservues, të llogaritur që në fillim.
Më kot kërkova nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që ta kthente disa ditë në Tiranë mburojën, aq sa për të mbyllur punimet. Ndërsa ministria pyeste ata që nuk kanë punuar kurrë me të në se kanë përfunduar apo jo punimet! Sidoqoftë mburoja i bëri ndonja dy xhiro andej nga Italia dhe Kosova…
Kam patur rastin që të prezantoj punën në vazhdim e sipër në aktivitet të ndryshme, sidomos në ato të organizuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Kurioziteti në sallë ka vazhduar me biseda edhe më vonë në “coffee break”. E gjithë vëmendja përqëndrohej në kapërcimin e problemeve pa fund. E kuptoja se ishte më tepër nga një shkollë. Gjithashtu ka patur raste kur këtë mburojë e kanë vizituar në punë e sipër studiues në rang botëror nga shtete të ndryshme të Evropës. Mbas shpjegimit kam ndëgjuar pak fjalë: “Puuu! Frederik, kjo është çmenduri!” Ndërsa ndonjë nga kolegët e punës: “E mor, sikur çfarë ke bërë! Shumë e ke zgjatur!”
Mirë, tani le të kthehemi tek dy pyetjet më kurioze: kush ka qenë mbajtësi i saj dhe në se mund të lidhet me Aleksandrin e Madh.
Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast edhe apolloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit zorr se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elementë kockorë tipikë të Lindjes. Por ka edhe dëshmi të tjera. Fatkeqësisht shumë objekte të këtij varri u vodhën në vitin 1992 dhe sot nuk i “thërrasim” dot në diskutim. (Shpesh herë kam menduar me keqardhje se pse nuk i mora në laborator të gjithë ato objekte që përbënin inventarin e varrit). Do të thoni se nga Lindja mund t’i ketë sjellë dhe tregëtia? Po, por është e vështirë të grumbullohen në një varr të gjithë ato lloj armësh që përbënin arsenalin e luftëtarit të asaj kohe dhe që mund të kenë preiardhje nga tokat përtej kufijve të Maqedonisë së atëhershme. Vite më parë, kur ndodhesha për një specializim në Muzeun numizmatik të Athinës, drejtori i atij muzeu, që ishte veçanërisht i interesuar për objektet metalike që u gjetën nga ushtarët dhe zboristët në atë varrin e pasur pranë Bellshit, më tregoi disa botime të ilustruar me foto, ku pashë forma krejtësisht të njëjta me ato të objekteve të Bellshit, që i pata restauruar dikur. Ai më shpjegoi se enët metalike që shihja në foto ishin nga Lindja dhe se Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për të grabitur, ai u ipte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i tij.
Armatimi i gjetur në varrin “e mburojës” është armatimi bazë, por gjithsesi jo i plotë i ushtarit të falangave. Kallçitë përshembull mungojnë. Pse? Nuk e thomi dot. Pra i varrosuri nuk ka qenë hoplit, por falangist. Me falangat e Aleksandrit të Madh duhet të ketë luftuar ai! Fantazinë dhe gjykimin na e shtyn më tej mburoja. Ajo, siç edhe e thamë më lart, është ceremoniale dhe jo luftarake. A mund ta konsiderojmë në mënyrë figurative si gradë, apo shpërblim? Pra ky ka qenë një njeri i rëndësishëm, ndoshta një prijës që ka komanduar ushtarët apolloniatë. Në mbyllje po thomi se ishte edhe i pasur. Veç të tjerave këtë e dëshmojnë sandalet metalike, që mund t’i mbanin vetëm të pasurit. Lëre pastaj objektet e tjerë aq të rrallë dhe cilësorë!
Akoma edhe diçka: a u varros thjeshtë dhe pa lënë asnjë shenjë përkujtimore, përshmembull një stelë? Këtë nuk e dimë, por në fund të murit të dhomës së vogël anësore të kishës së Apollonisë, pikërisht mbi themel, shihet një bllok i madh prej guri, në të cilin është gdhendur një mburojë e tipit pa buzë, një përkrenare dhe një shpatë. Të treja këto janë prishur më vonë, duke u goditur me daltë. Në muret e kishës dhe të manastirit dallohen dhjetra gurë me motive të marrë në rrënojat e Apollonisë. Guri me mburojën e gdhendur në të, në mos qoftë stela e varrit të “prijësit” tonë, na bën zë që në të ardhmen të zbulohet në Apolloni edhe një e dytë!
# # #
Ky është objekti më i vështirë që është restauruar, apo më mirë, konservuar, ndonjëherë në Shqipëri. Një punë e shtrirë në më shumë se njëzet vjet! Më tepër se dhjetë milionë lekë, në se do të bazoheshim në koston e së sotmes! A ja vlejti e gjitha kjo? Mburojen sot e ka jo vetëm Shqipërija, por e gjithë bota! Po mua, çfarë më mbeti nga i gjithë ky stërmundim? Mua? Asgjë!

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Alexandri i Madh, Frederik Stamati, Nje mburoje ne Apoloni, pjesmarres ne betejat, prijesi apolloniat

NE KERKIM TE NJE KOSTUMI PER HALLOWEEN

October 31, 2014 by dgreca

Arti dhe kostumet e Halloween në Historinë e Kohëve Moderne/
Nga Rafael Floqi/Michigan/
Sot, kam bërë pazar të minutës fundit për të gjetur një kostum për vajzën time tre vjeçare. Si unë po shtyhesha përmes rreshtave rreshtave të boas gëzof rozë dhe maskave maces me xixa Kitty dhe kostumit te saj prej pirateje mendoja në lidhje me idenë sesi Halloweeni na ofron mundësinë për të trokitje e lehtë në atë kafshën e vogël krijuese brenda nesh.
Dhënë, disa prej nesh e kapërcejnë këtë mundësi duke gjetur kostumin e gatshëm, te prodhuar në masë superhero, ose heroina ,. sepse unë kam qenë shumë i zënë për të qepur një kostum si ai i vajzës sime 10 vjeçare me teme pokemonash, apo këtij viti tw krijuar falë përfytyrimit të gruas sime të një pipi çorapegjata moderne, edhe pse personazhi është kaq klasik tani si atëherë kur qe një personazh i vajze çamarroke të rinisë sonë.
Në përgjithësi, Halloween-i na fton për të gjetur artistin brenda nesh . Për Halloween, ne kemi mundësi për t’u treguar njerëzve se çfarë ne jemi të aftë për të krijuar. Pasi unë i dorëzova arkëtares dollarët dola para shkëlqimit të njohur fluoreshent të dyqaneve plot kuti të mëdha, dhe pyeta veten, si kemi ardhur ne si amerikanë në këtë vend, gjer tek koncepti Halloween-i. Cila është historia prapa kostumeve të Halloween-it, dhe çfarë bën historia sa të themi se kush jemi sot?
Kur u ktheva në shtëpi, i hyra historisë së Halloween- it. Sipas këtij artikullit të National Geographic, origjina Halloween datojnë më shumë se 2.000 vjet. Në atë që ne e konsiderojmë më 1 nëntor kur popujt keltë të Evropës festonin Dita e tyre të Vitit të Ri, të quajtur Samhain (SAH-win). On Samhain eve, ajo që ne e dimë si Halloween-të dehur për të ecur nëpër Tokë si ata udhëtonin për jetën e përtejme. Perritë , demonët dhe krijesa të tjera janë gjithashtu te importuara nga popujt e tjerë.
Keltët shpesh veshin gëzofë të kafshëve për ngatërruar shpirtrat, ndoshta për të mos u pushtuar syresh, sipas Qendrës amerikane Folklife në Bibliotekën e Kongresit amerikan. “Festivali përkonte me përfundimin e të korrave dhe kur kafshët ishin shëndoshur. Është thënë se fshehja brenda lëkurave të bagëtive dhe të kafshëve të therura në këtë kohë, kur ishin veshur ritualisht gjatë festimeve që ka gjasa te lidhen sërish me besimet pagane madje edhe më herët.
Shkrimtarët e lashtë romake vinin në dukje se fiset në atë vend , ku tani ndodhet Gjermania dhe Franca zhvillonin ceremoni të tërbuara, ku vishnin kokat dhe lëkurët e gjitarëve të egër, si kostume të lidhur me shpirtrat e kafshëve. Duke veshur maska ,ose duke nxirë fytyrat e tyre, keltët mendohet të kenë imituar gjithashtu edhe paraardhësit e tyre të vdekur.
Nata e Samhain ishte një festë e te vdekurve, një herë për çdo vit kur shpirtrat besohet se ecnin në mesin e të gjallëve. Ritualet e hershme nuk janë të njohura në detaje, por në shekujt e fundit, familjet vazhdojnë të vënë edhe ushqime të përcaktuara edhe lenë vende shtesë në tavolinë për paraardhësit e tyre, gjatë Samhain. Samhain ishte gjithashtu një natë kur njerëzit të veshur me kostume për të ngatërruar të keqen, thotë Bettina Arnold e Qendrës për Studime kelte në Universitetin e Wisconsin-Milwaukee.
Në Samhain, kufiri mes të gjallëve dhe të vdekurve ishte zhdukur, dhe kështu ishte kufiri në mes të gjinive. Të rinjtë meshkuj do të visheshin si vajza dhe anasjelltas, duke shënuar një ndarje e përkohshme të ndarjeve normale sociale.
Kjo është një formë të hershme të trick-or-treat- it. Keltët e veshur me kostume si shpirtrat besohet të kenë shkuar nga shtëpia në shtëpi të angazhohen në veprime të trashanike në këmbim për ushqimit dhe pijeje, një praktikë e frymëzuar ndoshta nga një porosi më të hershme për të lënë ushqimin dhe pijen jashtë si ofertat për qenie mbinatyrore. Por cili është ndikimi Kristian në Halloween?
Samhain më vonë është transformuar po ashtu si klerikët e krishterë që kooptuan festat pagane. Në shekullin e shtatë Papa Boniface IV dekretoi 1 Nëntorin si “Ditën ose të gjithë Shenjtërve ‘gjithë shenjtorëve, në ditën para se natës Samhain qw vazhdoi të respektohej me zjarre, kostume, dhe parada, edhe pse nën një emër të ri : All Hallows’ Eve—më vonë “Halloween.” “.
Por si mbërriti Halloween në Amerikë?
Ishin emigrantët evropianë që e sollën Halloween në Shtetet e Bashkuara, dhe festimi me të vërtetë u erdhi tok me avulloret në vitet 1800, kur imigracioni irlandezo-amerikane, shpërtheu. Unë kam qenë i befasuar kur mësova se si nisën festat me maska në Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin shumë më të zakonshme njëqind vjet më parë, kur njerëzit visheshin jo vetëm për Halloween, por edhe për disa festa të tjera, duke përfshirë edhe ditën e Shën Valentinit dhe të Vitit të Ri, sipas Lesley Bannatyne, autore e librit të ardhshëm “Kombi i Halloween-it. Prapa skenave të natës të frikshme te Amerikës. “

Nga 1930, kostume Halloween lëvizen përtej qenieve tradicionale frikshme mbinatyrore. Njerëzit gjithashtu filluan të veshur me kostume të bazuar në karaktere në masmedia si filma, letërsi, dhe radio. Në këtë kohë, kostumet e Halloweenit filluan të prodhohen në masë dhe shiten në dyqane.
Sot, ne shohim një shumëllojshmëri e kostumesh Halloween-i. Kostume historike e frikshme janë ende rreth, por dhe te ëmblat, karakteret e fantazisë si princesha, engjëjt dhe janë të njohura veçanërisht në mesin e vajzave të vogla. Superheronjtw, politikanë, çifte të koordinuara, kostume të zgjuara apo qesharake dhe kostume seksi kanë zgjeruar kategoritë e njohur. Kulturën pop dhe ngjarjet aktuale të ushtrojë një ndikim të madh mbi kostume moderne Halloweenit,
Gjatë zgjedhjeve presidenciale, ka pasur një kulm në kostume e tanishme ngjarjeve që lidhen. Këtë vit, kostume tradicionale do qeverisjen e ditës, sipas një Federata Kombëtare Shitje me pakicë (NRF) sondazh. Më shumë se pesë milionë e të rriturve amerikanë kanë në plan të marr pjesë në maskaradë te veshur si magjistare Halloween.
Çfarë ndryshimi ka ne zgjedhjet tona te kostumeve të festës të Halloweenit në krahasim me amerikanët e hershëm? Ashtu si ata, ne qëndrojmë idesë se Halloween është një ditë për të kapërcyer kufijtë. Për ta, Samhain ishte një ditë në të cilën hiqej veli. Kjo ishte një kohë kur botët mes të vdekurve dhe të gjallëve bashkoheshin. Kufijtë mes gjinive janë fshiheshin, si edhe, përzierja ishte një pjesë e kësaj feste. Ai ishte gjithashtu një ditë për rrengje dhe paudhësira.
Sot, shumë prej nesh nuk e mendojnë apo kuptojnë pse ne bëjmë atë që bëjmë për Halloween (edhe pse disa ende i njohin praktikat e lashta dhe të respektojë Samhain). Shumë prej nesh kanë humbur kontaktin me kuptimet e lashtë dhe kanë harruar ose lidhjen me të, ose mohojnë ekzistencën e botës së shpirtrave.
Halloween, atëherë, është bërë, një nga festat me të mëdha, ditën e parafundit të vitit për gaz dhe hare. Ne të vërtetë nuk e di se pse ne duam të jemi me të lirshëm dhe të veshin veshjet që s’ përputhen me veshjen tonë të përditshme. Kjo është një ditë kur të gjithë mund të ndjehen të lirë për të shprehur plotësisht vetveten me anë të rrobave. Për Halloween, ne mund të jemi diçka apo dikush.
Tradita ligësi-marrje ka kryer gjatë nga kohët e vjetra, si edhe. Makina dhe njerëzit janë nxitur për Halloween, kuti postare janë shkatërruar , sa shtëpi janë djegur në Detroit dhe disa prej nesh pinë më shumë se ne zakonisht .
Edhe pse nuk është një tërësi shumë të kuptimit të bashkangjitur në ditën moderne Halloween, kjo është një ditë e vitit në të cilin ne djegur kujtime të ndritshme. Fëmijët tanë kujtojnë vetëm në lidhje me çdo kostum Halloween ç’kanë ngrënë ndonjëherë. Ne kujtojmë karamele mirë. Ne kujtojmë herë humorin me miqtë tanë dhe familjen. Këto kujtime të mira janë kuptimi i mirëfilltë i Halloween.
Halloween është gjithashtu festë e rëndësishme sepse ajo frymëzon shumë prej nesh pwr një jetë e artistike. Kërkojnë një marrëveshje më të madhe të krijimtarisë, dhe vënë së bashku kostumet të cilat nuk janë të para-paketuar na kërkon që ne të angazhohemi me ndjenjën tonë të estetikë. Anembanë vendit, gara kostumeve i shtyn njerëzit të mendojnë me shumë dhe të shkojnë sa më larg modës. Sot, Halloween ka humbur vlerën e tij shpirtërore, por ka fituar rëndësi si një ditë të vetë-shprehjes së lirë, krijimtarisë dhe argëtimit. Shumë prej nesh nuk i takojnë një kulture të vetme. Ne jemi pjesë e një shoqërie individualiste. Individualizmi ynë është shpallur në shumëllojshmërinë e kostumeve që ne veshim në Halloween, në krahasim me një qasje më të unifikuar, të kostumeve të Samhain në kohët e vjetra. Ne mund të shpërblehemi me lavdërim (dhe nganjëherë me shpërblime) për konceptet unike te kostumeve. Ndërsa kostumet e Samhain, kishin për qëllim të fshihnin identitetin e individit, kostumet e Halloween janë të dizajnuara shpesh për të nxjerrë në pah dhe për të sjellë vëmendje tek aspektet unike apo talentet artistike të identitetit individual.

Filed Under: Histori Tagged With: Arti dhe kostumet, e Halloween, Rafael Floqi

Kremlini provokon konfrontimin Lindje – Perëndim

October 31, 2014 by dgreca

Me objketivin e shpallur, për t’i njohur zgjedhjet e separatistëve në Donjeck dhe në Luhanks, Kremlini përforcon ndarjen e Ukrainës duke shtuar rrezikun për një luftë të re të ftohtë, mendon Ingo Mannteufel.
Rusia do të jetë i vetmi vend i rëndësishëm, që do të njohë zgjedhjet e planifikuara për më 2 nëntor prej separatistëve në Donjeck dhe në Luhansk. Por Moska synon më shumë, se sa vetëm shprehjen e legjitimitetit për krijesat e reja politike.
Para së gjithash pritet, që Rusia të marrë përsipër furnizimin e këtyre pjesëve të vendit të shkëputura prej Kievit dhe do t’u ndihmojë njerëzve të dërmuar prej luftës që të përballojnë dimrin. Kjo për arsye humanitare është e drejtë, por nuk duhet të harrojmë, se politika ruse është shkaku kryesor, që u arrit deri tek veprimet luftarake.
“Një konflikt i ri i ngrirë”
Me zgjedhjet në republikat e vetëshpallura popullore në Donjeck dhe në Luhansk separatistët duan të sigurojnë pushtetin që e kanë fituar me luftë. Shkëputja nga Kievi duhet legjitimuar dhe pozicioni në bisedime kundrejt qeverisë ukrainase, por edhe kundrejt BE-së dhe SHBA-së duhet të forochet. Si rrjedhojë – me komandimin e Moskës – përfundimisht në lindje të Ukrainës krijohet një “konflikt i ri i ngrirë”, e të tillë ka mjaft në hapësirën post-sovjetike: Deri më sot ekzistojnë krijesat separatiste në Transnistri, Abkazi, në Osetinë Jugore dhe në Berg-Karabah.
Për politikën ruse të tilla “konflikte të ngrira” janë një terren i njohur dhe tek e fundit edhe të mirëpritura. Sepse përmes këtyre strukturave përfaqësuese mund të mbrohen në mënyrë të rafinuar interesat ruse përmes negociatave të pafundme diplomatike.
Por jo vetëm kaq: Konfliktte territoriale destabilizojnë vendet e kërcënuara prej shkëputjes në tërësi. Përmes politikës kulaçi e kërbaçi Moska mund ta influencojë frymën shoqërore që të japë efekt në politikën e brendëshme. Moldavët dhe gjeorgjianët kanë vite që po vuajnë prej kësaj.
Paaftësia e Kievit
Udhëheqja ukrainase tani për tani nuk është në gjendje t’i kundërvihet kësaj politike agresive ruse: Krimenë Kievi e dorëzoi pa luftë në pranverë. Përpjekja ukrainase për ta ndaluar me forcën e armëve shkëputjen e Donjeckut dhe Luhanskut, dështoi në verë pas humbjeve të rënda ushtrake. Në marrëveshjen e armëpushimit në Minsk presidentit Poroschenko iu desh faktiktikisht ta njohë status quo-në e krijuar në lindje të Ukrainës.
Për këtë ai u detyrua jo vetëm prej dobësisë ushtarake, por më shumë prej sfidave të mëdha politike, ekonomike e financiare, para të cilave ndodhet Ukraina. Vetëm përmes ndihmave e kredive ndërkombëtare – më saktë europiane – Ukraina do të jetë në gjendje të mbledhë shumat miliardëshe, për të cilat ajo është zotuar t’i shlyejë në marrëveshjen paraprake me Rusinë për zgjidhjen e grindjes mbi gazin. Krimeja dhe Ukraina lindore janë vetëm dy nga shumë problemet, me të cilat përballet udhëheqja ukrainase.
Mbrojtje nga rreziqet në vend të partneritetit
Po ashtu si Ukraina as shtetet e BE-së dhe as SHBA-ja nuk do t’i njohin zgjedhjet në republikat e vetëshpallura në Donjeck dhe në Luhansk. Por faktikisht atyre u duhet ta pranojnë situatën e re të krijuar atje. Megjithatë përkundër shpresës që ndoshta ka Kremlini, Perëndimi nuk do t’i rikthehet rutinës e të qëndrojë indiferent – siç bëri në 2008 pas luftës në Gjeorgji.
Kriza e Ukrainës dhe politika ruse sivjet kanë hapur një kapitull të ri në poliitkën europiane të sigurisë. Në vend të partneritetit me Rusinë tani sërish po vihet në qendër të vëmendjes mbrojtja nga rreziqet. Kjo ka si pasojë përforcimin me qëllim të kapaciteteve mbrojtëse në shtetet europiane të NATO-s. Skuadriljet ushtarake ruse, që fluturojnë pa paralajëmrim mbi Detin e Veriut dhe mbi Detin Balltik, të forocojnë përshtypjen, që kjo është e nevojshme. Një garë e re armatimesh mund të parashikohet.
Në vend të besimit mbizotëron mesobesimi. Në vend të një bashkëpunimi të gjerë mes Europës dhe Rusisë në të ardhmen do të ketë sanskione paralele dhe një bashkëpunim të kufizuar. Qoftë në tregti, në fushën e shkencës, atë të fluturimeve në hapësirë apo edhe në çështjet e politikës së jashtme – kudo mund të pritet, që kontaktet të reduktohen. Përfaqësuesit e vijës së fortë nga të dyja palët e kërkojnë këtë.
E rëndësishme është që të mos lejohet krijimi i një luftë të re të ftohtë. Megjithatë rreziku ekziston, që politika ruse e ndarjes së Ukrainës – ashtu si në Gjermani në fillim të luftës (së parë) të ftohtë – të provokojë një konfrontim të ri Lindje – Perëndim. Çdo ditë e më shumë që kalon do të jetë më e vështirë për ta ndaluar atë.(kortezi-DW)

Filed Under: Rajon Tagged With: DW, konfrontimin, Kremlini provokon, Lindje - Perëndim

Del në dritë teatri antik i Apollonisë

October 31, 2014 by dgreca

Kontribut gjerman në trashëgiminë e kulturës europiane – zbulohet tërësisht teatrit 2400 vjeçar i Apollonisë. Teatri si një nga ndërtesat kryesore të qytetit antik deri tani është zbuluar vetëm në 10% të tij.
Manuel Fiedler flet me entuziazëm për rezultatet e gërmimeve për të nxjerrë në dritë teatrin antik të Apollonisë. Për arkeologun nga Berlini të jetë në Apolloni, si anëtar i ekipit gjermano- shqiptar të arkeologëve dhe studiuesive të Lashtësisë, është shansi i madh në jetën e tij profesionale. “Është një nga teatrot më të mëdha të antikitetit në gjithë pellgun e Mesdheut me 15 mijë vende, i krahasueshëm për nga dimensionet me amfiteatrin e Durrësit, më të madhin e lashtësisë në Shqipëri. Për mua është një mundësi e jashtëzakonshme profesionale”, thotë për DW Manuel Fiedler.
Ndodhem në Apolloni me një grup gazetarësh, vizitë e mundësuar nga Ambasada gjermane, nën kujdesin e Ambasadorit Helmut Hoffman, në kuadër të Tetorit Gjerman. Ka gjallëri këtë muaj vjeshte me diell në Apolloni: krahas anëtarëve te ekipit gjermano-shqiptar ka studentë të arkeologjisë dhe punëtorë që kryejnë gërmime, turistë të huaj që shkrepin pa ndërprerje aparatet fotografike. Nga kodra e lartë, zotëruese, ku shtrihet ne 140 hektare, qyteti antik i Apollonisë, syri të kap një pamje mahnitëse bukurish natyrore, deri në detin Adriatik, të kombinuar me atmosferën e vecantë që krijojnë monumentet, mes të cilave edhe teatri antik. Gërmimet për zbulimin e tij të plotë u bënë të mundura në vitin 2006, kur nisi edhe bashkëpunimi gjermano – shqiptar në fushën e arkeologjisë. Atë vit Instituti i Arkeologjisë Klasike pranë Universitetit të Këlnit dhe Instituti i Arkeologjisë në Tiranë lidhën marrëdhënie bashkëpunimi, që u konkretizuan në projekte të përbashkëta për zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik Lissus ( Lezha e sotme) dhe në teatrin e lashtë, në qytetin antik të Apollonisë. Me një financim të përbashkët prej 1 milion Eurosh ekipi gjermano- shqiptar po nxjerr në dritë një nga monumentet më të spikatura të botës antike në Shqipëri dhe gjithë Mesdheun.
Teatri është një nga ndërtesat kryesore të qytetit antik të Apollonisë, i cili deri tani është zbuluar vetëm në 10% të tij. Prof. Dr. Bashkim Lahi, bashkëdrejtues i projektit gjermano- shqiptar thotë për DW: “Qyteti antik i Apollonisë u themelua në shek VII para Krishtit nga kolonë grekë prej Korinthit. Por në Apolloni u zhvillua një kulturë me fizionomi të spikatur orgjinale, si pasojë e ndikimit të kulturës vendase, asaj ilire. Jo më kot, në pellgun e Mesdheut ku kishte 30 qytete antike me të njëjtin emër, ky qytet njihej si ”Apollonia e Ilirisë”, thotë Prof.Dr.Bashkim Lahi, bashkëdrejtues i ekipit gjermano-shqiptar.Historia e lulëzimit, rënies dhe zbulimit të Apollonisë i ngjan fatit të shumë qyteteve të botës së lashtë, që vendosej nga rrethana gjeo-politike dhe fenomene të natyrës: tërmete, vullkane apo përmbytje. Apollonia arriti kulmin e lulëzimit të saj në shek IV para Krishtit kur fitoi statusin e një qytet të lirë romak si shpërblim për aleancës që bëri me Jul Çezarin, në luftën kundër Pompeit. Ajo u shndërrua në një nyje të rëndësishme trans- ballkanike shkëmbimesh ekonomike, kulturore dhe vend i Arteve dhe kurseve të Oratorisë. Fama e qytetit tërhoqi shumë personalitete të Perandorisë Romake. Filozofi dhe oratori i shquar Ciceroni, në Filipiket e tij, – seria e fjalimeve kundër Mark Antonit – e quan Apolloninë “ një qytet të madh, të rëndësishëm dhe hijerëndë”. Në vitin 234 para Krishtit, një tërmet i fuqishëm dhe pushtimi nga gotët ishin shkaqet kryesore për rrënimin dhe braktisjen e qytetit. Ai mbeti për shekuj të tërë i pahulumtuar. Për herë të parë për atë shkruajti studiues francez Pouqueville në vitin 1806. Në vitin 1824 një mision arkeologjik francez i drejtuar nga Leon Rey, nxorri në dritë një kompleks monumentesh në qëndër të qytetit antik. Gjatë Luftës së Parë Botërore arkeologët austriakë Praschniker dhe Shober zbuluan muret rrethuese të qytetit dhe botuan në vitin 1919 dhe 1920 rezultatet e gërmimeve të tyre në serinë akademike austriake me titujt “Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro.”
Vlera që i përkasin historisë europiane – kontributi gjermano-shqiptar
Në këtë traditë të vëmendjes së arkeologëve europianë për historinë e lashtë të Ballkanit vijnë si një kontribut i ri edhe zbulimet e ekipit gjermano – shqiptar. Manuel Fiedler thotë për DW: “Jemi përqëndruar në zbulimin e plotë të teatrit antik të Apollonisë, Gërmimet e deritanishme kanë nxjerrë në dritë shumë detaje të ndërtesës jashtezakonisht te madhe dhe arkitekturës së saj si koha e ndërtimit, shkallët ku rrinin spektatorët,vendi i orksestres. Teatri pësoi ndryshime të mëdha gjatë kohës së perandorisë romake, kur u ndërtua arena për ndeshje me gladiatorët. Ai ka qënë i famshëm edhe për vendet e tjera të Mesdheut, që ndërtuan teatro sipas modelit të tij. Jemi shume të kënaqur me rezultatert , here – herë është shumë e vështirë pasi në shekujt XIII-XIV me gurët e marra nga ndërtesa e teatrit u ndërtuan kisha, manastire, ndërtesa private, por besojmë fort se do t’ ia dalim “, thotë Manuel Fiedler. Në ekipin gjermano-shqiptar veë arkeologëve dhe studiuesve të lashtësisë ka edhe arkitektë. “Kemi një bashkëpunim shumë të frytshëm me koleget gjermane. Shpresoj që në gërmimet e ardhshme të kemi një tablo më të qartë lidhur me rikonstruksionin e teatrit. E kam fjalën së pari për rikonstruksionin grafik dhe në varësi të elementëve arkitekturorë, që fitohen gjatë gërmimit, mund të arrijmë ta rikonstruktojmë plotësisht teatrin, ashtu siç ka qenë “, thotë Prof. Dr. Prof. Dr. Bashkim Lahi
Gjithë ky proces do të marrë jetë gjatë punës studimore të ekipit më muajt e dimrit kur puna në terren do të ndërpritet. Por nuk mjafton pasioni dhe dedikimi profesional. Ne lojë futet sigurimi i fondeve. Manuel Fiedler dhe Bashkim Lahi thonë që “vazhdimi i punës në terren kërkon fonde të reja dhe një vëmendje europiane për të nxjerrë të plotë në dritë një trashëgimi europiane si qyteti antik i Apollonisë”.(kortezi: DW)

Filed Under: Kulture Tagged With: Del në dritë, i Apollonisë, teatri antik

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT