Federata Panshqiptare e Amerikës e festoi me madhështi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kuq e Zi, 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të premten me 28 në mbrëmje, në Restorantin Maestros. Më shumë se 400 vetë i janë bashkuar Vatrës në këtë manifestim, ku u bashkuan dhe festuan edhe shoqata të tjera të komunitetit shqiptar nën drejtimin e Vatrës , si Shoqata Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Camëria, Partia Lëvizja e Legalitetit, Shoqata Rugova, Rrënjët Shqiptare,Ana e Malit, Shoqata e Shkrimtarëve etj.
Së bashku me Vatrën ishin edhe klerikët e nderuar përfaqësues të komunitetit katolik, orthodoks dhe muslimanë, të përfaqësuar nga famuillitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj, që bekoi darkën, dhe Pastor Fr. Nathan Preston – St. Nicholas Albanian Orthodox Church.
, Imami Edin Gjoni nga Qendra Islame Queens, NY, Imam Rifati nga NJ-dhe një përfaqësi nga Qendra Islame Shqiptare e NJ.
Darkën e ka hapur kryetari i komisionit të festimeve, z. Marjan Cubi, i cili u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, evokoi në pak fjalë Ditën historike te Flamurit dhe prezantoi moderatoren e mbrëmjes, Aida Gashi.
Me hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqiptar të interpretuar nga Dea Elezi,është krijuar një atmosferë solmne emocionuese.
Me një minut heshtje për Dëshmorët e të gjitha kohërave, ka vijuar programi, që më pas ia la fjalën folësit kryesor të darkës, z. Ali Lajqi, ish deputet dhe ish kryetar i Komunës së Pejës. Folësi është ndalë në për rëndësinë historike të aktit të shpalljes së Pavrësisë së Shqipërisë- gjysëm shtet, sepse kjo na ruajti pjesët e tjera të Kombit të copëtuar me vendime të Evropës, kjo na bëri edhe me shtetin e dytë shqiptar, Kosovën , natyrisht edhe me ndihmën e Amerikës.
Dr. Gjon Bucaj ka informuar të pranishmit me ceremoninë e organizuar në Presidencën e Republikës së Shqipërisë me 24 nëntor 2014, ku u nderuan me tituj të lartë martirët e Vatrës. Ai ftoi z. Niko Kirka, të birin e njërit prej themeluesëve të Vatrës, martirit të mbetur pa varr, vdekur në burgun e Burrelit Kristo Kirka. Z. Niko Kirka, një prej të vuajturve të diktaturës, burgosur e internuar, për të cilët tha se ishin idealistë me shpirt atdhetar, që luftuan për atdhe duke mos kursyer as jetën e tyre. Ai bëri thirrje për demokratizim real të shoqërisë shqiptare, duke u mëshuar fort idesë së dekomunistizimit të shqoërisë. Komunisti nuk mund të bëhet demokrat, nacionalist-jo se jo, tha z. Kirka.
Më pas festën e kanë përshëndetur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Ferit Hoxha, Konsullja e Përgjithshme Vlora Citaku dhe ansambleisti i shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj.
Moderatorja Aida Gashi ka lexuar fjalimin e nënkryetarit të Vatrës, lexuar më parë në Presidencën e Shqipërisë, ku ai u dekorua me”Nderi i kombit”.
Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Bucaj, ka ftuar klerikët e nderuar për t’iu dorëzuar një fotografi të përbashkët që klerikët shqiptarë të diapsorës në Amerikë, të arbëreshëve dhe atyre të trojeve amtare kishin bërë në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës .
Duartrokitje të forta ka fituar grupi i fëmijëve që drejton artistja Pranvera Cobaj, që interpretoi këngë atdhetare dhe valle.
Më pas pjesmarrësit kanë kërcyer nën ritmin e muzikës së Bujar Uka dhe këngëtares Anila Uka deri pas mesnate.(Një reportazh më të zgjeruar do të lexoni në Diellin e printuar)
Archives for November 2014
Jessie J ndez Tiranën ne festen e Clirimit te debatuar
Me mijëra qytetarë kanë dalë sonte në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë për të dëgjuar nga afër zërin e mrekullueshëm të këngëtares britanike me famë botërore Jessie J. Sapo ajo u ngjit në skenë, audienca u elektrizua në maksimum.
Gjatë gjithë kohës qytetarët së bashku Jessie J këndonin me zë të lartë hitet e saj, pa u shqetësuar nga reshjet e shiut. Britanikja ka ardhur sot në Shqipëri me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Avioni më të cilën ka udhëtuar, është ulur në aeroportin e Rinasit rreth orës 15:30 dhe para se të vinte në Shqipëri mbajti koncerte në Gjermani dhe Austri.
Fansat shqiptarë qëndruan në shesh deri në fund të performimit të këngëtares. Ata janë duke festuar “ Natën e Bardhë”, e cila tashmë është kthyer në një traditë për Tiranën. Më parë në skenë doli këngëtarja Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” dhe zëri i njohur shqiptar Alban Skënderaj.
Shteti bashke- Nishani, Rama, Meta në homazhet për 70-vjetorin e Çlirimit
Krerët më të lartë të shtetit kanë zhvilluar homazhet në varrezat e dëshmorëve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të vendit. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, kreu i kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i qeverisë, Edi Rama nderuan sot dëshmorët e atdheut që dhanë jetën në luftën ndaj pushtuesit fashist.
Në homazhet, ku merrnin pjesë edhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar e të afërm të dëshmorëve, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në vendin tonë Alexandër Arvizu.
Ndërkohë , opozita ashtu siç bën tashmë prej shumë vitesh festoi dje, më 28 Nëntor, ditën e pavarësisë dhe Çlirimit në të njëjtën ditë.
Me rastin e 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit të vendit janë parashikuar një sërë aktivitetesh, nga qeveria dhe bashkia e Tiranës, aktivitete që do kulmojnë me koncertin e madh festiv në sheshin “Nënë Tereza” që do të hapë “Natën e Bardhë”. . Vetë kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim në Twitter për të gjithë shqiptarët.
“Gezuar te gjitheve 29 nentorin ne kete 70 vjetor te çlirimit te Shqiperise!”, ka shkruar Rama.
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, homazhe më 28 dhe 29 Nëntor për Çlirimin
Në homazhet e zhvilluara paraditen sotme në Varrezat e Dëshmorëve ka rënë në sy pjesëmarrja e nënkryetares së bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.
Xhindi mori pjese në homazhet e zhvilluara nga opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, dje më 28 nëntor për festën e pavarësisë dhe Çlirimit në varrezat e dëshmorëve, ndërsa sot i është bashkuar homazheve të zhvilluara nga qeveria për këtë ditë të shënuar për vendin.
70-vjetori i Çlirimit, komunistet me fotot e Enverit, ne Vlore, Berat, Korce etj.
Qeveria forcoi masat qe neper ceremonite zyrtare dhe i arriten qe t’i ndalonin pankartat komuniste dhe portretet e diktatorit komunist Enver Hoxha, qe ende, pas 22 vitesh demokraci, e ruan titullin”Hero i Popullit”.
Por,në ceremonitë përkujtimore për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, nuk munguan edhe shfaqjet e portretit të Enver Hoxhës. Gjatë kremtimeve që u zhvilluan këtë të shtunë më 29 nëntor në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë, ku morën pjesë krerët e shtetit si Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta etj. policia nuk lejoi që veteranë të Luftës apo simpatizantë të Hoxhës, të mbanin portretin e diktatorit në duar, duke i bllokuar ata që në hyrjen të rrugës që të çonte tek ceremonia përkujtimore, por em pas vbargu i militanteve komunist marshoi nga qendra e kryeqytetit deri ne varrezat e Deshmoreve, ku fale medias, arriten qe ta zbraznin militantizmin permes intervistave e thirrjeve.
Ndërkaq, në qytetin e Vlorës, portretet e Enverit u shfaqen haptazi. Gjatë ceremonisë përkujtimore të zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë në nder të të rënëve në Luftë, ku merrnin pjesë kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, prefektja e Qarkut Etjona Hoxha, si dhe familjarë të dëshmorëve, nuk munguan edhe portretet e Enver Hoxhës në duart e disa qytetarëve.
Po ashtu u pane pamje te ngjashme edhe ne Korce e Berat.
Lidhur me shfaqjen e fotove të Hoxhës në ceremonitë përkujtimore për 70-vjetorin e Çlirimit, përfaqësues të lartë të shtetit, por edhe nga opozita, kanë dënuar shfaqjen e tyre në publik, duke kërkuar që LANÇ të mos identifikohet me sistemin komunist në Shqipëri.
Ne Orlandon magjike, Festa e Pavarsise festohet ne zemer te Florides!
Nga Gjergji LACUKU/
Ne ambjentet e Allure Resort nen kujdesin e Kryesise se deges se Vatres ne Orlando, u organizua Festa e 102 vjetorit te Pavarsise sone. Nuk kishte se si te ishte zgjedhur vendi ma i mire se sa Allure Resort qe ndodhet ne International Drive , aty ku bashkohet e gjithe bota ne nji Vater te madhe. Prane saj ndodhet Disney World me Magic Kingdom , pikerisht aty ku realiteti dhe magjia behen nji dhe kjo mbremje madheshtore s’kishte si te ishte ndryshe perveçse Magjike. E tille ishte salla me Shqiponjen dykrenare qe kishte hapur krahet e saj per te pritur bijte e tokes Arbnore qe kishin ardhur nga Tampa, Jacksonville e qytete te tjera te Florides, secili duke sjelle me vete nji pjese te Shqipnise Etnike . Ambjenti Kuq e Zi, tingujt e himnit kombetar Shqiptar dhe Amerikan, ishte shprehja ma e mire e dashnise dhe respektit per Atdheun tone te lindjes por edhe per vendin ku jetojme , Ameriken zemermadhe .Ne,Diaspora Shqiptare, jemi pasqyra ma e mire e kombit tone.Do kisha deshire te madhe qe fryma e paqes, harmonise dhe mirekuptimit qe ekziston mes nesh te sherbente si model per te gjthe spektrin e shoqerise Shqiptare qe ndodhen ne trojet Etnike . Ne kete feste madheshtore te organizume me estetike, bashkepunimi i degeve Vatra te Florides na bashkoj me miq e shoke . U takuam me miqte nga zona e Tampa/Clearwater , pra me nismetaret e deges Vatra, zonja Zamira Rubjeka nga kryeqendra e Shqipnise , Tirana,me zonjen tjerer ,Mimoza Lufo,nga Elbasan i bukur Elbasan si dhe zoterinjte Tahsini nga Gjirokasrtra,Mensuri e Isuf Spahiu nga Mitrovica e Kosoves.Nga Jacksonville ,nji grup Vatranesh me krye zotin Adriatik Spahiu, ishin ftuar nga miqte Vatrane te Orlandos.Muzika, kanget dhe vallet , ambjenti kuq e zi, na beri qe te ndjehemi si ne Shtepi . Falenderojme kengetaret Ylli Baka, Entela Iliriani, Argjend Llogu per kenaqesine qe na dhuruan por mbi te gjitha edhe Kryesine e Vatra Orlando , zonjen Florisiana Metollari se bashku me bashkeshortin Ermal Metollari , z. Arben Shehu dhe Z.Genc Lulo per organizimin perfekt.
Shqiponja dy-krenare nuk njef kufij , toka dhe qielli jane nji, limitet e saj jane pafundesite dhe po ashtu duhet te jemi edhe ne, te shkojme lart e ma lart por pa harru folene tone, vendin e Shqiponjave.
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- …
- 69
- Next Page »