• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

Armiq të vegjël, tokë e madhe!

November 1, 2014 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/
U ngarkova prej bordit katërsh, siç i thonë në punën time, të trajnojë punëtorët e rinj. Kam gati dy javë që e bëj këtë. Veç shumë detajesh, kulturash apo mendësi njerëzish, më ndodhi të zbulojë disa kapërcime mendësish, në lidhje me brezat e emigrantëve. Pra, nga mendësia e babait mërgimtar, tek i biri apo e bija e lindur dhe rritur këtu. Ose nga ata fëmijë të ardhur motak apo disa vitesh. Por që gjithësesi, janë tashmë të natyralizuar për shkak të moshës së re, trurit të freskët dhe shpengimin në të folur e në të sjellur. Thjesht duken sikur kanë lindur këtu. Aq të atashuar janë në efikasitetin e batutave sa prindit të tyre i duhet të kalojë male pengesash për të kapur thelbin kuptimor të komunikimit me sarkazën.
Që ta bëjmë më të thjesht, e kam fjalën në atë që, mbas disa viteve, apo një dekade im bir të tallet me një lektor emigrant të tipit të babait.
Kështu më ndodhi mua. Në këtë periudhë kohe trajnimi, vura re se fëmijët e emigrantëve më të rinj kishin humor për tu tallur me aksentin tim. Madje ndonjëri shkonte diçka më tutje në lidhje me frazologjinë. Hidhej e thoshte se nuk të kuptova. Ose pyeste atë që kishte në krahë, se çfarë thashë etj. Kësi gjërash.
Më duhet të sqarojë që në fillim se ata që trajnojë, janë të moshave të ndryshme. Fillojnë punë me pagë minimale apo diçka mbi ‘të. Ka edhe emigrantë, që kanë ardhur kohët e fundit. Le të themi ndonjë mësues apo mjeke pediatre, shkurt gjithëfarësoj zanatesh e profesionesh. Një grua nga Rumania ndihej në siklet. Ka punuar për 35 vjet si mësuese e ciklit të ulët. I vjen plasja që ndodhet aty, por i duhet të ndihmojë djalin të rrisi fëmijët, ndërkohë që mund të bëj një punë tek ne me kohë të pjesshme. Më afrohet në seancat e pushimit dhe gjysmë e çliruar më thotë për ”përplasjet” e mia pikërisht me fëmijët e emigrantëve. Ndërkohë që moshataret e tjera të saja, qofshin edhe burra, e kanë më të lehtë për shkak të spanjishtes e krios. Gjuhë që flitet kaq me shumicë kohe sa, shpesh në vitrinat e marketeve të kompanisë, klientët na krkojnë llogari se përse nuk mësojmë edhe këto spanjishten e Amerikës së Jugut dhe krion e karaibeve.?
Dy korniza ngjarjesh me kësi plane, kontradiktash.
Një vajzë e re nga Haiti më tha se nuk më kuptoi. Kur unë po sqaroja një proçedurë punë. Midis të tjerave, ajo tha se nuk të kuptova për shkak të aksentit tim të rënd. Unë nuk fola. Përbrenda po mbytesha nga njëmijë e një dallgë. Kur nga mbrapa saj u hodh grua tjetër dhe tha se më kuptoi shumë mirë dhe aksenti nuk ka të bëj fare me të kuptuarit. Kalojë kjo situatë.
Tjetra, një kubaneze më tha gjatë ditës se se dinte shumë për Shqipërinë për shkak të filmit ”Taken”. Unë heshta, me qetësi i thashë se edhe unë di shumë për Kubën, por jo përmes Toni Montanës. Të tjerët qeshën dhe situata kaloi me argëtim. Mirëpo në kokën time vlonte pamja e lodhur e Fidel Kastros, ato ditë të shkurtit të vitit 2008 kur po tërhiqej nga pushteti, duke i treguar parlamentit një tenxhere me presion si sukses të prodhimit vendas.
Nuk po zgjatem me detaje të tjera. Me që përmenda kapërcimet e mendësive, midis brezave, dua të përmbledh në disa pika që na mbushin me stres të përditshmen tonë.
*Përse emigrojmë? Që bijtë tanë të tallen me emigrantët e tjerë?
*Përse pikërisht, emigrantët, apo fëmijët e emigrantëve që vinë nga vendet më të varfra, me ekonomi të rrënuar, pa përmendur epidemitë, luftrat civile etj, janë më cinik, më dembelë, më pretendues se e kundërta e sojit të tyre? Pra e emigrantëve që vinë nga vende shumë herë më të zhvilluar?
*Përse merret e keqja si shembull, për të identifikuar njërin vend nga tjetri?
*Përse …?
______
Përgjigjen e të gjitha këtyre ma dha konsulenti im. Ai më tha, detyra jote është të mos sillesh si ata, por të bashkëpunosh dhe të ecësh përpara edhe me të tillë armate. Kush nuk vlen për në katin e dytë, sigurisht është i dobishëm një kat më poshtë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Armiq të vegjël, Ilir Levonja, tokë e madhe!

Urrejtja serbe dhe identiteti

November 1, 2014 by dgreca

Nga Aurel Dasareti*/
Uh! Evropë, ti kurva e motit – janë gjyshërit e juaj që e copëtuan dhe viktimizuan Shqipërinë tonë, për të afruar Serbinë dhe larguar nga vetvetja Rusinë. E tani, ju nipërit e të mallkuarve, si “demokratë” dhe “luftëtarë për të drejtat e njeriut” që qenkeni, nuk i përmirësoni por vazhdoni mëkatet e tyre. Diskriminoni, ofendoni dhe nënçmoni gjithçka shqiptare, na trajtoni si qytetarë të dorës së dytë, dhe kur na nënçmoni dhe ofendoni thoni “kjo është liria e shprehjes,” dhe kur ne e ngremë zërin e mbrojtjes thoni se ajo ishte “gjuha e urrejtjes”.
Këto janë porosi të hipokrizisë, këto janë standardet e dyfishta, kjo është një përpjekje e përhershme e tyre për robërimin e mëtejshëm tonin. Për ne një standard, për pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek një standard tjetër. Racizmi i tyre i fundit nëpërmjet vendimit skandaloz të UEFA-s kinse shqiptarët ishin fajtorë për terrorizmin serb duhet të na bashkon.
***
Albanophobia:
Tregon armiqësinë shekullore apo urrejtjen patetike të fqinjëve sllavo-ortodoks ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë; paragjykimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht ndaj shqiptarëve të okupuar. Ajo ka formën e racizmit të egër dhe fashizmit; është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race më e ulët, inferiore. Ndjenjat antishqiptare te serbët dhe “maqedonët” janë reflektuar edhe në përdorimin e emrit “Shiptari” (në vend të “Albanci”), e cila konsiderohet ofenduese për shkak të konotacioneve negative në gjuhët e tyre.
Albanophobia në Serbi filloi të ritet në fillim të shekullit 20 dhe është e lidhur ngushtë me qëllimet e politikës së jashtme të Mbretërisë Serbe që përmes territorit shqiptar (Porti i Durrësit) të dal në detin Adriatik.
Për këtë qëllim, shtypi serb kishte përhapur dezorientime për shqiptarët, si “të egër” të paaftë për jetë shtetërore të pavarur. Edhe shumë shkencëtarë serbë përpara krijimit të Shqipërie së pavarur në 1912, u përpoqën për të treguar paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre, duke argumentuar se “fiset” shqiptare nuk kanë nevojë për shtet dhe as aftësinë për të ruajtur popullin e tyre dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për tutor (mbikëqyrës). Konsideronin se vetëm ndikimet kolonialiste, apo me përfshirjen e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësoheshe trajnimi i tyre për jetën e civilizuar. Gjatë Luftërave Ballkanike, shtypi racist në Serbi me muaj dhe vite përhapi mendime të shtrembëruara ndaj popullit shqiptar, duke nxitur te serbët urrejtjen kundër “Arnautëve të egër”, duke fshehur barbarizmat që ushtria serbe ka kryer kundër tyre…
Pas trazirave në Kosovë në vitin 1981, Serbia filloi një propagandë të organizuar gjoja të gjenocidit ndaj serbëve në Kosovë (Raportet e përdhunimit masiv të femrave serbe, emigrimit serb nga Kosova etj). Fashistët serb, largimin e vullnetshëm të serbëve nga Kosova e shfaqën si rezultat i presionit dhe si konfirmimin e padrejtësive të mëdha që kinse shqiptarët kryejnë ndaj tyre. Në mes të viteve 1980, gjuha e urrejtjes në mediat serbe fokusohet mbi shqiptarët. S`bashku me emrin shqiptar përdorin fjalët plotësuese: “gjenocid”, “shtypja”, “banditizmi”, “përdhunim”, kështu që përmendjes së shqiptarëve në fjalimin privat i jepej një konotacion negativ.
Në vitin 1986 u bë publikimi i Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, e cila demonstratat e shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981 i quajtën “agresioni neo fashist” dhe thekson se mbi popullatën serbe në Kosovë zhvillohet gjenocidi “fizik, politik, juridik dhe kulturor.”
Që nga viti 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët bëhen “armiq” të serbëve. Intelektualët serb shkruanin kryesisht kinse “tiparet” dominuese te shqiptarët janë “primitivizmi” dhe “grabitjet-vjedhjet”.
Numri më i madh i mediave të shkruara dhe elektronike në Serbi vazhdon në mënyrë të njëpasnjëshme përhapjen e gjuhës së urrejtës ndaj shqiptarëve. Me kohën, urrejtja e tyre nuk zvogëlohet por shtohet. Dhe, kjo egërsi është ngritur mbi gjuhën e urrejtës e cila është në rritje edhe te organizatat e shumta neo-fashiste dhe grupe tifozësh.
Urrejtja barbare ndaj shqiptarëve (me miratimin e qeverisë) shprehet publikisht në tubimet e organizatave të shumta pro-fashiste në formën e sloganeve: “Vritini, i masakroni që Shqiptari të mos ekzistoj”, “Serbia për Serbët, sëpata për Shqiptarët” etj. Këto kërcënime dhe nxitje për terrorizëm dëgjohen edhe në stadiumet e futbollit, nga të gjithë tifozët, psh Beograd 14-10-2014. Futbollistët e Kombëtares rastësisht i shpëtuan vdekjes në atë natën e tmerrit…
***
Shteti Shqiptar duhet të raporton në OKB për ushtrimin e dhunës, nxitje për terrorizëm dhe kërcënimet e Serbisë zyrtare ndaj jetës së shqiptarëve, ashtu që të ngrihet akuza për veprën penale:
Kërkesë (nxitje), rekrutimi dhe trajnimi për terrorizëm
a) Inkurajimin publikisht për të zbatuar një vepër penale
b) Rekrutimin e dikujt për të kryer një krim
***
Serbët, urrejtjen e tyre ndaj nesh e kanë bërë si pjesë qendrore se kush janë ata, të identitetit të tyre kombëtar.
Urrejtja është një forcë e fuqishme në shumë kontekste, gjithashtu kur është fjala për të formuar dhe për të ruajtur identitetet individuale dhe kolektive. Jo më pak, mundet që përveç identiteteve etnike edhe identitetet fetare të kalojnë në urrejtje.
Nga njëra anë, të urrehen veprat e këqija mund të jetë shembullore, veçanërisht në qoftë se ne mundemi ta duam keqbërësin pavarësisht nga veprat e tij të liga. Nga ana tjetër, urrejtja serbe është drejtuar shpesh drejt qenieve të pafajshme njerëzore. Në kohët e fundit kemi parë sërish se si shqiptarët kanë qenë objekt i urrejtjes, sepse ata në sytë e urrejtësve përfaqësojnë ose edhe personifikojnë vlerat e urrejtjes – apo mëkatin.
Duket qartë se urrejtja e tyre ndaj nesh është qëllimi i orientuar. Kjo nuk është një ndjenjë spontane, por një pasion, një gjendje shpirtërore e çoroditur drejtuar kundër një “objekti”. Ky “objekt” mund të jetë një person, një grup, një institucion apo diçka tjetër, por për serbët, “objekti” i urrejtjes patetike janë të gjithë shqiptarët, gjithçka shqiptare.
***
Urrejtja si e tillë është një vlerësim, një vlerësim i mjedisit dhe e të drejtës dhe të gabuarës. Edhe pse urrejtja është një “ndjenjë” e fortë, ose gjendje shpirtërore, ajo nuk është e paarsyeshme. Në shumë mënyra kjo është e kundërta. Gjendjet tona shpirtërore dhe pasionet janë të përfshira në Toolbox-in e “instrumenteve” që ne kemi për të vlerësuar apo gjykuar rrethinën tonë. Prandaj urrejtja – dhe veçanërisht atë që ne urrejmë – përbëjnë se kush jemi. Ajo na ndihmon për të na dhënë identitetin.
Identiteti është edhe për barazi dhe respekt, sidomos me kalimin e kohës. Ne jemi identik me veten, pjesërisht për shkak se kemi memorie dhe kujtime, dhe për shkak se ne mendojmë për të ardhmen. Por identiteti është gjithashtu në lidhje me dallimin, se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Identiteti mund të kuptohet si një proces i vazhdueshëm në krijim, por një ndryshim që ende ruan dhe mban lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Identiteti është diçka që ne e zhvillojmë, individualisht dhe kolektivisht, dhe gjithashtu atribuohet edhe nga të tjerët. Identiteti krijohet dhe ndryshohet me anë të shoqërizimit dhe ndikimit kulturor. Prandaj, edhe feja është një element i rëndësishëm në zhvillimin e identitetit të shumë njerëzve.
Që të mos e humbim identitetin pellazg/ilir/shqiptar duhet të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare; për të mos u përçarë sepse në shumë fe jemi të ndarë.
***
Pushtuesit e tokave arbërore që theksojnë urrejtjen kundër “tjetrit” urrejtjen e bëjnë një element kyç të identitetit individual dhe grupor.
Nëpërmjet vëzhgimit të qëndrimeve të urryera, të vrasjeve të tmerrshme dhe shprehjeve groteske, këta egërsira të çmendura padyshim do të ballafaqohen me një kurs mbi-urrejtjeje, urrejtje ndaj padrejtësisë praktike dhe të keqes. Një situatë e tillë urrejtjeje të ndërsjellë është një garanci për konflikt.
***
Urrejtja mund të drejtohet kundër padrejtësive dhe së keqes. Kjo është një urrejtje e ligjshme dhe një vlerësim i duhur etik kundër fëlliqësive moralisht të dënueshme. Ndërkaq, urrejtja kundër njerëzve të “tjerë”, dinjitetit të tyre njerëzor dhe të drejtave themelore, është e tmerrshme.
Unë veprojë si një mjek i cili nuk do të gënjejë pacientin. Doktrina ushtarake konfirmon se asnjë kapitullim nuk ishte vullneti i të mundurit. Pasi identiteti i dikujt është themeluar dhe mirëmbahet mbi bazën e urrejtjes ndaj kombeve apo feve të tjera, siç e kemi parë gjatë gjithë historisë, është e nevojshme për ta luftuar urrejtjen e tillë dhe identitete të tilla. Ndonjëherë me kundër-urrejtje kundër ideve dhe forcës kundër urrejtësve.
* Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, USA (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Editorial Tagged With: Aurel Dasareti, dhe identiteti, Urrejtja serbe

EBOLA SHQIPTARE NA KA RRËZUAR TË GJITHËVE

November 1, 2014 by dgreca

KUSH QËLLOI MBI RAMADAN PERHATIN?/
Shkruan: Ing.Ahmet Ҫollaku/ Pensilvania/
Ka kohëqë për naftën Shqiptare nuk shkruhen dy rreshta. Ebola Shqiptare na ka rrëzuar të gjithëve. Serbija e ndeshjes së fundit, ajo e Iҫive-ve, akoma ngrohet me naftën tonëdhuruar nga Sali Berisha. Përbindsha vëndas dhe të huaj nuk ngopen me naftën Shqiptare, pinë naftën dhe shtyjnë për së gjalli në varreza naftëtarët kudo ndodhur, herë me harresë, herë me sensualizëm demokrato-socialisto-LSI-ste. Gjithmonë do krijohen sensacione të eklipsojnë naftën dhe naftëtarët, ca ngjarje të shpikura, ca të dhuruara nga Europa apo fqinjët tanë tinzarë, pervers të klasit të pare.
Vini re, asnjë qeveri dhe qeveritarë nuk kujtohet për ikonën e naftës Shiptare për të urtin Ramadan Perhati. Kur kujtoj qytetin e Shkodrës, më vijnë ndër mënd fizikanti Nikolin Leka, që shpërthente së qeshuri si një ujvarë, asgani Beqir Aliaj, I urti Ramiz Xhabija, I drojturi Eqerem Beci…Tani kujtoj Ramadanin Perhatin dhe bie ne mendime therse… E mbaj mënd të ri, riosh. Atëhere në vitet ’70 të shekullit që shkoi, ai ishte topolak, një meteor rënë nga qielli. Burrë me një trup mezatarë, gjithnjë i ngacmuar nga puna, veshur me kostum të erret, me nur të madh. Atëhër ishte e thënë që njerzit e mirë të ngacmoheshin dhe të qëlloheshi, nga llojë-llojë sejmenësh.Ca thonë kjo ishte sindromëe sistemit, unë them se ishte virusI atyre istruktorëve me sy tinzar si thelpërat, tinzar deri ne mëkaturi. Prof. Ramadani sado që lakmohejnuk harrihej, prandaj ziliqarët I digjënin atij ҫdo vlerë të mire.
Ai burrë serioz, veshur me një kostum të errët, nxitonte në dimër, në verë,herë për në zyrë për në puse. Ramadani ishte drejtor I Drejtorisë për shpimet e puseve të naftës dhe gazit po edhe studjues, ai studionteteknologjinë e shpimeve të puseve dhe lëngjet larse, parametrat që përcaktoheshin nga Institute Teknollogjik i Patosit. Tani këtij institucioni nuk do ti gjeni as muret.Lëngu larës I pusit është gjaku I puseve të naftës.Edhe puset preken nga Diabeti, prandaj janë në kontroll të rrepët.Njohja e veprimit të këtij solucioni (të parametrave fizik dhe kimik) nëbashkëveprimin me ndërtimi litologjik të shtresave të nëntokës,është mjaftë e rëndësishëmë, pamvarsisht se në ballëluftën e bënëdalta me diamant dhe hekuri. Fontanat si përbindësha rrinëepërgjojnë poshtë, ndër kohë qe ҫensura komuniste bënë sofizma apo farsa në shesh të pusit me fjalët partia, klasa punëtore, naftëtarët, flete-rrufe, teknokratë, sabotatorë, e më the e të thashë…
Ai studjonte natën dhe aplikonte ditën, kështu me punë hekurash dhe solucionesh gjeti metoda origjinale per të kapercyer nderlikimet gjeologjike.Ka shkenca që merren me llafe, llallalla dhe shkenca konkrete.Ai ishte pjellë I shkencave konkrete.Problemet e nëntokës tek ne kanë specifika e veta, ndryshe nga bota, arsyeton ai. Kjo meritë I takon Prof. Ramadanit, sepse ai pasururoi teknologjinëe shpimeve shqipatre. Edhe tani, pas shumë vitesh, ai lutet, “Do të isha shumë I lumtur të mëjepej mundësia që këto studime ti vija ne zbatim… Unë mendoj dhe ëndërroj për naftën. Unë dëshiroj që kjo pasuri, të shërbëjë për lumturinëe begatinë tonë…”Po kabashët nuk e dëgjojnë.

Në vitin 1975 partia e shkarkoi nga gjithë detyrat dhe e ҫoi per riedukim (!?), duke I hequr të drejtën e profesionit, titujtë shekncor, atë të botimit, po nuk e divorcoj dotë nga puna dhe nga gruaja e tij e shënjtë, Nezihaja! Prof. Ramadani është një personalitet I kompletuar, simpatik dhe I dhëmbshëm.Feniks.I vetëmi! Ai nuk shtiret, sikurse bëjmë ne të gjithë. Sado që shteti hesht dhe nuk shkruan, aimë shumë shënjëtohet si njeri,si specialist dhe si atdhetar… Cili është atdhetarë më shumë se Prof. Ramadan Perhati?!
Ai shkruan dhe boton libra. Në një letër që më drejton më thotë : “…Po ju shkruaj duke ia diktuar këto rreshta nipit tim Mesed Bajraktarit se ju e dini se unë kam vite nuk shoh për të shkruar…”
Ne jetuam bashkëmjaftë kohë në qytetin e Fierit dhe Patosit të cilët I ruajmë dhe I kujtojmë me dhëmbje, por ne u pamë shumë pak, kalimthi, jo më shumë se tre-katër herë. Unë në sizmik, ai ne shpim, ai shumë larte, unë në oborrin dhe borderone shefave. Jemi këmbyer ne rrugë apo pranë dyerëve të ndërmarrjeve. Prof. Ramadani ka zënë një vend dinjitoz në elitën e naftës shqiptare, ai është një ortek I madh I kompletuar në sajë të pasionit të tij vigan. Ai ka moral të lartë, është I thjeshtë,prandaj kështu magjishëm ka zunë vend në naftën shqiptare, shtyllë mermeri që zorë se e rrëzon dikush. Ramadani pikoi nga një krahinë shqiptare e pastër që kërkon qëndresë, qëka uri per dije,jopër tym duhani, apo hashash rrugësh…
Po cili qëlloi mbi Ramadanin?Cili?Pyesni të gjithë ata që ishin afër me novatorin e madh, specialistin Ramadan Perhatin, a do tu thonë gjë?!Ata rrufjanë-sharmë shtiren të ngrirë. Pa dyshim mbi të qëlloi politika moniste nëpërrmjetë cinizmit tonë shqiptarë. U qëllua urtësia dhe ndershëmëria, u godit një statijë qelqi.Po ainuk uthye! Ai idi cilët eqëlluan po ai hesht, sepse është shënjëtor, ai I njeh të gjithë ata që e qëlluan, ata janë këtu rrotull konvertuar në demokratë, që sot shtiren gjoja se e duan shumë Danen. Si vetë shteti ynë edhe ata janë në kolaps. Skuadra e kukusklanëve nuk mundet të fsheh hipokrizinë, koha i stazhonon më, ata kanë erë të keqe, ata vrasin edhe sot, më qëllojnë mua, ty, atë atje larg… Kishte shumë nga ata që e kishin frikë Ramandanin, seata nuk donin që ai te ngjtej latë, se po të ngjitej lartë, do tu zinte vëndin, prandaj e piketuan dhe e qëlluan me ideologji. Ideologjia është më keq se plumbi! Atëhere njerzit e mirëngacmoheshin dhe qelloheshin me fjalë, cinikët dhe istruktorët bënin kërdinë sepse ishte koha e tyre.Sharmë.Në socializëm karrierizmi patetik dhe partiak digjte vlerat profesionale dhe shoqërore, ishte një lumë nënujor që ujiste shefat.Këtë kod e mbante ne sirtarë edhe ai drejtori im korofillak I cili tani shëtit rrigeve të Athinës me pensionin e majmë Shqiptaro-Grek.
Prof. Ramadaani shkruan libra per naften.Libri tij“Një jetë për arin e zi”, shkruar tani së fundi është një libër original, libër shkencor, ku ndërthuren formulat dhe novatorizmi krijueI një shkencëtari real. Në këtë libër nuk derdhen bojrat per humor, aty vizatohen kollona dhe dalta, jepen koeficienta teknik, libri ne fakt është një patentë që nënkupton vlera të mëdha ekonomik. Ka shumë skolastikë që nuk thonë asgjë për naftën tone.Cinizmi shqipatrë është biologjik, apo diҫka më shumë. Meskinët duan ta ngrijnë dhe ta lënë në heshtur Ramadanin, këtë skofiar të shënjtë. Por nafta dhe puset jane dëshmitarë të përjetshëm tëpunës së tij…
Ramadani ishte aplikativ, ai ndërthurte teorinë me praktikën, punaetij ështënëpër fushat dhe kodrat e naftës, puset e naftës jane pemët e tij. Ai punoi, studjoje, krikoi, ndihmoi, udhezoi, përqafoi, ai I donte njerzit, dikur në rini mendonte të behej shkrimtarë. Ata pseudo shkencëtare që kishte dikur afër,rritur në hijen e tij, tani mezi thone dy fjalëtë vetëme. Janë ata të cilët e qelluan në ato mbledhje partije dhe analizash. Ai u dënua kot, me loje fjalësh, jonga njerëz anonim, por real. Njëri nga ata ishte ai saldatori që u bë ideolog. Nje gomar.Me pasRamadanin eҫuan për riedukim nëpër parcelat e kopshtit te tij të naftës, po dinjiteti iu ndez si një fontanëe larte nafte që përhap dritë. Ai ka dhënë disa intervista, pra, ka pasur rastin të shfryjë kundër armiqëvë të tij, po ai nuk e bënë këtë, ai nuk përmend emëra, nuk kërkon hakmarrje, ai është shënjëtor.
Prof. Ramadani Perhati është dekoruar shtatë herë, ai mban disa Urdhëra dhe Ҫmime Republike.Po kalon të tëtëdhjëtat. Rrudhat nuk I shtohen nga mosha, por kur shikon si gremiset nafta jonë, kjo pasuri shqipatre e pa rinovuesheme. Prof. Ramadan Perhati, nënkupton një fond teorok dhe praktik më vehte, unik në vlera të mëdha monetare kombëtare, po kush do të ia dijë në Shqipëri? Asnjë!Shqiptarët turren të gjykojnë Fullanë, apo një ndeshje fotbolli, po kurrë ҫfarë bëhet me vajgurin shqiptare. Koha nuk ndryshon thote nje I urtë, ndryshojmë ne. Po si I bëhet puna që këto qeveri që ndryshojnë për ditë nuk kujtohen për Prof. Dr. Ramadan Perhatin, për shënjëtorin e fundit të naftës shqiptare atje në qytetin e Shkodrës? Ata të djeshmit e vranë Profesorin,dhe sot fshihen, këta të soҫmit e mbulojnë me heshtje. Po, zakonisht, shënjëtorët flasin me heshtje! Seneka thote, “ Të jetosh do të thotë të jesh I dobishëm për të tjerët”. Kjo I takon Prof Dr. Ramadani Perhatit.
Ne Foto: Prof. Dr. Ramadan Perhati

Filed Under: ESSE Tagged With: Ahmet Collaku, Ebola shqiptare, kush qelloi, Ramadan perhatin

NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT

November 1, 2014 by dgreca

Shkruajne: Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU*/
Ujdhesa e re/
Aty afër qytetit Kalmar, por në det, shtrihet ujdhesa Öland. Öland-in, ndryshe e thërrasin “Ujdhesa e diellit dhe e erës”, përndryshe kjo është një rrafsh, pra një ujdhesë në rrafsh, ku ka erëra të forta dhe me shumë rreze dielli se në çdo pjesë tjetër të vendit. Edhe bregdeti i saj e bën Öland një vend me mjaft popullaritet që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre të verës. Është karakteristike se në ishull gjatë sezonit së dimrit jetojnë për afërsisht diku 25 000 banor, ndërsa në sezone të verës në ishull mund të këtë diku mbi 2 milionë turistë.
Në të dy skajet e ishullit ka nga një Fener. Ai në veri quhet Feneri i Erikut të gjatë, ndërsa ai në jug quhet Feneri i Janit të gjatë.
Në vjeshtë zona ajrore për rreth Fenerit të Janit të gjatë është e populluar me shpendë. Shumë shpend shtegtarë pushojnë këtu para se të marrin rrugën për në vendet e ngrohta në jug. E njëjta gjë ndodh edhe kur ato kthehen në pranverë në Suedi. Valët e detit hedhin në breg shumë peshq, me të cilët do të ushqehen shpendët shtegtarë para se të marrin udhëtimin e gjatë vjeshtor.
Era këtu është një motor që vë në lëvizje shumëçka dhe syri i njeriut has në çdo vend Mulli ere. Njeriu këtu në këto vise të njëjtit i ka përdorur për të bluar drithërat në kohët e shkuara. Krahët gjigantë të mullinjve i vinte në lëvizje era e fuqishme dhe ata rrotullonin gurët e mëdhenj të mullinjve, të cilët thyenin kokrrat e drithërave dhe i bënin miell.
Sot këtu njerëzit nuk ndërtojnë më mullinj ere, por ata në këtë fushë të gjerë ndërtojnë Centrale elektrike me fuqi ere për prodhim të energjisë elektrike në ishull e këtu sot ka mbi 40 sish në veprim.
Öland është i njohur edhe me prodhimin e luleshtrydheve, e këtë ia mundëson klima, pra dielli dhe lagështia e bollshme në këtë vend.
Öland është parajsa e Suedisë dhe suedezëve. Këtë ishull e bënë të njohur Ura mbi det, flora dhe fauna e saj, mullinjtë e erës që ishin atraksion një kohë në këtë vend, qytet e saja të lashta me arkitekturën e tyre, gurët gëlqeror në çdo cep të saj, me një karakteristikë të veçantë pasi këta gurë gëlqeror janë përdorur në ndërtim thuajse në gjithë vendin.
Me një florë mjaft të pasur e sidomos me Arkaide, të cilat këtu janë ndër lulet më të kërkuara dhe me të pëlqyera. Këtu është edhe Vila Mbretërore e pushimeve verore të familjes Mbretërore Suedeze e ngritur në vitin 1906, që është mjaft e vizituar gjatë gjithë vitit nga turistë. Mullinjtë e erës të ndërtuar nga një stil i veçantë kryesisht me dru janë një atraksion i vërtetë i Öland edhe sot e që mendohet të jenë diku mbi njëqind sosh në këtë ujdhesë. Qytetet më karakteristike dhe joshëse për vizitoret janë Färjestaden, Borgholm.
Borgholm është qytet i vetëm në ishull, ku pranë tij qëndrojnë muret e qytetit të lashtë mbi 200 vjet, që në atë kohë ishte shkatërruar nga zjarri. Në sezone të verës në gërmadha të qytetit antik organizohen koncerte verore. Nga Borgholm nuk është larg as Rezidenca Mbretërore në Soliden, ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pushimet verore dhe se kjo rezidencë vizitohet edhe nga turistët të cilët kalojnë pushimet në ishull.
Öland është ishulli i dytë më i madhi Suedisë dhe Provinca më e vogël. Ai është i vendosur në lindje të Detit Baltik dhe krahinës Småland, nga e cila është ndarë nga ngushtica Kalmar. Ishulli është që nga viti 1972 i lidhur me kontinent nëpërmjet urës Öland. Ndërtimi i urës Oland ka filluar në janar në vitin 1968. Ura Öland u inaugurua në 30 shtator 1972.
Öland është gjeologjikisht një ishull shumë i ri. Ishulli është i përbërë nga gurë gëlqerorë, të ndryshëm nga gjeologjia kontinentale e Småland. Portet dhe shumica e ndërtesave ndodhen në anën perëndimore të ishullit, sepse janë më të mbrojtur dhe në kontaktet me qytetin Kalmar.
Fillimisht ka qenë zgjidhja më e rëndësishme përgjatë bregdetit lindor të ishullit, me Köping në anën perëndimore, si vendi kryesor gjatë mesjetës së hershme. Banorët e Öland e kishin të ndaluar më vonë që të angazhohen në tregtinë, por e gjithë tregtia e tyre duhej të kalonte nëpër Kalmar.
Nga 1569-1801, i gjithë ishulli Oland, i ngritur si kopsht mbretëror, u bë edhe parku i gjuetisë së Mbretërisë Suedeze.
Kur qyteti i Borgholm u ndërtua me dekret mbretëror në 1816, u bë një ringjallje e tregtisë në Öland edhe nëpërmjet lundrimit të anijeve.
Ndërtimi i urës mes Kalmar – Öland, i dha fund shërbimit të trageteve në mes të qytetit Färjestaden në Öland, me Kalmar.
Në Öland, ka kohë që jeton dhe vepron patrioti, poeti, përkthyesi, shkrimtari, leksikografi i njohur shqiptar Sadulla Zendeli Daja, cili me dashamirësi tregon:
Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha. Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar, se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore.
Motivi ka qenë se, duke qenë larg Atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesshëm ose ai i plotë. Ajo, që brengos çdo njeri, në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e secilit intelektual ishte t´u ndihmonte shqiptarëve në mërgim.
Këtu është një nga urat më të gjata në Europë. Ky ishull më solli frymëzime… Siç e thashë më lart, Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar. I pata thënë vetës: Unë do të shkoj në një ishull. Deti Baltik është i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujdhesa ime dhe e Shqipërisë sime. Ky ishte mendimi im. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime… Këtu është jeta ime dhe shtëpia ime, në Fërjestaden. Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur, ku u shkruan mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.
Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje, duke më çuar në pllajat nordike të Suedisë. Kam prekur tokën e ftohtë, me besimin se ëndrra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen.
Bregdet me rërë të cekët apo vendeve gurore të thella, trotuar gëlqeror ose pyje të dendur e të gjelbër, arti modern apo klasik, zejtaria, këto janë karakteristikat kryesore të Öland dhe kësaj oaze magjike, e cila shtrihet pra në pjesën jug-lindore të Suedisë.
Pastaj në fshatrat e këtushme me varre Vikingësh, kopshteve zoologjike ose edhe ambiente joshëse për të huaj, turistë dhe fëmijë. Pra diçka në Öland për shijen e të gjithëve. Bimësia në pyje, livadhe dhe në kënetë, shumë tërheqëse për fëmijët që duan të luajnë në breg ose në qoftë se ju doni të hidheni në ujë menjëherë, pastaj arti dhe vepra artizanale për të gjitha shijet, historinë suedeze dhe skandinave dhe argëtuese nga kopshte dhe në klube nate.
Tërë rajoni i Mbretërisë së Kristaltë dhe rajoni i qytetit të lashtë Kalmar lidhen nëpërmjet urës së bukur në tokat jugore dhe pastaj rruga vazhdon deri në veri, edhe me provincat lindore të vendit. Dyqanet, kampingjet, hotelet ose bujtinat, në të dy anët e ujdhesës, fushat e rërës, fushat madhështore të golfit, vendet arkeologjike, kalërime me kuaj të vegjël, parqet karakteristike të këtyre anëve, kjo është e gjitha atje!
Me siguri edhe dielli ka zgjedhur Öland si në peizazhin e tij të preferuar suedez në nxehtësi dhe me dritë. Këtu është dielli dhe ditët janë të ngrohta. Këtu rëra është e bardhë. Deti ka ngjyrë blu dhe i jep një gjallëri jetës, natyrës në Öland, e bën këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët e, sidomos, për ata të cilët janë për herë të parë në këtë ujdhesë.
*(Marrë nga libri me te njejtin titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet në vazhdime e që ka fillua që ka kohë më këtë)

Filed Under: Reportazh Tagged With: Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU, kulturor, MAGJEPS NË, NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE, VERIUN E LARGËT

NEOKOMUNISTET

November 1, 2014 by dgreca

VAZHDIMI I MENTALITETIT KOMUNIST NE NEOKOMNISTET QE I LENE STAFETEN NJERI TJETRIT/
Opinion nga AJET DELAJ/ NEW YORK/
Nese i referohemi zhvillimeve te fundit dhe krejt punes se qeverise Rama pergjate nje viti e ca ne pushtet ndryshimi i vetem me qeverine para ardhese te z Berisha eshte se nen qeverine Berisha ishte leshur cdo gje pa duar duke vjedhur kudo dhe ne cdo gje nen qeverisjen e Rames kemi aksione e propogande revolucionare me produktivitet 00000000 .
Per te ilustruar gjendjen aktuale te politikes e qeverisjes aktuale, gjeja e pare qe me shkoje ne mendje kure degjova nje minister te qeverise ne studio me nje eksponent te opozites ishte nje e forte e emisionit “fix fare” para dy vjetesh kur nje pacient shkoje te doktori pasi i leshonte gazrat pa vullnet. Pasi doktori e vizitoje natyrisht qe i dha edhe ca ilace. Pas ca kohesh doktori takon pacientin dhe e pyet se si ndihej. Pacienti ja kthen doctor tani jam rehat se lirohem e nuk kam turp fare.
Pra politikanet e qeveritaret shqiptare jo vetem jane te papergjegjshem ne ato cfare thone e bejne por edhe nuk kane me frike askend e dalin para publikut pa asnje problem per injorancen dhe poshtersine qe mbartin ne vtevete.
Pa u skuqur e pa u zverdhur fare opozitaret deklaronin se prokuroria e shtetit i kishte pushuar akuzen ndaj rrezimit te pallatit te vjeherrit te kryetarit te opozites kurse ministria e qeverise jo vetem nuk guxonte te shprehej per ligjshmerine e ndertimit te bashkeparlamentarit te saje ne Himare por deklaronte se pallati i opozitareve ishte ndertuar me dokumenta te fallsifikuara se kete e kishin thene gazetat.
Asnjera pale nuk i zuri me goje 5 milon dollare qe kane dale nga thesari i shtetit pra nga taksat e qytetareve shqiptare per nje rrezim pallati qe eshte bere me vendim qeverie e jo me vendim gjykate se nuk po flasim per te ndeshkuar qe minimalisht kane shkaktuar nje dem prej miljona dollare vlere monetare e mjedis.
Vetem shtetet diktatoriale qeveria shemb pronen e tjetrit dhe ndane pronat e qytetareve per partiaket e tije dhe te jeni te sigurte opozitare e qeveritare shqiptare se kurdo ta dergoje ne Strasburg pronaret e ish-pallatit te Vlores xhepat tuaj do te paguajne edhe me se pakti edhe 35 milion euro te tjera.
Cfare u be me aksionin e mbylljes se lojrave te fatit ne gjithe Shqiperine dhe sa eshte numri I tyre sot pasi gojet e liga thone se jane rihapur ato qe u mbyllen dhe ca te tjera me shume.
Cfare po behet me ata e jane larguar nga puna me nje vendim administrativ te Qeverise Rama antikushtetues dhe cfare po behet me inukun e qeverise po antikushtetues te shpallur me vendim nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Po ashtu sa eshte demi i shkakuar prones se qytetareve shqiptare nga ndarja e copave te letrave kryq e terthor fshatrave te shqiperise si Enveri ne 1946 dhe sa kane shkuar gjer tani kostua e demit te shkaktuar nga qeverite shqiptare ne 24 vitet e fundit e llogaritur nga Gjykata e Strasburgut.
Vijme tek aksioni per prerjen dhe ndeshkimin e e atyre qe vjedhin energjine qe 24 vjet ku qeverite e meparshme kane abuzuar ne menyren me te pafytyre me qindra milon dollare ku shumicen i vidhnin vete e therrimet i villte populli sa per te ngjyer gishtin.
Jam 100% me ndalimin e kesaj baterdie e ndeshkimin te tere atyre qe kane abuzuar me energjine ne teritorin e Repuplikes se Shqiperise por nuk jam me vrullin revolucionar e propoganden e qeverise Rama. Nese Rama do ishte serioz do e kishte filluar me abuzuesit e medhenj te energjise shqiptare nafte, gaz, elektrik e deri tek mineralet duke ngritur edhe sistemin e siguracioneve ne tere aktivitetin e kesaje dege te rendesishme te ekonomise shqiptare .
Pasi ti kishte ndeshkuar ne menyre ekzemplare keta abuzues se bashku me nje megaplan te studjuar te merrte masa per stopim radikal me abuzuesit privat te energjise ne banesa e biznese duke perfshire dhe distrubutoret e energjise ne tersi por edhe duke menduar per shtimin e burimeve te energjise e ndihmen e shtresave ne nevoje per te perballuar jeten.
E njejta gje ne fushen e menaxhmit e transportit rrugore e rregullave te qarkullimit ne teritorin e repuplikes se Shqiperise. Te fillohej me sinjalistiken qe eshte per ibret e te vazhdohej liberalizimin e modernizimin e kontrollit teknik te atomjeteve qe vazhdojne akoma koloudimin si para 30 vjetesh kur dihet tani se pjesaderrmuese e atomjeteve jane elektronike permiresimin e sistemit te licensimit dhe cordinimin ndermjet ministris se brendshme , asaj te transportit e gjykates administrative se bashku me ndryshimet ne kodin penal per ata qe demtojne pronen e tjetrit apo marrin jeten e tjetrit se bashku me rritjen e efikasitetit te sherbimeve te emergjences e pastaj te kalohet tek paketa e ndihmes se shpejte apo trekendeshi sinjalizues.
Nese keto te fundit jane vendour pasi kete biznes e ka marre babai i ministrit te brendeshem sic po thuhet atehere ministri duhet te largohet brenda dites per te shpetuar Kryeministrin kesaje radhe.
Flasin opozitaret per parlament halabakesh gje qe eshte e vertete dhe nuk e thone nje fjale te vetme se kush e mbushi parlamentin me halabake e injorante e nuk guxojne te thone nje gjysme fjale per origjinen e ketij parlamenti qe e ka ne marveshjen Brenda nates te 2008 ndermjet Berishes e Rames
Kjo eshte pak a shume resumeja e punes se kesaje qeverie qe per mua eshte totalisht jashte misionit te saje per te cilen eshte votuar e kane shpresuar shqiptaret aq sa eshte respektuar vendi i tyre dhe po vazhdoj keshtu po ju garantoj se nese shqiptaret do presin 2017 te jeni te bindur se shqiptaret do jene me keq se ne 2013 ashtu sic jane sot me keq se ne 2009ten .
Shoqerite e lira demokratike e kane te papranueshme madje eshte e rrezikshme ne te tera planet filozofia dhe praktikat komuniste e aq me keq akoma kur keto praktika aplikohen nga qeveritaret shqiptare pergjate 24 viteve te fundit duke proklamuar per shqiptaret demokracine alla-shqiptare qe nuk eshte gje tjeter vec vazhdimsi neokomuniste kriminale.
Kete radhe nuk u fokusova sesi duhet dale ngakjo gjendje por vec evidentova ca gjera te vogla ne morine e zullumeve qeveritare e ish-qeveritare me shpresen se po ndikoj sado pak ne shperndarjen e mjegulles se propogandes komuniste megjithse neokomunistet kane uzurpuar edhe mediat ashtu sic kane marre peng jeten e cdo qytetari shqiptar qe jeton sot ne Shqiperi..

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, Mentaliteti komunist, neokoministet, vijon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT