• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

ZOTRI KRYEMINISTER SHPAGUAJE BESIMIN E POPULLIT

January 31, 2015 by dgreca

Nga Ramadan Bozhlani/
Mu në çastet më të rënda të popullit kur me dhimbje filluan të shkëputen nga përqafimi qeniet më të shtrenjëta të tij, e që në portofolet e tyre mbanin parat e shtëpive të shitura e disa parat e huazuara për të marr rrugën e torturushme të emigrimit, një stuhi e rrufeshme buroj nga goja e minstrit serb Jabllanoviç e cila e përshkoj tejpërtej qenien tonë kombëare përmes frazës barbare për nënat nga të cilat ishin ushqyer me gjirin e tyre dëshmoret e kombit dhe ata që u zhdukën pa gjurmë : ju jeni egërsira!
Dhembshuria e kishte gjunjëzuar popullin, i cili me gjysëm force mezi u ngrit për t’ju bashkangjitur protestave me synim të shfronsimit të ministrit që pati qëndrim çnjerzor dhe të padurushëm ndaj nënave të dëshmoreve.
Populli e duroj mjerimin dhe varfërimin por një fyerje të tillë poshtruese nga një minister serb që paguhet me parat e tyre nuk e përbiu dot.
Me parulla në duar filluan t’i mbushin rrugët e qyteteve duke brohoritur: jashtë Jabllanovi. Protestat paqësore nuk u ndjen nga pushtetaret dhe kjo mosndjesi e orjentoj popullin të revoltuar drejt objektit qeveritar.
Për herë të parë në historin e pas luftës turma e popullit gëzon simpatin dhe mbeshtetjen morale të shumë politikanëve, historianëve, profesorëve, shkrimtarëve, poetëve, ushtarëve dhe shoqatave joqeveritare të prirur nga Albin Kurti.
Predikimet e kryeministrit dhe të zëvendëskryeministrit për t’i dhën ngjyrim politik turmës së derdhur në qendër të kryeqytetit tingëllojn tepër naive dhe e pa pranuara nga logjika e shëndosh, dhe këtë mund ta vërtetoni përmes shkarkimit të Jabllanoviçit dhe turma sprapset qetësisht.

Por kjo diplomaci djallëzore për ta devijuar synimin kryesor të turmës së përbër nga pleqët, burrat, grat dhe të rinjët është skajshmërisht mizore, dhe përdoret si preteks për ta justifikuar qëndrimin qyqar.
Më barbare se sa vetë fyerja e ministrit tingelloj deklarata e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit: ne nuk dorzohemi!
Kjo deklarat përndezi zemrimin e popullit sepse u injorua vullneti i tij sovran përball shkarkimit të Jabllanoviçit.
Lapsi i historisë çdo guri që u drejtua në objektin qeveritar, çdo incident dhe çdo plag që u hap në popull dhe në forcat e siguris ia ngarkon ndërgjegjjes së kryepërgjegjësit politik, ai që duhej të ishte kryevizionari dhe parandaluesi i çdo incidenti dhe ta zgjidhte këtë nyje me një formul të thjesht: shkarkimi i Jabllanoviçit.
Isa Mustafa pavarësisht se mbi supe mban mallkimin e tradhëtisë së kualicionit përsëri shikohej me një besim dhe me një simpati nga shumica e popullit sepse kishte shfronsuar paraardhësin e tij i cili administroj Kosovën përgjat tetë viteve të fundit e që si rrjedhoj e instalimit të së keqës, korrupsionit, favorizimit të individëve dhe grupeve e në veqanti të gjashtmujorshit famkeq të paralizës institucionale sot më shumë se 50.000 banor u çbanuan nga atdheu dhe vazhdon emigrimi. Sot Hashim Thaqi është ministër i jashtëm e po ashtu edhe zëvendëskryeministër por shihet si figura më e pa besushme sepse rezultati i punës së tij është emigrimi. Ndërsa Isa Mustafa ende pa i mbushur njëqind ditët e qeverisjes u çvesh nga rrobat e besimit vetëm për hirë të mos shkarkimit të Jabllanoviçit e që e zymtësoj imazhin e Kosovës sepse ai ishte shkaku kryesor i turmës së zemruar.
Populli e ka fuqin ta përmbys e gjithë ekzekutivin i dashur kryministër, andaj bazohu në vullnetin e popullit dhe shkarko Jabllanoviçin dhe çdo shtet demokratik do ta justifikon veprimin.
Zotri kryeministër shpaguaja besimin e popullit.

Filed Under: Opinion Tagged With: BESIMIN E POPULLIT, Ramadan Bozhlani, SHPAGUAJE, ZOTRI KRYEMINISTER

“Përtej mjegullës ka dritë” e Isa Alibalit

January 31, 2015 by dgreca

…- Emocione dhe lotë gjatë promovimit të romanit/
Tiranë, 31 Janar / Duartrokitje, emocione dhe lotë shoqëruan sot promovimin e librit më të fundit të autorit Isa Alibali, të titulluar, “Përtej mjegullës ka dritë”.
Në aktivitetin e zhvilluar në ambjentet e tejmbushura të sallës “Aleks Buda”, në Akademinë e Shkencave ishin të pranishëm familjarë e të afërm të autorit, studjues, shkrimtarë si dhe mjaft personalitete të fushave të ndryshme në vend.
Në promovimin e librit të Isa Alibalit ishte e pranishme edhe një prej personazheve të dramës së vërtetë të romanit, i cili përveç dramës së dashurisë, trajton paralelisht edhe probleme të mprehta të jetës së shoqërisë shqiptare në kohën e diktaturës komuniste.
Si rrallë here në një promovim libri, të gjithë të pranishmit u përlotën nga historia e dashurisë së ndaluar dhe të vuajtur nga Visari dhe Ana, personazhet kryesorë të romanit, histori kjo që u interpretua shkurtimisht si një monolog nga aktorja dhe këngëtarja e njohur Justina Aliaj, e cila i emocionoi të gjithë të pranishmit në rrëfimin e saj 8 minutësh marrë nga subjekti i librit.
Gjatë promovimit të librit “Përtej mjegullës ka dritë”
Gjithashtu edhe përshëndetja e Ajkanës, vajza e personazhit kryesor të librit, Visarit, krijoi një atmosfere mjaft prekëse në sallë, ku ndër të tjera falenderoi autorin që publikoi historinë e vërtetë të Visarit dhe Anës, histori kjo që qytetarët e Shkodrës e njohin, por jo në versionin e vërtetë dhe integral siç e trajton ky roman.
Romani ka në qëndër të tij figurën e Visarit, një student i ri në Poloni i cili u pengua të sjellë në Shqipëri bashkëshorten polake dhe djalin e tij pas vitit 1961, periudhë në të cilën marrëdhëniet mes dy vëndeve u ndërprenë për arsyet politike të kohës.
Por në roman përshkruhet me shumë emocion edhe vujtjet shiprtërore të pjestarëve të familjes së tyre.
Mbi të gjitha “Përtej mjegullës ka dritë”, pasqyron përpikmërisht historinë e vërtetë e aspak të trilluar nga autori Alibali, i cili në veprën e realizuar në 10 vite punë, nuk e mohoi faktin që edhe duke e shkruar historinë, e ka përjetuar si një histori personale.

Autori Isa Alibalit gjatë fjalës
“Në 10 vjet punë kam përjetuar një ngarkesë emocionale tejet të madhe, dhe duke e lexuar e kam vuajtur shumë librin”, u shpreh autori i 8 librave Isa Alibali, i cili shtoi se nxitjen apo frymëzimin për ta shkruajtur librin, e ka gjetur tek vetë jeta dhe historia e vërtetë e personazheve.
“Jeta e çdo njeriut është një roman” u shpreh i emocionuar Alibali, “dhe po ua lë ju ta gjykoni romanin tim i cili flet për historinë e atyre studenteve të ashtëquajtur ‘Grupi i Agjentëve Polak’, që u dënuan me 1 shekull burg, e vuajtën në çdo lloj forme duke filluar që nga ajo shpirtërore e deri tek internimet e torturat nga më të ndryshmet”.
Ndërkohë që një panel i përbër nga emra si Leonard Zisi, Dedë Shkurti, Zija Vukaj, Tanush Mulleti dhe moderatorja Alma Hoti, shprehën mendimet dhe gjykimet e tyre lidhur mbi veprën më të fundit të Isa Alibalit, dhe të gjithë thuajse njëzëri vlerësuan origjinalitetin që shoqëron veprën e gjallë, e cila është mjaft tërhqëse.
“Romani duhet përkthyer në Polonisht, dhe duhet të bëhet edhe skenar filmi, sepse i përmban edhe të gjithë komponentët artistikë”, propozoi në fjalën e tij, intelektuali Leonard Zisi me vlerësimin që i bëri veprës.

Libri “Përtej mjegullës ka dritë”
“Romani sjell jetën e një pjesë të shoqërisë shqiptare, drama dhe tragji-komedia e quajtur ‘Përtej mjegullës ka dritë’, sjell edhe një mesazh të madh dashurie për jetën, familjen dhe Shqipërinë” u shpreh nga ana tjetër inxhinieri dhe pasionanti i letërsisë, Dedë Shkurti.
Ndërkohë Zija Vukaj e cilësoi veprën e Alibalit si një prurje letrare e cila përmban një sfond artistik të kohës dhe që vjen me një teknikë letrare që përdor lirine si kryefjalë të romanit.
“Romanin e kam lexuar me një frymë, dhe mund të them se vetëm një i pa shpirt nuk loton nëse lexon romanin, i cili nuk të lejon të shkëputesh prej tij asnjë çast”, u shpreh edhe Tanush Mulleti gjatë fjalës vlerësuese mbi romanin e mikut të tij, Isa Alibali.

Filed Under: LETERSI

Ju tregoj se si u përzgjodha “Mbretëresha e Evropës 2014”

January 31, 2015 by dgreca

Flet modelja dhe regjisorja e shumë spektakleve të bukurisë në Shqipëri dhe diasporë Stela Matoshi./
Nga Albert Z. ZHOLI/
Stela mbetet unike, si modele me shumë tituj por dhe si regjisore apo producente e shumë spektakleve të bukurisë brenda dhe jashtë vendit. Në fund të vitit 2014, në Brindisi të Italisë u mbajt evenimenti ndërkombëtar “The Queen of Europe” , ku morën pjesë 50 modele nga mbarë Evropa. Në këtë event të rëndësishëm nga Shqipëria konkurruan 4 supermodele, Stela Matoshi, Klediola Loca, Ada Matoshi dhe Estela Ahmeti, drejtoresha e modeleve. Në përfundim të aktivitetit Klediola u përzgjodh në pesëshen më të mirë, Ada tek 15 më të mirat, njëkohësisht dhe fitoi kontratë me një agjenci në Milano, ndërsa ajo që mori çmimin e parë, ishte Stela Matoshi nga Tirana. Duke pasur parasysh vendin ku u zhvillua si dhe kohën, ky mbetet një çmim i rëndësishëm jo vetëm për Stelën, por për mbarë ne shqiptarët. Stela u përzgjodh si “Mbretëresha e Evropës 2014” dhe është një privilegj i madh që një shqiptare të cilësohet e tillë. Për lexuesit e Telegraf Stela tashmë është e njohur, pasi ne i kemi bërë të qarta rezultatet e saj, pasi ajo ka modeluar nëpër shumë evenimente.
Stela di çka për çmimin apo titullin e fundit dhe si je ndjerë në fund të vitit me një sukses të tillë?
Ishte vërtet një çmim që më gëzoi pa masë në prag të Vitit të Ri. Një çmim apo titull që më surprizoi. Pra titulli që fitova quhet “The Queen Of Europe”, besoj ndër më të rëndësihmit në Europë.
Si do ta përkufizonit këtë event?
Është një event ndërkombëtar, ko morën pjesë rreth 50 vajza nga e gjithë Europa. Ky event u mbajt në Brindizi të Italisë ku ishin ftuar të gjitha agjencitë e modës si dhe shumë njerëz me famë të artit, pa diskutuar pastaj për gazetarët. Publiciteti ishte I madh ashtu sikundër dhe interesimi i agjencive të modës. Dihet tashmë roli i Italisë për evente të tilla në këtë fushë. Mbetet një vend I padiskutueshëm për mënyrën e organizimit.

Sa çmime u ndanë në këtë event?
U ndanë 10 çmime, ku mund të themi se vajzat shqiptare ishin debutuese tepër cilësore. Unë triumfova dhe jam ndjerë shumë mirë për një çmim që përkonte me ardhjen e vitit të Ri. Një çmim i parë në kohëkëmbimin e dy viteve 2014-2015.
Pra mund të themi se ju në këtë event u shpallët “Mbretëresha e Europës”?
Po, kështu do ta cilësoja.
Cfarë përbën për ju ky çmim?
Ky çmim është shumë i rëndësishëm për të, për faktin se është shqiptarja e parë që merr këtë çmim dhe kjo më takoi mua. Evente të tilla janë pika kulmore për nj modele profesioniste.
Kohë më parë më keni thënë që nis s’do ishit bërë modele do ishit bërë një juriste e mirë. I qëndroni kësaj fjale?
Po, e ëndërroj. Ende ai mbetet një profesion i preferuar për mua dhe që të jep personalitet nëse do të dish të ecësh në krah të tij, po me aq personalitet.
Me sa kemi folur janë shtuar mosmirënjohësit, është e vërtetë? Nuk e di nëse janë shtuar, pro ndihem keq kur has njerëz mosmirënjohës.
Femrat janë më shumë xheloze se meshkujt?
Nuk mund të them se kush janë më shumë por di të them se sot janë shtuar në numër dhe e vetmja gjë që duhet bërë të heshtësh dhe të vazhdosh të punosh me forcë.
Përveç shtypit shqiptar këtij eventi kush i ka bërë më shumë reklamë?
Të gjitha mediat vizive vendase, por unë mund ët them se këtë muaj në Itali do të jem kopertona e një reviste të famshme, më e madhja ën fushën e modës dhe njëkohësisht do të jem imazhi i disa produkteve po në Itali.
Deri në këtë udhëtim, keni ndonjë peng?
Besoj se jo. Unë fitova një trofe të madh që besoj se rrallë femra e fitojnë. Rrugën e kam të hapur dhe koha besoj punon për mua.
Me kë jeni miqësuar më shumë me librin apo me gazetat?
Me gazetat dhe mediat në përgjithësi. Jeta ime është e lidhur shumë me to. Ndihem mirë mes tyre dhe i japim kënaqësi njeri-tjetrit.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Z. Zholi, regjisorja e spektakleve, Stela Matoshi

Qeveriate, Imazhin Kosovës ia keni prishur me keqqeverisje!

January 31, 2015 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Po më vjen të vjelli nga shkrimet e shumë njerëzve, e që falë pushtetarëve janë mirë të sistemuar në punë shtetërore, rreth ikjes masive nga Kosova! Askush nuk e lëshon vendin e vetë prej qejfit, por njerëzit po ikin në mungesë të perspektivës, skamjes dhe varfërisë! Sikur edhe ata të kishin nga një vend pune, sikurse këta që po i paragjykojnë nëpër portale dhe rrjete sociale, nuk do të kishin ikur! Vihuni në vend të tyre vetëm për një moment: je i papunë, çfarë do kishit bërë?! Edhe ata janë njerëz, kanë familje, fëmijë dhe duan të jetojnë! Nuk jetohet vetëm me idealizëm! A e keni pyetur ndonjëherë veten pse politikanët nuk emigrojnë, por vetëm populli?! Kritikoni klasën politike që me keq-qeverisjen e tyre pesëmbëdhjetë vjeçare e kanë detyruar popullin të ikin, e jo popullin pse po ik! Qytetarëve të Kosovës nuk është duke iu interesuar politika, por as edhe ndonjë parti, lider apo politikan! Qytetarët e Kosovës janë lodhur tash e pesëmbëdhjetë vite nga papunësia, skamja, varfëria, dhe iu ka humbur shpresa se këtu do të bëhet mirë, prandaj çdo natë me dhjetëra autobusa plot me qytetarë të Kosovës, të rinjë dhe të reja, burra, gra dhe fëmijë, madje edhe pleq, po ia mësyjnë Hungarisë e për të vazhduar pastaj drejt shteteve të Perëndimit! Këtë s’po e bëjnë nga qejfi, por nga mungesa e perspektivës, papunësisë, skamjes dhe varfërisë! Prandaj imazhin Kosovës nuk janë duke e prishur qytetarët që po ikin drejt shteteve të perëndimit, por keq-qeverisja juaj ata i ka detyruar dhe po i detyron që ta lënë vendin e vetë, shtëpinë dhe më të dashurit e tyre! Imazhi i Kosovës është duke u prishur nga keq-qeverisja, krimi i organizuar dhe korrupsioni tash e pesëmbëdhjetë vite! Andaj, mos ua hudhni fajin qytetarëve për prishjen e imazhit të Kosovës, në mënyrë që ta shfajësoni veten tuaj për pisllëqet që i keni bërë, por reflektoni sa më shpejt që Kosova mos të mbetet një shtet fantazmë pa popull!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Imazhin, Kosovës ia keni prishur, me keqqeverisje!

ILIRÉT – ARBÉRIT – ALBANÉT

January 31, 2015 by dgreca

Nga Harallamb Kota-Studiues/
Sipas burimeve historike dhe arkeologjike, konioni më i rëndësishëm i Ilirisë, ishte Parthania e cila pëfshinte teritoret e ultësirave nga lumi Vjosa deri në lumin Mat dhe teritoret malore deri në liqenet Lynkeste bashkë me Kosturin. Kryeqëndra e Parthanisë ishte qyteti Partha (Berati ). Brënda këtij konioni lulëzoi qyteti mitik Brysaka i ndodhur rrëzë malit të Vilës dhe grukrjedhjes së lumit Erzen, e cila ishte selia e mbretit Ilir Glaukia. Partha ruajti brënda mbretërisë Ilire vetqeverisjen e qytetit duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e jetës ekonomiko-kulturore të zonave përreth saj.
Në vitin 168 pk, si rezultat i inkursioneve pushtuse të “Perandorisë Romake”, u shëmb mbretëria 300 vjeçare Ilire dhe gjithë Ballkani u pushtua nga romakët. Thrakët dhe Dakët, popuj pellazg të ngjashëm me ilirët u romanizuan dhe u quajtën romenj. Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat e trashëguara brez pas brezi, në vijëmësinë e paraardhësve të tyre pallazgë. Ushtritë romake rrafshuan kështjella dhe vendbanime të panumërta të Ilirisë. Partha i shpëtoi shkatërimeve duke ruajtur të gjallë në themelet e kështjellës mitike, historinë e saj mijëravjeçare dhe gjurmët e vazhdimësisë të ilirëve nga pellazgët. Roma i ndau vendbanimet e ilirëve në tre provica: Epiri i Ri, Maqedonia dhe Iliriku. Në Provincën Ilire “Epir i Ri”, krahinën e kufizuar nga lumenjtë Erzen dhe Mat, bashkë me prapatokën deri me liqenet Lynkeste, administrata romake e quajti Albanoi.
Në shek.II mk, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njofton praninë e një fisi ilir me emërin Arbër në hapësirën midis Durrësit e Ohrit. Në fakt edhe pas këtij shekulli burimet vazhdojnë të përdorin termat Ilirë apo Iliri, për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Burimet e antikitetit të vonë e mesjetës së hershme shek.V-VI, ku përfshihet edhe Prokopi i Qezaresë, shënojnë se kufiri mes Ilirisë dhe Greqisë ndodhej paksa në veri të Selanikut. Ky përcaktim është bërë edhe pas përmbysjeve etnike të shkaktuara me dyndjet sllave në shek. VI-VII, ku burimet flasin për ilir dhe Iliri deri në “farë ilire” apo “popull ilir”. Po ti referohemi Porfyrogjenetit, thotë Prof. P.Xhufi, ai ndikohet mjaft nga terminologjia administrative e kohës së tij dhe hapësirat e banuara nga iliro- arbënorët i përcakton jo mbi baza etnike por mbi baza teritoriale. Në këtë kuptim, ai me termin “Durrës” nënkupton temën bizantine me të njënjtën emër krijuar në shek.IX e cila ka vazhduar deri në shek XII dhe përfshinte tokat prej Tivari në Himarë. Në përputhje me emërin e Temës së Durrësit edhe banorët thirreshin durrsakë edhe strategu quhej “strateg i Durrësit” edhe malet quheshin “malet e Durrësit” etj. Mjaft historianë të huaj si Straboromani, Eustathi, Pahimeri, Skutarioti, e Kritobuli, duke filluar nga shek. XI deri në shek. XV, kanë përdorur vazhdimisht në burimet e tyre termin antik Ilir dhe Iliri krahas termit mesjetar Arbër dhe Arbëri (latinisht alban dhe albani), duke na bërë me dije barazvlershmërinë e tyre. Në një dokument të fillimit të shek. XV me autor S.Lambros thuhet: “Shqiptarët janë farë ilire”. Duke vënë në dukje lidhjen që ekziston midis etnikonit alvanoi të Ptolemeut në shek.II m.k. dhe alvanoi të Attaliatit e të autorëve të tjerë bizantinë pas shek. XI, historiani dhe albanologu i shquar G.Han hedh hipotezën origjinale mbi origjinën e emërit. Sipas tij, etnikoni Alvanoi i kohës romake e bizantine, s’është gjë tjetër veçse përkthimi i emërit të fisit ilir të Parthenëve, përmëndur disa herë nga autorët antikë, bashkë me kryeqëndrën e tyre Parthon ( Partha = Berati). Sipas G.Han, autorët antikë e lokalizojnë Parthaninë, pikërisht në po atë rajon të Shqipërisë Qëndrore, ku vendosen edhe Arbërit ( Albanët ). Han e shpjegon etimologjinë e fjalës partha me fjalën shqipe bardha. Duke hedhur idenë e kalkut bardh-parth-album ( latinisht album= male me dëborë = alpet ) dhe albanoi, ai lë të kuptohet që albanët janë pjesë e fisit ilir të parthinëve dhe banojnë në vëndet midis lumenjve Erzen dhe Mat, të cilat ndodhen brënda teritorit të Parthanisë.
Autorë të ndryshëm, e kanë vendosur Arbërin në viset midis Ohrit –Dibrës dhe Durrësit. Por duhet kuptuar që nga njëra kohë në tjetrën, nga njëri dokument në tjetrin nga njëri autor në tjetrin, kufijtë e Arbërit rezultojnë më të gjërë apo më të ngushtë.
Sigurisht emrat Arbërit dhe Arbëria përfaqësojnë dy masa të ndryshme. Për ta qartësuar kuptimin e termit “dy masa të ndryshme” shpjegojmë: Arbëri është teritori i përcaktuar në Shqipërisë Qëndrore, ndërsa Arbëria përfshin teritore më të gjëra, përfshin të gjitha vëndet ku banojnë shqiptarët. Termi arbërit ose albanoi në burimet bizantine përdoret gjithmonë për të shënuar banorët e Arbërit, ndërsa termi tjetër arbëresh ose albanitai, i prejardhur pikërisht nga Arbëria ose Albania, u përdor për të treguar shqipëtarët që jetojnë përgjithësisht brënda Arbërisë. Jo rastësisht autorët bizantinë, kur i reshtojnë shqiptarët krahas kombeve të tjera, përdorin termin arbëreshët dhe termin “kombi arbëreshëve”, duke i dhënë vlerën e një etnonimi të mirëfilltë, atribuar banorëve të mbarë trevave shqiptare. Shfaqja nga burime bizantine e emërit Arbëria ( Albania ), në treva të tjera të shtrira nga gryka e Kotorrit në gjirin e Ambrakisë, hedh poshtë përcaktimin dashakeqës, që “atdheu i parë” i shqiptarëve përkon vetëm me trungun qëndror të Shqipërisë së sotme. Referuar dokumentave historike të autorëve bizantinë dhe realitetit të vendbanimeve të shqiptarëve, mund të besojmë që terminologjia e përdorur në përcaktimet Arbër ose Alban dhe teritor i Arbërit (trungu qëndror i Shqipërisë së sotme, krahas terminologjisë arbëresh ose albanitai dhe teritor i Arbërisë i vendos ata nga Kotori në gjirin e Ambrakisë. Bëhet pyetja: A janë përfshirë të gjitha teritoret e banuara nga shqiptarët në dokumentat e kohës bizantine. Disa studiues të huaj hedhin teza mohuse për shqiptarët duke thënë që emrat Ilir dhe Arbëresh (Albannenses), janë emëra eksogjenë, të pëdorur nga të huajt e jo nga vetë vendasit, duke cilësuar banorët e saj’ që njihet me emërin Shqipëri. Këto teza, shtrohen për të kundërshtuar tëzën e pranuar nga shumë shkencëtar historianë dhe gjuhëtarë, të cilët kanë pranuar tashmë prejardhjen e ilirëve nga pelazgët dhe të arbërit nga këta të fundit.
Pas këtij deduksioni shkencor, lind pyetja. Po shqiptarët kur u shfaqën?. Janë ata arbërit e kohës mesjetare bizantine e osmane ?. Fillimet e emërit shqiptar i gjejmë që në shek.XIV, kur ky përcaktor shënon emërin e një qytetari nga Drishti. Në shekullin e XVI, kur dëshmitë e para të letërsisë në gjuhën shqipe filluan të shfaqen, mësohet se banorët e këtij vëndi e quanin veten e tyre shqiptar dhe vëndin e tyre Shqipëri. Edhe në kohët e sotme, termat shqiptar dhe Shqipëri janë përcatorët etnik që shqiptarët përdorin për veten e tyre, ndërsa diaspora shqiptare identifikohet me termin arbëresh ( albanese, arvanit, arbanas, arnaut). Prezantimi i diasporës shqiptare jo me termin etnik “shqiptar”, por me termin “arbëresh”, “albanes”, “arvanitas” apo “arnaut”, ndodh edhe sot dhe kjo lidhet me faktin, se kështu na njohin të huajt. Ky përcaktim është i lidhur me probleme gjuhësore, pasi emëri është një, por në gjuhë të ndryshme paraqitet në forma të ndryshme.
Kjo dukuri hedh dritë në argumentin e barazvlefshmërisë të emërave arbër, arbëresh, alban, shqiptar dhe Arbëri, Albani, Shqipëri.

Filed Under: Histori Tagged With: - ALBANÉT, Harallamb Kota, ILIRÉT - ARBÉRIT

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT