• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

IN MEMORIAM

January 30, 2015 by dgreca

MUHARREM SHERIF KRASNIQI-VETERAN I ARSIMIT NË LUG TË BARANIT(1921-2015)/
Nga HARRY BAJRAKTARI/
Në Vranoc vdiq Muharrem Krasniqi, veteran i arsimit dhe mësuesi i parë në Shkollën fillore në Baran të Pejës. I ndjeri rrjedh nga një familje e njohur me traditë patriotike, e cila në perudha të ndryshme historike ka dhënë kontribut të çmueshëm në luftë për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe të rojeve tjera etnike shqiptare. Nga rinia e hershme Muharrem Krasniqi iu përkushtaua shkollimit dhe arsimimit të popullatës së Lugut të Baranit, duke marrë parasysh se, në kohën kur ai u emërua mësues në Baran në vitin 1943, numri e shqiptarëve të arsimuar ishte fare i vogël, jo vetëm në këtë anë, por në tërë Kosovën. Duke parë këtë situatë të vështirë të arsimit në gjuhën shqipe dhe mungesën e kuadrove në këtë fushë, Muharrem Krasniqi nuk kursei as kohë as mund që t’ u dalë në ndihmë banorëve të Vranocit dhe të fshatrave të Lugut të Baranit.
Muharrem Krasniqin, pas përfundimit të Luftës së II Botërore, më 1945/ 1946 e gjejmë prapë në Shkollën e Baranit. Duke qenë një kohë drejtues i këtij institucioni të arsimimit fillor dhe mësues, ai ndërmori një aksion të gjerë për regjistrimin e një numri sa më të madh të nënësve në klasën e parë, ku në atë kohë kishte familje që hezitonin për t’i dërguar fëmijët e tyre në bankat shkollore. I motivuar nga vullneti i madh, Muharrem Krasniqi hyri shtëpi për shtëpi për t’ i bindur bahkëvendasit e tij dhe të rretinës se pa shkollimin e fëmijëve nuk mund të ketë përparim dhe vetëdije kombëtare. Aksioni i këtij arsimdashësi u kurorëzua me shumë sukses nga një vit në tjetrin, gjithnjë duke shtuar numrin e nxënsëve në shkollë të Baranit, e cila së shpejti do të bëhej edhe qendrër e rëndësishme e arsimimit në këtë anë.
Ky veteran i arsimit punoi edhe në disa shkolla të tjera të Dukagjinit dhe më larg, duke kontribuar në përhapjen e dijes nëpër fshatra në një periudhë tejet të vështirë për popullin e Kosovës, ku njerëzit e arsimit ndiqeshin nga politika shoveniste e Beogradit, hudhëhequr nga krimineli Rankoviq.
Muharrem Krasniqi, përveç shkollimit, u pajis me dije edhe me leximin e librave dhe veprave të shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj, kishte një vullnet të lartë për të kontribuar në çështjen e kulturës. Edhe vetë u muar me veprimtari krijuese dhe me kultivimin e folklorit dhe kulturës materiale në Lug të Baranit. Ai kishte edukuar shumë breza nxënësish, duke i mësuar se një popull mund të ketë perspektivë vetëm nëse është i arsimuar. Ky mësues i orëve të para ka merita të jashtëzakonshme se bindi shumë prindër të Vranocit dhe rrethinës për t’ i dërguar vajzat e tyre në shkollë, atëherë kur ndër ne ende mbretëronte fanatizmi dhe prapambeturia.
Muharrem Krasniqi i përket familjes së Sylërexhëve të Vranocit, e cila ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare. Luftoi vazhdimisht kundër pushtuesve në periudha të
ndryshme: Turqisë, Mbretërisë serbo-kroato sllovene dhe jugosllavisë komuniste. Nga kjo familje është edhe dëshmori i kombit Ardian Krasniqi, i cili ra heroikisht në Kliçinë të komunës së Pejës për lirinë e Kosovës në luftë kundër forcave serbe, të cilat ushtronin dhunë e terror në gjithë Kosovën. Florin Krasniqi, është djali i Muharrem Krasniqit, i cili ndihmoi luftën e UÇK-së në armatim dhe forma të tjera dhe ishte deputet për një mandat në Parlamentin e Kosovës.
Vepra dhe kontributi i Muharrem Krasniqit do të përkujtohet gjithherë me pietet dhe dashuri nga banorët e Vranocit dhe arsimdashësit e Lugut të Baranit.
Kujtimi tij do të jetë me ne.

Filed Under: ESSE Tagged With: harry bajraktari, In Memoriam, Muharrem Sherif Krasniqi, nderroi jete

Boks:Sot:”Nuri Seferi “Tajsoni Shqiptar” perballe polakut Glovacki.

January 30, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Boksieri shqiptar Nuri Seferi i cili njihet ndryshe si:”Tajsoni shqiptar” do te boksoje sot 01-31-2015 ne Torun te Polonise perballe rivalit te tij Tim Glovacki. Ne rast fitoreje, Nuri Seferi do te fitoje te drejten te ndeshet per titullin boteror perballe gjermanit Huk. Polaku Tim Glovacki eshte nje boksier shume i forte dhe deri tani  ne 23 ndeshje nuk ka pesuar asnje humbje. “Per mua eshte shume domethenes fakti qe do te kem prane tifozet shqiptar. Do te kete nje prani te madhe te tyre ne sale dhe kjo do te me beje te ndihem si ne shtepi”, shprehet Seferi.  Per gazeten Dielli, ne nje lidhje  telefonike nga Polonia Nuri seferi shprehet :“Kam ardhur ketu per te fituar. Kam mbeshtetjen e madhe te kombit tim dhe ne mbremjen e 31 janarit dua ti gezoj te gjithe me fitore. E di qe per te fituar ndeshjen me pike do te jete shume e veshtire. Jam  i pergatitur per 12 rounde por besoj se ndeshjen do ta perfundoj perpara kohe”.

Emri: Nuri Seferi
Datëlindja: 23.12.1976
Vëndlindja: Gostivar, Maqedoni
Vëndbanimi: Burgdorf, Zvicër
Profesionist prej: 31.03.1999
Rekordi: 33 Fitore (20 KO), 6 Humbje,
Gjithsejt: 39 Ndeshje

Nuri Seferi në moshën 8-vjeçare filloj me sportin luftarak të mundjes me shpresen që dikur më vonë të bëhet si Gjyshi. I paisur me shumë talent dhe fuqi, vetëm pas pak kohësh arriti suksese në këtë sport luftarak. Si 16 vjeqar e ndërroj llojin e sportit dhe filloj me shkollën e boksit të Traineri Sandor Konya. Nuriu shpejt kaloj lartë në radhitjen Zvicrrane si amator. Ushtronte me legjenden e sportit luftarak Andy Hug dhe në klubin e njohur Gjerman Universum Box-Promotion në Hamburg. “Seferi i ka të gjitha, që shumë boksiereve Gjerman ju mungojnë. Ai do të luftojë, ka goditje të fortë dhe vullnet të madh. Seferi eshte një luftëtar. Nëse do të ushtrohet mirë do të bëhet boksier i madh” Kështu lavdërohej Nuriu nga traineri i njohur Michael Timm. Karrieren e tij amatore e kuroj në vitin 1998 me trofen e titullit kampion Zvicrran në peshat e rënda, pasi që fitoj 10 luftrat e zhvilluara (9 me KO) dhe nuk kishte më boksier në Zvicerr  që dëshironin ta sfidojne, Nuriun synoj të kalon në boksin profesionalEdhe në boksin profesionist sukseset e para erdhen shumë shpejt, 8 luftrat e para i fitoj para kohës dhe gjithsejt nuk ju deshën më shumë se 16 raunde. Fitorja më e rëndesishme ishte kunder ish “WBO-Intercontinental” kampionit nga Bjellorusia Muslim Biarslanov dhe fitore të tjera kundër Mario Stein, Bruce Özbek ose Andrej Witkowski. Ai ka ndarë ringun edhe me ish-kampionë bote si Herbie Hide, kampion evropian si Marco Huck, apo boksierë të tjerë të rëndësishëm si Taras Bidenko (aktualisht mbajtës i brezit “WBA Intercontinental” për peshat e rënda) dhe për më tepër paraqitjet e shkëlqyera të bëra në këto përballje kur në shumicën e rasteve është dëmtuar nga vendimet jokorrekte të gjyqtarëve e bëjnë Nuri Seferin një boksier të klasit ta lartë në ringun evropian dhe atë botërorë. Me datë 26 Qershor 2010 Nuri Seferi fitoj titullin WBO të Europës në një duel të vështirë kundër Sandro Siproshvili nga Çekia (me origjin Gjeorgjiane), dueli zgjati 12 raunde ku fitues me vendim unanim të tre gjyqtarëve doli Nuri Seferi. Pastaj me 27 Nëntor 2010 në Gostivar të Maqedonisë Nuriu e mbrojti titullin Europian kundër Douglas Otieno. Edhe ky duel shkoi mbi 12 raunde dhe u fitua nga Nuri Seferi. Mbrotjen e dytë të titullit Evropian Nuri Seferi e bëri me sukses me datë 24 Shtator 2011, ndaj belgut Tony Ingelrest fitoj Seferi me KnockOut në raundin 3.

Filed Under: Sport

Hamdi Salihi rikthehet ne shtepi!

January 30, 2015 by Administrator

download

Nga Albano Kolonjari

Hamdi Salihi do te rikthehet ne Shqiperi. Klubi i tij Hapoel Akre ne Izrael eshte ne borxhe dhe ka vendosur te largoje sulmuesin e Kombetares Shqiptare. Eshte klubi i Flamurtarit te cilet kane derguar oferten te paret ne drejtim te klubit Hapoel. Shuma e ofruar eshte rreth 100 mije euro, por kjo nuk eshte e konfirmuar. Sipas gazetareve te gazetes Sport Ekspres, detajet te reja rreth ketij te transferimi te mundshem do te mesohen kete fundjave. Vete Salihi u shpreh pek dite me pare se:”Kam folur me trajnerin e skuadrës dhe kemi rënë dakord parimisht se në rast se në klub do të vijë një ofertë në drejtimin tim, atëherë do të më lënë të largohem. Kështu, klubi do mund të përfitojë financiarisht nga shitja e kartonit tim dhe do jem një peshë më pak në aspektin e pagesës së rrogave”.Salihi ka luajtur edhe me pare ne Super Ligen Shqiptare ne Vllaznine dhe Tiranen. Kjo eshte hera e pare qe Salihi do te veshe bluzen e Flamurtarit. Zgjidhja e tij per te luajtur me Flamurtarin ka suprizuar jo pak fansat e Vllaznise dhe sidomos at ate Tiranes qe luftojne per titullin kampion.  Një afrim i Salihit te kuqezinjtë që drejtohen nga trajneri Italian Ramela do të shtonte radhët e futbollistëve në ofensivë, duke marrë parasysh se në skuadër janë aktualisht Buval, Abilaliaj, Shehaj dhe Gelashvili.

Filed Under: Sport

NJE PERMENDORE PER HERBENJTE NE GJIRIN E VLORES

January 30, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1-Me skulptorin vlonjat Zeqir Alizoti,bir i Çamërisë trime, kthjelluam një ide,dikur e ka cekur Dr. Ana Kohen. A mund të ngrihej një monument ,përmendore në brigje, pranë humbëtirës së madhe ujore të Gjrit të Vlorës ,për të përndjekurit e Mesdheut,për hebrenjtë e ikur nga Spanja në valën e përndjekjeve të vitit 1492,ku nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar ikja e madhe e përgjithmonë. Nga versioni historik mësohet se :ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën ku gjendej Gjiri i Vlorës? Qyteti jetonte me shpirtin tek deti Dhe lajmet që mërinin për të ardhurit. Turmat e mëdha zbarkonin ne Treport,atje më tej 8 km ku qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e të ardhurve,rridhnin lot të patharë. Dhe sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i të ardhurit si kurrë ndonjëherë në këtë gji detar ,aq më tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë,Gjiri i Vlorës,vendmbritja e hebrenjëve ishte skela e Treportit, një ndër qytetet me port të madh në shekullin e IV pr. Kr. Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt tija rrëfenin veç vetes fatkeqësinë e tyre,ata nuk mund të duronin dot dëshirën,që kishin për të derdhur lot. A mbritën të gjithë ata, që ikën nga përndjekja?Kësaj pyetja i përgjigjen hulumtuesit e huaj që thonë:Numri i atyre që u përzunë nga Spanja në këtë mënyrë është vlerësuar në mënyra të ndryshme nga ana e vëzhguesve të ndryshme dhe historianët . Juan de Mariana , në historinë e tij të Spanjës , pohon deri në 800.000 . Isidor Loeb , në një studim të veçantë të subjektit në Revue des Etudes Juives, zvogëlon numrin e vërtetë të emigrantëve në 165,000 . Bernáldez jep detajet e rreth 100.000 të cilët shkuan nga Spanja në Portugali : 3,000 nga Benevente në Braganza , 30,000 nga Zamora në Miranda , 35,000 nga Ciudad Rodrigo në Villar , 15,000 nga Miranda de Alcántara në Marbao dhe 10,000 nga Badajoz në Yelves . Sipas të njëjtit vëzhgues , ka pasur krejt 160.000 hebrenj në Aragoni dhe Castile . Abrahami Zacuto llogarit ata, që shkuan në Portugali me 120.000 . Lindo pohon se 1,500 familjet e Moriscos hebrenj nga mbretërinë e Granadës ishin të parët që largohen nga vendi . Ajo që mund të jetë me interes për të dhënë vlerësimet e mëposhtme të Loeb -të e numrit të atyre që kanë qenë në Spanjë para dëbimit dhe e atyre që emigruan në pjesë të ndryshme të botës janë si më poshtë :
Algjeria 10.000
Amerika 5,000
Egjipt dhe Tripoli 2,000
France 3000
Holandë, Angli , Skandinavi dhe Hamburg 25,000
Itali 9,000
Marok 20,000
Turqi 90,000
Në vende të tjera 1,000
________
Gjithsej emigruar -165,000
pagëzuar 50.000
Vdiqën rrugës 20,000
________
Gjithsej në Spanjë në vitin 1492 -235,000
Kështu ëndrra për një truall të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra të përndjekurve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Një lutje prano ti udhëtar i detrave ,aty hidh një lule,se për të mëritur këtu në vendin tënd,ata rrugët i shtruan me gjak.
—–
Z.Alizoti ,ka ngritur edhe një përmendore për çamët si dhe mikpritjen që u dha populli i Dukatit,të ikurve nga vatra amtare. Skulptori vlonjat ka një sërë eksperienca të tjera në fushën e arti figurative. Dhe duke qartësuar këtë ide kujtuam se diku në Afrikë,shteti aktualisht mbanë emrin Benine ishte porti,vendi që merrte e transportonte zezak në Europë ,ështe ngritur një përmendore për skllevërit e mjerë.
2.
Një prej emërtimeve të hebrenjve gjendet qysh nga mesjeta emrin Jeriko,kështu thirrej Oriku në mesjetë një qytet tjetër që ka lidhje me Gjirin e Vlorës. Dr M.Zeqo , Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).
Këto të dhëna i lidhim duke synuar të dalim tek pyetja:Mos vallë të ikurit e vitit 1942, që erdhën në brigjet e Gjirit të Vlorës ,ri-themeluan Orikun duke e pagëzuar me emrin Jeriko?
3.
Idea e Dr.Ana Kohen.
…Mu në bregun e qytetit Plymouth të shtetit Masaçusets është një shkëmb apo gur me përmasa mesatare, i cili ruhet dhe mbrohet nga shteti. Parku Shtetëror Historik i “Gurit të Plimuthit” përkujton zbarkimin më 1620-ën të pelegrinëve apo të emigrantëve të parë në brigjet lindore të Atlantikut në Amerikën Veriore. Çdo vit ai vizitohet nga mbi një milion turistë nga e gjithë bota. Mijëra kilometra më në perëndim, në anën tjetër të Atlantikut, shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty, më 1492-shin zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t’i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit. Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre, duke u mbështetur në mikpritjen, mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjatë. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë, deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë, kur Vlora u pushtua nga Venediku.
Cfarë do të mund të përmbante monumenti?
Dr.Ana Kohen citon:Për vlerat e mëdha dhe të njësishme të tij, Kepi i Triportit, duhet të kthehet në një Park Historik [Kombëtar ose ndërkombëtar] për nderimin e të përndjekurve në Mesdhe. Për mendimin tonë, organet e pushtetit vendor në Vlorë të fillojnë menjëherë procedurat përkatëse dhe t’ia paraqesin propozimin në fjalë Ministrisë së Kulturës dhe shpresojmë që kjo nismë të mbështetet pa rezervë edhe nga deputetët e Vlorës, pavarësisht se kujt partie i përkasin.
Ne këtu po punojmë me qeverinë amerikane që, për rastin e Triportit të zbatohet edhe Marrëveshja Dypalëshe për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebrenje, të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit.
4.
Histori e thënë germë për germë,por shkurtazi.
Hebrenjtë spanjisht, dikur përbënin një nga popullatat më të mëdhatë dhe më të begatë të komuniteteve hebraike, nën sundimin mysliman dhe të krishterë , para se së bashku me myslimanët rezidentë , ishin të detyruar për të kthyer në katolicizëm , të përjashtohen , ose të vriten kur Spanja u bë e bashkuar nën monarkinë e mbretit Ferdinand dhe Isabella në vitin 1492 .
Rreth 13,000 deri në 40,000 hebrenj që jetojnë në Spanjë sot ( çifutët Sefardikë , edhe pse shifra në mbarë botën është jashtëzakonisht e vështirë për të arritur në mënyrë specifike për hebrenjtë, që vijnë nga vende ku ka pasur një dekurajim monetar dhe sociale për të pasur një sfond çifut dhe për arsye të ndryshme të tjera. Numri i hebrenjve të prejardhjes sefardikë në Izrael ishte vënë pak më shumë se 60% të popullsisë të përgjithshme izraelite hebrenj dhe jo- hebrenj në vitin 1990 .
—–
Kur Henry de Trastámara hipi në fron i njohur si: Henry II ka filluar për judenjtë, kastilian një epokë e vuajtjes dhe intolerancës ,duke kulminuar në dëbimin e tyre .Kleri,fuqia e të cilit u bë më e madhe nën sundimin e vëllavrasjes,nxitën paragjykimet anti – hebraike të masave në pohimin plot zhurmë në Cortés e Toro. Ajo u kërkoi, që Judejtë të mbahen larg nga pallatet e mëdhenj, nuk duhet të lejohet të mbajnë poste publik , duhet të jetojnë larg nga të krishterët , nuk duhet të veshin rroba të kushtueshme, as të hipin mbi mushka ,duhet të veshin simbol dhe nuk duhet të lejohen të mbajnë emrat e krishterë ….
Në Cortés e Soria ( 1380 ) ishte miratuar, që rabinët , apo shefat e aljamas , duhet të ndalohen, me dënimin e një gjobë prej 6,000 maravedís ,si dhe të shkaktojë mbi hebrenjtë dënimet e vdekjes , gjymtimi,dëbimit, apo shkishërim, por në procedurat civile ata ishin ende të lejuar për të zgjedhur gjyqtarët e tyre .Çifutët nuk guxonin të tregojnë veten e tyre në publik pa simbol , dhe si pasojë e urrejtjes gjithnjë në rritje ndaj tyre sepse ata ishin më të pasigurt për jetën, ata u sulmuan dhe u plaçkitën u vranë në rrugë publike . Gjoni thuhet ishte i detyruar ( viti 1385 ) të nxjerrë një urdhër që ndalonte punësimin e hebrenjve si agjentë financiare ose tatimore – fermerë të mbretit , mbretëreshës , Infantes , apo të mëdhenjtë . Për këtë u shtua rezoluta e miratuar nga Këshilli i Palencia që ka urdhëruar ndarjen e plotë të hebrenjve dhe të krishterëve dhe ndalimin e çdo shoqate mes tyre .”
Ekzekutimi i Joseph Pichon dhe fjalimet nxitëse e predikimet e dorëzuar në Sevilje nga Archdeacon Ferrand Martinez , ka ngritur urrejtjen e popullatës në fushën më të lartë . I Pafuqishëm Mbreti, pavarësisht nga përpjekjet e mjekut të tij Moisiu ibn Z.arz.al ti zgjasin jetën, vdiq në Alcala de Henares më 9 tetor 1390 , dhe u pasua nga djali i tij njëmbëdhjetë vjeçar.
Këshilli – regjent i caktuar nga mbreti në testamentin e tij, e përbërë prej prelate , të mëdhenjtë , dhe gjashtë qytetarëve nga Burgos,Toledo,Leon,Sevilje,Kordova dhe Murcia, ishin të pafuqishme ,çdo gjurmë të respektimit të ligjit dhe drejtësisë ishte zhdukur nga Ferrand Martinez.
Paralajmërime të shumta,për të nxitur publikun kundër hebrenjve dhe për të inkurajuar për aktet e dhunës, që në fillim të janarit 1391, judenjtë e shquar që ishin mbledhur në Madrid morën informacion për trazira dhe se ishin të kërcënuar në Sevilje dhe Kordova. Një revoltë shpërtheu në Seville në vitin 1391. Juan Alfonso de Guzman , qeveritar i qytetit , dhe vëllai i tij kryetar bashkie ” Aalto Perez de Guzman , kishte urdhëruar , në Ash Ëednesday , 15 Mars, arrestimin dhe fshikullim publik të dy nga udhëheqësve.
Ferrand Martinez ka vazhduar i papenguar në ankesat e tij i në turmë për të vrarë hebrenjtë apo ti pagëzoj ata .Më 6 qershor turma u sulmua në Juderia në Sevilje nga të gjitha anët dhe vrau rreth 4.000 judenjë . Pjesa tjetër dorëzohet në pagëzim si mjeti i vetëm për ti shpëtuar vdekjes .” Në këtë kohë, në Sevilje është thënë se përmbante 7,000 familje hebreje. Nga tre sinagoga të mëdha ekzistuese në qytet,dy janë shndërruar në kisha.Në të gjitha qytetet e në të gjithë kryepeshkopatat, si në Alcala de Guadeira,Ecija,Cazalla dhe në Fregenal, judenjtë u grabitën dhe u vranë në Kordova,kjo thertore u përsërit në një mënyrë të tmerrshme,gjithë juderia është djegur , fabrikat – dhe shtëpitë janë shkatërruar nga flakët .Para se autoritetet do të mund të vijnë në ndihmë të njerëzve të pambrojtur, çdo një prej tyre – fëmijët,gratë e reja,pleq – ishin vrarë pa mëshirë ,rreth 2,000 kufoma në grumbuj, në rrugë , në shtëpi dhe në sinagoga ishin mbytur “.
” Nga Kordova, fryma e përhapjes së vrasjeve në Jaén .Një thertore e tmerrshme u zhvillua në Toledo më 20 qershor. Në mesin e dëshmorëve shumë ishin bijtë të rabinëve të famshme toledane.Shumica e komuniteteve kastilianisht vuajtën nga persekutimi , më 9 korrik, një shpërthim ka ndodhur në Valencia më shumë se 200 persona janë vrarë dhe shumica e hebrenjve të atij qyteti u pagëzuan nga frati Vicente Ferrer , në 2gusht vala e vrasjes ka vizituar Palma , në Majorca , 300 hebrenj u vranë dhe 800 gjetën strehim në fortesë , nga të cilat me lejen e guvernatorit të ishullit dhe nën mbulesën e natës , lundruan për në Afrikën e Veriut , shumë u dorëzuan për t’u pagëzuar, tre ditë më vonë,të shtunën, më 5 gusht , një protestë filloi në Barcelonë në ditën e parë, 100 hebrenj ishin vrarë , ndërsa disa qindar të tjerë gjetën strehim në qytetin e fortifikuar, të nesërmen turma pushtoi juderinë dhe e ktheu në gërmadhë . Më 8 gusht në kala u sulmuan , më shumë se 300 hebrenj dhe u vranë . Trazira shpërthyen në Barcelonë deri më 10 gusht dhe shumë çifutët ( edhe pse jo 11.000 siç pretendohet nga disa autoritete ) u pagëzuan .Në ditën e fundit – filloi sulmi mbi Juderinë në Girona , disa Judenj u grabitën dhe u vranë. ” Qyteti i fundit që vizitoi vdekja ishte Lerida (13 Gusht). Çifutët e këtij qyteti më kot kërkuan mbrojtje në Alcazar, 75 prej tyre u vranë , të tjerët u pagëzuan.”Viti 1391. Forma të një pikë-kthese në historinë e çifutëve spanjollë . Persekutimi ishte paraardhës i menjëhershëm i inkuizicionit , nëntëdhjetë vjet më vonë , u prezantua si një mjet për të shikuar çifutët të konvertohen .Numri i atyre që kishin përqafuar krishterimin, për t’i shpëtuar vdekjes , ishte shumë e madhe . Cifutët e Baena,Montoro,Baeza,Ubeda,Andujar,Talavera , Maqueda,Huete, dhe Molina dhe sidomos Saragoza,Barbastro, Calatayud , Huesca , dhe Manresa , ishin paraqitur për t’u pagëzuar në mesin e atyre të pagëzuarve disa burra dhe dijetarë .” Pas ekseseve të përgjakshme të vitit 1391 urrejtja popullore karshi hebrenjve ka vazhduar pa u pakësuar .Shumica e hebrenjve nga Valencia , Katalonja dhe Aragon shtyhej për Afrikën e Veriut ,veçanërisht Algjeri .
Këto vlerësime ndoshta mund të konsiderohet si një minimum , por është mjaft e mundshme që të paktën 200,000 u larguan nga vendi , duke lënë pas tyre të vdekur dhe një numër i madh i të afërmëve të cilët ishin të detyruar nga rrethanat për të fshehur fenë e tyre dhe për të miratuar krishterimin .Rreth 12,000 duket se kanë hyrë në Navarre, ku ata ishin të lejuar të mbeten . Tudela në Navarre kthehet në një strehë . Në Tudelans kishte shpallur tashmë në vitin 1486 se: ” Nëse ndonjë hetues hyn qytetin e tyre ,ai do të hidhet në lumin Ebro “.
Nën presionin e mbretërve të Spanjës, të Navarrese hebrenjtë që nuk konvertohen në katolik u dëbuan nga mbretëria në 1498 . Dëbimi duket se ka prodhuar një krizë dhe varkat e mbushura me hebrenjë . Portet e Kartagjenës , Valencias dhe Barcelonës janë siguruar nga Ferdinandi me anije për të marrë të arratisurit, por judenjtë shpesh kanë gjetur vështirësi në ulje , për shkak të sëmundjeve,moshës së thyer . Pjesa tjetër u kthye në Spanjë dhe u pagëzuan . Nëntë anije të mbushur me njerëz erdhën në Napoli. Në Genoa ata ishin të lejuar vetëm me kusht që të marrin pagëzimin . Hebrenjtë që shkuan në tokat nën sundimin Perandorisë Osmane u vendosën kryesisht në ( Selanik) dhe deri në një masë në Stamboll dhe Izmir .

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, ne qytetin e Vlore, nje monument per hebrejte

DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS

January 30, 2015 by dgreca

Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ/
DONIKA KADAJ-BUJUPI: Kosova ka vuajtur mjaft dhe në memorien kolektive të qytetarëve tanë vazhdon të jetojë dhuna si mjet i përdorur kundër tyre masivisht dhe për dekada. Qeveria duhet të reflektojë
Pyetje: Zonja Donika, pushteti dhe opozita në Kosovë vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për dhunën e shkaktuar në protestat e së martës në Prishtinë, ju ishit dëshmitare, si është puna?
Donika Kada-Bujupi: Së pari dua të theksoj që jemi kundër çdo lloj dhune të ushtruar në protestë. Na vjen keq për çdo lëndim që ka ndodhë dhe dëshirojmë rehabilitim sa më të shpejt të të gjithë qytetarëve.
Kosova ka vuajtur mjaft dhe në memorien kolektive të qytetarëve tanë vazhdon të jetojë dhuna si mjet i përdorur kundër tyre masivisht dhe për dekada. Ngjarja ishte prapakthim edhe emocional në të kaluarën e hidhur. Qeveria duhet të reflektojë.
Pyetje: Kush e nxiti dhunën?
Donika Kadaj-Bujupi: Kush e nxiti dhunën? Është fakt i cili mund të argumentohet nëse shohim në arkivat e mediave ku Qeveria dy ditë radhazi para mbajtjes së protestes ka përdorë të gjitha mjetet propagandistike për të tensionuar situatën. Në ditën e protestës tensioni asht ngritë fillimisht artificialisht dhe provokuar paraprakisht me anë të barikadave dhe me anë të opinionit të krijuar përmes mediave të caktuara dhe diskursit tallës e fyes që përdori Qeveria në raport me protestuesit.
Policia nuk guxon të përdoret nga politika si instrument i dhunës. Problemet e grumbulluara me vite kërkojnë vigjilencë dhe veprim politik – kjo është zgjidhja e vetme, por jo dhunë, jo masa policiore. Paramendoni situatën kur policët ndoshta kanë patur në protestë fëmijët e tyre dhe anëtarët e familjes, ndaj të cilëve kanë qenë të detyruar të përdorin dhunë ! Kjo është e dhimbshme në Kosoven e lirë dhe të pavarur.
Pyetje: Zonja Donika ju ishit dëshmitare në protestë, ju e morët edhe fjalën aty.
Donika Kadaj-Bujupi: Po, isha në protestë dhe isha dëshmitare. Në momentin kur përfundova fjalimin dhe kishim edhe dy folës të paralajmëruar, para fillimit të çfarëdo reagimi nga protestuesit përveç thirrjeve të tyre, ndjeva se fyti m’u ngushtua dhe fillova të ndiej shtrëngim nga gazi i cili u hodh pa asnjë paralajmërim shumë shumë pranë vendit ku qëndronim ne.
Turma filloi të levizë në përpjekje për të frymuar lirshëm, sepse ishte ndjenjë e rëndë. Për një moment policia u vërsul mbi kamionin me zërin, e konfiskoi, i ndali mikrofonat dhe zërin. U krijua përshtypja sikur po hakmerrëshin, sepse kishte shumë mllef dhe agresivitet. Në fakt pushteti i trembur nga zëri i mijëra qytetarëve hakmerrej duke i shpallur luftë popullit i cili kërkonte të drejtën e tij legjitime që të protestojë.
Pyetje: Por qeveria fajësoi menjëherë organizatorët e protestës.
Donika Kadaj-Bujupi: Ngjarjet që pasuan na tmerruan. Na habiti instrumentalizimi që bëri qeveria, kur dolën në një konferencë për shtyp të “dy kryeministra paralelisht”, Kryeministri Mustafa dhe “Kryeministri” Thaqi, i cili, edhe pse në fakt është ministër i Jashtem ai po sillet si kryeministër paralel. Në rrethana normale është Ministri i Punëve të Brendshme ai i cili do të duhej të prononcohej për protesten, dhunën, policinë etj, por në rastin e qeverisë sonë ishte ministri për Punë të Jashtme, thua se Kosova për Qeverinë është çështje e jashtme….
Zonja Donika, zoti Mustafa dhe Thaqi thanë se opozita nuk e ka respektuar dialogun në Kuvend.
Donika Kadaj-Bujupi: Po ashtu është, ata thanë “që debati të bëhet në Kuvend dhe jo në rrugë ». Por janë pikërisht ata që e detyruan opozitën të dalë në protestë sepse ata e hodhën poshtë kërkesën për debat që bëri opozita ditën e hënë, 24 orë para protestave përmes një iniciative për seancë të jashtëzakonshme. Rregullorja e Kuvendit tonë parasheh që të mblidhen 40 nënshkrime për të inicuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme. Gjatë 12 orëve, u përpoqëm dhe grumbulluam 36 nënshkrime, na duheshin edhe katër. Kishte disponim nga disa deputetë të pozitës për të vënë nënshkrimet e tyre, por pesë minuta para mbylljes ata u thirrën duke u bërë presion që të tërhiqen. Rekomandimet tona në kërkesë ishin pikërisht kërkesat e protestueseve: 1. Shkarkimi i Ministrit të Kthimit Jabllanoviq dhe 2. Ligji për Trepçen të vjen në Kuvend.
Ndërsa ajo që tha Kryeministri Mustafa dhe Thaqi në Konferecën për shtyp, do te thotë, që apeli i dy kryeministrave për dialog në kuvend ishte hipokrizi e Qeverisë, përderisa ajo ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat për të mos e lejuar seancën e jashtëzakonshme 24 orë para proteste.
Pyetje: Zonja Donika, Kosova po përballet edhe me një eksod të paparë.
Donika Kadaj-Bujupi: Po është shumë e vërtetë, një plagë e re që i është hapur Kosovës. Të njejten ditë, pra të hënën, 24 orë para protestes, ne patën në Kuvend debat për ikjen e qytetarëve të Kosovës nga vendi e që ka marrë përmasa të eksodit, por Kryeministri Mustafa dhe anëtarët e kabinetit të tij bojkotuan seancën, duke mos marrë parasysh asnjë nga rekomandimet e deputetëve për një çështje e cila nuk i takon një partie një subjekti por të gjithe deputetëve. Me këtë qasje dhe arrogancë Qeveria nuk e kthen shpresën, por përkundrazi, e rrit dëshprimin dhe e ul besimin për një perspektivë në këtë vend.
Pyetje: Opozita ka shprehur qendrimin se është rritur ndikimi i Serbisë në Kosovë.
Donika Kadaj-Bujupi: Po, kështu mendojmë, se është shumë shqetësuese edhe rritja e ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes veprimeve të njëpasnjëshme që nga marrja e përgjegjësive të kësaj Qeverie, Mustafa –Thaqi – Jabllanovic.
Së pari fyerja ndaj nënave shqiptare, pastaj fyerjet e radhës, injorimi nga Qeveria, tërheqja e Ligjit për Trepçën, pas kërcënimeve nga Beogradi, sjellja e Krajlit në Graçanicë dhe deklaratat e Isa Mustafës, kthimi i barikadës në Shterpcë ku shqiptarëve ju kërkohet të paguajnë taksën për kalim etj.etj.
Pyetje: Zonja Donika si do të veprojë opozita në ditët e ardhme?
Donika Kadaj-Bujupi: Të marten Kryeministri do të jetë në interpelancë sipas kërkesës sonë të dorëzuar më 19 janar. Rekomandimi është shkarkimi i Jabllamoviqit. Të mërkurën jemi në protestë gjithëpopullore në të cilën deri tani vetem në rrjetin social fb kanë konfirmu pjesëmarrjen 13 mije qytetarë. Pra presim që për të drejtën e vet legjitime në mbrojtje të Trepces dhe në mbrojtje të nderit dhe integritetit do të jemi bashke në një protestë gjithëpopullore. Me shpresë që ky Zë i popullit do të trokasë në ndergjegjen e Qeverise e cila duhet të veprojë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Elida Buçpapaj, flet deputetja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT