• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

Fleckenstein: Shqipëria në rrugën e duhur, më shumë zë shoqërisë civile

January 9, 2015 by dgreca

TIRANË,9 Janar-Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, vlerëson se Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe premton shumë sa i takon realizimit të reformave për plotësimin e 5 prioriteteve, ndërsa nënvizoi rëndësine e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrjen politike.
Deklarata e Fleckenstein erdhi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë gjatë një bashkëbisedimi me mediat, duke përmbledhur dhe takimet që ai zhvilloi me liderët politike shqiptarë.
Në fjalën e tij, Fleckenstein vlerësoi se Shqipëria po bën hapa premtues sa i takon realizimit të reformave. “Jeni në rrugë të mbarë. Kemi vënë re se janë ndërmarrë mjaft nisma ligjore. Është shumë e rëndësishme që po zbatohet ligji, por nga krahu tjetër, duhet edhe të veprohet në mënyrë të ligjshme”, vijoi Fleckenstein.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që në proçesin e integrimit europian të marrë pjesë e gjithë shoqëria, prandaj po punohet për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin. “Nëse i lihet në dorë vetëm politikanëve, vendi do të humbë. Shpresoj se në të ardhmen e shpejtë do të ketë një Këshill Kombëtar për Integrimin, i cili do të jetë një forum ku do të marrin pjesë përfaqësues nga fusha të ndryshme. E di nga eksperienca në vendin tim, që nëse BE është diçka vetëm për politikanët, nuk do ta fitojnë këtë lojë. Procesi është i suksesshëm vetëm kur të sigurohet një shumicë e gjerë e shoqërisë, që dëshiron të jetojë në një komunitet që ka vlerat për të cilat flasim gjatë gjithë kohës. Për këtë duhet bashkëpunim politik, që t’i shpjegohet qytetarëve se çfarë duhet të realizohet dhe si e ka trajtën integrimi evropian, cfarë risie sjell dhe duhet të bëjnë për të kontribuar, e kështu me radhë”, vijoi Fleckenstein.
Raportuesi i PE në fjalën e tij rikujtoi edhe njëherë pesë prioritet, ndërsa vuri në dukje se janë 3 shtylla kryesore përmes të cilave këto pesë prioritete mund të realizohen. “Së pari, forcimi i shtetit të së drejtës është një proces që nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e mjedisit të sigurt për kompanitë, por është një proces që lidhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që garanton jetën dhe liritë themelore të qtytetarëve. Qeveria ka filluar t’i zbatojë ligjet. Është e rëndësishëm të veprohet në mënyrë të ligjshme, po ashtu. Ky eshte element i rëndësishëm për t’u theksuar. Së dyti, rritja e besimit tek institucionet dhe së treti, forcimi i shoqërisë civile, pasi zëri i qytetarëve nuk duhet të jetë në qoshe të skendës politike, por në qendër të saj, pasi kjo është BE”, tha Fleckenstein. Sa i takon prioriteteve, Fleckenstein tha se janë po ato, reforma në administratë publike; reforma në gjyqësor; lufta ndaj korrupsionit; lufta ndaj krimit të organizuar; mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe këtu është mjaft e rëndësishme dhe liria e medias, si një shtyllë që tregon një vend të emancipuar.
Raportuesi foli edhe për dosjen e 21 janarit, ku tha se 4 vite hetim është një kohë e gjatë. “Nesër do të takoj një familjar të një prej viktimave të 21 janarit (Aleks Nikës). Një ngjarje e rëndë që ende nuk ka marrë përgjigje nga drejtësia. 4 vite hetim është shumë kohë e gjatë, pres të kuptoj më shumë nesër”, tha ai.
Fleckenstein foli edhe për tragjedinë në Francë, duke thene se kjo krizë kalohet përmes dialogut politik të të gjithë aktorëve politike në Europë dhe më gjerë, si dhe krijimit të politikave të përbashkëta në fushën e sigurisë.
Raportuesi i PE-së, Fleckenstein, në fund tha se ai nuk ka ardhur në Shqipëri si arbitër apo gjyqtar, por si një përçues i zërit të Bashkimit Europian dhe ndihmës së këtij komuniteti ndaj vendit tonë në rrugën e gjatë drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.(Kortezi: Arbi Fortuzi)

Filed Under: Kronike Tagged With: Fleckenstein:, më shumë zë, në rrugën e duhur, shoqërisë civile, shqiperia

TERRORIZMI- EDHE DY TE VRARE NE FRANCE

January 9, 2015 by dgreca

FRANCË – Dy të vdekur pas një shkëmbimi zjarri dhe pengmarrjes në një piceri hebreje/
PARIS, 9 janar /– Të paktën dy persona u vranë pas një shkëmbimi zjarri që shpërtheu në mesditë në një piceri hebreje në Paris, ku pesë persona vazhdojnë të mbahen peng, mes tyre gra dhe fëmijë, bëjnë të ditur burime të afërta me këtë çështje.
“Ka të paktën dy të vdekur, ndoshta edhe më shumë, por për momentin nuk dihet ende”, konfirmoi burimi.
Autoritetet dyshojnë se pengmarrësi është tashmë i dyshuari që vrau një police një ditë më parë në jug të Paris. Sipas një burimi policor, ekzsitojnë lidhje mes këtij personi dhe dy xhihadistëve të akuzuar për sulmin kundër Charlie Hebdo./

Filed Under: Kronike Tagged With: FRANCË – Dy të vdekur, hebreje, në një piceri, pas një shkëmbimi zjarri

Prezantohet në gjuhën shqipe ambasadori amerikan Donald Lu

January 9, 2015 by dgreca

TIRANË, 9 Janar/ -Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu nëpërmjet një videoje prezantuese tregon në gjuhën shqipe për veten e tij, për familjen dhe vendlindjen e tij, si dhe tregon se çfarë pret të bëjë dhe të arrijë në Shqipëri.
“Quhem Donald Lu dhe jam shumë i gëzuar që Presidenti Obama më ka zgjedhur mua si ambasador të SHBA-së në Shqipëri”, tregon ambasadori Lu me një shqipe të pastër.
“Si shumë amerikanë, edhe unë jam djali i një emigranti. Babai im erdhi në Amerikë nga Kina dhe ka punuar shumë për t’u dhënë fëmijëve të tij shanse që ai nuk i ka patur vetë. Ajo ishte ëndrra e tij amerikane”, rrëfen Lu.
Unë, vijon Lu, “e di që t’u sigurojmë një të ardhme më të mirë fëmijëve tanë është një ëndërr që si amerikanët dhe shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin”.
“Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e insitucioneve demokratike. Ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”, thotë ambasadori Lu.
Më pas, ambasadori prezanton edhe gruan e tij Arielën. ‘Kjo është gruaja ime Ariel që do të vijë me mua në Shqipëri së bashku me fëmijët’.
“Jam rritur në Kaliforninë e Jugut pranë njërit prej plazheve më të bukura në Amerikë. Arielës dhe mua na pëlqen të ngjitemi në mal dhe të luajmë me fëmijët tanë në plazh. Sapo të arrijmë në Shqipëri kemi në plan të vizitojmë malin e Dajtit dhe bregdetin tuaj të mrekullueshëm”, thotë ambasadori Lu.
“SHBA dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta dhe gjithashtu kemi shumë gjëra për të bërë së bashku. Pres me kënaqësi t’ju takoj në Shqipëri dhe të dëgjoj mendimet tuaja për ato që mund të arrijmë bashkë”, përfundon prezantimin e tij ambasadori i ardhshëm i SHBA në Tiranë, Donald Lu.
Karriera e ambasadorit Donald Lu
Në muajin nëntor të 2014, senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ambasadori Lu është votuar nga senati amerikan, ndërsa kandidatura e tij ka qenë e bllokuar prej korrikut të vitit 2013 për shkak të politikave të brendshme të SHBA.
Donald Lu u propozua si ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Barack Obama më 25 korrik, dhe pason ambasadorin Aleksandër Arvizu, i cili ka shërbyer në vendin tonë që më 10 nëntor të vitit 2010.
I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marrë gradat Bachelor dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991.
Lu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor atje.
Lu nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan; si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Wisner.
Ai ka punuar gjithashtu si zyrtar ne ambasadën e Nju Delhit në Indi. Nga 2003 në 2006, Lu ka punuar në ambasadën e Bishkekut në Kirgistan dhe pastaj në Baku të Azerbajxhanit.
Lu është i martuar dhe ka dy fëmijë. Lu flet KRIO, Urdu, Hindi, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit.( Kortezi: Gjergji Mima)

Filed Under: Rajon Tagged With: ambasadori amerikan, Donald Lu, Prezantohet në Tiranë

Ithtarët e rinj

January 9, 2015 by dgreca

Nga lir Levonja/
Eshtë folur gjithë kohës për një tolerancë fetare, Shqipëria si shembull apo model etj. Me një fjalë shqiptarët në përgjithësi. Por unë gjykoj se edhe kjo vlerë, është e kërcënuar. Përse jo diçka që shumë shpejt mund të kthehet në objekt muzeal. Këtë e bëri i ashtuquajturi forumi rinor mysliman i Prishtinës. Me deklaratën e 8 janarit 2015. Kur i tregoi Francës, Europës, apo botës në tërësi…., pasaktësinë e ngrehinës ligjore në raportet e mediave me islamizimin. Nuk u habita. Këto janë efektet, qoftë të politikave shtetërore, qoftë të komuniteve fetare, nga dërgesat për arsimim apo teologji në vëndet e lindjes së mesme. Unë nuk dua t’i përgjithësojë, por është kaq prezente, pikërisht këto ditë, një lloj mëndësie e islamistëve inferiorë. Ka një lloj grupimi ithtarësh të islamit që po e predikojnë Allahun me frymën e inferioritetit. Të besimtarëve të lënduar dhe të diskriminuar. Megjithkëtë, në gjithë këtë histori, edhe pse i bashkohem ambasadorit francez, në lidhje me atë që ata janë thjesht disa djem terroristë që nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin. Prapë kam përshtypjen se në atë konsistimin e tij, në lidhje me bashkëjetësën fetare të cilën Europa duhet ta marri si shembull. Dhe jo Shqipëria Europën etj…, fjalë të tijat këto, e shoh në fakt si një konstatim të këtij soji inferior që sa vjen e po shtohet.
Ndaj bëjnë mirë që një pjesë e këtyre ithtarëve që flasin në emër të Allahut, të mos vazhdojnë të ankohen lart e poshtë. Për ironi, satirizim, apo çfarë do tjetër. Ata që vrasin, nuk janë asesi islami edhe pse e bëjnë këtë në emër të tij. Ata janë produkt i një lloj inferioriteti nga që ndihen gjithë kohës të paragjykuar. Këtë duhet ta dijë mirë edhe forumi rinor mysliman i Prishtinës.
Ka një ekuivok të madh në jetën e qytetarëve që vijnë nga lindja e mesme. Më vjen keq ta banalizojë, por i ngjan shpesh ankimeve që bëjnë njërëzit me ngjyrë për diskriminim rracor. Me që kjo u bë një lloj debati ndërbotëror, ata që njohin metropolet dhe kanë një lloj aktiviteti, që punojnë apo bashkëpunojnë me rraca të ndryshme, nuk e kanë të vështirë aspak të kuptojnë këtë vuajtjen e inferioritetit.
Përshembull sot në Amerikë, kujdesi më i madh i çdo qytetari me rol social, janë raca me ngjyrë. E para gjë që të thonë, është një lloj kundërvënie duke të kujtuar lëkurën, diskriminin dhe se ti po i bën një padrejtësi. Biles kanë strategjinë më të thjeshtë, ngreje zërin, bërtit në publik se mund të fitosh edhe milionin sa hap e mbyll sytë. Në fakt janë më të privilegjuarit. Në drejtim të taksimit, shkollimit dhe punësimit. Për shkak të këtyre favorizimeve, (kujdesit të tepruar për t’iu shmangur konfliktit të vjetër që piu gjakun e Amerikës) sot ky vend i madh vuan katastrofën shoqërore të nënave të vetme. Thuajse një pjesë e madhe e vajzave në moshë të re, kryesisht ato me ngjyrë, kanë deri në katër fëmijë me baballarë të ndryshëm. Nocioni single mom (nënë e vetme) tashmë është një lloj rrisku edhe për familjen në kuptimin e mirëfilltë të saj. Fëmijë që rriten që në mëngjesin e herët me mosbesimin. Qoftë për një lidhje të mundshme, qoftë për një dashuri midis burrit dhe gruas. Nënës dhe një babai. Madje adoleshentë të shumtë, nuk besojnë aspak në kësi gjërash. Dhe shpesh akuzojnë për diskriminim. Kë? Cilindo të kenë përpara. Pa përjashtuar edhe vet sojin e tyre. Mjafton që tu vejë e vetja.
Me frymën e këtij mosbesimi, përballë lirisë dhe zhvillimit, edhe pse në kah të kundër madje me fanatizëm të tepruar dhe prioritet të theksuar të gjinisë mashkull, vjen dhe një masë e tërë emigantësh nga vendet që predikojnë islamin. Dhe është e çuditshme se zëri i këtyre që ankohen ndihet më shumë. Pavarsisht se nuk të flasin aspak për Allahun. Flasin vetëm për diskriminim. Ndonjëherë të kërkojnë edhe llogari. Gjykojnë sistemin e lirisë si anarshi, ekonimë si të papërshtashme, si tepër të ashpër në taksa etj. Ndërkohë kur janë tërësisht emigrantë ekonomikë. Kanë ardhur duke paguar qimet e kokës. Paragjykojnë pikërisht botën e ëndërruar. Realitetin që e prekën. Dhe nëse u kërkon të bëjnë punën, të tregojnë gishtin. Për të kujtur se duhet të jesh i kujdesshëm me ata. Mos i diskrimino sepse janë myslimanë.
Po nuk është kështu. Në fakt ata që flasin për Allahun, që e duan Allahun, fenë e tyre, janë më punëtorë, më të edukuar, më paqësorë. Madje ke dëshirë të flasësh. Nuk e njohin inferioritetin, nuk ankohen për diskriminim, madje e bekojnë këtë tokë të madhe.
Këto ditë aty kam dëgjuar edhe deklerata politikanësh, që kanë logjikuar karshi krahëve dhe partive, në lidhje me krizën ekonomike që po kalon Europa. Natyrisht duke akuzuar njëri-tjetrin. Më vjen mirë që në një farë mënyre, objekti politik, interpretimet tashmë janë të karekterit kontinent. Gjë që dëshmon se ne jemi aty, në Europë. Por përpos ekonomisë një vend ka edhe ndjesinë, kulturën se si e shikon Zotin. Si e ndërton besimin. Dhe këto nuk vinë nga qielli, as nga lindja e mesme. Por duke dëgjuar vetveten. Këtë dua t’ia theksojë edhe forumit rinor mysliman të prishtinës. Që në një farë mënyre, nuk ka kërcënuar vetëm bashkëjetësën fetare të përkryer të shqiptarëve, por edhe shtypin e lirë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Ithtarët e rinj

AMNESIA

January 9, 2015 by dgreca

By Grigor Nosi/
I would not choose to write on dark, communist, times, as long as the architects of the Red Holocaust are not yet punished. Moreover, they arrogantly run the country’s politics today. But, as I was reading an article on the life of dissident Klement Islami, the lamenting voice of a young lady from Durres came from deep inside my soul and woke me up from this mindset. She was pleading, “Doctor, will you have to amputate my leg? Please doctor, heal me! I am still young!”
It was 1977, and I was assigned to work at the General Surgery Hospital in Elbasan, Albania as a medical practitioner. The hospital was recently built, and it neighbored the Elbasan Psychiatric Hospital. A shallow ditch and a partially collapsed fence divided the two, huge, buildings. People spoke of the hospital with a secretive undertone and referred to it as a place of isolation for selected individuals, enemies of the regime. The word was out that the State Security had cherry-picked doctors to intentionally abuse the patients who were incarcerated in that Hell against their will.
“What is your name?” I asked the young lady who was uncontrollably crying in pain. In a broken voice, she somberly said, “Zana, Zana Dhroso.” “Stretch out your leg,” I told her, and I began to probe her red, swollen, and infected knee. Each time I touched it, she bit her lips, dry and split down the middle due to the various medications she was taking. “Stay strong,” I said. After I injected a local anesthesia, I opened the wound and pressed gauze onto it to drain the massive infection, which had spread all over her knee. Just as I finished cleaning the huge wound, a weak voice pleaded, “Doctor, are you going to amputate my leg? Please, do not cut it off! I am young! It’s the second time I have had abscessed wounds.” “No,” I told her. “Your leg will heal.” Her fragile, long, elegant, fingers tightened around my hands as a sign of gratitude.
The senior doctors knew what caused those huge abscessed wounds. I heard that patients brought to the hospital on court order, were injected with pine resin. The injection aimed to paralyze them and ensure they were unable to flee from the prison hospital. I had not previously received the chance to see a case up close or to treat it. I was then, deeply troubled, and I told my father Doctor Stiliano Nosi. He sadly confirmed the practice. He was also an acquaintance of Zana’s father, Doctor Dhroso. My father advised me to especially care for her, and I did. I treated her even after she was sent back to the Psychiatric Hospital.
One day on my hospital rounds, I crossed the path separating the two hospitals, and I saw Zana and her father sitting on the only bench facing the street. Doctor Dhroso, a nobleman worn down by age and agony for his daughter, addressed me in a soft, pleading voice. He showered me with blessings to show his gratitude for his daughter’s medical treatment. His eyes frequently welled up while he patted Zana’s hands that were shaking uncontrollably. Moved by the image the two, poor creatures left on me, I searched to find out why the young lady from Durres was incarcerated in a psychiatric hospital.
***
At a high school in the city of Durres, a brave act occurred that was never heard before. A female student took down the portrait of the monstrous, communist, dictator Enver Hoxha, and she threw it onto the cement floor. The picture broke into pieces in front of all students. The heroic, young, lady, forgotten by the Post-Communist era, was Zana Dhroso.
Translated from The Albanian by Hilda Xhepa
Edited by Rebekah Roberts

Filed Under: ESSE Tagged With: Amnesia, Grigor Nasi, Ilda Xhepa, Zana Dhroso

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT